spot_img
E shtunë, 11 Prill, 2026
14:54
Home Blog Page 1773

Inteligjenca ukrainase: Vriten tetë ushtarë rus nga ata të Koresë së Veriut

0

Agjencia e inteligjencës ushtarake të Ukrainës ka njoftuar se ushtarët rusë janë vrarë nga trupat e Koresë së Veriut gjatë një shkëmbimi zjarri në Kursk.

HUR tha se një grup ushtarësh të Koresë së Veriut hapën zjarr dhe vranë tetë anëtarë të njësisë çeçene Akhmat që luftonin për Rusinë.

Sulmi ishte rezultat i pengesës gjuhësore midis trupave ruse dhe koreano-veriore, e cila vazhdon të jetë një “pengesë e vështirë” në fushën e betejës, njofton HUR.

Zyrtarët ukrainas dhe perëndimorë paralajmëruan në fillim të këtij viti se mbi 10,000 trupa të Koresë së Veriut ishin grumbulluar në rajonin e Kurskut, të gatshëm për të ndihmuar përpjekjen e Rusisë për të larguar forcat ukrainase në rajon.

Kjo vjen pasi forcat e armatosura të Kievit pretenduan se Vladimir Putin humbi mbi 1,000 ushtarë ditën e kaluar, ndërsa Rusia shtyn përpara për të pushtuar tokë në Ukrainën lindore.

Ministria ruse e mbrojtjes pretendoi se trupat e saj morën kontrollin e fshatrave Veselyi Hai dhe Pushkino në rajonin Donetsk të Ukrainës.

Ndërkohë, dy cisterna ruse nafte u ndanë në gjysmë në Detin e Zi, pasi Ukraina akuzoi Vladimir Putinin për “shkelje të rregullave të funksionimit” për dërgimin e anijeve të vjetra në ujë gjatë motit të keq.

Çfarë po ndodh me procesin gjyqësor të “Veteranëve të rrejshëm”?

0

Janë bërë pesë vjet që kur është ngritur aktakuza e parë për rastin e “Veteraneve të rrejshëm”.

Për keqpërdorim të detyrës zyrtare, akuzohen ish-kryeministri Agim Çeku, ish-ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, ish-deputeti Shkumbin Demalijaj, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha e të tjerë.

Avokati i njërit nga të akuzuarit Sadik Halitjaha ka treguar se pse Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim këtë rast.

Madje ai ka folur edhe për rastin e të akuzuarit të tij Sadik Halitjaha, zëvendës komandant i zonës operative të Pashtrikut.

“Sipas aktakuzës së Prokurorisë ai akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare së bashku me gjithë anëtarët e tjerë për shkak se nuk i kanë shqyrtuar aplikacionet të cilët i kanë dorëzuar pra personat të cilët kanë pretenduar atë status. Një gjë është e sigurt se Komisioni i cili ka pasur mandatin nga Qeveria e ka pas të pamundur të përfundoj detyrën e tij siç është caktuar me vendim pasi që kanë qenë diku rreth 110 mijë aplikacione në total, dhe të cilat është dashur të kontrollohen nga Komisioni Verifikues”, thotë Esat Berisha, avokat për tëvë1.

E procesin gjyqësor të “Veteranëve” e kanë përcjellë nga afër edhe IKD-ja.

“Gjatë këtij rigjykimi ne kemi parë një elaburim të provova nga prokurori i Prokurorisë Speciale, Valdet Gashi i cili në seancën e fundit i ndau me zona operative të gjithë veteranët siç pretendonte Prokuroria Speciale që nuk i kanë plotësuar kriteret apo kushtet për të pasur statusin e veteranit që në total përfshinte ky numër i ndarë në këto zona 19 mijë e 500 veteran”, shprehet Flamur Kabashi nga IKD.

Sipas kryetarit të OVL-UÇK-së në Pejë, është dashur qysh herët të parandalohen keqpërdorimet, duke përmendur faktin se janë mbi 100 mijë qytetarë të Republikës që kanë aplikuar për statusin e veteranit.

“Qysh në fillim është dashur të parandalohet, qysh në fillim është dashur të ketë kritere për të gjithë ata qytetarë që të kenë mundësi me aplikua. E për shkak të këtij problem që nuk na pas asnjë censurë për asnjë qytetar të Republikës së Kosovës. Problemi ka filluar në zanafillën e vet qysh kur është hap për herë të parë shpallja për aplikim”, thotë Gazmend Syla, kryetar i OVL-UÇK-së në Pejë.

Çështja e veteranëve të rrejshëm kishte ngjallur reagime të shumta në Kosovë.

Cikloni në Majot mund të ketë shkaktuar qindra viktima

0

Një ciklon i fuqishëm goditi territorin francez të Oqeanit Indian, Majotin, duke shkatërruar shumë nga lagjet e saj të varfra, me qindra njerëz që dyshohet se kanë vdekur.

Cikloni Chido shkaktoi dëme të mëdha në aeroportin e Majotit dhe ndërpreu furnizimin me energji elektrike, ujë dhe lidhjet e komunikimit kur goditi territorin më të varfër të Francës të shtunën.

Prefekti François-Xavier Bieuville tha se pret që numri përfundimtar i viktimave të arrijë “afër 1.000 ose madje disa mijëra” për transmetuesin Mayotte la Premiere.

Kryetari i komunës së kryeqytetit të Majotit, Ambdilwahedou Soumaila, i tha AFP-së se stuhia “nuk kurseu asgjë”.

“Spitali është goditur, shkollat janë goditur. Shtëpitë janë shkatërruar plotësisht”, tha ai.

Një djalë qëndron pranë rrënojave të shtëpive, pas ciklonit Chido, në Labattoir, në Majot, më 15 dhjetor 2024.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, do të mbajë një takim krize në Paris për katastrofën, tha presidenca.

Ministri i Brendshëm i Francës, Bruno Retailleau, do të udhëtojë në Majot të hënën, sipas zyrës së tij, me 160 ushtarë dhe zjarrfikës.

Chido kishte erëra me shpejtësi prej të paktën 226 kilometrave në orë kur goditi Majotin, që ndodhet në lindje të Mozambikut.

Të paktën një e treta e 320.000 banorëve të territorit jetojnë në lagje të varfra, ku shtëpitë me çati prej llamarine u shkatërruan nga stuhia.

Një banor, Ibrahim, i foli AFP-së për “skena apokaliptike” ndërsa përshkonte ishullin kryesor, duke pastruar vetë rrugët e bllokuara.

Pasojat e ciklonit Chido në Majot.

Një tjetër territor francez në Oqeanin Indian, rreth 1.400 kilometra larg, La Reunion, po shërben si bazë logjistike për operacionin e shpëtimit.

Që kur cikloni goditi ishullin, ka pasur disa angazhime ndërkombëtare për të ndihmuar Majotin, përfshirë organizatën rajonale të Kryqit të Kuq, PIROI.

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se blloku evropian “është gati të ofrojë mbështetje në ditët në vijim”.

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se OBSH-ja “është e gatshme të mbështesë komunitetet që kanë nevojë për kujdes shëndetësor thelbësor”.

Me rreth 100.000 njerëz që vlerësohet se jetojnë në mënyrë klandestine në Majot, sipas ministrisë së brendshme të Francës, përcaktimi i numrit të saktë të personave të prekur nga cikloni po rezulton i vështirë.

Ousseni Balahachi, një ish-infermiere, tha se disa njerëz nuk guxonin të dilnin për të kërkuar ndihmë, “duke u frikësuar se mund të ishte një kurth” i krijuar për t’i larguar nga Majoti.

Shumë prej tyre kishin qëndruar në vend “deri në minutën e fundit” kur u bë tepër vonë për të shpëtuar nga cikloni, shtoi ajo.

Chido është stuhia më e fundit në një varg stuhish në mbarë botën të nxitura nga ndryshimet klimatike, sipas ekspertëve.

Chido shpërtheu përmes Oqeanit Indian dhe preku tokën në Mozambik të dielën, ku zyrtarët thanë se numri i të vdekurve ishte tre.

Agjencia humanitare e OKB-së, OCHA, paralajmëroi se 1.7 milionë njerëz ishin në rrezik dhe se mbetjet e ciklonit mund të sjellin gjithashtu “reshje të konsiderueshme” në Malavi deri të hënën.

Zimbabve dhe Zambia gjithashtu mund të presin reshje të mëdha, shtoi OCHA. /REL

Java e fundit e Gjykatës Speciale para pushimeve dimërore

0

Kjo është java e fundit e punës së Gjykatës Speciale para fillimit të pushimeve dimërore.

Dhomat e Specializuara të Kosovës këtë javë do të mbajnë një konferencë mbi ecurinë e çështjes në rastin e ri gjyqësor “Thaçi dhe të tjerët”, që ka të bëj me administrimin e drejtësisë.

Në urdhrin e caktimit, Gjykatësja Masselot, mes të tjerash, ftoi Thaçin dhe Smakajn që gjatë kësaj seance të vetëdeklarohen në lidhje me fajësinë ose pafajësinë e tyre, nëse dëshirojnë ta bëjnë këtë. Nëse të akuzuarit vendosin që të mos vetëdeklarohen në lidhje me fajësinë ose pafajësinë e tyre më 17 dhjetor, Gjykatësja Masselot ka treguar synimin e saj për të kërkuar që vetëdeklarimi në lidhje me fajësinë ose pafajësinë e tyre të përfshihet në dosjen e çështjes deri më 7 janar 2025. Nëse vetëdeklarimi në lidhje me fajësinë ose pafajësinë e të akuzuarve nuk përfshihet në dosjen e çështjes deri në datën e lartcekur, Gjykatësja e procedurës paraprake, në përputhje me rregullën 95 të Rregullores, do të bëjë deklarimin në emër të tyre se janë të pafajshëm.

Po ashtu, Specialja këtë javë do të mbajë edhe dy seanca në çështjen ‘Januzi dhe të tjerët’.

Dhomat e Specializuara të Kosovë nga e hëna e ardhshme do të jenë në pushim dimëror, përkatësisht nga 23 dhjetori 2024 deri më 10 janar 2025.

Seancat do të fillojnë më 13 janar 2025.

Mbledhja e dy kuvendeve i bën bashkë Edi Ramën e Albin Kurtin

0

Dy kuvendet e Shqipërisë dhe Kosovës do të zhvillojnë mbledhjen e përbashkët të radhës më 20 dhjetor.

Në total pritet që të mblidhen 130 deputetë, 70 ligjvënës të parlamentit të Kosovës dhe 60 të tjerë të parlamentit të Shqipërisë.

I pranishëm në këtë takim do të jenë edhe kryeministri Edi Rama edhe kreu i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti.

Në axhendën e parashikuar të këtij takimi që këtë herë do të zhvillohet në Prishtinë, është parashikuar që pas himneve të të dyja vendeve, do të nisë mbledhja me fjalën e kryeparlamentarit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe pas tij kryeparlamentarja e Shqipërisë, Elisa Spiropali.

Ky takim do te përmbyllet me një fjalim të Kurtit dhe Ramës.

Vranësira me intervale diellore gjatë ditës së sotme

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), njofton se sot mban mot i vranët dhe me intervale me diell.

“Në mëngjes  parashihen kushte për mjegull, kryesisht në ultësira. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga verilindja”, njofton IHMK.

Përleshje si në filmat aksion në Mramor të Prishtinës

0

Prishtina nuk po gjen qetësi.

Këtë herë në Mramor të Prishtinës.

Zëdhëndhësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, njoftoi se vetura e dyshuar është sinjalizuar nga zyrtarët policorë të ndalet në pikë kontrolli, por i njëjti nuk ështa ndalur dhe ka rrezikuar zyrtarët policorë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, ku policia ka pranuar informata për gjuajtje me armë zjarri në fshatin Mramor të komunës së Prishtinës.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, me ç‘rast ka identifikuar një veturë të dyshuar, e cila përkundër sinjalizimit të policisë për tu ndalur në pikë kontrolli e njëjta ka refuzuar duke vozitur me shpejtësi të madhe dhe duke manovruar rrezikshëm, kësisoj duke vënë para rrezikut të drejtpërdrejtë zyrtaret policor. Duke parë rrethanat e ngjarjes policia me shpejtësi ka organizuar edhe një tjetër pikë kontrolli me qëllim ndalimin e veturës së dyshuar porse vetura sërish nuk është ndaluar dhe me manovrime të rrezikshme ka bërë përpjekje të qëllimshme për të goditur zyrtarët policor. Për të shmangur rrezikun e menjëhershëm dhe të drejtpërdrejtë për jetën, zyrtarët policor janë detyruar të përdorin armën e zjarrit. Aktualisht vetura e dyshuar nuk është ndaluar si dhe personat e dyshuar tani për tani janë në arrati. Policia me përkushtim po vijon punën e saj për identifikimin e të dyshuarve të përfshirë në këtë rast si dhe lokalizimin e vendndodhjes së tyre”, ka thënë Borovci.

Ndërsa, apelon qytetarët nese kanë informacione në lidhje me personat e dyshuar të përfshirë në këtë rast të kontaktojë menjëherë policinë

“Siguria e oficerëve dhe qytetarëve tanë mbetet prioriteti ynë më i lartë. I bëjmë thirrje kujtdo që ka informacion në lidhje me personat e dyshuar të përfshirë në këtë rast të kontaktojë menjëherë policinë”, ka thënë ai.

KFOR-i mohon ekzistencën e “listës së zezë” për zyrtarët e Kosovës

0

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR ka reaguar lidhur me pretendimet se ka ‘listë të zezë’ që ndalon hyrjen e zyrtarëve të institucioneve të Kosovës në Komunën e Leposaviqit.

KFOR-i përmes një komunikate ka thënë se “pretendimet e tilla janë të pabazuara dhe i kundërshton me vendosmëri akuzat e tilla”.

“KFOR-i kërkon që të gjithë aktorët të përmbahen nga deklaratat dhe veprimet e njëanshme që mund të krijojnë tensione të panevojshme dhe të ndikojnë negativisht në stabilitetin rajonal. KFOR-i nuk ndërhyn në lirinë e lëvizjes së individëve nëpër Kosovë. KFOR-i gjithashtu mban komunikime të rregullta me të gjithë homologët e tij kryesorë. KFOR-i mban standardet më të larta të transparencës në komunikimin e aktiviteteve të tij, përmes kanaleve të tij zyrtare të komunikimit në dispozicion të publikut”, thuhet në reagimin e KFOR-it.

Ishte kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, që në një intervistë për Kallxo.com, të shtunën, deklaroi se KFOR-i ia kishte ndaluar hyrjen qeveritarëve në komunën që ai e drejton, teksa ka përmendur emrin e ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i cili nuk është lejuar ta vizitojë në objektin e komunës.

Policia zhvillon aksion kundër shitblerjes së narkotikëve në nivel rrugor, aktiviteti kryhej nga Matiqani i Prishtinës

0

Policia e Kosovës njofton për një aksion kundër shitblerjes së narkotikëve në nivel rrugor.

Bëhet fjalë për të dyshuarit L.K dhe L.L, që sipas Policisë shitblerje të narkotikëve dhe shitjen e bëjnë nga shtëpitë e tyre që gjenden në Matiqan të Prishtinës.

 

Rasti është duke u hetuar nga autoritetet kompetente në bashkëpunim me organet e drejtësisë, ka njoftuar ndër tjerash Policia të dielën.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Policia e Kosovës, Njësia e antidrogës në Prishtinë gjatë punëve operative në teren dhe luftimin e nivelit rrugor të shitblerjes së paautorizuar të substancave narkotikëve ka mbledhur informata se të dyshuarit me iniciale (L.K. dhe L.L.) të njohur për policinë janë duke u marrë me shitblerje të narkotikëve dhe shitjen e bëjnë nga shtëpitë e tyre që gjenden në Matiqan të Prishtinës.

Është kërkuar lëshimi i urdhëresës nga Gjykata Themelore në Prishtinë për bastisje të shtëpive të të dyshuarve të lartcekur dhe me datën 14.12.2024 rreth 15:00 nën asistencën e NJRSH-së është realizuar operacioni kontrollit ku në shtëpinë e të dyshuarit  L.L. janë gjetur dy armë (revole):

a) Revole Parabellum dhe një karikator me 7 fishek të kalibrit 9mm,

b) Revole Super Sport dhe 12 fishek të kalibrit 9mm, ndërsa i dyshuari L. K. me ti vërejtur policinë ka tentuar të ik nga dritarja me një sasi të narkotikëve në dorë, mirëpo të njëjtin policia e kanë ndaluar dhe arrestuar. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij në pjesë të ndryshme janë gjetur 5 qese të mbushura me substancë të dyshuar narkotike e llojit Marihuanë me peshë të përgjithshme 1503.3 gram, (1 kilogram e 503.3 gram ) dy peshore digjitale që shërbejnë për matje të narkotikëve në sasi të vogla, 50 copë fishek me gas të kalibrit 9mm dhe 1695 euro në bankënota të ndryshme të cilat dyshohet se janë përfituar nga shitja e narkotikëve.

Në lidhje me rastin është kontaktuar Prokurori Kujdestar nga Departamenti i krimeve të Rënda në Prishtinë dhe në konsultim me të, i dyshuari L. K. pas intervistimit është  dërguar  në qendrën e mbajtjes për 48-orë për rastin “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, ndërsa për të dyshuarin L. L., i cili ndodhet në arrati, Prokurorja ka udhëzuar që rasti të ndahet dhe të procedohet në Departamentin e përgjithshëm.

Në vend të ngjarjes ka dalë Njësia e Forenzikes Rajonale – Prishtinë e cila ka bërë fotografimin dhe konfiskimin e  dëshmive të gjetura si prova materiale.

Rasti është duke u hetuar nga autoritetet kompetente në bashkëpunim me organet e drejtësisë.

Lëndohet me mjete të forta një i mitur në Fushë-Kosovë

0

Një i mitur është goditur me mjete të forta sonte rreth orës 18:00 në rrugën “Besa Besë” në Fushë-Kosovë.

Kështu ka deklaruar Flora Ahmeti, zëdhënëse në policinë rajonale të Prishtinës.

Lidhur me rastin, ajo tha se po intervistohet një person që dyshohet se ishte përfshirë në rast.

Njoftimi i plotë:

Sot rreth orës  18:00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor në rrugën “Besa Besë” në Fushë Kosovë. Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se në këtë rast nga mjete të forta është lënduar një person (i mitur). I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. Aktualisht nga policia po intervistohet një person i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në rast.