spot_img
E premte, 17 Prill, 2026
10:19
Home Blog Page 1756

ASHAK zgjedh anëtarët e rinj

0

Kuvendi Zgjedhor i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK) ka zgjedhur tetë anëtarët e rinj të rregullt dhe katër korrespodentë.

Si anëtarë të rinj të rregullt akademikë u zgjodhën, Bardh Rugova e Shkumbin Munishi nga Seksioni i Gjuhësisë dhe i Letërsisë. Nga Seksioni i Shkencave Shoqërore anëtarë të rregullt u zgjodhën Arsim Bajrami, Besnik Krasniqi e Frashër Demaj.

Nga Seksioni i Shkencave të Natyrës, anëtarë u bënë  Arsim Morina e Salih Gashi. Nga Seksioni i Arteve anëtar u zgjodh, Xhevdet Xhafa.

Ndërkaq, u zgjodhën edhe katër anëtarë korrespondentë.

Muhamet Mala u zgjodh anëtar korrespodent nga Seksioni i Shkencave Shoqërore, nga ai i Shkencave të Natyrës, Enver Hamiti, ndërkaq dy anëtarë korrespodent u zgjodhën nga Seksioni i Arteve, Ismet Jonuzi e Zake Prelvukaj.

Përplasje në Big, nuk mungon hudhja e ujit mes dy banorëve

0

Naim Bunjaku – Xuxi dhe Xheneta Fetahu kanë eskaluar në debat duke i përdorur njëri-tjetrit historitë e rrëfyera.

Derisa Xheneta po e akuzonte Xuxin që e ka lënë vajzën e tij, me të njëjtën monedhë ia ktheu edhe ai duke ia përmendur braktisjen e së ëmës.

“Unë nuk lë fëmijë me shku me taku mas 29 vjetëve”, i tha Xheneta.

“Ty të ka lënë nëna jote”, ia ktheu Xuxi.

Pas këtyre deklaratave, ndërhyri edhe Gresa duke iu drejtuar Xuxit për fëmijët e tij, “mjerë ata për ty, çfarë gjuhe përdor ti këtu e çfarë fytyre ke treguar ti”.

Aktorja më pas shpërtheu në lot pasi Xuxi e akuzoi se ka pëlqim për të.

Pas kësaj Gresa qau me dënesë, e që banorët tjerë i qëndronin afër, Xuxi nuk ndaloi me aq.

“Vetëm qaj, kurrë mos këndofsh”, i tha i njëjti.

Ata më pas vazhduan të gjuanin njëri-tjetrin me ujë, duke bërë që të reagonin edhe të tjerët.

AAK-ja paraqet propozimin për Bord të Përbashkët të Kompanive të Ujësjellësit

0

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), përmes Departamentit për Ujë dhe Politika Mjedisore, ka propozuar krijimin e një Bordi të Përbashkët Profesional për të gjitha Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit (KRU).

Përmes një komunikate për media, AAK ka thënë se ky hap përfaqëson një qasje të re dhe më të integruar për të adresuar sfidat aktuale në menaxhimin e burimeve ujore.

“Ky hap përfaqëson një qasje të re dhe më të integruar për të adresuar sfidat aktuale në menaxhimin e burimeve ujore, duke ofruar një alternativë më efektive dhe të qëndrueshme krahasuar me modelin aktual me shtatë borde të pavarura”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Komunikata e plotë:

Një Bord i Përbashkët Profesional: Zgjidhja për Sfidat e Menaxhimit të KRU-ve në Kosovë

Në përpjekje për të përmirësuar cilësinë dhe qëndrueshmërinë e sektorit të ujit në Kosovë, Aleanca për Ardhmërin e Kosovës përmes Departamentit për Ujë dhe Politika Mjedisore ka propozuar krijimin e një Bordi të Përbashkët Profesional për të gjitha Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit (KRU). Ky hap përfaqëson një qasje të re dhe më të integruar për të adresuar sfidat aktuale në menaxhimin e burimeve ujore, duke ofruar një alternativë më efektive dhe të qëndrueshme krahasuar me modelin aktual me shtatë borde të pavarura.

Nevoja dhe arsyeshmëria e krijimit të bordit të përbashkët

Aktualisht, secila nga shtatë KRU-të në Kosovë operon me një bord të pavarur, shpesh të përbërë nga individë me përvojë të kufizuar në sektorin e ujit dhe menaxhimin strategjik. Kjo qasje ka rezultuar në:

  • Mosarritjen e objektivave kryesore të performancës: Problemet e vazhdueshme që kanë shoqëruar KRU-të kanë ndikuar në dështimin për të arritur rezultate të qëndrueshme dhe për të përmbushur pritshmëritë e qytetarëve dhe institucioneve mbikëqyrëse.
  • Fragmentim të politikave dhe strategjive: Mungesa e një qasjeje të unifikuar ka çuar në zgjidhje të izoluara, shpesh të paefektshme dhe me kosto të larta, për të adresuar sfidat e përbashkëta që prekin të gjitha rajonet.
  • Vendimmarrje të paefektshme dhe të fragmentuar: Strategjitë dhe investimet shpesh dublohen ose mungon koordinimi i duhur, duke rezultuar në një shpërndarje të pabarabartë të burimeve dhe ulje të cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve.
  • Kosto të larta administrative: Funksionimi i shtatë bordeve të pavarura krijon shtatë struktura të veçanta administrative, gjë që rrit ndjeshëm shpenzimet operative dhe ul efikasitetin në menaxhimin e burimeve.

Përballë këtyre sfidave, krijimi i një bordi të përbashkët profesional ofron një zgjidhje të mirëorganizuar dhe të bazuar në praktikat më të mira. Ky model jo vetëm që do të ndihmojë në tejkalimin e fragmentimit dhe dobësive aktuale, por gjithashtu do të sigurojë një përdorim më efikas dhe të drejtë të burimeve financiare dhe njerëzore, duke garantuar përmirësime të prekshme në sektorin e ujit.

Benefitet e një bordi të përbashkët profesional

  1. Reduktimi i kostove ekonomike

Krahasuar me modelin aktual me shtatë borde të pavarura, krijimi i një strukture të përbashkët do të reduktojë ndjeshëm shpenzimet administrative. Kjo nismë do të thjeshtojë proceset dhe do të kursejë fonde që mund të ridrejtohen për përmirësimin e shërbimeve dhe realizimin e projekteve infrastrukturore.

  1. Përmirësimi i koordinimit dhe harmonizimi i politikave

Një bord i përbashkët do të mundësojë unifikimin e strategjive dhe standardizimin e praktikave më të mira në sektorin e ujit. Kjo do të sjellë vendimmarrje të centralizuar dhe të shpejtë për çështje që prekin të gjitha KRU-të, si furnizimi me ujë, trajtimi i ujërave të ndotura dhe investimet në infrastrukturë.

  1. Efikasitet më i lartë në menaxhimin e burimeve

Një bord i përbashkët do të hartojë dhe zbatojë një plan të unifikuar për investime strategjike, duke siguruar që projektet prioritare, si ndërtimi i akumulacioneve të reja të ujit dhe modernizimi i impianteve të trajtimit të ujit, të marrin mbështetjen e nevojshme financiare dhe logjistike.

  1. Rritja e kapaciteteve profesionale

Me një strukturë të unifikuar, të gjitha KRU-të do të përfitojnë nga trajnime dhe programe zhvillimi profesional të standardizuara. Kjo do të sigurojë që stafi teknik dhe menaxherial të ketë aftësitë e duhura për të përmbushur sfidat e sektorit, duke promovuar teknologji dhe praktika moderne.

  1. Transparencë dhe llogaridhënie më e madhe

Një bord i përbashkët do të krijojë një mekanizëm të centralizuar për monitorimin e performancës së KRU-ve, duke forcuar mbikëqyrjen nga Autoriteti Rregullator i Ujësjellësve dhe Kanalizimeve (ARRU) dhe institucionet e tjera përkatëse. Kjo do të sigurojë përdorimin më të efektshëm të burimeve financiare dhe raportim të saktë e të aksesueshëm.

Hapat e domosdoshëm për implementim

Për të realizuar këtë reformë, është e nevojshme të amendohen ligjet aktuale për ndërmarrjet publike dhe sektorin e ujit. Legjislacioni i ri duhet të:

  • Sigurojë përbërje profesionale dhe të paanshme për bordin e përbashkët, me ekspertë të fushës.
  • Garantojë autonominë dhe pavarësinë nga ndikimet politike për të ruajtur integritetin e vendimmarrjes.
  • Promovojë qasje të integruar dhe afatgjatë për zhvillimin e sektorit të ujit.

Krijimi i një bordi të përbashkët profesional është një domosdoshmëri për të adresuar sfidat e sektorit të ujit në Kosovë. Kjo qasje do të përmirësojë cilësinë e shërbimeve ndaj qytetarëve, do të promovojë zhvillim ekonomik dhe do të sigurojë menaxhim më të mirë të burimeve ujore për të gjitha rajonet e vendit.

Departamenti për Ujë dhe Politika Mjedisore

Njihuni me ushqimet që ju rrezikojnë nga aknet

0

Shëndeti i lëkurës është i lidhur ngushtë me atë që hamë dhe inflamacioni luan një rol të rëndësishëm në probleme të tilla si puçrrat, skuqjet dhe plakja e parakohshme.

Ngrënia e ushqimeve që nxisin inflamacionin mund të prishë ekuilibrin në trup, duke çuar në rritjen e stresit oksidativ dhe dëmtimit të lëkurës.

Këto ushqime mund të “shkatërrojnë” lëkurën duke shpërbërë kolagjenin, duke shkaktuar thatësi dhe duke inkurajuar shpërthimet e akneve.

Dermatologia dr. Lily Talakoub ndau së fundmi në TikTok një listë të llojeve të ushqimeve që duhet t’i shmangim sepse mund të shkaktojnë probleme të ndryshme të lëkurës.

Karbohidratet e rafinuara – Karbohidratet e rafinuara nxisin inflamacionin, i cili mund të dobësojë barrierën mbrojtëse të lëkurës, duke shkaktuar thatësi, acarim dhe rritje të rrezikut të dëmtimit të shkaktuar nga faktorë të jashtëm.

Dr. Talakoub thekson se ushqime të tilla si makaronat, buka, orizi i bardhë, pijet e gazuara dhe ëmbëlsuesit “rrisin mundësinë e shfaqjes së akneve me 30 për qind”.

Produktet e qumështit – Mjekja dermatologe tregon lidhjen e produkteve të qumështit dhe ashpërsisë së akneve tek adoleshentët.

Ajo shton gjithashtu se “të rriturit që konsumojnë rregullisht qumësht kanë katër herë më shumë gjasa të vuajnë nga aknet”.

Produktet e qumështit përmbajnë hormone natyrale që mund të rrisin prodhimin e sebumit në lëkurë, i cili mund të bllokojë poret dhe të çojë në shpërthime aknesh, veçanërisht te njerëzit e prirur ndaj çekuilibrit hormonal.

Ushqimi i shpejtë – Shumë lloje të ushqimeve të shpejta përmbajnë yndyrna trans, vajra të përpunuara dhe aditivë që shkaktojnë inflamacion në trup.

Inflamacioni kronik përkeqëson gjendjet e lëkurës si puçrrat, skuqjet dhe ekzema dhe dobëson funksionin e barrierës mbrojtëse të lëkurës.

“Konsumimi i rregullt i ushqimit të shpejtë rrit rrezikun e akneve me 17%”, paralajmëron Dr. Talakub.

Ushqimet si misri dhe vaji i sojës prishin ekuilibrin e acideve yndyrore omega-6 dhe omega-3 në trup, të cilat mund të shkaktojnë inflamacion.

Një ekuilibër i shëndetshëm i acideve yndyrore omega-3 dhe omega-6 është thelbësor për shëndetin e lëkurës.

Listës Serbe i refuzohet certifikimi nga KQZ-ja

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

Shkak për moscertifikim janë bërë thirrjet nacionaliste të kryetarit të kësaj  liste, Zllatan Ellek, gjatë prezantimit të listës zgjedhore.

Ndërkohë, KQZ vendosi sot për certifikimin edhe të 16 subjekteve politike me 626 kandidatë për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Paraprakisht, KQZ-ja më 18 dhjetor kishte vendosur për certifikimin e pjesës së parë prej 11 subjekteve politike, me gjithsej 606 kandidatë për deputetë.

“Në përgjithësi, numri i subjekteve politike të certifikuara është 27, prej të cilave: 19 parti politike; 5 koalicione; 2 nisma qytetare dhe 1 kandidat i pavarur. Numri i përgjithshëm i kandidatëve për deputetë të certifikuar nga KQZ dhe që përfaqësojnë këto subjekte politike është 1,232 kandidatë”, tha zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Lista e të gjitha subjekteve politike të certifikuara nga KQZ-ja për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit:

Pasi nuk fitoi në Festivalin e Këngës, vjen reagimi i parë nga Elvana Gjata

0

Elvana Gjata arriti të sigurojë çmimin e dytë në Festivalin e Këngës me këngën e saj “Karnaval”.

Pas një garë të fortë dhe shumë konkurruese, këngëtarja nuk arriti të fitonte këtë vit, duke humbur mundësinë për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision 2025.

Pasi u shpall fituese e çmimit të dytë, Elvana falënderoi publikun për mbështetjen dhe u shpreh se, pavarësisht nga rezultati, asnjëherë nuk duhet të dorëzohemi.

“Faleminderit me zemër dhe mos harroni se jeta është si karnaval dhe asnjë lot nuk është final. Ju dua shumë. Mos u mërzisni të gjithë fansat e mi që kanë ardhur të më mbështesin. Jeta më ka mësuar që 10 herë të bie dhe 11 herë do ngrihem”, shkroi Elvana.

Festivali i Këngës ka pasur një fitues të vetëm, pasi për herë të parë pikët nga juria dhe publiku janë bashkuar për të shpallur fituesin.

Grupi “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” ka marrë 143 pikë, duke kaluar Elvanën, që mori 135 pikë.

Kosova edhe një hap më afër anëtarësimit në Zonën Unike të Pagesave në Euro

0

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës më datën 20 dhjetor 2024 dorëzoi paraaplikacionin e përditësuar me ligjet përkatëse të miratuara nga Kuvendi dhe rregulloret e nxjerra nga Bordi i BQK-së, në plotësim të paraaplikimit të dorëzuar më 14 tetor 2024.

Paraaplikimi paraprak referohej në draft ligjet si ishin në atë kohë, por DG FISMA si autoritet kompetent i Komisionit Evropian njoftoi me shkrim se të njëjtat mund të shqyrtohen vetëm pas miratimit përfundimtar të legjislacionit përkatës.

Prandaj, menjëherë pas miratimit të tri ligjeve të rëndësishme për sektorin financiar dhe që lidheshin direkt me procesin e anëtarësimit në Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA), si: Ligji për Bankat, Ligji për Shërbimet e Pagesave dhe plotësimin/ndryshimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit, nga Kuvendi i Republikës së Kosovës (më datën 05 dhjetor 2024), Bordi i BQK-së miratoi njëzet rregulloret përkatëse (me datën 17 dhjetor 2024) të cilat hyjnë në fuqi vetëm me hyrjen në fuqi të ligjeve respektive. Këto krijuan mundësitë për kompletimin e procesit të paraaplikimit në SEPA, me pakon legjislative dhe rregullative.

Ligje dhe rregulloret e lartpërmendura ishin identifikuar si kritere të domosdoshme për plotësimin e paraaplikimit për t’i dhënë mundësi institucioneve relevante të Komisionit Evropian të procedojnë më tej me realizimin e kësaj faze të shqyrtimit preliminar të përmbushjes së kritereve nga ana e Kosovës, në pajtim me praktikën që kanë ndjekur për vendet e rajonit.

Pas këtij hapi, në varësi të trajtimit nga Komisioni Evropian të çështjeve lidhur me hyrjes në fuqi të këtyre ligjeve, nëse shqyrtimet procedurale kushtetuese të ngritura sa i përket procedurës së miratimit të ligjeve (jo edhe përmbajtjes së tyre), nuk pengojnë procesin e rëndësishëm të vlerësimit të paraaplikimit, presim që Kosova të marr edhe vlerësimet rreth nivelit të përmbushjes së kritereve ligjore dhe teknike për anëtarësim në SEPA.

Hyrja në fuqi e ligjeve dhe rregulloreve mundëson përmbylljen e këtij procesi preliminar dhe përgatitjen e aplikacionit përfundimtar.

Ky hap mundëson që DG FISMA të ofrojë një vlerësim të plotë, me komentet dhe rekomandimet e mundshme, para se të dorëzohet aplikacioni i finalizuar te Këshilli Evropian i Pagesave (EPC), ndërsa një vendim përfundimtar për anëtarësimin e Kosovës në SEPA mund të pritet vitin e ardhshëm, si pjesë e iniciativës më të gjerë të integrimit të Ballkanit Perëndimor, nëse nuk paraqiten vonesa që ndikojnë ecurinë e këtij procesi.

BQK shpreh mirënjohjen për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme nga Komisioni Evropian, Banka Botërore dhe partnerë të tjerë për arritjen e dorëzimit të paraaplikimit.

Njëkohësisht, BQK shpreh falënderimin për institucionet e Republikës së Kosovës për kontributin dhe mbështetjen gjatë procesit të para-aplikimit, duke shprehur besimin në angazhimin e vazhdueshëm që procesi i ligjeve relevante të qartësohet sa më shpejtë që të jetë e mundur, marrë parasysh rëndësinë e anëtarësimit në SEPA dhe përfitimeve të gjithanshme prej saj.

Integrimi në SEPA pritet të sjellë përfitime të konsiderueshme ekonomike dhe financiare, ku përveç aspekteve tjera integruese, qytetarëve dhe bizneseve pritet t’ju sjell një kursim vjetor rreth 55 milionë euro nga tarifat për transferet ndërkombëtare, të vlerësuar nga Grupi i Ekspertëve Gjerman (GET).

Po marrin informacione nga jashtë? Banorët e BBVK flasin për banorët e BBVA

0

Një video është publikuar sot, ku shfaqë banorët e Big Brother VIP Kosova derisa të njëjtit diskutojnë për fillimin e edicionit të ri të Big Brother VIP Albania 4.

Aty ata dëgjohen duke pyetur se kush ka hyrë, gjë që ka shkaktuar reagime, pasi janë rritur dyshimet se banorët po marrin informacione nga jashtë.

Në një moment tjetë të videos, Gresa dëgjohet duke thënë: “Ia ka nis ai atje”.

Një tjetër banor ia kthen me pyetjen: “A e patë kush ka hyrë?”

Pas këtyre bisedave, ka ndërhyrë produksioni duke ia tërhequr vëmendjen Gresës, por me shprehjen gjenerale: “Gresa, kujdes mikrofonin!”

Video:

 

Ish-ministrit të shëndetësisë i shtohen akuzat

0

Gjykata e posaçme i ka kërkar SPAK-ut të rikualifikojë akuzën për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili akuzohet edhe për grup të strukturuar kriminal.

Gjykata kërkoi SPAK hetimin e 10 zyrtarëve të tjerë, pranë ministrisë të shëndetësisë, për veprat e shkeljes së barazisë në tendera, dhe korrupsion.

Gjyqtarja paraprake Fjorala Davidhi ka rënduar pozitën e Beqajt, ish-zëvendësin e tij Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj, duke i sugjeruar SPAK të ngrejë akuzën e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Ndërkohë siç bëjnë me dije burime të pranishme në seancë të gazetares Anila Hoxha, gjyqtarja paraprake Davidhi ka kërkuar veçim të dosjes dhe vazhdim të hetimeve nga SPAK për të saktësuar rolin e ministrisë së Financave në dosjen e Sterilizimit.

Gjithashtu edhe të hetohet sipas gjyqtares shtetasi italian Umberto Stachini, që është një nga nënkontraktorët e shoqërive.

Gjykata ka thënë se nuk është e nevojshme të bëhet akt ekspertim për dëmin financiar të shkaktuar nga Sterilizimi, ndërkohë që pritet të japë qëndrimin e tij edhe SPAK pas këtij vendimi.

Ndërkohë, SPAK është shprehur se pranon të ngrejë akuzat siç i sugjeron gjykata, pavarësisht se mendon se akuzat e ngritura prej prokurorisë ishin të drejta.

Abdixhiku: Rugova ishte dhe mbetet arkitekti i shtetit tonë

0

Drejtues të Lidhjes Demokratike të Kosovës në 35 vjetorin e themelimit të kësaj partie kanë bërë homazhe te varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka shkruar se LDK nisi si aspiratë e popullit të Kosovës për liri, gjersa programi politik i saj, u shndërrua në projekt kombëtar të popullit të Kosovës.

“Ky projekt kulmoj me shtetin tonë, Republikën tonë. Ibrahim Rugova ishte dhe mbetet arkitekti i shtetit tonë, prijësi historik i lëvizjes për liri, pavarësi dhe demokraci. Ai ishte njeriu që u qëndroi sfidave më të vështira të kohës me mençurinë, vizionin dhe qëndrueshmërinë që i karakterizojnë njerëzit e mëdhenj. Veprat e tij jetësore janë gurët themeltarë të Republikës sonë – një trashëgimi që na frymëzon dhe na udhëheq çdo ditë – ndërsa emri i tij është vlerë e patjetërsueshme e historisë së Kosovës. LDK sot, me gjithë trashëgimtarët politik e idelogjik të rugovizmit, e ndjenë peshën e madhe historike të ndryshimit të domosdoshëm për realizimin në plotni të projektit tonë identitar të nisur 35 vite më parë. Kosova, shtet i pavarur e sovran, i anëtarësuar në NATO e BE, e me miqësi të përheshme me SHBA-të; ishte misioni ynë dje, është misioni ynë sot dhe padyshim do të jetë dhe misioni ynë nesër”, ka shkruar ai.