spot_img
E martë, 23 Dhjetor, 2025
00:20
Home Blog Page 1721

Kurti thotë se ushtria serbe iu afrua kufirit me Kosovën

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të se Serbia ka provokuar sërish.

Me anë të një postimi në FCB ai ka thënë se ushtria serbe është parë duke i lëvizur trupat e saj rreth 50 metra afër vijës kufitare me Kosovën, më saktësisht afër Komunës së Kamenicës.

Kurti ka thënë se trupat ushtarake serbe janë larguar pasi kanë vërejtur se autoritetet e Kosovës i kanë incizuar veprimet e tyre.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka bërë investime të paprecedenta në ngritjen dhe përmirësimin e kapaciteteve të strukturave të inteligjencës, sigurisë dhe mbrojtjes, të cilat janë të gatshme për të parandaluar çdo kërcënim ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit të shtetit tonë”.

Kurti ka thënë se Serbia po vazhdon të nxisë tensione nëpërmjet veprimeve hibride, me qëllim të destabilizimit të rajonit, “megjithëse hapësira për këto manovra po i ngushtohet dita-ditës”.

Nuk ndalen aksidentet, i radhës me dy viktima

0

Dy persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar në aksidentin që ndodhi sonte në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Lajmin e ka konfirmuar u.d i kryeprokurorit të Prizrenit, Petrit Kryeziu.

“Mund ta konfirmoj se dy persona kanë vdekur në vendin e ngjarjes në aksidentin në të cilin u përfshinë një kamion dhe dy vetura.”, tha Kryeziu.

Ai tha se në vendin e ngjarjes ka dal edhe prokurori kujdestar dhe po zhvillohen hetimet lidhur me rastin.

IKSHPK: Uji në Badovc ka përmirësime, por jo të mjaftueshme për ta konsumuar

0

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se po vazhdon monitortimin e ujit të Ujësjellësit Rajonal KRU “Prishtina” që vjen nga Liqeni i Badovcit.

Në njoftimin e fundit, IKSHPK ka bërë të ditur se ka gjetur se vlerat e Manganit janë ulur, por ende jo aq sa për ta bërë cilësinë e ujit të përshtatshme që të pihet.

“Gjatë analizave të kryera gjatë ditëve të fundit, vërehen ulje e vlerave të Manganit, por megjithatë, këto vlera ende janë mbi vlerat e lejuara sipas Udhëzimit Administrativ Ne: 10/2021 “Për cilësinë e ujit të destinuar për konsum nga njeriu””, thuhet në njoftim.

“Ekipet e IKSHPK-së do të vazhdojnë të monitorojnë ujin e pijes nga Liqeni i Badovcit edhe gjatë ditëve në vijim, ndërkohë që është në bashkëpunim të vazhdueshëm me KRU “Prishtina” për stabilizimin e gjendjes së krijuar së krijuar si pasojë e “fenomenit” të Manganit në ujin e pijes”, thuhet në njoftimin që IKSHPK-ja ia ka bashkëngjitur edhe hartën e zonave që furnizohen me ujë të pijes nga Liqeni i Badovcit.

Big Brother Kosova: Shfaqje bullizmi për klikime dhe fitime milionëshe!

0

storm•/sociale: Klan Kosova, përmes shfaqjes së saj reality, Big Brother Kosova, po del të jetë promovuese e bullizmit dhe përqeshjes, ndërsa e gjithë kjo ndodh për klikime që sjellin miliona euro në llogaritë bankare të “oligarkëve” të Devolli Corporation, pjesë e së cilës është edhe Klan Kosova.

Burim Vatovci ishte “viktimë” e bullizimit nga aktori i Portokallisë, Rrezart Veleshnja, i cili është pjesë e këtij formati dhe u mbrojt nga Olta Gixhari, por u komentua negativisht nga Milaim Zeka, dy opinionistët e këtij formati këtë sezon.

Konfirmohet arrestimi i kosovarit nga autoritetet serbe

0

Ministria e Jashtme ka konfirmuar se personi i ndaluar të shtunë nga autorietet e Serbisë, është shtetas i Kosovës, dhe është në dijeni për rastin.

Përveç këtij rasti, Ministria e Jashtme e Kosovës ka bërë të ditur se më herët gjatë ditës, autoritetet serbe kanë marrë në pyetje një zyrtar të Policisë së Kosovës në pikëkalimin në Merdare, por që ndërkohë ai është liruar.

“Lidhur me këto raste Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi ka reaguar menjëherë duke i dërguar kërkesë zyrtare Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë për të konfirmuar vërtetësinë e rastit të arrestimit dhe për të siguruar informacionet relevante, përfshirë identitetin e plotë të personit të arrestuar, rrethanat e arrestit dhe lokacionin aktual ku ai po mbahet”, ka thënë ministria përmes një postimi në Facebook

në zhvillim…: Aksion policor në Prizren kundër narko-dilerëve dhe përdoruesve të drogës

0

storm•/Policia: Storm•, nga burimet e veta policore, mëson se në Prizren po zhvillohet një aksion kundër narko-dilerëve dhe përdoruesve të substancave narkotike. Kujtojmë që Prizreni është shndërruar në një epiqendër të kësaj dukurie për shkak të vendndodhjes së tij pranë kufirit, sidomos në trekëndëshin Kosovë-Shqipëri-Maqedoni e Veriut. Kufiri ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë është një rrugë e shumë frekuentuar nga kriminelët që merren me trafikim të drogës.

Gjithashtu, duhet rikujtuar se Policia e Prizrenit është shumë aktive në luftimin e kësaj dukurie, me aksione të shpeshta, disa prej të cilave Storm• i ka raportuar si lajme ekskluzive.

Scholz: E kaluara nuk duhet të pengojë Serbinë dhe Kosovën

0

Gjatë hapjes së samitit të Procesit të Berlinit të hënën, 14.10. në Berlin, kancelari gjerman, Olaf Scholz lavdëroi përparimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në bashkëpunimin rajonal.

Ai vuri theks të veçantë në kontributin e Kosovës dhe e përgëzoi për arritjet e fundit në kuadër të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA).

“Dëshiroj të përgëzoj Kosovën për kontributin që ka dhënë së fundmi. Diplomacia e marrëveshjes së CEFTA-s është një arritje e madhe për bashkëpunimin rajonal”, theksoi Scholz.

Procesi i Berlinit, i cili u themelua dhjetë vite më parë, ka për qëllim mbështetjen e vendeve të Ballkanit Perëndimornë rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian dhe promovimin e iniciativave rajonale.

Scholz theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi për të përballuar sfidat ekonomike dhe sociale.

Kancelari njoftoi nënshkrimin e dy dokumenteve të rëndësishme që do ta lehtësojnë jetën e njerëzve në rajon: “Ne do të nënshkruajmë dy dokumente që do ta lehtësojnë jetën e përditshme të njerëzve. Një plan të ri veprimi për tregun e përbashkët rajonal dhe një marrëveshje për aksesin në mundësitë e studimit, e cila do të zgjerojë mobilitetin e studentëve”.

Serbia dhe Kosova: Thirrje për normalizim dhe integrim evropian

Në fjalimin e tij, Scholz iu referua gjithashtu tensioneve të vazhdueshme midis Serbisë dhe Kosovës dhe u bëri thirrje të dy vendeve që të mos e shohin të kaluarën si një pengesë për të ardhmen evropiane.

“Ne të gjithë e dimë se sa shumë rajoni juaj ende ndikohet nga konfliktet e së kaluarës”, tha ai. “Por tani është koha që sytë të drejtohen drejt të ardhmes. Ne kemi nevojë për një dinamikë të re dhe një proces normalizimi midis Serbisë dhe Kosovës”.

Scholz theksoi se zbatimi i plotë i marrëveshjeve të arritura më parë është çelësi për një integrim të suksesshëm në Evropë: “Unë mbetem i bindur se e ardhmja është në Bashkimin Evropian. Ekziston vetëm një rrugë që të çon atje, dhe kjo është zbatimi i plotë i marrëveshjeve që ju keni arritur tashmë.”

Në përfundim të fjalës së tij, kancelari theksoi rolin e Procesit të Berlinit si një platformë për zgjidhjen e konflikteve dypalëshe dhe lavdëroi angazhimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor për paqen dhe bashkëpunimin: “Është një angazhim i qartë për të zgjidhur çështjet dypalëshe dhe për t’u pajtuar në mënyrë paqësore. Për këtë qëndron Procesi i Berlinit”.

Scholz ritheksoi se do të vazhdojë të qëndrojë personalisht përkrah vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe do t’i mbështesë ato në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian./DW

 

 

O’Brien jep detaje nga takimi me Kurtin: Kosova duhet të kap momentin

0

Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë zotimet e dhëna në marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit.

Ai ka theksuar se është momenti që Kosova të përkufizojë pamjen e vet, ndërsa ka shtuar se “Kurti e kupton këtë”.

“Dëshiroj që ato të zbatojnë plotësisht zbatimet e marra me marrëveshje. Jemi në një çast interesant, kur kryeministri Kurti, mendoj se e kupton se ka mundësi për të thënë, kjo është se si duam që Kosova të duket dhe që të formësojë mënyrën se si reagon bashkësia ndërkombëtare”, tha O’Brien.

Tutje, Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, theksoi se rritja ekonomike e të dyja vendeve mund të bëhet nëse ato zbatojnë marrëveshjen bazë dhe aneksin e Ohrit, duke theksuar se “kjo është mënyra e vetme për të ecur përpara”.

“Ndërsa mendoj se edhe presidenti Vuçiq e sheh si një mundësi që të rritet ekonomia shumë më shumë se që është rritur dhe Serbia ka pasur rritje të mirë ekonomike kohëve të fundit, por që të ketë rritje edhe më të madhe, duhet që të ketë një akomodim politik përgjatë viteve të ardhshme përkitazi me Kosovën. Mënyra më e mirë është përmes marrëveshjes bazë dhe aneskit të Ohrit, kjo është mënyra për të ecur përpara”, tha O’Brien.

Në të kundërten, ai theksoi se nëse do të ketë ngecje sërish në dialog, të dyja vendet do të humbasin, siç i quajti ai, “mundësitë e hatashme” për vendin e tyre.

“Mendoj se sanksioni kryesor është se të dyja vendet e kanë humbur një mundësi të hatashme për vendin e tyre”, tha O’Brien në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.

Ndihmës Sekretari theksoi se është e rëndësishme që Kosova të jetë mos anashkalohet, por të jetë pjesë e diskutimeve dhe garës që po zhvillohet nga shumë vende për investime të reja.

“Ballkani Perëndimor ka mundësi të arta për të integruar ekonominë e vet, por edhe për t’iu bashkuar tregut të njësuar evropian, që shkon me planin e rritjes së Ballkanit Perëndimor, i cili ofron mundësi për të tregtuar me energji, me mallra dhe shërbime të ndryshme në tërë Evropën. Ky është motori që e shtyn rritjen e ekonomisë në mënyrë dramatike, andaj më vjen shumë mirë që Kosova është bërë pjesë e këtij komuniteti”, tha O’Brien në “Politiko”.

Ai theksoi se me Kurtin kanë biseduar gjithashtu për mundësitë që Kosova të ecë më shpejt drejt Evropës.

O’Brien tha se SHBA është e vetëdijshme që po arrihet përparim në integrimin e serbëve, porse shtoi se me Kurtin kanë biseduar pikërisht për qasje të ndryshme që duhet të ndërmerren tash e tutje.

Ai theksoi se vendi duhet ta shfrytëzojë këtë mundësi, pasi sipas tij, në të kundërtën Kosova nuk mund ta ketë atë për një kohë të gjatë.

“Duam që të dy vendet dhe të gjitha vendet e rajonit të ecin sa më shpejt që është e mundur. Duam që kufinjtë të rrijnë të hapur që shoqëritë të punojnë bashkërisht në eksportimin e të mirave, mallrave dhe që njerëzit të punojnë dhe jetojnë në një vend tjetër. Duam që vendi ta shfrytëzojë këtë mundësi sepse nganjëherë e keni një mundësi dhe nëse nuk do ta shfrytëzoni, nuk do ta keni atë për një kohë të gjatë”, tha O’Brien në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.

I pyetur se a mori ndonjë porosi apo sinjal pozitiv nga kryeministri lidhur me dialogun gjatë takimit, O’Brien tha se Kurti e kupton që për Kosovën tashmë është një çast unik, ndërsa përmendi në veçanti tranzicionet në BE dhe SHBA që pritet të ndodhin, e që sipas tij, këto ofrojnë një mundësi të mirë për Kosovën.

Rasti “double M” dhe debati i politikës së Kosovës

0

Debati që ka shpërthyer mes pozitës dhe opozitës për rastin “double M” (Mimoza ☎️ Millan), ngjan më shumë me një teatër politik sesa me një përballje të drejtë për drejtë me problemin që është kthyer në fenomen.

Thelbi i këtij rasti nuk qëndron thjesht tek fakti se një Mimozë – pa detyrë publike – mund të kishte biseduar apo takuar Radojiçiqin. Problemi qëndron tek roli i saj si një përfaqësuese e lartë e shumicës së popullit në Kuvendin e Kosovës.

Është e pamohueshme që përgjegjësia publike kërkon një standard të lartë të llogaridhënies. Mos të harrojmë që zonja Kusari-Lila, ka deklaruar se nuk ka pasur biseda të tjera me Radojiçiqin dhe se nuk ka folur serbisht me të.

Por, kjo nuk ishte mjaftueshëm bindëse atëherë dhe nuk doli mjaftueshëm e vërtetë sot. Qytetarët kanë të drejtë të dinë të vërtetën e plotë, veçanërisht kur bëhet fjalë për marrëveshje dhe pazare të mundshme që lidhen me interesa të rëndësishme shtetërore. Është detyrë e palëve të përfshira që t’i sqarojnë këto akuza (deri dikund të faktuara nga gazetaria) në mënyrë të plotë dhe transparente.

Nuk duhet lënë pa përmendur edhe një faktor tjetër: deklarata e Simiqit, i cili mund të luajë rolin e dëshmitarit kyç në këtë çështje. Nëse ekzistojnë inçizime të tjera dhe çështja e takimeve të së hënës, siç përmendet, para të ashtuquajturës “e martë e famshme”, ku pretendohet se janë materializuar në seancë marrëveshjet, atëherë ato duhet të bëhen publike.

Çdo provë, çdo pamje e një individi tjetër që hyn dhe del nga vila e Radojiçiqit, është thelbësore për të zbardhur të vërtetën e politikës tonë me këtë kriminel. Ky popull ka të drejtë të dijë se kush e udhëheq dhe nga kush përfaqësohet populli opozitar.

Kjo nuk është çështje personale apo një rast që mund të mbetet në rrjetin e politikës së ditës. Këtë herë, zonja Kusari-Lila nuk duhet të paraqesë vetëm versione politike dhe emocionale të ngjarjes, por vërtetë që duhen rrëfime juridike të paraqitura para Prokurorisë së Shtetit.

Mosmarrëveshjet me Bullgarinë, kryeministri maqedonas përmend modeli e Marrëveshjes së Prespës

0

Në fjalimin e tij në Slazburg në kuadër të samitit të 20-të Evropian kushtuar BE-së dhe reformave, kryeministri Hristijan Mickoski tha se Qeveria është e përkushtuar për dialog aktiv dhe gjetjen e një zgjidhje.

Ndër zgjidhjet ai përmendi edhe formulën e përdorur në Marrëveshjen e Prespës, veprim të shtyrë lidhur me ndryshimet kushtetuese, më saktë në momentet kur hyjmë në Bashkimin Evropian, atëherë ato vendime në Kushtetutë bëhen aktive, që natyrisht paraqet një mbrojtje, mekanizëm kundër kushteve të mëvonshme.

“Kur bëhet fjalë për rezultatet, nga jashtë, si shteti, shpesh kemi marrë vetëm fjalë, jo vepra. Rezultatet mungojnë, kemi vetëm detyrime. Dhe me kalimin e kohës, zhgënjimi u rrit në popull, pse tani kemi përsëri një gjendje tjetër, një kufizim tjetër. Dhe ne pyesim veten, në rregull, ne duhet të drejtohemi si politikanë. Dhe tani, më duhet të qëndroj para qytetarëve të mi dhe të them: shikoni të dashur bashkëqytetarë, studentë të mi, duhet të ndryshojmë sërish Kushtetutën. Ne si Qeveri jemi të përkushtuar që të gjejmë zgjidhje dhe dialog aktiv. Një nga zgjidhjet, natyrisht, është që të zbatohet formula e aplikuar tashmë në Marrëveshjen e Prespës për veprim të shtyrë, më saktë në momentet kur hyjmë në BE, atëherë ato vendime në Kushtetutë bëhen aktive”, tha Hristijan Mickoski.