spot_img
E enjte, 9 Prill, 2026
10:47
Home Blog Page 1763

Policia kërkon ndihmë për identifikimin e të dyshuarit për falsifikim parash

0

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe lokalizimin e një të dyshuari për “Falsifikim të parasë”, që ka ndodhur më 11 prill të këtij viti në rrugën “William Walker” në Prizren.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit  të kërkuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: – 192 dhe 080019999 (pa pagesë) – 029  244 -740 –Stacioni Policor  Prizren – E-mail adresa: info@kosovopolice.com”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Kërkesë për bashkëpunim

Prizren, 16 dhjetor 2024

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sektori i Hetimeve i Stacionit Policor në Prizren, bazuar në ligj  për publikimin e fotos me shënime tjera të personave  të kërkuar me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, me qëllim identifikimit dhe lokalizimin të tije lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

  • Personi kërkohet , për veprën penale “Falsifikimi i parasë” e cila ka ndodhe me 11.04.2024 në rrugën “Wiliam Woker” në Prizren.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit  të kërkuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 029  244 -740 –Stacioni Policor Prizren

– E-mail adresa: info@kosovopolice.com

Sasia e ushqimit mund të ulet duke ngrënë në qetësi

0

Një hulumtim i ri i bërë në Birmingem ka treguar që njerëzit të cilët, derisa janë duke ngrënë, dëgjojnë vetëm tingullin e përtypjes së ushqimit dhe përpirjes, hanë më pak ushqim

Hulumtuesit kanë bërë tri eksperimente në mënyrë që të tregojnë forcën e asaj që e kanë quajtur “efekti kërcëllues”.

Në eksperimentin e parë, p.sh., personat kanë dëgjuar muzikë të zhurmshme nëpërmjet kufjeve dhe vetvetiu kanë ngrënë petulla më shumë nga ata persona të cilëve u janë lëshuar tinguj të qetë.

Tingulli është pjesë shumë e rëndësishme e ushqimit, mirëpo roli i tij preciz qëndron në atë që akoma nuk është hulumtuar mjaft.

Rezultatet e këtij hulumtimi vetëm janë lidhur me ato të vitit 2007, të cilat kanë zbuluar që njerëzit të cilët janë të shqetësuar hanë më shumë e ata të cilët nuk kanë shumë brenga.

Ekspertët dhe studimet e shumta kërkimore po ashtu konfirmojnë se, veçanërisht në botën tonë të zhurmshme, koha e kaluar në heshtje mund të sjellë përfitime të shumta shëndetësore.

FOTO / Festivali Mbarëkombëtar i Humorit mbyllet në Shkodër

0

Në qytetin e Shkodrës u mbyll mbrëmë nata e 5-të dhe e fundit e Festivalit Mbarëkombëtar të Humorit.

“Një mbrëmje plot gaz, hare dhe këngë, që solli të qeshura të sinqerta dhe emocione të paharrueshme”, shkruhet në faqen online të Teatrit “Migjeni” që falënderoi të gjithë ata që ishin pjesë e kësaj feste magjike.

Festivali Mbarëkombëtar i Humorit u organizua në sallën e  Teatrit “Migjeni” të Shkodrës prej datës 11 deri më 15 dhjetor.

Shkodra ka hapur dyert për herë të parë për këtë ngjarje të veçantë, që u prit me një entuziazëm të jashtëzakonshëm nga publiku.

Aktorë të njohur nga e gjithë Shqipëria u bënë pjesëmarrës të kësaj ngjarjeje artistike, e cila përveç shfaqjeve solli edhe workshop-e me aktorë e autorë të mirënjohur.

Festivali Mbarëkombëtar i Humorit riktheu edhe një herë në vëmendje rolin e Shkodrës si qendër arti dhe djep i kulturës kombëtare. /atsh

Veprim i qëllimshëm apo gabim? FIFA largon Krimenë nga territori i Ukrainës

0

FIFA ka kërkuar falje për paraqitjen e një harte gjatë shortit kualifikues për Kupën e Botës 2026 që përjashtoi Krimenë nga territori i Ukrainës, gjë që kishte Kievin të reagonte ashpër duke e cilësuar veprimin si një “gabim të papranueshëm”.

Gjatë shortit të javës së kaluar, organi qeverisës i futbollit botëror tregoi një hartë të vendeve që nuk mund të vizatohen përballë njëri-tjetrit për arsye gjeopolitike, si Spanja dhe Gjibraltari, Kosova kundrejt Bosnjës dhe Hercegovinës ose Serbisë dhe Ukrainës dhe Bjellorusisë.

Harta theksonte Ukrainën, por nuk përfshinte gadishullin e Krimesë si pjesë të vendit.

Rusia pushtoi dhe aneksoi në mënyrë të njëanshme Krimenë nga Ukraina gjatë pushtimit të saj fillestar në vitin 2014.

Pas shortit të kualifikimeve të Kupës së Botës 2026 të premten, zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Ukrainës, Heorhii Tykhyi tha se vendi priste “një falje publike”, ndërsa Federata e Futbollit të Ukrainës (UFA) i shkroi FIFA-s.

Në përgjigje, FIFA tha se kishte hequr hartën dhe po kryente një rishikim të brendshëm.

“Ne e kuptojmë plotësisht ndjeshmërinë delikate të kësaj natyre dhe ndërsa incidenti ishte i paqëllimshëm, sinqerisht shprehim keqardhje për çdo shqetësim që mund të ketë shkaktuar”, thuhet në një deklaratë.

Kupa e Botës 2026 do të zhvillohet në të gjithë SHBA, Kanada dhe Meksikë nga 11 qershori deri më 19 korrik të atij viti.

Ukraina është në Grupin D kualifikues, me Islandën, Azerbajxhanin dhe fituesit e çerekfinales Francë-Kroaci në Ligën e Kombeve.

 

Kurti fton prokurorët në zyrën e tij pas refuzimit për të shkuar në Prokurori

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale për të dhënë dëshminë e tij në rastin e rezervave shtetërore.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, në një prononcim për media, ka thënë se Kurti nuk mund të ishte i pranishëm sot për shkak se ai ndodhet jashtë vendit me agjendë të konfirmuar kohë më parë.

Kryeziu shtoi se Kurti ka shprehur gatishmërinë që t’i mirëpresë prokurorët e rastit në zyrën e tij në një ditë dhe orë të dakorduar nga dy palët për të përmbushur kërkesën e dalë nga ftesa e prokurorisë.

“Prokuroria Speciale, përkatësisht prokurorët e rastit janë njoftuar se për shkak që kryeministri është jashtë vendit me agjendë të konfirmuar kohë më parë, ai nuk mund të jetë i pranishëm sot sipas ftesës së prokurorisë. Megjithëkëtë, kryeministri Kurti ka shprehur gatishmërinë t’i mirëpres prokurorët e rastit në zyrën e tij në një ditë dhe orë të dakorduar nga të dy palët për të përmbushur kërkesën e dalë nga ftesa e prokurorisë”, tha Kryeziu.

Sot para mediave u deklarua zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Liridona Kozmaqi.

“Sot nga kabineti i kryeministrit Kurti, Prokuroria Speciale është informuar se kryeministri gjendet në udhëtim jashtë vendit dhe e ka të pamundur të paraqitet sot në prokurori”, tha ajo.

Sipas Kozmaqit, pasi që Kurti është në udhëtim jashtë vendit, atij do t’i bëhet një ftesë tjetër.

“Prokuroria Speciale konform legjislacionit në fuqi do të përgatisë një ftesë tjetër për kryeministrin Kurti për një datë tjetër.”

Gjekmarkaj për Parashqevi Simakun: Të mos e trajtojmë si objekt sevapi, por solidariteti, merite e dinjiteti

0

Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Agron Gjekmarkaj, i është bashkuar reagimeve për gjendjen e këngëtares ikonë shqiptare Parashqevi Simaku, pas pamjeve që u shpërndanë në mediat amerikane javën e kaluar dhe të cilat nxorën në pah situatën e saj.

Ai tha se ajo nuk duhet trajtuar “si objekt sevapi, por solidariteti, merite e dinjiteti”.

Ai thotë se me emrin e saj këto ditë po prodhohen shumë lajme të trishta, të cilat po marrin përmasa deri të frikshme. Sipas deputetit, të njëjtat përmasa po merr dhe nevoja për sensacion dhe klikime me emrin e saj.

“Ne nuk e dimë çfarë dhe si dëshiron ta administrojë jetën e saj. Nuk e dimë në do preferonte kthimin në Shqipëri apo do të mbetet në Neë York, por në të dyja rastet si Shtet dhe shoqëri ja kemi borxh një zgjidhje, të vërtetë, të prekshme, që e nxjerr atë nga mjerimi e depresioni e mbi të gjitha që nuk e trajton si “gjah” sensacionesh”, shkruan Gjekmarkaj.

Mund të jetë një imazh i 2 persona

Postimi i plotë:

Dy fjalë per Parashqevi Simakun dhe per ne të gjithë!

Parashqevi Simaku një ikonë e muzikës shqiptare po prodhon shumë lajme! Të gjitha të trishta edhe kur duken disi më pozitive! Ekzibicionizmi me gjendjen e saj po merr një përmasë të frikshme!

Nevoja për sensacion e klikime me fatkeqësinë e saj gjithëaq! Në mes të kësaj dramë personale tek shoqëria shqiptare u shfaq nostalgjia për artisten e madhe, e bashkë me të dhimbja për rrethanat aktuale jetësore!

I vetmi deri sot nga përsonat me përgjegjësi publike që kanë dëshmuar vullnet për ta ndihmuar edhe për patriotizëm kavajas, është Fisnik Qosja, Kryetari i Bashkisë Kavajë! Duke vepruar kësisoj, ai ka demostruar një permasë njerzore e institucionale të cilën duhet ta marrë si shembull qeveria shqiptare!

Ne nuk e dimë çfarë dhe si dëshiron ta administrojë jetën e saj.  Nuk e dimë në do preferonte kthimin në Shqipëri apo do të mbetet në New York , por në të dyja rastet, si shtet dhe shoqëri ja kemi borxh një zgjidhje, të vërtetë, të prekshme, që e nxjerr atë nga mjerimi e depresioni, e mbi të gjitha që nuk e trajton si “gjah” sensacionesh!

Shumë këngëtarë të huaj paguhen për të performuar në Tiranë, mbase kjo inisiativë mund të merret për të! Qeveria do duhej ti lidhte me patjetër një pension të jashtëzakonshëm për merita të shquara në jetën kulturore të vendit!

Biznesmenët shqiptar akuzohen për mungesë të theksuar humanizmi me kullat e tyre në mes të Tiranës, kanë rastin ti përgenjeshtrojnë këto pandehma duke i ofruar një apartament këngëtares së madhe me gjasë e pastrehë!

Nëse ajo dëshiron të jetojë në Amerikë, po aq vlen përpjekja e përbashkët këtu dhe atje por e vertetë njerzore, jo duke e trajtuar atë si objekt sevapi por  solidariteti, meritë e dinjiteti.

Gjithsesi këto lajme po na vënë në provë etike të gjithve ne sa të vërtetë mund të jemi me bilbilin e këngës shqiptare, me personalitetin që na dhuroi emocione të vërteta, kur shumëçka qe e rrëme!

Policia ndëshkon mbi 1400 shkelës të trafikut për 24 orë

0

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 1456 gjoba në trafik.

Sipas raportit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 18 aksidente kanë qenë me lëndime dhe 26 me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe, policia njofton se janë arrestuar 8 persona, ndërkaq 6 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Zhvillimet e fundit në Siri, Izraeli shpeshton sulmet e nis planet për popullimin e lartësisë së Golanit

0

Udhëheqësi i Hayat Tahrir al-Sham (HTS) dhe komandanti i përgjithshëm i administratës së re, Ahmed al-Sharaa, i njohur gjithashtu si Abu Mohammed al-Julani, tha se të gjitha fraksionet e armatosura në vend do të shpërbëhen dhe vetëm shteti i ri sirian ushtria do të lejohej të mbante armë.

Al-Sharaa tha gjithashtu se përparësia e qeverisë së re të përkohshme është rindërtimi i shtëpive të shkatërruara gjatë luftës dhe kthimi i të gjithë të zhvendosurve dhe refugjatëve.

Një zëdhënës i administratës së çështjeve politike të qeverisë së re i tha Al Jazeera-s se do të krijohet një komitet për të diskutuar kushtetutën e vendit dhe për të krijuar një organ të ri qeverisës.

Derisa administrata e re përballet me një numër problemesh, Siria po përjeton sulme nga Izraeli.

Ky i fundit sulmoi disa objekte ushtarake pranë bregdetit sirian gjatë natës, tha Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut të hënën herët, duke thënë se ato ishin “sulmet më të rënda në bregdet që nga viti 2012”.

Sulmet goditën disa vende, duke përfshirë selinë e njësive ushtarake dhe magazinat e raketave të mbrojtjes ajrore midis qyteteve Latakia dhe Tartous, në bregdetin e Mesdheut, raportoi monitoruesi i luftës.

Izraeli ka përshkallëzuar ndjeshëm sulmet e tij ajrore në Siri që nga 8 dhjetori, kur rebelët morën kontrollin e Damaskut dhe sundimtari i gjatë Bashar al-Assad u arratis në Moskë.

Agjencia e lajmeve dpa citoi një ish-oficer të ushtrisë siriane që jetonte në qytetin Tartous të thoshte se “për herë të parë, Tartous i është nënshtruar sulmeve të rënda ajrore izraelite që e kthyen natën e qytetit në ditë, për shkak të shpërthimeve të dhunshme që goditën ajrin. bazat e mbrojtjes dhe objektet ushtarake siriane”.

Shpërthimet u dëgjuan pothuajse 10 km (6 milje) nga vendet e bombardimeve, i tha dpa oficeri, i cili kërkoi anonimitetin, duke thënë se vendet ushtarake janë në zona malore.

Banorët e Tartous thanë se shpërthime u dëgjuan në të gjitha zonat përreth qytetit, duke shkaktuar një gjendje frike dhe paniku.

Nga ana tjetë, qeveria e Izraelit ka miratuar një plan për të rritur numrin e kolonëve në Lartësitë e Golanit të pushtuara ilegalisht, disa ditë pasi pushtoi më shumë territore siriane pas përmbysjes së al-Asadit.

Zyra e kryeministrit Netanyahu tha se qeveria kishte “aprovuar unanimisht” “zhvillimin demografik” të territorit të pushtuar, i cili do të kërkonte të dyfishonte popullsinë izraelite atje.

Plani i ri është vetëm për pjesën e Lartësisë Golan që Izraeli ka pushtuar që nga viti 1967.

Në vitin 1981, Knesset i Izraelit vendosi ligjin izraelit mbi territorin, në një aneksim efektiv.

BE-ja dërgon emisar për bisedime në Siri

0

Kaja Kallas, shefja e re e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, konfirmoi se blloku kishte dërguar një të dërguar në Damask për bisedime me qeverinë e përkohshme të udhëhequr nga grupi rebel Hayat Tahrir al-Sham (HTS).

Vendimi i BE-së vjen pasi SHBA dhe Britania e Madhe bënë lëvizje të ngjashme gjatë fundjavës.

Aleatët perëndimorë kryesisht ndërprenë lidhjet diplomatike me regjimin e ish-presidentit Bashar Assad mbi një dekadë më parë pas shtypjes së dhunshme të tij ndaj protestave pro-demokracisë.

“Kryediplomati ynë në Siri do të shkojë sot në Damask. Ne do të kemi kontaktet atje”, u tha Kallas gazetarëve përpara një takimi të ministrave të jashtëm të BE.

“Ne nuk mund të lëmë një vakum”, shtoi ajo, ndërsa fuqitë rajonale dhe globale fillojnë të konkurrojnë për ndikim mbi mënyrën se si Siria ecën përpara .

Në të njëjtën kohë, shumë vende perëndimore janë të kujdesshme për marrëdhëniet me qeverinë e re për shkak të rrënjëve të HTS si një degë e al-Kaidës në Siri.

“Për ne nuk janë vetëm fjalët, por duam të shohim që veprat të shkojnë në drejtimin e duhur. Pra, jo vetëm ato që thonë, por edhe ato që bëjnë. Unë mendoj se javët dhe muajt e ardhshëm do të tregojnë nëse ajo shkon në drejtimin e duhur. Dhe mendoj se atëherë ne jemi gjithashtu të hapur për të diskutuar hapat e ardhshëm”, tha Kallas.

Ndeshja me Shqipërinë, trajneri anglez nis përgatitjet, piketon tre emra që i mungojnë

0

Tomas Tuchel po bëhet gati për të nisur punën me Anglinë dhe menjëherë i ka vendosur vetes si qëllim rikthimin në Kombëtare të tre lojtarëve, të cilët kanë përfunduar në periferi të projektit edhe pse kanë shumë eksperiencë.

Trajneri gjerman ka pranuar se Anglia nuk mund t’i lejojë vetes që të mos shfrytëzojë kapacitetin e tre lojtarëve siç janë Rashford, Stërling dhe Uajt.

Sipas gjermanit si fillim do të bisedojë me mbrojtësin e djathtë të Arsenal, i cili u largua nga Kombëtarja gjatë Botërorit “Katar 2022” për arsye, të cilat ende nuk janë bërë publike. Tuhel shpreson në rikthimin e 27-vjeçarit duke parë se në atë pozicion Kajl Uoker po gjendet në vështirësi.

Fushatën e Eliminatoreve të Kupës së Botës 2026, Anglia e nis pikërisht me Shqipërinë dhe sipas stafit të përfaqësueses së “Tre luanëve” Tuchel do të debutojë pikërisht në këtë takim pasi në program nuk ka asnjë miqësore pasi nuk ka data të lira nga FIFA.