spot_img
E shtunë, 11 Prill, 2026
14:54
Home Blog Page 1760

Seanca ndaj të akuzuarit për krime lufte mbyllet për publikun

0

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të hënën është mbyllur për publikun seanca në rastin ku Zhivojin Neshiq akuzohet për krime lufte kundër popullsisë civile.

Gjatë kësaj seanca është paraparë të jepen fjalët hyrëse nga palët në procedurë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në seancën e kaluar, prokuroja speciale, Florije Shamolli-Salihu, propozoi që gjykimi të jetë i mbyllur për shkak të ndjeshmërisë së rastit dhe po ashtu ajo tha se edhe në aktakuzë është propozuar që gjykimi të jetë me dyer të mbyllura.

Ndryshe, gjykatësja Namani kishte bërë të ditur se sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) të datës 26 gusht 2024, Zhivojin Neshiq akuzohet se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile” nga neni 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal Jogosllav, aktualisht e inkriminuar si “Krime kundër njerëzimit” nga neni 143 paragrafi 1, nën paragrafi 1.6 dhe 1.11 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Lansohet ankandi i Erës, Kurti: Ekonomia e Kosovës në rritje

0

Ministria e Ekonomisë ka lansuar Ankandin e Parë të Erës prej 100 MW në Kosovë, me përkrahje të Korporatës Ndërkombëtare Financiare si këshilltar kryesor i transaksionit dhe Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Me këtë rast, kryeministri Albin Kurti tha se ekonomia e Kosovës po rritet, teksa theksoi rëndësinë e investimeve në kapacitete të reja të energjisë.

“Këtë vit të suksesshëm për sektorin e energjisë po e mbyllim edhe me një sukses, hapjen e ankandit të parë të erës. Ekonomia jonë po rritet me ritmin më të shpejtë në rajon, me rritjen e bruto produktit në 6.36%. Sot kemi dyfishim të eksporteve dhe investimeve të huaja direkte. Kjo rritje reflektohet edhe në rritjen e konsumit të energjisë nga bizneset. E pa dyshim që rritja ekonomike duhet të përcillet me rritje të kapaciteteve energjetike. Dy vite më parë, agresioni i Rusisë në Ukrainë kishte shkaktuar një krizë energjetike. Kësisoj e kuptuam se varësia nga importi i energjisë është i rrezikshëm jo vetëm për ekonominë por edhe sigurinë kombëtare”, tha kryeministri.

Tutje, i pari i ekzekutivit vijoi se sulmi në kanalin e Ibër-Lepencit ua ka bërë me dije rëndësinë për fuqizimin energjetik.

“Sulmi ndaj infrastrukturës kritike në kanalin e Ibër Lepencit na e bëri me dije se sa është e rëndësishme që ne të forcohemi edhe në kuptimin energjetik. Andaj shumëfishimi i burimeve të energjisë, nuk është zgjidhje vetëm për sektorin e energjisë por edhe për të mbrojtur pavarësinë energjetike të Kosovës”, shtoi ai.

Ndërsa, për ndikimin e këtij ankandi në zhvillimin e sektorit të energjisë në Kosovë foli ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Pas realizimit të këtij projekti, ministrja tha se kostoja e shpenzimit të energjisë do të jetë më e ulët për qytetarët.

“Është jashtëzakonisht i rëndësishëm ky projekt. Pas zhvillimit të ankandit të parë solar, po kalojmë në hapin e radhës më kompleks. Pasi ta realizojmë këtë, çdo gjë tjetër që vije më pas është më e lehtë. Ky projekt është i rëndësishëm për gjenerimin dhe ekonominë tonë. Kosova qëndron krahas shteteve të zhvilluara, qytetarët e të cilave po përfitojnë nga ulja e kostos së energjisë së erës”, theksoi Rizvanolli.

Ndërsa, zëvendësambasadori i Gjermanisë, Matthias Conrad foli për mbështetjen që do t’i ofrohet Kosovës në gjenerimin e energjisë së pastër.

“Kosova është duke lansuar ankandin e parë të erës dhe ky është një hap i madh për të krijuar një të ardhme miqësore. 100MË  është një sasi domethënëse e prodhimit të energjisë së pastër dhe tregon se Kosova është e gatshme të kalojë nga prodhimi i energjisë së ndotur në të pastër. Qëllimi i Kosovës është të arrij 35% të energjisë së pastër deri në vitin 2031. Kosova është pjesë e partneritetit rajonal dhe ky partneritet ka njoftuar se do të ofroj 1 miliard euro për infrastrukturën energjetike në Kosovë”, shtoi ai.

Historiani serb: Qeveria serbe po përdor KOS për t’u shpërlarë trurin të rinjve

0

Historiani dhe shkrimtari Milan St. Protiq deklaroi se Kisha Ortodokse Serbe (KPS) nuk ka më mirëkuptim për të gjithë njerëzit, nuk ka dhembshuri për të tjerët, nuk ka shpengim dhe falje.

Ai ka hedhur akuza se KOS tashmë po udhëhiqet dhe manipulohet nga qeveria serbe. Ai thotë se kulti i ri fetar që po vërehet kohët e fundit në Serbi, po ua shpërlan trurinë të rinjve.

“Serbët modernë besojnë në gënjeshtra dhe mashtrime, besojnë në magji, paragjykime, shaka, janë bërë skllevër të besëtytnive, shikojnë e besojnë në profetët e rremë”.

Por sipas tij, asnjë nga këto nuk është e rastësishme.

“Bëhet fjalë për manipulime, të dizajnuara dhe të organizuara për të larë trurin e njerëzve. Mbi të hidhen të pavërteta, banalitete dhe marrëzi të çdo lloji. Qeveria është gjithmonë pas saj, veçanërisht ajo që përpiqet për absolutizëm”, ka theksuar Protiq.

Lajçak publikon kushtet për Kosovën dhe Serbinë

0

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit të djeshëm me përfaqësuesin e Kosovës, Besnik Bislimi dhe me atë të Serbisë Petar Petkoviq ka treguar për temat që kanë diskutuar.

Lajcak përmes një postimi në X është tha se është i lumtur për dakordimin për komisionin e përbashkët për të zhdukurit, derisa ka përmendur se normalizimi i raporteve do të thotë integrim në BE dhe se nuk ka shkëputje mes të dyjave.

Emisari Lajçak shtoi se janë disa hapa që duhet të bëhen për të implementuar Marrëveshjen e Ohrit, sipas konkluzave të Këshillit Evropian të vitit 2024.

Aty përmendet depërshkallëzimi, përgjegjësia për sulmet e vitit 2023, por edhe themelimi i Asociacionit.

“Hapat e diskutuar të përcaktuara në Konkluzionet e Këshillit të vitit 2024 për zbatimin e Ohrit: de-përshkallëzimi, përgjegjësi për sulmet e vitit 2023, riintegrimi i serbëve të Kosovës, Themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, Njohja e dokumenteve dhe simboleve të Kosovës”, ka shkruar ai.

Lubonja: Zhurma për Parashqevi Simakun reflekton degradimin e kulturës

0

Analisti Fatos Lubonja duke komentuar mbi fatin e Parashqevi Simakut, tha se zhurma e madhe tregon degradimin e kulturës shqiptare.

“Shumica e shqiptarëve merren me thashetheme, kjo është kultura e big brother. Tani po merren me fatin e një personi, ndërkohë që janë me mijëra shqiptarë që janë larguar dhe secili ka pasur fatin e tyre. Por këta merren me fatin e Parashqevisë. Mund të përbëjë lajm, por kemi një histeri”, tha Lubonja në ‘Opinion’ në News24.

Ai tha se këta nuk mund të quhen ikona, i kanë kënduar soc-realizmit, i kanë shpëlarë trutë shqiptarëve.

“Për mendimin tim, Parashqevi Simaku nuk ishte ikonë. Shqipërinë e mori në dorë e njëjta elitë kulturore që ndërtoi soc-realizimin”, tha Lubonja.

Arrestohet i dyshuari për keqpërdorim të sigurimeve në Ferizaj

0

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sektori Rajonal i Hetimeve nga Njësia e Komunikacionit Rrugor ka pranuar informata se personi G.B i moshës 23 vjeç, me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e  veturave.

Policia thekson se ai dyshohet se me datën 08.12.2024, tek rreth rrotullimi që të dërgon në rrugën ” Rexhep Bislimi” në Ferizaj me veturë ka shkaktuar aksident komunikacioni rrugor dhe ka raportuar se janë lënduar edhe dy bashkudhtarët e tij.

Hetuesit rajonal nën autorizim të prokurorit të shtetit i kanë zgjeruar hetimet dhe në bazë të shikimit të kamerave të sigurisë në vendin e aksidetit të raportuar, dyshohet se qëllimisht shoferi e rritë shpejtësinë e veturës, duke e goditur një veturë tjetër.

“Gjatë zhvillimit të hetimeve, hetuesit rajonal kanë siguruar të dhënat shtesë se i dyshuari G.B në periudha të ndryshme ishte përfshirë në 19 aksidente të komunikacionit rrugor, 10 prej tyre në rreth rrotullime dhe kryesisht si viktimë (i lënduar) i rasteve, ndërsa edhe dy persona tjerë (pasagjerë), në disa raste të këtyre aksidenteve dyshohet se kishin inskenuar rastet se janë lënduar”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë, i dyshuari në të gjitha rastet kishte përdorur veturat, të cilat i kishte marrë me qira.

“I dyshuari në prani të avokatit mbrojtës është intervistuar nga hetuesit rajonal dhe me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore”, thekson policia.

E PËRDITËSUAR / Fabrika e mishit në Kosovë digjet në një zjarr të madh

0

Fabrika e mishit “Apetit” përfshihet nga zjarri mëngjesin e sotëm.

Për të ndalur zjarrin që ka përfshirë fabrikën e cila gjendet në Milloshevë të Obiliqit, ekipet e zjarrfikësve kanë dalur në vendin e ngjarjes.

Zjarri thuhet të jetë aktivizuar rreth orës 05:00.

Deri më tani nuk janë dhënë detaje nëse si shkak i zjarrit ka të lënduar, por që dëmet duket të jenë mjaftë të mëdha.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur zjarrfikësit dhe njësitë policore.

Lidhur me rastin është deklaruar edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, duke konfirmuar ngjarjen ka theksuar se nga zjarri ka vetëm dëme materiale.

Sot rreth orës 05:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një fabrikë në fshatin Babimovc. Në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Për detaje të tjera njoftoheni me kohë”, ka theksuar Ahmeti.

Seancë gjyqësore për rastin “Jonuzi dhe të tjerët”

0

Në Dhomat e Specializuara sot mbahet seancë gjyqësore për rastin “Jonuzi dhe të tjerët”, pas marrëveshjeve për pranim të fajësisë nga Haxhi Shala dhe Sabit Jonuzi.

Trupi Gjykues ka caktuar seancën për marrëveshjet për pranimin e fajësisë për sot në orën 09:00, dhe ka rezervuar edhe nesër në qoftë se do të jetë e nevojshme.

Gjatë pjesës së parë të seancës së nesërme, Trupi Gjykues së pari do të diskutojë çështje paraprake në lidhje me marrëveshjet për pranimin e fajësisë dhe më pas do të mbajë seancë për pranimin e fajësisë për Haxhi Shalën, vijuar nga seanca për pranimin e fajësisë për Sabit Januzin.

Haxhi Shala e Sabit Januzi kanë arritur marrëveshje për pranim të fajësisë lidhur me akuzat për ndikimin e një dëshmitari që planifikohej të dëshmonte në Gjykatën Speciale.

Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Në çështjen gjyqësore ‘Januzi dhe të tjerët’, janë bërë publike dy marrëveshje më vete për pranimin e fajësisë, ku Sabit Januzi dhe Haxhi Shala, secili më vete, pranuan fajësinë për një akuzë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe një akuzë për frikësim gjatë procedurës penale.

Secila nga marrëveshjet për pranimin e fajësisë bazohet në “faktet e pranuara”, me çka të akuzuarit pranojnë se disa fakte të paraqitura në aktakuzë do të vërtetoheshin jashtë dyshimit të arsyeshëm dhe janë të vërteta dhe sakta.

Rregullorja e Procedurës dhe e Provave para Dhomave të Specializuara të Kosovës lejon që Prokurori i Specializuar dhe Mbrojtja të arrijnë marrëveshje për pranimin e fajësisë, e cila duhet të miratohet nga Trupi Gjykues para se të hyjë në fuqi. Trupi Gjykues është duke shqyrtuar aktualisht marrëveshjet për pranimin e fajësisë në këtë çështje gjyqësore.

Sipas rregullës 94 të Rregullores së Procedurës dhe të Provave së DHSK-së, Trupi Gjykues miraton marrëveshjen vetëm nëse gjykatësit binden se janë përmbushur disa kushte:

  • se ekziston bazë faktike e mjaftueshme që vërteton faktet thelbësore të nevojshme për vërtetimin e veprës penale dhe pjesëmarrjen e të akuzuarit
  • se avokati ka diskutuar marrëveshjen me të akuzuarin dhe se i akuzuari i kupton kushtet e marrëveshjes
  • se i akuzuari pranon fakte në lidhje me akuzat në marrëveshje dhe se pranimi është bërë pa kërcënime ose detyrim
  • se i akuzuari kupton pasojat e marrëveshjes dhe heq dorë nga e drejta për t’u gjykuar me procedurë gjyqësore të zakonshme
  • se janë marrë parasysh si duhet interesat e drejtësisë.

Moti i vranët dhe intervale me diell

0

Moti sot pritet të jetë i vranët dhe me intervale me diell.

Në mëngjes paraqiten kushte për mjegull.

Vranësira më të dendura parashihen rreth relievit malor.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), vlerat temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindjes.

Rusia “gjen fajtorin” për vrasjen e gjeneralit bërthamor!

0

Rusia arreston një të dyshuar për vrasjen e gjeneralit

storm•/Rusia: I dyshuari, një 29-vjeçar shtetas i Uzbekistanit, ka pranuar se vendosi bombën që vrau gjeneral-lejtnant Igor Kirillov në Moskë, tha një zëdhënëse e prokurorisë ruse.

Autoritetet ruse njoftuan të mërkurën se kishin arrestuar një të dyshuar për vrasjen e një zyrtari të lartë ushtarak, gjeneral-lejtnant Igor Kirillov, në Moskë një ditë më parë.

I dyshuari, një shtetas 29-vjeçar i Uzbekistanit, emri i të cilit nuk u bë i njohur, u arrestua në një fshat jashtë Moskës, tha një zëdhënëse e zyrës së prokurorisë ruse.

Zëdhënësja tha se i arrestuari kishte pranuar se ishte rekrutuar nga agjencitë e inteligjencës ukrainase për të vrarë gjeneralin Kirillov, i cili ishte përgjegjës për forcat e mbrojtjes nga armët bërthamore dhe kimike të ushtrisë ruse.

I dyshuari kishte udhëtuar në Moskë dhe kishte vendosur një bombë poshtë një skuteri pranë shtëpisë së gjeneralit, shtoi zëdhënësja. Një ndihmës i gjeneralit gjithashtu u vra kur bomba shpërtheu.

Një zyrtar i shërbimit të sigurisë së Ukrainës, i njohur si S.B.U., duke folur në kushte anonimiteti, tha të martën se Ukraina ishte përgjegjëse për vrasjen.

Kjo është një ngjarje është në zhvillim…

Kreu i trupave bërthamore të Rusisë humbi jetën nga shpërthimi në Moskë