spot_img
E shtunë, 4 Prill, 2026
02:56
Home Blog Page 1825

Ndryshojeni disponimin me ushqime

0

Ka disa ushqime që pavarësisht sesa shumë dhe shpesh i hamë, gjithmonë do të na pëlqejnë, sidomos kur na ndihmojnë edhe të përmirësojmë gjendjen tonë të humorit.

Shkenca ka vërtetuar se ka shumë ushqime që na bëjnë të lumtur.

Po u sjellim disa prej tyre:

Avokado – Ky frut ka shumë tirozinë, një prekursor që ndihmon trupin të prodhojë dopaminë, hormonin e kënaqësisë. Avokadot përmbajnë edhe shumë acide folike e vitamina D, që ulin nivelin e homocisteinës te femrat shtatzënë, duke ulur rrjedhimisht edhe ankthin apo depresionin.

Çokollata – Çokollata e zezë është lidhur me uljen e hormoneve të stresit, si kortizoli, si dhe uljen e tensionit. Kjo është vërtetuar nga dy studime amerikane, që kanë treguar se 40 gramë në ditë çokollatë e zezë ul stresin si te meshkujt, ashtu edhe te femrat.

Spinaqi – Është i pasur me antioksidantë që janë thelbësorë për luftën kundër ankthit dhe stresit. Magnezi dhe zinku i tij janë shumë efikasë në luftën kundër depresionit.

Orizi – Karbohidratet janë shumë të mira për prodhimin e serotoninës, një stabilizues që lidhet me nivele të ulta depresioni.

KFOR-i dënon sulmin ndaj infrastrukturës së ujit në Zubin Potok

0

KFOR-i ka reaguar pas sulmit të mbrëmshëm në kanalin e Ibër-Lepencit, duke thënë se e dënon ashpër dhe shtoi se është e rëndësishme që të faktet të vërtetohen dhe që ata që e kryen sulmin të mbahen përgjegjës.

“Misioni i NATO-s, KFOR, dënon ashpër sulmin në tubacionin e ujit të Zubin Potokut, i cili pati një ndikim të rëndë në furnizimin me ujë dhe energji elektrike në veri të Kosovës. Është e rëndësishme që të vërtetohen faktet dhe që autorët të mbahen përgjegjës dhe të sillen para drejtësisë”, ka thënë KFOR-i.

Tutje, KFOR-i tha se ka ofruar siguri në vend dhe zonat përreth dhe se ka ndihmuar edhe në asgjësimin logjistik të mjeteve shpërthyese dhe mbështetje për institucionet e Kosovës.

“Personeli i KFOR-it që nga mbrëmë ka ofruar siguri në tubacionin e ujit dhe në zonat përreth; për më tepër, KFOR-i ka ofruar të sigurojë asgjësimin logjistik të mjeteve shpërthyese dhe mbështetje inxhinierike për institucionet në Kosovë”.

Ndërkohë, KFOR-i përsërit se vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

Nimani: Qeveria e Kosovës nënshkruan tenderë sekretë prej 1.7 milionë eurosh në Ditën e Flamurit Kombëtar

0

Artan Nimani, nga Forumi Intelektual E30, përmes profilit të tij në “Facebook”, ka kritikuar institucionet qeveritare në Kosovë, se në Ditën e Flamurit Kombëtar kanë nënshkruar tenderë sekretë me një vlerë totale prej mbi 1.7 milion euro.

“Në Ditën e Flamurit Kombëtar, institucionet qeveritare në Kosovë nënshkruan tenderë sekretë me një vlerë totale prej mbi 1.7 milion euro, duke e kthyer një ditë simbol të unitetit në shembull të mungesës së transparencës dhe abuzimit me fondet publike”, ka shkruar Nimani.

Tutje, ai ka thënë se, një datë e shenjtë për shqiptarët, ku nderohen sakrificat dhe përpjekjet për liri dhe pavarësi, disa institucione publike në Kosovë kanë nënshkruar tenderë sekretë me një vlerë totale prej 1,776,664.64 euro.

“Në vend që kjo ditë të simbolizonte unitet dhe respekt për interesin publik, ajo është shfrytëzuar nga qeveria dhe institucionet vartëse për praktika të dyshimta dhe mungesë të thellë transparence”, ka shkruar mes tjerash ai.

Reagimi i plotë:

MË 28 NËNTOR, QEVERIA SHËNON DITËN ME TENDERË SEKRETË

Në Ditën e Flamurit Kombëtar, institucionet qeveritare në Kosovë nënshkruan tenderë sekretë me një vlerë totale prej mbi 1.7 milion euro, duke e kthyer një ditë simbol të unitetit në shembull të mungesës së transparencës dhe abuzimit me fondet publike. Një datë e shenjtë për shqiptarët, ku nderohen sakrificat dhe përpjekjet për liri dhe pavarësi, disa institucione publike në Kosovë kanë nënshkruar tenderë sekretë me një vlerë totale prej 1,776,664.64 euro. Në vend që kjo ditë të simbolizonte unitet dhe respekt për interesin publik, ajo është shfrytëzuar nga qeveria dhe institucionet vartëse për praktika të dyshimta dhe mungesë të thellë transparence.

Nga dokumentet e siguruara nga platforma eProkurimi, del në pah se disa tenderë janë nënshkruar më 28 nëntor, duke përdorur procedurën e negociuar pa publikimin e njoftimit të kontratës – një mekanizëm i njohur si “tender sekret”.

Ja disa nga  shifrat që përbëjnë këtë skandal financiar (ka edhe tjera):

Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror:1,200,000.00 euro

Ministria e Punëve të Brendshme:218,746.50 euro

Ministria e Infrastrukturës:288,418.14 euro

Agjencia Qendrore e Prokurimit:8,500.00 euro

Madhësia e abuzimit është e qartë: një shumë kaq e madhe parash është angazhuar përmes procedurave të dyshimta pikërisht në një ditë kur vëmendja e qytetarëve është e përqendruar te festa kombëtare. Në vend që të përfaqësojë ndershmëri dhe përkushtim ndaj publikut, qeveria dhe institucionet vartëse kanë zgjedhur ta shfrytëzojnë këtë moment për të miratuar kontrata pa transparencë.

Procedura e negociuar pa publikimin e njoftimit të kontratës justifikohet vetëm në rrethana emergjente dhe të jashtëzakonshme. Por në këtë rast, nuk ka asnjë arsye të dukshme që të justifikojë përdorimin e kësaj praktike në një ditë simbolike si 28 Nëntori. Për më tepër, ky veprim dëmton thellësisht integritetin institucional dhe vlerat që duhet të mbrojë një qeveri në shërbim të qytetarëve të saj.

Ky rast tregon edhe një herë kapjen e institucioneve nga grupe të ngushta interesi që veprojnë për përfitime personale dhe klienteliste. Nga agjencitë e pavarura deri te ministritë dhe komunat lokale, të gjitha këto njësi duket se ndjekin të njëjtën logjikë të shpërdorimit të fondeve publike në kurriz të qytetarëve. Kjo praktikë jo vetëm që vë në dyshim integritetin e institucioneve, por edhe minon besimin e qytetarëve në sistemin shtetëror.

Për një vend që synon forcimin e demokracisë dhe zhvillimin ekonomik, këto veprime janë pengesa të mëdha. Nëse fondet publike vazhdojnë të shpërdorohen me këtë ritëm dhe me këtë mungesë llogaridhënieje, qytetarët do të vazhdojnë të ndihen të tradhtuar dhe të zhgënjyer.

Flamuri kombëtar shqiptar, i cili valëvitet me krenari në këtë ditë historike, simbolizon sakrificat dhe aspiratat për një të ardhme të ndritur. Megjithatë, nën hijen e tij, qeveria dhe institucionet vartëse kanë zgjedhur të kryejnë veprime që shkelin integritetin dhe moralin e shoqërisë. Shifrat e tenderëve sekretë, të nënshkruar në mënyrë të fshehtë dhe në kundërshtim me frymën e transparencës, janë një akt tradhtie ndaj besimit të qytetarëve dhe sakrificave të atyre që luftuan për këtë flamur.

Në dritën e këtyre zhvillimeve, kërkohet një hetim i menjëhershëm dhe i plotë nga institucionet përkatëse, përfshirë Prokurorinë.

Prof. Dr. Artan Nimani
Forumi Intelektual E30

Rama: Sabotimi i infrastrukturës kritike në Kosovë, akt kriminal i rëndë

0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar për shpërthimin e mbrëmshëm në Zubin Potok, në Veri të Kosovës.

Ai këtë akt e ka vlerësuar si krim të rëndë, i cili jo vetëm që cenon jetën e qytetarëve të Kosovës, por godet procesin e normalizimit të marrëdhënieve në rajonin tonë, ku të gjitha shtetet janë të përfshira në rrugën e integrimit në BE.

Rama, përmes platformës “X”, ka shkruar se ky akt kriminal duhet zbardhur e ndëshkuar sa më parë me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë.

“Ndërkohë Bashkimi Evropian duhet të heqë menjëherë sanksionet e mbetura ndaj Kosovës dhe të riangazhohet në një format të ri dialogu për normalizim mes Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Rama.

Tutje, ai vlerëson se formati ekzistues ka dështuar të prodhojë rezultatet e dëshiruara dhe është koha që çështjet e dialogut të kalojnë përmes marrëdhënieve bilaterale të BE-së me Kosovën apo Serbinë, si dy shtete njësoj të pavarura prej njëra-tjetrës.

Rama më tej shtoi se fati evropian i secilit shtet s’mund të varet nga dëshirat a mosdëshirat e shtetit tjetër; ashtu sikundër fati evropian i krejt rajonit s’mund të varet nga mosnjohja e Kosovës nga Serbia apo 5 shtete anëtare të BE-së.

(VIDEO) Limaj kujton lirimin e tij nga Gjykata e Hagës para 19 vjetësh

0

Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka kujtuar sot lirimin e tij nga Gjykata e Hagës para 19 vitesh. Në një video të publikuar në profilin e tij, Limaj ka rikthyer momentin kur atij i është kumtuar nga Gjykata Hagës se lirohet nga të gjitha pikat e aktakuzës.

“Sot bëhen 19 vite nga lirimi im nga Haga, nga ai proces përmes të cilit bota e mbarë e kuptoi historinë e tërë të popullit të Kosovës, që ishte ngritur në këmbë për t’i dhënë krah luftës sonë të drejtë për liri e çlirim, kundër një okupatori e agresori historikisht shtypës e famkeq, siç ishte Serbia”, ka shkruar Limaj.

Ai ka thënë se më e madhe se pesha e lirimit, ishte fitorja e parë e kauzës kombëtare para syve të botës, përmes drejtësisë kombëtare.

“Më e madhe së sa pesha e lirimit tim, ishte fitorja e parë e kauzës sonë kombëtare para syve të botës, përmes drejtësisë ndërkombëtare.

Ndjehem krenar qe ky proces përveç se ka mbetur fitorja e parë e drejtësisë, është aktgjykim i cili po mbetet bazament në dëshminë e pastërtisë së luftës së drejtë në çdo betejë, andaj pres sa më parë kthimin e bashkëluftëtarëve tanë nga Hagë, dhe shënimin përfundimtar të fitores së luftës së drejtë të UÇK’së për çlirim e liri”, ka përfunduar Limaj.

Lajçak: Përgjegjësit për dëmtimin e kanalit të Ibër-Lepencit në Veri duhet të mbajnë përgjegjësi

0

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka reaguar pas incidentit të ndodhur të premten në Zubin Potok ku është dëmtuar kanali i ujit të Ibër-Lepencit nga një shpërthim me mjet eksploziv.

Lajçak ka thënë se ndanë të njëjtin qëndrim me shefin e Zyrës së BE-së në Prishtinë dhe ka thënë se ata që janë përgjegjës për sabotimin e infrastrukturës së rëndësishme të Kosovës duhet të mbajnë përgjegjësi.

“Pajtohem plotësisht me shefin e Zyrës së BE-së. Ata që janë përgjegjës për sabotimin e infrastrukturës kritike të Kosovës duhet të mbajnë përgjegjësi”, ka shkruar Lajçak.

Kurti: Institucionet e Kosovës riparuan dëmin në Ibër-Lepenc në kohë rekord

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në reagimin e sotëm, pas shpërthimit në kanalin e ujit Ibër-Lepenc, në Zubin Potok, ka thënë se atje po bëhet një punë e jashtëzakonshme dhe përgatitje e lartë e institucioneve tona, të cilat në kohë rekord sanuan në masë të madhe dëmin e shkaktuar atje.

Kurti, në një postim në Facebook, ka thënë se ky sulm veçse shfaqi frymën e fuqishme të bashkëpunimit, kontributit e angazhimit të institucioneve tona.

“Punë e jashtëzakonshme dhe përgatitje e lartë e institucioneve tona të cilat në kohë rekord sanuan në masë të madhe dëmin e shkaktuar në Ibër Lepenc. Çfarëdo sfide e tejkalojmë bashkë, e edhe ky sulm veçse shfaqi frymën e fuqishme të bashkëpunimit, kontributit e angazhimit të institucioneve tona”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Reuters: Kosova rrit sigurinë pas shpërthimit që kërcënoi furnizimin me energji elektrike

0

Agjencia e njohur e lajmeve “Reuters” ka raportuar për sulmin në kanalin e ujit në Zubin Potok, që ndodhi mbrëmë.

Raportimin e ka filluar me përpjekjet për të siguruar furnizimin me ujë dhe energji elektrike, që u rrezikuan pas këtij sulmi, si dhe rritjen e sigurisë.

Sulmi është cilësuar si akt terrorist, e për këtë autoritetet kanë drejtuar gishtin kah Serbia.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriç, ka mohuar përfshirjen e Beogradit në këtë sulm, duke i cilësuar si “akuza të pabaza”, madje ka akuzuar Kryeministrin Albin Kurti për përfshirje, pa asnjë provë.

Janë përmendur edhe masat shtesë që janë marrë nga Këshilli i Sigurisë së Republikës së Kosovës, për të forcuar sigurinë rreth objekteve dhe shërbimeve kritike si ura, trafostacione, antena, liqene, kanale etj.

Damaged canal in northern Kosovo supplying water to two coal-fired power plants, in Varage

Për Reuters ka folur edh eish-Drejtori i KEK, Arben Gjukaj, i cili ka thënë se ndërprerja e ujit në atë lokacion do të ndikojë edhe në prodhimin e energjisë.

“Ata që e bënë këtë sulm nuk janë thjesht kriminelë të zakonshëm, kjo bëhet nga një strukturë e mirëorganizuar që e di shumë mirë se ndërprerja e ujit në atë lokacion do të ndikojë gjithashtu në prodhimin e energjisë,” ka deklaruar Gjukaj, duke shtuar “Situata është shumë kritike”.

Kryeministri Albin Kurti iu drejtua qytetarëve përmes një konference për media në orët e vona.

Për këtë sulm, ai drejtoi gishtin nga Serbia.

“Sonte u desh të mblidhemi në këtë orë të vonë këtu në Kryeministri, për të informuar opinionin publik mbi sulmet e fundit të rënda, kriminale, terroriste e dashakeqe që po vijojnë të na vijnë, ne besojmë nga fqinji ynë verior, agresiv e armiqësor”, deklaroi Kurti.

Ai përmendi sulmet e fundit me granata dore në stacionin policor në Zveçan dhe hedhjen e mjetit shpërthyes afër Komunës së Zveçanit.

Kurti tha se një pjesë e kanalit të Ibër Lepencit është dëmtuar nga ky shpërthim dhe se furnizimi me ujë është ndërprerë përkohësisht.

“Ky është sulm kriminal dhe terrorist i cili ka synuar që ta dëmtojë infrastrukturën tonë kritike, mbase edhe më të rëndësishmen që kemi, dhe padyshim që ishte tentativë e rrezikimit të furnizimit me energji elektrike dhe ujë në vendin tonë”, shtoi Kurti.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të jenë të qetë dhe të ndjekin në vazhdimësi udhëzimet e njoftimet nga institucionet e Republikës së Kosovës

“Për bindjen tonë të fuqishme nuk mund të ketë adresë tjetër për përgjegjësinë dhe fajësinë, për organizimin dhe orkestrimin e këtij sulmi përveçse Beogradit zyrtar dhe strukturat e tyre kriminale të cilat me në krye Millan Radojçiqin, mbështeten nga institucionet serbe, dhe nga presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq. Ai u ndalua për t’u liruar dhe tash është i lirë në Serbi dhe dirigjon me elementet paramilitare e kriminale atje, kriminelët e paqes e kriminelët e luftës që e urrejnë Republikën tonë dhe popullin tonë mbarë”, tha Kurti.

Ai falënderoi partnerët ndërkombëtarë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian për mbështetjen ndaj vendit, teksa paralajmëroi takim me Komandantin e KFOR’it dhe mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë së Republikës së Kosovës.

“Le të jemi bashkë me institucionet e shtetit, me policinë tonë, me organet tona zyrtare të cilat do të na njoftojnë në kohë reale për gjithçka. Këta kriminelë e terroristë nuk do të na mposhtin neve kurrë, sepse fuqia e ligjit të drejtë në Republikën demokratike të Kosovës do të ngadhënjejë sërish”, tha Kurti.

Për shpërthimin, reagoi edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ajo tha se partnerët ndërkombëtar të sigurisë menjëherë kanë ofruar ndihmën e tyre edhe për sanimin e dëmit të shkaktuar dhe për furnizim me ujë e po ashtu “për hetim të ketij akti kundër shtetit e qytetarëve tanë”.

“I ftoj qytetarët të vazhdojnë të tregojnë qetësi e maturi derisa institucionet tona po merren me hetimin e rastit dhe sanimin e dëmit me profesionalizmin më të lartë. Përveç institucioneve tona, partnerët tanë ndërkombëtar të sigurisë menjëherë kanë ofruar ndihmën e tyre edhe për sanimin e dëmit të shkaktuar dhe për furnizim me ujë e po ashtu për hetim të ketij akti kundër shtetit e qytetarëve tanë”, shkroi Osmani.

Rruga Brezovicë – Prevallë, me kushte të vështira për kalim

0

Pas reshjeve të dendura të borës, rruga Brezovicë – Prevallë është vështirë e kalueshme.

Bëhet thirrje që automjetet të mos lëvizin pa pajisje dimërore.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë këtij vikendi parashihen reshje të dendura të shiut dhe borës dhe si pasojë e kësaj në shumë vende të ulëta dhe në qytete me infrastrukturë të dobët parashihen vërshime të shpejta.

Begaj bën thirrje për hetim, e quan ngjarjen e mbrëmshme akt sabotues

0

Presidenti Bajram Begaj zhvilloi një bisedë telefonike me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani ku dënoi ashpër aktet terroriste me lëndë eksplozive mbi Kanalin e Ibër-Lepenic që synojnë shkatërrimin e infrastrukturës kritike të Kosovës e cenon sigurinë kombëtare të Kosovës.

Begaj ka shprehu mbështetjen e Kosovës dhe ka kërkuar hetimin e këtij akti sabotues.

“Mbështet fuqishëm të gjitha përpjekjet e Republikës së Kosovës për përballimin e situatës dhe hetimin e ndëshkimin e plotë të këtij akti sabotues e terrorist”, thuhet në njoftimin e presidencës.