spot_img
E premte, 26 Dhjetor, 2025
08:08
Home Blog Page 1698

Rita Ora – Fansave: Qëndroni në pritje të…?

0

Storm•/bizz: Kënga e saj “Anywhere” është kënduar në shqip nga një këngëtare në rrjetin social TikTok, e cila ka përkthyer këngën për të parë se si do të tingëllonte në gjuhën shqipe. Këtë video e ka pikasur edhe Rita, e cila e ka postuar në rrjetet e saj sociale.

“Ide e mirë. Qëndroni në pritje” shkroi Rita, duke na lënë të mendojmë se ajo mund të sjellë edhe versionin shqip.

Atentat në Shkodër, mes viktimave edhe një kalimtare

0

Shkodra u trondit nga një krim i rëndë, ku 2 persona raportohet se janë vrarë, ndërsa dy të tjerë ndodhen në spital ne gjendje të rëndë për jetën.

Mediat raportojnë se 3 personat kanë qenë duke lëvizur me një automjet, ku autorët janë afruar dhe kanë qëlluar me kallashnikov.

Dyshohet se një nga viktimat është Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit i njohur si i forti i Shkodrës. Ndërsa viktima e dytë raportohet të jetë një kalimtare e rastit.

Në gjendje të rëndë për jetën është Arlind Bushati, djali i kandidatit të PD për bashkinë e Shkodrës, Xhemal Bushati.

Po ashtu në spital është dërguar dhe një person tjetër, i cili ndodhet në gjendje të rëndë.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe ka ngritur postblloqe në hyrje dhe dalje të qytetit.

Nuk kalon rezoluta për keqpërdorimet në KEK, opozita s’kishte vota të mjaftueshme

0

Partitë opozitare nuk kanë arritur të votojnë rezolutën për skandalet dhe keqmenazhimin në Korporatën Energjetike të Kosovës, shkaku i mungesës së kuorumit.

Në këtë seancë, tri partitë opozitare, kanë dhënë një numër të madh të akuzave.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi gjatë prezantimit të rezolutës shtatë-pikëshe, tha se kjo seancë është e domosdoshme për situatën, siç e quajti ai, alarmante të shkaktuar nga keqmenaxhimi dhe ndërhyrjet e jashtëligjshme.

Ai ka kërkuar hetim “për skandalet e KEK-ut”.

Sipas kësaj rezolute, Gashi tha se Kuvendi kërkon nga autoritet kompetente që të hetojnë ndërhyrjen e personave të paautorizuar në menaxhimin dhe vendimmarrjen e KEK-ut dhe hetim për Dejona Mihalin.

Shefi i Grupit Parlamentarë të Partisë Demokrative të Kosovës Abelard Tahiri, tha se vetëm për dy vite të Lëvizjes Vetëvendosje me drejtim të KEK-ut janë dhënë rreth 105 milionë euro kontrata një burimore, vitet 2022/2023.

“Ajo që ja vlen të theksohet se nga 23 prilli i vitit 2020 Korporata Energjetike e Kosovës udhëhiqet nga Lëvizja Vetëvendosje, ka qenë Qeveria Kurti 1 kur me këtë datë e ndërron bordin e ri dhe drejtorin e ri të Korporatës Energjetike të Kosovës, buxheti vjetor i kësaj korporate sillen rreth 150 milionë, ndërsa për vitin 2024 vlen të theksohet se planifikimet janë që buxheti i kësaj korporate të jetë rreth 204 milionë”, tha Tahiri.

Tahiri parashtroi disa pyetje për çështjen e Kek-ut, derisa shtoi se prej menaxhimit të Kek-ut nga ardhja në pushtet e VV-së, buxheti i kësaj ndërmarrje kap shifrën rreth 600 milionë euro.

“Tash e pesë vite kemi hyrë në vitin e pestë kur KEK menaxhohet nga njerëzit e deleguar nga Lëvizja Vetëvendosje, nëse e shofim në total buxheti që është shpenzuar për këto vite e kalon shifrën rreth 600 milionë euro që në fakt nuk e dimë saktësisht nga kush janë menaxhuar, a janë menaxhuar nga bordi? A janë menaxhuar nga drejtori? A janë menaxhuar nga Dejona? A janë menaxhuar nga Nagipi? Apo nga Martini? . Në vitin e pestë që kemi hyrë me drejtim të Kekut nga LVV, i kemi evidentuar në këtë kuvend që janë dhënë rreth 105 milionë euro kontrata një burimore, për dy vite vitet 2022/2023”, tha Tahiri.

Shefi i Grupit Parlamentarë të AAK-së Besnik Tahiri u shpreh se skandalet në KEK duhet të kenë përgjigje nga pozita.

“Ky është debati i katërt që opozita kësaj radhe e ka thirrë me iniciativë të Lidhjes Demokratike të Kosovës fton Kuvendin e Republikës së Kosovës si institucionin kryesorë në vend të debatojë për tema dhe skandale, të cilat së paku meritojnë një përgjigje prej personave që janë përgjegjës”.

Sipas tij skandali i KEK-ut meriton të ketë një përgjigje nga qeveria aktuale.

Humbja e arbitrazhit ndaj Prishtinës, FFK paralajmëron largimin nga KOK-u

0

Federata e Futbollit e Kosovës ka reaguar lidhur me vendimin e Komisionit të Arbitrazhit Sportiv të Kosovës lidhur me ankesën e Prishtinës.

Sipas vendimit të KAS-it, Prishtina nuk është licensuar për gara evropiane padrejtësisht nga Komisioni për Licensim në Federatën e Futbollit të Kosovës.

Ndërkohë, në komunikatën e FFK-së thuhet se nuk e pranojnë vendimin e KAS-it, duke e fajësuar ish-sekretarin, Eroll Salihu.

Madje, FFK në komunikatë u shpreh se nëse vazhdohet kështu, do ta shqyrtojnë seriozisht mundësinë e largimit nga Komiiteti Olimpik i Kosovës, teksa i bëri thirrje KOK-ut dhe KAS-it që të rishikojnë këtë vendim

“FFK, si një anëtare e përkushtuar e KOK-ut, ka ndihmuar në përparimin e sportit në Kosovë, zhvillimin e KOK-ut dhe anëtarëve të tjerë, dhe duke kontribuar vazhdimisht për zhvillimin e futbollit dhe sportit në përgjithësi. Megjithatë, me keqardhje e shohim se KOK-u, duke lejuar një vendim të njëanshme si ky dhe të ndikuara nga interesa të caktuara, rrezikon besueshmërinë e tij si institucion i pavarur sportiv. Nëse njëanshmëria dhe mungesa e objektivitetit do të vazhdojnë, FFK do të shqyrtojë seriozisht mundësinë e largimit nga KOK-u, me qëllim që të mbrojë parimet e drejtësisë dhe zhvillimit të drejtë të futbollit. FFK i bën thirrje KOK-ut dhe KAS-it që të rishikojnë me kujdes këtë vendim dhe të shfaqin qartazi përkushtimin e tyre ndaj parimeve të drejtësisë sportive. Kjo qasje nuk i bën nderë KOK-ut pasi që qysh në fillimet e tij, KAS bën veprime të kundërligjshme dhe humb besimin organizatave sportive si organ i KOK-ut. Çdo vendim që ndikohet nga interesa individuale, dhe që dëmton sportin dhe integritetin e tij, është i dëmshëm jo vetëm për FFK-në por për të gjithë sportin kosovar”, thuhet ndër tjera në komunikatën e FFK-së.

Video/ Nigeri: Shpërthimi i cisternës mbyt 94 persona nga djegia

0

Video/ Tragjedia në Nigeri: Shpërthimi i cisternës i merr jetën 94 personave


storm•/Afrika: Një shpërthim i fuqishëm në veriun e Nigerisë ka marrë jetën e të paktën 94 personave, të cilët u dogjën të gjallë teksa përpiqeshin të mblidhnin karburant nga një cisternë e aksidentuar. Ngjarja tragjike ndodhi pasditen e vonë të së martës në fshatin Majiya, ku banorët lokalë u afruan për të mbledhur karburantin e derdhur pas përmbysjes së cisternës.

Sipas burimeve lokale dhe raportimeve nga CNN, shoferi humbi kontrollin e cisternës, e cila përfundoi në një kanal kullues, duke derdhur sasi të mëdha karburanti. Pikërisht në momentin kur banorët po tentonin të përfitonin nga derdhja, ndodhi shpërthimi fatal.

Raportohet se numri i viktimave mund të rritet, ndërsa të paktën 50 persona janë plagosur rëndë dhe ndodhen në gjendje kritike për jetën. Shpërthimi ka tronditur gjithë zonën, duke lënë pas viktima të shumta dhe dëme të pallogaritshme.

(Shikoni videon tronditëse të shpërthimit që ka tronditur Nigerinë)

Ekzekutivi miraton buxhetin për vitin 2025

0

Qeveria e Kosovës ka miratuar buxhetin në vlerë të mbi 3 miliardë eurove për vitin 2025.

Kryeministri Kurti ka thënë se rritja e buxhetit po bëhet nga Qeveria e parë që e përfundon mandatin deri në fund.

“Për vitin 2025 shënon niveli e 3 miliard e 608 milion euro. 105 milionë euro janë ndarë për nevoja të shëndetësisë, me qëllim që të sigurohen barnat esenciale, ndërsa 87 milionë euro i kemi planifikuar për siguri dhe mbrojtje. Bujku ynë do të vazhdoj qe të jetë më i mbështetur në rajon me subvencione dhe grante. Për investime infrastrukturore janë ndarë 930 milionë euro për ndërtimit të hekurudhave, rrugëve e autostradave. Investimet do t’i vazhdojmë edhe në pjesë veriore të vendit. Rritje të buxhetit ka pasur edhe për komunat”, ka thënë Kurti.

Kurse ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se buxheti i vitit të ardhshëm është 9 për qind më i lartë se buxheti i vitit paraprak dhe është “buxhet më gjithëpërfshirës”.

“Mund të them se në shumicën e ekonomive në botë njëra prej shqetësimeve është rritja e çmimeve, ne kemi arritur që ta stabilizojmë inflacionin. Tani që kemi uljen e normës së inflacionin mund të them që ekonomia e vendit po i kthehet ritmit të rritjes ekonomike, e që për vitin e ardhshëm pritet që të jetë 5.6 ne terma real. Sektorët kryesor qe kanë pasur prioritete në buxhetim kanë qenë sektori i mbrojtjes, sigurisë, shëndetësisë, infrastrukturës e të tjera. Është një buxhet gjithëpërfshirës”, tha Murati.

Projektligji për buxhetin do të dërgohet në Kuvendin e Kosovës për shqyrtim dhe miratim.

Paralajmerim i Kremlinit: Detyrimi i Rusisë për paqe – mund të sjellë vetëm më shumë vdekje

0

storm•/Kronikë: Tensionet ndërkombëtare lidhur me agresionin rus në Ukrainë kanë arritur nivele kritike. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë një fjalimi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, theksoi se paqja nuk mund të arrihet përmes dialogut të thjeshtë, por përmes veprimeve konkrete për t’i dhënë fund konfliktit. Ai theksoi se Rusia mund të detyrohet vetëm në paqe, ndërsa Kremlini, përmes zëdhënësit Dmitry Peskov, paralajmëroi se detyrimi i saj për paqe mund të sjellë vetëm pasoja më të rënda dhe më shumë vdekje. Kjo përplasje e hapur mes Kievit dhe Moskës thekson thellimin e krizës në rajon.

Osmani takoi Lartmadhërinë e Saj, Sheikha Moza bint Nasser

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar në Doha Lartmadhërinë e Saj, Sheikha Moza bint Nasser.

“Një takim i përzemërt në Doha me Lartmadhërinë e Saj, Sheikha Moza bint Nasser, e njohur për lidershipin e saj vizionar në drejtimin e iniciativave transformuese në arsim, kulturë dhe zhvillim shoqëror. Në këtë frymë, diskutuam mundësitë për bashkëpunim në projekte konkrete që adresojnë çështje sociale, me synimin për të arritur përparim dhe zhvillim të qëndrueshëm”, njoftoi presidenca.

Renditja e re e FIFA-s, Kosova afër arritjes historike, Shqipëria ngritje pozitive

0

Kosova është shumë pranë një arritje historike për të, pasi mban vendin e 101-të në renditjen e FIFA-s, ndërsa Shqipëria ka ngritur disa pozita.

Fitoret ndaj Lituanisë dhe Qipros e kanë ndihmuar Kosovën që të ngjitet për katër pozita në ranglistën e FIFA-s.

Në ranglistën e publikuar në shtator, Kosova ishte e 105-ta, ndërsa tani në listën që do të publikohet më 24 tetor, pritet të jetë në pozitën e 101-të.

“Dardanët” nuk kanë qenë asnjëherë më afër pranisë mes 100 vendet e para në klasifikimin e FIFA-s në histori.

Kosova mund ta arrijë këtë gjë në nëntor me ndeshjet ndaj Rumanisë dhe Lituanisë.

Në anën tjetër edhe Shqipëria pas fitores ndaj Gjeorgjisë pritet të ngjitet për dy vende.

Kësisoj, me pikët e fituara këtë muaj sipas përllogaritjeve të sistemit të FIFA-s, Shqipëria kthehet përsëri në vendin e 65-të në këtë klasifikim, duke bërë një lëvizje me dy shkallë më lartë.

Shqipëria kishte pësuar edhe një humbje në këtë muaj, nga Çekia me rezultat 2-0.

Digjitalizohen gjobat e trafikut në Prishtinë

0

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, po punojnë intensivisht në përmirësimin e sigurisë rrugore përmes digjitalizimit të gjobave të trafikut.

Kjo marrëveshje synon të modernizojë menaxhimin e trafikut dhe të rrisë ndërgjegjësimin për sigurinë në rrugë përmes përdorimit të pajisjeve të avancuara.

Pikat kyçe të kësaj nisme përfshijnë monitorimin e automjeteve në kohë reale, digjitalizimin e të dhënave dhe njoftimin e shpejtë të kundërvajtësve përmes adresave elektronike si telefoni dhe platforma e-Kosova.

Gjithashtu, gjobat do të dërgohen në adresën e pronarëve të automjeteve përmes Postës së Kosovës, duke siguruar që ata të njoftohen në mënyrë efektive.

“Ky bashkëpunim na ndihmon të vendosim standarde të reja për sigurinë në trafik, duke përdorur teknologjinë për të ofruar një menaxhim më të mirë dhe më të sigurt të trafikut në Prishtinë”, deklaroi kryetari Rama.