spot_img
E premte, 26 Dhjetor, 2025
03:35
Home Blog Page 1700

PDK kërkon hetim të aferave të qeverisë

0

Partia Demokratike e Kosovës ka bërë sot thirrje për hetimin e skandaleve të korrupsionit në Qeverinë Kurti, përfshirë aferën me ambalazhuesit e ujit, tregtimin me energji dhe komunikimin e shefes së Grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari – Lila me kryekriminelin serb, Milan Radoiçiq.

Në mbledhje me strukturat e partisë, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se dëshmitë e publikuara që konfirmojnë përfshirjen e zyrtarëve të shumtë shtetërorë në afera të mëdha keqpërdorimesh dhe skandale të tjera, janë alarmante dhe kërkojnë adresim nga institucionet përkatëse.

Ai tha se këto ngjarje shqetësuese jo vetëm që minojnë sundimin e ligjit dhe shtetin e së drejtës, por edhe dëmtojnë besueshmërinë në institucione dhe mirëqenien e qytetarëve tanë.

Në mbledhje u diskutua edhe për censurën nga Radio Televizioni Publik i Kosovës, i cili pas shumë skandaleve të brendshme nga menaxhmenti dhe Bordi, të emëruar nga Lëvizja Vetëvendosje, sot ka ndaluar transmetimin e seancës parlamentare të iniciuar nga Grupi parlamentar i PDK-së.

Po ashtu, anëtarët e Kryesisë theksuan se gjatë gjithë mandatit të qeverisë aktuale, veçanërisht në javën e kaluar, rritja e numrit të skandaleve ka ekspozuar një mentalitet të rrënjosur në korrupsion të thellë dhe shpërdorim të pushtetit nga zyrtarët shtetërorë, të gjitha në dëm të Kosovës dhe qytetarëve tanë.

Afera me ambalazhuesit e ujit zbuloi se Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës e ka dëmtuar buxhetin e Kosovës mbi 11 milionë euro.

Publikimi i mesazheve të Dejona Mihalit me kryeshefin e KEK-ut Nagip Krasniqi, konfirmoi dy skandale të mëdha të pushtetit aktual: konfirmuan se miku i kryeministrit Albin Kurti, ambasadori Martin Berishaj, ashtu siç ishte paralajmëruar dy vite më parë, është i përfshirë në tregtimin e energjisë elektrike. Konfirmuan edhe përzierjen direkte të Qeverisë në çdo institucion publik nëpërmjet komisares Dejona Mihali, thuhet në komunikatën për media të PDK-së.

Skandali tjetër i komunikimit të shefes së Grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari – Lila me kryekriminelin serb, Milan Radoiçiq, dëshmoi po ashtu, përfshirjen direkte të pushtetit për t’i lënë veteranët e UÇK-së jashtë ligjit për pagën minimale dhe përpjekjet për kapjen e Gjykatës Kushtetuese.

PDK kërkon nga institucionet përkatëse hetimore dhe gjyqësore që urgjentisht, profesionalisht dhe në mënyrë të paanshme të trajtojnë këto raste, të cilat rikonfirmojnë korrupsionin e përhapur qeveritar, keqpërdorimin e detyrave zyrtare dhe dëmtimin e interesave shtetërore të Kosovës.

PDK njëherësh fton qytetarët që në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 ta mbajnë përgjegjëse qeverinë Kurti për skandalet e shkaktuara, duke thënë se është koha për vendit të ketë një qeveri të re, të besueshme, profesionale dhe të dëshmuar për t’u shërbyer shtetit dhe qytetarëve.

Habit Musk: Deri më 2040, do ketë më shumë robotë se njerëz në planet

0

Elon Musk tha se robotët humanoidë do t’i kalojnë njerëzit në më pak se 20 vjet.

Sipas tij, kompania qe e drejton, po ndihmon për ta bërë këtë të ardhme një mundësi.

“Unë mendoj se deri në vitin 2040, ndoshta do të ketë më shumë robotë humanoidë se sa ka njerëz,” tha Musk të martën gjatë një paraqitjeje në Iniciativën e Investimeve të Ardhshme, një ngjarje e drejtuar nga instituti me të njëjtin emër. Instituti u lançua në vitin 2017 nga Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite.

Musk tha se çmimi për një “robot që mund të bëjë gjithçka” ka të ngjarë të kushtojë midis 20,000 dhe 25,000 dollarë.

 

Mungesa e cilave vitamina ju shkakton pagjumësi?

0

Vitaminat luajnë një rol të rëndësishëm përsa i përket qetësimit dhe gjumit. Mungesa e vitaminave sjell pagjumësi.

Ja cilat janë disa nga vitaminat që mund t’ju mungojnë në trup dhe ju mbajnë zgjuar gjithë natën.

Vitamina B – Kjo vitaminë përfshin tiaminë, riboflavin, niacin dhe acidin folik, të cilat janë të rëndësishme për rigjenerimin qelizor dhe sigurojnë mbështetjen thelbësore për sistemin tuaj imunitar e atë qendror. Gjithashtu monitoron proceset kimike që përfshijnë humorin dhe gjumin. Kur trupi juaj ka mangësi të vitaminës B, simptomat përfshijnë depresion dhe pagjumësi.

Hekuri – Mungesa e hekurit shoqërohet me sindromën e parehatisë së këmbëve. Kur ju nuk ndiheni rehat, është e vështirë të flesh gjumë.

Vitamina E – Ndihmon në ruajtjen dhe funksiononim e shëndetshëm të qelizave. Aftësitë antioksiduese të vitaminës E, ndihmojnë në problemet me gjumin. Rritja e niveleve të kësaj vitamine mund të ndihmojnë në përmirësimin e gjumit.

Kalium – Është një mineral që stimulon gjumin. Hulumtuesit kanë zbuluar se kur ju merrni sasinë e nevojshme të kaliumit, problemet që keni me pagjumësinë, do të zhduken.

Magnezi – Është një mineral thelbësor për prodhimin e melatoninës, hormonit të gjumit. Magnezi gjithashtu lehtëson tensionin e muskujve, duke prodhuar një aminoacidi të njohur si GABA, i cili zbut sistemin nervor.

12 punëtorë të Trepçës, përfundojnë në gjykatë

0

Është ngritur aktakuzë ndaj ndaj 12 punëtorëve të Ndërmarrjes Trepça.

Kështu bëhet e ditur nga Treça SH. A në një komunikatë për media

Derisa po ashtu njoftohet se të njëjtit punëtorë janë largohen përkohësisht nga puna.

Me datën 30.10.2024 z.B.S, z.B.I, z.SH.R, z.Z.I, z.Sh.O, z.P.B, z.B.H, z.D.H, z.F.B, z.R.B, z.B.H dhe z.Rr.L, janë larguar përkohësisht nga puna.

Me vendim me nr.prot:6584 të Kryeshefit Ekzekutiv të Trepça Sh.A., pasi është ngritur aktakuza, duke u bazuar në nenin 73 par.1, nën paragrafi 1.1 i Ligjit nr. 03/L-212 të Punës si dhe nenit 19 par.1, nën paragrafi 1.1 i Rregullores nr.prot: 2906 të datës 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A.

Doktori që rregulloi VIP-at me botoks në kërkim nga policia

0

Mbrëmjen e djeshme, Policia e Shtetit ka zhvilluar një operacion kundër kontrabandës së botoksit në qendrat estetike.

Në kuadër të këtij operacioni janë shpallur në kërkim disa persona, mes tyre, kirurgu i famshëm i operacioneve plastike, Skerdi Faria.

Ky i fundit nuk dihet nëse ky i fundit ndodhet brenda Shqipërisë apo jashtë.

Ndërkohë në pranga lidhur me operacionin janë vënë Mildon Kumaraku, administratori i kompanisë që kontrabandonte dhe magazinonte produktin e kundërligjshëm, si dhe furnizonte me të klinikat, si dhe administratoret e 2 klinikave estetike, Xhuljana Mahmuti dhe Deisa Shehaj.

“Në vijim të veprimeve procedurale në kuadër të këtij operacioni, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset A. T., J. B., J. Z., L. C., K. B. dhe E. Sh, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit S. F., K. B. dhe A. F. B., të gjithë adminstratorë klinikash estetike ku injektohej ky produkt. Punohet për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim”, ka njoftuar policia.

Deri më tani nga ky aksion janë bastisur 30 qendra estetike dhe parukeri, si dhe janë sekuestruar sasi të mëdha të botoksit të kontrabanduar që më pas shpërndahej në këto pika dhe injektohej shpesh edhe pa licencën përkatëse.

Dështon të kaloj projektrezoluta për audio-incizimet e Kusari-Lilës me Radoiçiqin

0

Deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan kundër Projektrezolutës nga Debati Parlamentar për komunikimet e kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari – Lila me Milan Radoiçiq.

Në seancën e sotme të Kuvendit, kryetari Glauk Konjufca ka pohuar se nga 61 deputetët sa ishin të pranishëm në sallë, 60 votuan kundër, dhe një për.

 

A do të ketë “trio” në Bruksel?

0

A do të dalë diçka nga takimet dypalëshe dhe a do të ketë “trio” në Bruksel?

storm•/Bruksel: Në Bruksel po zhvillohen takimet mes dy delegacioneve, atij të Kosovës, të udhëhequr nga Besnik Bislimi, dhe atij të Serbisë, nga Petar Petkoviç. Aktualisht, po mbahen bisedime dypalëshe me emisarin e BE-së, Mirosllav Lajçak. Ende mbetet e paqartë nëse do të zhvillohet një takim trepalësh, pasi kjo varet nga vullneti i palëve.

Në këtë kuptim edhe:

Takim i ri, fjalë të vjetra apo diçka konkrete?

Ekonomia e Amerikës në një pikë historike para zgjedhjeve presidenciale

0

Ekonomia e SHBA-së duket se ka arritur një arritje të jashtëzakonshme dhe historike.

storm•/Zgjedhjet – SHBA: Produkti i Brendshëm Bruto (PBB), që mat të gjitha mallrat dhe shërbimet e prodhuara në ekonomi, u rrit me një ritëm vjetor prej 2.8% në tremujorin e tretë, sipas një raporti të Departamentit të Tregtisë. Ky është një ritëm pak më i dobët se 3% që u regjistrua në tremujorin e dytë, por mbi parashikimin prej 2.6% që bënë ekonomistët në një anketë të FactSet. PBB është e rregulluar për t’i përballuar luhatjet sezonale dhe inflacionin.

Ndërsa ekonomia amerikane vazhdoi të zgjerohej nga korriku deri në Shtator, inflacioni ra më afër objektivit 2% të Rezervës Federale gjatë kësaj periudhe, tregon raporti. Disa ekonomistë i thanë CNN-it se ekonomia përfundimisht ka arritur një arritje të jashtëzakonshme të quajtur “ndarje e butë”, një skenar në të cilin inflacioni është kontrolluar pa hyrë në recesion.

“Mendoj se duhet ta shpallim tani një ndarje të butë,” tha James Bullard, ish-president i Bankës së Rezervës Federale të St. Louis, në një intervistë për CNN më herët këtë muaj.

Shpenzimet e konsumatorëve vazhduan të nxitin rritjen ekonomike në tremujorin e tretë, sipas raportit. Kjo ishte kontribuesi më i madh për rritjen e PBB-së në tremujorin e tretë. Shpenzimet e konsumatorëve përbëjnë rreth 70% të prodhimit ekonomik. Shpenzimet u rritën ndjeshëm në tremujorin e tretë, të nxitura nga blerjet e artikujve të shtrenjtë, ndërsa shpenzimet për shërbime u lehtësuan pak.

Nga ana tjetër, bizneset vazhduan të investonin gjatë periudhës korrik-shtator, ndonëse me një ritëm pak më të ngadaltë se më parë gjatë vitit. Shpenzimet e qeverisë në nivelet federale dhe shtetërore gjithashtu kontribuan në rritjen ekonomike të tremujorit të tretë.

Rezerva Federale uli normat e interesit në Shtator për herë të parë në më shumë se katër vjet, me një ulje prej gjysmë pike. Kjo ishte një shenjë se zyrtarët e Fed-it ndiheshin mjaft të sigurt se inflacioni ishte nën kontroll mjaftueshëm për të filluar uljen e normave për të përqendruar më shumë vëmendjen në tregun e punës. Fed-i ka detyrën nga Kongresi për të stabilizuar çmimet dhe për të maksimizuar punësimin përmes politikës së tij të normave të interesit.

Anëtarësimi i Kosovës në Partneritetin për Paqe vetëm përmes dialogut thotë SHBA

0

Shtetet e Bashkuara do të donin që Kosova të bëhet pjesë e programit të NATO-s, Partneriteti për Paqe, por ajo duhet së pari të shënojë përparim në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian, ka thënë të mërkurën ambasadorja amerikane në NATO, Julianne Smith.

Partneriteti për Paqe është një program i NATO-s, i cili synon krijimin e besimit midis shteteve anëtare të NATO-s dhe shteteve të tjera në Evropë.

Ai shërben edhe si rrugë për ato vende që synojnë që një ditë të bëhen pjesë e NATO-s.

“Ne, gjithsesi, e vlerësojmë programin e Partneritetit për Paqe. Jemi të kënaqur që kemi parë interes të madh nga Kosova për t’iu bashkuar Partneritetit për Paqe. Por mendoj se miqtë tanë në Kosovë i kanë dëgjuar thirrjet tona të zëshme dhe të qarta. Ne duam që ata të vazhdojnë të investojnë në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian“, tha Smith.

Duke folur para gazetarëve në prag të takimit të Ministrave të Mbrojtjes të vendeve të NATO-s, Smith tha se një angazhim të tillë fuqishëm e mbështesin aleatët edhe në NATO edhe në BE.

“Por, në këtë moment fokusi ynë është në rritjen e stabilitetit në rajon dhe duke e bërë këtë të kërkojmë progres edhe në iniciativën e udhëhequr nga BE“, ka thënë ambasadorja Smith.

Kosova dhe Serbia arritën Marrëveshje në fillim të vitit të kaluar për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve, porse rreth një vit e gjysmë më vonë, ato kritikohen për moszbatimin e saj.

Kosova vazhdimisht ka shprehur interesim për t’u bërë pjesë e Partneritetit për Paqe, ndërsa synon edhe anëtarësimin në NATO si qëllim strategjik të vendit.

Vendimet në NATO, përfshirë edhe ato për të pranuar vendet në programin e Partneritetit për Paqe, merren njëzëshëm nga të gjitha vendet anëtare.

Nga 32 vende anëtare të NATO-s, Kosovën si shtet të pavarur e kanë njohur 28 prej tyre ndërsa katër (Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja) ende jo.

Nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, vetëm Serbia dhe Bosnje e Hercegovina janë në Partneritet për paqe, ndërsa vendet tjera tashmë janë bërë anëtare të NATO-s.

Aktualisht, NATO-ja është e pranishme në Kosovë përmes misionit të saj, KFOR./REL

Nuk kalon propozimi për importim të veturave më të vjetra se 10 vjet

0

Pas dështimit të votimit të tri marrëveshjeve ndërkombëtare për shkak të mungesës së kuorumit të nevojshëm prej 80 deputetëve në seancë e sotme të Kuvendit të Kosovës, as propozimi që të lejohet importimi i veturave më të vjetra se 10 vjet në Kosovë nuk mori mbështetjen e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Ky propozim u paraqit para kuvendarëve nga deputetit i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku. Ai tha se ky ndryshim në ligjin për automjetet është i nevojshëm për t’ua lehtësuar familjeve me ekonomi më të dobët blerjen e veturave, pasi sipas tij, jo të gjitha familjet kanë mundësi të blejnë vetura të reja.

Megjithatë, deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli ftoi deputetët që ta kundërshtojnë votimin e këtij plotësim/ndryshimi të ligjit, duke e quajtur propozimin e Lushtakut si joprofesional. Ajo njëherësh theksoi se Ministria e Mjedisit është duke punuar për ndryshimet profesionale në këtë ligj dhe se deputetët duhet të presin ato ndryshime.

Në fund thirrja e deputetes Pacolli pati efekt, pasi 52 deputetë të mazhorancës votuan kundër, derisa vetëm nëntë deputetë votuan për.