spot_img
E martë, 23 Dhjetor, 2025
12:04
Home Blog Page 1715

Institucioneve u kërkohet të thellojnë partneritetin strategjik me aleatët Euro-Atlantik

0

Këshilli i Ambasadorëve të Kosovës ka zhvilluar Kuvendin e rregullt vjetor, gjatë të cilit është diskutuar mbi veprimtarinë e tij gjatë vitit 2024 dhe janë prezantuar raportet përkatëse të punës dhe aspekteve organizative.

Siç bëhet e ditur në njoftim Këshilli i Ambasadorëve të Kosovës shpreh gatishmërinë për t’i ofruar mbështetje të plotë institucioneve të Republikës së Kosovës në çështjet e politikës së jashtme dhe fusha të tjera në përputhje me natyrën e Këshillit dhe ekspertizën e anëtarëve të tij.

“Gjatë punimeve të Kuvendit të Këshillit të Ambasadorëve të Kosovës, anëtarët e tij konfirmuan gatishmërinë dhe përkushtimin e tyre për të vënë në dispozicion potencialin, përvojën dhe kontaktet e tyre në dobi të interesave të shtetërore të Republikës së Kosovës.”, thuhet në njoftim.

Gjatë këtij Kuvendi Këshilli i Ambasadorëve të Kosovës miratoi deklaratën në lidhje me kërcënimin në rritje si pasojë e sfidimit të rendit ndërkombëtar dhe politikat rajonale.

“Duke pasur parasysh zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare si dhe sfidave që ato sjellin për Republikën e Kosovës, Këshilli i Ambasadorëve të Kosovës rithekson nevojën që Republika e Kosovës të angazhohet maksimalisht për thellimin e aleancave strategjike dhe zgjerim të mbështetjes ndërkombëtare. Në mënyrë të veçantë, Këshilli i Ambasadorëve të Kosovës vë në pah domosdoshmërinë që – krahas fuqizimit të brendshëm të shtetit të Kosovës dhe të konsolidimit të sovranitetit, të avancohet integrimi në sistemin ndërkombëtar.”, thuhet ndër tjerash në këtë deklaratë.

Deklarata e plotë:

Këshilli i Ambasadorëve të Kosovës po përcjellë me vëmendje dhe shqetësim zhvillimet e paprecedentë ndërkombëtare të viteve të fundit, me theks të veçantë në Evropën Lindore por edhe krizat e tjera aktuale dhe të mundshme. Këshilli vlerëson se efektet e këtyre zhvillimeve janë të pashmangshme në tërë globin dhe veçanërisht në Ballkanin Perendimor, me implikime të mundshme edhe për pozicionin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

Agresioni i paprovokuar i Federatës Ruse kundër Ukrainës ka shkaktuar luftën më të madhe në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore dhe ka sfiduar rrënjësisht rendin ndërkombëtar. Politika revizioniste e proklamuar në vazhdimësi nga Presidenti i Rusisë Vladimir Putin po zhvillohet në trajtën e agresionit ushtarak, krahas lufës hibride dhe mbështetjes për partitë ekstremiste të të gjitha ngjyrimeve ideologjike, për destabilizim të vendeve perëndimore. Situata është më e rrezikshme sesa që ka qenë ndonjëherë pas përfundimit të Luftës së Ftohtë. Ekonomia ruse është shndërruar tërësisht në ekonomi lufte për të cilën ka mbështetjen edhe të Kinës. India, Kina dhe vendet e jugut global nuk janë rreshtuar me perëndimin sa i përket agresionit rus dhe kërkojnë të përfitojnë nga mundësia për të blerë burime minerale dhe energji më lirë.

Përshkallëzimi i konflikteve në Lindje të mesme dhe në Ukrainë po rivendos vija të reja ndarëse që çojnë drejt një rendi të ri ndërkombëtar. Ka mobilizm të madh të vendeve autoritare dhe totalitare kundrejt vendeve që përqafojnë vlerat e demokracisë dhe lirisë. Shumë vende kanë qëndrim neutral ndaj Ukrainës dhe nuk i kanë vënë sanksione Rusisë. Ka përpjekje për të krijuar sisteme paralele bankare dhe drejt dedollarizimit të ekonomisë globale, për zgjerim të BRICS dhe mobilizim rreth termit “jugu global”. Periudha e pas-luftës së ftoftë kur vlerat demokratike perëndimore mbizotëronin është sfiduar dhe rendi botëror është duke hyrë në fazë të re.
Ballkani Perëndimor mbetet hapësira më jo-stabile në kontinentin European dhe më i ekspozuar ndaj ndikimit të Rusisë dhe fuqive tjera, të treta. Si i tillë, rajoni ynë është i ekspozuar ndaj skenareve destablizues të projektuara në Moskë dhe vende tjera të treta të cilave nuk u shkon për shtati ankorimi i fuqishëm i Ballkanit Perëndimor në strukturat dhe vlerat Euro-Atlantike.
Ballkani Perëndimor mbetet një rajon strategjikisht i rëndësishëm për stabilitetin e hapësirës Euro-Atlantike. Çfarëdo ngecie në integrimet Euro-Atlantike të rajonit krijon hapësirë për rritje të ndikimeve destabilizuese përmes investimeve ekonomike, aleancave politike, mbështetjes së lëvizjeve nacionaliste dhe anti-perëndimore, apo rrymave radikale fetare. Kjo e vë Ballkanin Perëndimor në një udhëkryq përplasjesh interesash gjeopolitike dhe sisteme vlerash konkurruese.

Përballë zhvillimeve politike ndërkombëtare të paprecedenta, është në interesin jetik të Republikës së Kosovës që të forcojë dhe avancojë kapacitetet e saj shtetëore dhe të thellojë partneritetin me aleatët Euro-Atlantik. Kjo bëhet edhe më e domosdoshme në dritën e përpjekjeve të vazhdueshme të Republikës së Serbisë për minimin e shtetit të Kosovës qoftë përmes metodave të dhunshme, siç ishte rasti me sulmin terrorist në Banjskë në shtator të vitit të kaluar, apo me veprime të tjera në të kaluarën, siç ishte me trenin provokativ që ishte nisur drejt Kosovës në ditët e fundit të mandatit të Presidentit Obama. Banjskën nuk duhet parë si incident të shkaktuar nga revolta siç pretendon Serbia, por si një politikë e cila ka pritur momentin për të provuar shkëputjen e territorit të Kosovës dhe për ta destabilizuar atë. Serbia në mënyrë të hapur ka shpallur projektin hegjemonist “Bota Serbe”.

Në gjashtëmëbëdhjetë vite të ekzistimit si shtet i pavarur, Republika e Kosovës është dëshmuar si faktor stabiliteti rajonal, me orientim të patundur Euro-Atlantik. Republikën e Kosovës nuk e përbashkojnë me aleatët Perëndimor vetëm vlerat sublime të demokracisë politike dhe lirive individuale, por edhe interesat e përbashkëta të stabilitetit dhe integrimit të rajonit tonë në BE dhe NATO. Së këndejmi, integrimi i plotë i Ballkanit Perëndimor në BE dhe NATO do të lehtësonte realizimin e interesave shtetëtore të Republikës së Kosovës.

Duke pasur parasysh zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare si dhe sfidave që ato sjellin për Republikën e Kosovës, Këshilli i Ambasadorëve të Kosovës rithekson nevojën që Republika e Kosovës të angazhohet maksimalisht për thellimin e aleancave strategjike dhe zgjerim të mbështetjes ndërkombëtare. Në mënyrë të veçantë, Këshilli i Ambasadorëve të Kosovës vë në pah domosdoshmërinë që – krahas fuqizimit të brendshëm të shtetit të Kosovës dhe të konsolidimit të sovranitetit, të avancohet integrimi në sistemin ndërkombëtar.

Rasti Bellingham, zbulohet marrëveshja e veçantë mes madrilenëve dhe ekipit gjerman

0

Jude Bellingham është padyshim një prej blerjeve më të goditura që Real Madrid ka kryer sezonet e fundit.

Anglezi është një prej futbollistëve që në sajë të kualitetit të tij mund të bëjë diferencën tek skuadra e Ancelottit.

Ai u transferua nga Borussia e Dortmundit verën e 2023, për një vlerë afro 103 milionë euro.

Megjithatë e përditshmja spanjolle “AS” ka theksuar ditën e sotme se të dyja klubet ende nuk e kanë përfunduar transaksionet financiare mes njëri-tjetrit, kjo pasi Real Madrid ende duhet të paguajë për shërbimet e anglezit.

Sipas asaj që raporton “AS”, Real Madrid ka dakordësuar me gjermanët që do të duhet të paguajnë bonuse në vlerë financiare për çdo trofe ekipor apo individuale, që Bellingam dhe Real Madrid do të arrijnë në vazhdim.

Kështu që tani Real Madrid i ka paguar Dortmund afro 10 milionë euro për shak se “Los Blancos” fituan sezonin e shkuar La Ligën dhe Champions League.

Por madrilenët mund të jenë të detyruar të paguajnë akoma më shumë, nëse Bellingham i’a del të fitojë çmime indviduale të tilla si “Topi i Artë” apo “Këpuca e Artë”.

Sipas “AS” shifra totale e transferimit të Bellingam nga Dortmund tek Real Madrid mund të kap vlerën e 133,9 mln euro.

Pyetja që shtrohet në këtë rast është: A i’a ka vlejtur dhe a do ta justifikojë Jude Bellingam shumën e majme të paguar nga Real Madrid?

Zelensky tërhiqet: Putin mori atë që…?

0

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka tërhequr deklaratat e tij të fundit lidhur me mundësinë e sigurimit të armëve bërthamore për Ukrainën.

Rikthehen tensionet me Kinës dhe Tajvanit

0

Kina nisi stërvitjet e reja ushtarake në brigjet e Tajvanit në atë që e përshkroi si “ndëshkim” për një fjalim të mbajtur nga presidenti i këtij vendi, William Lai, kur ai u zotua të “rezistojë aneksimit” ose “shkeljes së sovranitetit tonë”.

Kina pretendon se ishulli vetëqeverisës i Tajvanit është i veti dhe presidenti i saj Xi Jinping është zotuar ta rimarrë atë me forcë nëse është e nevojshme.

Tajvani tha se zbuloi 34 anije detare dhe 125 avionë rreth ishullit gjatë së hënës.

Hartat e publikuara nga media shtetërore kineze, tregonin se forcat e saj ishin të pozicionuara në të gjithë ishullin. Ajo tha më vonë se stërvitjet ishin përfunduar me sukses.

Ushtria kineze, e njohur si Ushtria Çlirimtare Popullore tha se stërvitjet përfshinin të gjitha krahët e ushtrisë dhe ishin projektuar për të simuluar sulmin e Tajvanit nga toka, deti dhe ajri.

Kapiteni i lartë Li Xi, zëdhënës i Komandës së Teatrit Lindor tha se stërvitjet “testuan plotësisht aftësitë e integruara të operacionit të përbashkët” të trupave të saj.

Një deklaratë e mëparshme nga ministria e mbrojtjes tajvaneze dënoi lëvizjen kineze dhe tha se përparësia e saj ishte shmangia e përplasjeve të drejtpërdrejta, të cilat mund të përshkallëzojnë më tej qëndrimin. Ishujt periferikë u vunë në gatishmëri të lartë, shtoi ai.

Ministria e Jashtme e Kinës konfirmoi se kishte simuluar sulme ushtarake dhe bllokada portuale dhe e përshkroi pavarësinë e Tajvanit si “të papajtueshme” me paqen në rajon.

Një postim i rojës bregdetare kineze në llogarinë e saj në Weibo më vonë vuri në dukje se rruga e patrullës ishte në formën e një zemre.

Kina ka mbajtur disa stërvitje të mëdha ushtarake në brigjet e Tajvanit që nga viti 2022 dhe avionët e saj luftarakë hyjnë rregullisht në hapësirën ajrore të Tajvanit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënuan veprimet e Kinës, duke i cilësuar të pa justifikuara, derisa i bënë thirrje Kinës që të shmangë veprimet e mëtejshme që mund të rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në rajon.

Milaim Zeka, nga ezani tek puthja live

0

Opinionisti i Big Brother VIP Kosova 3, Milaim Zeka, vendosi të flas rreth pjesëmarrjes së Feros në shtëpi.

Aty u mundua të duket më ‘hoxhë se hoxha’.

Tha se ky program është hallall, e nuk përtoi të këndonte ezanin.

E pak minuta më vonë ndërroi gjithçka.

Duke qenë se Milaimi e feston ditëlindjen, në studio u ftua bashkëshortja e saj, e cila dha urimin live.

Më pas ishte Alaudin Hamidi që i kërkoi çiftit që të puthej, gjë që nuk mungoi.

Derisa debati për shqiptar të Shqipërisë dhe Kosovës u konsiderua si veprim për vota.

Po veprimi i dyfishtë i Milaimit si mund të quhet?

Meta kthen një mënyrë të sigurisë që e kishte larguar më parë

0

Kompania e Mark Zuckerberg do të fillojë të përdorë një mjet për njohjen e fytyrës në Facebook dhe Instagram për të luftuar mashtrimin dhe për të ndihmuar përdoruesit që kanë humbur aksesin në llogaritë e tyre, thuhet në një deklaratë.

Testi i parë do të përdorë njohjen e fytyrës për të zbuluar reklama të rreme që përdorin fytyrat e të famshmëve dhe figurave të tjera publike.

“Nëse sistemi ynë zbulon se mund të jetë një mashtrim me ngjashmërinë e një figure publike, ne do të përdorim teknologjinë e njohjes së fytyrës për të përputhur fytyrën në reklamë me fotot e profilit të atij personi publik në Facebook dhe Instagram. Nëse gjejmë një ndeshje, si dhe nëse reklama është mashtrim, do ta bllokojmë”, thotë Meta.

Kompania tashmë e ka aktivizuar këtë veçori për një numër të vogël të famshëm dhe figurash publike dhe do të fillojë të shtojë më shumë njerëz automatikisht në javët e ardhshme.

Megjithatë, individët do të kenë mundësinë të heqin dorë nga mbrojtja.

Meta tashmë ka disa sisteme për të kontrolluar reklamat për mashtrime të mundshme, por jo gjithmonë ia del mbanë sepse shumë kompani legjitime përdorin të famshëm dhe figura publike për të tregtuar produktet e tyre.

“Ky është një proces në kohë reale, më i shpejtë dhe më i saktë se rishikimi manual”, tha Monica Bickert, nënkryetare e përmbajtjes në Meta.

Përveç kësaj, Meta po teston edhe mjetet e njohjes së fytyrës për të zgjidhur një tjetër problem të kahershëm në Facebook dhe Instagram, që është rikuperimi i profilit.

Kompania po eksperimenton me një opsion “video selfie”, i cili i lejon përdoruesit të ngarkojnë një foto të tyre, pas së cilës Meta e krahason atë me fotot e profilit të tyre në rastet kur përdoruesit kanë probleme me profilet e tyre të kyçura.

Kompania gjithashtu do të përdorë mjetin për të parandaluar hakerët të hyjnë në llogari duke përdorur kredencialet e vjedhura.

Mjeti nuk do t’i ndihmojë të gjithë ata që humbasin aksesin në llogarinë e tyre në Facebook ose Instagram.

Shumë faqe biznesi nuk përmbajnë një foto të personit, kështu që në këtë rast do të jetë e nevojshme të përdoret metoda ekzistuese e rivendosjes së profilit Meta.

Bickert tha se procesi i ri do ta bëjë shumë më të vështirë për ata me qëllime të këqija.

Në të dyja rastet, Meta do të “fshijë menjëherë” të dhënat e mbledhura nga njohja e fytyrës, e cila përdoret për krahasim.

Gjithashtu, skanimet nuk do të përdoren për qëllime të tjera. Të famshmit do të jenë në gjendje të zgjedhin nëse duan apo jo mbrojtje nga reklamat false.

Historia e një mega-akulli që transformoi oqeanin

0

Në fund të vitit 2016, shkencëtarët vunë re një çarje në rritje të shpejtë që shtrihej nëpër raftin e madh të akullit Larsen C që derdhet në Detin Weddle nga Gadishulli i Antarktidës Perëndimore.

Brenda pak muajsh, çarja çoi në një nga ajsbergët më të mëdhenj të vërejtur ndonjëherë duke u shpërthyer në oqean.

Pllaka gjigante e akullit ishte më shumë se dyfishi i madhësisë së Luksemburgut, duke mbuluar një sipërfaqe prej më shumë se 5,700 km katrorë dhe ishte rreth 235m e trashë.

Për një vit, ky përbindësh mezi lëvizte, i bllokuar në përqafimin sezonal të akullit të detit Antarktik. Por më pas filloi të përshpejtohej në veri, i mbartur nga rrymat dhe erërat e oqeanit.

Iceberg A-68, siç i ishte caktuar emri, kishte nisur atë që do të ishte një odise epike katërvjeçare që e çoi atë nga akulli i detit Antarktik në një ishull të largët në Oqeanin Jugor.

A-68 do të bëhej gjithashtu një nga ajsbergët më të famshëm në botë kur, gjatë Krishtlindjeve të 2020, udhëtimi i tij u kap në mediat sociale dhe bota ra në dashuri me të.

Ndoshta të gjithë ishin paksa të çmendur nga bllokimet e Covid-19, por për çfarëdo arsye, fati i ajsbergut A-68 ndërsa kaloi nëpër Oqeanin Jugor ishte një ndjesi.

Madje ekzistonte mundësia e një përfundimi vërtet dramatik. Ekologët shqetësoheshin se akulli i madh, mund të përplasej me ishullin e Gjeorgjisë Jugore, duke shkatërruar ekosistemet lokale.

Ishulli i largët është një terren mbarështues për shumë specie të kërcënuara, duke përfshirë albatrosët.

Në vend të kësaj, ajsbergu gradualisht u shpërbë dhe u shkri përpara se të ndodhte më e keqja.

Me kalimin e viteve, ai u copëtua në copa më të vogla dhe lëshoi miliarda ton ujë të ftohtë e të ëmbël në oqean.

Duke bërë këtë, ai gjithashtu transformoi habitatin detar përreth tij, duke krijuar kushte unike që mbështesin një ekosistem të tërë të jetës.

Shkencëtarët pas lindjes dhe vdekjes së A-68 ishin në gjendje të gjurmonin se çfarë i bëjnë ajsbergë të tillë gjigantë oqeanit përreth. Për jetën e tij të shkurtër, kalimtare si një ajsberg, A-68 u bë një varkë shpëtimi e ngrirë për një gamë të gjerë speciesh.

Tani vëllimet e mëdha të të dhënave të mbledhura rreth A-68 janë analizuar nga shkencëtarët dhe është e mundur të tregohet historia e plotë e ajsbergut dhe ndikimi që pati në oqean.

Izraeli bombardon fshatin e pa kontrolluar nga Hezbollahu

0

21 persona mbetën të vrarë pas një sulmi ajror të ushtrisë izraelite në një ndërtesë apartamentesh në veri të Libanit, njoftoi Kryqi i Kuq Libanez.

Sulmi goditi një ndërtesë të vogël apartamentesh në fshatin Aito, i cili është pjesë e qendrës së krishterë të vendit në veri dhe larg zonave kryesore të ndikimit të grupit militant Hezbollah në jug dhe lindje.

Videot nga mediat libaneze treguan një shtëllungë të madhe tymi që ngrihej nga fshati kodrinor, me disa makina të shkatërruara pranë një ndërtese të dëmtuar rëndë, ndërsa njerëzit përpiqeshin të hiqnin trupat nga rrënojat.

Izraeli e kreu bombardimin një ditë pasi Hezbollahu vrau katër ushtar izraelit me anë të një sulmi me dron, si dhe plagosi rëndë shtatë të tjerë.

Ushtria izraelite nuk ka dhënë ende sqarime se cilat ishin arsyet e realizimit të këtij sulmi, ndërsa kryeministri Benjamin Netanyahu gjatë vizitës në bazën e ushtrisë dhe vizitës ushtarëve të plagosur u zotua për vazhdim të sulmeve ndaj Hezbollahun pa mëshirë, në çdo pjesë të Libanit, përfshirë edhe Bejrutin.

Elon Musk po mban kontakte të rregullta me Vladimir Putinin

0

Mediumi i njohur amerikan Wall Street Journal duke cituar “disa burime dhe ish-zyrtarë nga SHBA, BE dhe Rusia, ka shkruar se Elon Musk, njeriu më i pasur në botë dhe një kontraktor kryesor i mbrojtjes amerikane, “ka qenë në kontakt të rregullt me ​​presidentin rus Vladimir Putin që nga fundi i vitit 2022”.

Zyrtarët amerikanë nuk kanë ngritur asnjë shqetësim në lidhje me shkeljet e sigurisë nga Musk, tha për Journal një person në dijeni të bisedave Musk-Moskë, por “ata nuk i duan” kontaktet e tij me Putinin, duke pasur parasysh mbështetjen e qeverisë në raketat dhe satelitët SpaceX të Musk.

Diskutimet “preknin tema personale, biznes dhe tensionet gjeopolitike”, tha Journal, dhe në një moment, Putin i kërkoi Musk që “të shmangte aktivizimin e shërbimit të tij satelitor të internetit Starlink mbi Tajvan, si një favor për liderin kinez Xi Jinping”.

Musk nuk iu përgjigj kërkesës së WSJ për koment, por zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov mohoi se Putin ishte në kontakt të rregullt me ​​Musk.

Musk mund “të gjejë një rol në administratën Trump nëse ai fiton” dhe bisedimet e tij me Putinin “mund të sinjalizojnë ri-angazhim me liderin rus”, në përputhje me “dëshirën e shprehur të Trump për të arritur një marrëveshje mbi linjat kryesore të gabimeve”, shkroi gazeta.

Duke nënvizuar këtë pikë, WSJ raportoi veçmas të enjten se Rusia kishte “siguruar të dhëna për shënjestrimin për rebelët Houthi të Jemenit ndërsa ata sulmuan anijet perëndimore në Detin e Kuq me raketa dhe drone”, duke shkaktuar “ndërprerje të mëdha në tregtinë globale” dhe duke ndihmuar “të nxisin paqëndrueshmërinë nga Lindja e Mesme në Azi për të krijuar probleme për SHBA-në”.

Zbulohet data e fillon Big Brother Vip Albania

0

Edicioni i katërt i Big Brother VIP Albania bëhet e ditur se do të fillojë në muajin dhjetor.

Kështu ka njoftuar faqja zyrtare e Big Brother në një video të shpërndarë në Instagram.

“Big Brother VIP nga dhjetori”, thuhet në postim.

Megjithatë, nuk ka akoma një datë të saktë për fansat e këtij spektakli madhështor.

Edicionet e kaluara të këtij formati kanë rezultuar tejet të suksesshme, duke thyer rekorde shikueshmërie.

Në të parin fitues u shpall balerini Ilir Shaqiri, në edicionin e dytë Luiz Ejlli dhe të tretin e fitoi aktorja Egla Ceno.

Secili prej tyre ka qenë i veçantë, ka ngërthyer në vete përplot surpriza e ngjarje të jashtëzakonshme.