spot_img
E shtunë, 11 Prill, 2026
18:26
Home Blog Page 1758

Rama arrin në Samitin e BE-së me Ballkanin Perëndimor, pritet nga Ursula von der Leyen dhe Antonio Costa

0

Në Bruksel pritet të nisë punimet samiti i BE me Ballkanin Perëndimor, ku marrin pjesë liderët e vendeve të Rajonit dhe zyrtarët më të lartë të Komisionit Europian.

Kryeministri Edi Rama është pritur nga Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa.

Nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, vetëm Kosova nuk është zyrtarisht kandidate për anëtarësim në BE.

Bosnja, Mali i Zi dhe Serbia kanë nisur negociatat, ndërsa Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut i është dhënë statusi i kandidatit.

Samiti nuk i kushtohet zyrtarisht zgjerimit, por udhëheqësit ballkanikë do ta përdorin mbledhjen për të nxitur agjendën e tyre dhe për të përmirësuar marrëdhëniet me bllokun.

AAK-ja akuzon LVV-në për kapjen e bordeve të ndërmarrjeve publike të ujit

0

AAK-ja përmes Departamentit për Ujë dhe Politika Mjedisore kanë akuzuar Qeverinë Kurti për kapjen e kompanive publike të ujit dhe dështim në menaxhimin e tyre.

Ky Departament kanë thënë se Kurti në këto ndërmarrje ka vendosur njerëzit e partisë dhe nuk i kanë afruar ekspertët.

AAK në këtë reagim përmendin emrin e Dejona Mihalit, si personi brenda LVV-së që është marrë me çështjen e Bordeve të kompanive publike.

“Është interesant të theksohet se qysh atëherë kishin qarkulluar informata se për zgjedhjen e bordeve të përkohshme të kompanive “kujdesej” një grua nga Shqipëria. Më vonë, doli se pikërisht kjo grua ishte Dejona Mihali, e cila do të kishte një rol kyç në jetën tonë të projektuar nga Kryeministri Kurti”, thuhet në reagim.

Reagimi i plotë:

Kapja e Kompanive Publike të Ujit dhe Dështimi i Menaxhimit në Qeverisjen Kurti

AAK, përmes Departamentit për Ujë dhe Politika Mjedisore, është përpjekur që, përmes komunikatave për shtyp, të paraqesë dështimet serioze të Qeverisë Kurti në menaxhimin e kompanive publike. Kjo, ndonëse Kurti, gjatë fushatës së tij në zgjedhjet e kaluara, kishte arritur të bindë një pjesë të madhe të qytetarëve dhe një pjesë të konsiderueshme të ekspertëve se pikërisht përmirësimi i menaxhimit të kompanive publike dhe mirëqenia e qytetarëve do të ishte prioritet, ndërsa çështjet me dialogun me Serbinë i kishte ranguar në fund të listës së prioriteteve.

Por çfarë ndodhi në të vërtetë pas marrjes së pushtetit?

  1. Fillimisht, instalimi i bordeve të përkohshme u bë me një “kujdes të madh”,duke përfshirë individë pa përvojë dhe të afërt me pushtetin, ndërkohë që pjesa më e madhe e ekspertëve të angazhuar më parë në sektor ishin eliminuar. Është interesant të theksohet se qysh atëherë kishin qarkulluar informata se për zgjedhjen e bordeve të përkohshme të kompanive “kujdesej” një grua nga Shqipëria. Më vonë, doli se pikërisht kjo grua ishte Dejona Mihali, e cila do të kishte një rol kyç në jetën tonë të projektuar nga Kryeministri Kurti.
  2. Edhe me fillimin e emërimeve të bordeve të rregullta u ndoq e njëjta praktikë. Në bordet lokale ishte shumë më lehtë, ngase emërimet kryesisht vinin nga njerëzit e politikës ose në bazë të lidhjeve me pushtetin, ndërsa rastet e perfshirjes së ekspertëve të mirëfilltë ishin shumë të pakta, ngase ata ishin nënshtruar filtrimit nga lart, të ndihmuar edhe nga “gruaja e Shqipërisë”. Në bordet qendrore, situata ishte më e ndërlikuar për vendosjen e njerëzve lojalë ndaj tyre, pasi intervistimet kryheshin njëkohësisht nga qeveria britanike dhe autoritetet vendore. Pavarësisht kësaj, përfaqësuesit e Kurtit arritën me “mjeshtëri” të manipulojnë të dy komisionet – atë qeveritar dhe britanik – duke larguar kandidaturat që ishin vlerësuar me nota të larta dhe që plotësonin kriteret për të qenë pjesë e këtyre bordeve, dhe duke emëruar kryesisht individë që konsideroheshin të lojalë dhe të afërt me partinë në pushtet.
  3. Për ta bërë mashtrimin edhe më të madh, duke pretenduar se do të kishte ndryshime rrënjësore në sektor, u nxor Vendimi i Qeverisë Kurti Nr. KNMU/V/01/2022 për monitorimin e performancës së Kompanive Rajonale të Ujësjellësit (KRU) në Kosovë. Ky vendim, sipas shumë ekspertëve, ishte i domosdoshëm dhe i drejtë, duke krijuar një përshtypje pozitive. Ai sinjalizonte një orientim drejt menaxhimit më profesional dhe transparent të KRU-ve dhe krijoi idenë se, pas tij, pozitat si anëtar bordi apo Kryeshef Ekzekutiv i një kompanie publike nuk do të shiheshin më si privilegj, por si një përgjegjësi. Fatkeqësisht, që nga nënshkrimi i këtij vendimi, asnjë hap konkret nuk është ndërmarrë për zbatimin e tij, as nga Ministria e Ekonomisë, e cila është aksionare e këtyre kompanive, dhe as nga ARRU, që ka përgjegjësinë ligjore për monitorimin e performancës së KRU-ve. Për më tepër, duket se ky vendim është harruar plotësisht, duke humbur kështu një mundësi të rëndësishme për përmirësimin e menaxhimit të këtyre kompanive. Për të vërtetuar punën dhe efikasitetin e këtyre bordeve dhe menaxhmenteve, ishte ballafaqimi me sfidat që i karakterizojnë këto institucione. Këto sfida përfshinin përmbushjen e objektivave të performancës së përcaktuara përmes planeve të tyre të biznesit, si dhe përballjen me raste emergjente, si problemi me cilësinë e ujit të ndikuar nga përmbajtja e manganit në Liqenin e Badovcit dhe menaxhimin e situatës së krijuar nga sulmi terrorist në kanalin Iber-Lepenc.

a) Shumë investime kapitale me rëndësi jetike për qytetarët e Republikës së Kosovës, si ndërtimi i impianteve për trajtimin e ujërave të zeza dhe projektet infrastrukturore të mbështetura nga investime ndërkombëtare, po zhvillohen me ritme tepër të ngadalta ose janë bllokuar pa ndonjë arsye të justifikueshme. Këto bllokada janë rezultat i drejtpërdrejtë i keqmenaxhimit të këtyre kompanive, dhe për këto dështime askush nuk mban përgjegjësi e aq me teper te kete ndeshkime.

b) Këto borde dhe menaxhmentet e tyre, pa përjashtim, kanë dështuar në përmbushjen e caqeve kyçe të përcaktuara përmes planeve të biznesit, siç janë: zvogëlimi i humbjeve të ujit në sistem, që mesatarja kalon shkallën mbi 50% në sektorin e ujit, si dhe mungesa e investimeve kapitale për ripërtëritjen e rrjetit të ujësjellësit, me çka do të ndikohej sado pak në zvogëlimin e këtyre humbjeve. Në vend që të ketë ndëshkime për këto borde, Qeveria Kurti, as ARRU si autoritet i pavarur, në asnjë moment nuk ka ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj bordeve dhe menaxhmentit të këtyre kompanive. Përkundrazi, Qeveria Kurti është “kujdesur” që njerëzit e saj të besuar të shpërblehen me përgjegjësi më të larta, siç ishte rasti i kryesueses së Bordit të Drejtorëve të KRU Hidromorava, znj. Filloretë Gashi Sadiku, e cila është e njohur për lidhjet e saj me pushtetin dhe është renditur e gjashta në listën për Bordin e KEK-ut, me mundësi për t’u zgjedhur në këtë bord.

c) Një shembull tipik që ilustron abuzimin me pushtetin dhe keqpërdorimin e parasë publike është ai i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit (KRU) Hidromorava. Pavarësisht përballjes së vazhdueshme me humbje të larta të ujit, gjatë tre viteve të fundit, që nga emërimi i bordit aktual nga kjo qeveri, nuk është ndërmarrë asnjë investim për ripërtëritjen e rrjetit të ujësjellësit – një hap i domosdoshëm për uljen e këtyre humbjeve. Përkundrazi, vetëm një muaj më parë, kompania ka shpenzuar 164,000 euro për blerjen e automjeteve. Ky shpenzim është i pajustifikueshëm dhe kërkon ndëshkim, qoftë nga Qeveria Kurti apo nga Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARRU). Situata bëhet edhe më shqetësuese po të kihet parasysh se vetëm dy vite më parë kompania kishte blerë automjete të reja për nevojat e saj. Duket se këto automjete nuk kanë arritur të përmbushin “apetitet” e luksit të bordit dhe menaxhmentit të KRU Hidromorava.

d) Menaxhimi i cilësisë së ujit me përmbajtje të manganit nga KRU Prishtina ishte një problem serioz. Për dy muaj, qytetarët e furnizuar me ujë nga ky burim ishin privuar nga përdorimi i tij për pije dhe gatim, duke e vështirësuar ndjeshëm jetën e tyre. Èshtë shqetësuese se, edhe pse ky fenomen ishte përsëritur nga viti i kaluar, KRU Prishtina nuk kishte marrë masa për menaxhimin e këtij problemi. Për këtë gjithashtu nuk kishte pasur asnjë reagim nga Ministria e Ekonomisë, si aksionare direkte e këtyre kompanive, apo ARRU si autoritet i pavarur.

e) Menaxhimi teknik i situatës gjatë sulmit terrorist në kanalin Ibër-Lepenc kishte lënë shumë për të dëshiruar. Gjatë kësaj periudhe delikate, nuk u pa një involvim i mjaftueshëm i ekspertëve të fushës nga ana e qeverisë. Po ashtu, dështoi komunikimi i mirëfilltë me konsumatorët lidhur me përdorimin e ujit të pijshëm nga komunat që shfrytëzojnë këtë ujë. Ministria e Shëndetësisë kishte lëshuar një njoftim se uji nga kanali Ibër-Lepenc nuk ishte i pijshëm, ndonëse dihet që asnjëherë uji nga ky kanal nuk ka qenë i pijshëm pa trajtim në impiantet për trajtimin e ujit. Kjo shkaktoi një frikë të panevojshme te qytetarët.

Në përfundim, menaxhimi i dobët i kompanive publike gjatë qeverisjes Kurti ka nxjerrë në pah mungesën e përmbushjes së premtimeve për përmirësimin e transparencës dhe efikasitetit. Këto dështime kanë përkeqësuar sfidat e trashëguara në sektorin e ujit, duke ndikuar negativisht jo vetëm në cilësinë e shërbimeve ndaj konsumatorëve, por edhe në mirëqenien e përgjithshme të qytetarëve. Përkeqësimi i infrastrukturës së ujit, mungesa e investimeve strategjike dhe mosadresimi i problemeve kryesore kanë çuar në ndërprerje të shpeshta të furnizimit dhe në ulje të standardeve të shërbimeve bazë.

Një nga arsyet kryesore të këtij dështimi është mungesa e përgjegjësisë ndaj bordeve dhe menaxhmenteve të paafta, të cilat nuk kanë zbatuar praktika efektive menaxhimi. Në vend që të prioritizohen investimet e nevojshme për përmirësimin e infrastrukturës dhe uljen e humbjeve të ujit, burimet financiare shpesh janë shpenzuar në projekte joprioritare. Kjo qasje joefikase ka përkeqësuar gjendjen e kompanive publike dhe ka dobësuar besimin e qytetarëve te institucionet.

Date: 18.12.2024

AAK, Departamenti për Ujë dhe Politika Mjedisore

Osmani kritikë ndaj BE-së për sanksionet e pashfuqizuara ndaj Kosovës

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është shprehur mjaftë ashpër ndaj disa vendeve të Bashkimit Evropian në lidhje me sanksionet ndaj Kosovës, dhe me faktin që ato s’janë larguar ende.

Në një prononcim për gazetarë para fillimit të samitit Bashkimi Evropian – Ballkani Perëndimor, Osmani ndër tjerash ka thënë se ‘‘jemi të dëshpëruar me trajtimin që Kosova është duke pasur’’, nga këto shtete.

Presidentja është shprehur edhe se masat ndaj Kosovës janë të padrejta dhe jo evropiane.

‘‘Çdo samit i BE-së është një mundësi për tu takuar dhe për të shprehur dëshirën dhe gatishmërinë për vlerat e BE-së dhe anëtarësimin në të. Nëse bëhem e sinqertë jemi absolutisht të dëshpëruar me trajtimin që Kosova është duke pasur me disa shtete të BE-së. Arsyeja kryesore është se nuk ka progres në largimin e masave ndaj Kosovës. Ato qëndrojnë ende, dhe duket se ato nuk do të largohen këtë dhjetor. Unë besoj që këto masa janë të padrejta dhe jo evropiane. S’ka asgjë evropiane, kur ndëshkohet një shtet i tërë edhe në projekte për të pirë ujë. Çfarë kaq evropiane për ti ndëshkuar rreth 1.7 milionë evropianë që jetojnë në Kosovë. Shteti më pro-evropian në botë”, ka thënë ndër tjerash ajo.

Kurti: “Metal Kosova”, dëshmi e rritjes së industrisë në Kosovë

0

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, mori pjesë në hapjen e fabrikës së re të prodhimit të tubave metalike “Metal Kosova”. Sipas kreut qeveritar, kjo është dëshmi që industria në Kosovë është duke u rritur.

“Metal Kosova” është dëshmi që industria në Kosovë është duke u rritur. Nëse shohim eksportet në Kosovë që janë dyfishuar në këto më pak se katër vjetët e fundit përveç teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, dallohen përpunimi i metaleve, edhe përpunimi i drurit dhe është interesante që edhe përpunimi i metaleve, edhe përpunimi i drurit, gjallojnë e lulëzojnë si askund tjetër në Kosovë pikërisht këtu në Ferizaj”, tha ai.

DSC-9455

Sipas tij, biznese si këto që investojnë e riinvestojnë fitimin, te Qeveria ta kenë partnerin e përhershëm.

“Kush punon, fiton. E ata që e investojnë fitimin, fitojnë edhe më shumë. E ata që e rinvestojnë fitimin më të madh, fitojnë më së shumti. Ne jemi të interesuar krejt këto ndërmarrje, këtë industri që investon e riinveston, që e zgjeron biznesin e rrit numrin e të punësuarve, te Qeveria e Republikës së Kosovës ta kenë partnerin e përhershëm dhe jo vetëm Kosovën si treg të mallrave të tyre”, shtoi kreu qeveritar.

DSC-9673

Kurti shprehu zotimin e gatishmërinë që t’i hapin tregje të reja “Metal Kosovës”, por gjithashtu edhe t’i ndihmojnë që numri i punëtorëve të rritet.

“Në mënyrë direkte përfitoni ju, në mënyrë indirekte përfiton edhe shteti sepse të gjithë ju jeni tatimpagues edhe si punëtorë, edhe si pronarë, dhe në këtë mënyrë rritet buxheti i Kosovës, i cili siç na e ka tregu së pari, ministri Murati, vitin e ardhshëm është 50 për qind më i madh sesa në vitin 2021”, tha Kurti.

DSC-9457

Kallas: Synoj avancimin në procesin e zgjerimit të BE-së, Ballkani pjesë e familjes evropiane

0

Kaja Kallas, Përfaqësuese e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, para samitit BE-Ballkani Perëndimor, ka deklaruar se ky rajon i përket familjes evropiane, dhe se shtyrja përpara e kësaj marrëdhënie është prioritet i saj personal.

Në një deklarim për gazetarët para fillimit të samitit, ajo ka folur edhe për çështjen e zgjerimit të BE-së, pra për anëtarësimet e reja, duke përmendur Shqipërinë.

Lidhur me këtë, Kallas ka thënë se edhe ajo edhe Komisioni për Zgjerim duan që të shohin avancim në këtë proces gjatë 5 viteve të ardhshme.

‘‘Ballkani Perëndimor i përket familjes evropiane. Shtyrja e kësaj marrëdhënieje është një prioritet personal.

Ballkani Perëndimor është rajon shumë i rëndësishëm për Bashkimin Evropian, ata i takojnë Evropës nga aspekti gjeografik  kësisoj është shumë e rëndësishme që ta shtyjmë përpara marrëdhënien tonë. Sot do të diskutojmë planin e rritjes, po ashtu sot kemi nënshkruar marrëveshjen për siguri dhe mbrojtje me Shqipërinë, kështu që ka shumë hapësirë për bashkëpunim. Është e qartë që së bashku me Komisionin për zgjerim, dhe unë duam më të vërtetë të shohim avancim në procesin e zgjerimit (e BE-së) gjatë këtij mandati 5 vjeçar që kemi, kështu që jemi të gatshëm të punojmë për këtë’’, ka thënë Kallas mes tjerash.

Hovenier: Partneriteti i qëndrueshëm SHBA – Kosovë mbetet bazë e forcës

0

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka zhvilluar takim lamtumirës me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Me këtë rast Hovenier ka thënë se partneriteti i qëndrueshëm SHBA-Kosovë mbetet një themel për bashkëpunimin e ardhshëm.

Tutje, ai është shprehur se mezi pret progresin dhe suksesin e vazhdueshëm të Kosovës ndërsa ajo përparon drejt integrimit të plotë evropian dhe euroatlantik.

Ndërsa, duke e falënderuar për vizitën, kryeparlamentari Konjufca i shprehu mirënjohje për angazhimin përgjatë mandatit të tij në Kosovë, ku ka dhënë kontributin e tij shumë të rëndësishme në rritjen e bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës, me përkushtim ndaj ruajtjes dhe avancimit të interesave tona të përbashkëta.

Po ashtu, Konjufca ka nënvizuar se ashtu si gjatë mandatit të ambasadorit Jeffry Hovenier, institucionet tona shtetërore do të jenë plotësisht të angazhuara, me konsideratë dhe mirënjohje të thellë, për të forcuar gjithnjë e më shumë raportet me aleatin tonë më të madh, SHBA-në, që ka një kontribut dhe rol të pazëvendësueshëm në vendin tonë.

Konjufca e përgëzoi ambasadorin Hovenier për punën e tij të mirë të deritanishme dhe i uroi atij suksese sa më të mëdha në angazhimet e tij ardhshme.

Qyteti gjerman ofron kuponë taksie për të ndihmuar gratë të kthehen të sigurta në shtëpi gjatë natës

0

Qyteti gjerman i Këlnit po ofron kupona taksi nate për gratë për t’i ndihmuar ato të kthehen të sigurta në shtëpi, në një projekt pilot të frymëzuar nga nisma të ngjashme në pjesë të tjera të Gjermanisë.

Sipas këshillit të qytetit të Këlnit, skema e Taksisë së Natës së Grave ofron gjithsej 1,500 kupona me vlerë 10 euro secila për gratë dhe njerëzit e gjinisë së ndryshme për udhëtime me taksi nga ora 22:00 deri në 6 të mëngjesit.

Kuponët mund të përdoren vetëm me një kompani, Taxi Ruf, dhe projekti do të zgjasë deri në gusht 2025.

Qyteti i Mynihut ka ofruar kuponë të tillë taksi nate për gratë që nga viti 2020 dhe këtë vit, subvencioni u rrit nga 5 në 10 euro për shkak të kërkesës në rritje.

Që atëherë, qytete të tjera si Stuttgart, Mannheim dhe Giessen e kanë adoptuar modelin.

Ndërsa këto skema janë vlerësuar nga shumë media gjermane dhe përdorues të mediave sociale, disa njerëz kanë vënë në pikëpyetje vlerën relativisht të ulët të kuponëve duke pasur parasysh se taksitë e natës në qytetet e mëdha priren të kushtojnë shumë më tepër se 10 euro.

Aplikacione dhe shërbime të ngjashme që promovojnë sigurinë e grave janë lançuar vitet e fundit në Gjermani, duke përfshirë një linjë telefonike të pajisur me vullnetarë të cilët flasin me telefonuesit gjatë udhëtimeve të tyre dhe marrin informacionin e tyre për t’ia kaluar policisë në rast urgjence.

Më shumë se dy të tretat e grave gjermane kanë frikë të marrin transportin publik kur errësohet, sipas një sondazhi publik të vitit 2020 të kryer për policinë federale BKA të vendit.

Dhe hulumtimi po atë vit nga OJQ Plan International – bazuar në një anketë me 1000 femra banore të Hamburgut, Berlinit, Këlnit dhe Mynihut – zbuloi se një e katërta e grave kishin përjetuar ngacmime seksuale dhe një e pesta ishte ndjekur, fyer ose kërcënuar gjatë lëvizjes. qytetet e tyre.

Këlni aktualisht po përgatitet për festimet e Vitit të Ri, nëntë vjet pasi qindra gra u sulmuan dhe u sulmuan seksualisht gjatë festimeve pranë katedrales së qytetit.

Të paktën 600 gra paraqitën ankesa në polici duke filluar nga ngacmimet seksuale te vjedhjet pas festimeve të Vitit të Ri në qytet më 31 dhjetor 2015.

Pse përdoruesit e iPhone po i shmangin veçoritë e Inteligjencës Artificiale?

0

Një studim tregon se përdoruesit e iPhone kanë shmangur kryesisht veçoritë AI të Apple që ishin të disponueshme përpara iOS 18.2.

Si përkujtim, në fund të tetorit, Apple publikoi një version të ri të softuerit të saj (iOS 18.1 për iPhone, iPadOS 18.1 për iPad dhe macOS Sequoia 15.1 për Mac), i cili solli tiparet e para të inteligjencës së tyre artificiale, të quajtur Apple Intelligence. në tregje të caktuara.

Përdoruesit e iPhone dhe iPad në BE do të duhet të presin edhe një kohë për Apple Intelligence, por duket, të paktën sipas një sondazhi, se ata nuk po humbasin shumë.

73% e të anketuarve besojnë se veçoritë e AI vështirë se përmirësojnë fare përvojën e përdoruesit.

Hulumtimet nga platforma SellCell treguan se pothuajse gjysma e përdoruesve të iPhone (47.6%) e konsiderojnë inteligjencën artificiale si një faktor të rëndësishëm kur blejnë një smartphone.

Sidoqoftë, 73% e atyre që kanë përdorur veçoritë e AI të Apple mendojnë se vështirë se e përmirësojnë përvojën e përdoruesit.

Megjithatë, vlen të theksohet se ky qëndrim nuk është unik për Apple; një sondazh zbuloi se 87% e përdoruesve të Samsung shprehën pakënaqësi të ngjashme me mjetet e AI në dispozicion në pajisjet Galaxy, raporton MacRumors.

Apple prezantoi shumë nga veçoritë e saj të AI në tetor 2024 me lëshimin e iOS 18.1.

Ndër mjetet më të përdorura ishin Mjetet e Shkrimit, të cilat ndihmojnë me redaktimin dhe përmbledhjen e tekstit, dhe Përmbledhjet e Njoftimeve, të cilat përmbledhin informacionin kryesor nga njoftimet e shumta në një pamje.

Këto mjete janë përdorur nga 72% (Mjetet e shkrimit) dhe 54% (Përmbledhjet e njoftimeve) të të anketuarve.

Karakteristika të tjera, të tilla si Mesazhet me përparësi (44,5%), Pastrimi në foto (29,1%) dhe Përgjigja inteligjente (20,9%), u përdorën më pak.

Veçoritë si kërkimi i gjuhës natyrore në aplikacionin Photos dhe përmbledhjet e transkripteve ishin edhe më pak të njohura, me më pak se 15% të përdoruesve që i provonin ato.

Pavarësisht përdorimit të ulët të veçorive të AI, përdoruesit e Apple i konsiderojnë ato një faktor të rëndësishëm kur bëjnë një blerje.

Një nga gjetjet e sondazhit ishte se, pavarësisht përdorimit përgjithësisht të ulët të veçorive të disponueshme aktualisht, përdoruesit e Apple kanë më shumë gjasa sesa përdoruesit e Samsung të konsiderojnë inteligjencën artificiale si një faktor të rëndësishëm kur blejnë një telefon.

Ndërsa pothuajse gjysma e përdoruesve të iPhone thanë se AI është shumë ose disi e rëndësishme për ta kur zgjedhin një telefon, vetëm 23.7% e përdoruesve të Samsung ndajnë të njëjtin mendim.

Megjithatë, shumë përdorues të Apple nuk i kanë përditësuar pajisjet e tyre në iOS 18.1 për të përfituar nga këto veçori, ku 57.6% e tyre e përmendin këtë si arsyen kryesore që nuk përdorin AI të Apple.

Të tjerë përmendën se nuk i gjetën veçoritë të dobishme ose shprehën shqetësime për saktësinë dhe privatësinë.

Pavarësisht përparimeve në teknologjinë AI, besnikëria e përdoruesve të Apple është dobësuar vitet e fundit.

Sondazhi zbuloi se 16.8% e pronarëve të iPhone do të konsideronin kalimin në Samsung nëse veçoritë e Galaxy AI do të ishin shumë më të mira.

Kjo tregon një rënie të ndjeshme të besnikërisë pasi tani vetëm 78.9% e të anketuarve mbeten besnikë ndaj ekosistemit Apple, krahasuar me 92% në 2021.

Nga ana tjetër, vetëm 9.7% e përdoruesve të Samsung thanë se do të kalonin në Apple për veçori më të mira të AI, duke sugjeruar që Apple tani përballet me konkurrencë më të ashpër për të ruajtur bazën e saj të përdoruesve.

Sondazhi zbuloi gjithashtu se shumica e përdoruesve të smartfonëve nuk janë të gatshëm të paguajnë për shërbimet e AI.

Vetëm 11.6% e përdoruesve të Apple thanë se do të konsideronin abonimin në funksione të tilla, ndërsa vetëm 4% e përdoruesve të Samsung treguan interes.

Sondazhi u krye në fund të vitit 2024 dhe përfshiu më shumë se 2000 pjesëmarrës mbi moshën 18 vjeç në Shtetet e Bashkuara.

Pjesëmarrësit ishin përdorues të pajisjeve iPhone dhe Samsung Galaxy që mbështesin veçoritë e AI.

Ish-trajneri i Barcelonës në krye të ekipit italian kuq e zi?

0

Sipas raportimeve nga “El Nacional”, Xavi Hernandez mund të jetë pranë kthimit në pankinë.

Ai thuhet se është në negociata të avancuara me Milanin për të drejtuar ekipin kuqezi në të ardhmen e afërt.

Spanjolli aktualisht është pa ekip, pasi u largua nga Barcelona në fund të sezonit të kaluar.

Në Milanello, Xavi mund të gjejë lojtarë si Rafael Leao, i cili ka qenë një nga objektivat e Barcelonës në merkato, gjatë kohës kur Xavi ishte trajner i ekipit katalanas.

Mbetet për t’u parë nëse ky thashethem mediatik do të konfirmohet dhe nëse bisedimet janë për verën 2025 apo një ardhje më e shpejtë te “Djalli”.

E qartë është se performanca e Paulo Fonseka deri më tani nuk i ka kënaqur drejtuesit e Milanit.

Pozita e tij është e pasigurt, sidomos nëse fitoret nuk vijnë në ndeshjet e ardhshme, duke nisur nga përballja e së premtes në transfertë kundër Veronës, siç raportohet nga “Milannews.it”.

Dy lloje ushqimesh që rrezikojnë shëndetin e zemrës

0

Ushqimi që hamë luan një rol kyç në mirëqenien tonë të përgjithshme, veçanërisht kur bëhet fjalë për shëndetin e zemrës.

Lajmi i mirë është se ka shumë ushqime të shëndetshme që janë njëkohësisht të shijshme dhe të dobishme për sistemin tonë kardiovaskular.

Por nga ana tjetër, shumë ushqime të njohura mund të jenë të dëmshme për zemrën nëse konsumohen në sasi të tepërta.

Ndoshta nuk do të na habitë që ushqimi i përpunuar nuk është i mirë për shëndetin tonë, por është e rëndësishme të jemi të vetëdijshëm për rreziqet.

Sipas nutricionistëve Mary Sabat, Susan Schachter dhe Lisa Richards, këto ushqime mund të jenë veçanërisht të dëmshme për zemrën tonë.

1. Patatet e skuqura
Patate të skuqura janë ndoshta një nga gjërat e para që na vjen në mendje kur mendojmë për një rostiçeri të kripur. Fatkeqësisht, sado e shijshme që është kjo rostiçeri klasike, është po aq e keqe për shëndetin tuaj. Konsumimi i rregullt i patatinave mund të shkaktojë një sërë problemesh shëndetësore, duke përfshirë bllokimin e arterieve dhe një rrezik më të lartë të sëmundjeve të zemrës, pohon Sabat.

“Patatinat klasike zakonisht skuqen në vajra jo të shëndetshëm të pasur me acide yndyrore të ngopura dhe trans. Këto yndyrna mund të rrisin nivelet e kolesterolit dhe të nxisin formimin e pllakave në arterie, gjë që çon në bllokimin e arterieve me kalimin e kohës”, shpjegon ai për SheFinds.

Schachter thekson se kjo rostiçeri është gjithashtu “e mbushur me sasi të tepërta natriumi”, gjë që mund të shkaktojë një sërë problemesh shëndetësore. “Kombinimi i acideve yndyrore trans dhe marrja e lartë e natriumit mund të rrisë nivelet e kolesterolit LDL dhe të rrisë rrezikun e formimit të pllakave në arterie që çojnë në bllokim të arterieve dhe sëmundje kardiovaskulare”, tha ajo.

2. Djathë me bukë
“Djathi i bukës konsiderohet si një ushqim që bllokon arteriet për shkak të përmbajtjes së tij të lartë të yndyrave të pashëndetshme dhe karbohidrateve të rafinuara. Shpesh është i skuqur thellë, gjë që jo vetëm rrit përmbajtjen e kalorive, por gjithashtu fut yndyrna trans dhe yndyrna të ngopura nga vaji i skuqjes. ” paralajmëron Richards.

Ai shton se “acidet yndyrore trans dhe yndyrnat e ngopura rrisin nivelin e kolesterolit LDL (të keq), duke kontribuar në akumulimin e pllakave në arterie, gjë që rrit rrezikun e aterosklerozës dhe sëmundjeve të zemrës.

“Konsumimi i rregullt i djathit të pjekur, së bashku me ushqime të tjera të skuqura dhe me shumë yndyrë, mund të ketë efekte negative në shëndetin kardiovaskular dhe mirëqenien e përgjithshme. Merrni parasysh të zgjidhni ushqime më të shëndetshme”, përfundon Richards.