spot_img
E diel, 21 Dhjetor, 2025
13:29
Home Blog Page 1740

S’kanë të ndalur problemet për Artetan

0

Mbrojtësi i Arsenalit, Takehiro Tomiyasu, ka pësuar një tjetër lëndim ka trajneri i klubit, Mikel Arteta.

“Shpresoj se rikuperimi i tij nuk do të zgjasë shumë, por duhet të shohim se si do t’i përgjigjet ngarkesës së punës kur të kthehet. Ne kemi vërtet nevojë për të. Ai ka qenë i jashtëzakonshëm, duke kaluar orë të panumërta për të bërë rikthimin e tij”, tha Arteta.

Më parë, Arteta dha përditësime mbi statuset e dëmtimit të Bukayo Saka dhe Kai Havertz. Ndërkohë, anësori i Arsenalit, Gabriel Martinelli u lëndua gjatë kohës që ishte në detyrë ndërkombëtare me Brazilin.

Për shkak të lëndimit, Tomiyasu ka luajtur vetëm një ndeshje këtë sezon. Më 5 tetor, mbrojtësi japonez bëri një paraqitje 6-minutëshe kundër Southampton, pasi u rikuperua nga dëmtimi i tij i mëparshëm.

Tomiyasu u transferua te Arsenali në verën e vitit 2021 nga Bologna për 18.6 milionë euro. Para kësaj ka luajtur në Belgjikë për St. Truiden, ndërsa në vendlindje ka luajtur për Avispa Fukuoka.

Pse duhet të hani molla të gjelbra

0

Mollët jeshile janë një frut i shëndetshëm që ofron shumë përfitime për organizmin dhe lëkurën.

Ato janë të pasura me fibër, minerale dhe vitamina. Përfitimet që vijnë nga këto fruta janë të larmishme.

Përmirësojnë tretjen – Mollët jeshile me gjithë lëkurë përmbajnë shumë fibër dhe përmirësojnë tretjen.

Kur të hani mollë jeshile, hajeni me gjithë lëkurë për të marrë dyfishin e vlerave.

Molla jeshile ndihmon në procesin e pastrimit dhe e mban mëlçinë të shëndetshme e të mbrojtur.

Lajeni mirë përpara se ta hani, duke përdorur sodë buke ose uthull të tretur në ujë.

Kanë pak yndyrna – Mollët jeshile kanë një nivel të ulët yndyrnash dhe ndihmojnë për qarkullimin e gjakut në organizëm.

Qarkullimi i mirë parandalon sëmundjet e zemrës.

Mollët jeshile janë të pasura me vitaminë K, e dobishme kundër mpiksjes së gjakut.

Burim i pasur i vitaminës A dhe C – Mollët jeshile janë një burim i shkëlqyer i vitaminës C që mbron qelizat nga radikalet e lira dhe ul rrezikun e qelizave të dëmshme.

Ato gjithashtu përmbajnë shumë vitaminë A, që ndihmon në mirëmbajtjen e shikimit.

Mollët janë të mira për kockat – Mollët jeshile janë të pasura me kalçium.

Ekspertët thonë se ngrënia e një molle në ditë forcon kockat dhe dhëmbët.

Mollët kundër plakjes – Mollët jeshile kanë vlera të tjera të rëndësishme për ngadalësimin e plakjes dhe për bukurinë.

Ato ndihmojnë në ushqimin e lëkurës dhe në eliminimin e rrathëve të zinj të syve.

Nëse filloni tani të konsumoni mollë rregullisht, do të shikoni një përmirësim të lëkurës në pak ditë.

Nëse mollën jeshile e hani në mëngjes me stomakun bosh do të ndihmoni organizmin të kryejë funksionet më mirë.

Fibra që do të merrni në fillim të ditës do të pastrojë zorrët dhe do t’ju bëjë të ndiheni të ngopur.

Nëse e hani mollën në mëngjes do të merrni mjaftueshëm kalium për të mbajtur ritmin kardiak të qëndrueshëm gjatë ditës.

 

Barcelona, viktimë e një mashtrimi të madh financiar pas firmës me Lewandowskin

0

Mashtrimet janë rendi i ditës. Në të gjitha fushat dhe në të gjitha platformat.

Edhe Barça nuk e ka të panjohur as mashtrimin. Në fakt, klubi blaugrana ka pësoi një “gol”, të rëndësishëm, në nënshkrimin e Robert Levandovskit.

Siç është raportuar të enjte në programi “Què t’hi jugues”, Barcelona transferoi një milion euro nga komisioni për afrimin e sulmuesit polak, në verën e vitit 2022, te një mashtrues i dyshuar i cili pozonte si Pini Zahavi, që është agjenti i sulmuesit.

Më 29 korrik, disa drejtorë të klubit morën një email, nga një adresë që mbante emrin e Pini Zahavit, ku u kërkohej të paguanin një milion euro, një pjesë e komisionit përkatës për nënshkrimin e sulmuesit.

Atyre iu kërkua ta depozitonin atë shumë në një numër llogarie të Bankës së Qipros dhe në një llogari që nuk kishte lidhje me përfaqësuesin: kishte emrin e Mikael Gerardus Hermanus Demon, i referuar si avokat.

Barça e depozitoi atë shumë, por departamenti i pajtueshmërisë së institucionit financiar e bllokoi transferimin sepse u konsiderua “me rrezik të lartë”, pasi nuk kishte ndodhur më parë asnjë lëvizje në atë llogari dhe as nuk ishte e mundur të provohej një dokument i vlefshëm që justifikonte transferimin e përmendur.

Personi i paraqitur si Zahavi po dërgonte e-mail-e në të cilat kërcënonte se do të raportonte Barçën në UEFA dhe do të bllokonte regjistrimin e Levandovskit nëse nuk paguhej milioni i eurove.

Gjithashtu, ai u shkroi edhe drejtorëve të Bankës së Qipros për të bërë presion që transferimi të miratohej.

Institucioni financiar nuk e pranoi presionin dhe llogaria u mbyll në tetor 2022.

Sipas programit “Què t’hi jugues”, Barcelona pranon se ishte viktimë e një tentative mashtrimi, por siguron se paratë u gjetën.

Për më tepër, Barça pranon se në vitin 2023 kanë marrë edhe dy e-mail-e të tjera ku kërkonin nga 250,000 euro.

Klubi katalanas e solli rastin në vëmendjen e “Mossos d’Esquadra” (policia e Barcelonës) dhe, bazuar në atë incident, përforcoi protokollet e veta të sigurisë dhe transferimeve financiare.

Ardian Bujupi: Një yll i muzikës shqiptare dhe ndërkombëtare

0

Ardian Bujupi për një kohë të shkurtë arriti ti prekë majat e muzikës R&B dhe urban.

I lindur në Kosovë dhe i shpërngulur në Gjermani me familjen e tij në një moshë shumë të re, ai u rrit në qytetin e Heidelbergut, ku filloi të zhvillonte pasionin për muzikë që në fëmijëri.

Pos muzikës, Ardiani nuk e la shkollimin pas dore, duke përfunduar arsimin deri në nivelin e mesëm dhe më pas duke vazhduar studimet duale në një nga bankat e qytetit, ku edhe pas përfundimit të arsimit, vazhdoi të punojë.

Ardiani asnjëherë nuk e ka mohuar prejardhjen e tij shqiptare. Jo vetëm që e shfaq atë përmes këngëve në shqip, por edhe me veprime të ndryshme kombëtare.

Ai shpesh e përfshin identitetin e tij kulturor edhe në këngët në gjermanisht. Një pjesë e veçantë e njërit prej teksteve të tij thotë: “Po e shkruaj këtë këngë në avion për në Marbella, flas të njëjtën gjuhë si Nanë Tereza”, duke shfaqur krenarinë e tij për prejardhjen dhe lidhjen me rrënjët shqiptare.

Fillimet e karrierës, DSDS dhe sfidat

Ardian Bujupi kishte filluar të regjistronte këngë para pjesëmarrjes në “Deutschland sucht den Superstar” (DSDS), por pa arritur ndonjë përparim të madh në karrierën e tij. Siç e tregon vetë në një intervistë, ai kishte parë shpalljen për t’u regjistruar në DSDS, ndërsa ishte në pushime në Ulqin.

Ardiani kujton një moment të veçantë; “E kam pyetur nanën, a ishe kane ti e lumtur nëse unë isha lajmru në DSDS? Më tha, e kisha adhuru me t’pa ty tu këndu në binë, derisa unë jam e ulur në publik”. Kështu, ai vendosi të aplikojë për audicionet e spektaklit të njohur.

Pas pjesëmarrjes në DSDS, sfidat nuk përfunduan. Në këtë kompeticion ai arriti deri në finale dhe u rendit në vendin e tretë. Kompania e muzikës nuk i ofroi një kontratë edhepse ky ishte një moment kthese në karrierën e tij muzikore. Megjithatë, Ardiani vendosi të mos dorëzohej dhe vendosi të vazhdojë karrierën muzikore më tej. Pas kësaj vendosmërie, erdhi kënga e tij e parë “This is My Time“, duke shënuar fillimin e karrierës së tij profesionale. Pastaj, me këngën “Rise to the Top” dhe hitin e vitit 2012 “I’m Feeling Good“, një këngë që pati sukses të madh. Kënga u bë remix nga reperi shqiptar Noizy, duke i dhënë asaj një dimension të ri dhe duke e forcuar më tej popullaritetin e saj.

“Pas asaj periudhe, erdhi një moment kur vendosa të lë stresin dhe gjithçka pas meje, edhe shkova në Suedi për një kohë. Pastaj u ktheva dhe fillova punën në bankë, prej mëngjesit deri në mbrëmje në punë dhe pas punës direkt në studio. Pavarësisht këngëve të para të suksesshme, ana financiare nuk ka qenë e pranishme; nuk ka mjaftuar për mbijetesë”.

Pas publikimit të këngëve “This is My Time” dhe “Rise to the Top” dhe pauzes, Ardiani vazhdoi me vendosmëri karrierën muzikore pa u dorëzuar. Këngët e tij të para në anglisht, si “This is My Time” dhe “Rise to the Top”, patën një sukses të jashtëzakonshëm, duke i dhënë atij një fillim të fortë në karrierën që e priste.

Në dhjetor 2014, ai publikoi këngën e tij të parë në gjermanisht, Wahnsinnig, pjesë e albumit të tij debutues “Ardicted”, i cili u lansua në vitin 2015. Ky album përmbante një kombinim unik të këngëve në anglisht dhe gjermanisht, duke e vendosur Ardianin si një artist të kompletuar në të dyja gjuhët.

Në vitin 2014, ai publikoi këngën “Feel“, një bashkëpunim me Genta Ismajlin dhe Dalool, dhe më pas, në vitin 2015, solli këngën e tij të parë në gjuhën shqipe, “A po don me“, duke vazhduar më pas me baladat në shqip, si “Na jena njo” dhe “E ëmbël“.

 

Kulminacioni dhe marrëveshjet e reja

2017-a ishte një vit i suksesshëm për Ardianin. Ai publikoi albumin e dytë “Melodia”, i cili përmbante 13 këngë në gjermanisht. Një nga këngët më të suksesshme nga ky album ishte “Keiner. Në të njëjtin vit, Ardiani solli edhe këngën “Andiamo”, në bashkëpunim me reperin shqiptar Capital T, e cila arriti mbi 135 milionë klikime në YouTube dhe u bë virale në mbarë botën.

Popullariteti i tij vazhdoi të rritet çdo ditë pas publikimit të albumit të parë dhe të dytë, nga viti 2015 deri në vitin 2017.

Kulminacionin e arriti me mixtape-in “Arigato”, të cilin e publikoi si një falënderim për njerëzit që i qëndruan besnikë muzikës së tij deri në atë moment. Një nga këngët më të pëlqyera të atij mixtape-i ishte “Primadonna

Pas këtij publikimi, Ardiani mori edhe ofertat e para nga kompanitë muzikore dhe producentë të ndryshëm. Në vitin 2017, ai nënshkroi kontratën e parë profesionale me Sony Music, një moment kyç që e shtyu të japë dorëheqje nga puna në bankë dhe t’i përkushtohej plotësisht muzikës.

Viti 2018 solli hitin “CIKA CIKA” në bashkëpunim me Xhensila Myrtezajn, një sukses ndërkombëtar që arriti qindra miliona klikime. E njëjta u bë remix më pas në bashkëpunim me këngëtarin porto-rikan, Farruko Cika Cika (Remix). Po ashtu, Ardiani publikoi këngën “Guns & Roses” në bashkëpunim me Helly Luv, duke treguar edhe një herë kapacitetin e tij për të arritur një audiencë ndërkombëtare.

Vazhdimi i Karrierës dhe Albumet e Suksesshme

Në vitin 2019, Ardiani publikoi albumin e tij të katërt Rahat, një emër që simbolizonte një fazë të re të qetësisë dhe stabilitetit pas shumë sfidave në karrierë. Ky album pati një sukses të madh dhe kënga “Meine Liebe“, një bashkëpunim me Elvana Gjatën, ishte një nga hitet më të dëgjuara të albumit. Po ashtu, bashkëpunimi me Fero47 në këngën “Wie im Traum” i solli atij edhe çmimin Goldplatte.

Në vitin 2020, pavarësisht sfidave të shkaktuara nga pandemia COVID-19, Ardiani nuk e ndali krijimtarinë muzikore edhe pse nuk publikoi ndonjë album të ri. Ai vazhdoi të sjellë hite si “Ohne Warnung“, “Modela“, “Reggaeton“, dhe bashkëpunimin me Xhensilën në këngën Panorama, një këngë që arriti mbi 100 milionë klikime. Pandemia e vështirësoi skenën muzikore globale, por Ardiani qëndroi aktiv, duke u përshtatur me situatën dhe duke vazhduar të kënaqë fansat me muzikën e tij, pavarësisht kufizimeve dhe mbylljeve që prekën industrinë.

2021, ishte një tjetër vit i suksesshëm për Ardianin. Ai publikoi albumin 10“, si dhe hite të tjera si “Nichts ist für Immer” në bashkëpunim me NGEE dhe “Adrenalina” me Finem. Po ashtu, ai përmbylli vitin me mega-hitin “Pina Whiskey“, një këngë që e përforcoi pozicionin e tij si një nga artistët më të suksesshëm të muzikës moderne shqiptare dhe gjermane.

Albumi “Aventura” dhe Vazhdimësia

Në vitin 2022, Ardiani publikoi albumin e gjashtë, Aventura“, i cili përfshinte këngë të njohura si “Gelato” me Ledri Vulën dhe “Aventura” me Noizyn. Albumi solli një energji të re në karrierën e tij, duke e konsoliduar si një nga artistët më inovativë dhe të kërkuar.

Në vitin 2023, Ardiani vazhdoi të publikojë hite dhe bashkëpunime të ndryshme, përfshirë “Valle Kosovare” me Shpat Kasapin dhe “O Jetë” me Tayna-n, ndërsa vitin 2024, e filloi me publikimin e disa këngëve nga albumi i tij i ri VEGETA“.

Këtë vit, Ardian Bujupi solli një stil të veçantë në bashkëpunim me këngëtarin afriko-jugor L.A.X në këngën “Ma Bebe“, me një influencë afro. Ai vazhdoi të eksperimentojë në këtë drejtim, duke sjellë një version modern të këngëve të vjetra shqiptare, si “Jarnana” dhe “Gajdexhiu“. Ardiani i riperpunoi këto këngë dhe i solli me titujt “Yarnana” dhe “Kosova“. Ky stil, i cili nuk ishte dëgjuar më parë nga ai, u prit shumë mirë nga fansat.

Gjithashtu, rritja e tij në rrjetet sociale si Instagram dhe Facebook, ka qenë konstante dhe reale, pa përdorimin e ndjekësve të blerë, një praktikë që shumë artistë të estradës e praktikojnë. Ardiani vazhdon të ketë miliona dëgjues çdo muaj në Spotify, duke dëshmuar ndikimin e tij në industrinë muzikore.

Një Artist dhe sipërmarrës i suksesshëm

Përveç suksesit të tij në muzikë, Ardian Bujupi ka arritur të shkëlqejë edhe në botën e biznesit. I apasionuar pas gastronomisë, Ardiani ka hapur dy restorante në qytetin dhe në rrethinën e Heidelbergut, ku u rrit, duke u bërë një figurë e njohur jo vetëm në skenën muzikore, por edhe në sektorin e biznesit. Së fundmi, ai ka hapur edhe një restorant me hotel, duke dëshmuar aftësitë e tij në menaxhim dhe sipërmarrje.

Ardiani ka arritur të ndërthurë pasionet e tij në muzikë dhe biznes, duke sjellë cilësi në çdo projekt që merr përsipër. Me një karrierë të suksesshme në të dyja fushat, ai vazhdon të jetë një inspirim për shumë të rinj, duke dëshmuar se suksesi arrihet me punë të palodhur dhe përkushtim.

Përmbyllje

Ardian Bujupi është një artist që nuk e njeh lodhjen dhe i cili vazhdon të frymëzojë përmes suksesit të tij në skenën muzikore dhe sipërmarrëse. Me një karrierë të pasur dhe vendosmëri të palëkundur, Ardiani ka arritur të përfshihet në një gamë të gjerë zhanresh muzikore, ndërkohë që i mbetet besnik rrënjëve të tij shqiptare. Suksesi i tij është shembull i një udhëtimi të gjatë, të mbushur me sfida dhe arritje të mëdha, që e kanë bërë një emër të nderuar dhe të suksesshëm në botën e muzikës dhe biznesit.

Edhe Hamasi konfirmon vdekjen e Sinwar, ka një porosi për Izraelin

0

Udhëheqës i lartë politik i Hamasit, Khalil al-Hayya, ka konfirmuar vdekjen e liderit të grupit, Yahya Sinwar.

Ai tha se vdekja “vetëm do të na forcojë”.

Al-Hayyaa, zëvendës shef i Hamasit në Gaza dhe kryenegociator i grupit dha një deklaratë televizive në të cilën ai përsëriti se nuk do të lirojnë pengjet izraelitë të kapur në sulmin e 7 tetorit, derisa “agresioni” në enklavën e rrethuar palestineze të ndalojë dhe forcat izraelite të tërhiqen

“Ata të burgosur nuk do të kthehen tek ju para përfundimit të agresionit në Gaza dhe tërheqjes nga Gaza”, tha ai.

Ai shtoi se vdekja do të kthehet në “mallkim për pushtuesit”.

Edhe një viktimë zbulon periudhën e zezë me reperin amerikan

0

Një nga viktimat e “Sean Diddy Combs” përshkroi sjelljen e reperit kur ai ishte nën ndikimin e drogës në festat e tij legjendare.

54-vjeçari është mbajtur në Qendrën e Paraburgimit në Brooklyn që nga 17 shtatori, ku u deklarua i pafajshëm për akuzat federale se ai përdori “fuqinë dhe famën” për të detyruar gratë për akte seksuale nën ndikimin e drogës, në festat që u quajtën ‘Freak Offs’.

Diddy ka mohuar çdo raportim kundër tij, ndërsa qindra viktima të supozuara kanë ngritur tashmë padi kundër tij, duke përfshirë akuzat për abuzim seksual.

“Një herë ai zbriti nga dhoma e tij dhe u habita sepse dukej si një kafshë e egër. Unë as nuk mund ta njihja atë. Venat i kërcenin dhe trupi i dridhej në mënyrë të frikshme. Më trembi shumë”, tha një viktimë, e cila nuk donte t’i përmendej emri publikisht.

Si “vaj në tepsi”, zëvendësit të Haxhiut i rrëshqasin edhe shpenzimet e panevojshme!

0

Blerim Sallahu, zëvendësministër i Drejtësisë, po qëndron në SHBA në një vizitë në Bankën Botërore.

Por, pjesëmarrja e tij nga shumë prej personave që kanë marrë pjesë në këtë ngjarje po cilësohet e panevojshme.

Një burim i ‘storm.’ ka thënë se Sallahu nuk ka qenë kryesues i grupit, por pjesëmarrës si gjithë të tjerët.

Madje sipas këtij burimi, i njëjti s’ka pasur nevojë të marrë pjesë në këtë ngjarje, por vetëm zyrtarë të departamentit përkatës, për cka edhe ishte i dedikuar ky trajnim.

Këtë pjesëmarrje Ministria e Drejtësisë nuk ka nguruar ta paraqesë si sukses, e se si zëvendësministri në këtë trajnim kishte takime.

Si “shpëtoi” Shaban Gogaj nga dënimi kapital për vrasjen (me) pa paramendim të Agonis Tetajt?

0

Gjykata e Apelit ka marrë vendim për zbutjen e dënimit ndaj Shaban Gogajt, i cili akuzohet për vrasjen e Agonis Tetajt në vitin 2018.

Me vendimin e datës 8 tetor, atij i është zbutur dënimi me burgim për armëmbajtje pa leje nga 3 në dy vjet.

Ndërkohë, dënimi me burgim i është dhënë për 6 vjet e 6 muaj, dënim në të cilin do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Vendimi u mor nga kolegji i Gjykatës së Apelit i përbërë nga Kadrie Goga-Lubishtani, Hashim Qollaku dhe Valbona Musliu-Selimaj.

Ndryshe, Gjykata Themelore e Pejës në dy vendime e kishte gjetur fajtor Gogajn për vrasje nga pakujdesia dhe armëmbajtje pa leje, duke i shqiptuar dënimin prej 7 vjet e gjashtë muaj.

Për vrasje nga pakujdesia, Gogaj ishte dënuar 5 vjet, kurse për armëmbajtje ishte dënuar me burgim prej 3 vjetës.

Sipas aktakuzës se Prokurorisë, në vitin 2018, në kompaninë “Gogaj AG”, Shaban Gogaj e kishte marrë një telefonatë nga një person tjetër, e cila në aktakuzë është cilësuar si dëshmitare, nga e cila bisedë më pas shihet në video se ishte acaruar.

Aktakuza sqaron se Agonis Tetaj ishte larguar menjëherë në drejtim të rafteve të dyqanit përballë tij për gati 5 metra, ndërsa bashkë me të u larguan edhe dy dëshmitarët e rastit A. H. dhe F. Z.

Me të përfunduar bisedën, Shaban Gogaj, nga karrigeje e anës së majtë të banakut, kaloi në karrigen tjetër që gjendej në mes të banakut dhe nga sirtari nxori revolen e tij të tipit “Beretta”, në të cilën vendosi karikatorin dhe e mori në shenjë Agonis Tetajn duke e qëlluar me plumb në kokë.

Nga ky plumb Tetaj kishte vdekur në vend.

Një thesar i ri arkeologjik i bashkohet Muzeut në Vlorë

storm•/Arkeologji: Arkeologët kanë zbuluar një skulpturë antike gjatë inspektimeve në Parkun Arkeologjik Amantia, në Vlorë, duke sjellë në dritë një tjetër fragment të historisë së lashtë të Shqipërisë. Punonjësit e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore (D.R.T.K) – Vlorë identifikuan skulpturën në akropolin antik të Amantias, ku ajo ishte e ekspozuar pjesërisht në sipërfaqe.

Pas këtij zbulimi të rëndësishëm, specialistët ndërmorën një gërmim të kujdesshëm për të nxjerrë plotësisht skulpturën nga toka dhe për ta transportuar atë në ambientet e siguruara të D.R.T.K – Vlorë. Ky veprim u bë për të mbrojtur objektin antik nga faktorët natyrorë dhe dëmtimet e mundshme që mund të shkaktoheshin nga aktet vandale.

Edhe pse skulptura nuk është ruajtur në formën e saj të plotë, ajo përmban një pjesë të konsiderueshme të elementëve të saj origjinalë, që ofrojnë të dhëna të rëndësishme për stilin dhe teknikën e periudhës në të cilën është krijuar.

Specialistët kanë kryer ndërhyrjet e para për pastrimin dhe restaurimin e saj, duke përdorur teknika profesionale, në mënyrë që të ruajnë çdo detaj të rëndësishëm të skulpturës. Aktualisht, po përgatitet kartela e objektit për regjistrim pranë Institutit Kombëtar të Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore, një hap kyç për dokumentimin dhe mbrojtjen e këtij thesari historik.

Ky zbulim përforcon rëndësinë arkeologjike të Parkut Amantia dhe shton një tjetër element të çmuar në mozaikun e trashëgimisë kulturore të rajonit të Vlorës.

Grushtat mes kryetarëve, Lladrovci akuzon kryetarët nga LVV

0

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar pas raportimeve së në mbledhjen e Asociacionit të Komunave të Kosovës ka pasur një përplasje mes kryetarëve nga radhët e Vetëvendosjes dhe PDK-së.

Lladrovci deklaroi se “tollovitë” e tilla nga metodat e VV-së janë ‘shkak i heqjes së vëmendjes nga publikimi i përgjimeve të shefes së grupit parlamentar, Mimoza Kusari-Lila dhe Milan Radoiçiq, dhe se me këto përgjime Lëvizjes Vetëvendosje siç tha ai ‘i ka humbur rruga në oborr’.

Ai ka akuzuar kryetarët nga LVV që sipas tij, nisën të pengojnë punimet, pasi që u votua rendi i ditës.

I pyetur se a ka shtyrë në forme fizike kryetarin e Komunës së Kamenices, Kadri Rrahimajn, Lladrovci nuk e pranoi një gjë të tillë.

Sipas tij, ai ka kërkuar që të largohen dhe të mbahet kuvendi.