spot_img
E diel, 21 Dhjetor, 2025
11:21
Home Blog Page 17

A fshihet diçka tjetër, përtej çështjes serbe, në mosmarrëveshjet Kosovë-SHBA?

0

Përkeqësimi i perceptuar i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk lidhet vetëm me çështjen e Listës Serbe dhe raportet me Serbinë, vlerëson për Radion Evropa e Lirë analisti politik nga Prishtina, Artan Muhaxhiri.

Politikologu serb, Ognjen Gogiq, beson gjithashtu se “veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara” të autoriteteve të Kosovës janë arsyeja kryesore e përkeqësimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe SHBA-së dhe shton se diplomatët amerikanë kanë paralajmëruar disa herë se Kosova, për shkak të këtyre veprimeve, po rrezikon bashkëpunimin e ndërsjellë.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar më 11 dhjetor se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shumë të mira dhe se mospajtimet lidhen kryesisht me Serbinë dhe strukturat e saj, e kurrë me çështje dypalëshe.

Ai ka shtuar se ka pasur raste kur Shtetet e Bashkuara kanë vlerësuar se qëndrimi i tij ndaj Serbisë ka qenë tepër rigoroz.

Qeveria e tij, qysh në vitin e kaluar, ka nisur mbylljen e institucioneve të Serbisë në Kosovë, me arsyetimin se ato kanë qenë paralele dhe të paligjshme.

Kjo ka shkaktuar pakënaqësi në mesin e komunitetit serb, por edhe kritika të ashpra nga vendet perëndimore, për shkak se, siç është thënë, nuk është ofruar një zgjidhje alternative për sigurimin e shërbimeve për qytetarët.

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë për t’i komentuar pretendimet e Kurtit, por nuk ka marrë përgjigje.

Muhaxhiri vlerëson se është naive të besohet që marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, të cilat “i tejkalojnë klasifikimet tipike politike, për shkak të ndikimit jetik që SHBA-ja ka pasur në të kaluarën e afërt të Kosovës”, mund të reduktohen në “një shpjegim të thjeshtuar ditor politik për një situatë praktikisht joekzistente”.

Gogiq, në anën tjetër, kujton se Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar dialogun strategjik me Kosovën, si pasojë e kritikave që Kurti i ka bërë Gjykatës Kushtetuese, e cila ka marrë vendime në favor të Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, që gëzon mbështetje nga Beogradi.

Në shtator të këtij viti, Shtetet e Bashkuara e kanë pezulluar përkohësisht këtë proces me Kosovën, për shkak të shqetësimeve lidhur me veprimet e Qeverisë në detyrë.

Dialogu strategjik ka pasur qëllim forcimin e lidhjeve ekonomike dhe diplomatike mes dy vendeve, por veprimet e Kurtit janë parë si pengesë për përparim.

A ka çështje të tjera të hapura?

Muhaxhiri thekson se Kurti, për vite me radhë, ka qenë “kritik shumë i ashpër i mënyrës se si politikanët kosovarë janë sjellë ndaj Shteteve të Bashkuara”, duke i akuzuar ata për “nënshtrim pa dinjitet”.

Pasi ka marrë pushtetin, thotë Muhaxhiri, Kurti e ka bërë të qartë se ky raport do të ndryshojë dhe do të bazohet në reciprocitet dhe barazi.

“Me ndryshimin e kësaj dinamike të marrëdhënieve të pushtetit, ai ka projektuar zbatimin e strategjive më sovrane të Kosovës dhe vendimmarrje më autonome, duke e futur vendin në një lloj faze ‘post-amerikane’, ku Uashingtoni nuk mund të llogarisë gjithmonë automatikisht në ‘po’-në e Kosovës. Megjithatë, Kurti asnjëherë nuk ka shpjeguar qartë se si synon ta diversifikojë nivelin e ndryshuar të mbështetjes së superfuqisë botërore me aleatë të tjerë globalë – gjë që është absolutisht e domosdoshme për progresin e Kosovës”, thotë Muhaxhiri për Radion Evropa e Lirë.

Gogiq thotë se, në teori, është e mundur që Shtetet e Bashkuara të vendosin sanksione individuale ndaj personave që “ua komplikojnë gjërat në Ballkan”.

“Për Kosovën, një ndëshkim i mjaftueshëm është edhe fakti që SHBA-ja po e zvogëlon interesimin për këtë vend. Kosova vështirë se mund të funksionojë pa mbështetjen e SHBA-së”, thotë Gogiq për Radion Evropa e Lirë.

Ai kujton se SHBA-ja, para zgjedhjeve lokale në Kosovë, e ka paralajmëruar Lëvizjen Vetëvendosje, të udhëhequr nga Kurti, që të mos përpiqet ta eliminojë Listën Serbe nga gara zgjedhore.

Vetëvendosja ka tentuar katër herë gjatë këtij viti që ta pengojë atë të marrë pjesë në zgjedhje – gjë që ka nxitur kritika të ashpra nga bashkësia ndërkombëtare.

“Kosova vepron në kundërshtim me atë që thonë amerikanët, sikur me inat… Përveç faktit që amerikanët i kanë kritikuar të gjitha këto veprime, SHBA-ja edhe e ka humbur interesimin për këtë rajon – përfshirë edhe Kosovën. Kur Kosova nuk është strategjikisht e rëndësishme për amerikanët – e megjithatë pa arsye krijohen probleme – kjo ua shton atyre barrën. Prandaj, këto marrëdhënie janë mjaft të dëmtuara”, vlerëson Gogiq, duke shtuar se tani do të jetë e vështirë për Kosovën t’i përmirësojë ato.

Në Strategjinë e re të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Kosova përmendet vetëm në kapitullin e “parimeve” si një nga sukseset e presidentit amerikan, Donald Trump, në arritjen e paqes mes saj dhe Serbisë.

Por, në Aktin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare theksohet se Marrëveshja për Rrugën drejt Normalizimit të Marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është një “hap pozitiv përpara në avancimin e normalizimit midis dy vendeve” dhe bëhet thirrje për zbatimin e saj.

Po ashtu, theksohet se Shtetet e Bashkuara duhet të vazhdojnë të mbështesin një marrëveshje përfundimtare gjithëpërfshirëse midis Kosovës dhe Serbisë, bazuar në njohjen reciproke.

A është Lista Serbe pengesë në marrëdhëniet me SHBA-në?

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë në një intervistë për televizionin lokal, Kanal 10, se Qeveria e tij nuk mund ta shpallë Listën Serbe organizatë terroriste, sepse këtë duhet ta bëjnë organet e drejtësisë.

Ai beson se ka bazë për një veprim të tillë, pasi Lista Serbe kurrë nuk është distancuar nga ish-nënkryetari i saj, Millan Radoiçiq, i cili e ka marrë përgjegjësinë për sulmin e armatosur në Banjskë – pjesa veriore e Kosovës – në shtator të vitit 2023.

Një polic është vrarë në këtë sulm, ndërsa në përleshjet e armatosura që kanë pasuar janë vrarë edhe tre sulmues serbë.

Kurti ka kujtuar se organizatat serbe “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut” janë shpallur terroriste, por se partnerët perëndimorë, sipas tij, kanë refuzuar t’i shpallin të tilla.

Muhaxhiri thekson se Lista Serbe nuk mund t’i përcaktojë vetë marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA-së apo vendeve të tjera perëndimore.

Sipas tij, ajo shërben më shumë si “mbulesë për të larguar vëmendjen nga problemet reale që fshihen nën këtë diskurs”.

“Është mirë e ditur beteja e Kurtit ndaj Listës Serbe që është kryesisht performative dhe simbolike, sepse i mungojnë të gjitha elementet e nevojshme të seriozitetit institucional. Të gjitha këto shërbejnë vetëm për të mobilizuar pjesën më radikale të elektoratit të tij, sidomos në realitetin virtual të rrjeteve sociale. Nëse ideja e tij do të ishte reale, qasja do të ishte krejtësisht ndryshe”, vlerëson Muhaxhiri.

Ai përfundon se të gjitha veprimet e Kurtit ndaj Listës Serbe apo Beogradit hyjnë në kuadrin e “lojërave politike propagandistike” dhe se ndikimi i tyre do të mbetet vetëm në këtë nivel. /REL

Konjufca thotë se Thaçi qeverisi me 59 deputetë

0

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Glauk Konjufca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje i ka shkruar letër LDK-së për koalicion.

Sipas tij ky koalicion do kishte 79 deputetë dhe do ishte Qeveria e dytë më e madhe në histori të Kosovës.

“Kjo do të ishte qeveria e dytë më e madhe në histori të Kosovës, pas koalicionit PDK-LDK që i pati 85 deputetë në vitin 2014. Ne dyshu këtë qëndrueshmëri 79 me thënë nuk mjaftojnë. Hashim Thaçi ka qeverisë me 59 deputetë, mbi 3 vjet ka udhëheq a nuk e kishte shumicën”, ka thënë Konjufca.

Luana ia vë zjarrin rrjetit me bikini

0

Luana Vjollca ka mahnitur fansat e saj me fotot e fundit në rrjetet sociale, ku shfaqet në bikini, duke ekspozuar format e saj trupore dhe duke rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve.

Pamjet e bukura dhe pozat provokuese të Luanës kanë shkaktuar një valë reagimesh, me mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit.

Moderatorja dhe këngëtarja e njohur vazhdon të jetë një nga figurat më të komentuar të showbizit shqiptar, duke kombinuar stilin dhe pamjen e jashtëzakonshme.

Akademik Nazim Gruda zgjidhet kryeredaktor i Enciklopedisë së Shkencës së Perimeve

0

Akademiku Nazim Gruda është zgjedhur kryeredaktor i Enciklopedisë së Shkencës së Perimeve, një nga publikimet më prestigjioze ndërkombëtare në fushën e bujqësisë, botuar nga shtëpia botuese globale Elsevier.

Enciklopedia e Shkencës së Perimeve përmbledh kërkimet më të fundit shkencore, praktikat inovative dhe trendet globale, duke shërbyer si një burim i rëndësishëm për studentë, studiues dhe profesionistë të fushës. Ajo trajton një gamë të gjerë temash, përfshirë botanikën, gjenetikën, praktikat e kultivimit të qëndrueshëm, menaxhimin e dëmtuesve, trajtimin pas korrjes dhe përfitimet ushqyese të perimeve.

Publikimi ofron një perspektivë globale mbi kërkimin dhe prodhimin e perimeve, duke pasqyruar përparimet më të reja në teknologjitë bujqësore, menaxhimin e dëmtuesve dhe proceset pas korrjes. Po ashtu, ai adreson sfida aktuale si ndikimi i ndryshimeve klimatike në kultivimin e perimeve dhe nevoja në rritje për praktika bujqësore të qëndrueshme, si dhe eksploron trendet në bujqësinë urbane dhe potencialin e varieteteve të reja për të përmirësuar sigurinë ushqimore dhe mjedisin.

Akad. Nazim Gruda është anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe një figurë e njohur në fushën e shkencave bujqësore. Ai mban gjithashtu rolin e redaktorit të fushës së Bujqësisë për “Enciklopedinë Shqiptare”, një nga tre projektet madhore të Akademisë së Shkencave.

Zgjedhja e tij si kryeredaktor nga Elsevier vlerësohet si një arritje e rëndësishme për shkencën shqiptare dhe një kontribut i drejtpërdrejtë në rritjen e përfaqësimit të studiuesve shqiptarë në botimet shkencore ndërkombëtare. /atsh

Çitaku: Kurti ka sjellje totalitare, duke e ndarë shoqërinë në “ne” dhe “ata”

0

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka folur për ndarjet që, sipas saj, Lëvizja Vetëvendosje dhe njëherësh kreu i kësaj partie, Albin Kurti, i bënë ndaj partive opozitare dhe votuesve të tyre.

E ftuar në emisionin “DPT me Fidanin” në Klan Kosova, Çitaku tha se Kurti ka shfaqur sjellje totalitare, duke ndarë shoqërinë në ne dhe ata.

“Sjellja është totalitare, sepse në momentin kur synon ta ndash shoqninë në ‘ne’ dhe ‘ata’, dhe kushdo që nuk është me ne shpallet kundër Kosovës, kundër idealeve tona dhe kundër historisë”, tha Çitaku.

I pyetur nga moderatori Fidan Jupolli se nuk e ka dëgjuar Kurtin të shprehet drejtpërdrejt në këtë mënyrë, Çitaku u përgjigj se deklarata të tilla janë bërë disa herë.

“Kur ti më thua mua se jam me Serbinë, çka nënkupton kjo? E ka thënë një herë, e ka thënë disa herë. Dhe jo vetëm ai, por edhe eksponentë të Lëvizjes Vetëvendosje e kanë thënë në mënyrë të organizuar dhe të sinkronizuar”, deklaroi Çitaku.

Befason Edi për Dolcen: Nuk e shoh më, nuk e …

0

Edi pritet që sonte të mësoj të gjitha deklaratat që Dolce i ka thënë gjatë qëndrimi të saj në Itali në Grande Fratelo, ka paralajmëruar produksioni i Big Brother Vip Kosova 4.

E marrëdhënia mes dyshes së shumëpërfolur ka pësuar ulje, në një bisedë me Londrimin, Edi ka thënë se ai po mendon seriozisht mbylljen e historisë me bukuroshen nga Vlora.

“Kam dhënë dorëheqje, nuk e shoh më, nuk e konsideroj më”, ka thënë Edi i prerë.
Deklaratat e tij vijnë në kohën kur banori ka u ka thënë banorëve se Dolce është distancuar nga ai.

Heqja e masave nga BE mbetet ende e paqartë

0

Ndërsa u arrit deri te transferimi i qetë i pushtetit, i cili ishte kusht kyç për nisjen e procesit të heqjes së masave, Bashkimi Evropian vazhdon të hezitojë të përkushtohet ndaj një afati kohor se kur eventualisht mund të ndodhë heqja e tyre.

Një nga formulimet më të fundit që figuron në draftin e konkluzave thotë se: “Duke marrë parasysh transferimin e rregullt të qeverisjes vendore në katër komunat veriore, Këshilli rikujton konkluzat e tij nga viti i kaluar dhe mirëpret heqjen e masave të mbetura”, raporton televizioni publik.

Gjuha, gjithsesi, është më pozitive sesa në versionet e mëhershme. Ajo që dihet, por nuk thuhet publikisht, është se ende po hezitohet që masat të hiqen para zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

E panjohura e dytë lidhet me faktin nëse masat do të hiqen plotësisht apo gradualisht. Për momentin, sipas asaj që merret vesh, Komisioni Evropian po përgatitet të heqë gjysmën e masave të mbetura.

Ende nuk është arritur pajtimi për tekstin e konkluzave mes vendeve anëtare, ndonëse janë zhvilluar disa takime gjatë javës së kaluar.

Sidoqoftë, teksti final, i cili përfshin edhe kapitullin kushtuar Kosovës, pritet të miratohet në takimin e së martës të ministrave për Evropën.

Sekretari gjerman i Mbrojtjes vlerëson përkushtimin dhe profesionalizmin e KFOR-it

0

Jan Stoss, sekretar i Ministrisë së Mbrojtjes në Gjermanisë, ka realizuar sot një vizitë në Kosovë ku ka takuar ushtarët gjermanë që veprojnë në kuadër të misionit të KFOR-it.

Fillimisht Stoss është pritur nga i Ngarkuari me Punë, Christian Böttcher, ku pastaj ai vizitoi Kampin Film City, ku u prit nga Koloneli Müller, Komandanti i kontingjentit gjerman.

Sipas njoftimit, gjatë vizitës aty, sekretari i Ministrisë gjermane të Mbrojtjes, shprehu mirënjohjen e tij për përkushtimin dhe profesionalizmin e burrave dhe grave që shërbejnë në KFOR, duke theksuar rëndësinë e kontributit të tyre për paqen dhe stabilitetin në rajon.

“Dr. Stö shprehu mirënjohje për përkushtimin dhe profesionalizmin e burrave dhe grave që shërbejnë në KFOR. Ai gjithashtu fitoi njohuri të vlefshme për operacionet e tyre të përditshme dhe sfidat me të cilat përballen në terren”, thuhet në njoftimin e Ambasadës gjermane.

Në fund thuhet se Gjermania mbetet e përkushtuar për të mbështetur stabilitetin dhe paqen në rajon”, thuhet në njoftim.

“Punën apo pensionin?” – Veteranët e UÇK-së tash mund të përfitojnë nga të dyja

0

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bahri Shala, prej vitesh përballet me probleme ekonomike, pasi mbështetet kryesisht në pensionin e veteranit dhe në punët që i gjen herë pas here.

Një vendim i ri i Gjykatës Supreme i hap atij mundësi për kontratë të rregullt pune, pa humbur të gjithë pensionin.

Por, a do të sjellë kjo më në fund lehtësim për mijëra veteranë? /REL

 

Debat i ashpër mes Duda Baljes dhe Rasim Demirit

0

Debati mes Duda Baljes dhe Rasim Demirit u ashpërsua me tone të larta dhe ndërhyrje të shpeshta nga të dyja palët.

Gjatë diskutimit për kontestin rreth kandidimit dhe certifikimit të Ena Krasniqit, vendimin e KQZ-së/PZAP-it dhe akuzat për manipulim politik, Balje ngriti pyetjen se pse Ena nuk ka dalë publikisht në media dhe pse nuk po flet vetë për rastin, ndërsa Demiri kërkoi vazhdimisht qetësi në diskutim, duke i bërë thirrje Baljes të mos e ngrisë zërin.

“Mos u nervozo, s’ki nevojë me ngrit zanin”, u shpreh Demiri gjatë debatit, në emisionin “Kosova Live”.

Nga ana tjetër, Duda Balje u shfaq e acaruar, duke insistuar në qëndrimin e saj dhe duke kërkuar përgjigje publike nga vetë Ena, jo përmes përfaqësuesve politikë.