Home Blog Page 1795

Bota në alarm për shpërthimin e virusit të ri në Kinë

0

Rastet e infeksioneve me një virus respirator ka ngritur shqetësim në Kinë, spitalet e të cilës janë tashmë të mbipopulluara.

Virusi, i identifikuar si metapneumovirus njerëzor (HMPV), është përhapur kryesisht në provincat veriore të Kinës këtë dimër, veçanërisht tek fëmijët.

Përhapja vjen pesë vjet pasi bota u alarmua për herë të parë për shfaqjen e një koronavirusi të ri në Wuhan, i cili më vonë u shndërrua në një pandemi globale me shtatë milionë vdekje të raportuara.

Fotot dhe videot e njerëzve që mbajnë maska në spitale në Kinë, u shfaqën në platformat e mediave sociale dhe raportet lokale thanë se skenat e një shpërthimi të HMPV ishin të ngjashme me shpërthimin fillestar të Covid.

Autoritetet shëndetësore po zbatojnë masa urgjente për të monitoruar dhe menaxhuar përhapjen.

Megjithatë, Pekini i ka minimizuar zhvillimet duke i cilësuar ato si një dukuri vjetore dimërore.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Kinës, Mao Ning tha të premten se infeksionet e frymëmarrjes priren të arrijnë kulmin gjatë sezonit të dimrit.

“Sëmundja duket të jetë më pak e rëndë dhe përhapet me një shkallë më të vogël në krahasim me vitin e kaluar”, tha ai.

Çfarë është HMPV?

Metapneumovirusi i njeriut, ose HMPV, është një virus respirator që shkakton simptoma të ngjashme me ftohjen e zakonshme dhe gripin. Ndërsa sëmundja është zakonisht e lehtë, ajo mund të çojë në komplikime të rënda si pneumonia, veçanërisht tek foshnjat, të moshuarit dhe ata me sistem imunitar të dobësuar.

Virusi nuk është i ri, por ka fituar vëmendje për shkak të rritjes së rasteve, veçanërisht te fëmijët nën 14 vjeç në Kinën veriore.

I identifikuar për herë të parë në vitin 2001, HMPV është një virus ARN me një zinxhir që përhapet përmes pikave të frymëmarrjes ose kontaktit me sipërfaqet e kontaminuara.

Infeksionet janë identifikuar më parë në vende të ndryshme, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar.

Simptomat e saj përfshijnë kollën, ethe, kongjestion nazal dhe lodhje, me një periudhë inkubacioni prej tre deri në gjashtë ditë. Ndryshe nga Covid-19, nuk ka vaksinë apo trajtim specifik antiviral për HMPV; trajtimi përfshin kryesisht menaxhimin e simptomave.

Rastet në rritje të HMPV në Kinë

Rritja në raste përkon me motin më të ftohtë dhe rritjen e aktivitetit të brendshëm, kushte që zakonisht nxisin përhapjen e viruseve të frymëmarrjes. Zyrtarët shëndetësorë theksojnë se kjo rritje është në përputhje me tendencat sezonale.

Administrata Kombëtare e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve të Kinës raportoi kohët e fundit një rritje të infeksioneve të frymëmarrjes, përfshirë HMPV, gjatë dimrit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) nuk e ka cilësuar situatën si një emergjencë globale shëndetësore, por rritja e rasteve ka shtyrë autoritetet të forcojnë sistemet e monitorimit.

Një program pilot është nisur për të gjurmuar pneumoninë me origjinë të panjohur, duke siguruar që laboratorët dhe agjencitë shëndetësore të raportojnë dhe menaxhojnë rastet në mënyrë më efektive, raportoi transmetuesi shtetëror CCTV, duke cituar një zyrtar të administratës në një konferencë shtypi.

A mund të përhapet virusi HMPV në vende të tjera?

Hong Kongu ka raportuar disa raste të HMPV. Vendet fqinje si Kamboxhia dhe Tajvani po monitorojnë nga afër situatën.

Departamenti i Kontrollit të Sëmundjeve të Transmetueshme të Kamboxhias ka lëshuar paralajmërime për HMPV, duke vënë në dukje ngjashmërinë e tij me Covid-19 dhe gripin.

Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve të Tajvanit kanë thënë se rreziku më i lartë i virusit për fëmijët, të moshuarit dhe individët me imunitet të kompromentuar.

Në Indinë fqinje, zyrtarët thanë se nuk ka nevojë për panik pasi HMPV është “si çdo virus tjetër i frymëmarrjes”.

“Ka pasur lajme që qarkullojnë për një shpërthim metapneumovirus në Kinë. Më lejoni të jem shumë i qartë në këtë pikë. Metapneumovirusi është si çdo virus tjetër i frymëmarrjes që shkakton ftohjen e zakonshme, dhe tek të moshuarit dhe shumë të rinjtë mund të shkaktojë simptoma të ngjashme me gripin”, tha zyrtari i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve Shëndetësore (DGHS), Dr Atul Goel.

“Mund t’ju siguroj se qeveria kineze kujdeset për shëndetin e qytetarëve kinezë dhe të huajve që vijnë në Kinë”, duke shtuar se “Është e sigurt të udhëtosh në Kinë”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme duke qetësuar qytetarët dhe turistët.

“Bild”: Shqipëria është destinacioni i 2025-ës

0

Tabloidi i njohur gjerman “Bild” ka bërë një renditje të disa prej vendeve të kontinentit evropian që pritet të janë në modë edhe vitin që sapo ka filluar. Në krye të tyre është Shqipëria.

Për Shqipërinë thuhet se nuk është më një destinacion vetëm i pushuesve vendas, por në vitin 2025 do të bëhet një destinacion trend për ata që kërkojnë diell dhe që i adhurojnë plazhet.

“Uji i kristaltë, gjiret e vegjël dhe fshatrat simpatikë bregdetarë si Ksamili dhe Himara, po tërheqin vizitorë në Rivierën Shqiptare, citohet në shkrim. Nëse në Europë debati mbetet turizmi masiv, për Shqipërinë thuhet se situata është tjetër. Ndryshe nga rajonet e mbipopulluara të Mesdheut këtu ende mund të gjeni plazhe të izoluara dhe të shijoni natyrën”, thuhet në shkrim.

Në listën e sugjerimeve të “Bild”, Shqipëria renditet krah Puljas në Itali, ishujve Azore, Sllovenisë, Gjeorgjisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Nga Janari në Gusht të vitit të shkuar, vendin tonë e vizituan mbi 253 mijë turistë gjermanë me një rritje mbi 18%.

Në pritje të shifrave të Dhjetorit, Shqipëria numëroi deri në nëntor të 2024-ës mbi 11 milionë turistë të huaj.

Barazim dramatik në Anfield

0

Një barazim emocionues 2-2 në Anfield mes Liverpool dhe Manchester United.

Ekipi i Arne Slot nuk arriti të sigurojë fitoren e katërt radhazi në Premier League, ndërsa ekipi i Amorim gjen një pasdite pozitive, duke marrë parasysh si kishin shkuar gjërat.

Goli që hapi ndeshjen ishte i Lisandro Martinez në minutën e 52’ për United, i cili u përgjigj më parë Gakpo në minutën 59’ dhe më pas një 11-metërsh i Salah (për një faull me dorë të De Ligt të konfirmuar nga VAR) në minutën 70’.

Me këtë rezultat, Liverpooli humb mundësinë për t’u shkëputur me dy pikë më shumë nga Arsenali, ndërsa për Man. United pika vlen më shumë për moral.

Shënohet 570-vjetori i librit “Meshari” i Gjon Buzukut

0

Më 5 janar 1555, prifti katolik shqiptar Dom Gjon Bdek Buzuku e përfundoi së shkruari “Mesharin” e tij, që deri më sot njihet si vepra e parë dhe njëkohësisht i pari monument letrar i botuar në gjuhën shqipe.

Datën dhe arsyen e shkrimit të kryeveprës monumentale vetë autori e shkruan në parathënien e Mesharit të tij, se e mbaroi “së shkruami” më 5 janar 1555 duke e vë edhe arsyen: “tue e u kujtuomshumӫ herë se gluha jonӫ nukë kish gjā tӫ ṇdigluom ṇ së Shkruomit shenjtë,” dhe dëshmia se kjo është një vepër e parë e këtij lloji e shkruar në gjuhën shqipe: “këjo tue klenë mā e para vepër”.

“Meshari” i Gjon Buzukut

Pasthënia e “Mesharit”:

“U Doni Gjoni, biri i Bdek Buzukut, tue ụ kujtuom shumë herë se gluha jonë nukë kish gjā të ṇdigluom ṇ së Shkruomit shenjtë, ṇ së dashunit së botësë sanë desha me ụ fëdigunë, për sā mujta me ditunë, me zdritunë pak mendetë e atyne qi tӫ ṇdiglonjinë, përse ata të mundë mernë sā i naltë e mujtunë e i përmishëriershim anshtë Zotynë atyne qi ta duonë ṃ gjithë zemërë. U lus ṃbas sodi mā shpesh te uini ṃ klishë, përse ju kini me gjegjuni ordhëninë e Tinëzot. E atë në ṃbaronjënë, Zotynë të ketë mëshërier ṃbi ju. E ata qi ṷ monduonë djerie tash, mā mos u mondonjënë. E ju t ini të zgḭiedhunitë e Tinzotë. E përherë Zotynë kā klenë me jū, ju tue ṇdjekunë të dërejtënë e tue lanë të shtrembënënë. E këta ju tue bām, Zotynë ka me shtuom ṇdër jū, se të korëtë taj të ṇglatetë djerie ṇ së vjelash, e të vjeltë djerie ṇ së mbjellash. E u mā duo tӫ ṃbaronj vepërënë teme, Tinëzot tue pëlqyem, Ņdë vjetët M. D. L. IV. njëzet dit ṇdë mars zuna ṇfill, e ṃbarova ṇdë vjetët ṇjë M. D. L. V. ṇdë kallënduor V dit. E se për fat në keshë kun ṃbë ṇdonjë vend fëjyem, u duo tuk të nukë fajtë, aj qi të jetë mā i ditëshim se u, ata faj e lus ta trajtojnë ṇde e mirë. Përse nukë çuditem se në paça fëjyem, këjo tue klenë mā e para vepër e fort e fështirë për të vepëruom ṃbë gjuhët tanë. Përse ata qi shtamponjinë kishnë të madhe fëtigë, e aqë nukë mundë qëllonjinë se faj të mos banjinë, përse përherë ṇdaj ta nukë mundë jeshë; u tue ṃbajtunë një klishë, ṃbë të dȳ anët më duhē me sheryem. E tash u jam ṇfalë gjithëve, e lutëni Tenëzonë ende për muo”.

Pako e dyshimtë zbulohet pranë Kapitolit, policia rrethon zonën

0

Policia po heton një pako të dyshimtë që është gjetur vetëm 8 kilometra nga Kapitoli në Uashington, DC.

Departamenti i Policisë Metropolitane konfirmoi për DailyMail se ekspertët janë thirrur për të hetuar përmbajtjen e kësaj pakoje, e cila ende nuk është e njohur.

Për momentin, zona është rrethuar dhe skuadrat e antieksplozivit janë duke punuar në vendngjarje.

Në të njëjtën kohë, policia ka vendosur masa shtesë sigurie rreth ndërtesës së Kapitolit të SHBA-së në përgatitje për certifikimin e Zgjedhjeve Presidenciale 2024 që do të mbahet të hënën në Kongres.

2000 fidanë qershie të prera, keqbërësit ende s’janë gjetur

0

Familjes në Gërdoc të Podujevës iu dëmtuan 2000 fidanë qershie me sëpatë.

Policia është e njoftuar me këtë rast, por ende nuk janë gjetur autorët. Për familjen, e cila merret me këtë biznes, ky dëm është vështirë i riparueshëm.

“Kom marrë produkt prej kësaj qershie, por nga keqbërësit ka ndodh kjo që ka ndodhë”, tha Albion Hoxha, pronar i pemishtes.

Fillimisht ia kishin dëmtuar rrethojën e më pas me sëpata ia kishin prerë 2000 trupa të qershive nga 2800 sosh sa i kishte pasur të mbjella familja Hoxha në pemishten që e kishin ngritur me investime familjare e subvencione.

“Ka ndodhë një akt i tmerrshëm i cili i cili nuk i ndodh askujt se ka ndodhë ka hy dikush e ka dëmtua fillimisht rrethojën edhe tani i ka dëmtua edhe qershitë, mbi 2000 copa qershi janë të prera me sakicë”, tha ai për mediumin publik.

Ai tregon se për akt nga persona të panjohur e ka njoftuar edhe policinë.

“Autorët e kryerjes së kësaj vepre nuk mund të më ndalin mu me zhvillu kom me ngrit edhe më shumë edhe ky është biznes familjar që e kemi ngritë me familje që e kemi punua bashkërisht krejt që kemi punua edhe dëmi është shumë marramendës, i madh”, thotë pronari i pemishtes.

Dy vitet e fundit pemishtja kishte filluar të jepte prodhim. Pronari i saj konsideron se kjo i është bërë nga persona që dëshirojnë ta largojnë dhe ta dekurajojnë të merret me këtë biznes. Por, Hoxha thotë se me përkushtimin e njëjtë do ta ngrejë pemishten e re, teksa pret nga organet e rendit që keqbërësit t’i vërë para drejtësisë.

U rrëzua gjatë performancës në Gjakovë, këngëtarja e njohur tregon gjendjen

0

Këngëtarja Manjolla Nallbani, ka reaguar pas incidentit që pësoi gjatë performancës në natën festive të Vitit të Ri.

Gjatë interpretimit, ajo është rrëzuar në skenë para mysafirëve të pranishëm, për të cilin përmes një postimi në rrjetet sociale shkroi se e bëri për të mbrojtur fëmijën që i kaloi përpara.

Ajo tha se edhe pse theu këmbën vijoi performancën e ulur në karrige.

“Tani po reagoj të shmang spekulimet (zuri fëmijën, shtikllat) dhe ta sqaroj vetë si ishte situata! Në datë 1 Janar, sapo fillova të këndoja, një fëmijë i vogël më doli para këmbëve dhe unë pikërisht për të mos e vrarë, se mund t’i bija sipër, i dhashë trupit anash dhe rashë. Fëmija nuk u lëndua, ndërkohë unë u ngrita, edhe pse ndjeva që këmbën e kisha shumë keq e nuk e vija dot në toke, e i kërkova leje njerëzve të këndoja ulur (50 min) në karrige. Më çuan në krahë në Urgjencën e Gjakovës, ku mora kujdes maksimal nga personeli. Këmbën e kam të thyer dhe për 6 javë do marr kujdesin e nevojshëm në Tiranë. Unë vetëm në 3 muajt e fundit kam bërë punë artistike me shumë vlerë, por vëmendjen e një rrëzimi nuk e konkurojnë dot kurrsesi. E di që më tepër vëmendje këtu merr po te “rrëshkiti këmba” se kontributi artistik”, tha ajo.

Shqipëria nën ‘pushtimin’ e territ

0

Disa prej qyteteve të Shqipërisë kanë qenë në terr total për gati një orë.

Mediat raportojnë se pa drita mbeten qytetet si Durrësi, Fieri, Lushnja, Vlora dhe Saranda.

Duke u thirrur në burime, këto probleme erdhën pasi ra linja e transmetimit 220 kv Kashar-Rrashbull Durrës.

Mësohet se pas 30 minutash energjia u rikthye në qytetin e Durrësit, ndërsa janë ndezur ndriçuesit e rrugëve në Fier, teksa energjia e plotë u rikthye pas gati 1 ore.

Gjithashtu edhe në Sarandë dhe Lushnjë pas gati 1 ore, pati një rikthim të energjisë elektrike. Pjesërisht në 80% të qytetit energjia elektrike u rikthye në qytetin e Vlorës.

Sipas burimeve nga OSHEE, mësohet se ka pasur një defekt të rëndë në një linjë të tensionit të lartë në zonën e Beratit.

Ndërsa nga burime zyrtare nga OSHEE Fier mësohët se kanë rënë linjat e OST si në Fier ashtu edhe në Elbasan të 220-shit.

Ende nuk dihet se cili ka qenë shkaku.

Interneti i bollshëm po vjen në aeroplanët komercial

0

Disa muaj më parë kompania amerikane e fluturimeve, United Airlines, njoftoi arritjen e marrëveshjes me Starlink për të ofruar qasje në internet gjatë fluturimit për pasagjerët e saj.

Në atë kohë, linja ajrore tha se do të fillonte testimin e shërbimit të ri në fillim të vitit dhe më pas do ta ofronte atë në fluturimet e pasagjerëve më vonë gjatë vitit.

United tani e ka përshpejtuar paksa këtë afat kohor, me testimin që fillojnë muajin e ardhshëm dhe fluturimi i parë i pasagjerëve që ofron Starlink, një avion rajonal Embraer E-175, që do të ngrihet këtë pranverë.

Shefja e klientëve të United, Linda Jojo, ajo tha se kompania kishte një plan agresiv për rinovimin, me instalimin e terminalit të ri Starlink të planifikuar të zgjaste rreth dy ditë, ndërsa avioni është në bazë (me opsionin për t’u ndarë instalimi gjithashtu gjatë dy netëve).

United tani pret të instalojë Starlink në të gjithë flotën e saj rajonale deri në fund të vitit. Avioni i parë i linjës kryesore (mendoni Boeing 737s dhe Airbus 320s) do të marrë Starlink para fundit të vitit.

Premtimi është që Starlink në thelb do ta bëjë përvojën e Wi-Fi gjatë fluturimit të njëjtë si në tokë, me gjerësi bande të mjaftueshme për të lejuar këdo në aeroplan të transmetojë video drejtpërdrejt, të ketë qasje në aplikacionet e produktivitetit dhe të luajë lojëra të drejtpërdrejta.

“Ne kemi planifikuar shumë për anëtarët tanë MileagePlus këtë vit dhe shtimi i shërbimit Starlink në sa më shumë avionë që mundemi – sa më shpejt që të mundemi – është në qendër të të gjithave”, tha Richard Nunn, drejtor i programit të fluturimeve të shpeshta të MileagePlus të United.

“Kjo jo vetëm që do të revolucionarizojë përvojën e fluturimit me United, por gjithashtu do të zhbllokojë shumë partneritete dhe përfitime të reja për anëtarët tanë që përndryshe nuk do të ishin të mundshme”.

Pasi të jetë i disponueshëm, Wi-Fi përmes Starlink, ai do të jetë falas për të gjithë anëtarët e programit MileagePlus të United.

Ata do të jenë gjithashtu në gjendje të lidhen me pajisje të shumta nën të njëjtën llogari.

Serbia blen armatim nga Izraeli, ani se proklamoi se u prish shkaku i njohjes së Kosovës

0

Serbia bleu sistemet e raketave të shumëfishta PULS të kompanisë Elbit Systems, raporton Opex360 duke cituar gazetën izraelite Haaretz.

Porosia u bë në nëntor 2024, kur Izraeli zbuloi një marrëveshje prej 335 milionë dollarësh me një vend evropian të paidentifikuar për sistemet PULS dhe dronët e zbulimit Hermes 900.

Dorëzimi i këtyre sistemeve pritet të bëhet brenda 3.5 viteve.

Ky vendim ngre pyetje intriguese se çfarë e motivoi Serbinë për t’u bërë klient i sistemeve raketore izraelite, veçanërisht duke pasur parasysh popullaritetin në rritje të tyre si konkurrent i sistemit M142 HIMARS të prodhuar në SHBA, me vëllimet e porosive të siguruara në mbyllje ndaj rivalit amerikan.

Opex360 ofron një kontekst, duke theksuar kompleksitetin e marrëdhënieve Serbi-Izrael.

“Në vitin 2021, Izraeli vendosi lidhje diplomatike me Kosovën në vitin 2021, një shtet i panjohur nga Serbia. Kjo lëvizje shkaktoi një përçarje midis dy vendeve në atë kohë, duke e bërë disi befasues vendimin e Serbisë për të blerë armë strategjike nga Izraeli”, shkruan mediumi Defense Express, raporton Storm•.

Mediumi në fjalë thotë se deri më tani, Serbia është mbështetur tradicionalisht në industrinë e saj të mbrojtjes për nevojat ushtarake kombëtare, duke bërë përjashtim importin e sistemeve të armëve kritike.

Për shembull, Serbia prezantoi publikisht MLRS të kalibrit të dyfishtë LRSVM Tamnava të prodhuar në vend në vitin 2019. Tamnava krenohet me një rreze veprimi deri në 70 kilometra me raketa 262 milimetrash dhe 40 kilometra me raketa 122 mm. Pavarësisht disponueshmërisë së tij, nuk ka pasur raporte për ndonjë urdhër nga forcat e armatosura serbe.

Sistemi PULS, nga ana tjetër, ofron një hap të dukshëm në aftësi mbi Tamnava. Ai mbështet një shumëllojshmëri municionesh, duke përfshirë raketat Accular 122 mm me rreze veprimi prej 35 kilometrash dhe variantin e tyre 160 mm me një rreze veprimi prej 40 kilometrash, raketat e drejtuara ekstra me një rreze veprimi 150 km dhe raketat Predator Haëk të afta për të goditur. objektivat deri në 300 km larg.

Megjithatë, specifikat e municioneve që Izraeli do t’i ofrojë Serbisë mbeten të pazbuluara, duke ngritur pyetje të rëndësishme. E para është nëse municionet e furnizuara do të përfshijnë gamën e plotë të aftësive PULS. Për më tepër, nëse do të vendosen ndonjë kufizim në përdorimin e këtyre sistemeve nga Serbia, veçanërisht kundër anëtarëve të NATO-s si Kroacia.

Se si Izraeli arriti të bindë Serbinë për të blerë PULS mbetet gjithashtu një pyetje e hapur, por marrëveshja sinjalizon një ndryshim të rëndësishëm në strategjinë e prokurimit të mbrojtjes të Serbisë.