spot_img
E enjte, 7 Maj, 2026
10:10
Home Blog Page 1797

Rama: Shqipëria ka vetëm një plan A, anëtarësimi në BE

0

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i pranishëm në darkën tradicionale të fundvitit me trupin diplomatik u shpreh se Shqipëria ka vetëm një plan A, që të jetë pjesë e BE-së brenda dekadës.

“Këto janë zotime të panegociueshme që shkojnë përtej moshës, gjinisë, krahinës apo bindjes politike të shqiptarëve. Shqipëria nuk ka plan B, por vetëm një plan të padevijueshëm e të padiskutueshëm, atë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian”, tha mes tjerash kreu i qeverisë shqiptare.

Fjala e plotë e Ramës:

Shkëlqesitë Tuaja dhe të dashur miq,

Jemi mbledhur këtu sonte në këtë mbrëmje të përvitshme, për të ndarë bukën bashkë, ndërsa po i vjen fundi një viti të mbushur si me sfida dhe me mundësi, e një tjetër vit po afrohet shpejt.

Gjithnjë, në këto raste, ndihem paksa i pezmatuar kur shoh mungesën e fytyrave të njohura, miq të mirë të këtij vendi, të cilëve iu është dashur të fluturojnë drejt destinacioneve të tjera. E di që të gjithë ata i merr malli për Shqipërinë dhe kohën aspak monotone që kanë kaluar këtu.

U përcjell urimet e mia më të përzemërta dhe kërkoj që kur të keni mundësinë, nëse e keni mundësinë, t’ua thoni që kanë respektin dhe mirënjohjen tonë të përhershme.

Ndërkohë, iu uroj një mirëseardhje të ngrohtë të rinjve në këtë tryezë. Jam i bindur se që tani ndihen si në shtëpi, s’është e nevojshme të inkurajohen më tej.

Ndërsa i qasemi një viti të ri zgjedhor, jam i sigurt që pyetjet për zgjedhjet e përgjithshme që po vijnë, do te zene shpejt vend në shkresat e raportet tuaja. Besoj, kam një ide mjaft të mirë se kush do të dalë fitues, por, përtej shakave, mund t’ju siguroj se, pavarësisht se për kë palë politike do të votojnë shqiptarët, ata që të gjithë do të vendosin t’u qëndrojnë vlerave dhe parimeve të komunitetit euroatlantik, të nxisin arritjen e objektivit historik për t’u bërë anëtarë të mirë e krenarë të familjes së bashkuar evropiane, të mbështetin liritë individuale, shtetin e së drejtës dhe demokracinë.

Këto janë zotime të panegociueshme që shkojnë përtej moshës, gjinisë, krahinës apo bindjes politike të shqiptarëve. Shqipëria nuk ka plan B, por vetëm një plan të padevijueshëm e të padiskutueshëm, atë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Brenda kësaj dekade, do të japim gjithçka kemi, që kjo të bëhet realitet.

Sidoqoftë, është afërmendsh që duam të jemi miq, miq të mirë e besnikë, me të gjithë të tjerët rreth kësaj tryeze, të cilët jetojnë, punojnë e rrisin mirëqenien matanë kufijve të Europës demokratike, si për shembull vendet vëllazërore të Gjirit, sistemi politik i të cilave është ndryshe nga i yni, por me të cilat kemi një lidhje të fortë dhe shpresoj e lutem që të bëhet edhe më e fortë.

Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh sonte, por mungesa e përfaqësuesit të saj nuk ishte zgjedhja jonë. Ishte zgjedhja e rëndë e vendit të tij, për të dalë nga radhët e paqedashësve me një agresion ushtarak të paprovokuar dhe të padrejtë kundër Ukrainës. Ky akt tragjik në pragun e Europës demokratike ka shkaktuar vuajtje të patregueshme, humbje jetësh të panumërta dhe zgjerim shkatërrimesh. Ukraina dhe populli i saj trim meritojnë admirimin tonë, solidaritetin tonë dhe mbështetjen tonë të patundur. Sjelltë viti i ri paqe, një paqe të drejtë, për Ukrainën dhe popullin e saj!

Shpresoj po ashtu me shpirt që viti i ri të sjellë paqen midis Izraelit dhe Palestinës, që do t’i japë fund vuajtjes se pambarimte të popullit në Gaza e po ashtu kalvarit tronditës të pengjeve që ende mbahen të burgosur në errësirën e bodrumeve mesjetare të Hamasit. Shqipëria beson në mënyrë të palëkundur në zgjidhjen me dy shtete, por më lejoni të jem i qartë, asnjë zgjidhje e qëndrueshme nuk është e mundur sa kohë Hamasi është pjesë e tablosë. Të presësh paqe nën influencën e tyre do të ishte po aq naive sa të përpiqeshe të ndërtoje Europën e pas Luftës së Dytë Botërore përkrah batalioneve të SS-ve.

Ne kremtojmë aleancën dhe miqësinë tonë të fortë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Uroj që viti i ri, i cili vjen pas fushatës më të gjatë e më të nxehtë në historinë e tyre të jashtëzakonshme të betejave demokratike dhe me një President të ri në Shtëpinë e Bardhë, të sjellë mundësi te reja për forcimin e mëtejshëm të lidhjeve tona.

Ky ka qenë një vit shënjues për Shqipërinë. Kur kthej kokën pas, më kujtohet takimi im i parë me paraardhësit e paraardhësve tuaj, një dekadë më parë. Asokohe, objektivi ynë kryesor ishte thjesht të siguronim statusin e vendit kandidat në BE dhe të fillonim të ndreqnim imazhin e copëtuar të Shqipërisë në botë. Sot, kontrasti është marramendës. Duket sikur kam jetuar në dy botë krejt të ndryshme. Ka qenë më e vështirë nga ç’mund të thuhet me fjalë, por ia ka vlejtur të luftosh për të gjitha ato që kemi bërë realitet përgjatë këtyre viteve.

Urojmë që viti i ri të bëjë të fluturojmë sërish, pa asnjë vonesë, për hapjen e të tjerë grupkapitujsh, për t’iu përmbajtur objektivit shumë ambicioz që kemi vendosur bashkë me Komisionin e BE-së për t’i mbyllur bisedimet në fund të vitit 2027.

E di shumë mirë që askush nuk do të na e bëjë të lehtë. Çdo centimetër që bëjmë përpara do të kërkojë përpjekje edhe më të mëdha, por dua që ta dini të gjithë se kjo është pikërisht ajo që duam, pa asnjë iluzion e asnjë pishman. Na takon neve ta marrim vendin e Shqipërisë në Europë, jo juve të na e dhuroni. Është detyra jonë dhe vetëm e jona të ndezim yllin e verdhë të Shqipërisë në qiellin blu të Bashkimit Europian.

Këtë mësim të marrë deri në lëkurë e çmojmë thellë, sidomos, falë disa kryeqyteteve të BE-së që kishin dyshime se kush ishim. Të gjithë e keni dëgjuar shprehjen: “Ambasadori është një njeri i ndershëm të cilit i duhet të gënjejë për hir të vendit të tij”. Më kujtohet sëkëlldia i disa prej paraardhësve tuaj, të cilëve u duhej t’i justifikonin në mënyrë të vazhdueshme vetot e vonesat që na imponuan, pas rekomandimeve të Komisionit për çeljen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë. Për ta thënë butë, nuk qe e lehtë, por ishte një e përpjetë jashtë mase e vlefshme për të mësuar dhe, po aq, një burim zemërimi motivues për t’iu vërtetuar atyre kryeqyteteve se e kishin gabim.

Nuk jam i sigurt në do t’ia kishim dalë të mbërrinim në nivelin e detyrës finale, aq sa ia dolëm, nëse nuk do të kish qenë kështu. Ndaj, e kuptoni që falënderimet e mëhershme qenë të sinqerta – dhe e kam me të vërtetë – ashtu siç nuk do të kish mundur të ishin më të sinqerta miqësitë e veçanta që u ndërtuan, pikërisht, falë këtij rrugëtimi dëshpërues, si fjala vjen midis meje dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, një njeri me sinqeritet liberal, me ashpërsi holandeze dhe me kryeministërllëk të gjatë.

Ajo fazë ka përfunduar, por betejat tona për të hyrë në BE janë larg mbarimit. Megjithatë, Silvio dhe gjithë kolegët e tij nga këto kryeqytete të veçanta, përfshi Konstandinën e admirueshme, nuk kanë më pse justifikojnë asgjë që të na e bëjnë më të lehtë të dëgjojmë pjesët e vështira të këtij rrugëtimi. Ne i kuptojmë dhe i pranojmë ato si sfida për të bërë më shumë e më mirë.

Pra, thelbi është që, këtu në Shqipëri, ju jeni ambasadorët më me fat mbi tokë, siç do të thoshte qeraxhiu i ri i Shtëpisë së Bardhë, sepse nuk ju duhet të merrni mundimin të gënjeni për hir të kryeqyteteve tuaja.

Të nderuar shkëlqesi,

Më lejoni që sonte t’iu përcjell urimet më të veçanta për një Vit të Ri të shkëlqyer gjithë kolegëve tuaj nga Ballkani Perëndimor dhe më lini të shpreh bindjen se fati i këtij rajoni në këto kohë është në duart tona, si kurrë më parë. Duhet të jemi shumë të vetëdijshëm se mundësit e sotme nuk janë të mirëqena dhe duhet të punojmë të gjithë së bashku që ato të mos zhduken, por të marrim maksimumin prej tyre.

Po, sigurisht, nuk biem dakord për çdo gjë dhe kjo është normale. Madje, e kundërta e kësaj mund të ishte shqetësuese për një rajon, ku jo shumë kohë më parë as nuk uleshim bashkë jo që prej vitesh, po do guxoja të thoja prej dekadash. Ky është momenti ynë dhe është përgjegjësia jonë për të mos ta shkatërruar, por për të ndërtuar mbi të duke shfrytëzuar çdo hapësirë dhe çdo mundësi për ta shtrirë tregun tonë më larg dhe për t’i sjellë qytetarët tanë më afër. Shqipëria do të vazhdojë të punojë pa u lodhur për integrimin duke nxitur paqen dhe duke bashkëpunuar përmes dialogut me këdo.

Një mjeshtër i famshem i politikës dhe diplomacisë, që ju të gjithë e njihni mirë, kardinali Risheljë, tha dikur se diplomacia është një shkencë që nuk resht kurrë së qeni art. Si artist, do thosha se kufiri midis artit të madh e atij mediokër përcaktohet nga dallime të vogla, shpesh shumë të holla. Nga fjalët e kardinalit, theksoj nevojën për të vepruar me madhështi kur bëhet fjalë për detajet e vogla, që, në fund të fundit, mund të përbëjnë dallimin e madh midis së mirës, së keqes dhe të shëmtuarës në marrëdhëniet tona rajonale historikisht të ndërlikuara; mund të  na çojnë përpara apo të na kthejnë pas sa hap e mbyll sytë.

Dua tani t’ju drejtohem si miq të dashur të Shqipërisë, të cilëve iu drejtohem me këtë fjalë të përvitshme në praninë e bashkëshortes dhe anëtarëve të kabinetit tim.

Thuhen vërdallë lloj-soj gjërash për qeverinë time, po, edhe pse jam shumë më tepër kritik me veten sesa dukem dhe e di që kjo nuk është aq e vështirë, jam po kështu krenar për gjithë punën që kam bërë me këta njerëz këtu.

Ky vit i tejkaloi pritshmëritë në nisje të tij dhe mund të themi se, së fundi, Shqipëria ka hyrë në fazën e grupeve të ligës botërore të turizmit, por ka hyrë për të qëndruar dhe për të ecur më tej.

Viti i ri do të fillojë me borxhin më të ulët publik, që kur kemi marrë detyrën dhe me parashikimin më të lartë të të ardhurave. Monedha jonë s’ka qenë kurrë më e fortë, inflacioni është në nivele normale dhe vëllimi më i madh i investimeve private që kemi pasur ndonjëherë, vendase dhe të huaja, është gati të hyjë në ekonominë e vendit ose në listën më të gjatë ndonjëherë. Paga mesatare e sektorit publik është afër nivelit tavan prej 1 000 eurosh dhe hendeku i pagave midis sektorit publik dhe privat po mbyllet më shpejt sesa parashikohej.

Ndërkohë, për herë të parë në historinë demokratike të vendit tonë, papunësia po shkon në prag të një niveli njëshifror dhe vitin që vjen, Shqipëria do të mirëpresë Komunitetin Politik Europian, një ngjarje e madhe, e jashtëzakonshme ndërkombëtare, që flet sa një mijë fjalë për imazhin e transformuar të Shqipërisë në skenën ndërkombëtare.

Kam edhe shumë më shumë për të thënë për vitin që po lëmë pas dhe ju e dini të gjithë, jam i sigurt, që jam më i miri për t’i zgjatur fjalimet deri në dhimbje… roli ynë, si anëtar të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, pjesëmarrja jonë në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, forcat tona të përbashkëta në fronte të ndryshme, moria e marrëveshjeve tona dypalëshe dhe, sërish, përparimi ynë i mëtejshëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe e të tjera, të tjera, të tjera…

Po mos u shqetësoni, mund t’i përmbledh të gjitha shkurtimisht me një fjalë të vetme: Përkushtim! Përkushtim absolut ndaj vendit tonë, ndaj qytetarëve tanë, ndaj miqve dhe partnerëve tanë.

Më lejoni ta mbyll me diçka të veçantë që thuhet larteposhtë: “Ai fiton, se opozita është e dobët”.

Më lini t’ju them se kjo është një gjysmë e vërtetë, pra një gënjeshtër e madhe, sepse, si burrë, isha i bekuar kur Linda ra dakord të martohej me mua. E si një rrjedhojë e paqëllimtë e këtij bekimi, ndodhi që u bëra Kryeministër me të në krah, që do të thotë, me opozitën më të ashpër. Në shtëpi!

Pa britma, pa sharje, pa shpifje, të cilat, në fund të fundit, i përballon lehtë, por me pyetje të vështira e me argumente të forta për t’u rrëzuar dhe, meqë ra fjala, ose natën vonë, ose herët në mëngjes.

Pra, nëse ka një arsye kryesore për fitoret e mia, është se jam jo vetëm i stërvitur mirë, por edhe në mënyrë të pandërprerë me opozitën më të ashpër dhe më të mirëpërgatitur. Merreni kështu siç po ua them, mund të jetë edhe më keq sesa kaq sa po them!

Për rrjedhojë, më lini të falënderoj sonte këtu edhe opozitën më të fortë dhe më lini t’ju falënderoj të gjithëve nga zemra, edhe në emër të saj, që jeni këtu me ne në këtë mbrëmje të këndshme të përvitshme.

Ju falemnderit dhe, nëse mund të marr gotën, dua të ngre një dolli para së gjithash për familjet tuaja, për fëmijët tuaj, për prindërit tuaj e bashkëshortet/bashkëshortët, të cilët, siç e di dhe unë bashkë me ju, janë ata që paguajnë çmimin më të lartë për të gjithë punën tuaj larg vendit tuaj, edhe pse, shumë shpesh, me sa kam kuptuar, ju pëlqen të rrinë në Shqipëri edhe më shumë sesa në vendin e tyre! Madje është e sigurt që do t’ju marrin shumë inat kur t’i detyroni të shkojnë diku tjetër. Po kjo mbetet për vitet e ardhshme, për momentin, jeni të gjithë këtu, në Shqipëri bashkë me ta dhe mund të mikprisni këtu edhe të afërmit që nuk jetojnë me ju. E pra, Zoti i bekoftë ata të gjithë!

Uroj që familjet tuaja të jenë sa më mirë dhe që ju, falë mbështetjes së tyre, të shkëlqeni dhe, pse jo, të na ndihmoni të ecim më mirë.

MMPHI: Të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme, por tregoni kujdes gjatë vozitjes

0

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës – Departamenti për Menaxhimin e Rrugëve, njofton qytetarët dhe opinionin publik se gjendja e rrugëve nën mirëmbajtje të rregullt është në nivel të kënaqshëm dhe të gjitha rrugët janë te kalueshme, duke garantuar siguri dhe qasje të lehtë për të gjithë përdoruesit e rrugëve.

“Ekipet tona të mirëmbajtjes dhe Operatorët Ekonomik te kontraktuar janë angazhuar maksimalisht për të siguruar standardet më të larta të cilësisë, duke kryer ndërhyrje të rregullta për mirëmbajtjen e sipërfaqes rrugore, shenjave të trafikut dhe infrastrukturës ndihmëse”, thuhet në njoftimin e tyre.

Përmes inspektimeve të vazhdueshme dhe intervenimeve të menjëhershme, thuhet se kanë arritur të shmangim çdo problem të madh që mund të ndikojë në lëvizjen e lirë dhe të sigurt të qytetarëve.

Ata kanë bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion, përfshirë shoferët, këmbësorët dhe qytetarët në përgjithësi, që të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi gjatë lëvizjes në rrugë.

Shoferët ftohen të respektojnë kufizimet e shpejtësisë, të mbajnë distancën e sigurisë, të jenë të vëmendshëm, të përdorin goma dimërore dhe zinxhirë në zonat e nevojshme.

“Në këtë kuadër, falënderojmë qytetarët për bashkëpunimin e tyre dhe për mirëkuptimin gjatë kryerjes së punimeve të mirëmbajtjes. Ne mbetemi të përkushtuar për të ofruar një infrastrukturë rrugore të sigurt dhe të mirëmbajtur për të gjithë përdoruesit. Të kujdesemi për sigurinë tonë dhe të të tjerëve në rrugë!”.

Qelaj: Dhomat e Specializuara të adresojnë shqetësimet e ish-krerëve të UÇK-së

0

Avokati i Popullit i Kosovës, Naim Qelaj, ka thënë se si institucion i kanë marrë me shqetësim dyshimet për shkelje të procedurave në rastin gjyqësor ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës me seli në Hagë.

Në konferencën e fundvitit, Qelaj tha se është i shqetësuar sa i takon pretendimeve të ekipeve mbrojtëse të ish-udhëheqësve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimi.

Muajve të fundit ekipet mbrojtëse kanë ngritur dyshime për animin që sipas tyre paneli i gjykatësve po tregon në gjykimin ndaj krerëve të UÇK-së.

Qelaj tha se ka komunikuar me Avokatin e Popullit që vepron në kuadër të Dhomave të Specializuara për këto shqetësime porse ai, sipas tij, nuk ka shprehur interesim për bashkëpunim.

“Kam parë që nuk ka shprehur interesim për një bashkëpunim edhe për më tepër nuk ka ofruar as informata të cilat mund të jenë publike. Ai është thirrur gjithmonë në konfidencialitet…Ka një mbyllje të plotë të atij institucioni në raport me mua si Avokat i Popullit dhe besoj edhe me publikun”, deklaroi Qelaj, raporton REL.

Në muajin nëntor, ekipet mbrojtëse dorëzuan në Dhomat e Specializuara shkresa zyrtare në emër të klientëve të tyre duke shprehur shqetësimet për gjykim të padrejtë dhe me shkelje të parimeve ndërkombëtare të drejtësisë.

Në kuadër të Dhomave të Specializuara vepron një Avokati i Popullit.

“Roli i tij është monitorimi, mbrojtja dhe garantimi i të drejtave dhe lirive themelore të personave që ndërveprojnë me Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar”, thuhet në uebfaqen e këtij institucioni.

Për çfarë gjykohen ish-liderët e UÇK-së?

Ish-krerët e UÇK-së – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi po gjykohen për dyshimet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Ata akuzohen për krime të luftës: arrestim dhe ndalim i paligjshëm, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme.

Ndërkaq, krimet kundër njerëzimit që ata akuzohen se kanë kryer janë: përndjekje, burgosje, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje e paligjshme dhe zhdukje me forcë e personave.

Krimet dyshohet se janë kryer nga marsi i vitit 1998 deri në shtator 1999, në disa lokacione të Kosovës, por edhe në Kukës dhe Cahan të Shqipërisë.

Të gjithë janë deklaruar si të pafajshëm.

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ngriti aktakuzë të re kundër Thaçit dhe të tjerëve në fillim të dhjetorit, dhe i akuzon ata për “përpjekje të paligjshme për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve në gjykimin e krimeve të luftës Thaçi dhe të tjerët”.

Gjykata Speciale u themelua në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës dhe është pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por vepron me personel ndërkombëtar dhe ka selinë në Hagë.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Haradinaj uron Krishtlindjet katolike: Shqiptaria na bashkon vërtetë

0

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka uruar krishtlindjet katolike të gjithë besimtarëve të krishterë.

Haradinaj përmes një urimi me rastin e krishtlindjeve, ka uruar edhe pjesëtarët ndërkombëtar që shërbejnë në Kosovë.

“E uroj Ipeshkvin Kosovës, Dodë Gjergji dhe të gjithë meshtarëve festën e krishtlindjeve. Po ashtu, nga zemra falenderojmë të gjithë shtetasit e huaj që shërbejnë në Kosovë, ushtarët dhe gjithë të tjerët që kujdesen për sigurinë tonë larg familjeve të tyre e festën e kalojnë në vendin tonë”, ka uruar Haradinaj.

Urimi i plotë:

Në emrin tim, të familjes, të AAK-së dhe të partnerëve të koalicionit, t’iu urojë nga zemra krishtlindjet katolike. Gëzofshi bashkë në familjet tuaja dhe i ndajshi gëzimet me më të dashurit tuaj.

Neve vërtetë na bashkon shqiptaria dhe jemi vëllezër. Njëkohësisht shfrytëzoj rastin ti uroj Ipeshkvit të Kosovës, Dodë Gjergji dhe të gjithë meshtarëve festën e krishtlindjeve. Po ashtu, nga zemra falenderojmë të gjithë shtetasit e huaj që shërbejnë në Kosovë, ushtarët dhe gjithë të tjerët që kujdesen për sigurinë tonë larg familjeve të tyre e festën e kalojnë në vendin tonë.

Viti që vjen shpresoj që do të jetë vit i mbarë për të gjithë ne.

Gëzuar për shumë mot krishtlindjet!

Cilat ligje nuk u miratuan në Kuvendin e Kosovës as këtë vit?

0

Me afrimin e fundit të vitit, afrohet edhe fundi i mandatit të deputetëve aktualë të Kosovës. A e dini se disa ligje thelbësore ata nuk i kanë miratuar?

Në rreth 60 mbledhje të Qeverisë së Kosovës dhe rreth 40 seanca plenare në Parlament gjatë 2024-tës, ligjbërësit në Kosovë nuk arritën t’i miratojnë disa nga ligjet e shumëkërkuara nga shoqëria civile në vend.

Për më tepër, kishte edhe ligje që nuk arritën të përfshiheshin në agjendën legjislative për këtë vit, si Ligji i punës.

Me këtë ligj përcaktohet, ndër të tjera, pushimi i lehonisë, që është ndër arsyet kryesore përse organizata të ndryshme joqeveritare në Kosovë kërkojnë ndryshim të tij.

Disa, si Rrjeti i Grave të Kosovës (RRGK), kanë dalë në vitet e fundit edhe me propozime se si mund të ndryshohet ai.

Ligji është kritikuar edhe për vjetërsinë e tij dhe mungesën e adresimit të problemeve që mundësojnë abuzimin me të drejtat e punëtorëve – vendorë dhe migrantë.

Por, në fund, ligji – për të cilin janë kërkuar e premtuar ndryshime që nga viti 2012 – nuk u përfshi në agjendën legjislative.

“Qeveria e Kosovës po mbështet drejtpërdrejt vazhdimin e shkeljeve të të drejtave të grave dhe burrave”, tha Brikenë Hoxha, drejtoreshë e Iniciativës Kosovare për Stabilitet, gjatë një proteste të thirrur pas mospërfshirjes së Ligjit të Punës në kalendarin legjislativ për vitin 2024.

Për dallim nga ky ligj, për miratimin e një tjetri u tentua disa herë gjatë vitit 2024. Ligji për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor (IVF) ngjalli diskutime të shumta në Parlament dhe jashtë tij.

Ai, fillimisht, ishte propozuar nga Qeveria e Kosovës më 27 janar të vitit 2023, ndërsa ishte miratuar në lexim të parë në Kuvend në tetor të atij viti.

Gjatë këtij viti u tentua gjashtë herë të kalohej në Kuvend edhe në lexim të dytë, por kjo përpjekje dështoi secilën herë.

Procesi u zvarrit për shkak të disa ndryshimeve që kërkoi Visar Korenica, ish-deputet i Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet, i cili në mandatin e ardhshëm do të kandidojë në kuadër të Listës për Familjen.

Në këtë projektligj parashihet që gratë të kenë qasje në IVF pa marrë parasysh statusin e tyre – qofshin ato beqare, qofshin në një çift homoseksual apo heteroseksual.

Korenica propozoi të largohen tre paragrafë, në mënyrë që fertilizimi i asistuar mjekësor të mos u mundësohej edhe grave të pamartuara dhe çifteve homoseksuale. Këto kërkesa të tij u përkrahën edhe nga disa deputetë të tjerë në Kuvendin e Kosovës.

“Shteti laik, ku?”, “A shkatërron një familje IVF-ja në spitalet private?”, janë ndër pankartat që u panë në protestën e 29 shkurtit.

Për aktivisten e të drejtave të grave, Blenda Asllani, arsyetimet e deputetëve se me kërkesat e tyre “duan të mbrojnë institucionin e familjes”, janë të pabaza.

“Ne nuk i kemi dëgjuar këta deputetë të flasin për sfidat që i kanë nënat vetushqyese, për fëmijët që rriten në shtëpi abuzuese e plot dhunë, apo për fatin e fëmijëve në strehimore. Por, krejt papritur, po i shqetëson prishja e konceptit të familjes tradicionale. Kjo rezulton vetëm si barrë e grave beqare dhe çifteve të varfra”, thotë ajo.

Projektligji parasheh që IVF-ja të fillonte të aplikohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe të hapet një bankë e qelizave riprodhuese publike.

Aktualisht, për kryerjen e këtyre procedurave, gratë drejtohen nëpër spitale private ose në shtete të tjera.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, këto procedura u kanë kushtuar kosovarëve mesatarisht pesë milionë euro në vit.

Me arsyen e njëjtë – për “mbrojtjen e institucionit të familjes” – ka ngecur deri më tani edhe Kodi Civil.

Mospajtimet e deputetëve lidhen me nenin që do të mundësonte hartimin e një ligji të posaçëm, përmes të cilit do të lejohej regjistrimi i “bashkësive civile” ndërmjet personave me gjini të njëjtë.

Që nga 16 marsi i vitit 2022, ky Kod nuk ka dalë në Kuvend për miratim, megjithëse Ministria e Drejtësisë ka përsëritur disa herë deklaratën se ai do të dalë në Kuvend “së shpejti”.

Pas interesimit të REL-it, Ministria e Drejtësisë bëri të ditur se ka bërë ndryshime në nenin për bashkësitë civile mes personave të gjinisë së njëjtë, mirëpo nuk ka dhënë detaje se çfarë ndryshimesh janë bërë.

Kristian Rrasaj, ekspert ligjor në Qendrën për Barazi dhe Liri (CEL), thotë se Kodi Civil duhet ta parashohë martesën mes personave të gjinisë së njëjtë, e jo vetëm krijimin e bashkësive civile.

“Nuk mund të them specifikisht që nuk e përkrahim këtë draft. Por, mendimi ynë është që çfarëdo kodi që nuk e përfshin martesën mes personave të gjinisë së njëjtë, nuk do ta kalonte testin e kushtetutshmërisë”, thotë Rrasaj.

Kushtetuta e Kosovës thotë se “se në bazë të pëlqimit të lirë, çdokush gëzon të drejtën të martohet dhe të drejtën që të krijojë familje në pajtim me ligjin”.

Në Kodin Civil thuhet se martesa është “bashkësi e regjistruar ligjërisht ndërmjet dy bashkëshortëve të sekseve të ndryshme”, që do të thotë se ai nuk mundëson martesën midis personave të gjinisë së njëjtë.

Ligji për shëndetin riprodhues dhe Kodi Civil kanë pasur përkrahjen e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, por jo edhe të të gjithë deputetëve të saj.

Nga partitë opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) është shprehur kundër Kodit Civil. Të tjerat kanë hezituar t’i shprehin haptazi qëndrimet e tyre.

Në fillim të vitit 2025, më 9 shkurt, kosovarët do të votojnë në zgjedhjet parlamentare, që do të përcaktojnë edhe fatin për agjendat e ardhshme legjislative.

Oficerë dhe zyrtarë të FSK-së mbyllin me sukses trajnimin në Shtetet e Bashkuara

0

Tre pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), që janë oficerë e zyrtarë të kësaj force, kanë përfunduar trajnimin në fushën e Menaxhimit Ndërkombëtar të Mbrojtjes në Defense Resources Management Institute në SHBA.

Program ky që ka për qëllim zhvillimin e aftësive analitike të vendimmarrjes në fushën e Planifikimit Strategjik, Programimit dhe Buxhetimit të mbrojtjes.

Ky program akademik sponsorizohet nga Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së.

“Ky program ka për qëllim zhvillimin e aftësive analitike të vendimmarrjes në fushën e Planifikimit Strategjik, Programimit dhe Buxhetimit të mbrojtjes, me fokus të veçantë në këto fusha; Përdorimin e metodave analitike, duke përfshirë formulimin e vendimeve mbi problemet, trajtimin e pasigurisë, menaxhimin e rreziqeve; Tregjet e mbrojtjes, kontraktimi, menaxhimi i performancës dhe buxhetimi; Konceptet dhe teknikat për vlerësimin e kostove financiare, përfitimit të kostove dhe analizave të efektivitetit; Buxhetimi shumëvjeçar për programet e mbrojtjes dhe rekomandime strategjike programore për Mbrojtjen”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Sipas tyre, trajnimi mundëson që pjesëmarrësit, në të ardhmen të sigurojnë një mjedis për shkëmbimin krahasues të ideve në lidhje me menaxhimin e sigurisë së mbrojtjes në veçanti dhe atë kombëtare në përgjithësi.

Lë aktrimin për tu bërë prift

0

Denzel Washington u pagëzua dhe u licensua si prift në Kishën ‘Kelly Temple of God in Christ’ në qytetin e Nju Jorkut.

“Ne festojmë shtimin në klerik të Rev. Denzel Washington, i cili u licencua si prift në Kishën e Zotit në Krishtin sot, në një moment vërtet ngritës”, shkroi Kryepeshkopi Christopher Bryant në Facebook, ku ndau një foto të pagëzimi i aktorit 69-vjeçar.

Në fjalën e tij në fund të ceremonisë, Uashingtoni kujtoi se si nëna e tij i tha atij, “për herë të tetë apo të nëntë që kam humbur një Oskar“, se “njeriu jep çmimin, Zoti jep shpërblimin”.

Ai vazhdoi të thoshte se një grua e quajtur Ruth Green, parashikoi kur aktori ishte 20 vjeç se ai “do të udhëtonte nëpër botë dhe do t’u predikonte miliona njerëzve”.

“Pesëdhjetë vjet më vonë… nëse (Zoti) mund ta bëjë këtë për mua, nuk ka asgjë që Ai nuk mund të bëjë për ju”, tha ai.

“Qielli është fjalë për fjalë kufiri, dhe nuk ka kufi për qiellin. Zoti është gjithmonë i mirë.

Uashingtoni, babai i të cilit ishte pastor në Kishën e Perëndisë tha: “Jam mirënjohës për gjithçka që Perëndia më ka dhënë në 70 vitet e mia”, duke përfshirë një “grua të dashur, besnike”. Gruaja e tij Pauletta Washington e shoqëroi atë në ceremoni.

Kurti: Radoiçiq emëroi njerëzit e tij për realizimin e sulmeve terroriste

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbajti një konferencë për media në orët e pasdites, ku theksoi terrorizmin e sponsorizuar nga Serbia dhe përgjegjësinë e shtetit serb për sulmet në Kosovë.

Ai tha se sulmi me eksplozivë në kanalin e Ibër – Lepencit më 29 nëntor ku u dëmtua tërësisht kanali ka pasur për qëllim paralizimin e jetës ekonomike dhe energjetike në Republikën e Kosovës si dhe shkaktimin e trazirave që do të vinin si pasojë dhe ku do të rrezikohej siguria nacionale në Kosovë dhe do të provokohej situata në rajon.

“Refuzimi i Beogradit zyrtar për ta dorëzuar Milan Radoiçiqin, përgjegjësin kryesor për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 që ka pasur për qëllim okupimin e pjesës veriore të shtetit tonë ka qenë inkurajim i grupit terrorist që i prinë Radoiçiqi për të vazhduar me akte të tjera subversive, diverzive ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit shtetëror të Republikës sonë. Strehimi i i Radoiçiqit në Serbi, përkrahja që i ofron atij Beogradi zyrtarë me infrastrukturë për trajnim të grupit terrorist, autorizimi i përgjegjësive që i ka falur kreu i shtetit serb atij, edhe për kontrollin faktik e politik të serbëve të Kosovës nuk mund të quhet ndryshe përveçse koordinim i shtetit të Serbisë me Milan Radoiçiqin dhe grupin e tij terrorist për të zhvilluar matej luftën hibride kundër Republikës së Kosovës. Republika jonë ka shtrirë sovranitetin e sigurinë ne veri të vendit nëpërmjet kushtetutshmërisë e ligjshmërisë. Tashmë nuk mund të sfidohet përmes grupeve të modelit rus “Little green man” apo “Njerëzit e vegjël të gjelbër”, tha kreu i qeverisë.

Megjithatë, sipas Kurtit politikat agresive të Serbisë nuk po ndalen me sulme të tjera terroriste, por të organizuara në grupe më të vogla dhe në forma më të fshehta.

“Që nga qershori i vitit 2024 kur edhe kanë filluar të shpërndahen posterë me fytyrën e presidentit serb me mbishkrime që “komandant suprem, ju presim”, gradualisht është përshkallëzuar situata në 4 komunat në veri përmes grupeve të vogla të lidhura direkt me Radoiçiqin. Sipas informacioneve që posedojnë institucionet e sigurisë në Kosovë Radoiçiq ka caktuar dy persona të afërt të tij për të realizuar sulme në veri përmes grupeve të tyre të cilët kanë marr pjesë edhe në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit dhe strehohen në Serbi, dhe këta dy persona janë Nemanja Radivojeviq me nofkën Gandi dhe Vladimir Radivojeviq me nofkën mami”, tha Kurti.

Osmani: Lista Serbe e përfshirë në akte terroriste dhe agresioni

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Lista Serbe është angazhuar në akte terroriste, akte agresioni dhe cenimin e rendit kushtetues të Kosovës.

“Lista Serbe është organizatë, e cila në radhët e veta ka individë të cilët vazhdimisht kanë kryer akte terroriste, akte agresioni, si dhe kanë cenuar rendin kushtetues të Republikës së Kosovës”, tha Osmani.

Sipas saj, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është një institucion i pavarur kushtetues, i cili vendosë në mënyrë të pavarur.

“Çdo vendim i nxjerrë nga KQZ-ja, duhet të respektohet, si pjesë e përkushtimit ndaj sundimit të ligjit dhe ruajtjes së integritetit institucional”, tha ajo

Kryetari i Listës Serbe: Përdorimi i termit “Kosovë e Metohi” është i ligjshëm

0

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, në një konferencë për media sot bëri të ditur se do të ankohen në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa pasi dje nuk u certifikua nga Komisioni Qendror Zgjedhor për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Dy anëtarë të KQZ-së nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje – Sami Kurteshi dhe Albin Krasniqi, votuan kundër me arsyetimin se Lista Serbe nuk e njeh Kosovën si shtet dhe përdor rregullisht termin “Kosova dhe Metohia” ose frazën “Rroftë Serbia.”

Për këtë, Elek ka thënë se është “i nderuar” që ka përdorur këtë term në video dhe tha se është “plotësisht i ligjshëm”.

“Mendoj se termi Kosovë e Metohi është plotësisht i ligjshëm, sepse paraqet toponim.

Po ashtu, ai tha se është i nderuar që në vend të “rroftë Republika e Kosovës” ka thënë “rroftë Republika e Serbisë”, siç shkruan KoSSev.

“Sot po ju them qartë se jam krenar që jam serb”.

Elek tha se vendimi i KQZ-së është antiserb dhe pretendoi se kryeministri Albin Kurti “po dëshiron të eliminojë serbët nga këto troje”.