spot_img
E shtunë, 4 Prill, 2026
06:21
Home Blog Page 1827

Osmani: Bandat serbe kanë humbur betejën me institucionet e Kosovës

0

Presidentja Osmani ka reaguar për sulmin e sontëm në veri të vendit.

Ajo ka deklaruar se bandat serbe atje kanë humbur secilën betejë me institucionet e Kosovës dhe do ta humbin sërish.

“Mbrojtja e kushtetutshmërisë e ligjshmërisë në çdo cep të vendit dhe lufta e pa kompromis ndaj ketyre elementeve kriminale janë jetike. I ftoj qytetarët të vazhdojnë të tregojnë qetësi e maturi derisa institucionet tona po merren me hetimin e rastit dhe sanimin e dëmit me profesionalizmin më të lartë. Përveç institucioneve tona, partnerët tanë ndërkombëtar të sigurisë menjëherë kanë ofruar ndihmën e tyre edhe për sanimin e dëmit të shkaktuar dhe për furnizim me ujë e po ashtu për hetim të ketij akti kundër shtetit e qytetarëve tanë”, thuhet në reagim.

Reagon ashpër ambasadori amerikan

0

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffry Hovenier ka reaguar për shpërthimin në Zubin-Potok.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara dënojnë fuqishëm sulmin e 29 nëntorit në infrastrukturën kritike në Kosovë.

Përmes rrjetit social ‘X’, ambasadori Hovenier bëri të ditur se do të mbështesim një hetim gjithëpërfshirës dhe i kemi ofruar mbështetjen tonë të plotë Qeverisë së Kosovës për të siguruar që personat përgjegjës për këtë sulm kriminal të identifikohen dhe të mbahen përgjegjës.

“Ne gjithashtu dënojmë sulmet e fundit me granata në stacionin policor të Zveçanit më 26 nëntor dhe në ndërtesën e komunës së Zveçanit më 29 nëntor. Këto veprime të dhunshme nuk kanë vend në një shoqëri demokratike dhe ata që janë përgjegjës për këto sulme kriminale kundër autoriteteve legjitime të Republikës. Kosova duhet të mbajë përgjegjësi”, ka shkruar Hovenier.

Ai tha se SHBA-ja do të vazhdojë të solidarizohet me popullin dhe Qeverinë e Kosovës përballë sulmeve të tilla kriminale.

Ekskluzive: Kosova nga e shtuna mund të hyj në kolaps të plotë energjetik e kryeqyteti me një problem të madh

0

Nëse brenda një periudhe të shkurtë kohore nuk gjendet një zgjidhje për të furnizuar me ujë Termocentralin Kosova B, Kosova rrezikon të hyj në një situatë të vështirë të furnizimit me energji.

Burime brenda Korporatës Energjetike të Kosovës kanë sqaruar se dy blloqet e këtij termocentrali që prodhojnë rreth 1 mijë megavat energji elektrike, furnizohen me ujë nga Ibër-Lepenci.

“Këto blloqe mund të funksionojnë pa furnizim me ujë vetëm 8 deri në 10 orë dhe nëse deri në atë kohë nuk gjendet ndonjë zgjidhje, blloqet duhet të ndalen së funksionuari”, ka thënë ky burim për Storm.

Ndërprerja e tyre nuk do sillte vetëm mungesë të energjisë, por edhe një telashe të madhe për kryeqytetin.

Kjo për faktin se avulli që prodhohet nga këto termocentrale, furnizon ngrohtoren e kryeqytetit Termokos dhe me këtë rast qytetarët duhet të mendojnë një zgjidhje tjetër, ose Termokosi duhet të blejë mazut.

Shpërthim i fuqishëm në Zubin Potok, Zeqiri jep detajet

0

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në fshatin Varagë të Zubin Potokut, ku si pasojë është dëmtuar kanali i ujit të Ibër-Lepencit.

Kjo është konfirmuar në “Politiko” nga kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri.

“Nuk ka dëme në njerëz. Në një shtëpi ka dëme materiale. Është dëmtuar kanali i Ibër Lepencit i cili e përcjell ujin në dy zonat nga komunat Mitrovicë e deri te Obiliqi atje”, ka thënë Zeqiri.

Zeqiri ka theksuar se shpërthimi ka shkaktuar dëme të mëdha materiale.

“Është bo një shpërthim bukur i forte dhe dëmtimet janë shumë të mëdha”, ka thënë Zeqiri.

Pas shpërthimit reagon KEK-u

0

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se pas shpërthimit në gypin e Ibër Lepencit, është në komunikim të vazhdueshëm me të gjithë akterët relevantë, përfshirë Iber-Lepencin, Njësinë për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike, Ministrinë e Ekonomisë, organet e rendit dhe autoritetet tjera të përfshira.

KEK përmes njoftimit për medie, bën të ditur se deri më tani nuk ka informacion të saktë lidhur me detajet e ngjarjes dhe shpreson për sanimit e shpejtë të gjendjes.

Alkooli ua humb busullën banorëve

0

Konsumimi i tepërt i pijeve alkoolike ka filluar të jap efektet e tij të para negative brenda shtëpisë së Big Brother.

Këtë të premte produksioni publikoi një klip, ku shihen dy nga banoret në gjendje të rënduar shëndetësore.

Xheneta qau në denesë pa e pasur fare idenë se pse po e bënte.

E në anën tjetër, Lejla kishte marramendje, për çka ju deshtë banorëve që ta dërgonin tek vendi i caktuar, ku ajo por edhe Xheneta u deshtë të kontrolloheshin nga ekipi mjekësor.

Shpërthimet në Veri, Haradinaj kërkon bashkëpunim më të ngushtë mes organeve të sigurisë dhe KFOR-it

0

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar për shpërthimin në Zubin Potok. Ai kërkon që Institucionet e sigurisë të punojnë ngushtë me KFOR-in dhe prezencën amerikane.

Haradinaj në një postim në ‘Facebook’ ka shkruar se shpërthimet në veri të vendit janë si rrjedhojë e mungesës e qasjes pro-aktive të Qeverisë dhe Lëvizjes Vetëvendosje në këtë pjesë të Kosovës.

Shpërthimi i sotshëm në Ibër si edhe shpërthimi i mëparshëm në Zubin Potok manifeston mungesën e qasjes pro-aktive të Qeverisë së Kosovës dhe është pasojë e një politike krejt të gabuar të Qeverisë dhe Lëvizjes Vetëvendosje në këtë pjesë të Kosovës. Institucionet e sigurisë të punojnë ngushtë me KFOR dhe prezencën amerikane”, ka shkruar Haradinaj

Sipas tij, naiviteti dhe mosnjohuria me esencën e problemit nga ana e zyrtarëve politikë të qeverisë po rrezikon infrastrukturën strategjike të Kosovës.

Konsumatorët ankohen për rritje çmimesh, kërkohet kontroll më i madh në treg

0

Çmimet e produkteve të konsumit, krahasuar me vitin e kaluar, kanë shënuar sërish rritje. Qytetarët janë ankuar se çmimet janë të larta, teksa janë shprehur se po presin që të njëjtat të bien gjatë festave të fundvitit. Ndërsa njohës të ekonomisë kërkojnë që të ketë më shumë kontrolle në treg, në mënyrë që të mos abuzohet me çmimet.

Çmimet e produkteve ushqimore, qytetarëve po u duken të larta. Si rrjedhojë, një pjesë e konsumatorëve thonë se zakonisht presin që gjatë festave t`i mbushin shportat ushqimore, për shkak të zbritjeve.

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës flasin për rritje të çmimeve të konsumit gjatë muajit tetor, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Për 11.3% janë rritur çmimet e kafesë dhe të çajit, për 6.2% të ujit mineral e lëngjeve, për 3.7% çmimet e qumështit, djathit dhe të vezëve, ndërsa për 3.1% ato të mishit.

Lulzim Beqiri, njohës i ekonomisë thotë se institucionet duhet të fokusohen në mbikëqyrjen e çmimeve në treg.

Për të diskutuar rreth Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut dhe Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit, të martën u mblodh Komisioni Parlamentar për Ekonomi. Mbledhja dështoi, në mungesë të kuorumit.

Shpërthim në veri, ndërpritet furnizimi me ujë

0

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në fshatin Varagë të Zubin Potokut, ku si pasojë është dëmtuar kanali i ujit të Ibër-Lepencit.

Kjo u konfirmua nga zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, në një përgjigje për KosovaPress.

“Po, është dëgjuar një shpërthim në kanalin e ujit dhe ekipet policore janë duke punuar që sa më shpejtë ta ndriçojnë rastin”, citohet të ketë thënë ai.

Poashtu në raportim bëhet e ditur se uji ka nisur të rrjedhë nga kanali në mënyrë të pakontrolluar.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka bërë të ditur se është ndërprerë furnizimi me ujë të pijes, për shkak të dëmtimit të një pjese të kanalit të Ibër Lepencit.

Në një njoftim në Facebook, KRUM shton se nga ky kanal furnizohen me ujë të pa përpunuar.

“Prandaj, ju lusim që të siguroni rezerva të ujit të pijes. Për çdo zhvillim të ri ne do u mbajmë të informuar”, thuhet në njoftim.

 

Mila ia huq sërish

0

Opinionisti Milaim Zeka akuzoi Xuxin se ai kishte rënë shuplakë Kevinit.

Fillimisht insistoi se kjo ka ndodhur, por kur sqarimi erdhi nga Alaudini që e gjithë videoja e ngjarjes u transmetua pa asnjë ndërhyrje dhe aty nuk kishte asnjë veprim të tillë, Mila u zbraps.

Nga akuza tha se tani po e mbështet vetëm deklaratën e Kevinit.