spot_img
E martë, 23 Dhjetor, 2025
05:58
Home Blog Page 1718

Berisha i PDK-së akuza edhe presidentes për problemin e ushqimit për FSK-në

0

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha ka akuzuar ekzekutivin që sipas tij përmes Ministrisë së Mbrojtjes po synon sabotimin e FSK-së si institucionin kyç për sigurinë dhe stabilitetin e vendit.

Berisha tha se ushtarët e FSK-së, janë denigruar nën qeverinë e Kurtit.

Ai e implikoi në këtë situatë edhe komandanten supreme të FSK-së, presidenten Vjosa Osmani.

“Komandanti i FSK-së paralajmëroi suspendimin e të gjitha aktiviteteve ushtarake në forcë, diçka që duhet shqyrtuar në hierarki deri te komandanti suprem, i cili fatkeqësisht është pjesë e këtij komploti kundër Forcës. Çështja e ushqimit për ushtarët e FSK-së është një sinjal i qartë i problemeve të menaxhimit dhe mungesës së përgatitjes afatgjate. Tani e kanë kuptuar se ashtu siç ishte ashtu siç nuk ishte i aplikueshëm koncepti i shërbimit të detyrueshëm ushtarak edhe ideja e ngritjes së kapaciteteve të vet-qëndrueshmërisë për ushqim është një ide që do të konprementojë FSK-në”, deklaroi Berisha.

Deputeti Berisha përmendi edhe keqmenaxhimet, të cilat siç tha po bëjnë që ushtari i FSK-së të vendos të largohet nga ushtria.

“E vërteta është se asnjë ushtarë se ka lënë uniformën për shkak të ushqimit apo bashkimit familjarë, trillime që janë thënë në media. Janë një mori shkaqesh demotivuese tjera, siç pagat dhe kushtet jodinjitoze, manipulimet me gradime jomeritore, trajnimet jashtë vendit po ashtu me manipulime, pastaj puna jashtë orarit, moskompensimi, mungesa e transportit dhe të tjera…Kjo qeveri ka agjendë për zhbërjen e shtetit të Kosovës, duke stërkequr edhe procesin politik dhe funksionalitetin institucional të saj deri te segmenti i fundit që janë Forcat e Armatosura të Kosovës”, theksoi Berisha.

Arbenita i kundërpërgjigjet Feros

0

Arbenita Ismajli i ka reaguar Feros pas deklaratave që ai i bëri së fundi lidhur me vajzën e tyre.

Arbenita bëri një postim në Instagram përmes, i cili bëri të ditur se Fero ka marrë kujdestarinë e vajzës, gjë që bie në kundërshtim me deklaratat e Feros.

Ajo theksoi se vajza ka refuzuar disa herë të takohet me Feron dhe përgënjeshtroi deklaratat e Feros se ka falsifikuar dokumentet e vajzës.

Steve Banon – “Podkaster i Trump”: Do të lirohet nga burgu këtë javë por e pret gjyqi tjetër po këtë vit

0

Steve Bannon do të lirohet nga burgu javën e ardhshme, thotë Byroja e Burgjeve, pavarësisht përpjekjeve të tij për një dalje të hershme

Teknologjia e re, i mundëson baterisë së veturës që të mbushet më shpejtë

0

Makinat elektrike mund të karikohen në vetëm nëntë sekonda me teknologjinë e re

Teknologjia e re do të shkurtojë kohën e nevojshme për të karikuar makinat elektrike në vetëm nëntë sekonda.

Dhe madje edhe ata që futen në prizë në shtëpi do ta shkurtojnë kohën nga 10 orë në tre minuta, thonë shkencëtarët.

Pajisja e re përdor ligjet e fizikës kuantike për të fuqizuar të gjitha “qelizat” e një baterie në të njëjtën kohë.

Ndërsa makinat elektrike shiheshin rrallë në rrugë 10 vjet më parë, miliona tani shiten çdo vit dhe ajo është bërë një nga industritë me rritje më të shpejtë.

Por ata që ndërrojnë benzinë për energji elektrike ende përballen me një problem të madh – “shpejtësinë e ngadaltë” të karikimit të baterisë.

Makinave aktualisht u duhen rreth 10 orë për t’u rimbushur plotësisht në shtëpi dhe madje edhe në “superkarikuesit” më të shpejtë në stacione u duhen rreth 20 deri në 40 minuta.

Haradinaj: Kurti është spiun i Serbisë

0

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka insistuar sërish se kryeministri i vendit, Albin Kurti është spiun i Serbisë.

Këtë e ka përmendur në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet në Kuvendin e Kosovës e ku, partia në pushtet nuk po merr pjesë.

“Është spiun i Serbisë, është tradhtar që e lë ushtrinë pa bukë. Pse po i ndodh këtij, pse si ndodhi dikujt tjetër për këto 20 vjet, a është edhe kjo rastësi?. Edhe po të ndodh një situatë e tillë ka zgjidhje, shkojmë me zgjidhjet urgjente, le të mbahet takimi i Këshillit të Sigurisë. Duhet me ndërru këtë qeveri”, ka deklaruar Haradinaj.

Olta Gixhari futet brenda shtëpisë

0

Opinionistja e Big Brother VIP Kosova 3, Olta Gixhari, ka ndarë në rrjetin e saj social ‘Instagram’, dy foto nga ku shihet brenda shtëpisë së famshme.

“Të shohim ca do ndodhi sot” ka shkruar Olta krahas fotografive që janë realizuar para nisjes së rrugëtimit të banorëve në ‘BBVK 3’, por që lënë shumë vend për dyshim.

Në rrjet po aludohet se Olta mund të futet sonte brenda ‘BBVK’, si surprizë për banorët për t’i takuar.

 

Si u mashtrua Barcelona nga një “agjent” fiktiv i Lewandowskit?

0

Barcelona ra viktimë e një mashtrimi prej 1 milion euro nga një mashtrues që paraqitej si përfaqësues i agjentit të Robert Lewandowskit.

Lewandowski, i cili iu bashkua gjigantëve katalanas nga Bayern Munich në verën e vitit 2022 për një tarifë fillestare prej 45 milionë euro, ka dëshmuar vlerën e tij në fushë, duke shënuar 71 gola në 106 paraqitje.

Megjithatë, në prapaskenë, klubi u përball me një problem të rëndësishëm, pasi mashtruesi shfrytëzoi transferimin e profilit të lartë për të mashtruar gjigantët katalanas.

Pas marrëveshjes së transferimit, Barcelona u kontaktua nga dikush që pretendonte se po punonte me agjentin e Robert Lewandowski, Pini Zahavi, i cili kërkoi që 1 milion euro të dërgoheshin në një llogari bankare qipriote.

Mashtruesi, duke përdorur identitetin e rremë të “Michael Hermanus Gerardus Demon”, pretendoi të ishte avokati i Lewandowskit dhe vazhdimisht i bëri presion klubit derisa ata ranë dakord për pagesën.

Barcelona i transferoi fondet në një llogari në Banc de Xipre, por departamenti i pajtueshmërisë së bankës e cilësoi transaksionin si të dyshimtë.

Sipas një hetimi, mashtruesi nuk kishte histori bankare të mëparshme me institucionin dhe iu kërkua të verifikonte identitetin e tyre. Kur Barcelona iu drejtua Zahavit, ai mohoi çdo njohuri për individin, duke e shtyrë bankën të ngrinte fondet.

‘Z. Demon’ më vonë përshkallëzoi presionin ndaj Barcelonës, duke kërcënuar se do t’i raportonte në UEFA nëse nuk paguanin dhe duke kërkuar një shtesë prej 250,000 € për heshtje.

Për fat të mirë, Barcelona arriti të rikuperonte mjetet nga banka qipriote, megjithëse asnjë hetim penal nuk është nisur pasi klubi nuk ka paraqitur një ankesë zyrtare.

Barcelona konfirmoi se ata ishin shënjestër e një tentative mashtrimi, gjë që i ka shtyrë ata të forcojnë protokollet e tyre kundër mashtrimit.

Temperaturat e larta, mbi 11 mijë persona kaluan Morinin

0

Kjo e shtunë në pikën kufitare të Morinit është shoqruar me numër të lartë automjetesh dhe udhëtarësh.

Edhe pse temperaturat nuk janë të përshtatshme për të bërë plazh, qytetarët e Kosovës janë të shumtë në numër që shkojnë drejt Shqipërisë.

Përsa i përket kalimeve me kontrolle në këtë pikë, nga 1 nëntori rikthehet procedura me kalim të përshpejtuar deri më 28 shkurt për të gjithë automjetet me targa të Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.

Edhe kalimtarët e presin dhe e vlerësojnë si marrëveshje që lehtëson udhëtimin pa krijimin e radhëve të gjata në sportele

Gjatë 24- orëve të fundit në këtë pikë kuftare kanë hyrë dhe dalë nga Shqipëria mbi 11 mijë udhëtarë.

Kosova lejon hyrjen e shtetasve boshnjak, por kështu nuk ndodh edhe nga Bosnja për kosovarët

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se, nisur nga 1 janari i vitit të ardhshëm, Kosova, njëanshëm, do të lejojë lëvizjen e lirë për të gjithë poseduesit e letërnjoftimeve të Bosnje e Herecegovinës.

Përkundër marrëveshjeve të arritura, qytetarët e të dyja vendeve, aktualisht, duhet të pajisjen me viza për të lëvizur në vendet respektive.

Duke folur në samitin e Procesit të Berlinit, që po mbahet në kryeqytetin gjerman, Kurti tha se ky projekt ka sjellë përparim të rëndësishëm deri më tash, por se duhen “edhe më shumë veprime”.

“Ndërsa entiteti i Republikës Sërpska refuzon ratifikimin e marrëveshjes për lëvizje të lirë me letërnjoftime – të cilën vendi im ka qenë i pari në rajon që e ka ratifikuar në Parlament – unë kam vendosur t’i jap fund pritjes. Duke filluar nga 1 janari i vitit të ardhshëm, Republika e Kosovës, në mënyrë të njëanshme, do të lejojë lëvizjen e lirë për mbajtësit e letërnjoftimeve të Bosnje e Hercegovinës”, tha Kurti.

Nervozohet Gani Geci, shqyen këmishen

0

Gani Geci ka kërkuar ballafaqim me ata të cilët kanë vendosur grafite fyese kundër vëllait të tij Fadil Gecit, i cili ditë më parë dha dëshminë e tij në Hagë, në gjykimin kundër ish-krerëve të UÇK-së Hashim Thaçit, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi.

“Këto grafitë denigruese mendoj se janë të iniciuara nga një organizatë Liria ka Emër, e nëse liria e ka emrin Hashime, po iu boj be që këto Hashimet kam qejf me i punu. Unë jam këtu para juve ditën, ata që më kanë vra shokët natën, kam thënë para 23 vjete, s’ko me lanë gur pa rrotullu për me i zbulu dhe tash iu ka ardh fundi, atyne iu ka kallë pak bishti, po iu duket qe u kall krejt dyjeja (bota)”, u shpreh ai.

Geci tutje tha se ata që i kanë vizatuar grafitet këtë e bëjnë vetëm natën, pasi sipas tij e kanë të qartë se ditën do përballeshin me ballafaqimin e tij.

“Atyne facebookave fals që shkruajnë natën a? Për qato e shkruajnë natën, se e dinë ça ju boj me i nxon ditën, jau bëjë sikurse qasaj Hashimes. Për qato e shkruajnë natën. A po e shihni këtë gjyks hajdeni, Gani Geci është këtu”, u shpreh ai, ndërsa zhveshi edhe këmishën aq sa për të iu dukur pjesa e gjoksit.

Ish-pjesëtari i UÇK-së mes tjerash pretendoi se deklarata e vëllait të ish-presidentit Hashim Thaçit, Gani Thaçit u bë shkak të vritet familja Jashari.

“Vëllai i tij (i ish-presidentit Hashim Thaçit) Gani Thaçi ka qenë në UDB, pasha Zotin deklarata e Gani Thaçit e ka rrethuar familjen Jashari. Pasha Zotin, deklarata e Gani Thaçit e ka vra familjen Jashari. Mas një kohe ka me u marr vesh kjo”.

Geci tutje tha se vëllai i tij në Hagë ka folur veç kundër Thaçit.

“Gjithë ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka thënë që janë të mirë, pos Hashimja s’po ju del bash e mirë. S’ka fol për Jakup Krasniqin kurrgjë, ka thënë Jakup Krasniqi ka shkru libra, ai ka thënë rren është kjo, kaq”.

Ai tha se dëshmitarët serbë e kanë vendin në Serbi, ndërsa tha se ata i ka ndjekur vetë, gjë që sipas tij se ka bërë Thaçi.

“Dëshmitarët serbë e kanë vendin në Serbi, i kam ndjek prej Kosovës në vitin 1999, jo Hashimja. Na jemi këtu, unë nuk iki prej Kosovës prej Hashimes”.

Geci tha se është i gatshëm të jap dëshminë e tij para Hagës, ndërsa theksoi se nëse do të ftohej, biletën do ta paguante vet.

“Biletën ko me pagu vet (për të dëshmuar), sepse tani thoni ke marrë pare. Edhe hotelin ko me pagu vet, veç nëse nuk më thirrin”.

Gjithë këto reagime të Gani Gecit, erdhën pasi në Prishtinë janë vendosur grafite fyese për villain e tij Fadil Gecin, i cili të martën, dhe të mërkurën dëshmoi në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

“Shk* i biri i shk*nës”, shkruhet në grafit, njëri prej të cilëve është vendosur në pllakën përkujtimore të ushtarëve të KFOR-it e cila gjendet në sheshin “Nëna Terezë”, në Prishtinë. Mbi këtë shkrim është vendosur edhe një fotografi e Gecit, ku ai shihet duke dëshmuar në Hagë.