spot_img
E enjte, 25 Dhjetor, 2025
12:46
Home Blog Page 1707

Vendosen emigrantët e parë në kampin e ndërtuar në Shëngjin

0

Anija ushtarake italiane “Libra” ka sjellë në brigjet Shëngjinit emigrantët e parë nga Italia.

Anija, me 16 emigrantë në bord, është afruar mëngjesin e sotëm drejt qytetit bregdetar dhe më pas është ankoruar në portin e Shëngjinit.

“Libra” u nis dy ditë më parë nga ishulli i Lampeduzas që ndodhet pranë brigjeve afrikane.

Në bordin e anijes ndodhen disa dhjetëra klandestinë nga Bangdaleshi dhe Egjipti, të cilët sapo të mbërrijnë do të vendosen në kampin e sapo ndërtuar në Shëngjin ku do të bëhet pritja dhe kontrolli e më pas do të vendosen në kampin e Gjadrit edhe ai i përfunduar.

Klandestinët janë që të gjithë meshkuj dhe do qëndrojnë këtu për një muaj në pritje të verifikimit të kërkesës së tyre për azil.

“Në portin e Shëngjinit u ankorua anija “Libra” e marinës italiane, me 16 emigrantë në bord, të cilët pas procedurave të verifikimit do të akomodohen në kampin e ngritur në Gjadër, Lezhë. Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për sigurinë dhe për zbatimin e procedurave të përshpejtuara kufitare”, sipas Policisë së Shtetit.

Xuxi u parashtron banorëve një kërkesë interesante

0

Para nisjes së Prime, Xuxi pati një lutje për banorët e shtëpisë më të madhe në vend.

Ndërsa po bisedonte me ta, ai u kërkoi atyre që ta nominojnë, nëse nuk e dijnë se kë ta nominojnë.

Megjithatë, përgjigjia e tyre qe se Xuxi sigurt ka imunitet meqë është banori më i ri që hyri në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

Trupat e Koresë së Veriut i bashkohen Rusisë kundër Ukrainës!

0

Lufta në Ukrainë përshkallëzohet: Trupat e Koresë së Veriut i bashkohen Rusisë kundër Ukrainës!

Gazetarët publikojnë fituesin e Topit të Artë, Real Madridi bojkoton ngjarjen

0

Një lajm i bujshëm në lidhje me fituesin e “Topit të Artë” vjen në këto momente nga Spanja.

Kishte ditë që mediat iberike e kishin marrë si të sigurtë fitoren e Vinicius, por drejtuesit e Realit të Madridit nuk janë nisur për në Paris dhe për këtë arsye gjithçka sugjeron që një lojtar madrilen nuk do të fitojë.

Renditja përfundimtare, sipas disa gazetarëve spanjollë, do të shihte Rodri (Manchester City) të fitonte përpara Vinicius dhe Bellingham (Real Madrid).

Këto informacione duket se kanë ndikuar që Real Madrid të anuloj pjesëmarrjen e delegacionit të tij në ceremoninë e “Topit të Artë”.

Sot ishte planifikuar që një avion me 50 delegatë të nisej drejt Parisit në orën 15:00, për të marrë pjesë në këtë ceremoni ku shumë prej madrilenëve pritej të ishin protagonistë me çmime.

 

Messi i pandalshëm

0

Lionel Messi vazhdon të tregoj se prania e tij në ekipin kombëtar të Argjentinës mbetet kruciale.

Këtë e dëshmoi edhe në fitoren e thellë kundër Bolivisë, në kuadër të Kupës së Botës 2026.

Megjithëse, bolivianët u munduan ta mbajnë mbrojtjen e fortë, ajo nuk mundi t’i qëndroj ballë fuqisë së ‘pleshtit’.

Në këtë ndeshje, Leo Messi shënoi tri gola, derisa me nga një kontribuuan edhe Lautaro Martinez, Almeda dhe Julian Alvbarez.

Ata do të jenë në aksion muajin e ardhshëm kur të udhëtojnë në Paraguaj.

Bolivia, ndërkohë, mbetet në pozitën e play-off-it dhe do të luajë jashtë vendit me Ekuadorin në ndeshjen e parë të pushimit ndërkombëtar të fundit të vitit kalendarik.

Ashtu siç pritej, jep dorëheqje Adi Krasta e dështon konkursi për drejtor të RTK-së

0

Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Radio Televizionit të Kosovës, Adi Krasta ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Kështu ka bërë të ditur juristja e mediave, Flutura Kusari përmes një njoftimi në Facebook, ku poashtu tregoi se konkursi për drejtor gjeneral të RTK-së ka dështuar.

“Sapo dola nga mbledhja e bordit të RTK-së. Konkursi për drejtor gjeneral të RTK-së dështoi. Nuk u diskutua rishpallja e konkursit ndërsa u tha që bordi ka nevojë për kohë shtesë për caktimin e u.d drejtorit gjeneral. Bordi njoftoi që Adi Krasta ka dhënë dorëheqje”, ka shkruar Kusari.

Aplikacionet e takimeve romantike po zëvendësohen me formën klasike

0

Për një dekadë, aplikacionet kanë dominuar takimet romantike.

Por, tani beqarët po lodhen nga telefoni dhe kërkimi në të, dhe po kërkojnë mënyra të reja për të takuar njerëz – ose për t’u rikthyer tek të vjetrat.

Farmacisti i Ottinghamshire Kevin Inglesant është një nga shumë njerëz që kanë luftuar për të krijuar lidhje në internet.

Ai ka provuar takimet me Bumble, Match, Badoo dhe Facebook, por në gati tri vjet ka takuar vetëm një person, me të cilin kishte gjashtë takime para se të përfundonte lidhja.

Katy, një 37-vjeçare që jeton në Londër, punon për një shoqatë bamirësie dhe thotë se aplikacionet e kishin bërë atë të harronte se si të flirtonte.

“Kështu që i kam dhënë vetes sfidën për të flirtuar me një person çdo ditë, gjë që ka qenë shumë argëtuese”, thotë ajo.

“Më bëri të kuptoj se kaq shumë njerëz janë të humbur në telefonat e tyre dhe nuk janë të vetëdijshëm për njerëzit përreth tyre, gjë që është shumë e trishtueshme. Unë kam pasur disa ndërveprime argëtuese, dhe megjithëse nuk më ka sjellë ndonjë takim. Nuk kam asnjë arsye për të rikthyer në jetën time aplikacionet e takimeve”, thotë Katy.

Sophie, 33, një shkrimtare me bazë në Londër, e cila e përdori aplikacionet e takimeve romantike për më shumë se një vit, tashmë i ka braktisur përgjithmonë dhe i është rikthyer mënyrës tradicionale.

Pas një “viti shumë modest” duke pritur të takojë dikë në mënyrë organike, ajo tani po merr një qasje më të guximshme.

“Fillova të pyes miqtë dhe të njohurit nëse ka ndonjë me të cilin mund të më lidhin. Jam e sigurt se do të takoj dikë së shpejti”.

Jo vetëm këta tre persona, por dhjetra të tjerë kanë kontaktuar me Guardian dhe kanë ndarë histori të ngjashme që vërtetojnë se aplikacionet e takimeve online po u vjen fundi.

Cilat dëme i shkakton konsumimi i tepërt i krypës?

0

Kripa është e rëndësishme për trupin, pasi ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit të lëngjeve, thithjen e lëndëve ushqyese dhe lëvizjen e muskujve.

Megjithatë, konsumimi i tepërt i tij mund të bëhet një kërcënim për shëndetin, veçanërisht nëse dieta jonë është e mbushur me ushqime të përpunuara dhe të kripura.

Më poshtë rreziqet që shoqërojnë konsumimin e tepërt të kripës dhe gjeni mënyra për ta kufizuar atë çdo ditë.

Fryrje

Nëse jeni mësuar me ushqime të kripura, me siguri shpesh ndjeni fryrje ose ënjtje në trupin tuaj. Kjo ndodh sepse trupi, për të menaxhuar natriumin e tepërt, ruan ujin, duke u përpjekur ta balancojë atë. Ky reagim, përveçse i pakëndshëm, mund të shkaktojë endema, pra ënjtje kryesisht në duar dhe kyçin e këmbës. Nëse e vëreni shpesh këtë reagim pas vakteve të kripura, ia vlen ta diskutoni me mjekun tuaj.

Rritje e presionit të gjakut

Ngrënia e sasive të mëdha të kripës rrit sasinë e lëngjeve në trupin tuaj, që do të thotë se më shumë gjak qarkullon në venat tuaja. Zemra sforcohet për ta pompuar atë, duke rritur presionin në enët e gjakut. Nëse keni presion të lartë të gjakut ose ndjeshmëri ndaj kripës, ulja e marrjes së kripës mund të ndihmojë në mbajtjen nën kontroll të presionit të gjakut.

Ndjenja e etjes

Nëse hani shumë kripë, me siguri do të keni etje. Kjo është për shkak se trupi juaj po përpiqet të mbajë një ekuilibër të ujit dhe natriumit. Uji shtesë është i nevojshëm për të luftuar dehidratimin e shkaktuar nga kripa e tepërt. Megjithatë, nëse keni probleme me presionin e lartë të gjakut ose edemën, etja e tepërt mund t’i bëjë këto simptoma edhe më intensive.

Rreziku i gurëve në veshka

Nëse dieta juaj është e pasur me kripë dhe nuk konsumoni ujë të mjaftueshëm, rrisni rrezikun e zhvillimit të gurëve në veshka. Shumë kripë rrit kalciumin që ekskretohet përmes urinës, duke rezultuar në formimin e gurëve. Hidratimi i mirë është thelbësor për të mbajtur veshkat tuaja në gjendje të mirë.

Rritja e rrezikut të kancerit të stomakut

Disa studime tregojnë se marrja e tepërt e kripës mund të shoqërohet me një rrezik në rritje të kancerit të stomakut. Edhe pse ende nuk është sqaruar lidhja e saktë, dyshohet se kripa mund të acarojë stomakun, duke rritur gjasat e qelizave kancerogjene. Për të qenë në anën e sigurt, është më mirë të shmangni ushqimet shumë të kripura dhe të përpunuara.

Rrëndon shëndetin e kockave

Konsumimi i lartë i kripës mund të ndikojë gjithashtu në shëndetin e kockave tuaja. Kur trupi përpunon natriumin e tepërt, ai humbet kalciumin përmes urinës. Kjo ulje e kalciumit mund të çojë përfundimisht në osteoporozë, duke reduktuar qëndrueshmërinë e kockave. Sidomos për njerëzit që janë në grupet e rrezikut për osteoporozën, është thelbësore të kontrollojnë konsumin e kripës.

Kripa mund të përmirësojë shijen e ushqimit, por në sasi të mëdha ajo ndikon seriozisht në shëndet. Në vend që ta konsumoni pa e matur, provoni të shtoni barishte dhe erëza në vaktet tuaja. Në këtë mënyrë, ju mund të shijoni shije të pasur dhe të mbroni shëndetin tuaj në të njëjtën kohë.

Lufta në Ukrainë, Kievi kërkon nga NATO një ftesë anëtarësimi, para së të mbyll mandatin Joe Biden

0

Ukraina po kërkon nga NATO që t’ia nis një ftesë për anëtarësim përpara se Joe Biden të largohet nga Shtëpia e Bardhë, duke argumentuar se kjo do të ishte një trashëgimi e përshtatshme për presidentin e SHBA-së, tha një diplomat i lartë ukrainas.

“Ideja jonë është se dhënia e një ftese për Ukrainën në këtë moment, është një sinjal politik”, tha për Reuters, Nataliia Galibarenko, ambasadorja e Kievit në NATO.

“Ne sinqerisht besojmë se mund të jetë pjesë e trashëgimisë së administratës aktuale amerikane”, tha ajo në një intervistë në misionin ukrainas në NATO, përballë selisë së aleancës në Bruksel.

Zgjedhjet presidenciale të muajit të ardhshëm në SHBA krijojnë pasiguri të madhe për Ukrainën pasi Uashingtoni ka qenë ofruesi më i madh i ndihmës ushtarake të Kievit për luftën e tij kundër pushtimit rus.

Ndërsa nënpresidentja demokrate Kamala Harris ka sinjalizuar vazhdimin e mbështetjes për Ukrainën, ajo nuk e ka përcaktuar nivelin e kësaj mbështetjeje.

Ish-presidenti republikan, Donald Trump nuk ka qenë i qartë se si do ta trajtonte luftën.

Të qenit në NATO do ta bënte Ukrainën pjesë të paktit të mbrojtjes reciproke të aleancës ushtarake të udhëhequr nga SHBA, që do të thotë se një sulm ndaj një anëtari konsiderohet si një sulm ndaj të gjithëve, megjithëse procesi i anëtarësimit mund të zgjasë vite për t’u përshtatur me standardet e NATO-s.

Demokratët sërish në protestë, ja cilat rrugë do të bllokohen

0

Partia Demokratike ka lajmëruar Policinë e Shtetit se do protestojë të martën për 3 orë.

Në materialin informues të dërguar në polici, PD informon policinë se tubimi do të nisë në orën 17:00 dhe do përfundojë në orën 20:00.

Ndryshe nga protesta e fundit, Partia Demokratike do e shtrijë mosbindjen civile në disa segmente rrugore duke bllokuar qarkullimin.

Në njoftimin e fundit, nisur nga objekti i kërkesës së bërë për zhvillimin e tubimeve në disa akse rrugore, Policia e Shtetit iu ka kthyer përgjigjje organizatorëve të protestës se merr përsipër garantimin e tubimeve që nuk bllokojnë lëvizjen e lirë të automjeteve dhe qytetarëve.

Bllokimi i akseve rrugore sipas Policisë është vepër penale e parashikuar nga neni 293 i Kodit Penal dhe cilido që do të ndërmarrë veprime për të bllokuar rrugët, do të përballet me pasojat që sjell shkelja e këtij neni.

Në kryeqytet, protestuesit do të bllokojnë mbikalimin e Kthesës së Kamzës, në hyrje të Tiranës.

Bllokim do të ketë edhe të disa akseve të tjera.

Më konkretisht rrethrrotullimet në Milot, Shkozet, Bradashesh, Rrogozhinë dhe Levan.

Për mbarëvajtjen e tubimit, të shpërndarë në disa qytete njëkohësisht, do të angazhohen rreth 1200 forca policore.

Pothuajse e gjithë Policia Rrugore do të jetë në terren me qëllim kontrollimin e lëvizjeve të automjeteve që të mos ketë bllokim të rrugëve.

Po ashtu pjesë e planit të masave do të jenë edhe efektivë të forcave të rendit, Shqiponja dhe Forca të Sigurisë Kombëtare.

Ndërkohë për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve që do të qarkullojnë në akset rrugore të mësipërme, Policia e Shtetit ka ndërmarrë masa që në rast bllokimi, të devijojë qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative.

Gjithashtu, personat që duan të udhëtojnë drejt Rinasit, me qëllim daljen jashtë vendit, për shkak të trafikut që mund të krijohet, të arrijnë në aeroport para orës 17:00, ose të përdorin rrugët alternative.