spot_img
E shtunë, 11 Prill, 2026
16:44
Home Blog Page 1759

Munsch: Dialogu Kosovë-Serbi është rruga e vetme për çështjet politike

0

Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, admirali amerikan Stuart B. Munsch, theksoi mbështetjen e NATO-s për dialogun Beograd – Prishtinë të lehtësuar nga BE-ja, si e vetmja rrugë përpara për të adresuar çështjet politike për të mirën e të gjitha komuniteteve.

Ai në këto komente i bëri në Beograd gjatë takimi që ka pasur me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti

“Komandanti i JFCNP, Admiral Munsch, u takua me presidentin serb Aleksandër Vuçiq në Beograd për të konfirmuar angazhimin e NATO-s për promovimin e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe për të diskutuar situatën e sigurisë në Kosovë dhe avancimin e partneritetit të gjatë të NATO-s me Serbinë. Ai gjithashtu theksoi mbështetjen e NATO-s për dialogun Beograd-Prishtinë të lehtësuar nga BE-ja, si e vetmja rrugë përpara për të adresuar çështjet politike për të mirën e të gjitha komuniteteve”, thuhet në njoftimin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, të publikuar në rrjetin social “Facebook”.

Kurti: Shtetasit e Bosnjës do të mirëpriten në Kosovë nga 1 janari 2025

0

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha se sot dy javë pritet të hyjë në fuqi vendimi që shtetasit e Bosnjës dhe Hercegovinës që do të kenë mundësin të udhëtojnë me letërnjoftim për në Kosovë.

“Ky vendim do të rrisë lidhjet mes qytetarëve të Kosovës dhe Bosnjës, do të shtojë mundësit për bashkëpunim ndërmjet tyre dhe do të nxisë shkëmbimet e studentëve, ndërmarrësve, sportistëve, artistëve dhe profesionistëve të dy vendeve. Nga ky lehtësim do të përfitojnë shqiptarët në Bosnjë që kanë familje dhe farefis në Kosovë dhe boshnjakët në Kosovë që kanë familjarët dhe farefisin e tyre nga Bosnja. Rreth 12 mijë shqiptarë jetojnë në Bosnjë-Hercegovinë dhe rreth 27 mijë boshnjak jetojnë në Kosovë. Nga 1 janari 2025 Kosova do të jetë vendtakimi tyre dhe do ti mirëpresim përzemërsisht”, tha Kurti.

Kurse, për bashkatdhetarët që janë në çdo cep të botës Kurti tha se kanë mbetur vetëm tetë ditë deri në përmbylljen e afatit për tu regjistruar për të votuar jashtë vendit sepse sipas tij asnjëherë nuk ka qenë më lehtë që të votohet, dhe ju bëri thirrje që të regjistrohen sa më parë.

Kurti tutje tha se vota e mërgatës ka qenë përcaktuese për përbërjen e kësaj qeverie, duke shtuar se po ashtu kontributi i mërgatës ka qenë përcaktues edhe për fatin dhe për mirëqenien e vendit ndër vite.

Po ashtu, Qeveria i hapi rrugë themelimit të Muzeut të Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri, nëpërmjet votimit të shqyrtimit të propozim-vendimit për këtë muze.

Trupi Gjykues: Marrëveshja e re për pranim fajësie nga Bahtijari plotëson kushtet

0

Kryetarja e trupit gjykues, Mappie Veldt-Foglia, në çështjen gjyqësore ndaj Sabit Januzit, Haxhi Shalës dhe Ismet Bahtijarit, tha se marrëveshja e re e këtij të fundit për pranimin e fajësisë e arritur me Zyrën e Prokurorit të Specializuar, i plotëson kushtet ligjore.

“Urdhri gojor ka të bëjë me marrëveshjen e fajësisë të dorëzuar nga ZPs-ja dhe mbrojtja e Bahtijarit. Pasi ka shqyrtuar marrëveshjen e re të fajësisë, trupi gjykues ka konstatuar se kjo marrëveshje i plotëson kërkesat e rregullës 94 (2) të Rregullores”, tha gjykatësja.

Si rrjedhojë, ajo e caktoi 18 dhjetorin 2024 si seancë ku do të diskutohet kjo marrëveshje e fajësisë në mes ZPS-së dhe Bahtijarit, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Prandaj, trupi gjykues e konsideron të arsyeshme caktimin e një seancë për të enjten më 19 dhjetor 2024 në orën 13:00, varësisht nga vendimi që do të marrë sot trupi gjykues për çështjen e pazgjidhur për të diskutuar marrëveshjen e re të zotit Bahtijari me ZPS-në në mënyrë që të sigurohet ecuri e shpejtë e procesit”, tha ajo.

Si rrjedhojë, mbrojtja e Bahtijarit u urdhërua të bëjë të ditur nëse klienti i saj e ka ndërmend që të bëjë deklaratë në procesin e marrëveshjes së fajësisë dhe vetë mbrojtja parashtrime lidhur me caktimin e dënimit.

Mbrojtja e Bahtijarit, avokati Felicity Gery ndërhyri duke thënë se nuk ka ndërmend i mbrojturi i tyre që të bëjë deklaratë. Lidhur me këtë, Veldt-Foglia i tha që mos ta ndërpres.

Pas kësaj, Bahtijari u urdhërua që të jetë i pranishëm në seancën e 18 dhjetorit.

Kurse, urdhri tjetër kishte të bënte me parashtrimet që janë bërë lidhur me zhdëmtimet në marrëveshjet e fajësisë. Fillimisht, trupi gjykues rikujtoi se nuk ka një vendim kornizë lidhur me pjesëmarrjen e viktimave në këtë çështje.

Si rrjedhojë u urdhërua Zyra e Pjesëmarrjes së Viktimave që të marrë aktakuzën e 6 dhjetorit dhe vendimin e konfirmimit të 2 tetorit 2023, si dhe vendimin për ndryshimin e aktakuzës të 8 korrikut 2024, e që informacionet që ndodhen në ato nuk duhet t’ia nxjerrë asnjë personi. Ndërsa, Zyra Administrative u urdhërua që t’ia dorëzojë ato.

Sipas gjyqtares, këto dokumente përbëjnë informacione për persona që mund të jenë viktima në këtë çështje.

Zyra e Pjesëmarrjes së Viktimave, sipas gjyqtares duhet të informojë nëse ka kërkesa për viktima pjesëmarrëse, numrin e kërkesave, sa janë viktima të drejtpërdrejta dhe sa të tërthorta, duke përfshirë edhe përmbledhje lidhur me llojin e dëmit të pretenduar, përmasat e dëmit, informacione për viktimat, e të tjera.

Pas pushimit, gjykatësja tha se marrëveshjet për pranimin e fajësisë i referohen konkretisht aktakuzës së 10 korrikut 2024 dhe nuk ka asnjë pengesë për vazhdimin e seancës së sotme me çështjet e planifikuara. Pas disa diskutimeve mes palëve, u vendos që të vazhdohet me seancë.

Veldt-Foglia tha se fillimisht do të vazhdohet me diskutimet për marrëveshjen e fajësisë për Shalën, për të vazhduar më pas me Januzin dhe nesër me atë të Bahtijarit. Sipas saj, ekipet tjera të mbrojtjes nuk janë të obliguara të qëndrojnë në sallë përveç kur diskutohet marrëveshja e fajësisë së klientit të tyre.

Municionet “Made in Kosova”: Një qëllim ende i paarritur

0

Këto ditë kishte shumë bujë për marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Turqisë për ndërtimin e fabrikës së parë të municionit në Kosovë.

Edhe pse shumëçka rreth saj mbahet sekret, ky artikull sjell përgjigje në së paku disa pyetje: kur mund të funksionalizohet fabrika dhe çfarë hapash duhet të ndiqen për të përfituar prej saj?

Në kohën e pasigurive rajonale dhe tensioneve globale, Kosova i ka vendosur vetes një objektiv: prodhimin e municioneve.

Për ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ky do të jetë një hap shumë i rëndësishëm drejt fuqizimit të kapaciteteve ushtarake të vendit.

Fabrika e paralajmëruar e municioneve, sipas tij, do të krijojë jo vetëm aftësi vetanake të mbrojtjes, por edhe mundësi eksporti.

Ekspertët e sigurisë, në anën tjetër, shprehen më të rezervuar – disa thonë se do të duhen vite kohë për përmbushjen e kësaj ambicieje, e të tjerë favorizojnë rritjen e bashkëpunimit rajonal.

Çka synon Kosova?

Me një marrëveshje të nënshkruar më 16 dhjetor me kompaninë turke të armëve, MKE, Kosova synon të ndërtojë një fabrikë të municioneve të kalibrave të ndryshëm – të parën në vend.

Maqedonci nuk jep detaje se ku dhe kur pritet të nisë prodhimi, duke thënë se informacionet e tilla janë të klasifikuara, por shpreh bindjen se me jetësimin e saj, Kosova nuk do të jetë më e varur për municione.

“Ne, normalisht, nuk mund të bëhemi 100% të vetëqëndrueshëm, por mund ta zvogëlojmë varësinë nga vendet e tjera, duke prodhuar municione apo armatime, të cilat shpenzohen më shumë dhe sigurohen më vështirë”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Maqedonci tregon se, fillimisht, do të prodhohen municione 5.56 milimetra dhe 7.62 milimetra, të cilat përdoren edhe nga Forca e Sigurisë së Kosovës, edhe nga Policia e Kosovës.

Ai thotë se fabrika do të drejtohet nga shteti, por se “është e rëndësishme që të ketë edhe investitorë privatë, për të rritur prodhimin”.

“Në atë mënyrë, do të sigurojmë furnizime të qëndrueshme për nevojat e brendshme, por do të jemi në gjendje edhe të eksportojmë në vendet partnere, varësisht kërkesave të tyre”, thotë ministri i Mbrojtjes.

Disa përfaqësues të opozitës shprehin dyshime se ky projekt do të realizohet.

Për Rashit Qalajn, anëtar i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes në Kuvendin e Kosovës, vetë nënshkrimi i kontratës me një kompani turke është i diskutueshëm.

“Unë mendoj se për çdo gjë që ka të bëjë me armatimin dhe municionet, ne duhet të orientohemi nga partneri ynë strategjik: SHBA-ja”, thotë ai.

Por, Maqedonci siguron se në krejt këta hapa, Kosova e ka mbështetjen e NATO-s – aleancës ku mëton të anëtarësohet – përfshirë edhe të SHBA-së.

Kosova, me 1.5 milion banorë, ka Forcën e saj të Sigurisë, e cila është në proces të shndërrimit në ushtri të rregullt dhe pritet t’i ketë mbi 7.500 pjesëtarë aktivë dhe rezervistë, si dhe policinë me rreth 9.000 pjesëtarë.

I pranishëm në vend është edhe misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR.

Një pjesëtar i FSK-së.

A mund të bëhet Kosova e vetëqëndrueshme me municion?

Ish-zyrtari i NATO-s, Jamie Shea, thotë se përmbushja e kësaj ambicieje, varet nga së paku tre faktorë – jo të arritshëm në afat të shkurtër.

Fillimisht, ai thotë se Turqia duhet të pajtohet për transferimin e teknologjisë dhe të licencave të saj në Kosovë, në mënyrë që ajo t’i zhvillojë aftësitë e veta mbrojtëse.

Pastaj, duhet siguruar zinxhiri i pavarur i furnizimeve, që mund të marrë vite kohë.

“… sepse municioni ka nevojë për kimikate për eksplozivë, për metale speciale dhe për lëndë të para, që shpesh vijnë nga Kina dhe vende të tjera”, thotë Shea për Radion Evropa e Lirë.

“Gjërat mund të komplikohen edhe më, nëse municioni që prodhohet, përfshin predha dhe raketa që varen nga mikroprocesorë dhe aparatura të tjera të sofistikuara elektronike”, sipas tij.

Si faktor të tretë të rëndësishëm, që Kosova duhet ta marrë në konsideratë, Shea përmend përfitimet.

Ai thotë se Kosovës do t’i duhej të eksportojë patjetër municione, në mënyrë që atë kapital ta investojë në mbështetje të industrisë së saj të mbrojtjes.

Një treg potencial për eksporte, sipas Sheas, mund të jetë vetë Turqia, sidomos nëse fabrika në Kosovë operon si strukturë e saj në vend të huaj.

“E, pasi të filloni të prodhoni sasi të mëdha municionesh, ruajtja e sigurt e tyre bëhet një çështje tjetër madhore, por edhe dobësi e mundshme. E mbani mend shpërthimin masiv të një depoje municionesh në Tiranë, disa vite më parë? Ajo ngjarje çoi në krizë politike në atë vend”, kujton Shea.

Cilat vende të Ballkanit Perëndimor prodhojnë armë?

Raporti i fundit i Institutit të Evropës Juglindore dhe Lindore për Kontrollin e Armëve të Vogla dhe të Lehta (SEESAC), i vitit 2021, nxjerr në pah se Serbia është eksportuesja kryesore e armëve dhe municioneve në rajon, pasi përbën 65.79% të totalit të eksporteve.

Pas saj vjen Bosnje e Hercegovina, e cila përbën 31.75% të totalit të eksporteve të rajonit.

Sipas të dhënave të siguruara nga vetë vendet e Ballkanit, Shqipëria eksporton municione, Bosnje e Hercegovina dhe Mali i Zi eksportojnë armë dhe automatikë të kalibrit 12.7 mm, municione, bomba dhe raketa, Maqedonia e Veriut eksporton kryesisht municione dhe bomba, ndërsa Serbia eksporton gamë më të gjerë të municioneve dhe armëve, përfshirë: bomba, granata, mina, raketa etj.

Rëndësia e bashkëpunimit rajonal

Ish-ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Fatmir Mediu, thotë se arritja e vetëqëndrueshmërisë në mbrojtje është e vështirë, qoftë për shkak të standardeve të larta që kërkohen, qoftë për koston që ka kjo industri.

Ai sugjeron që Kosova ta rrisë bashkëpunimin me shtetet anëtare të NATO-s në rajonin e Ballkanit – përfshirë këtu Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut – dhe në këtë mënyrë t’i rrisë nivelet e veta operacionale.

Kjo strategji thotë se quhet “smart defence” apo “mbrojtje e zgjuar” dhe krijon siguri më të madhe përmes bashkëpunimit më të madh.

Në mesin e vendeve që e shfrytëzojnë atë, Mediu përmend shtetet baltike: Lituaninë, Letoninë dhe Estoninë.

“Çështja nuk është vetëm të prodhosh e të blesh. Më e rëndësishmja është mirëmbajtja, e cila ka një kosto jo të vogël. Ndaj, një bashkëpunim rajonal do të ishte shumë herë më i vlefshëm, sesa të mendojmë të ndërtojmë diçka të vetëqëndrueshme”, thotë Mediu për Radion Evropa e Lirë.

Tani anëtar i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ai thotë se kjo qasje do t’i shpaguhej Kosovës, marrë parasysh aspiratat e saj për t’u anëtarësuar në NATO dhe nivelin e lartë të bashkëpunimit që kërkon kjo aleancë.

“Në këtë plan, unë mendoj se ka shumë hapësirë për të ecur me prokurime të përbashkëta dhe me ‘smart defence’”, thotë Mediu.

Investimet në mbrojtje

Buxheti për Ministrinë e Mbrojtjes në Kosovë do të jetë 207.8 milionë euro në vitin 2025, apo 54 milionë euro më shumë sesa këtë vit.

Maqedonci thotë se në tre vjetët e kaluar, Kosova ka shpenzuar mbi 239 milionë euro për blerje të armatimit, e “nëse përfshihen edhe blerjet e këtij viti, shuma kalon mbi 269 milionë euro”.

Për shkak të ndjeshmërisë së informacionit, ai nuk jep detaje se nga janë blerë.

Por, ajo që dihet është se Kosova, viteve të fundit, ka siguruar armë edhe nga dy fuqi të NATO-s: SHBA-ja dhe Turqia.

Në mars të vitit 2022, ajo ka themeluar edhe Fondin e Sigurisë, ku qytetarë dhe donatorë të ndryshëm mund të kontribuojnë për mbrojtjen, por se sa është vlera e tij, nuk dihet dhe nuk bëhet publike. /REL

FOTO / Policia kërkon ndihmë për gjetjen e personit të kërkuar për vjedhje

0

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët për identifikimin e një personi i cili është duke u kërkuar për vjedhje të raportuar në muajin maj të këtij viti.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti

“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe makinë

Komunikata e plotë:

Kërkesë për bashkëpunim – identifikim të personit të dyshuar

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.

I dyshuari kërkohet për veprën Vjedhje të raportuar në muajin Maj të këtij viti.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.

Musliu: Radoiçiqi i mbështetur nga Serbia kreu sulmin në Ibër-Lepenc

0

Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrje të AKI-së, Ganimete Musliu, deklaroi se sulmi në kanalin e Ibër-Lepencit u krye nga Millan Radoiçiq, i mbështetur nga Serbia.

Musliu këtë informatë ndau me gazetarët pas raportimit drejtorit të AKI-së, Petrit Ajeti, në këtë komision.

Ajo tha se nuk mund të ndajë informacione të tjera, ku tha se për këtë e ka thënë Ajeti gjatë raportimit të tij në komision.

Musliu foli edhe për prezencën e drogave sintetike nëpër shkolla, si shqetësim tjetër që është shtruar në mbledhjen e komisionit.

Ferguson: Duam krijimin e Asociacionit dhe miratimin e Draftit të BE-së

0

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Serbi, Edward Ferguson, në një intervistë për “Tanjug” ka thënë se shteti i tij dëshiron ta shoh Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe që është formuar dhe ka thënë se vazhdojnë ta përkrahin BE-në në kërkesën për themelim.

Ambasadori ka thënë se Londra do të donte të shihte që Drafti i Statutit të Asociacionit që është hartuar nga BE të miratohet dhe ka shtuar se vazhdojnë të insistojnë për themelimin e Asociacionit.

“Ne mendojmë se është një mënyrë e rëndësishme për të ofruar shërbime për komunitetin serb në veri të Kosovës”, ka deklaruar Ferguson.

Ferguson gjithashtu ka përmendur edhe obligimet e marra nga Beogradi, siç është mospengimi i Kosovës në rrugën për anëtarësim në organizata të ndryshme ndërkombëtare.

Ambasadori shton se Londra nuk është e kënaqur me situatën e sigurisë në Republikën e Kosovës dhe thekson se janë të shqetësuar edhe për sulmin ndaj trupave të NATO-s, ngjarjet në Banjskë, shpërthimin e kanalit afër Zubin Potokut, i cili furnizon me ujë dhe energji një numër të madh të popullatës dhe etnive të ndryshme.

Tentativa e vrasjes së policit, reagon Sindikata e PK-së

0

Sindikata e Policisë së Kosovës, ka reaguar me rastin e rëndë që ka ndodhur në Pejë, ku një person ka tentuar ta vrasë një polic, duke u munduar ta godas me veturë dhe duke shtënë me armë në drejtim të tij.

Sindikata e PK-së lidhur me këtë rast, ka shprehur shqetësim të thellë dhe se për të njëjtin ka thënë se është akt kriminal dhe i papranueshëm.

Po ashtu, nga sindikata është thënë se ky akt s’është sulm vetëm ndaj vetëm këtij polici porse është sulm ndaj institucioneve të Kosovës.

Reagimi i plotë:

Reagim i Sindikatës së Policisë së Kosovës

Sindikata e Policisë së Kosovës shpreh indinjatën dhe shqetësimin e thellë për incidentin e rëndë ku një veturë me targa vendore ka tentuar ta godasë një zyrtar policor në detyrë. Zyrtari policor, për fat të mirë, ka arritur t’i shmanget goditjes nga kjo veturë, ndërkohë që i dyshuari, gjatë lëvizjes, ka shtënë me armë zjarri nga dritarja e automjetit.

Falë reagimit të shpejtë dhe profesional të Policisë së Kosovës, i dyshuari është arrestuar dhe aktualisht po përballet me procedurat ligjore. Ky akt kriminal dhe i papranueshëm nuk përbën vetëm një sulm ndaj zyrtarit policor, por një sulm të drejtpërdrejtë ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës, rendit dhe sigurisë publike.

Sindikata i bën thirrje organeve të drejtësisë që të veprojnë me vendosmëri, duke siguruar që autori i këtij akti të përballet me dënimin maksimal që parashikon ligji. Sulmet ndaj zyrtarëve policorë nuk duhet të tolerohen dhe duhet të trajtohen me prioritet për të dërguar një mesazh të qartë se ligji dhe rendi janë të pacenueshëm.

Zyrtarët policorë janë shtylla e sigurisë së qytetarëve dhe mbrojtjes së institucioneve të shtetit.

Policia e Kosovës është në shërbim të qytetarëve dhe Republikës së Kosovës, dhe çdo akt dhune ndaj saj duhet të dënohet fuqishëm nga të gjithë. Sindikata qëndron e palëkundur në përkrahje të çdo anëtari të Policisë së Kosovës dhe do të vazhdojë të kërkojë drejtësi dhe siguri maksimale për zyrtarët tanë.

Drenasi ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike në hapësirat publike

0

Komuna e Drenasit njofton qytetarët se, bazuar në një urdhëresë të re, ndalohet përdorimi i produkteve piroteknike në të gjitha hapësirat publike, përfshirë: sheshet, rrugët, dhe hapësirat e tjera publike.

Tutje, komuna ka njoftuar se shitja e produkteve piroteknike lejohet vetëm nga data 19 deri më 31 dhjetor, ndërsa përdorimi i fishekzjarrëve është i lejuar nga 26 dhjetor deri më 1 janar 2025.

Çdo shkelje e këtij vendimi do të ndëshkohet:

Me gjoba nga 200 deri në 500 euro, ose me dënim me burgim nga 3 deri në 10 vite.

Për zbatimin e kësaj urdhërese do të kujdeset Drejtoria e Inspeksionit.

Komuna bënë thirrje që të respektohet ky vendim për të garantuar sigurinë dhe qetësinë gjatë festave të fundvitit!

Arrestohet një person në Pejë për dyshimin e rrëmbimit

0

Një person është arrestuar në Pejë nën dyshimin për rrëmbim.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 10:07.

“Lidhur me rastin njësitë relevante policore në bashkëveprim kanë arritur të lokalizojnë të dyshuarin dhe viktimën mashkull dhe të njëjtit janë intervistuar ku me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.