spot_img
E shtunë, 4 Prill, 2026
04:35
Home Blog Page 1820

Rruga Dollc-Gjakovë dëmton bizneset e zonës, humbjet vlerësohen në miliona euro

0

E nisur në vitin 2019 në kohën e ish-Qeverisë Haradinaj, rruga Dollc-Gjakovë, ende nuk është përfunduar, ndonëse ka pesë vite që punimet kanë nisur. Disa segmente, janë në përfundim e sipër, e disa ende nuk kanë nisur.

Përgjatë pesë viteve të fundit, kjo rrugë është përcjellë me telashe si në aspektin e shpronësimeve por edhe neglizhencë të operatorëve, ndërsa nga këto vonesa më së shumti po e pësojnë bizneset e kësaj ane.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve për regjionin e Gjakovës, Argjend Fetahu, ka thënë për EO se humbjet janë të mëdha aspektin ekonomik.

Ai ka thënë se gjendja e kësaj rruge ka vështirësuar edhe qarkullimin e qytetarëve dhe ka dëmtuar veturat e tyre.

“Vështirësitë kanë qenë shumë të mëdhaja sepse nga viti 2019 deri më sot bëhen pesë vite që kur ka filluar ky projekt dhe për komunitetin e bizneseve në regjionin e Gjakovës kanë qenë humbje të mëdha të konsiderueshme në aspektin ekonomik, duke filluar që çdo produkt vjen prej Prishtinës në Gjakovë, si furnizues, si shitës ambulantiv dhe humbjet kanë qenë të mëdha në aspektin ekonomik në Komunën e Gjakovës. Njëkohësisht ka shërbyer edhe për qytetarët të rëndomtë të cilët udhëtojnë, kanë qenë vështirësitë e mëdha si në amortizim por njëkohësisht edhe bizneset kanë pasur humbje edhe në pjesët e automjeteve të cilat kanë investuar në kamionë, kanë pasur defekte e amortizim”, ka thënë Fetahu.

Fetahu ka thënë se si shkak i kësaj gjendjeje të rrugës, kanë ikur edhe investitorë të huaj. Sipas tij, dëm të madh po u shkakton edhe gjendja në ndërtimin e urës në fshatin Meqë.

“Kanë ikur realisht sepse ne si Aleancë Kosovare të Bizneseve jemi tërë kohën në terren, kemi kontakte edhe me investitorë nga jashtë dhe pikërisht është edhe kjo pjesë (gjendja e rrugës) që kanë ikur investitorët nga jashtë pikërisht për këtë rrugë. Tash problem është edhe ura në fshatin Meqë e cila është duke u tejzgjatur për rrethana të panjohura të cilat nuk i dimë dhe apelojmë te Qeveria e Kosovës, te Ministria e Infrastrukturës që të ndërmerr masa sa më shpejtë që kjo urë të përfundojë dhe ky projekt të përfundojë sa më shpejtë, përndryshe kemi humbje të mëdha si regjion i Gjakovës dhe si komunitet i bizneseve”, u shpreh Fetahu.

“The Mirror”: Shqipëria, destinacioni më i tërheqës për britanikët edhe gjatë dimrit

0

Po kërkoni destinacionin më të mirë për të udhëtuar, me diell dhe plazhe me rërë? Ky vend i vogël i ka të gjitha, përfshirë fluturimet vajtje-ardhje për vetëm 24 paund, është e vështirë t’i thuash jo…, shkruan Christine Younan në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “The Mirror”.

Ndërsa moti në Britaninë e Madhe është i ftohtë, mendimi për pushimet e ardhshme mund të jetë joshës. Sigurisht, ne të gjithë po ëndërrojmë për diell dhe rërë – por ajo që mund t’i largojë njerëzit nga udhëtimet janë çmimet e larta.

Një faqe e TikTok-ut, e njohur si @travel.cove me mijëra ndjekës, tha se mund të rezervoni pushimet më të mira edhe nëse keni një buxhet të limituar.

Në video, faqja zbulon Shqipërinë si vendin ideal për të udhëtuar – pasi turistët britanikë mund të përfitojnë nga fluturimet vajtje-ardhje për 24 paund dhe nga hotelet që kushtojnë vetëm 32 paund për natë.

Por, kjo nuk është e gjitha – pasi shpenzimet atje janë gjithashtu të lira, me 1,90 paund ju mund të konsumoni një krikëll birrë dhe një vakt me vetëm 8 paund.

Sipas “Skycanner” ju mund të bëni fluturime të lira dhe akomodoheni në hotele me çmime të përballueshme.

Nëse planifikoni të udhëtoni në dhjetor, fluturimi kushton vetëm 30 paund me hotele me katër yje të disponueshme për 25 paund.

Ndërkohë, ekspertët e udhëtimeve mendojnë se koha më e mirë për të udhëtuar në Shqipëri është nga prilli deri në fillim të qershorit – ku moti është i shkëlqyer për ecje dhe çiklizëm.

Por, ju ende mund ta vizitoni midis dhjetorit dhe shkurtit pasi mund t’i shpëtoni turmave të vizitorëve. Destinacioni më popullor në Shqipëri është Tirana, kryeqyteti i cili njihet për restorantet dhe baret e shumta.

Ju do të paguani 2-5 dollarë për një pjatë në një restorant lokal ose tezgë ushqimi në rrugë, ndërsa ngrënia në një restorant i nivelit të mesëm mund të kushtojë midis 5-15 dollarë.

Nëse ju pëlqen një vakt pak më i shijshëm, ai mund të kushtojë më shumë se 20 dollarë. Në përgjithësi, kur bëhet fjalë për pije, kafeja kushton më pak se 1 euro, dhe një krikëll birrë vendase rreth 2 dollarë.

Padyshim që, varet nga vendi ku shkoni – pasi diku tjetër këto mund të jenë edhe më lirë. Vlen të kujtojmë se monedha zyrtare e Shqipërisë është Leku, por shumica e bankave, supermarketeve dhe hoteleve pranojnë karta krediti dhe debiti.

“Albania Tour Guides” sugjeron se vendi nuk është i shtrenjtë për t’u vizituar në krahasim me destinacionet e tjera evropiane.

Shqipëria është një perlë e fshehur e Evropës e cila krenohet me plazhet e bukura dhe malet mbresëlënëse.

Shqipëria ka plazhe mahnitëse dhe Saranda është një qytet i bukur bregdetar për t’u vizituar falë afërsisë me Ksamilin, një nga plazhet më të mira të rajonit.

Ndërkohë, Mali i Dajtit është një tjetër vend i mrekullueshëm për adhuruesit e natyrës – i cili ndodhet jashtë Tiranës. Ju mund të udhëtoni me një buxhet të kufizuar dhe të shijoni diellin e nevojshëm.

Shteti ishull i dërgon në Hagë vendet e pasura

0

Gjykata e lartë e Kombeve të Bashkuara do të hapë seancat dëgjimore të hënën për atë se çfarë kërkohet ligjërisht të bëjnë vendet në mbarë botën për të luftuar ndryshimet klimatike.

Çështja e paraqitur para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, do të jetë më e madhja në historinë e saj dhe ka të ngjarë të ndihmojë vendet e cenueshme të luftojnë ndikimin shkatërrues të ngrohjes globale.

Pas vitesh lobimi nga kombet ishullore që kanë frikë se thjesht mund të zhduken nën ujërat në rritje të detit, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së i kërkoi Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë vitin e kaluar një opinion mbi “detyrimet e shteteve në lidhje me ndryshimin e klimës”.

“Ne duam që gjykata të konfirmojë se sjellja që ka shkatërruar klimën është e paligjshme”, tha për Associated Press, Margaretha Wewerinke-Singh, e cila drejton ekipin ligjor për kombin ishullor të Paqësorit, Vanuatu.

Në dekadën deri në vitin 2023, nivelet e deteve janë rritur me një mesatare globale prej rreth 4.3 centimetra, me pjesë të Paqësorit që janë rritur akoma më lart.

Bota gjithashtu është ngrohur 1.3 gradë Celsius që nga koha para-industriale për shkak të djegies së lëndëve djegëse fosile.

Vanuatu është një nga një grup shtetesh të vogla që kërkojnë ndërhyrje ligjore ndërkombëtare në krizën klimatike.

“Ne jetojmë në vijën e parë të ndikimit të ndryshimeve klimatike. Ne jemi dëshmitarë të shkatërrimit të tokave tona, mjeteve tona të jetesës, kulturës sonë dhe të drejtave tona njerëzore”, u tha gazetarëve përpara seancës, i dërguari i Vanuatu për ndryshimet klimatike, Ralph Regenvanu.

Çdo vendim i gjykatës do të ishte këshillë jo detyruese dhe e paaftë për të detyruar drejtpërdrejt kombet e pasura të ndërmarrin veprime për të ndihmuar vendet në vështirësi.

Megjithatë, do të ishte më shumë se thjesht një simbol i fuqishëm pasi mund të shërbente si bazë për veprime të tjera ligjore, duke përfshirë paditë e brendshme.

Të dielën, përpara seancës dëgjimore, grupet e avokimit do të bashkojnë organizata mjedisore nga e gjithë bota.

Studentët e Ishujve të Paqësorit që luftojnë ndryshimet klimatike – të cilët zhvilluan të parët idenë për të kërkuar një opinion këshillues – së bashku me Rininë Botërore për Drejtësinë Klimatike, planifikojnë një pasdite me fjalime, muzikë dhe diskutime.

Nga e hëna, gjykata me bazë në Hagë do të dëgjojë nga 99 vende dhe më shumë se një duzinë organizatash ndërqeveritare për dy javë. Është formacioni më i madh në historinë gati 80-vjeçare të institucionit.

Muajin e kaluar në takimin vjetor të Kombeve të Bashkuara për klimën, vendet arritën së bashku një marrëveshje se si vendet e pasura mund të mbështesin vendet e varfra përballë katastrofave klimatike.

Vendet e pasura kanë rënë dakord të grumbullojnë së bashku të paktën 280 miliardë euro në vit deri në vitin 2035, por totali është më pak se 1.2 trilion euro që ekspertët dhe vendet e kërcënuara thanë se nevojiten.

“Për brezin tonë dhe për ishujt e Paqësorit, kriza klimatike është një kërcënim ekzistencial. Është çështje mbijetese dhe ekonomitë më të mëdha në botë nuk po e marrin seriozisht këtë krizë. Ne kemi nevojë për GJND-në për të mbrojtur të drejtat e njerëzve në vijat e para”, u tha gazetarëve në një konferencë Vishal Prasad, nga Studentët e Ishujve të Paqësorit që luftojnë ndryshimet klimatike.

Rizvanolli: Ibër-Lepenci ka nisur sërish furnizimin me ujë

0

Ibër-Pelenci, ndërmarrja publike për furnizim me ujë, e ka rifilluar punën për furnizimin e fabrikave të ujit në rajonet e Mitrovicës dhe Prishtinës të shtunën në orët e vona, një ditë pasi një kanal i saj në veri të vendit u dëmtua nga një shpërthim i cilësuar si “terrorist” nga autoritetet kosovare, njoftoi ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Në një postim në Facebook pak para mesnatës të shtunën, Rizvanolli tha se “24 orë pas sulmit terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit, prurjet e ujit në KEK kanë arritur nivele optimale për furnizim me ujë të TC “Kosova B”.

Ajo tha se furnizimi me ujë për qytetarët e rajonit të Mitrovicës tashmë ka filluar dhe se gjatë orëve në vijim pritet të përmirësohet furnizimi edhe në komunat e prekura të rajonit të Prishtinës, përfshirë Fushë Kosovën, Drenasin dhe Obiliqin.

Nga hidro-sistemi Ibër-Lepenci, në Gazivodë (Zubin Potok), furnizohet me ujë i gjithë veriu i Kosovës, rajonet e Mitrovicës si dhe Prishtina me rrethinë, përfshirë edhe Korporatën Energjetike të Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj.

Shpërthimi ndaj kanalit në Varragë të komunës së Zubin Potokut nuk shkaktoi viktima, por e krijoi një çarje të madhe në murin anësor të tij, duke shkaktuar rrjedhe të ujit jashtë kanalit që rrezikoi furnizimin me ujë dhe rrymë në një pjesë të madhe të vendit.

Autoritetet kosovare reaguan shpejt për t’i ndrequr dëmet pjesërisht, duke vendosur gjashtë gypa brenda kanalit për ta mundësuar vazhdimin e furnizimit më ujë nga ky kanal.

Paraprakisht të shtunën, Kompania e ujësjellësit e rajonit të Mitrovicës, KRU Mitrovica, njoftoi se kishte rifilluar furnizimin me ujë të pijshëm në mënyrë të kufizuar.

Banorë nga një pjesë e Mitrovicës së Jugut u ankuan se kishin mbetur pa furnizim me ujë nga ora 22:00 të premten, si pasojë e këtij sulmi për të cilin autoritetet kosovare e fajësojnë Serbinë.

KRU Mitrovica funksionin si ndërmarrje publike dhe i furnizon me ujë komunat si Mitrovica e Jugut, Mitrovica e Veriut pjesërisht, Zveçanin, Vushtrrinë dhe Skenderajn, sipas uebsjatit të kompanisë.

Në rrjetin e saj janë të kyçur mbi 100.000 banorë nga këto rajone.

Më herët gjatë mbrëmjes, ministrja Rizvanolli tha në Facebook se autoritetet në bashkëpunim me kompani rajonale për furnizim me ujë, kanë sjellë autobotë me ujë në disa komuna, për të ndihmuar në furnizimin e vendeve të prekura pas sulmit.

Sulmi ndaj Ibër-Lepencit ishte i treti brenda 72 orëve të fundit në veri të vendit, i banuar me shumicë serbe, pas shpërthimeve që ndodhën në një stacion policor dhe në ndërtesën e Komunës në Zveçan.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Serbia është përgjegjëse për “sulm kriminal dhe terrorist” në Ibër-Lepenc, i cili, sipas tij, ka synuar “ta dëmtojë infrastrukturën mbase më të rëndësishme” të vendit.

Serbia i ka mohuar akuzat e autoriteteve kosovare.

Autoritetet kosovare njoftuan të shtunën vonë se tetë të dyshuar janë arrestuar gjatë një aksioni të gjerë në veri të Kosovës në lidhje me këtë sulm që thanë se ishte më i rëndi ndaj infrastrukturës kritike të vendit që nga paslufta.

Sulmi u dënua nga bashkësia ndërkombëtare, me Bashkimin Evropian dhe Gjermaninë që e cilësuan si “akt terrorist”.

Dy vdekje të dyshimta në 24 orët e fundit, Policia po kryen hetime

0

Policia e Kosovës ka raportuar për dy raste të vdekjeve që po hetohen në komunat e Gjilanit dhe Gjakovës.

Në Gjilan, më 30 nëntor 2024, rreth orës 14:00, një qytetar ka raportuar se viktima mashkull kosovar, i cili një ditë më parë kishte qenë në spital për kontroll mjekësor dhe ishte liruar, ka pasur një përkeqësim të gjendjes shëndetësore.

Ndërsa, po dërgohej në emergjencë, ai ka ndërruar jetë. Rasti është duke u hetuar nga autoritetet.

“Gjilan / 30.11.2024 – 14:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar me 29.11.2024 ka qenë në spital për kontroll mjekësor dhe është liruar, ndërsa sot i është keqësuar gjendja shëndetësore dhe duke u dërguar në emergjencë, i njëjti ka vdekur. Rasti vazhdon të hetohet”, njofton raporti policor.

Në Gjakovë, po më 30 nëntor, rreth orës 17:10, është raportuar se një viktimë mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në rrugë. Ai është dërguar menjëherë në spital, por ka ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i është dorëzuar familjarëve për ceremonitë mortore.

Një mëngjes i mirë dhe i lumtur

0

Shumë njerëz kanë probleme me përqendrimin në mëngjes, gjë që ekspertët e lidhin me një gjendje të njohur si “inercia e gjumit”.

Psikologia Rachel Goldman shpjegon për Parade se është “një gjendje e përgjumur në të cilën truri është ende duke u përshtatur me kalimin nga gjumi në zgjim, gjë që ngadalëson përpunimin dhe e bën të vështirë përqendrimin”.

Kjo gjendje mund të ndikojë gjatë gjithë ditës, duke shkaktuar vështirësi në marrjen e vendimeve dhe ndjesi të çorganizuar dhe të çorientuar.

Terapistja Joelle Moray thekson se ekziston një zakon që mund të përmirësojë fokusin në mëngjes dhe ai fillon me një rutinë të thjeshtë të mbrëmjes.

“Një rutinë e mbrëmjes, e cila përfshin aktivitete qetësuese si përgatitja e ushqimit ose e rrobave për ditën tjetër, mund të ndihmojë në krijimin e një rutine të qëndrueshme mëngjesi”, shpjegon Moray.

Kjo redukton stresin dhe mundëson një fillim më të mirë të ditës.

Psikologia Raquel Martin thekson rëndësinë e reduktimit të përdorimit të ekranit para gjumit.

“Shmangni lëvizjen nëpër mediat sociale ndërsa jeni në shtrat dhe zbehni ekranin një orë para gjumit”, thotë ajo.

Aksident në aksin Lezhë-Laç, dy makina përplasen, njëra shpërthen në flakë

0

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Lezhë- Laç. Dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën në kryqëzimin e Rrilës, ku nga goditja njëra prej tyre ka shpërthyer në flakë.

Fatmirësisht personat që ishin në automjetin që u përfshi nga flakët arritën të dilnin në kohë. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëherë për të shuar flakët.

Nga raportimet e para bëhet me dije se drejtuesit e mjeteve kanë marrë lëndime dhe janë dërguar në spitalin e Lezhës. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhen e rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti.

Ekspertja e sigurisë: Mund të priten eskalime të reja në Kosovë

0

Ekspertja e fushës së sigurisë dhe informacionit, njëherit vëzhguese e gjendjes në Ballkanin Perëndimor, Ivana Stradner ka reaguar pas shpërthimit në kanalin e Ibër-Lepencit.

Stradner në një postim në “X” i ka vënë fajin presidentit serb Aleksandar Vuçiq, duke thënë se shumë shpejt mund të priten eskalime të reja në Kosovë.

“Ka pasur protesta pothuajse çdo ditë në Serbi që nga shembja e çatisë që shkaktoi vdekjen e disa personave. Vuçiq ka probleme serioze të brendshme dhe shumë shpejt mund të priten eskalime të reja në Kosovë, gjë që është një taktikë tipike e Vuçiqit për të shpërqendruar Perëndimin dhe për të ushtruar më shumë presion brenda vendit”, ka deklaruar Stradner.

Analistja amerikane ka shtuar se Vuçiq do ta përdorë përsëri strategjinë e “eskalimit për të de-eskaluar” dhe do të pozicionohet si një shtyllë stabiliteti, duke shantazhuar Perëndimin duke u thënë se, nëse nuk duan që kriza të përshkallëzohet më tej, duhet ta mbështesin atë.

“Megjithatë, kjo është loja e tij e vjetër dhe Brukseli dhe Uashingtoni tashmë e njohin këtë skenar të mërzitshëm. Ka thashetheme se Vuçiq mund të shpallë gjendje të jashtëzakonshme për të luftuar kaosin brenda vendit. Nuk dihet nëse kjo do të ndodhë, por ata tashmë po krijojnë panik duke përmendur “skenarin rumun” dhe një “revolucion të ri me ngjyra” – tipike për regjimin populist të Vuçiqit”, ka thënë Stradner.

Stradner ka theksuar se për të shkaktuar panik në publik, Vuçiq gjithashtu po gënjen njerëzit për një luftë bërthamore dhe strehimore.

“Ndërkohë, Rusia tashmë po bën propagandë në media se Kurti po përgatit një konflikt të ri në Kosovë para inaugurimit të Trumpit. Ne tashmë e dimë se si funksionon regjimi i Vuçiqit, prandaj përgatituni për të njëjtën lojë të vjetër në Ballkan”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se të shtunën, autoritetet kosovare kanë arrestuar tetë të dyshuar dhe kanë konfiskuar armatim, përfshirë eksploziv, pas një operacioni të gjerë në veri në lidhje me një shpërthim në kanalin e Ibër-Lepencit në këtë pjesë të Kosovës.

Shpërthimi mbrëmjen e së premtes i shkaktoi dëme të konsiderueshme kanalit të ujit të Ibër-Lepencit në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut, duke i nxitur autoritetet kosovare ta akuzojnë Serbinë për sulm “kriminal dhe terrorist” ndaj infrastrukturës jetike të vendit.

Serbia i ka mohuar akuzat e autoriteteve kosovare. Sulmi është dënuar nga bashkësia ndërkombëtare, e cila ka kërkuar që përgjegjësit të sillen para drejtësisë.

Bashkimi Evropian e cilësoi si sulm “terrorist” si dhe akt “sabotues” shpërthimin ndaj kanalit të Ibër-Lepencit.

Vijojnë reshjet e borës në juglindje të Shqipërisë

0

Vijojnë reshjet e borës në juglindje të Shqipërisë, ku ka rreth 2 cm dëborë në qytet ndërsa në zonat e tjera trashësia arrin deri në 15 cm.

Deri më tani, në fshatin turistik të Dardhës trashësia e borës ka arritur rreth 15 cm. Qarkullimi në këtë segment bëhet me goma dimërore.

Sa ju përket akseve nacionale Korçë-Ersekë dhe Korçë-Kapshticë, trashësia e dëborës ka arritur në 10 cm, ndërsa në fshatin e Voskopojës deri në 15 cm.

Aktualisht nuk raportohen probleme në qarkullimin e mjeteve, po punohet në të gjitha segmentet për pastrimin e tyre megjithatë drejtuesit duhet të kenë kujdes. /Top Channel

Policia shqiptoi 546 gjoba trafiku brenda 24 orëve

0

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 546 gjoba në trafik.

Sipas raportit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 23 aksidente kanë qenë me lëndime e 37 me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe, policia njofton se janë arrestuar 14 persona, ndërkaq 12 të tjerë janë dërguar në mbajtje.