“Rënia e Shën Petersburgut”: NATO kërcënon shkatërrimin e Rusisë
Nëse nuk i keni lexuar edhe…

Shtatë padi të reja civile janë ngritur kundër Sean “Diddy” Combs, duke përfshirë dy nga akuzues që thonë se ishin të mitur në kohën kur pretendohet se u droguan dhe u sulmuan nga producenti i muzikës.



Duke u përpjekur të rifitojë popullaritetin në Amerikë, Volkswagen shpreson që furgoni i ri elektrik ID. Buzz të prekë zemrat nostalgjike të së kaluarës. Pasi u rrit me një furgon origjinal VW me benzinë, Peter Valdes-Dapena nga CNN ftoi vëllezërit e tij për një provë të këtij modeli elektrik.
Rama për kampin me refugjatë: Ato s’kanë asnjë lidhje me qeverinë shqiptare
Brenda javës që do hyjmë, pritet të hyj në funksion kampi për emigrantët në Gjadër të Lezhës, pas marrëveshjes së nënshkruar mes Shqipërisë dhe Italisë.
Në këtë kamp që është i pari i llojit të tillë i ndërtuar në Shqipëri, pritet të vendosen rreth 400 emigrantë në fazën e parë.
Në një intervistë për median italiane ‘La Repubblica’, kryeministri Edi Rama ka thënë se qendrat për emigrantët, nuk kanë asnjë lidhje me qeverinë shqiptare.
I pyetur nëse është i shqetësuar se pakti mes dy vendeve mund të dështojë, kryeministri thotë se nuk ka ka asnjë arsye për t’u shqetësuar dhe kjo do të ndodhë vetëm nëse do ketë arsye apo atëherë kur Italia do të kërkojë që të ndajnë shqetësimin.
Rama bëri të qartë se marrëveshja nuk parashikon që emigrantët të largohen nga kampet dhe të lëvizin lirshëm, pasi në raste të tilla do të ndërhyjnë forcat shqiptare të sigurisë.
Kryeministri thotë se është krejt i qetë, ndërsa sa i takon vonesave për hapjen e kampit në Gjadër shprehet se ndërtimi dhe menaxhimi i qendrave të emigrantëve nuk i përket Shqipërisë, pasi tashmë ajo është nën juridiksionin italian.
“Do të shqetësohem nëse dhe kur ka arsye për t’u shqetësuar, dhe vetëm nëse Italia na kërkon të ndajmë shqetësimin. Deri atëherë, nuk jam i shqetësuar. Në të vërtetë, jam shumë i qetë, sepse marrëdhënia mes Italisë dhe Shqipërisë, gjatë këtyre dekadave, më ka mësuar se kur Shqipëria duhet të shqetësohet, nuk është kurrë vetëm. Falë Italisë, para së gjithash”, tha Rama.
Qendra ishte planifikuar të hapej më 1 shtator, por për shkak të vonesave në punime është shtyrë deri më sot. Marrëveshja me Italinë për emigrantët u nënshkrua në muajin nëntor të vitit të kaluar mes Kryeministrave Rama Meloni dhe më pas u ratifikua nga të dyja parlamentet.
Intervista e plotë e kryeministrit Rama për median italiane ‘La Repubblica’
A ka shpallur qeveria italiane hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri brenda disa orësh, është kështu?
Rama: Qeveria juaj nuk na ka gënjyer kurrë dhe nuk harron asnjë nga angazhimet e shumta që ka marrë për ne. Megjithatë, unë nuk përfaqësoj asnjë autoritet të së vërtetës për të verifikuar atë që qeveria italiane pohon për çështje që ju interesojnë juve dhe jo ne. Ndërtimi dhe menaxhimi i qendrave është diçka që nuk ka absolutisht asnjë lidhje me qeverinë shqiptare. Nuk na përket neve”.
Qendrat duhej të ishin gati në maj, i dini arsyet e këtij vonimi?
Rama: Mund të shpjegoj pse një projekt i madh publik në Shqipëri është aktualisht i vonuar për shkak të problemeve të natyrës gjeologjike, por nuk di t’ju them nëse dhe pse ka një vonesë në këtë projekt të qeverisë tuaj. Vonesa të ngjashme ndodhin në më shumë se një rast dhe nuk habisin as miqtë tanë të saktë dhe të mirë gjermanë, këtë e di me siguri.
A e dini që nga java e ardhshme pritet të mbërrijnë emigrantët e parë?
Rama: Jo, nuk e di, sepse ata do të shoqërohen nga autoritetet italiane në një vend që është nën juridiksionin italian. Si gjatë udhëtimit për në kamp ashtu edhe gjatë qëndrimit, nuk ka asnjë ndërthurje me autoritetet tona.
A keni folur kohët e fundit me Melonin? Nuk do të ketë asnjë prerje shiriti për këtë projekt?
Rama: Jo, nuk e di, nuk kemi folur për këtë që kur ajo ishte këtu për të bërë inspektimet e kantierëve.”
Disa vende evropiane duan të kopjojnë marrëveshjen Itali-Shqipëri. Çfarë mendoni për këtë?
Rama: Mund të jetë e përsëritshme, por së pari do të më duhej të kuptoja se kush është çifti tjetër de facto në Evrop, i përbërë nga një shtet anëtar i BE-së dhe një shtet evropian që ende nuk është anëtar i BE-së: për momentin e kam të vështirë ta shoh.
A jeni i shqetësuar që pakti mund të dështojë për shkak të pengesave juridike në mbajtjen e emigrantëve?
Rama: Marrëveshja parashikon që emigrantët nuk mund të largohen nga kampi dhe të udhëtojnë lirshëm në Shqipëri. Nëse kjo do të ndodhte, një plan veprimi i miratuar do të vihet në lëvizje: institucionet dhe agjencitë tona të sigurisë dhe drejtësisë kanë punuar ngushtë së bashku për vite me radhë për të luftuar krimin e organizuar. Do të shqetësohem nëse dhe kur ka arsye për t’u shqetësuar, dhe vetëm nëse Italia na kërkon të ndajmë shqetësimin. Deri atëherë, nuk jam i shqetësuar. Në të vërtetë, jam shumë i qetë, sepse marrëdhënia mes Italisë dhe Shqipërisë, gjatë këtyre dekadave, më ka mësuar se kur Shqipëria duhet të shqetësohet, nuk është kurrë vetëm. Falë Italisë, para së gjithash. Dhe pastaj, për ta thënë troç, kur në krye të qeverisë në Itali është dikush është dikush që insiston të përballet gjithmonë, mund të ecësh përpara me besim edhe kundër çdo fatkeqësie të papritur.
UPDATE++: Aksioni i Policisë në Prizren për narkotikë – rezultati jo/zyrtar
storm•/Policia: Më herët, storm• nga burimet e saj policore kuptoi se Policia është në aksion kundër narkotikëve. Po nga të njëjtat burime, storm• mëson se rezultati i këtij aksioni ishte një kontroll tek një recidivist i përdorimit të narkotikëve, dhe konfiskimi i 1.20 gramëve të drogës, lloji marihuanë. I njëjti është lënë i lirë për paraqitje në polici për të dhënë deklaratën dhe më pas sipas vendimit të prokurorit.
në zhvillim…: Aksion policor në Prizren kundër narko-dilerëve dhe përdoruesve të drogës
Paralajmërimi i fundit i Veriorëve: Do të bjerë “MALLKIMI” mbi Korenë e Jugut
Paralajmërimi i Fundit: Mallkimi mbi Seulin
Kosova me mundësi të mëdha për kualifikim edhe në Kupën e Botës 2026
Kosova ka mundësi të mëdha të kaloj kualifikimin e fazës së parë të grupeve në kuadër të Ligës së Kombeve.
Ekspertët e “Football Meets Data” kanë realizuar një parashikim të tyre, ku përkundër që në lojën e fundit të Kosovës ndaj Lituanisë, e mbylli me fitore, ka marrë shumë kritika për lojën jo të duhur.
Bazuar në parashikimin e ekspertëve, Kosova ka 89% të kaloj grupin si e dyta, ashtu si ndodhet aktualisht në renditjen tabelare, shkruan Storm.

Kosova poashtu merr lajmin e mirë edhe sa i përket kualifikimeve për Kupën e Botës që do të mbahet më 2026.
Kombëtarja jonë sipas këtyre parashikimeve, do të renditet në grupin potencial 4.

Pasi po dështon të gjej zgjidhje për kolonat, Përparim Rama del me këshilla për vozitësit
Nuk ka ditë që Prishtina nuk bllokohet nga kolonat, e kryetari Përparim Rama ka gjetur një ‘zgjidhje’ që vetëm atij i bie në mend.
I pyetur në një emision, për kolonat kilometërshe, Rama u ka dhënë prishtinasve në këshillë.
“Kur ka kolona të gjata dhe ndiheni të bllokuar, nëse situata e lejon, mund të dilni nga vetura. Po ashtu dëgjoni muzikë, lexoni diçka”, u shpreh Rama.
Urrejtja edhe tek të rinjtë serb, klubet e futbollit refuzojnë të luajnë kundër Kosovës
Politika po vazhdon të helmoj secilën pore të shoqërisë serbe.
Për tri ditë me radhë në Ohër të Maqedonisë së Veriut është mbajtur turneu më i madh regjional në Ballkan për mosha të reja “Ëest Balkan Football Children`s Cup”.
Në këtë turne në mesin e shumë ekipeve mori pjesë edhe Kosova, e cila u përfaqësua nga shkolla e Futbollit “Zidane”, e drejtuar nga trajneri i njohur, Muhamet Dragusha.
Vendi ynë u përfaqësua me grup moshat U9 dhe U11.
Ekipet arritën rezultate pozitive, por kur erdh koha për përballjen me ekipet serbe, këta të fundit u tërhoqën.
Cervena Zvezda, Partizani dhe Zvezdica, refuzuan të përballem me djemtë e shkollës “Zidane”.
Refuzimi për t’u përballur me ekipe shqiptare nga Kosova, pasoi me ndëshkim, duke i eliminuar tri klubet nga Beogradi.
Ish-mis Kosova flet për periudhën e vështirë të ndarjes: Kam frikë për fëmijët
Duke folur për raportin me ish-bashkëshortin, banorja e Big Brother, ish-mis Kosova dhe këngëtarja Drenusha Latifi ka shpërthyer në vaj.
“Sa kam qenë në Suedi nuk ka pas ndonjë tentativë me i marrë fëmijët, ai nuk i ka taku me javë të tëra”, tha Drenusha.
Tutje, ajo shtoi se e ka frikë gjithmonë tentimin e ish-bashkëshortit për t’ia marrë fëmijët.
“E di që ata kanë pas me shku te babai i vet, une kam kërku, por jam frikësu, qe ka me pas tentativa me mi marrë fmitë. Para se me u fut në Big Brother ai ka pas tentativë për kujdestari të përkohshme të fëmijëve, ka pas gjana që si kom pritë që mundet me i bo ndaj femijeve, kjo ka qenë edhe frika ime. Spo du me bo ata të keq, mirëpo femijte janë të përfshimë në tentativat e tij, ai para një jave e ka tërhek padinë për kujdestarine e përkohëshme”, tha ajo.


