spot_img
E premte, 3 Prill, 2026
05:57
Home Blog Page 2

Mitrovicë e Jugut largon reklamat e vendosura ilegalisht

0

Komuna e Mitrovicës së Jugut, përmes një komunikate për media, ka bërë të ditur se po vazhdon largimi i reklamave që janë vendosur në mënyrë ilegale.

“Drejtoria e Inspekcionit është duke vazhduar me intensitet aksionet për largimin e reklamave të vendosura kundërligjshëm në hapësirat publike”, thuhet në njoftimin e Komunës.

“Ekipet në terren janë duke bërë largimin e tyre, me qëllim ruajtjen e rendit urban dhe sigurisë publike. Aksionet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim”, vazhdon njoftimi.

Deputetët e opozitës thërrasin mbledhje të Komisionit për Vlerat e Luftës

0

Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Artan Behrami, ka njoftuar se me deputetë nga LDK e AAK, kanë kërkuar mbledhje të komisionit për Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare dhe Peticione.

Behrami ka thënë se mbledhja është nesër nga ora 10:00, duke bërë të ditur edhe se, nënshkrues të kërkesës janë Sala Jasahri, Armend Zemaj, Albana Bytyqi, dhe ai vetë.

Në letrën e deputetëve, thuhet se, Kosova po përballet gjithnjë e më shpesh me tendenca për rishkrim dhe deformim të së vërtetës historike, dhe se këto zhvillime rrezikojnë të zbehin karakterin çlirimtar të luftës.

Aty deklarohet edhe për ekspozitën për masakrat në Kosovë, duke thënë se njëjta ka nxitur shqetësim të thellë publik për mënyrën e trajtimit të ngjarjeve të luftës, dhe se, përmbajtja e saj është devijim nga e vërteta historike.

Postimi i plotë:

Bashkë me kolegë nga PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja, përmes një shkrese të përbashkët kemi kërkuar të hënën nga kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare dhe Peticione, Fatmire Kollçaku, që urgjentisht të thërrasë mbledhjen e këtij komisioni.

Nesër në ora 10:00 mblidhet komisioni!

Në vitet e fundit, Kosova po përballet gjithnjë e më shpesh me tendenca për rishkrim dhe deformim të së vërtetës historike, përmes interpretimeve që shtrembërojnë ngjarje të rëndësishme dhe krijojnë narrativa që bien ndesh me realitetin e dokumentuar.

Më poshtë e keni kërkesën e plotë të nënshkruar nga:

Sala Jasahri,
Armend Zemaj,
Albana Bytyqi,
Artan Behrami.

Mund të jetë një imazh i amë e biletës dhe teksti

Mund të jetë një imazh i ‎amë e biletës, plan dhe ‎teksti që thotë "‎E vërteta historike dhe kujtesa olektive nuk mund lihen nじ mëshire 色 interpretimeve tẽ pakontrolluara. Ato kerkojne seriozitet institucional, verifikim t kujdesshčm dhe ndjeshmëri larte shoqerore. Duke pasur parasysh ndjeshmërine ekësaj çeshtjeje dhe interesin mbledhje thirret nど afatin mẽ te shkurter mundshëm. Me respekt, lartë publik, kerkojme ရင kjo Aran.Bechami,nenkryetariKomisin Artan Behrami, pënkryetar Komisionit Sala Jashari, SalaJashari,ančtare ashari,ančtare ančtare Auawoui Armend Zemaj, ArmendZemaj,ančtar ančtar Albana Bytyqi, ančtare مس cu Bugi‎"‎‎

Dogana shënon rritje të të hyrave në mars, +4.5% në baza vjetore

0

Dogana e Kosovës ka thënë se gjatë muajit mars ka pasur rritje të qëndrueshme të të hyrave dhe avancim të reformave në lehtësimin e tregtisë.

Në postim thuhet se, të hyrat arritën në 431 milion €, duke shënuar rritje prej 4.5% krahasuar me vitin paraprak, ndërsa vetëm gjatë marsit u realizua një rritje prej 12.7%.

“Në kuadër të luftës kundër ekonomisë joformale, janë zbuluar mallra të dyshuara për kontrabandë në vlerë rreth 800 mijë € në rajonin e Prishtinës. Në nivel ndërkombëtar, Dogana e Kosovës u rendit në top 10 vendet më të suksesshme në operacionin STOP IV, duke u pozicionuar e 7-ta nga 119 shtete pjesëmarrëse’’, thuhet mes tjerash në postim.

Postimi i plotë:

𝐁𝐮𝐥𝐞𝐭𝐢𝐧𝐢 𝐌𝐮𝐣𝐨𝐫 | 𝐌𝐚𝐫𝐬 𝟐𝟎𝟐𝟔

Muaji mars shënoi rezultate pozitive për Doganën e Kosovës, me rritje të qëndrueshme të të hyrave dhe avancim të reformave në lehtësimin e tregtisë.

Të hyrat arritën në 431 milion €, duke shënuar rritje prej 4.5% krahasuar me vitin paraprak, ndërsa vetëm gjatë marsit u realizua një rritje prej 12.7%.

Sistemi i zhdoganimit para arritjes po transformon proceset, duke reduktuar kohën e pritjes dhe kostot për bizneset.

Në kuadër të luftës kundër ekonomisë joformale, janë zbuluar mallra të dyshuara për kontrabandë në vlerë rreth 800 mijë € në rajonin e Prishtinës.

Në nivel ndërkombëtar, Dogana e Kosovës u rendit në top 10 vendet më të suksesshme në operacionin STOP IV, duke u pozicionuar e 7-ta nga 119 shtete pjesëmarrëse.

Përkushtim i vazhdueshëm për rritje të të hyrave, lehtësim të tregtisë dhe forcim të sundimit të ligjit.

Lea Ypi po restauron shtëpinë e saj në Durrës, do të shndërrohet në Qendër Kulturore

0

“Të lirë” do të jetë hapësira e re kulturore në Durrës, e që kjo qendër do të hapet në shtëpinë e shkrimtares së njohur shqiptare Lea Ypi, e që emrin e kësaj qendre e ka bazuar te libri i saj i suksesshëm.

Kjo qendër kulturore po vjen si një projekt mes kujtesës dhe kulturës bashkëkohore.

“Ky koncept nuk është thjesht një hapësirë fizike, por një manifestim i tensionit midis të shkuarës socialiste dhe tranzicionit drejt liberalizimit”, thuhet në njoftim.

E specifikë e këtij restaurimi është se kjo qendër kulturore do të ruaj të njëjtat mobile të periudhës totalitare komuniste.

“Shqipja nuk do jetë kurrë çështje negocimi”, Ahmeti reagon pasi Kushtetuesja në RMV riktheu shqyrtimin e Ligjit të Gjuhës

0

Gjykata Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut ka riaktivizuar përpjekjet për të shqyrtuar ligjin e Gjuhës që kufizon zbatimin e gjuhës shqipe në vendin fqinj. Pas këtij vendimi të Kushtetueses, ka reaguar kryetari i Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale i bën thirrje Gjykatës të mos sillet si institucion parapolitik dhe instrument i axhendave destabilizuese.

“Gjuha shqipe për mua nuk është dhe nuk do të jetë kurrë çështje negocimi. E kam thënë dhe do ta përsëris pa asnjë rezervë: Marrëveshja e Ohrit është themel i këtij shteti dhe kush e vë në pikëpyetje atë, vë në pikëpyetje vetë të ardhmen e tij. Shqipja nuk është privilegj, por e drejtë e fituar dhe e garantuar me Kushtetutë. Çdo tentativë për ta relativizuar apo kufizuar këtë të drejtë është një përballje e drejtpërdrejtë me rendin kushtetues dhe nuk do të kalojë pa përgjigje”, shkruan Ahmeti.

Shtetet e qëndrueshme ndërtohen mbi parime të qarta, mbi marrëveshje të mëdha politike dhe mbi respektin e ndërsjellë ndërmjet qytetarëve dhe popujve që i përbëjnë ato. Kur këto parime ruhen dhe forcohen, shteti ecën përpara; kur ato relativizohen, hapen debate të panevojshme që nuk i shërbejnë askujt.

Ka çështje që nuk duhen trajtuar me pasion të ditës, por me pjekurinë që kërkon shteti. Ka tema që nuk janë as pronë e partive, as objekt garash politike, por pjesë e marrëveshjes sonë të përbashkët për të jetuar bashkë, të barabartë, në një shtet të përbashkët dhe evropian. Një prej këtyre çështjeve është statusi i gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare.

Për mua, barazia nuk ka qenë kurrë slogan. Ajo ka qenë bindje e pandryshuar politike dhe morale. Sepse shteti bëhet i fortë jo atëherë kur njëra palë ndjehet superiore, por atëherë kur çdo qytetar dhe çdo popull ndjehet i respektuar, i njohur dhe i përfaqësuar me dinjitet të plotë. Pikërisht këtu qëndron pesha e gjuhës: ajo nuk është vetëm mjet komunikimi, por shprehje e identitetit, e dinjitetit dhe e barazisë kushtetuese.

Gjuha shqipe për mua nuk është dhe nuk do të jetë kurrë çështje negocimi. E kam thënë dhe do ta përsëris pa asnjë rezervë: Marrëveshja e Ohrit është themel i këtij shteti dhe kush e vë në pikëpyetje atë, vë në pikëpyetje vetë të ardhmen e tij. Shqipja nuk është privilegj, por e drejtë e fituar dhe e garantuar me Kushtetutë. Çdo tentativë për ta relativizuar apo kufizuar këtë të drejtë është një përballje e drejtpërdrejtë me rendin kushtetues dhe nuk do të kalojë pa përgjigje.

Shqiptarët në këtë vend nuk e kanë kontestuar asnjëherë gjuhën maqedonase dhe identitetin maqedonas; përkundrazi, janë përcaktuar vazhdimisht për një Maqedoni të përbashkët, unitare, euroatlantike dhe evropiane. Kjo është e vërteta që duhet thënë qartë: barazia e shqiptarëve nuk e ka dobësuar shtetin, por e ka forcuar atë. Nuk e ka cenuar bashkëjetesën, por e ka bërë më të drejtë. Nuk e ka lëkundur orientimin perëndimor të vendit, por e ka bërë të mundur.

Unë besoj dhe qëndroj fuqishëm pas kësaj: barazia gjuhësore është shtylla mbi të cilën qëndron bashkëjetesa. Paqja dhe stabiliteti nuk ndërtohen mbi dominimin e njërit mbi tjetrin, por mbi barazinë reale. Një shtet që nuk u flet qytetarëve të vet në gjuhën e tyre, nuk është shtet i barabartë. Shqipja nuk është barrë për shtetin, është realitet i tij dhe pjesë e pandashme e identitetit të tij institucional.

Prandaj, çdo përpjekje për ta relativizuar, reduktuar apo dobësuar statusin e gjuhës shqipe nuk është thjesht debat juridik. Është prekje e një ekuilibri të ndërtuar me shumë mençuri politike, me shumë përgjegjësi dhe me shumë përkushtim për të ardhmen e përbashkët. Të reduktosh të drejtat gjuhësore do të thotë të reduktosh besimin. E kur cenohet besimi, dëmtohet vetë kohezioni i shtetit.

Me shqetësim po ndiqen edhe qasje të caktuara institucionale, e veçanërisht në Gjykatën Kushtetuese, që krijojnë bindjen e palëkundur se në çështje të ndjeshme për marrëdhëniet ndëretnike nuk mbizotëron argumenti profesional e kushtetues, por një mendësi majorizuese etnike, e tejkaluar nga koha dhe e papajtueshme me frymën e Marrëveshjes së Ohrit. Kjo është arsye për kujdes serioz shtetëror.

Sepse institucionet, sidomos ato kushtetuese, duhet të jenë gardiane të barazisë, jo hapësira ku vihet në pikëpyetje ajo që është fituar si standard i bashkëjetesës demokratike.

Edhe kur flitet për vlerësimet e Komisionit të Venedikut, duhet thënë e vërteta e plotë dhe jo ajo pjesë që i shërben një narrative politike. Komisioni nuk ka konstatuar se ligji për përdorimin e gjuhëve është në kundërshtim me Kushtetutën apo me standardet ndërkombëtare. Por vlerësimet për zbatimin praktik kanë të bëjnë me nevojën për kapacitete, organizim administrativ dhe mbështetje financiare. Këto janë detyra të institucioneve përkatëse. Në asnjë demokraci serioze, siç thekson edhe vetë Komisioni i Venedikut, vështirësitë e zbatimit nuk përdoren si argument për të delegjitimuar vetë parimin e sundimit të së drejtës.

Për më tepër, standardet ndërkombëtare janë standarde minimale, jo tavan për të drejtat. Një shtet që synon Evropën nuk synon të reduktojë të drejtat tani më të fituara. Në këtë kuptim, gjuha shqipe si gjuhë zyrtare nuk është as lëshim, as privilegj, as favor politik. Ajo është e drejtë e fituar, është shprehje e karakterit shumetnik të shtetit dhe e domosdoshmërisë për një rend kushtetues të drejtë dhe të qëndrueshëm.

Secila parti politike serioze, e që pretendon të jetë shtetformuese, duhet të reflektojë. Mosdurimi nuk na çon përpara. Retorika që thotë se “mund të flisni sa të doni shqip, por një gjuhë zyrtare ka” nuk është as moderne, as shtetformuese, as evropiane. Ajo nuk sjell qetësi, por tension; nuk ndërton ura, por thellon ndarje; nuk shëron, por rihap plagë që ky vend i ka paguar shtrenjtë; dhe nuk e forcon shtetin, por minon vetë themelin e bashkëjetesës.

Unë nuk dua që askush në këtë vend të ndihet i kërcënuar nga barazia. As maqedonasi nga të drejtat e shqiptarit, as shqiptari nga institucionet e shtetit. Ky është kuptimi i vërtetë i bashkëjetesës: të jetojmë me ndjenjën se shteti është i të gjithëve dhe se askush nuk duhet të kërkojë respekt si favor, por ta gëzojë atë si të drejtë.

Prandaj sot nevojitet gjuhë e mençur, qasje e matur dhe përgjegjësi historike. Duhet të mbrojmë maqedonishten dhe shqipen, identitetin e secilit dhe dinjitetin e të gjithëve. Duhet të mbrojmë jo vetëm tekstin e ligjeve, por frymën e shtetit të përbashkët. Sepse kur mbrohet barazia, mbrohet paqja; kur nuk cenohet gjuha e tjetrit, forcohet shteti ynë i përbashkët.

Kthim pas nuk ka! Të drejtat e fituara nuk negociohen dhe nuk zhbëhen. Çdo tentativë për të kufizuar zbatimin e gjuhës shqipe është regres i rrezikshëm. Dhe ata që sot flasin për kufizime duhet ta dinë se po hapin plagë që ky vend i ka mbyllur me shumë sakrifica. Me këto çështje nuk luhet.

Këto të drejta nuk janë vetëm arritje e brendshme, ato janë rezultat i një rruge të përbashkët me partnerët tanë strategjikë, Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n. Prandaj, mbrojtja e tyre nuk është vetëm detyrim politik, por përgjegjësi shtetërore dhe ndërkombëtare.

Unë besoj në një Maqedoni që ecën përpara, jo pas. Në një shtet që nuk i frikësohet barazisë, por e sheh atë si vlerën e vet më të madhe demokratike. Në një shoqëri ku askush nuk trajtohet si qytetar i dorës së dytë dhe ku gjuha shqipe mbetet ajo që është: pjesë e rendit kushtetues, pjesë e barazisë dhe pjesë e pandashme e të ardhmes evropiane të vendit.

Unë e kam thënë qartë: ne nuk kërkojmë më shumë se sa na takon, por nuk do të pranojmë as më pak. Barazia nuk është opsion, është detyrim. Sot problemi nuk është ligji, por mungesa e vullnetit për ta zbatuar atë. Ligjet nuk zbatohen vetë, zbatohen nga institucione dhe nga njerëz që duhet të mbajnë përgjegjësi. Askush nuk ka të drejtë të bllokojë apo të injorojë zbatimin e një të drejte kushtetuese. Kjo nuk është vetëm shkelje ligjore, është shkelje e besimit të qytetarëve.

Gjykata Kushtetuese të heqë dorë nga të qenurit institucion parapolitik dhe instrument i agjendave destabilizuese, duke rrënuar rendin kushtetues dhe barazinë në vend.

Ky është qëndrimi im. I qartë, i panegociueshëm dhe i pakthyeshëm:

dhe nuk ka dinjitet pa gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare.

Kush prek këtë parim, prek vetë themelin e shtetit.

Kuvendi i Kosovës miraton disa marrëveshje ndërkombëtare

0

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, në seancën e sotme, kaluan disa marrëveshje ndërkombëtare me mbi 80 vota deputetësh, derisa u votua edhe Komisioni Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për Bordin e RTK-së.

Ndërkohë, kuorum nuk pati edhe për marrëveshjen ndërkombëtare për zhvillimin e sektorit financiar të Kosovës, mes Ministrisë së Financave dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, meqë për këtë marrëveshje ndërkombëtare ishin vetëm 71 vota deputetësh, nga 80  të domosdoshme për ta kaluar atë. Si ajo mbeten pa u hedhur në votim edhe tri marrëveshje të tjera ndërkombëtare si shkak i mungesës së kuorumit.

Kryetarja e Kuvendit tha se ato do të barten për votim në seancën e radhës.

Po ashtu, në seancë është formuar edhe Komisioni Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për gjashtë anëtarë nga komuniteti shqiptar, një nga komuniteti serb dhe një anëtar nga komunitetet jo shumicë për Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës. Për këtë komision që përbëhet nga të gjitha Grupet Parlamentare votuan 76 deputetë, asnjë nuk ishte kundër, ndërsa një abstenoi.

U votua gjithashtu edhe Komisioni Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të KPM-së nga radhët e komunitetit shqiptar. Për formimin e tij votuan 77-të deputetë.

Gjithashtu, deputetët formuan Komisionin Ad-Hoc për hartimin e Projektligjit për parandalimin e vetëvrasjes, te cilët para Kuvendit duhet të paraqesin këtë projektligj brenda 6 muajsh.

Kurti bën thirrje për bashkëpunim: Zgjedhjet janë të panevojshme

Rrahmani kritikon ashpër pushtetin: Gjinovci dhe Gashi janë fytyra dhe forma e qeverisjes së Albin Kurtit

0

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eman Rrahmani, ka reaguar ashpër pasi në Kuvendin e Kosovës nuk u lejua diskutimi dhe vendosja si pikë e parë e rendit të ditës e draft-rezolutës për mbrojtjen e vlerave të luftës çlirimtare.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rrahmani ka drejtuar akuza të rënda ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje, duke i ndërlidhur veprimet e tyre me figurat publike, Rron Gjinovci dhe Shkëlzen Gashi. Sipas tij, këta të fundit përfaqësojnë thelbin e mënyrës se si qeveris aktualisht LVV-ja.

“Rron Gjinovci dhe Shkëlzen Gashi janë fytyra, zëri, vepra dhe forma e qeverisjes së Albin Kurtit. Agjenda që ka Lëvizja Vetëvendosje është materializuar në mënyrë konkrete te këta dy individë”, ka shkruar Rrahmani.

Akuzat ndaj ministres Haxhiu Deputeti i opozitës ka shkuar edhe më tej, duke e cilësuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, si financuese të ekspozitës që nxiti debate të shumta në opinionin publik. Ai akuzoi mazhorancën për bllokim të qëllimshëm të debatit parlamentar.

“Sot në Kuvend, financuesja e ekspozitës, Albulena Haxhiu, dhe Vetëvendosje dolën në mbrojtje të ekspozitës, duke mos lejuar debat në Kuvend për këtë çështje”, përfundoi Rrahmani.

Ky reagim vjen në vargun e përplasjeve të shumta ndërmjet pozitës dhe opozitës lidhur me dokumentimin e luftës dhe trajtimin e figurave që kontestojnë narrativën zyrtare të historisë së Kosovës.

FUNDI I LUFTËRAVE TË PAFUNDME? Trump shpall suksesin total: “Bota e pa fuqinë tonë të vërtetë!”

0

TRUMP SFIDON HISTORINË!
 Presidenti krahason 32 ditët e luftës në Iran me Vietnamit dhe Irakun: “Jemi të fuqishëm dhe brilantë, mposhtëm një fuqi botërore në kohë rekorde!”
Trump listoi kohëzgjatjen e të gjitha luftërave të mëdha amerikane, duke nxjerrë në pah se ndërhyrja në Iran është më e shkurtra dhe më e suksesshmja deri më sot.
Mesazhi vjen si një kundërpërgjigje ndaj kritikëve dhe “të majtës radikale” që e akuzojnë për nxitje të një konflikti të ri të stërgjatur në Lindjen e Mesme.
Presidenti theksoi se Irani ishte “një nga vendet më të fuqishme”, duke e rritur kështu peshën e triumfit ushtarak të forcave amerikane dhe izraelite???


Analiza e Krahasimit: 32 Ditë vs. Historia

Përmes kësaj matematike ushtarake, Donald Trump po tenton të mbyllë debatin mbi koston dhe legjitimitetin e luftës. Duke i vënë shifrat përballë njëra-tjetrës, ai krijon një narrativë ku operacioni i tij nuk shihet si “luftë”, por si një “ndërhyrje kirurgjike” e suksesshme.

Konflikti Kohëzgjatja (Sipas Trump) Statusi
Lufta e Parë Botërore 1 vit, 7 muaj, 5 ditë Fitore
Lufta e Dytë Botërore 3 vite, 8 muaj, 25 ditë Fitore
Lufta e Vietnamit 19 vite, 5 muaj, 29 ditë Tërheqje
Lufta e Irakut 8 vite, 8 muaj, 28 ditë Kontroversë
Operacioni Furia Epike 32 ditë “Brilante”

Në këtë kontekst, Trump po përdor “shpejtësinë” si mjetin kryesor për të justifikuar harxhimin e mbi 850 raketave Tomahawk dhe koston prej 200 miliardë dollarësh. Mesazhi i tij është i qartë: “Më mirë një goditje e fuqishme dhe e shpejtë, sesa një zvarritje me dekada si në Vietnam apo Irak.”

Megjithatë, kjo deklaratë vjen në një moment kritik. Edhe pse ai e quan operacionin “brilant”, Pentagoni po përballet me mungesë municionesh dhe Irani sapo ka kërkuar armëpushim, çka do të thotë se këto 32 ditë mund të jenë vërtet fundi i fazës aktive të luftimeve. Për Trumpin, ky është momenti “Mission Accomplished”, por këtë herë me shifra që, sipas tij, nuk mund t’i kontestojë askush.

Moskompletimi i KQZ-së, Behrami thirrje Vjosa Osmanit: Mos e lër këtë në dorë të një militanteje si Albulena Haxhiu

0

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka reaguar ashpër lidhur me mosemërimin e anëtarit të dhjetë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga ana e presidentes Vjosa Osmani, ndonëse afati ligjor po afron drejt fundit.

Behrami i ka bërë thirrje presidentes që të mos lejojë ndikime politike në këtë proces, duke drejtuar akuza specifike ndaj ministres së Drejtësisë. „Mos ia lë këtë në dorë një militanteje si Albulena Haxhiu“, ka qenë kërkesa e tij e drejtpërdrejtë drejtuar Osmanit.

Gjatë deklaratës së tij, Behrami theksoi se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, është e domosdoshme që PDK-ja ta ketë përfaqësuesin e saj të dytë në këtë institucion të rëndësishëm zgjedhor.

“Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar edhe një herë nga presidentja Osmani që të emërojë të dytin në KQZ nga PDK-ja, sidomos pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Ne presim që urgjentisht ajo, në frymën e këtij vendimi, por edhe në frymën e argumenteve që kemi dhënë si parti, të vendosë për anëtarin e dytë që PDK-ja duhet ta ketë patjetër në KQZ”, deklaroi deputeti Behrami.

Debati për përbërjen e KQZ-së Çështja e anëtarit të dhjetë ka mbetur pezull tash e sa kohë, duke shkaktuar përplasje mes presidencës dhe partive opozitare. PDK-ja pretendon se sipas fuqisë politike dhe interpretimit kushtetues, ky vend i takon grupit të tyre parlamentar për të garantuar balancën politike brenda komisionit.

Aleksandër Moisiu, figurë e rëndësishme e artit skenik shqiptar

0

Akademia e Shkencave kujtoi sot, në ditën e tij të lindjes, aktorin e madh shqiptar, Aleksandër Moisiun.

Moisiu lindi më 2 prill 1879, në Trieste të Italisë, por origjina e tij ishte nga Kavaja. Shkollën e mesme e kreu në Grac (Austri) më 1898. Pas vdekjes së të atit familja u vendos në Vjenë. U regjistrua për një periudhë të shkurtër në Konservatorin e Vjenës, por i ndërpreu studimet për të ndjekur pasionin e tij për aktrimin.

Veprimtarinë si aktor e nisi më 1899, në skenën e Burgteatrit. Më 1903 debutoi me sukses në Teatrin gjerman të Pragës. Më 1905, regjisori i njohur Maks Rajnhard (Max Reihardt) e mori në teatrin e tij, duke i dhënë mundësi që të shprehte aftësitë dhe të vlerësohej si aktor në rolet e Osvaldit (“Fantazmat”, H. Ibsen), Hamletit (Shekspir) etj.

Përtej suksesit në Evropë dhe Amerikë, Moisiu ruajti një lidhje të fortë me rrënjët e tij. Vetëdija kombëtare u formalizua përmes kërkesës së tij për nënshtetësinë shqiptare në një kohë kur ai ishte në kulmin e famës botërore. Në vitin 1934, ai mori zyrtarisht nënshtetësinë shqiptare.

Në historinë e artit skenik botëror, Aleksandër Moisiu spikati sidomos për interpretimin e tij origjinal, temperamentin e fuqishëm, thellimin filozofik, lirizmin dhe bukurinë poetike të personazheve.

Trashëgimia e tij mbetet një nga më të rëndësishmet e artit skenik të shqiptarëve. /atsh