spot_img
E shtunë, 4 Prill, 2026
08:11
Home Blog Page 1828

Alban Zogaj i LDK-së e shkel me dy këmbë ligjin

0

Ende pa filluar zyrtarisht fushata për zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit 2025, partitë politikë i kanë mveshur mëngët për të nxitur votuesit.

Por ka të tillë që veçse kanë nisur shkeljen e rregullave edhe me thellë se që janë duke bërë deri më tani.

Nga fushatat nëpër shtëpitë e kulturës, restorantet e odat, tashmë kanë nisur ti shqetësojnë qytetarët edhe në rrjetet e tyre sociale.

Kjo i ka ndodhur një qytetari, të cilit i ka ardhur një kërkesë për mbështetjen e nënkryetarit të Prishtinës, Alban Zogaj, i cili garon për deputet me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Përshëndetje, Ne jemi ekipi i Nënkryetarit Zogaj. Nënkryetari ka kandiduar për Deputet të Kuvendit të Kosovës. Ju ftojmë ta mbështesim me votën tuaj! Së bashku, mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për Kosovën! #BehuNdryshimi #PërKosovën”, shkruhej në mesazhin dërguar qytetarit, të cilin e ka nisur tek Storm.

Sipas Rregullore zgjedhore nr. 07/2024 për fushatën e zgjedhjeve, monitorimin e fushatës së zgjedhjeve dhe deklarimin financiar, përcaktohet që fushata e zgjedhjeve fillon tridhjetë (30) ditë para ditës së zgjedhjeve dhe përfundon me hapjen e qendrave të votimit në ditën e zgjedhjeve në orën 07:00.

Periudha e fushatës zgjedhore për partitë politike dhe kandidatët e certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit, do të fillojë zyrtarisht më 11 janar, 2025.

Forconi kujtesen e largoni stresin

0

Njerëzit po bëhen gjithnjë e më harraqë, qoftë nga ritmi kaotik i ditës, qoftë edhe nga ushqyerja jo e shëndetshme.

Ne harrojmë, në shumicën e kohës gjëra dhe sende të përditshmërisë.

Harrojmë ku kemi lënë telefonin ndonëse e kemi në dorë.

Harrojmë ku i kemi syzet ndonëse i kemi në ballë.

Harrojmë çelësat, portofolin, karikuesin, e ka raste më dramatike kur njerëzit harrojnë edhe fëmijët, në makinë e në shtëpi.

Diçka e tillë bëhet frustruese, sidomos kur duhet të kapim afate në punë e në përditshmëri.

Zakonisht momente të tilla mjegullimi të trurit ndodhin në mëngjes dhe darkë dhe shkaktojnë jo pak stress, acarim nervash dhe ankth.

Dhe ja si një problem i vogël në dukje shumohet si një virus në tru.

Dikur mendohej se humbja e sendeve të përditshmërisë ose harresa e tyre ishte një problem i njerëzve që vuajnë nga ‘Çrregullimi i Vëmendjes’ që prek jo pak fëmijë e të rinj.

Por jo, kjo na prek të gjithëve tashmë.

Si të shmangni stresin e mëngjesit kur ju mjegullohet kujtesa

Rregulli i artë i ekspertëve është që të shmangni rrëmujën në shtëpi.

Sigurohuni që çdo gjë të ketë vendin e vet dhe kështu do e keni më të lehtë të gjeni sendet tuaja.

Mos i lëshoni sendet tuaja personale ‘kuturu’ në shtëpi.

Dokumentet duhet të kenë vendin e vet, çelësat gjithashtu.

Sa më i rregullt të jetë mjedisi i shtëpisë aq më të lehtë do ta keni t’i gjeni sendet tuaja.

Ekspertët paralajmërojnë se rrëmuja me ankthin janë të lidhura si benzina me zjarrin.

Për pasojë, sa më të rregullt të jeni në sistemimin e sendeve tuaja të përditshmërisë, aq me më pak ankth dhe stres do ta nisni ditën.

Nëse ju mungon koha, zgjidhni fundjavën që të vendosni rregull në shtëpi.

E mira e të mirave është që çdo mbrëmje të përgatisni veshjet, këpucët, çantën, çelësat e çdo gjë tjetër që ju duhet dhe t’i lini gati për të nesërmen.

Kështu do të jeni më të organizuar dhe do të dilni nga shtëpia më të çliruar nga barra e stërmundimshme e ankthit të mëngjesit.

Broja vazhdon rikuperimin me sukses

0

Armando Broja ka luajtur sfidën e dytë si titullar te Everton U-21.

Sulmuesi i Kombëtares i ka dhënë sinjalet e duhura trajnerit të ekipit të parë, pasi u aktivizua për 70 minuta kundër Notingam U-21.

Ishte pikërisht çfarë pritej në sfidën e sotme, që filloi në orën 16:00 mes dy skuadrave.

Trajneri Shon Dajç kishte zbuluar më parë do monitoroheshin minutat e Brojës sot.

Kështu tashmë ekziston mundësia që Broja të jetë një alternativë për Everton në sfidën që do të luajnë kundër Mançester Junajtid.

Kjo transfertë do të luhet ditën e diel prej orës 14:30.

Arabia Saudite tërhiqet nga ndjekja e traktatit të mbrojtjes së SHBA-së për të bllokuar Izraelin

0

Arabia Saudite ka braktisur ndjekjen e saj për një traktat ambicioz të mbrojtjes me Uashingtonin në këmbim të normalizimit të marrëdhënieve me Izraelin dhe tani po shtyn për një marrëveshje më modeste bashkëpunimi ushtarak, thanë për Reuters dy zyrtarë sauditë dhe katër perëndimorë.

Në përpjekje për të arritur një traktat të gjerë sigurie të ndërsjellë mbi linjën në fillim të këtij viti, Riadi zbuti pozicionin e tij ndaj shtetësisë palestineze, duke i thënë Uashingtonit se një angazhim publik nga Izraeli për një zgjidhje me dy shtete mund të mjaftonte që mbretëria e Gjirit të normalizohej marrëdhëniet.

Por me zemërimin e publikut në Arabinë Saudite dhe në Lindjen e Mesme më gjerë në ethet për veprimet ushtarake të Izraelit në Gaza, Princi i Kurorës Mohammed bin Salman e ka kushtëzuar përsëri njohjen e Izraelit me marrjen e hapave konkretë për të krijuar një shtet palestinez, dy sauditë dhe tre perëndimor, thanë burimet.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, është ende i etur për të siguruar normalizimin me fuqinë saudite si një moment historik dhe një shenjë e pranimit më të gjerë në botën arabe, thanë diplomatët perëndimorë.

Por ai përballet me kundërshtime dërrmuese në vend për çdo lëshim për palestinezët pas sulmeve të Hamasit të 7 tetorit dhe e di se çdo gjest në drejtim të shtetësisë do të thyente koalicionin e tij qeverisës, thanë ata.

Me të dy udhëheqësit të prangosur për momentin nga bazat e tyre të pushtetit vendas, Riadi dhe Uashingtoni shpresojnë se një pakt më modest i mbrojtjes mund të vuloset përpara se Presidenti Joe Biden të largohet nga Shtëpia e Bardhë në janar, thanë burimet.

Një traktat i plotë SHBA-Saudite do të duhej të kalonte në Senatin e SHBA me dy të tretat e shumicës – dhe kjo do të ishte jo-nisëse nëse Riadi nuk e njeh Izraelin, thanë gjashtë burimet.

Pakti që po diskutohet tani do të përfshijë zgjerimin e stërvitjeve dhe stërvitjeve të përbashkëta ushtarake për të adresuar kërcënimet rajonale, kryesisht nga Irani. Ai do të nxiste partneritetet midis firmave të mbrojtjes amerikane dhe saudite, me masa mbrojtëse për të parandaluar bashkëpunimin me Kinën, thanë burimet.

Marrëveshja do të nxiste investimet saudite në teknologjitë e avancuara, veçanërisht në mbrojtjen me dron. SHBA do të rrisë praninë e saj në Riad përmes trajnimit, logjistikës dhe mbështetjes së sigurisë kibernetike, dhe mund të vendosë një batalion raketash Patriot për të përmirësuar mbrojtjen raketore dhe parandalimin e integruar.

Por nuk do të ishte një lloj traktati detyrues i mbrojtjes reciproke që do t’i detyronte forcat amerikane të mbronin eksportuesin më të madh të naftës në botë në rast sulmi të huaj.

“Arabia Saudite do të marrë një marrëveshje sigurie që do të lejojë më shumë bashkëpunim ushtarak dhe shitje të armëve amerikane, por jo një traktat të mbrojtjes të ngjashëm me atë të Japonisë apo Koresë së Jugut siç u kërkua fillimisht,” tha Abdelaziz al-Sagher, kreu i Institutit të Kërkimeve të Gjirit think-tank në Arabinë Saudite.

Ukraina: Rusia humb mbi 2 mijë trupa brenda 24 orësh

0

Rusia ka humbur mbi 2,000 trupa në 24 orët e fundit, duke arritur kështu në shifrën më të lartë të humbjeve ditore, ka thënë ushtria ukrainase.

Në këtë periudhë u shkatërruar edhe mbi 300 armë dhe pajisje ushtarake, tha Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura në komunikatën ditore.

Kjo shifër, sipas “The Telegraph”, nuk ka mundur të verifikohet në mënyrë të pavarur dhe humbjet në fushëbeteja është vështirë të maten. Kjo e fundit e tejkalon shifrën e mëparshme prej 1,950 humbjesh nga pala ruse, shifër kjo e regjistruar nga Ukraina më 12 nëntor.

Ky lajm vjen në kohën kur Rusia po vazhdon të sulmojë Ukrainën në lindje, duke lansuar mbi 100 sulme në pjesët më strategjike në Pokrovsk dhe Kurakhove.

Ukraina planifikon të kërkojë ftesë për anëtarësim në NATO javën e ardhshme

0

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, ka nxitur homologët e tij në NATO për t’i bërë ftesë vendit të tij gjatë takimit të javës së ardhshme në Bruksel për anëtarësim në aleancën ushtarake perëndimore, sipas përmbajtjes së një letre që e ka parë agjencia e lajmeve Reuters të premten.

Letra është pjesë e një nisme të re të Kievit për të siguruar ftesën që t’i bashkohet NATO-s, pjesë e “planit të fitores” të shpalosur muajin e kaluar nga Presidenti Volodymyr Zelensky për t’i dhënë fund luftës së shkaktuar nga sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës në vitin 2022.

Ukraina thotë se e kupton që nuk mund të anëtarësohet në NATO deri në përfundim të luftës, por një ftesë për këtë vend do t’i tregonte Presidentit rus Vladimir Putin se njëri prej synimeve kryesore të tij – për ta parandaluar anëtarësimin e Kievit në NATO – nuk do të mund të përmbushet.

NATO-ja ka deklaruar se Ukraina do të anëtarësohet në aleancë dhe se është në një rrugë “të pakthyeshme” drejt anëtarësimit. Por aleanca nuk i ka bërë ftesë zyrtare Ukrainës e as nuk ka përcaktuar ndonjë afat kohor.

Diplomatët e NATO-s thonë se nuk ka konsensus nga vendet anëtare të aleancës për ta ftuar Ukrainën në këtë fazë. Për një vendim të tillë duhet pajtueshmëria e të gjitha 32 shteteve anëtare të NATO-s.

Por Ministri Sybiha argumentoi në letrën, e shkruar në gjuhën angleze, se kjo është koha e duhur për ta bërë ftesën.

“Besojmë që ftesa duhet të bëhet në këtë fazë”, shkroi ai.

“Ajo do të ishte përgjigjja adekuate që Aleatët do t’i jepnin përshkallëzimit të vazhdueshëm të luftës që po bën Rusia, prova e fundit e së cilës është përfshirja e dhjetëra mijëra trupave të Koresë së Veriut dhe përdorimi i Ukrainës si vend ku po i teston armët e saj të reja”, shtoi ministri Sybiha.

“Ju nxis ta mbështesni vendimin për ta ftuar Ukrainën që t’i bashkohet Aleancës si njërin prej rezultateve të Takimit të Ministrave të Jashtëm të NATO-s që do të mbahet më 3-4 dhjetor, 2024”, shkroi ai.

Kurti: Tenderi për ndërtimin e objekteve të banimit të përballueshëm është hapur sot

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se është hapur tenderi për banim të përballueshëm në komunat, Pejë, Istog, Gjilan dhe Podujevë.

Kurti ka njoftuar se shumë shpejt do të procedohet edhe me nëntë komuna të tjera.

“Ta bësh Kosovën të jetueshme do të thotë ta bësh Kosovën të banueshme. Këtë e bën projekti ynë i Banimit të Përballueshëm, që siç e kemi premtuar edhe do ta realizojmë. Për të kemi punuar nga fillimi i mandatit: -Në prill të vitit 2021 formuam komitetin këshillues për studimin e fizibilitetit; -Në shkurt 2022 kemi pranuar studimin e fizibilitetit ku theksoheshin rrugët që duhet ndjekur, çështja e pronave dhe sfidat që parasheh ky projekt; -Në shkurt të vitit 2024 hapëm thirrjen për të gjitha komunat që të aplikojnë për banim të përballueshëm; -Në korrik 2024 miratuam në Qeveri projektligjin për këtë projekt; dhe-Sot, 29 nëntor 2024 po e hapim tenderin për ndërtimin e objekteve për banim të përballueshëm” ka shkruar Kurti.

Ai tutje ka potencuar se do të sigurojnë banim të dinjitetshëm për të gjithë dhe jo vetëm strehim.

Shkrimi i plotë:

Ta bësh Kosovën të jetueshme do të thotë ta bësh Kosovën të banueshme. Këtë e bën projekti ynë i Banimit të Përballueshëm, që siç e kemi premtuar edhe do ta realizojmë. Për të kemi punuar nga fillimi i mandatit

-Në prill të vitit 2021 formuam komitetin këshillues për studimin e fizibilitetit;

-Në shkurt 2022 kemi pranuar studimin e fizibilitetit ku theksoheshin rrugët që duhet ndjekur, çështja e pronave dhe sfidat që parasheh ky projekt;

-Në shkurt të vitit 2024 hapëm thirrjen për të gjitha komunat që të aplikojnë për banim të përballueshëm;

-Në korrik 2024 miratuam në Qeveri projektligjin për këtë projekt; dhe

-Sot, 29 nëntor 2024 po e hapim tenderin për ndërtimin e objekteve për banim të përballueshëm.

Po e nisim me komunën e Pejës, Gjilanit, Podujevës dhe Istogut, ndërkaq shumë shpejt do të procedojmë edhe me nëntë komuna tjera që janë në procedurë.

Do të sigurojmë banim për të gjithë. Banim të dinjitetshëm, jo vetëm strehim.

Policia forcon masat e sigurisë për të garantuar rendin dhe sigurinë publike në të gjithë vendin

0

Me qëllim të shtimit të sigurisë publike dhe parandalimit të incidenteve të natyrave të ndryshme, Policia e Kosovës njofton se ka shtuar masat e sigurisë në vend, përfshirë veriun e vendit, ku ditëve të fundit kanë ndodhur disa sulme/incidente serioze kriminale.

Në kumtesën për media theksohet se me planifikimet e parapara, do të ketë shtim të aktiviteteve policore për të ofruar më shumë siguri në tërë vendin, për të gjithë qytetarët pa dallim.

Planifikimet operative policore do të fokusohen në rritjen e prezencës policore në teren, duke realizuar më shumë patrullime në zona më kritike, më shumë pika kontrolli dhe rritje të bashkëpunimit me qytetarët.

Më tej, bëhet e ditur se me anë të veprimeve operative dhe atyre inteligjente, policia do të ketë synim që të ruajë rendin e qetësinë publike, të parandalojë aktet kriminale e të hetojë e vejë para drejtësisë të gjitha ata që do të guxojnë të atakojnë sigurinë, ligjin dhe rendin kushtetues.

Qëllimi i operacioneve policore, sipas PK-së, do të jetë siguria e qytetarëve, siguria e pronës së tyre e pronës publike dhe asaj institucionale.

Duke pasur parasysh se ndihmë të madhe në realizimin e objektivave policore për më shumë siguri në vend, ka edhe bashkëpunimi me qytetarë, policia duke falënderuar për bashkëpunimin e deritashëm, fton qyfterët që edhe tani e tutje të ndajnë me të informacione që shkojnë në drejtim të rritjes së sigurisë për të gjithë pa dallim.

Shefi i MI6: Spiunët britanikë angazhohen në “veprime të fshehta” për të mposhtur Putinin

0

Spiunët britanikë po ndërmarrin “veprime të fshehta” për të ndalur Vladimir Putin në përpjekjet e tij për të pushtuar Ukrainën, ka thënë kreu i MI6.

Sir Richard Moore tha të premten se MI6 “ushqen trashëgiminë e veprimit të fshehtë, të cilin ne e mbajmë të gjallë sot” duke ndihmuar Kievin që t’i rezistojë pushtimit ilegal të Rusisë”.

Duke folur në ambasadën britanike në Paris, ai akuzoi gjithashtu Rusinë për kryerjen e një fushate sabotazhi “të pamatur” në të gjithë Evropën dhe paralajmëroi se Putini më pas mund të tentojë “në vendet në krahun lindor të NATO-s”.

“Siguria jonë – britanike, franceze, evropiane dhe transatlantike – do të rrezikohet”, shtoi ai.

Komentet e tij vijnë mes shqetësimeve në rritje të agjencive dhe ushtrive evropiane të inteligjencës se Donald Trump do të tërheqë ndihmën ushtarake për Ukrainën kur të bëhet president në janar.

“Braktisja e Ukrainës do të rrezikonte sigurinë britanike, evropiane dhe amerikane dhe do të çonte në kosto “pafundësisht më të larta” në afat të gjatë”, tha Moore.

Ai tha se besonte që Vladimir Putin “nuk do të ndalej” në Ukrainë nëse do t’i lejohej ta nënshtronte atë në çdo bisedim paqeje që përfshin administratën e ardhshme republikane të SHBA.

“Nëse Putinit i lejohet të ketë sukses në kthimin e Ukrainës në një shtet vasal, ai nuk do të ndalet me kaq. Siguria jonë – britanike, franceze, evropiane dhe transatlantike – do të rrezikohet”, tha Moore.

Shefi i spiunazhit u vlerësua në fillim të kësaj jave si një emërim i mundshëm i befasishëm si ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në SHBA, megjithëse ai nuk mendohet të jetë presion për këtë detyrë.

Moore ka shërbyer si kreu i MI6 për 4 vjet në atë që normalisht konsiderohet një mandat 5-vjeçar.

Kjo është 22-vjeçarja që humbi jetën në rrugën Han i Elezit – Kaçanik

0

22-vjeçarja, Laurina Kuqi, ka ndërruar jetë në një aksident tragjik sot. Për humbjen e saj ka njoftuar edhe kompania “ETC” ku ajo ishte e angazhuar.

“Me dhimbje të thellë njoftojmë se sot humbëm punëtoren tonë të dashur, Laurina Kuqi, e cila ndërroi jetë në një aksident tragjik. Laurina do të mbetet një pjesë e pazëvendësueshme e familjes sonë në ETC. Do ta kujtojmë çdo herë për energjinë, përkushtimin dhe pozitivitetin e saj. Pusho në paqe, Laurina. Kujtimi yt do të jetojë përjetë”, kanë shkruar nga kompania “ETC”.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe duke buzëqeshur

Laurina Kuqi

Në njoftimin e dhënë sot nga Policia e Kosovës, është bërë e ditur se 22 vjeçarja dyshohet se është aksidentuar për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës, dhe si rezultat ka kaluar barrierat e rrugës që çon nga Hani i Elezit në Kaçanik dhe ka rënë poshtë 32 metra.

“Ekipe të policisë së rendit të stacionit të Kaçanikut, zjarrfikësit dhe ambulanca kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Njësia e Hetimeve të Aksidenteve të Njësisë së Komunikacionit Rrugor të Ferizajt, të cilët pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes kanë mësuar se një veturë Nissan, derisa ka qarkulluar në rrugën magjistrale nga drejtimi i Hanit të Elezit në drejtim të Kaçanikut, me të arritur tek vendi i quajtur ‘Kulla me qeshmë’, shoferja L.K ( F/K) e moshës 22 vjeçare, dyshohet se për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes së automjetit, kushteve të rrugës dhe kthesë në të djathtë, ka humbur kontrollin mbi automjet dhe kalon në anën e majtë të rrugës, godet barrierat e rrugës dhe bie poshtë rrugës 32 m, në shtratin e hekurudhës”, thuhet në njoftim.