spot_img
E hënë, 6 Prill, 2026
12:06
Home Blog Page 1815

Beqa shpërndan letrën e Thaçit drejtuar NATO-s për FSK-në në Veri

0

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për t’i mbuluar dështimet e vet po e përfolin dhe e përdorin “Letrën e Kryeministrit Hashim Thaçi drejtuar NATO-s në vitin 2013” e që sipas tij, qëllimshëm edhe po e quajnë vendim.

Beqaj përmes një reagimi në profilin e tij në “Facebook” ka publikuar letrën e Hashim Thaçit për FSK-në në Veri drejtuar NATO-s. Ai ka kërkuar që të ndalen spekulimet lidhur me këtë.

“Së paku, t’a lexojnë e interpretojnë drejtë se çka thuhet në atë letër për misionin e FSK-së në Veri, edhe pse FSK atë botë nuk e kishte misionin që e ka sot.

Po e publikoj letrën në tërësi, ku fjalë për fjalë thuhet: “Në emer tê Qeverisë së Republikës së Kosovës, unë ju ofroj garanci se Forca e Sigurisë së Kosovës do të ketë mundësi të ndërmarrë misione në veri të Kosovës vetëm në bashkëveprim me KFOR-in”. Lexoni mirë, ka të bëjë me bashkëveprim e me asnjë ndalim! Boll ma me spekulime, etiketime e mashtrime, ju ka ardhë fundi!”, shkroi Beqaj.

Postimi i plotë:

Kryeministri Albin Kurti dhe të gjithë pushtetarët, për t’i mbuluar dështimet e veta , e sidomos dështimet për t’i parandaluar sulmet terroriste në Veri, po e përfolin dhe përdorin “Letrën e Kryeministrit Hashim Thaçi drejtuar NATO-s në  vitin 2013” e që qëllimshëm po e quajnë vendim.

Së paku, t’a lexojnë e interpretojnë drejtë se çka thuhet në atë letër për misionin e FSK-së në Veri, edhe pse FSK atë botë nuk e kishte misionin që e ka sot.

Po e publikoj letrën në tërësi, ku fjalë për fjalë thuhet: “Në emer tê Qeverisë së Republikës së Kosovës, unë ju ofroj garanci se Forca e Sigurisë së Kosovës do të ketë mundësi të ndërmarrë misione në veri të Kosovës vetëm në bashkëveprim me KFOR-in”.

Lexoni mirë, ka të bëjë me bashkëveprim e me asnjë ndalim!

Boll ma me spekulime, etiketime e mashtrime, ju ka ardhë fundi!

Mund të jetë një imazh i teksti

Osmani zhvillon biseda me liderë dhe partnerë ndërkombëtarë pas sulmit në Veri

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar biseda me liderë e partnerë ndërkombëtarë pas sulmit të fundit terrorist që ka targetuar infrastrukturën vitale në vend.

Përveç përfaqësuesve të shumë vendeve të tjera mike, përfshirë presidentë shtetesh, ajo bisedoi së fundi edhe me Sekretarin e Jashtëm britanik, David Lammy dhe  zv. Sekretarin Amerikan të Shtetit, Jim O’Brien.

“Ajo i ka falënderuar për reagimin dhe dënimin e sulmit ndaj infrastrukturës vitale në Ibër-Lepenc”, ka thënë Bekim Kupina, këshilltari për media nga Zyra e Presidencës.

Ai njoftoi se diskutimet u fokusuan në sulmin e fundit terrorist ndaj infrastrukturës vitale të Kosovës dhe implikimet e tij për stabilitetin e Kosovës dhe më gjerë.

Koreja e Jugut në alarm: Presidenti shpall gjendje lufte

0

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, ka shpallur gjendje lufte, duke e akuzuar opozitën se është “forcë antishtetërore” dhe duke thënë se po vepron për të mbrojtur vendin nga “kërcënimet” që paraqet Koreja e Veriut.

Asambleja Kombëtare u mbyll mbrëmjen e 3 dhjetorit dhe helikopterët u panë duke bërë ulje në çatinë e Parlamentit, teksa shefi i ushtrisë, gjenerali Park An-su, mori përsipër komandën sipas vendimit për shpalljen e gjendjes së luftës dhe menjëherë lëshoi dekretin që ndalon “të gjitha aktivitetet politike”.

Qindra protestues u mblodhën para Parlamentit duke kërkuar që të lejohen të hyjnë brenda, teksa Policia ruajti ndërtesën dhe forcat speciale tentuan të hynin.

Koreja e Jugut është aleate e madhe e Shteteve të Bashkuara në Azi dhe një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së tha se Uashingtoni “po monitoron nga afër situatën”.

Njoftimi i befasishëm i Yoonit – kjo është hera e parë në mbi 40 vjet që Koreja e Jugut shpall gjendje lufte – erdhi në kohën kur partia e tij dhe opozita po përplasen për buxhetin.

“Për të ruajtur Korenë e Jugut si vend liberal nga kërcënimet që paraqesin forcat komuniste të Koresë së Veriut dhe për të eliminuar elementet antishtetërore që rrëmbejnë lumturinë dhe lirinë e njerëzve, shpall gjendje emergjente lufte”, tha Yoon gjatë adresimi drejtuar kombit.

Ai nuk dha detaje lidhur me kërcënimet sa i përket Veriut, por Jugu teknikisht është në luftë me Phenianin që ka armë bërthamore.

“Duke shpërfillur jetën e njerëzve, partitë opozitare kanë paralizuar qeverisjen vetëm për shkak të qëllimit për shkarkime, hetime speciale dhe për të mbrojtur liderët e tyre nga drejtësia”, tha Yoon.

“Asambleja jonë Kombëtare është bërë strehë për kriminelët, një strofull e diktaturës që kërkon të paralizojë sistemin gjyqësor dhe administrativ dhe të përmbysë rendin tonë liberal e demokratik”, shtoi ai.

Me shpalljen e gjendjes së luftës, të gjitha njësit ushtarake në Jug janë urdhëruar që të forcojë gatishmërinë e tyre emergjente dhe të reagimit, raportoi agjencia e lajmeve Yonhap.

Kina, aleate e Koresë së Veriut, u bëri thirrje shtetasve të saj që gjenden në Jug që të rrinë të qetë dhe të jenë të kujdesshëm.

Shefi i ushtrisë, Park, po ashtu ndaloi “veprimet që nuk e pranojnë apo kërkojnë përmbysjen e sistemit demokratik liberal, përfshirë përmes përhapjes së lajmeve të rreme, manipulimit të opinionit publik dhe propagandës së rremë”.

Presidenti e cilësoi opozitën, që ka shumicën në Parlamentin prej 300 ulësesh, si “forcë antishtetërore që synon të përmbysë regjimin”.

Yoon e përshkroi vendimin për shpalljen e gjendjes së luftës “si të pashmangshme për të garantuar vazhdimësinë e Koresë së Jugut si shtet liberal”, duke shtuar se vendimi nuk do të ketë ndikim në politikën e jashtme të shtetit.

“Do ta rikthej shtetin në normalitet duke hequr qafe forcat antishtetërore sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha ai.

Ai tha se situata aktuale në Korenë e Jugut “është buzë kolapsit, me Asamblenë Kombëtare që po vepron si një përbindësh që synon rrëzimin e demokracisë liberale”.

Partia Fuqia e Popullit e Yoonit dhe partia kryesore opozitare, Partia Demokratike, janë duke u përplasur për buxhetin e vitit të ardhshëm, raporton REL.

Deputetët opozitarë javën e kaluar miratuan zvogëlimin e buxhetit, përmes Komisioneve parlamentare.

Opozita ka shkurtuar afër 2.8 miliardë dollarë nga buxheti i propozuar nga Yooni. Yoon propozoi që buxheti të ishte në vlerë prej 677 trilionë dollarësh. Por, opozita ka shkurtuar fondet e Qeverisë dhe për aktivitetet e zyrës së Yoonit, të prokurorisë, Policisë dhe agjencisë shtetërore të auditimit.

Yoon, ish-prokuror, ka akuzuar deputetët opozitarë se kanë shkurutar “të gjitha shpenzimet thelbësore për funksionimin e shtetit, sikurse është lufta kundër trafikimit të drogës dhe siguria publike… duke e kthyer shtetin në një strehë për trafikantët e drogës dhe kaos sa i përket sigurisë publike”.

Kurti: Takimi me Vuçiqin varet nga dorëzimi i Radoiçiqit

0

Shefja e diplomacisë evropiane takoi kryeministrin e Kosovës, për herë të parë prej se e mori detyrën e përfaqësueses së lartë për politikë të jashtme dhe siguri.

Shefi i ekzekutivit kosovar, përsëriti se pavarësisht ndryshimeve në strukturat e Brukselit, kushtet për takimin e mundshëm me presidentin serb, për të, mbeten të njëjta.

“Ne kërkojmë çdo herë në çdo takim dorëzimin e Milan Radoiçiqit autoriteteve të Kosovës, ku tashmë prokuroria ka një aktakuzë prej 160 faqesh për të dhe grupin e tij prej 40 vetash”, tha Kurti.

Takimi u zhvillua pak ditë pas shpërthimit në kanalin e Ibër-Lepencit të cilin Kallas gjithahsgu e cilësoi si sulm terrorist dhe kërkoi që autorët të përballen me drejtësinë.

“Natyrisht që diskutuam edhe për sulmin e fundit që na u bë në Kosovë, eksplodimi i kanalit Ibër-Lepenc në Zubin Potok të Kosovës me ç’rast u rrezikua që më shumë se gjysma e popullsisë së vendit tonë, pra në sulm ka qenë popullsia civile që të ngelet edhe pa ujë edhe pa energji elektrike. Kemi pasur punë jashtëzakonisht profesionale nga organet tona të shtetit dhe kemi arritur që ta sanojmë dëmin por duhet të marrim edhe masa shtesë që asgjë e ngjashme të mos përsëritet”, tha mes tjerash kryeministri.

Ndonëse është thënë gjithnjë se nuk është takim i lidhur me dialogun, procesi i normalizimit të marrëdhënieve ishte temë e pashmangshme. Kallas trashëgoi postin e Josep Borrell, e bashkë me të edhe dosjen e dialogut.

“Insistuam që të mos diskutohet vetëm për dialogun, por gjithmonë kur përmendet dialogu të përmendet marrëveshja bazike. Ne kemi një marrëveshje me Serbinë e ka edhe një ankesë zbatimi nga Ohri, marrëveshja bazike është e arritur e rëndësishme ajo duhet të respektohet dhe duhet të zbatohet e garanci për këtë është pikërisht nënshkrimi i saj”, deklaroi Kurti.

Një takim të ngjashëm Kallas e ka zhvilluar edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Nga kabineti i Kallas u tha se bisedat në të dy takimet janë fokusuara në zhvillimeve e fundit në rajon, përfshirë situatën në veri të Kosovës, si dhe në procesin e normalizimit mes Kosovës e Serbisë. Shefja e politikës së jashtme evropiane porositë palët se rruga drejt Brukselit çon nëpërmjet të marrëveshjes së Ohrit.

Sonte kryeministri vendit takoi edhe presidentin e sapoemëruar të Këshillit Evropian Anotnio Costa, dhe do merr pjesë në darkën joformale të cilin Costa e organizon me liderët e Ballkanit Perëndimor.

VIDEO / Armë, municione dhe uniforma ushtarake gjenden në Veri

0

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka publikuar një video ku shfaqen municione, armë dhe uniforma të gjetura gjatë një bastisjeje në Veri të Kosovës.

Sveçla theksoi se këto materiale ishin fshehur nën një ahur dhe përfshinin uniforma të ushtrive të ndryshme.

“Ky është municioni, armët dhe uniformat që janë gjetur sot në Veri të vendit”.

Ai ka njoftuar se përveç uniformave të ushtrive të Serbisë dhe Rusisë, janë gjetur edhe uniforma të ushtrive të SHBA-së dhe asaj Britanike.

“Ky fakt tregon për planet dhe skenarët ogurzi për të kryer krime dhe sulme, duke synuar të fajësojnë shtete të tjera,” tha ministri Sveçla.

“Çdokush që tenton të cenojë rendin kushtetues, sigurinë e vendit, nuk do të mund t’i ikë ndëshkimit. Republika e Kosovës, forca e ligjit të drejtë në shtetin tonë demokratik do të ngadhënjejë”, theksoi ai.

Rama në Bruksel: Takim me shefin e ri të Këshillit Evropian

0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndodhet sot në Bruksel, ku është pritur nga shefi i ri Këshillit Evropian, Antonio Costa.

Në një postim në rrjetin social Facebook kryeministri Rama ka ndarë pamje të takimit të tij me Presidentin e ri të Këshillit Europian, António Costa.

Presidenti i ri i organizon sot një darkë joformale me liderët e Ballkanit Perëndimor, ku do të marrin pjesë edhe krerët e rinj të BE-së, Kaja Kallas, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së dhe Marta Kos, Komisionerja Evropiane për Zgjerim.

Gjithashtu, në Bruksel sot ndodhen edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiç si edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristian Mickoski.

Bajrami: Murati demantoi Kurtin, po bien në kurthin e propagandës

0

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka publikuar një video të kryeministrit Kurti gjatë seancës së djeshme në Kuvend, lidhur me numrin e të punësuarve.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se atë e ka demantuar me shifra ministri Murati, ku vetëm pas disa orësh të deklarimit të Kurtit, doli dhe tha se ”Në fund të vitit 2019 kanë qenë 363 mijë të punësuar”.

Ajo shtoi se qeveria bie vet në kazanin e propagandës, që mundohen t’i fusin të tjerët.

“Veç dëgjoni: Këta s’ka nevojë me i dëmantu askush, mjafton me i dëgju dhe këta e dëmantojnë vetën. Dje në seancë doli Albin Kurti dhe tha ”Në Mars të vitit 2021 kur ne e kemi marrë mandatin kanë qënë 350 mijë të punësuar”. Vetëm pas disa orëve doli Hekurani dhe tha ”Në fund të vitit 2019 kanë qënë 363 mijë të punësuar”.

Ndërsa, të gjitha të dhënat dhe raportet zyrtare, që të gjitha tregojnë që në kohën e pandemisë janë formalizu rreth 10 mijë vende pune. Cilit me i besu? A po e shihni që këta bijnë vetë në kazanin e propagandës, ku po mundoheni t’i fusin të tjerët. Mjaftë!”.

Sinani: Shqiptarët e Luginës sigurojnë të drejta pronësore në Kosovë

0

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka njoftuar se sot kanë hyrë në fuqi ndryshimet në Ligjin për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj, sipas të cilit shqiptarët e Luginës fitojnë të drejta pronësore në Kosovë.

Sinani në një postim në Facebook, Sinani falënderoi kryeministrin Albin Kurti, ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu dhe Kuvendin e Kosovës që mundësuan miratimin dhe zbatimin e këtij ndryshimi.

“Bashkëkombësit tanë tani kanë të drejtë të jenë titullarë të të drejtave pronësore në territorin e Kosovës, sipas kushteve të përcaktuara nga ligji. Ky vendim është një hap shumë i rëndësishëm për lehtësimin dhe mbështetjen e qytetarëve tanë. Ky akt tregon përkushtimin e Kosovës për të mbështetur të drejtat e bashkëkombësve tanë”.

“Ky vendim jo vetëm që lehtëson jetën e shumë qytetarëve, por edhe forcon lidhjet tona kombëtare dhe shpreh solidaritetin midis shqiptarëve kudo që janë”, ka shkruar ajo.

Kearns: Dështimi i Serbisë për arrestimin e Radoiçiqit inkurajon individë të tjerë

0

Deputetja e Parlamentit të Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, ka reaguar për sulmin terrorist që ndodhi në kanalin e ujit të Ibër Lepencit në Varragë të Zubin Potokut më 29 nëntor.

Ligjvënësja britanike e ka quajtur sulmin si përpjekje e qartë për t’i shkaktuar dëm civilëve përmes shkatërrimit të infrastrukturës kritike.

Sipas saj, dështimi i Serbisë për të arrestuar Milan Radoiçiqin dhe personat tjerë përgjegjës për sulmin në Banjskë, inkurajon të tjerët të ndjekin shembullin e tyre duke besuar se do të gjejnë strehë të sigurt pas këtyre akteve.

Deputetja britanike ka thënë se Mbretëria e Bashkuar duhet të qëndrojë me vendosmëri me Kosovën, kundër terrorizmit.

“Sulmi terrorist në rrugën ujore Ibër Lepenci në Kosovë ishte një përpjekje e qartë për t’i shkaktuar dëm civilëve përmes shkatërrimit të infrastrukturës kritike. Dështimi i Serbisë për të arrestuar dhe depërtuar Milan Radoiçiqin dhe të tjerët përgjegjës për sulmin në Banjskë i inkurajon të tjerët të ndjekin shembullin e tyre, duke besuar se do të gjejnë strehë të sigurt pas akteve të tilla. Mbretëria e Bashkuar duhet të qëndrojë me vendosmëri me Kosovën kundër terrorizmit”, ka shkruar Kearns.

Kallas pas takimeve me Kurtin e Vuçiqin: Normalizimi, rruga e vetme drejt BE-së

0

Shefja e re për Politikë të Jashtme e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka zhvilluar takime të ndara me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ajo përmes një postimi në platformën X ka bërë të ditur se me Kurtin e Vuçiqin ka biseduar për dialogun rreth normalizimit të raporteve mes dy vendeve, por edhe për sulmin e fundit në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok.

“I takova presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Kurti sot. E vetmja rrugë drejt anëtarësimit në BE është përmes normalizimit të raporteve mes tyre, në bazë të Marrëveshjes së Ohrit. Mirëprita gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar pas sulmit të fundit terrorist. Kryerësit duhet të përballen me drejtësinë”, tha Kallas.