spot_img
E martë, 23 Dhjetor, 2025
09:51
Home Blog Page 1716

Kina reagon ashpër ndaj SHBA-së për paralajmërimet mbi Brazilin dhe planin “Brezi dhe Rruga”

0

storm•/Brazil: Ambasada kineze në Brazil kritikoi përfaqësuesen tregtare të SHBA-së, Katherine Tai, pasi ajo i sugjeroi Brazilit të “vlerësojë rreziqet” përpara se të bashkohet me nismën e Kinës. Tai këshilloi autoritetet braziliane të marrin në konsideratë ndikimet dhe rreziqet për ekonominë braziliane. Ambasada kineze e quajti këtë deklaratë si “mosrespektim të sovranitetit” dhe të bazuar në logjikë të gabuar, duke vënë theksin tek marrëdhëniet e forta tregtare mes dy vendeve.

Pavarësisht shqetësimeve të SHBA-së, qeveria e presidentit Lula vazhdon negociatat për anëtarësim, të mbështetura nga figura të rëndësishme si Celso Amorim dhe Dilma Rousseff.

Po rriten rastet e goditjes në tru

0

Ajo që mund të dyshojmë në mënyrë empirike konfirmohet nga një artikull i ri i National Geographic: numri i goditjeve në tru po rritet dhe ato po ndodhin edhe në moshat gjithnjë e më të reja (veçanërisht në kategorinë 45-64 vjeç ).

Edhe pse ritmet e mbijetesës dhe jetëgjatësia e të sëmurëve po rriten gjithashtu, fenomeni ngre shqetësime.

Por pse ndodh?

Është e rëndësishme që fillimisht të dihet se ”një goditje në tru mund të ndodhë në çdo moshë“, thekson doktori Omoye Imoisili, kreu i një studimi të ri të botuar në revistën Lancet Neurology.

Në popullatën globale, të përgjithshme, një në dhjetë vdesin nga goditja në tru, që është shkaku i tretë kryesor i vdekjeve pas sëmundjeve kardiovaskulare dhe COVID -19 .

Faktorët e rrezikut ndryshojnë, nga rritja e normave të obezitetit deri tek rritja e temperaturave për shkak të ndryshimeve klimatike, por të paktën një prej tyre është i zakonshëm në të gjitha vendet e botës dhe mendohet të jetë përgjegjës për më shumë se gjysmën e të gjitha goditjeve në tru: hipertensioni.

Për fat të mirë, është gjithashtu e lehtë për t’u monitoruar dhe vendosur.

“Nëse doni të bëni një gjë në të gjithë botën, nga mesi i Afrikës deri në Nju Jork, matni presionin e gjakut ”, rekomandon neurologu Matthew Schrag. Më pas kontrollohet nga një kombinim i ilaçeve dhe ndryshimeve të stilit të jetesës.

Konkretisht, hipertensioni kontribuon në 57% të goditjeve në tru në mbarë botën. Megjithatë, që nga viti 1990 kontributi i obezitetit në rrezikun e goditjes në tru është rritur me 88% dhe rritja e temperaturës me 72%.

Ndotja e ajrit vlerësohet të jetë përgjegjëse për 30% të goditjeve në tru, por ky faktor është reduktuar që nga viti 1990.

Ata që vuajnë sot kanë një shans më të lartë për të mbijetuar dhe një jetëgjatësi më të gjatë falë kujdesit dhe rehabilitimit më të mirë në çdo aspekt, por ata shpesh përballen me sfida në jetën e tyre të përditshme, si për veten ashtu edhe për kujdestarët e tyre.

Dhe në këtë rast, parandalimi është kura më e mirë.

Ata që vuajnë sot kanë një shans më të lartë për të mbijetuar dhe një jetëgjatësi më të gjatë falë kujdesit dhe rehabilitimit më të mirë në çdo mënyrë, por ata shpesh përballen me sfida në jetën e tyre të përditshme, si për veten ashtu edhe për kujdestarët e tyre.

Dhe në këtë rast, parandalimi është kura më e mirë.

Ndryshimi numër një në jetën tonë të përditshme për të parandaluar hipertensionin është reduktimi i konsumit të kripës, siç na kujton neurologu Valery Feigin, i cili vjen kryesisht nga ushqimet e hiper-përpunuara.

Pesha, hipertensioni, nivelet e ulëta të aktivitetit fizik, dieta, të gjitha këto ndryshime të stilit të jetesës janë të lidhura.

Kur bëni ndryshime pozitive në njërën, ndikoni edhe tek pjesa tjetër”, këshillon eksperti.

Mënyra të tjera për t’u mbrojtur nga goditjet në tru dhe probleme të tjera shëndetësore, pak a shumë të njohura, janë ndalimi i pirjes së duhanit, kufizimi i konsumit të alkoolit, kontrolli i kolesterolit dhe sëmundjeve kronike si diabeti.

Por edhe në rast të një goditjeje, zbulimi i hershëm mund të jetë shpëtimtar . Mjafton të vini re tre simptoma shumë karakteristike dhe të telefononi 166: fytyra varet, duart bien dobët dhe të folurit bëhet më i ngadalshëm ose i çuditshëm në çfarëdo mënyre.

Përplasje votash se kush është më shqiptar

0

Debati mes banorëve sa po shkon duke u shtuar në mes tyre.

Një përplasje e tillë kishte ndodhur mes tyre për Kosovën dhe Shqipërinë.

Vullneti i kishte thënë Mevlanit se po krijon brenda shtëpisë një ekip me banorë nga Shqipëria.

“Po mundohet me kriju një ekip të Shqipërisë, që për mua është absurde”, ishte shprehur Vullneti.

Kurse Mevlani më pasë pati një kundërpërgjigje.

“Këtu e kuptova çfarë urrejtje paska për Shqipërinë”, tha Mevlani.

Kurse Olta, është shprehur e ashpër ndaj Mevlanit dhe Rezit.

Sipas saj është e turpshme dhe e shëmtuar biseda e tyre.

“Është e tuprshmë, që kjo bisedë nis nga inate personale e djemve aty. Kanë përfshirë dy popuj, shyqyr që na u shkurtua rruga jemi më pranë njëri-tjetrit. Jemi një popunll, ka kohë që lobojmë për këtë gjë”, tha Olta.

“Është e shëmtuar kjo bisedë, s’më pëlqen fare as Rezarti as Mevlani që thonë ‘ju paskeni një urrejtje kaq të madhe për ne’”, shtoi Olta.

Prezantuesi i Big Brother VIP Kosova 3, Alaudin Hamiti, e ka bërë një deklarim të fortë në drejtim të banorëve.

Gjatë Prime-it, Dini ua tha direkt banorëve se “patriotizmin e keni vetëm për vota”.

Kurti flet për dialogun: Ne kemi marrëveshje tashmë

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot është pyetur nga gazetarët mbi “progresin e dialogut”, por ai tha se me Serbinë ka marrëveshje dhe jo vetëm bisedime.

“Për besë, ne kemi marrëveshje tashmë, jo vetëm dialog”, tha Kurti shkurt derisa po dilte nga Biblioteka Kombëtare.

Mbi përparimin në dialog, Kurti dje ka folur me ndihmëssekretarin amerikan e Shtetit për Europën dhe Euroazinë, James O’Brien, dje në një takim në zyren e tij.

Ndërkaq, më 24 tetor në Bruksel do të zhvillohen takimet e radhës në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi në nivel të kryenegociatorëve nën ndërmjetësimin e emisarit të Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak.

Tahiri: Perspektiva integruese e Kosovës është rrezikuar nga Qeveria Kurti

0

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë qeveria ka dështuar të bëjë të qartë se kush përfaqëson pro-evropianizmin dhe pro postulatet e NATO-s për siguri kolektive.

“Nga një vend i goditur nga sulme të sponsorizuara terroriste nga regjimi i Vuçiqit, dhe i cili publikisht ka hequr dorë nga obligimet e caktuara nga dialogu dhe marrëveshja, diplomacia e dështuar e kësaj qeverie jo vetëm që nuk ka arritur të bëjë të qartë se kush përfaqëson pro-evropianizmin dhe pro postulatet e NATO-s për siguri kolektive, por e ka zhytur Republikën e Kosovës në një rrugë pa krye dhe me perspektivë zero evropiane”, ka thënë Tahiri.

Sipas Tahirit,kjo qeveri i ka krijuar një terren të hapur Vuçiqit, “i cili, në një konferencë për shtyp me Ursula von der Leyen në Beograd, u shfaq deri aty sa në prezencë dhe miratim të heshtur nga ana e saj, të flasë se si gjatë viteve regjimi i tij ka sfiduar 27 liderë të vendeve të BE-së lidhur me qasjen e dyfishtë të Serbisë pro Rusisë dhe Kinës dhe me perspektivën e garantuar evropiane. Kjo përbën një skandal dhe një dëm historik që po e paguajmë shtrenjtë çdo ditë! Për të parë dhe u vërtetuar se çfarë ishin mesazhet e Presidentes së Bashkimit Evropian për përspektiven evropinane, duhet t’i dëgjoni fund e krye konferencat për media në Tiranë dhe Beograd, e tani e shihni se sa i është rrezikuar Kosovës përspektiva integriese”, ka përfunduar Tahiri.

Steinbaum: Krijimi i Asociacionit nga qeveria e Kosovës bie ndesh me Kushtetutën

0

Grupi për Politikat dhe të Drejtën Ndërkombëtare Publike në Uashington publikoi këto ditë një raport në të cilin thotë se kërkesat ndaj autoriteteve shtetërore të Kosovës për të themeluar Asociacionin e komunave me shumicë serbe bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës dhe se do të shkeleshin kompetencat që kjo kushtetutë ua jep autoriteteve komunale.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, njëri prej autorëve të raportit, Jason Steinbaum, i cili në të kaluarën ishte këshilltar i kryetarit të Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë të Dhomës Eliot Engel, i tha koleges Garentina Kraja se procesi i Asociacionit, i cili është çështja kryesore që ka shkaktuar përplasjet më të mëdha ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës, është politizuar dhe se rruga kushtetuese, përmes të cilit komunat mund ta krijojnë vetë asociacionin, është rrugëdalje nga ngërçi.

Zëri i Amerikës: Zoti Steinbaum, në raportin tuaj të ri të hartuar së bashku me profesorin Paul Williams, dolët në përfundimin se kërkesa për të krijuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë është në kundërshtim me kushtetutën dhe se ajo duhet të mos bëhet. Megjithatë krijimi i Asociacionit është çështje qendrore në përpjekjet e Shteteve të Bashkuara dhe BE-së për të normalizuar marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë? Përse mendoni se e kanë gabim?

Jason Steinbaum: Raporti ynë përshkruan procesin të cilin e parashtron Kushtetuta e Kosovës dhe Kushtetuta e Kosovës paraqet një proces në bazë të së cilit vetëm komunat kanë autoritetin për të krijuar asociacione. Pra, nëse ato e duan një të tillë, sipas analizës që i kemi bërë Kushtetutës së Kosovës, atëherë le ta krijojnë. Ato mund ta krijojnë asociacionin në çdo moment që dëshirojnë, pavarësisht asaj që thotë komuniteti ndërkombëtar, autoritetet shtetërore të Kosovës apo qeveria e Serbisë, apo pavarësisht dialogut. E kanë autoritetin ta bëjnë një gjë të tillë që tani, sipas kushtetutës së Kosovës.

Një pikë e rëndësishme e raportit tonë është që komunat kanë kompetencat për krijimin e asociacionit. Por në mënyrë që komunat ta bëjnë këtë veprim, duhet të kenë zyrtarë të zgjedhur dhe kjo do të thotë që komuniteti serb vendas duhet të marrë pjesë me kandidatë në zgjedhje. Ata kanë bojkotuar zgjedhjet, kryesisht të nxitur nga Beogradi gjatë viteve të fundit. Por shpresoj se në të ardhmen do të vendosin të kandidojnë në zgjedhje për këto poste të qeverisjes vendore. Dhe nëse duan ta themelojnë asociacionin atëherë nëpërmjet këtyre të zgjedhurve nga zgjedhjet demokratike, atëherë do të kenë kompetencat dhe zyrtarët për ta bërë një gjë të tillë. Do të ishte një fitore e dyfishtë për komunitetin, Kosovën, për bashkësinë ndërkombëtare, sepse ata do ta fitonin asociacionin e tyre, por edhe zyrtarët e tyre të zgjedhur, të cilët të gjithë dëshirojmë t’i shohim të kandidojnë në zgjedhje dhe të marrin detyrën në postet e tyre.

Zëri i Amerikës: Megjithatë, ajo që ju i referoheni si “rruga kushtetuese” është anashkaluar nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara. Përse mendoni se ndodhi kjo?

Jason Steinbaum: Mendoj se janë të gjithë njerëz të vullnetit të mirë. Mendoj se duan që ta ndihmojnë një komunitet të themelojë një asociacion, të cilin ata thanë se e duan dhe kjo nuk është gjë e keqe. Këta njerëz ia duan të mirë Kosovës dhe njerëzve që jetojnë në këto qytete në pjesën veriore. Por mendoj se është mbase më me vend për Shtetet e Bashkuara që t’i përmbahen sundimit të ligjit, të ndjekin Kushtetutën, për të cilën, të jemi të sinqertë, ndihmuan që të hartohet. Ne morëm pjesë në hartimin e asaj kushtetute. Pra, mbase ka ardhur koha t’i rikthehemi dhe ta rishikojmë dhe të pyesim veten se, ‘çfarë ka ecur mbarë në këtë proces, çfarë nuk ka shkuar si duhet dhe si mund ta ndihmojmë këtë komunitet që të gjejë zgjidhje siç e përcakton Kushtetuta?’.

Zëri i Amerikës: Ju vlerësoni se ndoshta procesi është politizuar?

Jason Steinbaum: Kushtetuta parasheh një proces në bazë të të cilit komunat marrin vendimin për të themeluar asociacione, apo për t’iu bashkuar atyre, siç edhe ka ndodhur tashmë me krijimin e asociacionit të rregullt të komunave, të cilin e kanë themeluar vetë komunat. Por, duke i bërë kërkesa autoriteteve shtetërore në Kosovë, në një formë kjo e bën atë pjesë të procesit politik. Në fakt, kanë kaluar mbi dhjetë vite dhe qeveritë e Kosovës, të udhëhequra nga katër parti politike, nuk e kanë bërë këtë. Thënë sinqerisht, ndoshta është koha që të bëjmë një hap prapa dhe të shohim se çfarë thotë ligji dhe ndoshta ka një mënyrë për të vepruar duke hequr trysninë, duke e de-politizuar dhe duke e zbutur theksin që i është vënë.

Zëri i Amerikës: Disa qeveri në Kosovë, përfshirë qeverinë aktuale, janë pajtuar për krijimin e asociacionit. A fajësoni qeverinë se po tërhiqet nga një çështje për të cilën është pajtuar paraprakisht?

Jason Steinbaum: Nuk është kompetencë e tyre në radhë të parë, bazuar në Kushtetutë. Kosova e konfirmoi se do të bëhej me marrëveshjen e vitit 2013. Në atë marrëveshje, që u ratifikua nga kuvendi, qeveria tha se do të ketë një asociacion të komunave me shumicë serbe. Ata nuk e themeluan. (Po ta bënin këtë) do të shkelnin Kushtetutën, por ata po shprehnin dëshirën dhe kjo është në rregull. Ajo marrëveshje gjithashtu tha se do të themelohej dhe se statuti i saj do të shkruhej në të njëjtën mënyrë si asociacioni i zakonshëm i komunave, që e krijojnë vetë komunat. Nuk mendoj se qeveria në fakt ka kompetenca ta bëjë një gjë të tillë. E kuptoj argumentin dhe kritikat, por mendoj se ka një mënyrë më të mirë për ta bërë këtë gjë, që t’i kthehemi dhe të shohim Kushtetutën.

Zëri i Amerikës: Megjithatë, kjo çështja e asociacionit është bërë njëra prej mosmarrëveshjeve kryesore ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, ndonëse jo e vetmja. Kjo marrëdhënie, sipas shumë vëzhguesve, është në pikën e saj më të ulët. A e ndani këtë vlerësim? Cila është pikëpamja juaj?

Jason Steinbaum: Mendoj se interesat e Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës përputhen në periudhën afatgjatë. Popujt tanë janë të afërt dhe vlerat e dy shteteve tona janë pothuajse të njëjta. Ka mosmarrëveshje ndërmjet qeverive dhe kjo nuk është çështje që e trajtojmë në raportin tonë. E di që ka disa mosmarrëveshje, të cilat janë ashpërsuar, por nuk janë temë e raportit tonë. Ne shohim një dalje, një rrugë, një proces kushtetues për të zgjidhur njërën prej çështjeve më të vështira për të cilën palët kanë mospajtime.

Zëri i Amerikës: Dhe cila mendoni ju se është rrugëdalja, jo vetëm sa i përket Asociacionit, por edhe procesit të dialogut në përgjithësi. Cila është këshilla juaj për ndërmjetësit e angazhuar në këtë proces? Qeveria amerikane sapo ka emëruar një ndërmjetës të ri. Ju keni qenë të angazhuar me rajonin për një kohë të gjatë…

Jason Steinbaum: Mendoj se aktualisht jemi në një moment kur bashkësia ndërkombëtare, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian mund të presin pak. Janë zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara, do të ketë zgjedhje në Kosovë. Po bëhet zëvendësimi i disa zyrtarëve kyçë, përfshirë të dërguarin tonë, si dhe ambasadorin e BE-së në Kosovë, dhe më duket edhe vetë zotin Lajçak. Do të ketë ndryshime të individëve. Nganjëherë njerëzit e rinj mund të sjellin ide dhe qasje të reja dhe mbase kjo është edhe një mënyrë për të bërë një pauzë. Dhe pastaj me ardhjen e qeverive të reja dhe njerëzve të rinj, mund ta shohim nga perspektiva e re këtë çështje dhe të përpiqemi ta shikojmë se çfarë po ndodh nga aspekti kushtetues.

Zëri i Amerikës: Prej mbi një dekade është bërë një proces i vazhdueshëm dialogu për të arritur një lloj marrëveshjeje të negociuar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. A mendoni se ekziston me të vërtetë dëshira për të arritur një marrëveshje të negociuar?

Jason Steinbaum: Nuk jam shumë i sigurt. Mendoj se të dyja palët janë në një ngërç mjaft të madh. Nuk shoh interesin e qeverisë së Serbisë, nuk jam i sigurt se e shohin si në interesin e tyre arritjen e një marrëveshjeje. Ata thonë se kundërshtojnë një Kosovë sovrane dhe arritja e një marrëveshjeje nuk duket se është në interesin e tyre. Nga pikëpamja e Kosovës, ata dëshirojnë një marrëveshje tani dhe njohjen dhe kjo nuk më duket që ka gjasa të ndodhë në të ardhmen e afërt. Dialogu është gjithmonë gjë e mirë. T’u gjesh zgjidhje problemeve funksionale mes vendeve është diçka e mirë, prandaj shpresoj që do të vazhdojë. Shpresoj që nuk do të përqendrohet shumë në fushat që janë tërësisht brenda territorit sovran të Kosovës dhe që janë pjesë e autoritetit të saj sovran të vendim-marrjes.

Zëri i Amerikës: Sa realiste është që të pritet pjesëmarrja e serbëve në zgjedhje duke patur parasysh gjendjen e tanishme, qoftë tensionet aktuale, apo incidentet e vitit të kaluar, përfshirë sulmin e armatosur në Banjskë? Që Beogradi t’i nxisë ata të marrin pjesë?

Jason Steinbaum: Nuk e di përgjigjen për këtë pyetje. Mendoj se mund të ndodhë me një nxitje më të madhe të bashkësisë ndërkombëtare, nëse thonë që e ardhmja juaj është në duart tuaja në vend që ta vendosin atë në duart e dialogut, apo në veçanti të qeverisë në Beograd, sepse ata nuk qeverisin atje, apo të qeverisë në Prishtinë.

Procesi i Ahtisaarit parashikoi një kontroll lokal dhe kompetenca për komunat dhe mendoj se ashtu siç u zhvillua ky proces dhe se si u shndërrua në një qasje kushtetuese, ndoshta gjejmë një mënyrë të re për ta zgjidhur këtë, apo të gjejmë një shteg të ri për të ecur përpara që do të zbusë theksin që i është vënë (Asociacionit), ta depolitizojmë atë dhe të heqim tensionet që e rrethojnë.

Mashtruesi që e çoi vajzën në vetëvrasje dënohet me burgim të përjetshëm

0

Personi që mashtronte në rrjetet sociale dhe çoi një vajzë në vetëvrasje, dënohet me burgim të përjetshëm

Reagimi i ish-Presidentit Thaçi gjatë dëshmisë së Gecit në Speciale

0

storm•/Gj.Speciale: Në Gjykatën Speciale, ku po vazhdon gjyqi kundër ish-Presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve, dëshmitar në proces është Fadil Geci, aktivist i LDK-së dhe vëllai i ish-deputetit të kësaj partie, Gani Geci. Prokuroria i ka paraqitur Gecit pamje, foto dhe tekste, duke e pyetur nëse është në dijeni për ngjarjet dhe rrethanat që ai përmend në dëshminë e tij.

Një moment interesant gjatë dëshmisë së Gecit erdhi kur ai përmendi që, sipas tij, LPK-ja kishte synuar përmes UÇK-së të rrëzonte udhëheqësinë e LDK-së, duke e “uzurpuar” UÇK-në. Në këtë çast, ish-Presidenti Thaçi reagoi me një buzëqeshje të lehtë, si të donte t’i thoshte diçka, duke rikujtuar batutat e tij të njohura me eksponentët politikë në Kuvend dhe përtej.

Foto: Hashim Thaqi – ish/President i Kosovës gjatë seancës në Gjykaten Speciale në Hagë

Rama thumbon Metën nga SHBA: Më parë një individ me profil të lartë politik, s’është gjykuar nga një gjykatë e pakontrolluar nga politika

0

Kryeministri Edi Rama foli para shqiptarëve në Nju Jork lidhur me arritjet e qeverisë së tij që nga marrja e pushtetit.

Duke u ndalur tek reforma në drejtësi ai theksoi se pandëshkueshmëria ka përfunduar dhe një erë e re po fryn.

“Drejtësia ishte një pazar i madh, e drejta shitej e blihej si mall dhe pandëshkueshmëria ishte sinonim i emrit Shqipëri, në çdo vlerësim e çdo raport ndërkombëtar në vendit tonë. Sot realiteti i zymtë i vetëm një dekade më parë është përmbysur dhe era e re e pushtetit fryn çdo herë e më fortë edhe falë bashkëpunimit me aleatët tanë strategjik, SHBA”, tha ai.

Po ashtu, Rama theksoi se PS bëri reformën në drejtësi, pavarësisht kostove edhe brenda radhëve të kësaj force politike.

“Rrugëtimi ynë drejt Bashkimit Europian i ngjan rrugës së çdo emigranti shqiptar në përpjekjet e tij për t’u pranuar dhe integruar drejt BE-së. Shqipëria dikur shihej me paragjykime, ashtu sikurse shiheshin shqiptarët, ashtu sikurse jeni parë ju kur keni ardhur. Asnjë nga udhëheqësit e vendeve europiane nuk e vizitonte Shqipëinë. Qeveri e zhytur në borxhe ndaj kompanive të ndërtimit të rrugëve dhe shërbimeve për sektorn publik. 40 milionë dollarë ishte borxhi i qverisë vetëm prej detyrimeve të papaguara ndaj invalidëve dhe personave me aftësi të kufizuara. 1.3 miliardë dollarë ishte borxhi ndaj kompanisë që shpërndante energjinë elektrike. Shqipëtarët shkonin në spital me çarçafë dhe batanije nga shtyëpia. Sistemi i sterilizimit ishte i shkatërruar, ambulancat dhe makinat e policisë fikeshin në rrugë. Çdo tre ditë kishte vrasje. Korrupsioni ishte në nivelet më të larta, deri për të marrë një certifikatë personale. Turizmi mbahej gjallë vetëm nga malli i emigrantëve dhe i shqiptarëve të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Si sahati që ishte gjithmonë 12, ashtu kishte ngecur koha e Shqipërisë. Sistemet kulluese i mbulonin ferrat, për agroturizëm s’bëhej fjalë, paga minimale ishte 150 euro, angazhimi i forcave të punës nën 50 për qind. Borxhi publik ishte i lartë, drejtësia ishte pazar i madh ku pandëshkueshmëria ishte fjala sinonim i emrit Shqipëri në çdo raport ndërkombëtar. Sot, era e re e shtetit fryn gjithnjë e më e fortë, falë edhe bashkëpunimit të ngushtë me aleatët tanë strategjik, SHBA, BE. Në 1 dekadë, kemi dyfishuar prodhimin e përgjithshëm. Kemi dyfishuar pagën minimale dhe atë mesatare në sektorin publik. Forcën e punës e kemi çuar mbi 80 për qind. Sot jemi mbi mesataren e rajonit me mbi 900 dollarë për frymë. Pagat reale në sektorin privat janë të konkurrueshme, jemi në po të njëjtin nivel me Greqinë etj. Kultura e pandëshkueshmërisë ka marrë goditje vdekjeprurëse. Të gjithë shqiptarët, edhe nëse s’janë historianë, dinë aq histori sa duke kthyer kokën prapa, shohin për herë të parë që nga 1912, që njerëz të veshur me pushtet, janë përballur me drejtësinë. Kurrë më parë, një individ me profil të lartë politik, nuk është gjykuar nga një gjykatë e pakontrolluar nga politika. Jam krenar që me votën e shqiptarëve, ne udhëhoqëm një reformë të thellë në drejtësi, që s’e ka bërë asnjë nga vendet anëtarë në BE, pa hyrë në BE”, shtoi ai.

Von der Leyen dhe Scholz porosi Kosovës dhe Serbisë: Bëni detyrat tuaja

0

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen sot gjatë konferencës për media në kuadër të Procesit të Samitit të Berlinit tha se ka mirëpritur marrëveshjen e javës së kaluar në nivelin e CEFTA-s dhe në veçanti theksoi se ka mirëpritur që kufizimet e eksportit nga Seriba në Kosovë do të hiqen.

Ajo gjithashtu porositi se nëse doni të ketë përftim nga ky Treg i Përbashkët “bëni detyrat tuaja të shtëpisë dhe mos u konfliktoni me të tjerët”.

“Kur shohim drejt të ardhmes ne shohim të ardhmen me të gjashtë partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor si pjesë e Bashkimit Evropian, Për të arritur këtu, unë besoj se duhët të mësojmë nga mësimet e zgjerimit të vitit 2004 dhe parakushti i parë është rreshtimi me vlerat tona evropiane, respektimi për demokracinë dhe sundimi iligjit dhe parakushti i dytë është fitimi i integrmit ekonomik. Dhe prandaj kjo ëhstë ku Procesi i Berlinit luan një rol kyç. Ka qenë gjthnjë një forcë shtytëse prapa integrimit ekonomik rajonal. Dhe prandaj Procesi i Berlinit u bë promotor i Tregut të Përbashkët Rajonal, pra të Tregut të Përbashkët Rajonal të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Është thelbësore që ky treg i Përbashkët Rajonal të funksionojë pa probleme… Unë e mirëpres marrëveshjen e javës së kaluar në nivelin e CEFTA-s dhe në vecanti mirëepres që kufizimet e eksportit nga Sëeriba në Kosovë do të hiqen. I përgëzoj të gjitha palët që treguan një vullnet rë tillë politik dhe ju përgëzoj juve Olaf për ndërmjetësimin tuaj. Sepse ky është një hap shumë konkret drejt normalizimit. Dhe gjithashtu e mirëpres nënshkrimin e sotëm për Tregun e Përbashkët Evropoian, …Pesë nga gjashtë agjendat e reformave do të miratohen këtë javë dhe kjo nënkupton se pagesat nga 6 miliardë euro të Planit të Rritjes mund të nisin të bëhen përpara përfundimit të vitit. Kjo nuk do të mund të ndodhte asnjëherë pas Procesin e Berlinit”, tha Von der Leyen.

Ursula von der Leyen porositi vendet që t’i bëjnë detyrat e shtëpisë për të përfituar nga Plani i Rritjes, pasi që kjo është urë ndërmjet tregut të përbashkët rajonal dhe tregut evropian.

“Cila është rëndësia e zhbllokimit të CEFTA-s: pjesa kryesore është se kishte vullnet politik për të punuar së bashku, Plani i rritjes është shumë i qartë që thotë: nuk mund ta bllokosh tjetrin., Duhet të punojnë në planin vetanak të rritjes individualisht dhe të vetmin që mund ta bllokoni është vetja juaj, Dhe gjithashtu kjo është më dinamike sepse ka një mirëkuptim se nëse doni të ketë përftim nga ky Treg i Përbashkët bëni detyrat tuaja të shtëpisë dhe mos u konfliktoni me të tjerët. Është një proces i bazuar mbi meritat, dhe do të mbetet i tilë. Sa më shumë vende kandidate të ecin përpara do të jetë më mirë por ka dallime në shpejtësi dhe të arritura dhe do ta shohim në fund. Por mendoj se duhet t’i përmbahemi në mënyrë strikte parimeve se është një proces i bazuar në merita”, tha ajo.

Kancelar i Gjermanisë, Olaf Scholz tha se Dialogu për normalizimin mes Kosovës dhe Serbisë nuk e ka dinamikën ashtu siç duhet ta kishte.

Gjithashtu i ka bërë thirrje të dy partnerëve që obligimet që i kanë marrë të i kryejnë plotësisht.

“Procesi i Berlinit i ndihmon vendeve që t’i i kalojnë kufijtë e tyre duke bashkëpunuar. Se sa e rëndësishme është kjo, shihet çdo ditë ka një zhvillim të ri brenda vendeve të Unionit. Ende edhe sot konfliktet e së kaluarës po ndikojnë në bashkëpunimin e disa vendeve. Edhe për këtë kemi biseduar sot. Dialogu për normalizimin mes Kosovës dhe Serbisë nuk e ka dinamikën ashtu siç duhet ta kishte. I bëjë thirrje të dy partnerëve që obligimet që i kanë marrë të i kryejnë plotësisht. Është e rëndësishme për qytetarët, por edhe për dy shtetet që dëshirojnë të anëtarësohen në BE. Në të gjitha vendet, veprimet nacionaliste duhet të eliminohen që të kenë një bashkëjetesë të mirë dhe në paqe”, ka thënë Scholz gjatë konferencës për media.