spot_img
E enjte, 25 Dhjetor, 2025
10:50
Home Blog Page 1708

Ilir Meta përplaset me prokurorët

0

Përballja e parë në sallën e gjyqit mes ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta dhe trupës së prokurorëve të SPAK-ut, Altin Dumani, Sotir Kllapi dhe Arben Kraja, ka rezultuar me tone të ashpra.

A2 CNN raporton se ka pasur tone të forta kundërshtuese mbi mënyrën e arrestimit të kreut të PL-së në momentin që Meta ka hyrë në sallën e gjyqit.

Në një deklaratë për mediat, Monika Kryemadhi, pas daljes nga gjykata tha se “Meta vetëm i përkëdheli prokurorët dhe nuk pati asgjë më të rëndë”.

Ajo e quajti provokim dhe shkelje të ligjit qëndrimin në të njëjtën sallë me Ilir Metën, por siç raportoi gazetari Barjami, “me ndryshimet ligjore të disa viteve më parë, të gjithë personat që paraqiten në gjykatë për verifikim mase sigurie apo caktimin e një mase sigurie, seancat gjyqësore nuk bëhen në mënyrë individuale por në grup”.

Seanca e sotme në GJKKO zgjati vetëm pak minuta pasi u ndërpre për të rifilluar në orën 13:30, pasi avokatët kanë kërkuar më shumë kohë të njihen me aktet e dosjes duke pretenduar se nuk ishin vënë në dispozicion, shkruan A2.

Ilir Meta ishte në ambientet e GJKKO në kafazin e xhamtë të sallës së gjyqit dhe jashtë kafazit ishin Monika Kryemadhi, Piro Xhixho dhe Ema Çoku. Të katërt përballen me 3 prokurorët e SPAK; Altin Dumanin, Sotir Kllapin dhe Arben Krajën, të cilët kanë ngritur dyshime të bazuara në prova të arsyeshme se kanë konsumuar veprat penale të korrupsionit aktiv e pasiv, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë.

Manchester nuk fal, vjen shkarkimi i trajnerit

0

Manchester United ka marrë vendimin për ta shkarkuar trajnerin Erik Ten Hag.

Arsyeja pse ‘Djajtë e Kuq’ e morën këtë vendim janë rezultatet e dobëta të teknikut holandez këtë sezon ku momentalisht Unitedi mban pozitën e 14-të në Ligën Premier me vetëm 11 pikë të fituara.

Aspak më mirë ata nuk e kanë situatën as në Ligën e Evropës aty ku së fundmi u ndalën me barazim 1-1 me Fenerbahcen në Turqi, teksa pas tri ndeshjeve të para kanë fituar vetëm tri pikë.

Lajmin për shkarkimin e Ten Hag e kanë bërë me dije dy gazetarët Fabrizio Romano dhe David Ornstein teksa tashmë u bë zyrtare edhe nga vet faqja zyrtare e klubit.

Romano tha se pas një diskutimi të brendshëm mes hierarkisë së klubit u mor vendimi për shkarkimin e Ten Hag teksa atë përkohësisht do ta zëvendësojë Ruud Van Nistelrooy që deri më tani ka qenë në rolin e asistentit.

54-vjeçari kishte marrë drejtimin e Unitedit në korrik të vitit 2022 pasi shkëlqeu tek Ajaxi, teksa për këto dy vite ai fitoi dy trofe.

Kusari-Lila arsyeton bisedën me Radoiciqin, disa prej diskutimeve thotë se janë të montuara

0

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, e ka arsyetuar fjalën “brate (vëlla)” të përdorur në mesazhet e saj, të publikuara në media, me ish-deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq.

Në emisionin “Konfront” të KTV-së, ajo ka thënë se kjo fjalë në serbisht e ka kuptimin e mikut.

Ajo tutje ka thënë se e ka përmendur këtë fjalë në kuptimin e bisedës së lirë, ashtu siç thotë se e përdorë me deputetët e tjerë.

“Për të gjithë që e flasin gjuhën serbe ose malazeze e dinë kuptimin e fjalës ‘brate’ që nuk do të thotë fjalë e vëllait në veçanti, por fjalë e mikut. Në mënyrën se si përdoret si sinonim i bisedës së lirë, në kuptimin e tillë. Se sikur të ishte vëlla, sikur të ishte ai bashkëpunim ashtu siç po mundohet të aludohet, ai bashkëpunim do të vazhdonte. Gjuha është një komunikim me të cilën unë sot do ta kem një komunikim me cilindo deputet në përgjithësi, si nga pozita si nga opozita, pasi unë komunikoj lirshëm me të gjithë. Në gjuhën serbe dhe malazeze, në të dyja përdoret dhe kjo ka qenë në atë rrjedhë të diskursit të komunikimit. Unë nuk e flas gjuhën shumë mirë, kuptohem mirë. E kam mësuar që në fëmijëri ku jam rritur në Pejë, e kam rifreskuar në masë të madhe kur jam bërë zëdhënëse e Qeverisë në vitin 2003-2004 për shkak të shumë rrethanave”, ka thënë ajo.

Kusari-Lila, ka komentuar pretendimet që kishte bërë në seancë në Kuvendin e Kosovës gjatë të cilës kishte thënë se ka pamje të politikanëve të opozitës në përurimin e shtëpisë së kryeterroristit Milan Radoiçiq.

“Kam pyetur përfaqësuesit e opozitës, kur bënin britma të ndryshme, se a thua çfarë do të thoshin ata sikur të kishin parasysh apo shihnin video apo materiale nga përurimi i shtëpisë së tij (Radoiçiqit). E ardhmja do e tregoj këtë. Koha do të tregojë nëse ka foto apo video. Do të dëshmoj koha”, ka thënë Kusari-Lila.

“Unë kam kërkuar në kallëzimin penal që e kam dorëzuar kam bërë kërkesë prokurorisë së shtetit që të bëhet edhe superekspertiza. I qëndroj prapa deklarimit, kërkoj superekspertizën dhe kjo bëhet jashtë Kosovës”, ka thënë ajo.

Kusari-Lila ka shtuar se audiot e publikuara në media janë të falsifikuara dhe se nga analiza me programe që u janë bërë atyre kanë dalë se janë “copy-paste” të zërit të saj dhe jo bisedë e zhvilluar ashtu siç është publikuar.

“Ato janë copëza të ndara të bisedës me Simiqin, ndërsa ndërlidhja dhe pjesa tjetër e shtuar me Radoiçiqin janë pjesë që janë të vendosura që e bëjnë dallimin mes ambientit, zërit, në veçanti konfirmimet e mia që kanë dalë se janë copy-paste të vetë zërit tim ‘da-da’… Nga analizat përmes programeve në tregojë interferenca në sekondat e zërit ku vërehen valët e zërit që tregojnë ndërprerje të qartë, toni ndryshon papritur dhe këtë nuk e dëgjojmë me veshin tonë, këto janë vlerësime përmes pajisjeve të veçanta në softuer që e bëjnë vlerësimin e autenticitetit të audios”, ka potencuar ajo.

Në lidhje me bisedën me kryeterroristi Milan Radoiçiq, ajo u arsyetua duke thënë se ai në mënyrë të njëanshme ofroi gatishmëri për të garantuar siguri për zyrtarët e KOSTT-it të cilët do të zhvillonin takim me homologët e “Elektroseverit” në trafo-stacionin në Vallaq. Kjo ka qenë hera e vetme, që ajo thotë se ka komunikuar me të.

“Ka qenë insistim i Simiqit, që për prezencën e zyrtarëve të KOSTT-it në Vallaq, mund të garantojnë siguri. Jemi duke folur për kohën kur s’ka pas qarkullim të lirë në veri, maj i vitit 2022. Dhe ka insistuar, përkundër faktit që nuk është në Kosovë (Radoiçiqi), mund të jep garanci që këta zyrtarë të shkojnë atje pa problem. Në Vallaq kanë qenë edhe zyrtarët e “Elektroseverit” dhe kjo ka qenë në kontekst të kësaj bisede. Ai diskutim është zhvilluar në gjuhën shqipe. Kjo ka qenë tendencë e Listës Serbe për të krijuar komunikimin që mund t’i sjellë atij (Radoiçiqit) përparësi të tjera, gjë që s’ka ndodhur. Para se të ndodhte komunikimi, ka pasur kërkesa nga Lista Serbe në raport me Radoiçiqin dhe asnjë prej atyre kërkesave nuk ka vazhduar tutje”, ka thënë ajo.

Konjufca ankohet në qasjen e BE-së karshi Kosovës

0

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka deklaruar se Bashkimi Evropian po e trajton Kosovën si jo shtet, duke thënë se qasja e BE-së është diskriminuese.

Sipas Konjufcës, Kosova duhet të mbrojë të drejtën e vet deri në fund dhe të ulet me BE-në “dhe të qartësojë deri në fund se kush e ka kompetencën”, derisa ishte duke folur për çështjen e themelimit të Asociacionit.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Konjufca ka thënë se Kosova mund të jetë vonuar për draftstatutin e Asociacionit, por sipas tij, s’ka pasur periudhë kohore.

“Propozimi frankogjerman nëse mendon ndonjë kush se ky është një dokument përfundimtar i cili për Kosovës është merre ose leje, kjo i bie me përkthim se Kosovës i është marrë një ingirencë shumë e rëndësishme shtetërore të cilën e ka të garantuar edhe me procesin e negociatave dhe me marrëveshjet ndërkombëtare që i kemi arritur deri më tani. Nëse i referoheni ka baza edhe në kushtetutën e Kosovës edhe në ligjet e Kosovës dhe kjo është kompetenca që Kosova me propozu vet Draftin. Nuk mundet në vend të Kosovës me propozu draftin e asosacionit Bashkimi Evropian, kjo i bie që Bashkimi Evropian me ia grabitë një kompetencë shtetërore Kosovës”, ka thënë Konjufca.

“Me ia imponu Kosovës në këtë mënyrë, me thënë se ky është dokumenti dhe vetëm ky 20 faqësh dhe ky do të shkojë në Gjykatën Kushtetuese, unë mendoj që jo që nuk është fer ndaj Kosovës por mendoj se është një qasje shumë diskriminuese e Bashkimit Evropian i cili Kosovën e trajton si një jo shtet, kjo është pikërisht me trajtu Kosovën si jo shtet”, tha ai tutje.

Deputetja britanike i reagon sërish Vuçiqit

0

Alicia Kearns, deputete në parlamentin britanik, ka komentuar lidhjet në mes Serbisë dhe Rusisë.

Në një shkrim në “X”, Kearns ka përmendur pjesëmarrjen e delegacionit serb në Samitin e Moskës së BRICS-it.

Sipas Kearns, Vuçiqi vazhdon të kërkojë lidhje më të ngushta me Vladimir Putinin, president i Federatës Ruse.

“Vuçiq vazhdon të kërkojë më shumë gaz rus dhe lidhje më të ngushta me Putinin, duke dërguar katër ministra në samitin e BRICs në Rusi. Këto përfshijnë dy ministra serbë nën sanksionet e SHBA, Aleksandar Vulin dhe Nenad Popoviç. Ndërkohë ukrainasit përballen me perspektivën e një dimri tjetër nën sulm me sulme ruse që synojnë infrastrukturën energjetike në përpjekje për t’i ngrirë në dorëzim”, ka shkruar Kearns.

 

Gashi: Le ti bënë LVV votat, ne mbështesim marrëveshjet ndërkombëtare

0

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit diskutuan që gjatë javës të mbahen dy seanca, por shtoi se “mbetet të shihet nëse VV-ja i ka votat e nevojshme për t’i kaluar vendimet që merren me shumicë të thjeshtë”.

“Lëvizja Vetëvendosje ka votat e nevojshme për të kaluar vendimet të cilat mirren me shumicë të thjeshtë, sa i përket vendimeve të cilat mirren me shumicë të kualifikuar të cilat janë marrëveshje ndërkombëtare. Lidhja Demokratike e Kosovës e ka deklaruar dhe e konfirmon se qëndron pranë vendimit të saj që marrëveshjet ndërkombëtare i përkrahë dhe do t’i kalojë ato për sa varet nga LDK-ja. Mbetet të shihet brenda kësaj jave nëse nuk ka fuqi vendimarrëse Kuvendi i Republikës, përgjegjësia mbetet tek kryeministri e Republikës së Kosovës, ka disa muaj që Kuvendi nuk merr vendime dhe ka katër seanca të Kuvendit të jashtëzakonshëm që LVV nuk ka marrë pjesë dhe Komisionet Hetimore Parlamentare që shtylla kryesore e parlamentaralizmit nuk funksionojnë të cilat LVV ka bërë sjellje opstruktive duke pamundësuar punën e këtyre komisoneve në pjesëmarrje dhe janë dështuar gjashtë nisma për seanca të komisioneve parlamentare”, ka thënë ai.

Çfarë fshihet pas përzgjedhjes së Olta Gixharit si opinioniste e jo Einxhel Shkirës?

0

Pak ditë më parë Storm raportoi se opinioniste e Big Brother Vip 3 do të jetë Olta Gixhari, ani se për një kohë të gjatë ishte përmendur emri i Einxhel Shkirës.

Por, gjërat nuk duken të jenë aq të thjeshta.

Mediat në Shqipëri, duke u thirrur në burime, raportojnë se pak para nisjes së spektaklit mes Shkirës dhe Producentes Ekzekutive, Olsa Muhameti, ka pasur një përplasje të fortë.

Arsyet vazhdojnë të mbesin të fshehura nga të dyja palët.

Ajo cka është me e çuditshme, ka pak kohë që Olta në një intervsitë kishte thënë se bashkë me burrin dhe fëmijët kishin blerë një shtëpi në Tiranë dhe kishin vendosur të zhvendoseshin nga Valencia.

E duket se edhe pjesëmarrja e saj në këtë edicion të “Big Brother” si opinioniste, është një ndër arsyet pse ajo ka vendosur që të rikthehet.

Tashmë, për më shumë se 3 muaj, aktorja do ta organizojë jetën e saj mes Prishtinës dhe Tiranës, duke realizuar kështu një ëndërr të sajën.

Olta ishte përfolur shumë si opinioniste e “Big Brother Vip 3” në Tiranë.

Nga ana tjetër, moderatorja Einxhel Shkira është larguar nga ekrani që pas pjesëmarrjes së saj në shtëpinë e “Big Brother Vip 1”.

Pas përfundimit të spektalit, ajo u zhvendos në Prishtinë dhe mirëpriti në jetën djalin e saj, Trevi, me partnerin Dj Dagz, me të cilin u njoh në BBV.

Prej asaj kohe Einxhel Shkira është distancuar nga ekrani dhe iu është përkushtuar djalit të saj.

Ndërkohë një ndjekës i ka dërguar mesazh moderatores ku i kërkon të prezantojë festivalin e RTSH-së këtë vit.

Por, Einxhel Shkira ka ironizuar koleget e saj teksa shprehet se “s’të lë radhë njeri, jemi bërë 5 moderator për metër katror”.

“Të lutem, prezanto këtë vit Festivalin e RTSH”, i shkroi ndjekësi në Instagram.

Ndërsa Einxhel ka publikuar mesazhin në InstaStory dhe shkruan: “Kërkesa që s’më kishte ardhur ndonjëherë. Mirë e ke ti, bukur do të ishte, por s’të lë radhë njeri. Se ne jemi bërë pesë moderatorë për metër katror”.

Tahiri i PDK-së: Pas zgjedhjeve do ta nxjerrim Kosovën nga sanksionet

0

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se pas zgjedhjeve parlamentare do të ketë qeveri të re që do ta nxjerrë Kosovën nga sanksionet dhe do t’i hapë vendit perspektivë.

Ai ka thënë se qëndrimet e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca për Asociacionin e komunave me shumicë serbe janë vetëm qëndrime elektorale “në prag të zgjedhjeve”.

Ai është shprehur se PDK-ja ka në plan të ftojë një seancë të Kuvendit për të diskutuar mundësinë e ndërhyrjes së

Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI) në disa gazetarë.
“ë mërkurën do të kemi një debat për migrimin masiv të qytetarëve. Atë e konfirmon edhe regjistrimi i popullsisë”, ka thënë Tahiri.

Sërish përplasje mes avokatëve mbrojtës dhe Fadil Gecit

0

Në një pjesë të seancës së të mërkurës, pati një debat në mes dëshmitarit Fadil Geci dhe avokatit të Hashim Thaçit, Luka Mishetiq.

Në një rast, dëshmitari i tha avokatit se një gjë që e tha ai nuk i bën mirë të mbrojturit të tij. Ndërsa, Mishetiq ia ktheu se me mbrojtjen e klientit të tij merret vetë ai dhe se Geci duhet të merret me gjërat që ai i din, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Me mbrojtjen e klientit tim merrem unë. Ti duhet të merresh me gjërat që do ta na tregosh që i di vetë. Më shumë vlerë ky koment. Faleminderit”, tha Mishetiq.

Këto deklarime, erdhën kur Mishetiq i tha dëshmitarit se gjatë pyetjeve të gjyqtarëve, ai i kishte ‘vënë gishtin’ një personi dhe jo një grupi si hartues të komunikatës 59.

Dëshmitari tha se Rexhep Selimi e ka thënë në televizion se Thaçi është hartuesi i komunikatës 59. Ndërsa, sipas tij, ZPS-ja e ka prezantuar në Hagë deklaratën e Selimit, ku thoshte se ka folur në telefon me Thaçin lidhur me këtë komunikatë.

Si rrjedhojë, Mishetiq e pyeti dëshmitarin se “a mendonte se ZPS-ja e ka rritë armiqësinë e tij ndaj Thaçit dhe se kjo armiqësi është bërë më e madhe sesa ka qenë më përpara me prezantimin e kësaj deklarate”.

“Mendoj që ki gabim, punën më të mirë që e ka ba është që na i ka ofru krejt mundësitë e mundshme që me e pa me sytë tu çka qysh. Është për mu vlerësu për punën e mirë që e ka ba. E kundërta e asaj që po thu ti. Nuk mendoj që si ekspert duhet me e thanë atë. Nuk i bën mirë as të mbrojturit tënd për me e thënë atë. I bën dëm”, tha Geci.

Pas kësaj, erdhi kundërpërgjigja e Mishetiq, i cili tha se është detyra e tij që të merret me mbrojtjen e klientit të vet.

“Me mbrojtjen e klientit tim merrem unë. Ti duhet të merresh me gjërat që do ta na tregosh që i di vetë. Me shumë vlerë ky koment. Faleminderit”, tha Mishetiq.

Ndër tjerash, Geci tha se qëllimi i Thaçit ka qënë që t’i asgjësojnë ata si familje.

“Ka mendu me na shfarosë. Ka mendu me shfarosë. Nuk kem kohë se kam shumë shembuj të tjerë për me tregu. Kjo është e vërteta. Me krejt familjen me na shfarosë”, tha Geci.

Me kaq përfunduan pyetjet e Luka Mishetiqit, të cilat ishin gjatë kohës shtesë ndërsa mbrojtja e Veselit dhe Selimit nuk pati pyetje.

Me pyetje shtesë vazhdoi mbrojtja e Jakup Krasniqit përmes avokatit Aiden Ellis.

 

Tahiri thotë se qeveria e ka kthyer Kosovën mbrapa

0

Shefi i GP të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se Qeveria Kurti e ka kthyer Kosovën prapa, duke u shprehur se gjatë këtij mandati s’e ka kryer asnjë punë.

Ai pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit këtë të hënë ka thënë se dështimet, Qeveria po i mbulon me temën e Asociacionit, veriut dhe të urës.

“Kjo qeveri dhe kjo shumicë le që e ka kthyer Kosovën prapa, por i ka dhënë goditjen më të madhe si në aspektin e forcimit të brendshëm, po ashtu edhe dëmtimin e vetë të subjektivitetit ndërkombëtar…Po flasim për standard të dyfishtë, e paparë të mashtrimit që kurdo që duhet të diskutohen çështjet e mirëqenies, kthehemi te ura, te Asociacioni e te veriu, pasi s’kanë çka të flasin tjetër send”, ka thënë ai.