spot_img
E martë, 23 Dhjetor, 2025
15:55
Home Blog Page 1713

Kurti kërkon më shumë bashkëpunim me Francën

0

Kryeministri  Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe bashkë me Ambasadorin e Francës në Kosovës, Olivier Guérot, mori pjesë në ceremoninë e lansimit të projektit GENESIS, bashkëpunim ndërmjet Festivalit Anibar dhe Institutit Francez në Kosovë në mbështetje nga Ministria për Evropë dhe Punë të Jashtme e Francës.

Duke e cilësuar këtë si një nismë, e cila i ndihmon të rinjtë e Kosovës të zhvillojnë aftësitë e tyre në industrinë kreative, kryeministri tha se ajo gjithashtu forcon bashkëpunimin tonë me Francën, një shtet partner e mik, veçanërisht me Ministrinë për Evropë dhe Punë të Jashtme si dhe me Institutin Francez në Kosovë.

Në fjalën e tij, kryeministri tha se Qeveria e Republikës së Kosovës qëndron e përkushtuar për ngritjen e kapaciteteve dhe mbështetjen e artit të pavarur në vendin tonë, duke përmendur këtu masat konkrete, si miratimi i Ligjit të ri për Kulturën dhe rritjen e buxhetit për skenën e pavarur nga një milion euro sa ishte në vitin e 2019, në nëntë milionë euro tash kur po flasim.

Projekti GENESIS, me fokusin e tij në edukimin dhe fuqizimin e të rinjve, është një dëshmi e qartë se kultura jonë po shkon edhe drejt pavarësisë edhe drejt inovacionit. Ky projekt përforcon edhe më tej lidhjen me skenën e pavarur dhe partnerët ndërkombëtarë, si Franca, duke krijuar ura të reja ndërveprimi dhe duke sjellë edhe përvoja të vlefshme për rininë tonë.

Në fund të fjalës, kryeministri u zotua se Qeveria do të vazhdojë punën për zhvillimin e qëndrueshëm të këtij sektori, si një pjesë e rëndësishme e rritjes kulturore dhe ekonomike të vendit tonë, derisa theksoi faktin se gjashtë ministri janë bashkuar për të hartuar strategjinë e Ekonomisë Kreative, përmes së cilës do të shtohet potenciali kreativ i individëve dhe i industrive kulturore, duke dizajnuar veprime të cilat e transformojnë vendin tonë.

Si ta përdorni kungullin si kurë për fytyrën tuaj?

0

Sado e çuditshme t’ju duket, aplikimi i kungullit në fytyrë mund të jetë jashtëzakonisht i dobishëm.

Sipas ekspertëve, kungulli është i pasur me acide alfa hidroksi, të cilat ndihmojnë në eksfolimin dhe rinovimin e lëkurës.

Ai gjithashtu përmban nivele të larta të antioksidantëve të tillë si likopeni, të cilët mbrojnë lëkurën nga dëmtimet e radikalëve të lira.

Është plot dhe me vitaminë C, e cila është shumë e rëndësishme për lëkurën.

Krahas forcimit të sistemit imunitar, gjithashtu vitamina C lufton dëmtimin e diellit dhe parandalon rrudhat.

Përveç këtyre, kungulli është i pasur me vitaminë E, e cila lufton inflamacionin, zvogëlon poret dhe kontrollon yndyrën e tepërt duke parandaluar shfaqjen e puçrrave dhe pikave të zeza.

Si mund ta përdorni?

Pastroni fytyrën një ose dy herë në javë me një maskë që mund ta përgatisni me këto përbërës:

  • 1 filxhan kungull
  • ½ filxhan kos
  • 2 lugë gjelle sheqer kaf
  • 1 lugë gjelle mjaltë

Aplikojeni në fytyrë dhe e masazhoni me kujdes për disa minuta.

Komentuesit ia thonë këto gjëra z. Haradinaj, pas reagimit të tij për kryetarin e Pejës, Muhaxherin

0

storm•/Komente: Ramush Haradinaj, dy herë kryeministër i Kosovës, duket se po përgatitet për një tjetër garë për këtë post në zgjedhjet e shpallura për 9 shkurt 2025. Vetëm dy ditë më parë, kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, raportoi një sulm fizik ndaj tij, ku të dyshuarit tashmë janë arrestuar nga policia. Haradinaj, i njohur për marrëdhëniet shpesh të tensionuara me Muhaxherin, përshëndeti reagimin e shpejtë të institucioneve dhe dënoi ashpër sulmin, duke theksuar nevojën për një ndëshkim të rreptë ndaj dhunuesve dhe për zbardhjen e motiveve të këtij sulmi. Ai shtoi se ishte lehtësuese që kryetari Muhaxheri ishte mirë me shëndet.

Në profilin e Haradinajt në Facebook, një pjesë e madhe e komenteve nga ndjekësit kanë vërejtur se Muhaxheri, gjatë fushatave të kaluara elektorale, ka qenë kritik ndaj Haradinajt, duke ngritur akuza ndaj tij dhe familjes së tij. Komentuesit sugjerojnë se ky reagim mund të jetë një shenjë për një bashkëpunim të mundshëm mes LDK-së dhe AAK-së në Pejë. Kujtojmë që Muhaxheri ka qenë dikur drejtor komunal në një koalicion AAK-Partia Ora, kjo e fundit e udhëhequr nga Veton Surroi, i cili ishte një figurë e rëndësishme në atë botë në proceset për pavarësinë e Kosovës.

Provokon xhandarmëria serbe

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se rreth orës 18:20, tek pala serbe në stacionin policor kufitar në Merdar është vërejtur një veturë e tipit Land-Rover me targa të Serbisë që dyshohej të jetë e xhandarmërisë serbe!

“Sipas informacioneve nga kompetentët aty shiheshin 4 (katër) pjesëtarë të xhandarmërisë serbe, të cilët kanë qëndruar rreth 10 (dhjetë) minuta tek hyrja e objektit te pala serbe. Të njëjtit janë larguar duke shkelur vijën ndarëse kufitare që në fakt përbënë shkelje të marrëveshjes për IBM-në, ka për qëllim provokimin apo krijimin e ndonjë incidenti ndërshtetëror”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës ka kërkuar nga autoritetet relevante ndërkombëtare që të ndërmarrin veprime të nevojshme për ruajtjen e stabilitetit dhe respektimin reciprok të marrëveshjeve qe ndërlidhen me menaxhimin e integruar kufitar dhe me sigurinë në përgjithësi.

“Policia e Kosovës është duke kryer detyrat e saj ligjore në funksion të ruajtjes së qetësisë, stabilitetit dhe menaxhimin profesional të kufijve shtetëror në bazë të mandatit të saj Kushtetues dhe duke respektuar marrëveshjet ndërkombëtare për menaxhim të integruar kufitar, përderisa mbetet e përkushtuar në ruajtjen e sovranitetit dhe do të reagoj me profesionalizëm ndaj çdo akti kundërligjor, kundër kushtetues apo që cenon marrëveshjet ndërkombëtare për menaxhim kufitar”, thuhet tutje në njoftim.

Rrëfimi prekës i Burimit për jetën dhe sfidat

0

Banori i Big Brother VIP Kosova 3, Burim Vatovci, është bërë banori i parë që e ka dhënë rrëfimin e tij për jetën personale.

Rrëfimi i Burimit ishte mjaft prekës, për sfidat që ai i ka kaluar qysh nga fëmijëra e deri në moshën e sotme.

Ai tregonte se si kur dilte me babain e tij, Agim Vatovcin, kanë pasur ofendime nga fëmijë të tjerë.

Burimi e tregoi edhe problemin shëndetësor që ai e ka me njërin sy dhe arsyen pse e ka këtë problem.

Në këtë natë u hap për herë të parë Dhoma e surprizave në Big Brother VIP Kosova 3.

Aty e priste vëllai Egzoni për ta takuar.

Egzoni i dha shumë kurajo Burimit, duke treguar se sa shumë e do.

Takimi përfundoi me shumë emocion dhe Burimi u zotua se do shkojë tutje me forcë pasi takoi vëllain.

Zbulohet i dashuri i Angelina Jolie

0

Raportohet se romanca e përfolur e Angelina Jolie me reperin britanik Akala po vazhdon.

Ylli 49-vjeçar, sipas burimeve të gazetës Sun, e solli fshehurazi muzikantin 40-vjeçar në suitën e saj të hotelit ku ajo po qëndronte në Londër javën e kaluar.

“Çifti kaloi natën e së mërkurës dhe të enjtes së bashku në hotel dhe nuk u larguan”, tha burimi, duke shpjeguar se Akala mbërriti në hotel dy orë pas mbërritjes së aktores.

”Akala doli fshehurazi nga hoteli me një nga makinat e Angelina të premten, vetëm disa orë para premierës së filmit të saj të ri”, shtoi burimi, duke iu referuar filmit biografik të Maria Callas, i cili u transmetua në Festivalin e Filmit në Londër.

”Ata përdorin makina të ndara dhe hyrje sekrete për të mbajtur marrëdhënien e tyre të fshehtë, por është një marrëdhënie e vërtetë”, vuri në dukje ai.

Aktorja hollivudiane dhe reperi morën pjesë të dy në festivalin e filmit, ndonëse u fotografuan duke mbërritur veçmas.

Sipas raportit, pas premierës, ata shkuan për një darkë romantike në Soho House.

Jolie dhe Akala kanë qenë të lidhur që nga maji 2024, kur muzikanti mori pjesë në Festivalin Letrar Calabash në Xhamajka me Jolie dhe vajzat e saj Zahara dhe Shiloh.

Atifete Jahjaga dhe Emine Çunmulaj e bëjnë bashkë një…

0

Atifete Jahjaga dhe Emine Çunmulaj Pozojnë së Bashku në Ditën e Përshtatshme për Dafina Zeqirin

Ja çfarë i publikon Sali Berisha, Edi Ramës

0

Ti je në rrugën e të atit xhelat!

Berisha publikon librin e babait të Edi Ramës, mund të rindez tensionet politike para zgjedhjeve në Shqipëri


storm•/Shqipëri: Në prag të zgjedhjeve të ardhshme në Shqipëri, situata politike po bëhet gjithnjë e më e tensionuar, me ish-kryeministrin Sali Berisha që ka rritur sulmet ndaj kryeministrit aktual Edi Rama. Pavarësisht se fushata zyrtare nuk ka filluar ende, tonet janë bërë më të ashpra dhe ofendimet më të drejtpërdrejta.

Foto: Kopertina e nje libri, te cilin shihet se e ka shkruar babai i kryeministrit aktual te Shqipërisë, Edi Rama, Kristaq Rama. E njejta eshte publikuar nga ish/kryeministri, Sali Berisha, qe poashtu akuzohet se i ka sherbyer regjimit te Enver Hoxhes

Së fundmi, Berisha ka publikuar një libër të shkruar nga Kristaq Rama, babai i Edi Ramës, i cili mendohet të jetë hartuar gjatë regjimit komunist të Enver Hoxhës. Në librin “Punëtori i Partisë”, duket qartë ndikimi i ideologjisë së kohës dhe përfshirja e babait të Ramës në strukturat e regjimit komunist. Kjo publikim ka ngjallur debat të gjerë, duke u përdorur nga Berisha si një armë politike kundër Ramës.

Tensionet rreth lidhjeve me regjimin komunist janë një temë e vjetër në politikën shqiptare, ku Berisha vazhdimisht mbron veten nga akuzat për bashkëpunim me regjimin, ndërsa Rama mbetet në mbrojtje të figurës së babait të tij. Këto akuza dhe kundërakuza pritet të përshkallëzohen ndërsa zgjedhjet afrojnë, duke përforcuar narrativat e të dyja palëve për të fituar mbështetjen e elektoratit.

Fushata zgjedhore e vitit të ardhshëm pritet të jetë ndër më të nxehtat në historinë politike të Shqipërisë, me përplasje të forta mes rivalëve të vjetër politikë.

Osmani takon Hovenierin, zbulohen temat e diskutimit

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier.

Sipas njoftimit Osmani e Hovenier diskutuan për zhvillimet e fundit në vend, teksa u diskutua edhe për mundësitë e bashkëpunimit në fushat e interesit të përbashkët.

“Duke u nisur nga vizita e fundit e Presidentes Osmani në SHBA, u theksuan mundësitë e bashkëpunimit në fusha të interesit të përbashkët, përfshirë çështjet e sigurisë, zhvillimin ekonomik, investimet amerikane dhe zhvillimin e mëtejshëm të ekosistemit digjital në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Policia konfiskon drogë në vlerë të 450 mijë eurove

0

Policia e Kosovës, gjegjësisht, Drejtoria e Hetimit të Trafikimit me Narkotikë, pas angazhimeve operative dhe hetimore në terren dhe në koordinim me institucionet kompetente ligjzbatuese, me datën 21.10.2024, në rrugën magjistrale Fushë Kosovë-Prishtinë, ka ndaluar një veturë të dyshuar për trafikim me substanca narkotike.

Gjatë operacionit policor të koduar “007”, Policia e Kosovës ka ndaluar një veturë të dyshuar me targa vendore, të cilën e drejtonte personi i dyshuar Z. J., shtetas kosovar, ku gjatë kontrollit të veturës së tij, në bagazh janë gjetur 10 kilogramë e 224 gramë, substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, me vlerë të tregut 450000 (katërqind e pesëdhjetë mijë euro).

Lidhur me rastin, në koordinim dhe me urdhër të prokurorit kompetent të krimeve të rënda, është kryer bastisje në shtëpinë e personit të dyshuar në komunën e Graçanicës.

Gjatë këtij operacioni policor në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar:
• 10 kilogramë e 224 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë,
• një veturë me targa vendore,
• 1445 (njëmijë e katërqind e katërdhjetë e pesë euro),
• 8970 (tetëmijë e nëntëqind e shtatëdhjetë dinarë),
• dy telefona celularë,
• 17 (shtatëmbëdhjetë kartela grafike për prodhimin e kriptovalutave) të konfiskuara nga

Dogana e Republikës së Kosovës.

Në konsultim me prokurorin kujdestar i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe është inicuar rasti për veprën penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve substancave psikotrope dhe analoge’.