spot_img
E diel, 21 Dhjetor, 2025
14:28
Home Blog Page 19

Rama pret Prattipatin: Partneriteti me SHBA-në, shtyllë kyçe për zhvillimin e Prishtinës

0

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e cilësuar atë si një nga shtyllat kryesore për zhvillimin, stabilitetin dhe vizionin afatgjatë të Kryeqytetit.

Rama bëri të ditur se sot, në Odën e Kryeqytetit, ka pritur Anu Prattipati, Zëvendës-Shefe e Misionit në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë. Gjatë takimit, ajo i përcolli urimet për mandatin e ri dhe riafirmoi mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për Prishtinën dhe zhvillimin e saj të gjithanshëm.

Sipas Ramës, ky partneritet shkon përtej bashkëpunimit institucional dhe përfaqëson një aleancë vlerash, të ndërtuar mbi demokracinë, besimin reciprok dhe vizionin e përbashkët për të ardhmen e Prishtinës.

KQZ: Funksionale kutitë postare në 23 shtete për votuesit jashtë vendit

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se me qëllim të lehtësimit të procesit të votimit jashtë Kosovës, për votuesit e regjistruar për votim me postë, janë funksionale kutitë postare në 23 shtete të ndryshme.

Kutitë postare janë funksionale në këto 23 shtete: Australi, Austri, Belgjikë, Çeki, Danimarkë, Francë, Gjermani, Holandë, Hungari, Itali, Kanada, Kosovë, Kroaci, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Mbretëria e Bashkuar, Norvegji, ShBA, Shqipëri, Slloveni, Suedi, Turqi dhe Zvicër.

“Më 14 dhjetor, KQZ ka nisur procesin e dërgimit të pakove me fletëvotime për rreth 58 mijë votuesit e regjistruar jashtë vendit për votim me postë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Fletëvotimet, të cilat janë shtypur në Slloveni, kanë arritur në Kosovë të premten më 12 dhjetor dhe pas kësaj shërbimi votues i KQZ-së ka bërë përgatitjen e pakove individuale për secilin votues të regjistruar. Në çdo dërgesë postare, është vendosur nga një numër i veçantë gjurmimi dhe u është dërguar votuesve të regjistruar, të cilët mund të shohin vazhdimisht vendndodhjen e pakos me fletëvotim”, ka njoftuar KQZ.

KQZ ka njoftuar se votimi përmes postës përfundon më 27 dhjetor 2025.

“Pakot duhet të dorëzohen në adresën e njërës nga kutitë postare të KQZ-së në shtetin ku jetojnë votuesit, apo në kutitë postare më të afërta. KQZ inkurajon votuesit e regjistruar që këtë ta bëjnë sa më shpejt që është e mundur, në mënyrë që pakoja të arrijë me kohë në kutinë postare nga ku do të tërhiqet dhe do të dërgohet në Kosovë për procesin e numërimit”, ka njoftuar KQZ.

Musliu-Llalloshit: Shko në Çirez të Drenicës, të tregojnë se Albini ka refuzuar ta kap pushkën

0

Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, i ka reaguar ashpër këngëtares dhe kandidates për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Edona Llalloshi për këngën kushtuar Albin Kurtit.

Ajo iu drejtua Llalloshit me një shkrim në Facebook, duke i thënë që të turpërohet sepse siç ka shkruar ajo, e ka bastarduar një nga perlate folklorit shqiptar.

Musliu i tha këngëtares që të shkojë në Çirez të Drenicës dhe siç është shprehur, “të tregojnë se Albini ka refuzuar ta kap pushkën”.

“Prej lufte veç ai largohet që është lindur tradhëtor, kush është burrë, nuk frikohet, po vdes, po vdes si një dëshmor”.

“Dhe ti Edona Llalloshi, shko në Çirez të Drenicës e le të të tregojnë se si Albini e ka refuzuar ta kap pushkën për atdhe. Dëgjo edhe intervistat e Albinit, ku ai vetë deklarohet se nuk do ta prekë asnjëherë pushkën me dorë. Paske lënë nam, Edona Llalloshi. Turpërohu qe e ke bastarduar një nga perlat e folklorit shqiptar”, ka shkruar Musliu.

100 euro të vitit 2019 sot vlejnë vetëm 78 euro

0

Inflacioni po gërryen fuqinë blerëse në Kosovë: 100 euro të vitit 2019 sot vlejnë vetëm 78 euro. Kështu e përshkruan ekonomisti Edison Jakurti realitetin ekonomik të Kosovës të viteve të fundit.

Ai thekson se ndonëse vlera nominale e parasë mbetet e njëjtë, ajo që ndryshon është vlera reale – pra sa mallra dhe shërbime mund të blihen me të njëjtën shumë parash.

Sipas një analize të Jakurtit, inflacioni ka pasur një ndikim të fortë në fuqinë blerëse në Kosovë, veçanërisht gjatë 3–4 viteve të fundit. Një grafik ilustrues që ka publikuar ai në facebook, tregon se sa vlejnë sot 100 euro të vitit 2019, pasi të hiqen efektet e rritjes së çmimeve.

Të dhënat tregojnë se në vitin 2014, 100 euro të vitit 2019 do të kishin vlerë reale rreth 105 euro, çka nënkupton një nivel më të ulët çmimesh dhe fuqi më të lartë blerëse. Ndërkohë, në vitin 2025, e njëjta shumë – 100 euro e vitit 2019 – vlen vetëm rreth 78 euro në terma realë.

Kjo do të thotë se ajo që në vitin 2019 blihej me 100 euro, në vitin 2025 kushton afërsisht 128 euro. Sipas Jakurtit, kjo rënie e ndjeshme e vlerës reale të parasë është dëshmi e qartë se inflacioni ka gërryer seriozisht standardin e jetesës dhe fuqinë blerëse të qytetarëve në Kosovë.

Analiza nxjerr në pah se, edhe pse paga apo të ardhurat nominale mund të duken të pandryshuara ose në rritje, realiteti ekonomik për familjet kosovare është më i vështirë, pasi paratë e tyre sot blejnë dukshëm më pak se disa vite më parë.

Shkëmbim lëvdatash mes Osmanit dhe Pecit

0

Kryetari i ri i Mitrovicës, Faton Peci, sot ka pritur në zyrë presidenten Osmani. Ai tha se është kënaqësi që sot e ka pasur mysafire atë.

“Diskutuam për të gjitha nevojat dhe shqetësimet e qytetarëve të Mitrovicës”, tha ai.

“Ne jemi me fat që si Mitrovicë, gjatë këtij mandati nga Mitrovica kemi pasur një përfaqësim shumë dinjitoz në politikën e jashtme, duke filluar nga bashkëvendësja jonë”, tha Peci.

Ai tha se Osmani është presidentja më e mirë prej që Kosova është shtet i pavarur.

Më pas Osmani e uroi Pecin për detyrën e re duke thënë se është “jashtëzakonisht e rëndësishme dhe sfiduese”

“Por jam besimplotë që do t’ia dilni ju dhe ekipi juaj i jashtëzakonshëm në mënyrë që për të gjithë qytetarët e Mitrovicës të sjellni edhe më shumë perspektivë, projekte, zhvillim dhe shpresë”, tha Osmani.

Osmani tha se “me Fatonin” njihen që prej se janë fëmijë.

“Kemi shku në shkollë bashkë, jemi rritë në Mitrovicë, i njohim për së afërmi problemet me të cilat ballafaqohet ky qytet dhe natyrisht janë të shumta, por kam besimin e plotë që gradualisht do të rregullohen me angazhimin e kryetarit dhe ekipit të tij, por edhe me përkrahjen tonë nga niveli qendror”, tha ajo.

“I uroj shumë suksese kryetarit, jam e bindur se ashtu do të jetë duke e ditur vullnetin me të cilin punon dhe seriozitetin me të cilin e merr secilën punë dhe jam e bindur edhe nga aspekti politik, duke e ditur rëndësinë e Mitrovicës për shtetin tonë, do të bashkëpunojmë sa më shumë të jetë e mundur, në mënyrë që të vazhdojmë ta ruajmë sovranitetin e Republikës së Kosovës, integritetin territorial. Këto toka kanë qenë gjithmonë të shqiptarëve dhe vetë trashëgimia kulturore ilire që shihet kudo në pjesët veriore sado të largëta brenda territorit tonë është dëshmia më e madhe e kësaj”, tha Osmani.

Osmani shkon për ta uruar Pecin në Mitrovicë të Jugut, pritet me lule

Serbia pezullon hetimet kundër ish-policit kosovar Arbnor Spahiu

0

Prokuroria e Lartë Publike në Suboticë të Serbisë i ka pezulluar hetimet kundër ish-pjesëtarit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu, i cili është dyshuar për kryerjen e “vrasjes së rëndë” në fshatin Banjskë të Zveçanit, në veri të Kosovës.

Zyra e Prokurorit ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se urdhri për pezullim të hetimeve është lëshuar më 21 nëntor, në mungesë të dëshmive.

Spahiu është arrestuar nga autoritetet serbe më 7 qershor në pikën kufitare mes Hungarisë dhe Serbisë, derisa ai dhe familja e tij kanë qenë duke u kthyer me autobus nga Austria në Kosovë.

Ai ka qëndruar më shumë se pesë muaj në qendër ndalimi në Serbi.

Avokati i tij Arianit Koci ka konfirmuar së voni për Radion Evropa e Lirë se ai është liruar më 21 nëntor dhe është kthyer në Kosovë.

“Spahiu është mbajtur pa nevojë kaq gjatë, sepse siç kam thënë në fillim, nuk ka dëshmi për një akuzë të tillë, sepse ai nuk ka qenë pjesë e Policisë së Kosovës atë kohë”, ka thënë avokati.

Serbia e ka akuzuar Spahiun për kryerjen e krimit në Banjskë, kur një grup i armatosur serbësh e ka sulmuar Policinë e Kosovës në shtatorin e vitit 2023, duke e vrarë policin kosovar, Afrim Bunjaku.

Policia ka konfirmuar se Spahiu nuk ka qenë pjesëtar i saj në atë kohë.

Millan Radoiçiq – nënkryetar i Listës Serbe në kohën e kryerjes së sulmit – e ka marrë përgjegjësinë për organizim dhe kryerjen e sulmit kundër Policisë së Kosovës në Banjskë.

Pasi është marrë në pyetje në Beograd në tetor të vitit 2023, Radoiçiq është liruar, por me një ndalesë për udhëtim, ndërsa kryeprokurori e ka bërë të ditur vendimin për të ngritur një aktakuzë në fund të vitit 2024.

Pothuajse një vit më vonë, Zyra e Prokurorit në Serbi nuk u është përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë se çfarë e ka bllokuar procesin.

Ndërkohë, gjyqi për tre prej 45 të pandehurve për rastin në Banjskë, po zhvillohet nga autoritetetet në Kosovë.

Ato kërkojnë vazhdimisht dorëzimin e Radoiçiqit për ta gjykuar për kryerjen e sulmit, të cilin Kosova e pati shpallur akt terrorist. /REL

Tahiri thotë se Bedri Hamza është shpresë për qytetarët e Kosovës

0

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka deklaruar se PDK ndodhet në një trend të qartë rritjeje dhe është seriozisht në garë për t’i fituar zgjedhjet e ardhshme.

Në një emision televiziv, në debat me analistët Vehbi Kajtazi dhe Visar Ymeri, Tahiri theksoi se puna, programi dhe angazhimi politik i kryetarit të PDK-së dhe kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza, po krijojnë shpresë reale për një jetë më të mirë për qytetarët e Kosovës.

“Besoj fuqishëm se PDK do të rritet dhe jemi në garë për të fituar zgjedhjet. Bedri Hamza është duke bërë një punë të jashtëzakonshme. Programi dhe angazhimi i tij politik janë shpresë për një jetë më të mirë për qytetarët e Kosovës”, u shpreh Tahiri.

Ai shtoi se PDK sot gjendet në pozitën më të mirë politike për ta sfiduar keqqeverisjen e këtyre viteve dhe për të ofruar një alternativë serioze, e cila në radhë të parë ka përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës.

Faik Konica, intelektuali i dimensioneve evropiane

0

Më 15 dhjetor të vitit 1942 u nda nga jeta Faik Konica. (15 mars 1875-15 dhjetor 1942).

Ai ishte shkrimtar, kritik letrar, publicist, eseist, përkthyes, një nga personalitet më të shquara të kulturës, letërsisë, e jetës politike shqiptare, një intelektual i dimensioneve evropiane.

‪‎Faik Konica lindi më 15 mars 1875 në Konicë, në një familje të vjetër koniciote. Pasi mori mësimet e para në vendlindje, ndoqi Kolegjin Jezuit Saverian të Shkodrës e më pas studimet e liceut perandorak francez të Stambollit.

Shkollën e mesme e kreu në Francë, vazhdoi studimet në Dizhon për Filologji Romane dhe më pas u diplomua në universitetin e Harvardit të SH.B.A. ku mori gradën “Master of Arts”.

Pas vajtjes së tij në Boston, së bashku me Fan Nolin, themeluan gazetën “Dielli”, një organ i rëndësishëm i Federatës Panshqiptare “Vatra”. Me 1912 në emër të Federatës “Vatra”, shkoi në Londër për të mbrojtur interesat kombëtare shqiptare në Konferencën e Ambasadorëve në Londër.

Më 1921, Konica u zgjodh kryetar i Federatës Vatra dhe me rimarrjen e drejtimit të gazetës Dielli, ai shkroi në një rubrikë të tijën “Shtylla e Konitzës”. Më vitin 1926, Faik Konica u emërua Ministër Fuqiplotë i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara.

Vdiq në Uashington më 15 dhjetor 1942. Pas rënies së diktaturës komuniste, eshtrat e tij u sollën në Tiranë, në vitin 1995. /atsh

Berisha del nga SPAK: Jam i vetmi politikan me vetting të plotë nga armiqtë!

0

Kreu i Partisë Demokratike (PD), Sali Berisha, u paraqit këtë të hënë në SPAK, ku zbatoi masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ për dosjen ‘Partizani’.

Pasi la ambientet e prokurorisë së Posaçme, ai dha një prononcim për gazetarët, ku ndër të tjera tha se është i vetmi politikan me vetting të plotë nga armiqtë e tij.

Më tej ai u shpreh “Jam i vetmi politikan me vetting të plotë nga armiqtë e mi, nxorën që kursimet e mia ishin një apartament dhe 100 mijë euro. Nxorën si korrupsion pushimet e paguara nga vajza ime 1 javë. Nxorën korrupsion që vajza dhe dhëndri im ka bërë për tre familje në nevojë? Prej 20 vitesh gruaja ime nuk ka marrë asnjë qindarkë nga ajo qendër”. /TCh

41 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

0

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.

Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 16 aksidente me të lënduar dhe 25 të tjera me dëme materiale.

Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 1,440 gjoba trafiku.

Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 14 persona, prej të cilëve 13 i ka dërguar në mbajtje dhe tre  në vuajtje të dënimit.