spot_img
E shtunë, 4 Prill, 2026
02:52
Home Blog Page 1821

Arrestohen tre persona, dyshohen për dhunë në familje

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë raportuar tri raste të dhunës në familje që kanë ndodhur në Obiliq, Fushë Kosovë dhe Suharekë.

Policia ka bërë të ditur se në  Obiliq i dyshuari shtetas i huaj derisa ka qenë në ndikim të alkoolit  dyshohet se ka përdorur dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes.

Sipas policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor. Kurse, me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Në Fushë Kosovë është policia ka arrestuar të dyshuarin, pasi që kishte kanosur me jetë viktimën femër kosovare me të cilën kishte bashkëjetuar një kohë. Sipas policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Edhe në Suharekë, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare.

Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Maqedonci pas sulmit në Zubin Potok: FSK-ja po e kryen detyrën e saj me përgjegjësi

0

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar se FSK-ja është angazhuar në patrullim dhe sigurim të pikave kyçe të infrastrukturës kritike të Kosovës, për t`i mbrojtur ato nga çfarëdo rreziku dhe nga çdo forcë armiqësore ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Ministri Maqedonci ka theksuar këto detyra për FSK-në kanë adhur nga vendimet e marra në takimin e fundit të Këshillit të Sigurisë, për angazhimin e Forcës në mbështetje të autoriteteve civile.

Sipas tij, këto detyra FSK i kryen bazuar në misionin që ka dhe për t’i dal në ndihmë Policisë së Kosovës.

Maqedonci ka theksuar se njësitë e FSK-së patrullojnë në pika kyçe të infrastrukturës kritike fizike në Kosovë, kryesisht në pendat e liqejve dhe përgjatë kanalet të Ibër-Lepencit për t’i mbrojtur nga sulmet eventuale, raporton RTK.

Ai ka thënë se njësitet patrullojnë natën dhe ditën dhe janë ne krye te detyrës.

Sipas tij, institucionet e sigurisë e Republikës së Kosovës, janë në koordinim të plotë dhe të vazhdueshëm për t’iu përgjigjur nevojave të mbrojtjes së shtetit dhe qytetarëve, si dhe sfidave të ambientit të sigurisë.

Reshje shiu dhe bore sot në Kosovë

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu dhe bore.

“Në fushat termike parashihen rritje të lehta në të dy vlerat ekstreme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s.

“Kisha pasur dëshirë diçka tjetër me bo me Leon, jo masazh tajlandez”

0

Lela ka folur me Drilonin dhe me Sarën për hatërmbetjen e Leos.

“Unë po e kuptoj Leon, por nuk është kanë masazh romantik, nuk është kanë në kontekst romantik. Ju nuk e keni idenë sa kam vujtë unë qatu. Ma para kisha pas qejf me bë diçka tjetër me Leon se një masazh tajlandez”, tha Lela.

“The Mirror”: Britanikët po vizitojnë Shqipërinë edhe në dimër

0

Mediumi i madh britanik “The Mirror” i është rikthyer sërish shkrimeve për turizmin në Shqipëri.

Këtë herë është marrë me turizmin dimëror, ku ka përzgjedhur disa prej vendeve shumë atraktive.

Artikull shkruesja Christine Younan thotë se Shqipëria i ka të gjitha, përfshirë fluturimet vajtje-ardhje për vetëm 24 funte, të cilës është e vështirë t’i thuash jo.

Ndërsa moti në Britaninë e Madhe është i ftohtë, mendimi për pushimet e ardhshme mund të jetë joshës.

Sigurisht, ne të gjithë po ëndërrojmë për diell dhe rërë – por ajo që mund t’i largojë njerëzit nga udhëtimet janë çmimet e larta.

Një faqe e TikTok-ut, e njohur si @travel.cove me mijëra ndjekës, tha se mund të rezervoni pushimet më të mira edhe nëse keni një buxhet të limituar.

Në video, faqja zbulon Shqipërinë si vendin ideal për të udhëtuar – pasi turistët britanikë mund të përfitojnë nga fluturimet vajtje-ardhje për 24 funte dhe nga hotelet që kushtojnë vetëm 32 funta për natë.

Por, kjo nuk është e gjitha – pasi shpenzimet atje janë gjithashtu të lira, me 1,90 funte ju mund të konsumoni një krikëll birrë dhe një vakt me vetëm 8 funte.

Sipas “Skycanner” ju mund të bëni fluturime të lira dhe akomodoheni në hotele me çmime të përballueshme.

Nëse planifikoni të udhëtoni në dhjetor, fluturimi kushton vetëm 30 funte me hotele me katër yje të disponueshme për 25 funte.

Ndërkohë, ekspertët e udhëtimeve mendojnë se koha më e mirë për të udhëtuar në Shqipëri është nga prilli deri në fillim të qershorit – ku moti është i shkëlqyer për ecje dhe çiklizëm.

Por, ju ende mund ta vizitoni midis dhjetorit dhe shkurtit pasi mund t’i shpëtoni turmave të vizitorëve. Destinacioni më popullor në Shqipëri është Tirana, kryeqyteti i cili njihet për restorantet dhe baret e shumta.

Ju do të paguani 2-5 dollarë për një pjatë në një restorant lokal ose tezgë ushqimi në rrugë, ndërsa ngrënia në një restorant i nivelit të mesëm mund të kushtojë midis 5-15 dollarë.

Nëse ju pëlqen një vakt pak më i shijshëm, ai mund të kushtojë më shumë se 20 dollarë.

Në përgjithësi, kur bëhet fjalë për pije, kafeja kushton më pak se 1 euro, dhe një krikëll birrë vendase rreth 2 dollarë.

Padyshim që, varet nga vendi ku shkoni – pasi diku tjetër këto mund të jenë edhe më lirë.

Vlen të kujtojmë se monedha zyrtare e Shqipërisë është Leku, por shumica e bankave, supermarketeve dhe hoteleve pranojnë karta krediti dhe debiti.
“Albania Tour Guides” sugjeron se vendi nuk është i shtrenjtë për t’u vizituar në krahasim me destinacionet e tjera evropiane.

Shqipëria është një perlë e fshehur e Evropës e cila krenohet me plazhet e bukura dhe malet mbresëlënëse.

Shqipëria ka plazhe mahnitëse dhe Saranda është një qytet i bukur bregdetar për t’u vizituar falë afërsisë me Ksamilin, një nga plazhet më të mira të rajonit.

Ndërkohë, Mali i Dajtit është një tjetër vend i mrekullueshëm për adhuruesit e natyrës – i cili ndodhet jashtë Tiranës. Ju mund të udhëtoni me një buxhet të kufizuar dhe të shijoni diellin e nevojshëm.

Trump propozon për shef të ri të FBI-së, njeriun që urren gazetarët

0

Presidenti i zgjedhur Donald Trump thotë se do të emërojë Kash Patel për të shërbyer si drejtor i FBI-së, duke u kthyer në një aleat të ashpër për të përmbysur agjencinë kryesore të zbatimit të ligjit të Amerikës dhe për të çliruar qeverinë nga “komplotistët” e perceptuar.

Asociated Press shkruan se kjo është bomba më e fundit që Trump ka hedhur në  Uashington dhe është një provë se sa larg do të shkojnë republikanët e Senatit në konfirmimin e kandidatëve të tij.

Përzgjedhja është në përputhje me pikëpamjen e Trump se agjencitë e zbatimit të ligjit dhe inteligjencës të qeverisë, kërkojnë një transformim rrënjësor dhe dëshirën e tij të deklaruar për ndëshkim kundër kundërshtarëve të supozuar.

Patel “luajti një rol kyç në zbulimin e mashtrimit të Rusisë, duke qëndruar si një avokat për të vërtetën, përgjegjshmërinë dhe Kushtetutën”, shkroi Trump të shtunën mbrëma në një postim në mediat sociale.

Me këtë emërim, drejtori aktual i FBI-së, Christopher Wray ose duhet të japë dorëheqjen ose të shkarkohet pasi Trump të marrë detyrën më 20 janar.

Wray ishte emëruar më parë nga Trump dhe filloi mandatin 10-vjeçar – një kohëzgjatje që synonte të izolonte agjencinë nga ndikimi politik i ndryshimeve administratave – në vitin 2017, pasi Trump shkarkoi paraardhësin e tij, James Comey.

Vendimi krijon atë që ka të ngjarë të jetë një betejë shpërthyese konfirmimi në Senat jo shumë kohë pasi zgjedhja e parë e Trump për të udhëhequr Departamentin e Drejtësisë, Matt Gaetz, tërhoqi nominimin e tij mes një shqyrtimi intensiv mbi akuzat për trafikim seksual.

Patel është një figurë më pak e njohur, por emërimi i tij ende pritet të shkaktoj valë reagimesh.

Ai ka përqafuar retorikën e Trumpit për një “shtet të thellë”, ku bëri thirrje për një “pastrim gjithëpërfshirës të shtëpive” të punonjësve të qeverisë që nuk janë besnikë ndaj Trump dhe iu është referuar gazetarëve si tradhtarë, duke premtuar se do të përpiqet të ndjekë penalisht disa reporterë.

Zbulohet rezervuari më i madh i ujit në Univers

0

Astronomët kanë zbuluar një rezervuar të madh kozmik uji që zvogëlon përmbajtjen e ujit të Tokës me 140 trilion herë.

Kjo hapësirë kolosale ujore, e vendosur mbi 12 miliardë vite dritë larg, rrethon një kuazar të largët dhe sfidon të kuptuarit tonë për përhapjen e ujit në universin e hershëm.

Identifikimi i këtij rezervuari masiv të ujit shënon një moment historik të rëndësishëm në eksplorimin tonë të kozmosit.

Matt Bradford, shkencëtar në Laboratorin Jet Propulsion të NASA-s, thekson veçantinë e këtij zbulimi.

“Mjedisi rreth këtij kuazari po prodhon një masë të paparë uji”.

Ky zbulim jo vetëm që tregon përhapjen e ujit në të gjithë universin, por gjithashtu ofron njohuri për praninë e tij gjatë foshnjërisë së universit.

Kuazari në fjalë, i emërtuar APM 08279+5255, është një central elektrik kozmik i drejtuar nga një vrimë e zezë e madhe.

Ky gjigant qiellor, me një masë 20 miliardë herë më të madhe se dielli ynë, gjeneron energji të barabartë me një mijë trilion diej.

Shkalla e madhe e këtij motori kozmik krijon kushte të favorshme për formimin dhe mirëmbajtjen e sasive të mëdha të avullit të ujit.

Ndërsa avulli i ujit nuk është i pazakontë në galaktikën tonë të Rrugës së Qumështit, sasia e zbuluar në këtë kuazar të largët është mahnitëse.

Ai e tejkalon përmbajtjen e avullit të ujit të galaktikës sonë me një faktor prej 4000, pasi shumica e ujit të Rrugës së Qumështit ekziston në formë të ngrirë.

Kjo pabarazi nxjerr në pah natyrën e jashtëzakonshme të mjedisit të kuazarit dhe implikimet e tij të mundshme për të kuptuarit tonë të evolucionit kozmik.

Trajneri i Las Palmas tregon recetën e fitores ndaj Barcelonës

0

Las Palmas shkaktoi befasinë pasditen e së shtunës duke arritur që të fitojë me rezultat 2-1 në udhëtim ndaj Barcelonës.

Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i mysafirëve, Diego Martinez, u pyet për ‘sekretin’ që fshihet mbrapa këtij triumfi të ekipit të tij.

Martinez tha se ai i studion gjithmonë rivalët e tij para se të ndeshet me ta dhe kjo sipas tij ndonjëherë funksionon dhe ndonjëherë jo.

“Unë i studioj të gjithë rivalët e mi, por në disa raste, përkundër se i studioj shumë mirë, për çfarëdo arsye, gjërat nuk funksionojnë. Në çdo rast, nuk varet vetëm nga ju suksesi por edhe nga suksesi i rivalit tuaj. Gjëja e parë që të jesh në gjendje të marrësh pikë këtu, ju duhet të besoni, kjo është gjëja më e rëndësishme”, ka thënë Martinez.

“Ne luajtëm shpejt, me tranzicion të mirë, ishim më vertikal dhe i shfrytëzuam këto hapësira. Nuk kishte pothuajse asnjë duel ajror, kështu që nuk mendoj se ishte direkt. A do të doja të kisha më shumë topin, po, por kur e kishim, mua më pëlqeu se çfarë kemi bërë”, përfundoi ai.

Kjo fitore bëri që Las Palmas të ngjitet në pozitën e 14-të në tabelën e La Ligas, teksa në anën tjetër e rihapi garën për titull mes Barcelonës dhe Real Madridit.

Agim Bahtiri akuzon rëndë Ramush Haradinaj: Turp për ty, kjo është tradhti ndaj Kosovës

0

Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, i ka reaguar ashpër kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Kjo akuzë e rëndë erdhi pasi mbrëmë Haradinaj fajësoi Qeverinë për ngjarjet e fundit në atë pjesë duke vlerësuar se janë pasojë e politikave të gabuara të Qeverisë.

Postimi i plotë:

Turp për ty, Ramush Haradinaj!

Në një kohë kur Kosova po përballet me sulme të hapura nga strukturat kriminale serbe, ti zgjedh të sulmosh Qeverinë dhe jo ata që po minojnë sovranitetin e vendit tonë!

Ndërsa 15 kg eksploziv kërcënojnë jetët e qytetarëve tanë, ti tallesh dhe i quan filma! Kjo është tradhëti ndaj Kosovës dhe sakrificës së mijëra dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë tonë, por edhe tradhëti ndaj vetës tënde, dhe ndaj luftës së shenjtë që ka bërë familja juaj.

Ne nuk do të lejojmë rikthimin e Milan Radojçiqëve dhe as lojërat tua politike për të favorizuar kriminelët serbë! Kosova është e shqiptarëve, e lirë dhe sovrane! Nëse ti zgjedh të shërbesh interesa të huaja, ne nuk do të heshtim, por do të sakrifikojmë deri edhe në fëmijën në djep por nuk do t’ia falim Veriun askujt. Mjaft është mjaft!

Ku është më e shtrenjtë për të blerë banesë apo shtëpi në Evropë?

0

Çmimet e banesave në BE u rritën me 48% midis 2010 dhe 2023, ndërsa kostot e banesave, duke përfshirë pagesën për shërbimet komunale u rritën në qiell në disa shtete anëtare, sipas raportit të fundit për strehimin në Evropë nga Eurostat.

Njerëzit në Irlandë luftuan me kostot më të larta të strehimit, përfshirë ujin, energjinë elektrike dhe gazin, në vitin 2023, që ishte dyfishi i mesatares së BE-së, sipas Eurostat.

Vendi i dytë më i shtrenjtë ishte Luksemburgu (86% mbi mesataren e BE-së) i ndjekur nga Danimarka (80% më lart) vitin e kaluar.

Ndërkohë, njerëzit në Bullgari dhe Poloni kishin strehimin më të lirë në bllok, me kosto nën mesataren e BE-së përkatësisht me 61% dhe 56%.

Duke parë evolucionin e çmimeve, Eurostat vëren se midis 2010 dhe 2023, kostot e strehimit në Irlandë shkuan nga 17% mbi mesataren e BE-së në 101%, duke e dyfishuar përfundimisht atë.

Kostot u rritën në 17 shtete anëtare gjatë së njëjtës periudhë dhe ranë në 9, duke përfshirë Greqinë, Qipron dhe Spanjën. Kostot e strehimit mbetën të pandryshuara në Poloni.

Ndërsa krizat e banesave po rrënojnë vende të ndryshme në Evropë , duke përfshirë Irlandën, Portugalinë dhe Spanjën, tendenca e rritjes së çmimeve të pronave u ndal paksa vitin e kaluar, kur çmimet evropiane të banesave u ulën lehtë me 0.3% mesatarisht.

Megjithatë, vështrimi më i gjerë tregon se në total, çmimet e banesave u rritën mesatarisht me 48% ndërmjet viteve 2010 dhe 2023 në bllok, me rritjen më të madhe të regjistruar në Estoni (+209%), Hungari (+191%) dhe Lituani. (+154%). Çmimet e pronave janë ulur vetëm në dy shtete anëtare (megjithatë nuk ka të dhëna nga Greqia) në Itali dhe Qipro respektivisht me -8% dhe -2%.

Ndërkohë, kostot e qirave janë rritur në mënyrë të vazhdueshme, me një total prej 22% në periudhën 2010-2023 me pothuajse të gjitha vendet anëtare që shënojnë rritje, përveç Greqisë. Për krahasim, inflacioni i përgjithshëm në BE për të njëjtën periudhë rezultoi në 36%.

Megjithatë, kishte vende ku çmimet e qirave rriteshin shumë përtej mesatares. Në Estoni, ku u regjistruan rritja më e madhe e çmimit të qirasë, kostoja u rrit me +211%, në Lituani pati një kërcim prej +169%, dhe qiratë në Irlandë u dyfishuan në të njëjtën periudhë.

Një shtëpi apo një banesë?
Në BE në vitin 2023, më shumë se gjysma e popullsisë jetonte në një shtëpi, me pothuajse 48% që banonin në një apartament dhe një përqindje e vogël prej 0.6% kishte zgjedhur një lloj akomodimi alternativ, si varkat e shtëpisë dhe furgonat.

Megjithëse zgjedhja midis një shtëpie ose një apartamenti mund të përcaktohet kryesisht nga nëse shtëpia është në qytet apo në fshat, për krahasimin e përgjithshëm të vendit, Irlanda ishte në krye me shumë, me 90% të popullsisë që jetonte në një shtëpi.

Vendi me shtëpitë e dyta më së shumti ishte Holanda (79%), ndërsa Belgjika dhe Kroacia (të dyja 77%) ndanë vendin e tretë.

Ndërkohë, Spanja kishte përqindjen më të lartë të banesave (66%), e ndjekur nga Letonia (65%, të dhënat e 2021), Malta (63%) dhe Gjermania (61%).

Ku investuan njerëzit më shumë në prona?
Njerëzit në Qipro investuan ekuivalentin e 8.6% të PBB-së së vendit në prona vitin e kaluar, sipas Eurostat. Në Itali, kjo normë ishte 7%, pak më shumë se në Gjermani (6.9%) dhe Francë (6.4%).

Norma më e ulët u regjistrua në Poloni (2.2% e PBB-së) dhe Greqi (2.3%).

Investimi mesatar në strehim në BE ishte 5.8% e PBB-së në vitin 2023, afërsisht një trilion euro.