spot_img
E enjte, 25 Dhjetor, 2025
05:15
Home Blog Page 1711

Sulmet izraelite në Gaza vrasin 70 persona, shefi i OKB-së e quan gjendjen e civilëve ‘të padurueshme’

0

Rreth 70 njerëz janë vrarë në sulmet ajrore izraelite gjatë ditës së kaluar, thanë zyrtarët shëndetësorë në Gaza, pasi fushata e ripërtërirë e Izraelit në veri të rripit, nuk tregon asnjë shenjë ngadalësimi pavarësisht ringjalljes së bisedimeve të armëpushimit pas një ndërprerjeje tre-mujore.

Një person u vra kur një kamion u përplas në një stacion autobusi në Ramat Hasharon, në veri të Tel Aviv, të dielën, në atë që policia izraelite po e trajton si një sulm të dyshuar terrorist.

Rreth 40 persona u plagosën në shkallë të ndryshme, disa rëndë dhe u dërguan në spitalet aty pranë, tha policia.

Grupet militante palestineze Hamas dhe Xhihadi Islamik, lavdëruan sulmin e dyshuar, por nuk e morën përsipër atë.

Shoferi i kamionit ishte një shtetas palestinez i Izraelit, tha policia dhe u “neutralizua” nga kalimtarët që mbanin armë zjarri.

Gjithashtu të dielën, ushtria izraelite tha se një palestinez u vra pasi u përpoq të godiste me thikë një grup ushtarësh në qytetin Hizma të pushtuar në Bregun Perëndimor.

Informacioni rreth situatës në Gazën veriore është bërë gjithnjë e më sporadik dhe i vështirë për t’u verifikuar pasi sulmi i ri tokësor dhe ajror i Izraelit me fokus në Jabaliya, Beit Lahiya dhe Beit Hanoun, hyn në javën e katërt.

Shërbimet e internetit dhe telefonit janë ndërprerë për orë të tëra dhe punonjësit e mbrojtjes civile nuk kanë mundur të arrijnë në vendet e sulmeve të fundit për shkak të rrethimit gjithnjë e më të fortë të forcave izraelite dhe sulmeve ndaj ekuipazheve të tyre.

Forcat izraelite të mbrojtjes (IDF) u tërhoqën nga spitali Kamal Adwan, një nga vetëm tre që ende operojnë në zonë, të dielën në mëngjes, pasi bastisën kompleksin një ditë më parë. Stafi tha se dhjetëra punëtorë shëndetësorë meshkuj dhe disa pacientë ishin arrestuar.

Numri i të vdekurve nga një sulm ajror izraelit në Beit Lahia të shtunën në mbrëmje u rrit në 40 të dielën, sipas agjencisë palestineze të lajmeve Wafa.

Një tjetër sulm në shtëpi në Jabaliya të dielën në mëngjes vrau 20 njerëz dhe 11 të tjerë u vranë në bombardimin e një shkolle të kthyer në strehë në zonën Shati të qytetit të Gazës, tha ministria e shëndetësisë në territorin e kontrolluar më parë nga Hamasi.

Në deklarata, IDF tha se ata kishin “eliminuar mbi 40 terroristë” në Jabaliya dhe ata kundërshtuan numrin e të vdekurve në Beit Lahiya, të cilat ata thanë se nuk ishin në përputhje me “municionet e sakta” të përdorura.

Në një deklaratë të dielën, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, e quajti gjendjen e rëndë të civilëve të bllokuar nga luftimet në Gazën veriore “të padurueshme”.

“Sekretari i Përgjithshëm është i tronditur nga nivelet e tmerrshme të vdekjeve, lëndimeve dhe shkatërrimeve në veri, me civilë të bllokuar nën rrënoja, të sëmurë dhe të plagosur që shkojnë pa kujdes shëndetësor dhe familje që u mungon ushqimi dhe strehimi”, tha zyra e tij.

Regjistrimi i popullsisë, ja sa shqiptarë jetojnë në Mal të Zi

0

Vetëm 4.97 për qind e qytetarëve në rezultatet e fundit të regjistrimit të popullsisë në Mal të Zi, janë deklaruar shqiptarë.

Si rrjedhojë pjesa tjetër vijojnë 41.1 për qind të deklaruar malazezë, ndërsa 32.9 për qind si serbë.

Krahasuar me regjistrimin e parafundit, numri i shqiptarëve qëndron mirë: më 2011 ishin 4.91%, apo 30.439, ndërsa tani janë 30.978.

Në regjistrimin e fundit, rreth 2.8% e popullsisë nuk u deklaruan.

Sipas referencave në Mal të Zi, jetojnë 623.633 banorë, që do të thotë 0.6% më shumë se në vitin 2011.

Këto shifra rezultojnë nga regjistrimi i fundit i popullsisë që u bë në dhjetor të vitit 2023, të publikuara sot nga Drejtoria e Statistikave të Malit të Zi, e njohur si MONSTAT.

Kush është kjo…?

0

storm•/bizz: Tani që është ndërruar ora dhe mund t’ju bie të qëndroni më gjatë zgjuar… relaksoni shikimin me sensualitetin e këngëtares shqiptaro-britanike me famë botërore, Dua Lipa.

Në disa foto të fundit të saj, që po qarkullojnë në rrjet, ajo duket kaq e bukur dhe e tonifikuar sa ju lë imagjinatën zgjuar gjatë gjithë netëve të vjeshtës! 😊

Faton Peci paditet për shpifje (Dokumenti i plotë)

0

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci së shpejti mund të jetë i pranishëm para organeve të drejtësisë.

Vidhet djathë super i shtrenjtë, dyshohet se u dërgua në Rusi

0

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Angli.

Ndryshe kur hajnat synojnë të vjedhin gjëra të shtrenjta dhe me vlerë, por kësaj radhe ata jenë kujdesur të vjedhin djathë.

Jamie Oliver nga Neal’s Yard Dairy kishte menduar se personat që kishin ardhur të merrnin 950 rrota tw djathit apo 22 tonë.

Gjithë kjo sasi kap shifrën e 300 mijë funteve.

Neal’s Yard konfirmoi se i kishte dorëzuar 950 rrota të djathit çedar tek mashtruesit e dyshuar që paraqiteshin si shpërndarës me shumicë për një shitës me pakicë franceze, përpara se të kuptonte se çfarë kishte ndodhur.

Rrotat përfshinin tre çedarë artizanë, duke përfshirë Hafod Welsh, Westcombe dhe Pitchfork.

Derisa policia ka nisur hetimet për ngjarjen, Neal’s Yard, u bëri thirrje shitësve të djathit në mbarë botën që t’i kontaktojnë nëse dyshojnë se u është shitur djathi i vjedhur, veçanërisht çedarët e lidhur në një format 10 kg ose 24 kg me etiketat e shkëputura.

Detajet e plota të vjedhjes nuk janë bërë plotësisht publike, por një raport sugjeroi se porosia ‘jashtëzakonisht e madhe’ ishte bërë përmes telefonit nga një njeri që pretendonte se ishte një blerës legjitim.

Sipas Sunday Times, drejtoresha menaxhuese e Neal’s Yard dhe bashkëpronarja Sarah Stewart tha se ata kishin pyetur kolegët në industri për blerësin dhe kishin marrë reagime të mira, së bashku me një kontratë që përmbante “informacion shumë bindës”.

Disa raporte sugjerojnë se grabitja mund të jetë organizuar nga kriminelët që kërkojnë të kontrabandojnë djathin në Rusi, pasi ushqimet luksoze janë të vështira për t’u mbajtur, pasi Moska ndaloi importet në përgjigje të sanksioneve të BE-së.

PDK fton seancë të jashtëzakonshme

0

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën me fillim nga ora 12:00, në emër të 41 deputetëve të opozitës do të mbahet një seancë e Jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës.

“Për të trajtuar keqpërdorimet e rreth 11 milionë eurove të faljes së kundërligjshme të borxheve të kompanive ambalanzhuese të ujit nga Qeveria e Kryeministrit Albin Kurti, për të cilin rast tashmë ka edhe të arrestuar, e procesi është nën hetime penale. Në këtë seancë, domosdoshmërisht do të trajtohet edhe udhëheqja e kundërligjshme e sistemit tonë energjetik nga Dejona Mihali”, ka njoftuar shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.

U dhanë tetë gola, por u ndanë në paqe

0

Interi dhe Juventusi kanë dhuruar një spektakël të rrallë në “San Siro”, në duelin e mbyllur me shifrat 4-4 mes dy skuadrave që rivalizojnë për titullin kampion në Serinë A.

Sfida nisi e ndezur që në pjesën e parë, pasi Interi kaloi ne avantazh me penalltinë e ZIelinskit, por u përmbys nga golat e Vlahovicc dhe Ueah.

Mkhitarian dhe penalltia e dytë e Zielinskit sollën përmbysjen zikaltër para fundit të pjesës së parë që u mbyll me shifrat 3-2.

Në fraksionin e dytë të lojës, Interi gjeti edhe golin e katërt me anë të Dumfirs dhe shpërdoroi disa mundësi për të pestin.

Kur nuk shënon do ta pësosh dhe kjo u vërtetua më së miri pas morisë së rasteve të humbura, kur Jilldiz i futur nga pankina shënoi dy herë radhazi në portën e Zomër, për të vulosur një barazim spektakolar 4-4 mes dy skuadrave.

Haradinaj kërkon përshpejtimin e anëtarësimit të Kosovës në NATO në takimin me zyrtarin e lartë amerikan

0

Ramush Haradinaj takon Ndihmës Asistentin e Sekretarit të Shtetit në SHBA, diskutohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, po zhvillon një vizitë zyrtare në SHBA, ku sot në mëngjes, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar, bëri të ditur se ka takuar Alexander Kasanof, Ndihmës Asistent i Sekretarit të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Evroazisë.

Gjatë takimit në Departamentin Amerikan të Shtetit, Haradinaj dhe z. Kasanof diskutuan zhvillimet politike në Kosovë në një atmosferë të hapur, përmbajtësore dhe miqësore.

Haradinaj falënderoi z. Kasanof, administratën amerikane dhe Ambasadën e SHBA-së në Kosovë për mbështetjen e vazhdueshme dhe përkushtimin e tyre maksimal ndaj Kosovës.

Ai theksoi nevojën për një kontratë afatgjatë që synon anëtarësimin e përshpejtuar të Kosovës në NATO, duke e cilësuar këtë si një hap thelbësor për sigurinë dhe paqen e qëndrueshme në rajon.

Gjithashtu, Haradinaj vlerësoi lidershipin dhe angazhimin amerikan si kyçe për një marrëveshje strategjike mes Kosovës dhe SHBA-së dhe për përparimin e vendit drejt integrimit euro-atlantik.

Haradinaj përmendi arritjet e Kosovës që nga vitet ’90, përfshirë luftën çlirimtare dhe procesin e shtetndërtimit, duke theksuar se këto janë arritur në partneritet të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Anëtarësimi i Kosovës në NATO, sipas tij, duhet të jetë një fitore e përbashkët.

Trondit njerku i mbretit Charles: Është në gjendje të rëndë nga kanceri

0

storm•/Mbretëria e Bashkuar: Tom Parker Bowles, djali i mbretëreshës Camilla i tha gazetës People, se diagnoza e kancerit të monarkut ka qenë “shumë shqetësuese”.

Mbreti ka një formë të pazbuluar kanceri për të cilën po merr trajtim javor.

Megjithatë, ky trajtim u ndërpre gjatë udhëtimit të tij në hemisferën jugore javën e kaluar.

“Është një sëmundje e tmerrshme dhe kur dikush afër jush e merr atë në çfarëdo cilësie, është një gjë shumë shqetësuese. Por nëna ime është gjithashtu e fortë. Ajo e mbështet atë në çdo mënyrë. Mendoj se është e mrekullueshme të kesh pranë vetes dikë që e do”, tha Parker Bowles.

“Ai po bën atë që mundet. Ai po ndjek këshillat e mjekëve të tij”.

Mbreti Charles po planifikon të kthehet në një “program të plotë” të turneve pranverore dhe vjeshte në vitin 2025, raporton Sunday Times.

Ende duke marrë trajtim për një kancer të paspecifikuar, Charles “shpreson të mbijetojë mjaftueshëm” për t’u kthyer në Samoa, ku Charles mori pjesë në mbledhjen e krerëve të qeverisë së Commonwealth (CHOGM) ditët e fundit pas një fluturimi të parë të profilit të lartë në Australi.

Kush po fiton në Veri? Bisedë Ekskluzive me ish-Kryeinspektorin Burim Ramadani

0

Storm sjell një bisedë ekskluzive dhe të hapur në emisionin “Kush Ka të Drejt?” me ish-Kryeinspektorin e Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës, Burim Ramadani.

Në këtë episod, do të diskutojmë si kurrë më parë për Veriun e Kosovës:

Kush po fiton aty? A kanë të drejt të lavdërohen apo të kritikohen qeveria dhe opozita për situatën në Veri? Çfarë ndodhi në Bajnskë dhe cili është roli i urës së Ibrit në relacionet e Kosovës me NATO-n.

A ishte rrezik shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme dhe përplasja me KFOR-in për këtë urë? A po përdoret policia në Veri për të fituar zgjedhjet politike në Jug?

Si po i justifikon qeveria kontaktet me Radojiçiqin, njeriun në listën e zezë? A janë kërcënimet e ambasadorit amerikan kundrejt qeverisë serioze?

Përgjigjet në këto dhe shumë pyetje tjera, i dëgjoni në podcastin Storm, të dielën në ora 20:30.

Mos e humbisni!