spot_img
E premte, 19 Dhjetor, 2025
17:47
Home Blog Page 1755

Sali Berisha vazhdon akuzat ndaj qeverisë së Edi Ramës, me fjalimin nga banesa e tij

0

Storm/Albania: Sali Berisha, ish-President dhe ish-Kryeministër i Shqipërisë, pavarësisht izolimit nga vendimi i SPAK-ut dhe moshës së tij, vazhdon të kritikojë ashpër qeverisjen e Edi Ramës. Nga dritarja e apartamentit të tij në Tiranë, Berisha u është drejtuar çdo ditë mbështetësve të tij, duke e cilësuar situatën aktuale ekonomike dhe politike në Shqipëri si një katastrofë të shkaktuar nga korrupsioni i qeverisë aktuale.

Në fjalimin e tij të fundit, Berisha theksoi se ndërtimi i kullave të larta në Tiranë përfaqëson korrupsionin e lidhur me drogën dhe vlerësoi se ato kanë “përpirë 4 miliardë euro,” duke ndëshkuar qytetarët përmes rritjes së çmimeve dhe varfërisë së përgjithshme. Ai gjithashtu kritikoi Ramën dhe ministrat e tij për rritjen e pasurisë personale në dëm të interesave të qytetarëve.

Berisha u shpreh se dyfishimi i Prodhimit të Brendshëm Bruto (GDP) të Shqipërisë nuk ka sjellë përfitime për qytetarët e thjeshtë, por ka favorizuar oligarkët dhe zyrtarët e lartë. Ai vazhdoi me kritika për rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe mungesën e investimeve të reja, duke nënvizuar se GDP është fryrë nga paratë e drogës dhe korrupsionit.

Ndër të tjera, Berisha përmendi edhe ndikimin negativ në arsimin dhe kujdesin shëndetësor, duke cilësuar se shërbimet për qytetarët janë degraduar ndjeshëm gjatë qeverisjes së Ramës.

Në përfundim të fjalimit, Berisha paralajmëroi një qeveri teknike dhe u shpreh optimist për të ardhmen, duke premtuar përmirësime në rrogat dhe standardin e jetesës nëse do të vinte përsëri në pushtet / Storm-rks

Raportet me SHBA, Kurti i kërkon ta ndihmojë Kosovën për t’u anëtarësuar në NATO

0

Shefi i qeverisë, Albin Kurti, i ka kërkuar SHBA-ve që të japim mbështetjen e tyre për Kosovën që të anëtarësohet në Aleancën Veri-Atlantike dhe në Kartën e Adriatikut.

Këtë kërkesë e ka bërë në takimin që ka pasur në Poloni me Ndihmës Sekretaren për Mbrojtje, Celeste Wallander dhe ambasadorin Michael Carpenter, Asistent i Veçantë i Presidentit dhe Drejtor i Lartë për Evropë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të ShBA-ve, në margjina të Forumit të Varshavës për Siguri.

Kryeministri Kurti theksoi se Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një partneritet të palëkundur si dhe falënderoi Ndihmës Sekretaren Wallander dhe ambasadorin Carpenter për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe proceseve shtetndërtuese para dhe pas pavarësisë.

Ai shprehu angazhimin e Kosovës në sigurinë e paqen rajonale, teksa nënvizoi marrëdhëniet e shkëlqyeshme në fushën e mbrojtjes me ShBA-të, si dhe bashkëpunimin ndërmjet Departamentit për Mbrojtje të ShBA-së dhe Ministrisë sonë të Mbrojtjes.

Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Garda Kombëtare e Ajovës Forcojnë Partneritetin

0

Storm/FSK: Një delegacion nga Garda Kombëtare e Ajovës (Iowa) vizitoi Komandën e Forcave Tokësore (KFT) në Istog, duke theksuar lidhjen e fortë mes Gardës Kombëtare të SHBA-së dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Vizita është pjesë e Programit të Partneritetit Shtetëror (SPP) që ka filluar në vitin 2011, duke përfshirë trajnime të përbashkëta dhe shkëmbime kulturore mes dy institucioneve.

Delegacioni nga Ajova, i kryesuar nga gjeneral brigade William F. McClintock dhe gjeneral brigade Stephanie Samenus, u prit nga Komandanti i KFT-së, gjeneral brigade Hysen Dreshaj. Gjatë kësaj vizite, ata diskutuan për të arriturat dhe planet e ardhshme të KFT-së dhe panë nga afër kapacitetet e regjimenteve të këmbësorisë së FSK-së.

Ky partneritet me Gardën Kombëtare të Ajovës ka për qëllim forcimin e aftësive të FSK-së përmes stërvitjeve të përbashkëta. Një shembull i bashkëpunimit të suksesshëm ishte ushtrimi i përbashkët “Eagle 6”, ku trupat nga Ajova dhe FSK bashkëpunuan në fushat mjekësore dhe reagimin ndaj krizave. Ky bashkëpunim jo vetëm që ndihmon në ngritjen e kapaciteteve ushtarake të Kosovës, por edhe përforcon lidhjet ndërkulturore mes Kosovës dhe SHBA-së, duke përfshirë vizita në Ajova ku pjesëtarë të FSK-së kanë marrë pjesë në aktivitete kulturore dhe trajnime të ndryshme.

Përmes këtij partneriteti, të dyja palët synojnë të ndërtojnë një bashkëpunim afatgjatë që përfshin si aspektet ushtarake, ashtu edhe ato civile, duke përforcuar stabilitetin rajonal dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.

A po shpërthen një luftë e re në Lindjen e Mesme? Irani sulmon Izraelin

0

Televizioni shtetëror iranian ka transmetuar një deklaratë të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike, e cila ka bërë të ditur se ka lëshuar dhjetëra raketa drejt Izraelit.

Garda ka përshkruar sulmin me raketa si hakmarrje për vrasjen në korrik të liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh, si dhe të liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, të premten e kaluar, përfshirë edhe vrasjen e popullit libanez dhe palestinez.

Izraeli ka lëshuar sirenat e alarmit në shumë pjesë të vendit, ndërsa u ka bërë thirrje banorëve që të mos dalin nga shtëpitë e tyre.

Macron i Francës nuk deshiron “marrëdhënie” më Rusinë pa rishikim!

0

Duhet të rimendojmë marrëdhëniet tona me Rusinë pas luftës në Ukrainë


Storm/Francë: Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka deklaruar se marrëdhëniet me Rusinë duhet të rimendohen sapo të përfundojë lufta në Ukrainë.

Duke folur në një tubim për paqe në Paris, të organizuar nga Komuniteti Katolik i Sant’Egidio-s, Macron bëri thirrje për një propozim të ri për paqen dhe rendin në Evropë. Ai theksoi nevojën për një organizim të ri të Evropës dhe një rishikim të marrëdhënieve me Rusinë, sipas raportimeve të The Kyiv Independent.

Në fillim të konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës, Macron ishte kritikuar ashpër kur paralajmëroi që Rusia të mos poshtërohej. Më vonë, ai mori një qëndrim më të ashpër: Franca furnizoi Ukrainën me raketa me rreze të gjatë dhe propozoi një koalicion për furnizimin me raketa dhe bomba.

Macron theksoi gjithashtu nevojën për një rend botëror më të drejtë / Storm-rks

SHBA: Irani gati për sulm balistik ndaj Izraelit

0

Irani po përgatitet të kryejë një sulm me raketa balistike kundër Izraelit, ka deklaruar një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë.

Mediat ndërkombëtare kanë shkruar se zyrtari amerikan tha se SHBA po ndihmonte Izraelin të mbrohej dhe paralajmëroi se një sulm i drejtpërdrejtë ushtarak ndaj Izraelit do të kishte “pasoja të rënda” për Iranin.

“Ne po mbështesim në mënyrë aktive Izraelin për tu përgatitur që të mbrohet nga ky sulm”, tha zyrtari i Shtëpisë së Bardhë.

Ai ka thënë se plani i Iranit është të shënjestron objektet ushtarake dhe qeveritare.

Ambasada e SHBA-së në Izrael, urdhëroi të gjithë punonjësit e qeverisë amerikane dhe anëtarët e familjeve të tyre të strehohen në vend deri në një njoftim të dytë.

Haradinaj: Kurti zgjodhi MAFINË energjetike dhe shkatërroi investimet Amerikane

0

Storm/Opozitare: Ramush Haradinaj ka bërë akuza të forta ndaj Qeverisë Kurti këtë mëngjes, duke theksuar se vendimet e saj të gabuara kanë dëmtuar rëndë ekonominë e Kosovës dhe interesat strategjike të vendit.

Sipas Haradinajt, anulimi i projektit amerikan të gazit dhe tërheqja e kompanisë Contour Global nga projekti për ndërtimin e Kosovës C, janë ndër vendimet më të dëmshme të qeverisë aktuale. Ai theksoi se vendimi për të refuzuar çmimin prej 80 euro për megavat-orë, dhe mbështetja ndaj “mafias energjetike rajonale”, ka rezultuar në pagesa marramendëse prej mbi 365 milionë euro për vetëm dy vitet e fundit.

“Kur isha Kryeministër, importet e energjisë elektrike për dy vitet (2018-2019) ishin 282 milionë euro më të ulëta. Sot, pagesa ditore për mafian energjetike arrin në 500,000 euro,” deklaroi Haradinaj, duke cituar raportet e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për vitin 2023.

Ai vazhdoi më tej, duke kritikuar Vetëvendosjen se, ndërsa kur ishte në opozitë fyente dhe kritikonte planin për prodhimin e energjisë me çmim prej 83 euro nga Kosova C, sot po blen energji me çmime mesatare prej 268.82 euro në vitin 2022 dhe 129 euro në vitin 2023. Haradinaj u shpreh se kjo qeveri nuk i ka shërbyer shtetit dhe popullit të Kosovës, por mafias energjetike.

“Prokuroria ka nisur hetimet ndaj figurave kryesore të VV-së dhe gjithçka do të zbardhet, por një gjë është e qartë: ky është një krim që i është bërë Kosovës dhe askush nuk duhet të shkojë pa përgjegjësi, sidomos Kryeministri aktual,” përfundoi Haradinaj, duke theksuar se ndonëse Kurti është krenuar për “çmontimin e Contour Global-it”, në realitet, “ai po përpiqet të çmontojë popullin e vet” / Storm-rks

“Shaq Mania”, si Xherdan Shaqiri ia mbushi arkën klubit zviceran?

0

Kthimi i Xherdan Shaqirit nga SHBA në Zvicër dhe bashkimi i tij klubit të dikurshëm FC Basel, është pritur shumë mirë në shtetin helvetik.

Për herë të parë në histori, klubi i njohur po përballet me kërkesa rekorde për blerjen e fanellave me numrin 10 të Xherdan Shaqirin.

Mediumi i njohur zviceran Blick, raporton se në këtë pikë të sezonit, shitja ka arritur në 13 mijë fanella.

Krahasuar me fillimin e sezonit të vitit të kaluar, janë pothuajse dy herë më shumë.

Fanella kuq-blu vendase, fanella bardhezi si mysafir dhe fanella jeshile bazilisk tërhoqën të gjitha interesim mbi mesataren.

Kthimi i Shaqës ka rritur edhe të hyrat e klubit nga shitja e biletave.

Shitja e biletave në këtë sezonë është gjithashtu më e lartë se në sezonin e kaluar.
Në fund të fazës së shitjeve në fund të gushtit, FCB shiti 15,500 bileta.

Fjalët prekëse të Kryeministrit Kurti për Abrinë e Drenicës

0

Përvjetori i Masakrës së Abrisë së Epërme të Drenasit, kujtohet me fjalë prekëse të Kryeministrit Kurti


Storm/Përkujtim: Në përvjetorin e 26-të të Masakrës së Abrisë së Epërme të Drenasit, ku forcat paramilitare serbe masakruan 22 anëtarë të familjes Deliu më 26 shtator 1998, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar viktimat nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku ndodhet për një vizitë zyrtare. Në një reagim të hershëm, ai ka nderuar martirët e kësaj tragjedie, duke theksuar se gjaku i tyre do të mbetet në ndërgjegjen e atyre që ende nuk kanë marrë dënimin e merituar.

Përmes kujtimit të dëshmive tronditëse të gazetarit Wade Goddard, Kurti rikujtoi brutalitetin e papërshkrueshëm me të cilin forcat serbe kryen masakrën, ndërsa askush nuk është mbajtur përgjegjës për këtë krim.

“Brutaliteti dhe urrejtja janë të papërshkrueshme,” citohet Kurti të ketë thënë, duke përmendur veçanërisht rastin e anëtarëve më të vegjël të familjes, të cilët u masakruan pa mëshirë.

Masakra e Abrisë, e ndodhur në kulmin e luftës në Kosovë, mbetet një nga krimet më të rënda të gjenocidit serb, dhe për të, si për shumë të tjera, drejtësia ende nuk ka dhënë përgjigje.

Foto: Pamje nga koha e luftës në Kosovë. Në këmbë, të armatosur dhe në uniforma, janë strukturat (para)Militare serbe. Të ulur dhe në gjunjë janë civil shqiptarë, një pjesë nga të cilët janë pushkatuar (masakruar).
Poashtu edhe “çekani” i drejtësisë që tregon se ende nuk është arritur drejtësia për këto ngjarje që i ka shkaktuar Serbia.

Në përvjetorin e kësaj ngjarjeje të dhimbshme, kryeministri bëri thirrje për forcimin e Republikës së Kosovës dhe ruajtjen e kujtimit të të rënëve / Storm-rks

Pas shkeljes së ligjit, Hekuran Murati ua transferon pagat mbi 80 mijë punëtorëve të sektorit publik

0

Pas shumë presioneve e pakënaqësive, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, ka alokuar pagat për punëtorët e sektorit publik.

Ministria që udhëhiqet nga Hekuran Murati, me këtë veprim ka shkelur Ligjin për Pagat.

Paragrafi 4 i Nenit 7, sqaron se paga duhet t’u transferohet punëtorëve në llogaritë e tyre personale bankare më së voni në ditën e fundit të punës së muajit.