spot_img
E diel, 12 Prill, 2026
17:47
Home Blog Page 2076

Daut Haradinaj: Ka përgjime edhe më të rënda, përmend humbjen e një droni në FSK

0

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, thotë se ka përgjime edhe më të rënda se këto të Mimoza Kusari-Lila me Milan Radojçiq.

Haradinaj tha se Kusari Lila vetëm i ka zbatuar porositë e shefave të saj.

“Ka përgjime tjera edhe shumë tjera edhe shumë më të rënda se këto, të të gjitha niveleve. Po flas prej shefit të Qeverisë e teposht kanë pasur komunikim qoftë direkt ose indirect nepërmjet sekserëve të vet, do të shohim më vonë ato, besoj që kolegt e juaj i publikojnë, se nuk janë punët e mija ato, as nuk kam pranuar me i posedu. Unë personalisht nuk e fajësoj shefen e grupit, sepse ajo vetëm e ka zbatu një porosi të marrne prej shefave. Edhe kur u zgjedh presidentja, edhe pas zgjedhjes së saj, kontaktet asnjëherë nuk i ka ndalë VV’ja me Listën Srpska”, tha ai.

Sipas Haradinajt, kryeministri Kurti është shfaqur i buzëqeshur me Kusari-Lilën në ditëlindjen e saj sepse ajo “qaq shumë për kryeministrin e kontaktet e kryeministrit me zyrtarë serbë saqë znj.Kusari mund ta varrosë kryeministrin”.

“Znj.Kusari nëse i shihni pamjet e djeshme pas gjithë kësaj afere e skandali, përgjim pas përgjimi, kryeministri i buzëqeshur e feston ditëlindjen në zyret e Parlamentit kjo dëshmon që z.kryeministër nuk guxon me qortu znj.Kusari për shkak se znj.Kusari din qaq shumë për kryeministrin e kontaktet e kryeministrit me zyrtarë serbë saqë znj.Kusari mund ta varrosë kryeministrin, për këtë arsye edhe këto buzëqeshjet falso janë në ambientet e VV-së”, tha Haradinaj.

Haradinaj tha se “90% e pajisjeve ushtarake për të cilat ka folur Ministri i Mbrojtjes nuk janë në Kosovë”.

Ai shtoi se do të donte që ato pajisje të ishin në Kosovë dhe “do ta bënte gjumin më rehat”, por ritheksoi se të njëjtat nuk janë.

Gjithsesi, ai deklaroi se ka ndodhur edhe humbja e një droni, e për këtë tha se “është i sigurtë 1 miliard %”.

“Amaterizimi i tyre që dalin bojnë foto me drona e ju humbin natën është humoristik dhe vepër penale. Ju humbin nga pak…”, tha Haradinaj, duke mos u lëshuar në detaje.

“Prap duhet me thirrë këtë ministër që po del me shifra rekorde po na dëshmon neve qa ka ndodh e qysh ka ndodhë…Kjo është 1 miliard % e vërtetë, ai zotëria e di më më mirë, ju ka humb droni”, u përgjigj Haradinaj.

“Ky Bayraktar a?”, u pyet Haradinaj.

“Nuk e di cili po një prej tyre”…, ia ktheu Haradinaj.

“Nuk ki nevojë me dalë me bo fotoshou para dy dronëve në kohën kur 22 mijë dronë kajmikaz i ka ble Serbia në Iran…”, tha Haradinaj në Pressing.

Alarm i konfirmuar: Ushqimi i Ushtrisë së Kosovës në…

0

storm•/FSK: Alarm i konfirmuar: Ushqimi i Ushtrisë së Kosovës në qendër të skandalit për shkelje të procedurave

Shoqëria civile, përmes projektit “CorrWatch” të financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme Britanike, ka ngritur shqetësime serioze mbi procedurat e furnizimit me ushqim për Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK), të zbatuara nga Ministria e Mbrojtjes (MM). Organizatat që kanë monitoruar këto shkelje në prokurimet publike theksojnë se emergjenca e krijuar është rezultat i neglizhencës dhe veprimeve të kundërligjshme nga ana e Ministrisë.

Sipas raportit, Ministria e Mbrojtjes ka zhvilluar një procedurë të negociuar pa publikimin e njoftimit për kontratë, duke u thirrur në emergjenca ekstreme, çka përbën shkelje të nenit 35 të Ligjit për Prokurimin Publik (LPP). Gjatë këtij negocimi janë ftuar vetëm tre operatorë ekonomikë, gjë që ka shkelur nenin 7.1 të ligjit, i cili ndalon reduktimin ose eliminimin e konkurrencës. Për më tepër, kontratat janë dhënë kompanive që nuk kanë përmbushur kriteret e kërkuara në dosjen e tenderit.

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar anulimin e këtij aktiviteti të prokurimit më 15 tetor, por sipas CorrWatch, Ministria ka dështuar të përmbushë obligimet ligjore.

CorrWatch i bën thirrje institucioneve përgjegjëse që të reflektojnë mbi këto shkelje dhe të zbatojnë standardet e duhura për të siguruar transparencë dhe konkurrencë të ndershme.

Ky reagim është pjesë e projektit “Mbështetje për Shoqërinë Civile për të Rritur Mbikëqyrjen Publike dhe Llogaridhënien e Institucioneve Publike të Kosovës,” i zbatuar nga organizatat e shoqërisë civile dhe financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar përmes Ambasadës Britanike në Prishtinë.

A ndikon pasuria në zgjedhjet romantike?

0

Një studim i fundit nga Departamenti i Psikologjisë në Universitetin e Hong Kong-ut ka zbuluar se zgjedhjet tona romantike ndikohen nga ndjenja e pasurisë, përveç emocioneve.

Ky hulumtim sugjeron se paraja luan një rol të rëndësishëm në dinamikat e marrëdhënieve.

Nëpërmjet dy eksperimenteve me studentë të universitetit në marrëdhënie heteroseksuale afatgjata, studiuesit zbuluan se meshkujt që e perceptonin veten si të pasur ishin më pak të kënaqur me paraqitjen fizike të partnereve dhe ishin më të prirur për marrëdhënie afatshkurtëra.

Në kontrast, ata që mendonin se ishin më të varfër shfaqnin një kënaqësi më të madhe ndaj partnerëve të tyre.

Të gjithë pjesëmarrësit që u ndjenë të pasur e patën më të lehtë të bashkëvepronin me seksin e kundërt, krahasuar me ata nga një klasë financiare më e ulët.

Për më tepër, më shumë meshkuj se femra, pavarësisht statusit financiar, zgjodhën të uleshin afër njerëzve tërheqës.

Këto rezultate mbështesin hipotezën e psikologjisë evolucionare, që sugjeron se strategjitë e zgjedhjes së partnerit përshtaten sipas kushteve mjedisore dhe nivelit të pasurisë, duke nënkuptuar se perceptimi i pasurisë ndikon në mënyrën se si individët formojnë marrëdhënie.

Edhe Sinwar i HAMAS-it i vrarë?

0

Një deklaratë e përbashkët nga zëdhënësit e Policisë së Izraelit dhe Forcave të Mbrojtjes Izraelite (IDF) konfirmuan se autoritetet izraelite janë ende duke kryer teste të ADN-së për të përcaktuar nëse lideri i Hamasit, Yahya Sinwar, është vrarë në një operacion ushtarak.

Pavarësisht raportimeve të fundit për vrasjen e tij, deri më tani është përfunduar vetëm një nga disa vlerësimet e nevojshme për identifikimin e saktë.

Në këtë proces, janë dorëzuar imazhe dentare në laboratorin kriminalistik dhe testet e ADN-së janë në vazhdim.

Konfirmimi përfundimtar pritet pas përfundimit të këtyre testeve.

Burime nga Hamas thonë se indikacionet tregojnë për vdekjen e Sinwar në një operacion izraelit në Gaza.

Ndërkohë, Izraeli ka ndaluar përpunimin e kërkesave për import të ushqimeve në Gaza, një vendim që ka prekur rëndë furnizimin me ushqime për territorin e rrethuar.

Sipas burimeve tregtare, që nga 11 tetori, tregtarët në Gaza, të cilët importonin ushqime nga Izraeli dhe Bregu Perëndimor i pushtuar, kanë humbur qasjen në një sistem të krijuar në pranverë nga Cogat – një agjenci izraelite që mbikëqyr ndihmat dhe dërgesat tregtare.

Kjo ndërprerje ka ulur nivelin e furnizimeve në Gaza në pikën më të ulët që nga fillimi i luftës.

Monitori i sigurisë ushqimore globale ka paralajmëruar për një rritje të urisë së “katastrofike” në Gaza, duke dyfishuar numrin e njerëzve të prekur nga kriza ushqimore.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka paralajmëruar se në Gaza është afër uria masive.

Klea Prenga reagon pas vetëdorëzimit të motrave Berisha

0

Klea Prega, vajza që u godit me shishe qelqi në fytyrë nga motrat Antonela dhe Mariela Berisha, ka reaguar pasi këto dy të fundit u vetëdorëzuan në polici rreth dy muaj pas ngjarjes.

“Përshëndetje, Pas dy muajsh nga sulmi brutal që më është bërë, personat përgjegjës janë vetëdorëzuar. Disa media kanë spekuluar për një mundësi pajtimi mes nesh, por dua të jem shumë e qartë: nuk ka ndodhur dhe nuk do të ndodhë asnjë pajtim. Unë kërkoj drejtësi të plotë dhe dënimin e merituar për pasojat e rënda fizike dhe psikologjike që më kanë shkaktuar. Nuk mund të ketë falje për një akt të tillë dhune. Shpresoj që procesi gjyqësor të jetë i drejtë dhe transparent, dhe që drejtësia të vihet në vend, duke më dhënë mua dhe familjes sime qetësinë që meriton çdo qytetar”, shkroi ajo.

 

Mediat shpërthejnë kundër emërimit të gjermanit në krye të kombëtares

0

Gjermani Thomas Tuchel do të jetë trajneri i Anglisë deri në vitin 2026.

Tuchel bëhet trajneri i tretë i huaj që do të drejtojë “tre Luanët” pas Eriksson dhe Capelos.

Por emërimi i një gjermani në krye të Anglisë nuk ju ka pëlqyer aspak mediave britanike, të cilat sot kanë nxjerrë gjithë vrerin e tyre.

“Një ditë e errët për Anglinë. Tre Luanët luajnë bixhoz me një GJERMAN… por Tuchel ka vetëm 18 muaj kohë për të provuar veten”, shkroi në faqen e parë gazeta Daily Mail.

Për 51-vjeçarin gjerman kjo do të jetë hera e parë që do të drejtojë një kombëtare, pas eksperiencave që ka patur në skuadra të madha të Europës si Chelsea, PSG apo dhe Bayern Munchen.

Italia merr vendim drastik ndaj komunitetit LGBT

0

Italia e ka firmosur ligjin që ndalon çiftet të shkojnë jashtë vendit për të pasur një fëmijë përmes një surrogate.

Masa shtrin një ndalim të praktikës brenda vendit për të përfshirë edhe ata që e kërkojnë atë në vende ku është e ligjshme, si SHBA ose Kanada.

Ata që shkelin ligjin mund të përballen me dy vjet burg dhe gjoba deri në 1 milion euro.

Ligji, i propozuar nga partia qeverisëse e ekstremit të djathtë të Italisë, shihet nga kritikët se synon çiftet LGBT, të cilët nuk lejohen të adoptojnë ose përdorin IVF në vend.

Surrogacia është kur një grua mbart një shtatzëni për një çift ose individ tjetër, zakonisht për shkak të problemeve të fertilitetit ose për shkak se ata janë burra në një marrëdhënie të të njëjtit seks.

Ligji u miratua të mërkurën në senatin e Italisë me 84 vota pro dhe 58 kundër.

Në një protestë përpara votimit, kundërshtarët e ligjit thanë se e bënte më të vështirë për njerëzit që të bëhen prindër, pavarësisht nga shkalla në rënie e lindjeve në vend.

“Nëse dikush ka një fëmijë, atij duhet t’i jepet një medalje”, tha aktivisti LGBT Franco Grillini për agjencinë e lajmeve Reuters në demonstratë.

“Këtu ju dërgojnë në burg nëse nuk keni fëmijë në mënyrën tradicionale. Ky është një ligj monstruoz. Asnjë vend në botë nuk e ka një gjë të tillë”, shtoi ai.

Lëvizja është pjesë e agjendës socialisht konservatore të Giorgia Meloni.

Ajo e ka përshkruar veten si një nënë e krishterë dhe beson se fëmijët duhet të rriten vetëm nga një burrë dhe një grua.

Meloni ka folur më parë kundër zëvendësimit që përfshin çiftet LGBT dhe retorika anti-LGBT ishte një tipar kryesor i fushatës së saj zgjedhore.

Në një fjalim në vitin 2022, ajo tha po për familjen natyrale, jo për lobin LGBT.

OKB ngre alarmin: Lumenjt po thahen nga ndryshimet klimatike

0

Sipas një raporti të Agjencisë Meteorologjike të Kombeve të Bashkuara, do të ketë më pak ujë në lumenj anembanë botës në vitin 2023 sesa në çdo kohë në 30 vitet e fundit.

Një dokument i publikuar të dielën nga Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) tha se nivelet globale të ujit gjatë pesë viteve të fundit kanë qenë dukshëm nën mesataren afatgjatë.

Rënia e nivelit të ujit është shkaktuar nga ndryshimet klimatike dhe është përkeqësuar më tej nga fenomeni i motit El Niño, i cili ndodh natyrshëm çdo disa vjet dhe ndikon në reshjet në mbarë botën.

Viti i kaluar ishte më i ngrohti i regjistruar dhe akullnajat humbën më shumë akull sesa në 50 vitet e fundit, sipas raportit të WMO.

Por jo të gjithë lumenjtë janë të prekur në mënyrë të barabartë.

Sipas WMO, nivelet e ujit ishin nën mesataren afatgjatë në pellgun e Misisipit në Shtetet e Bashkuara, pellgun e Amazonës në Amerikën e Jugut dhe pellgjet e lumenjve Ganges, Brahmaputra dhe Mekong në Azi, si dhe lumenj të tjerë në Afrikën Lindore, pjesa veriore e Zelandës së Re, Filipinet dhe Evropa Veriore.

“Uji është si një kanarina në një minierë qymyri për ndryshimet klimatike”, tha Sekretarja e Përgjithshme e WMO, Celeste Saulo, duke iu referuar traditës së vjetër të njerëzve që marrin kanarina me vete në minierë, sepse zogjtë humbasin vetëdijen para njerëzve. Kjo shërbeu si një paralajmërim i hershëm për ta për një nivel potencialisht fatal të monoksidit të karbonit në minierë.

“Ne po marrim vazhdimisht sinjale rreziku në formën e reshjeve gjithnjë e më ekstreme, përmbytjeve dhe thatësirave që po dëmtojnë jetët, ekosistemet dhe ekonomitë… e megjithatë ne nuk po marrim masat e nevojshme”, tha ajo.

Sipas të dhënave të OKB-së, deri në 3.6 miliardë njerëz, që është më shumë se 40 për qind e popullsisë së botës, nuk kanë ujë të mjaftueshëm për të paktën një muaj të vitit. Llogaritjet e modelit tregojnë se ky numër ka të ngjarë të rritet në 5 miliardë deri në vitin 2050.

Raporti i WMO dokumenton, ndër të tjera, nivelet e ujit në liqene dhe lumenj, lagështinë e tokës dhe lartësinë e akullnajave dhe borës.

Por një sërë vendesh nuk arritën të kontribuojnë me të dhëna në studim, pasi atyre u mungon një parametër që përfshin të dhëna për vetëm 30 vende.

Në raste të tilla, WMO përdor llogaritjet e modeleve për të plotësuar boshllëqet, por kërkon që të mblidhen urgjentisht më shumë të dhëna.

Familja thyen heshtjen pas vdekjes tragjike të Liam Payne

0

Familja e Liam Payne janë ‘tërësisht të shkatërruar’ pas vdekjes tragjike të këngëtarit në moshën 31-vjeçare.

Ish ylli i One Direction pësoi një frakturë të kafkës pasi u rrëzua nga kati i tretë i hotelit Casa Sur Palmero në Buenos Aires pak pas orës 17:00 të mbrëmjes së djeshme.

Një anëtar i familjes i tha MailOnline: “Ne jemi krejtësisht të shkatërruar nga lajmet”

Motrat më të mëdha të Payne, Nicola dhe Ruth, mbërritën në shtëpinë në Codsall herët këtë mëngjes.

Muzikanti u rrit në Wolverhampton nga nëna e tij Karen, një infermiere, dhe babai Geoff dhe kishte dy motra më të mëdha, Nicola dhe Ruth.

Payne vdiq menjëherë nga lëndimet e shumta, duke përfshirë një kafkë të thyer, pasi ai ra 45 metra nga ballkoni i hotelit në Buenos Aires.

Alberto Crescenti, kreu i shërbimeve të urgjencës në Buenos Aires, zbuloi se këngëtari kishte një “frakturë kraniale dhe lëndime jashtëzakonisht të rënda që çuan në vdekjen e tij të menjëhershme”.

Identiteti i tij u konfirmua nga shërbimet e urgjencës duke kontrolluar pasaportën e tij, por policia nuk ka ende prova përfundimtare në lidhje me rrethanat e rënies së tij.

Broja i pafatë edhe tek kombëtarja

0

Armando Broja duket se ka mbyllur vitin 2024 në infermieri.

Sulmuesi shqiptar nuk po rikuperohet në kohë nga dëmtimi në thembrën e akilit, duke zgjatur kështu qëndrimin jashtë fushave të lojës.

Situatë e konfirmuar nga mjeku i skuadrës së Everton, që shton se 23-vjeçari ende nuk është gati për tu bashkuar në stërvitje.

Lajm aspak i mirë për Brojën, i cili synonte që tek kjo skuadër të gjente ritmin pas thuajse dy vitesh të dominuara nga problemet fizike.

Sulmuesi shqiptar u bashkua me Everton në merkaton e verës në formulën e huazimit nga Chelsea, me opsion blerjen e kartonit në fund të sezonit.

23-vjeçari gjendet në infermieri që prej gushtit të këtij viti, duke qenë edhe jashtë për sfidat e muajit Shtator dhe Tetor në Ligën e Kombeve.

Shkalla e lartë e dëmtimit shuan shpresat për një rikthim të tij me kombëtaren kuqezi për dy sfidat e fundit të kompeticionit në muajin nëntor.