spot_img
E hënë, 13 Prill, 2026
18:30
Home Blog Page 18

Prezantoi rrejshëm pasaportën diplomatike, arrestohet një grua në Aeroportin e Prishtinës

0

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një grua në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, e njëjta ka prezantuar rrejshëm një pasaportë diplomatike dhe një ID e një distinktiv të cilat edhe i janë sekuestruar.

“ANP. Adem Jashari 11.03.2026 – 15:30. Raportohet se gjatë prezantimit të dokumenteve në shkuarje nga Prishtina për në Dyseldorf, e dyshuara femër kosovare, ka prezantuar një pasaportë diplomatike një ID dhe një distinktiv, të cilat janë sekuestruar. Me 07.04.2026 me vendim të prokurorit ndaj të dyshuarës është iniciuar rasti dhe pas përfundimit të procedurave e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor.

Aksion policor në Mitrovicën e Jugut: bastisen shtëpi dhe objekt, konfiskohen armë e drogë

0

Policia e Kosovës ka njoftuar për bastisje që ka kryer në një shtëpi dhe në një objekt në Mitrovicën e Jugut.

Në komunikatë, bëhet e ditur se, nga bastisja janë gjetur dhe sekuestruar: 1 armë e gjatë e modifikuar, 1 karikator, 25 fishekë, 1 granatë dore, 1 peshore ngjyrë e zezë, 1 gëzhojë dhe, 9 gramë substancë e dyshuar narkotike.

‘‘Lidhur me rastin, në cilësinë e të dyshuarit është  arrestuar një person, ndaj të cilit  është iniciuar rasti penal ,,Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Posedim i substancave narkotike”’’, thuhet mes tjerash në njoftimin e Policisë.

Njoftimi i plotë:

Policia në Mitrovicën e Jugut  realizon  bastisje  dhe sekuestron armë e municion

Mitrovicë e Jugut, 08 prill 2026

Hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, në mbështetje të Njësisë për Reagim të Shpejtë (NJRSh) , mbi dyshime të bazuara për posedim ilegal të armëve, kanë realizuar një bastisje në një shtëpi dhe objekte përcjellëse në Mitrovicën e Jugut.

Si rezultat i bastisjes, janë gjetur dhe sekuestruar:

– Një (1) armë e gjatë e modifikuar

– Një (1) karikator

– Njëzet e pesë (25) fishekë

– Një (1) peshore ngjyrë e zezë

– Një (1) gëzhojë

– Një (1) granatë dore

– Nëntë (9) gram substancë e dyshuar narkotike.

Lidhur me rastin, në cilësinë e të dyshuarit  është  arrestuar një  person, ndaj të cilit  është iniciuar rasti penal ,,Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Posedim i substancave narkotike”. Ndërsa me aktvendim të prokurorit,  të njëjtit i është  caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve.

ULTIMATUMI I GAZËS: ÇARMATIM OSE…

0

“Këshilli i Paqes” i Trumpit vendos afatin e fundit për Hamasin; SHBA kërkon dorëzimin e armëve si kusht të vetëm për paqen afatgjatë në Rripin e Gazës.

Kërkesa pasqyron padurimin në rritje të administratës Trump, e cila dëshiron të “mbyllë dosjen” e Gazës për t’u fokusuar në projektet e mëdha ekonomike të rajonit.

Për herë të parë, Uashingtoni nuk po flet më vetëm për armëpushim (cease-fire), por për një çarmatim (disarmament) të plotë, duke e vënë grupin militant përballë zgjedhjes: ekzistencë politike pa armë ose asgjësim ushtarak.

Ky ultimatum vjen në një kohë kur suksesi i fundit me Iranin i ka dhënë Trumpit një “kapital politik” të jashtëzakonshëm për të diktuar kushtet e tij në Lindjen e Mesme???

Analiza: “Arti i Marrëveshjes” në rrënojat e Gazës

Lëvizja e fundit e “Këshillit të Paqes” tregon se administrata Trump po aplikon të njëjtin model që funksionoi me Teheranin: kërcënimin me forcë dërrmuese për të nxjerrë lëshime maksimale. Për Trumpin, lufta në Gazë është një pengesë për “Paktet e Abrahamit 2.0” dhe ai nuk ka ndërmend të lejojë një konflikt të stërgjatur që dëmton imazhin e tij si “paqebërësi i madh”.

Administrata ka ndryshuar rrënjësisht qasjen. Atje ku diplomatët e vjetër kërkonin kompromis mes palëve, “Këshilli i Paqes” kërkon kapitullim teknik të Hamasit. Ideja është e thjeshtë: pa armë, nuk ka konflikt; pa konflikt, Gaza mund të rindërtohet me miliarda dollarë investime nga shtetet e Gjirit, duke u kthyer në një qendër tregtare buzë Mesdheut.

Ky ultimatum e vendos lidershipin e Hamasit në një pozicion të pamundur. Nëse refuzojnë, ata rrezikojnë të përballen me një operacion ushtarak të mbështetur fuqishëm nga teknologjia dhe inteligjenca amerikane (siç pamë në Iran). Nëse pranojnë, ata pushojnë së qeni një forcë ushtarake. Trump po luan me “letrën e padurimit”, duke i treguar botës se koha e negociatave të pafundme ka mbaruar.

Policia shqipton mbi 2,200 gjoba trafiku për 24 orë

0

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara, për shkelje të rregullave të komunikacionit, ka shqiptuar 2,289 gjoba në trafik.

Sipas raportit të policisë, gjatë kësaj periudhe janë evidentuar 57 aksidente në trafikun rrugor, ku 24 prej tyre kanë qenë me lëndime e 33 me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe, policia njofton se janë arrestuar 20 persona, ku 12 janë dërguar në mbajtje.

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

0

Edhe sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Për dallim nga dy ditët e kaluara sot temperaturat do të jenë pak më të ulëta.

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale do të shënojnë 4 deri 7°C, derisa ato maksimale do të arrijnë nga 12 deri 15°C.

Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/s.

IRANI UL ARMËT!

0

Ministri Abbas Araghchi konfirmon pezullimin e sulmeve dhe hapjen e Ngushticës së Hormuzit për dy javë, me kusht që SHBA të ndalojë fushatën e bombardimeve mbi Republikën Islamike.

Detaji i parë i rëndësishëm: Lëvizja e anijeve tregtare do të lejohet nën “koordinimin” e forcave të armatosura iraniane, një formulim që synon të tregojë se Teherani ka ende kontroll mbi territorin e tij.

Detaji i dytë i rëndësishëm: Araghchi përmendi “kufizimet teknike ekzistuese” për kalimin e anijeve, gjë që mund të jetë një kod për minat e mbetura apo dëmtimet që infrastruktura pësoi gjatë operacionit “Furia Epike”.

Detaji i tretë i rëndësishëm: Ky zbutje e qëndrimit vjen ekzaktësisht brenda dritares 48-orëshe të paralajmëruar nga Trump, duke evituar në momentin e fundit shkatërrimin e rrjetit energjetik iranian???

Diplomacia në Teh të Thikës

Deklarata e Abbas Araghchi është dokumenti i parë zyrtar që vërteton se Irani po tërhiqet nga konfrontimi direkt. Përdorimi i frazës “nëse sulmet ndaj nesh pushojnë, forcat tona do të ndalojnë” është një ofertë klasike reciproke, por në kontekstin e 3,500 objektivave që Trump ka ende në listë, kjo tingëllon më shumë si një kërkesë për mëshirë sesa si një kusht i barabartë.

Pika më e rëndësishme është “koordinimi” për lëvizjen detare. Trump kërkoi që Ngushtica të ishte “Open for Business”, dhe Araghchi po e ofron këtë, por me një “kleçkë”: dy javë afat. Ky 14-ditor përkon saktësisht me pezullimin që Trump ofroi, duke krijuar një periudhë prove ku çdo incident i vogël mund të riaktivizojë “Furinë”.

Referenca për “kufizimet teknike” tregon se Ngushtica nuk do të jetë funksionale 100% menjëherë. Pas javëve të tëra bllokade dhe minimeve, procesi i pastrimit do të jetë i ngadaltë. Megjithatë, për tregjet globale, ky është sinjali i gjelbër që do të ulë çmimin e naftës nën pragun kritik, duke i dhënë Trumpit një tjetër fitore elektorale dhe ekonomike brenda shtëpisë.

Osmani: Në dhjetor e janar Kurti s’kishte asnjë hezitim të më mbështeste për Presidente, më pas gjithçka ndryshoi

0

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Albin Kurti në dhjetor dhe janar i kishte thënë se e ka përkrahjen e Vetëvendosjes për të garuar edhe për një mandat.

Më pas, thotë Osmani se gjithçka ndryshoi dhe Kurti nuk e mbështeti më.

“Dikur dhjetor dhe janar Kurti më ka thënë se e kam mbështetjen e tij, dhe më pas gjithçka ka ndryshuar. Në asnjë moment nuk ka pasur hezitim kandidaturën time”, ka thënë ajo mes tjerash në “Pressing” të T7.

Çfarë presidence pati Kosova për 5 vjet?

Haxhiu shpreh gatishmëri për zgjidhjen e çështjes së presidentit

0

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se është e hapur që të ndihmojë në zgjidhjen e çështjes së kreut të shtetit.

“Tashmë takimet po vazhdojnë. Ka pasur edhe dje takim për këtë qëllim dhe [takimet] do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Unë jam shumë e hapur që të ndihmoj, nëse mundem, në këtë drejtim”, tha Haxhiu, gjatë takimit me Avokatin e Popullit të Shqipërisë, Endrit Shabani.

Ende pa marrëveshje për presidentin, afrohet afati kushtetues

Vaçe Zela fituese e 11 çmimeve të para në Festivalin e Këngës në RTSH

0

Më 7 prill 1939, lindi në Lushnjë këngëtarja Vaçe Zela, e cila do të kthehej në ikonën e padiskutueshme të skenës sonë muzikore.

Vaçe Zela përfundoi studimet për aktrim në Institutin e Lartë të Arteve dhe më pas nisi rrugëtimin e saj muzikor, duke spikatur që në Festivalin e Parë të Këngës në 1962, duke fituar çmimin e parë me këngën “Fëmija i parë”.

Nga arkivi i ATSH-së përzgjodhëm disa fotografi të artistes, e cila ka fituar 11 herë çmimin e parë në Festivalet e Këngës në RTSH.

Karriera e saj u pasurua përmes angazhimeve në institucionet kryesore të kohës. Ajo lëvroi me mjeshtëri si muzikën e lehtë, ashtu edhe atë popullore. Si pjesë e Ansamblit Shtetëror, Vaçe Zela i dha një frymë emancipuese dhe moderne këngës shqiptare. Përmes interpretimeve legjendare si “Valsi i lumturisë”, “Mesnatë”, “Trëndelinë”, “Moj e bukura More”, ajo la një gjurmë të pashlyeshme në historiografinë kulturore.

Vaçe Zela është vlerësuar me titullin “Nderi i Kombit”. /atsh

Çitaku: Hallet e vërteta janë çmimet e larta, pagat e ulëta, pensionet poshtëruese…

0

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pasi Presidenca e Kosovës ka njoftuar se ka hapur profile të reja zyrtare në rrjetet sociale, duke synuar siç thuhet në njoftim të sigurojë vazhdimësinë e komunikimit me qytetarët.

Në reagimin e saj Çitaku deklaron se “punë vërtetë e madhe janë çmimet e papërballueshme të gjërave më bazike. Punë vërtetë e madhe është mafia energjetike.

Punë vërtetë e madhe janë rrogat e ulëta, që i kanë sjellë punëtorët tanë në prag të varfërisë.

Pensionet poshtëruese, me të cilat nuk përballohen as ilaçet”.

Reagimi i plotë:

Pashë Zotin, a për llogari të Facebook-ut dhe Tëitter-it po bëni beteja?

Kjo është tallje me qytetarët. Hajgare koti. Inate provinciale.

Po punë e madhe kush e ka Facebook-un.

Punë vërtetë e madhe janë çmimet e papërballueshme të gjërave më bazike. Punë vërtetë e madhe është mafia energjetike.

Punë vërtetë e madhe janë rrogat e ulëta, që i kanë sjellë punëtorët tanë në prag të varfërisë.

Pensionet poshtëruese, me të cilat nuk përballohen as ilaçet.

Këto janë hallet.

Aktivitetet e Haxhiut, Presidenca paralajmëron njoftime në profile të reja