spot_img
E shtunë, 4 Prill, 2026
09:58
Home Blog Page 1817

Policia shqiptoi 828 gjoba trafiku brenda 24 orëve

0

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 828 gjoba në trafik.

Sipas raportit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 13 aksidente kanë qenë me lëndime e 23 me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe, policia njofton se janë arrestuar 12 persona, ndërkaq 8 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Katër automjete digjen në Prishtinë

0

Një zjarr ka përfshirë katër automjete në rrugën “Shaqir Igrishta” në lagjen Mati të Prishtinës.

Nuk raportohet për lëndime në njerëz.

Kjo është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 04:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën “Shaqir Igrishta” në Prishtinë, ku janë djegur tri vetura, një kamionetë dhe një rimorkio. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët janë marrë me rastin. Zjarri është lokalizuar dhe nuk është raportuar për persona të lënduar ”, tha Ahmeti.

Hetuesit policorë në koordinim me prokurorin po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore.

Storm• do t’ju mbajë të informuar për zhvillimet e këtij rasti.

Kuvendi shqyrton Projekt-Rezolutën për bilancin e katër vjetëve të qeverisjes

0

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë plenare, ku do të shqyrtohet Projekt-Rezoluta për katër vjet qeverisje.

Për këtë pikë të rendin e ditës ishte vendosur në mbledhjen e fundit të Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Sokol Bashota vazhdon dëshminë në Gjykatën Speciale

0

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Sokol Bashota dëshmitari i 109-të, sot pritet të vazhdojë dëshminë në Speciale. Dëshmia e tij pritet të zgjasë për disa ditë.

Trupi Gjykues javën e kaluar njoftoi në sallë të gjyqit se ai vendosi ta detyronte dëshmitarin të jepte dëshmi për shkak të, ndër të tjera, rëndësisë dhe dëshmisë unike, dhe për shkak se mundësia për vetinkriminim ishte e kufizuar.

Trupi Gjykues e siguroi dëshmitarin se dëshmia do të jepet  in camera, përveç nëse dëshmitari kërkon ndryshe, dhe nuk do të përdoret kundër tij në asnjë procedim penal të mëvonshëm para DHSK-së.

Pas konsultimit me mbrojtësin kujdestar të tij, dëshmitari bëri të ditur se dëshiron që dëshmia të kryhet në seancë të hapur.

Moti sot kryesisht i vranët

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njofton se sot mban moti kryesisht i vranët.

“Mot kryesisht i vranët. Në pjesën e parë të ditës vende-vende parashihen  riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga verilindja”, njofton IHMK.

Ekskluzive / Kosova planifikon prodhimin e 20 llojeve të dronëve

0

Përveç doronëve Bayraktar të prodhuar në Turqi, në qiellin e tonë pritet të fluturojnë edhe fluturake pa pilot që pritet t’i prodhojë vet Kosova.

Pasi këtë javë Qeveria nisi procesin për themelimin e Fabrikës së Municionit dhe Laboratorit për Dizajnim e Zhvillim të Dronëve/Fluturakeve pa pilot, televizioni Dukagjini mëson ekskluzivisht se planifikohet të prodhohen rreth 20 lloje të dronëve.

Drona të ngjashëm si këta arrijnë shpejtësi maksimale varësisht nga lloji deri në 95 km/h, dhe mund të bartin peshë deri në 1 kilogram.

Planet e shtetit për të prodhuar municion ose plumba për armët e ushtrisë i kanë kthyer sytë kah gërmadhat e së kaluarës.

Një e tillë ndodhet jo më larg se 1 kilometër nga kullat e familjes Jashari në Prekaz.

“Fabrika e municionit në Skenderaj i punësonte mbi 300 persona, ajo kishte 4 reparte të përpunimit ndërsa kapaciteti i saj ishte deri në 4500 plumba për një orë. Ajo e furnizonte jo vetëm Jugosllavinë, por edhe shtete të Evropës e madje kishte interesim edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”

Në fabrikën ku dikur punonte Haxhi Qerimi prodhoheshin 4 lloje të plumbave për pushkë të gjuetisë. Përfaqësuesi i punëtorëve të ish-fabrikës është merakli i këtij zanati.

Në zyrën e tij ruan edhe kujtimet e së kaluarës e edhe dëshminë e madhështisë së dikurshme.

“Ky është bazamenti lëndën e parë e kemi marrë në Vushtrri e kemi prodhuar këtu, ky është tubacioni lëndën e parë e kemi marrë në Itali është polipropilen e kemi prodhuar këtu, kjo është kapsolla e kemi marrë prej Bosnjes, ky është baruti e kemi marrë në Poloni, këto janë saçmet i kemi prodhu këtu se plumbin e merrshin në Zveçan, edhe fillcja është edhe këtë e kemi prodhu këtu”, ka deklaruar Haxhi Qerimi – Përfaqësues i punëtorëve të ish-Fabrikës së Municionit.

Në fabrikën ku dikur punonin bashkë me Hamëz Jasharin, kohëve të fundit Qerimi ka nisur të kthehet më me vullnet. Komisioni ndërministror i cili mund të nisë procedurat e nevojshme për hapjen e fabrikës, e ka mundësinë të prodhojë municion, madje fiks në këtë lokacion që ka sipërfaqe gati 19 hektarë, raporton Dukagjini.

“Plumbi shembull po e marr bëhet prej 4 elementeve, bazamentin, këtu mundemi me e prodhu, kapsullat duhet me i marrë diku jashtë, edhe barutin duhet me e marrë diku jashtë, edhe plumbin fishekun, nëse fillon Zveçani me punu me e çkri plumbin, plumbat mundemi me i rregullu vetë”, ka deklaruar Haxhi Qerimi – Përfaqësues i punëtorëve të ish-Fabrikës së Municionit.

Lidhur me vendimin e Qeverisë, televizioni Dukagjini ka kërkuar një qëndrim nga Zyra e presidentes Vjosa Osmani. Përmes një përgjigjeje me shkrim, këshilltari i saj për media, Bekim Kupina, ka thënë se Presidentja Osmani vazhdimisht ka diskutuar për çështjen e industrisë së mbrojtjes me FSK-në dhe Ministrinë e Mbrojtjes, prandaj e vlerëson të mirëseardhur këtë plan të ri.

Moti i ligë në SHBA, mbi 60 cm borë në New York

0

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) reshjet e para të mëdha të borës kanë zbardhur qytetet dhe ato pritet të vazhdojnë intensivisht edhe javën e ardhshme, duke shkaktuar probleme në disa rajone.

Rreth 60 centimetra borë ranë në pjesë të ndryshme Nju Jorkut, Ohajos dhe Miçiganit, dhe 73 centimetra u regjistruan në skajin veriperëndimor të Pensilvanisë.

Autoritetet lokale kanë paralajmëruar për kushte të rrezikshme për ata që udhëtojnë për Ditën e Falënderimeve dhe përpiqen të kthehen në shtëpi. “Udhëtimi do të jetë jashtëzakonisht i vështirë dhe i rrezikshëm këtë fundjavë, veçanërisht në zonat ku mund të grumbullohen disa metra dëborë shumë shpejt,” tha Shërbimi Kombëtar i Motit.

Një pjesë e autostradës “I-90” në Pensilvani u mbyll, ashtu si edhe disa rrugë qendrore në Nju Jork.

Ndryshimi drastik i motit këtë javë solli temperatura më shumë se 10 gradë nën zero, njoftoi shërbimi i motit, i cili lëshoi paralajmërime për mot ekstremisht të ftohtë deri të martën.

Ndriçohet Shkodra, qyteti ndez dritat për festat e fundvitit

0

Pas festimeve të Pavarësisë dhe të Çlirimit, qyteti i Shkodrës ka vendosur që tashmë të kalojë në atmosferën e festave të fundvitit.

Qyteti iu ka dhuruar sot qytetarëve një atmosferë festive dhe të ngrohtë, teksa ka ndezur edhe dritat për festat e fundvitit.

Qyteti është mbushur me drita shumëngjyrëshe dhe me elementë dekorativë të ndryshëm, që janë ndezur sot në orën 18:00.

Shkodra është bërë gati që të presë një numër të madh vizitorësh, që do të bashkohen me atmosferën festive dhe aktivitetet e ndryshme që do zhvillohen në kryeqendrën e Veriut.

Haradinaj: Të keqe e kemi vetëm Qeverinë, do ta ndryshojmë më 9 shkurt

0

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se anëtarësimi i shpejtë në NATO është zgjidhja që Kryeministri Kurti “nuk e kupton dhe e pengon”.

Duke iu referuar zhvillimeve të fundit në Veri, Haradinaj tha se “Kosova ka miq e aleat të fuqishëm. Të keqe e ka veç Qeverinë”.

Prandaj, ai shprehet se Qeverinë do ta ndërrojnë më 9 shkurt.

Reagimi i plotë:

Anëtarësimi i shpejtë në NATO është zgjidhja që Kryeministri aktual nuk e kupton dhe e pengon. Për këtë e kemi bërë e aftësuar shtetin dhe ushtrinë.

Kosova ka miq e aleat të fuqishëm. Të keqe e ka veç Qeverinë.

Prandaj, ne e ndërrojmë Qeverinë më 9 shkurt, sepse duam që rruga e përbashkët me miqtë e aleatët të avancojë!

Debatet tjera janë operacion shpërqendrimi nga Kurti paranojak.

Apple shton një model të ri në serinë e ardhshme iPhone 17

0

Vjeshtën e ardhshme do të lansohet seria e iPhone 17, me ndryshime të mëdha në të gjithë gamën.

Një raport i fundit në lidhje me modelin super të hollë, i quajtur iPhone 17 Air, janë dhënë shumë detaje këtij telefoni që do të duket ndryshe nga çdo iPhone i mëparshëm.

Por, nuk do të ketë më iPhone Pro me mbështjellës titani dhe kjo mund të jetë befasi, duke pasur parasysh se titani u prezantua më 2023 në iPhone 16 Pro dhe Pro Max.

Raporti thotë se iPhone 17, iPhone 17 Pro dhe iPhone 17 Pro Max do të “kalojnë të gjithë në korniza alumini nga çelik inox dhe titan”.

Raporti thotë se do të ketë ndryshime të mëdha në pamjen e iPhone në pjesën e pasme të modeleve Pro.

“Prapa e modeleve Pro dhe Pro Max do të ketë një dizajn të ri pjesërisht prej alumini, pjesë-xhami. Pjesa e sipërme e pjesës së pasme do të përbëhet nga një kamerë më e madhe drejtkëndore e bërë nga alumini sesa xhami tradicional 3D. Gjysma e poshtme do të mbetet xhami për të akomoduar karikimin me valë”.

Nuk është e qartë nëse forma e panelit të kamerës do të ndryshojë – tani është një drejtkëndësh, natyrisht, nëse është katror. Por vendosja e kamerave në një sfond metalik dhe jo në xhami është një përditësim i veçantë.

Dhe, siç thotë raporti, ka implikime për karikimin me valë, prandaj sugjeron që gjysma e poshtme do të jetë xhami si tani.

E gjithë kjo është gjithashtu befasuese sepse është e vështirë të shihet se si mund të arrini paprekshmërinë që Apple pëlqen aq shumë me dy materiale të ndryshme në lojë.