spot_img
E shtunë, 4 Prill, 2026
04:45
Home Blog Page 1826

Promovohet libri mbi viktimat e Luftës II Botërore pa dallim kombësie e feje

0

Qendra për Hapje dhe Dialog në bashkëpunim me Akademinë e Studimeve Shqiptare dhe UET Press promovuan librin “Të rënët e Luftës II Botërore pa dallim kombësie, feje, krahine, ideje”, që vjen për lexuesin në kujdesin e profesoreshë Nevila Nika, drejtuese e Akademisë së Studimeve Shqiptare dhe historianëve Florian Çullhaj, Marenglen Kasmi, Çelo Hoxha dhe Hasan Bello.

Ky botim i historianëve, në 80-vjetorin e Çlirimit të atdheut nga forcat nazi-fashiste, hedh dritë mbi fakte të qëmtuara deri në thellësi, për t’u lënë gjeneratave të ardhshme një dokument që flet mbi luftën e popullit shqiptar ndaj pushtuesve.

Në aktivitetin e organizuar në COD, në kryeministri, mori pjesë edhe Kryeministri Edi Rama i cili përshëndeti aktivitetin, duke kujtuar se fakte të tilla dhe kërkimet historike i japin historisë një përmasë përtej atyre fakteve që kemi trashëguar nga një tjetër regjim.

Libri eksploron historinë e kohës së luftës në Shqipëri përmes një perspektive më të gjerë, duke ndërlidhur të gjitha të dhënat e disponueshme.

Shkalla e humbjeve njerëzore numëron 29,179 individë të rënë, viktima të luftës në role të ndryshme, që tregojnë koston e thellë njerëzore të luftës. /atsh

E ardhmja e paqartë e De Bruyne, Londra, SHBA apo Arabia?

0

Premier League mund të humbasë një nga yjet e saj në fund të sezonit 2024/2025 dhe është Pep Guardiola ai që do të vuante.

Që nga viti 2015, Kevin De Bruyne ka bërë mrekulli për Manchester Cityn me asistimet e tij, por edhe me fuqinë e tij goditëse, veçanërisht në goditjet e lira.

Pika qendrore e vërtetë e mesfushorit, që ndoshta do të luajë sezonin e tij të fundit në Angli në moshën 33-vjeçare.

Në fund të kontratës së tij në qershor 2025 dhe duke pësuar një sërë dëmtimesh që nga fundi i vitit 2023, performanca e belgut ka rënë dhe mund ta inkurajojë atë të largohet nga ekipi londinez edhe nëse ende nuk është marrë ndonjë vendim.

E ardhmja e Kevin De Bruyne mbetet krejtësisht e paqartë, sepse disa opsione janë në tryezën e lojtarit me propozimin e Manchester Cityt për një zgjatje dhe një oferte nga MLS.

Oferta kanë mbërritur nga Arabia Saudite nga Al-Nassr dhe Al-Ahli.

Al-Hilal mbetet vigjilent për këtë çështje edhe nëse prioriteti i tyre është Mohamed Salah.

Pjesa tjetër e karrierës do të vendoset nga vetë lojtari, i cili mund t’i bashkohet Cristiano Ronaldos në Arabinë Saudite për një kërcim të fundit.

Rohde dënon sulmin në Zubin Potok, kërkon hetim të plotë

0

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka dënuar fuqishëm sulmin në kanalit e ujit në Zubin Potok.

Ai ka shpërndarë postimi e Shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, teksa ka bërë thirrje për hetim të plotë dhe vënien e autorëve para drejtësisë. Ka shtuar se Gjermania është e gatshme të mbështes autoritetet e Kosovës.

“Dënoj fuqishëm sulmin në kanalin e ujit në Zubin Potok që prek komunitetet në mbarë Kosovën. U bëjmë jehonë thirrjeve për hetim të plotë dhe vënien e autorëve para drejtësisë. Gjermania është e gatshme të mbështesë autoritetet kosovare”, ka shkruar Rohde në platformën “X”.

Zelensky kërkon anëtarësimin në NATO me kufijtë e njohur ndërkombëtarisht

0

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka thënë se anëtarësimi në NATO duhet të bazohet në kufijtë e Ukrainës të njohur ndërkombëtarisht.

Duke folur për Sky News, Zelenskyy paraqiti argumentet e tij për t’u bashkuar me aleancën ushtarake transatlantike, duke argumentuar se vendi i tij nuk mund t’i njihte ligjërisht territoret e pushtuara ukrainase si ruse, sepse do të ishte në kundërshtim me kushtetutën.

“Ju nuk mund t’i bëni një ftesë vetëm një pjese të një vendi. Pse? Sepse ju do të pranonit se ai territor është pjesë e Ukrainës dhe tjetra është Rusia. Pra ligjërisht, me ligj ne nuk kemi të drejtë të njohim territorin e pushtuar si territorin e Rusisë dhe këtu, ne nuk duhet të bëjmë asnjë gabim”, tha ai.

Zelenskyy tha se bashkimi me NATO-n do të ndihmonte në mënyrë efektive dhe të shpejtë në de-përshkallëzimin e konfliktit duke lejuar vendin e tij dhe Rusinë të negociojnë diplomatikisht për kthimin e zonave nën kontrollin e Kremlinit.

Anëtarësimi i mundshëm i Ukrainës në NATO ka zemëruar Kremlinin dhe është një nga arsyet kryesore pas pushtimit rus.

Udhëheqësi rus Vladimir Putin ka kritikuar vazhdimisht zgjerimin e NATO-s, duke e quajtur atë një shkelje të sigurisë ruse.

Por pushtimi i Ukrainës bëri që Suedia dhe Finlanda, të dyja vende historikisht të paangazhuara, të aplikojnë për t’u bashkuar me aleancën.

Finlanda u bashkua me NATO-n në fillim të vitit 2023 dhe Suedia një vit më vonë.

 

Qeveria jep detaje nga mbledhja e Këshillit të Sigurisë

0

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, nën udhëheqjen e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u mbajt një mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurisë së Republikës së Kosovës.

Kjo mbledhje u thirr pas sulmit të tretë në 72 orët e fundit, që këtë herë ka shënjestruar infrastrukturën kritike të vendit – sistemin e furnizimit me ujë dhe prodhimin e energjisë elektrike.

“Indikacionet e para sugjerojnë se ky sulm i radhës është orkestruar nga shteti serb, i cili ka kapacitete për një sulm të këtillë kriminal e terrorist. Elemente të organizatave terroriste “Mbrojtja Civile” e “Brigada Veriore” dhe kryekrimineli Millan Radoiçiq nën dirigjimin e Presidentit dhe Qeverisë së Serbisë planifikojnë e ushtrohen në Serbi për sulme të këtilla profesioniste. U vu në pah edhe ndërlidhja e gjasshme me sulmet e Rusisë agresore në Ukrainë mbi kapacitetet energjetike gjatë kësaj jave duke lënë mbi një milion amvisëri ukrainase pa energji elektrike pikërisht në prag të dimrit”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Gjatë mbledhjes, anëtarët e Këshillit diskutuan masat emergjente që janë marrë dhe po ndërmerren për të zbutur pasojat e sulmit dhe për të garantuar sigurinë e infrastrukturës kritike në vend.

Qeveria ka thënë se janë ndërmarrë hapa konkretë për të rikthyer situatën në normalitet duke siguruar qytetarët se furnizimi me ujë dhe energji elektrike do të rregullohet sa më shpejt.

“Për më tepër, Këshilli i Sigurisë ka aprovuar masa shtesë për të forcuar sigurinë rreth objekteve dhe shërbimeve kritike si ura, trafostacione, antena, liqene, kanale etj. Policia e Kosovës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës do të aktivizohen në terren për këtë qëllim. Po ashtu është intensifikuar bashkëpunimin ndërinstitucional dhe ai ndërkombëtar për të parandaluar sulme të ngjashme në të ardhmen”.

“Shteti ynë është i vendosur dhe i përgatitur për t’i mbrojtur qytetarët e tij dhe infrastrukturën kritike. Ne nuk do të tolerojmë akte të tilla që synojnë destabilizimin e Kosovës dhe kërcënojnë paqen dhe funksionimin demokratik. Situata po vihet nën kontroll drejt rikthimit në normalitet. Kërkojmë nga të gjithë faktorët ndërkombëtarë që ta dënojnë këtë sulm që na shkaktoi dëmtime të mëdha”, citohet të ketë thënë në mbledhje kryeministri Kurti.

Moti i vranët me reshje shiu e bore, rrezik për vërshime në disa zona

0

Mbi vendin tonë sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu dhe bore. Gjatë ditës do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-9m/s.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1 deri në 3 gradë Celsius.

“Vikendi parashihet me reshje të dendura të shiut dhe borës. Kjo situatë vije si pasojë e masave të lagështa të ajrit me origjinë jugore. Në shumë vende të ulëta dhe në qytete me infrastrukturë të dobët parashihen vërshime të shpejta”, njofton IHMK.

Rizvanolli: Nuk pritet të ketë telashe me furnizimin me energji

0

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se është siguruar furnizimi i rregullt me energji elektrike për vendin dhe ngrohje qendrore për qytetarët e Prishtinës, pas shpërthimit të mbrëmshëm në Zubin Potok, ku si pasojë u dëmtua kanali i ujit i Ibër Lepencit.

Rizvanolli tha se janë vendosur gjashtë tuba të përkohshëm me kapacitet të mjaftueshëm për të siguruar ujë për ftohjen e termocentralit “Kosova B” dhe se presin që të mos cënohet furnizimi me energji elektrike.

“Në të njëjtën kohë, jemi koordinuar me Korporatën Energjetike të Shqipërisë për të siguruar energji shtesë për të evituar reduktime eventuale”, ka shkruar Rizvanolli.

Ajo e ka cilësuar këtë si akt terrorist, që tha se ka ndikur edhe tek furnizimi me ujë.

Sipas saj, në Prishtinë furnizimi me ujë do të kompensohet nga Badovci dhe Batllava, furnizimi në Fushë Kosovë, Drenas dhe rajonin e Mitrovicës do të sigurohet përmes autobotëve, duke nisur nga mëngjesi i sotëm.

“Qytetarët inkurajohen të ndjekin njoftimet e Kompanive Rajonale të Ujësjellësit për informata të sakta.Faleminderit Ibër Lepencit, Policisë së Kosovës dhe KEK-ut për reagimin e shpejtë, si dhe AME-së dhe KRU-ve, të cilët kanë vënë në dispozicion të gjitha autobotët dhe kapacitetet e nevojshme njerëzore për një zgjidhje emergjente”, ka shkruar Rizvanolli.

Ngjarjet në veri, presidentja anulon vizitën në Brunei

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas sulmeve terroriste në infrastrukturën jetike të Republikës së Kosovës, ka anuluar vizitën shtetërore në Brunei.

Ajo ishte paraparë të udhëtonte sot në mëngjes për Brunei.

“Në një bisedë telefonike të zhvilluar sot, Presidentja Osmani e ka njoftuar Madhërinë e Tij Sulltan Haxhi Hassanal Bolkiah, me zhvillimet aktuale të sigurisë në vend dhe janë dakorduar që vizitën e paraparë ta realizojë në një të ardhme të afërt dhe në një kohë të përshtatshme për të dy palët”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Sipas njoftimit, ky vendim u mor pas shqyrtimit të kujdesshëm të situatës në zhvillim të sigurisë dhe nevojës për t’u koordinuar me të gjitha institucionet në vend në mënyrë që të garantohet siguria e të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Policia nis aksionin në veri pas sulmit të mbrëmshëm

0

Aksion i forcave të Policisë së Kosovës është duke u zhvilluar në disa shtëpi të fshatit Varage të Zubin Potokut.

Lajmin për kp e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Po, është duke u zhvilluar aktivitet i bastisjes nga ana e policisë dhe tani për tani nuk mund të them asgjë më shumë”, ka thënë shkurt Elshani.

Nuk dihet nëse nga ky aksion është arrestuar ndonjë person ose është gjetur armatim.

Aksioni po zhvillohet pas shpërthimit të mbrëmshëm në fshatin Varagë të komunës së Zubin Potokut dhe ka dëmtuar kanalin e ujit të Ibër-Lepencit.

Kurti shfryn mllefin në opozitën, analistët e mediat

0

Doli për të folur rreth sulmit në veri të vendit, por kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zgjodhi të merret me akuza ndaj opozitës, analistëve dhe disa mediave.

Dy të parët i akuzoi se nuk po ia donë të mirën Kosovën e për disa media tha se ato janë rreshtuar drejtë luftës hibride që po bëhet ndaj qeverisë.

Në lidhje me sulmin ai ka akuzuar Serbinë.

Ka paralajmëruar mbajtjen e Këshillit Kombëtar të Sigurisë dhe takimit me komandantin e KFOR-it.

Kurti gjithashtu ka thënë se vendi gjendet para një situate të vështirë pasi nga e shtuna shumë pjesë të vendit do të mund të mbesin pa energji, ndërsa Prishtina do mbetet pa ngrohje dhe një pjesë pa ujë të pijshëm.

Ai ka thënë se dëmi është i madh dhe duhet kohë për tu sanuar.