spot_img
E diel, 12 Prill, 2026
16:15
Home Blog Page 2077

Cila është mënyra më e drejtë për të konsumuar ujin?

0

Nëse në këtë mënyrë pini ujë, mund t’ju shkaktojë shumë probleme: ngërçe, artrit, dëmtim të veshkave

Me siguri prindërit që në fëmijëri jua kanë tërhequr vërejtjen që të mos pini ujë duke qëndruar në këmbë.

A keni pyetur ndonjëherë përse?

Prindërit kanë pasur të drejtë – pirja e ujit në këmbë është krejtësisht e gabuar.

Videoja ilustruese e publikuar në Facebook më së miri shpjegon situatën.

Kur pini ujë, ideale është të jeni ulur, – transmeton Telegrafi.

Në të vërtetë në këtë mënyrë në të gjitha organet do të qëndrojë mjaft gjatë.

Në të kundërtën, nëse pini ujë derisa jeni në këmbë, ai shpejt do të kalojë nëpërmjet zorrës së trashë, andaj trupi nuk do të ketë kohë t’i absorbojë nutritienët.

Kjo mund të shkaktojë shumë probleme: ngërçe, artrit, dëmtim të veshkave.

Përveç kësaj, ujin duhet pirë ngadalë, gllënjkë pas gllënjke.

Peci lavderohet se e ka investuar mbi 300 milionë euro në bujqësi gjatë mandatit

0

Mbështetja financiare e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për fermerët në tre vitet e fundit arrin në mbi 300 milionë euro, ndërsa rritja e mbështetjes përmes programeve arrin deri në 275 për qind për disa kultura bujqësore, përkrahje kjo e cila ka reflektuar në rritje të pjesëmarrjes në aktivitete bujqësore për 27 për qind.

Këto të dhëna janë bërë të ditura sot nga Ministri i BPZhR-së, Faton Peci në “Konferencën për Bujqësinë e Qëndrueshme dhe Vendimmarrjen e Bazuar në të Dhëna”, e cila është organizuar nga MBPZhR-ja në bashkëpunim me PPSE (Promoting Private Sector Employment), projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, që implementohet nga Swisscontact dhe Instituti Riinvest.

Me këtë rast, Peci ka theksuar se krahas rritjes së mbështetjes gjatë mandatit të tij në tre vitet e fundit, sektori i bujqësisë ka pësuar një ndryshim rrënjësor në mënyrën e menaxhimit dhe zhvillimit. Kjo sipas tij është arritur përmes zbatimit të praktikave të qëndrueshme, rritjes së investimeve në sektor, luftimit të korrupsionit dhe rritjes së transparencës.

“Pas 9 viteve ngecje nga 4 qeveri radhazi, kemi avancuar legjislacionin dhe dokumentet strategjike, me c’rast kemi aprovuar 28 ligje, përgjatë mandatit tonë e për herë të parë kemi hartuar dhe aprovuar Strategjinë për Zhvillimin e Bujqësisë. Angazhimi ynë për të përmirësuar konkurrencën dhe qëndrueshmërinë e sektorit agroushqimor është kyç për të ardhmen tonë. Në strategjinë për zhvillimin e bujqësisë, kemi vendosur që qëndrueshmëria të jetë në qendër të objektivave tona duke vendosur si objektivi strategjik të parë rritjen e konkurrencës së sektorit agro-ushqimor dhe përmirësimin e efikasitetit dhe qëndrueshmërisë së prodhimit të fermës”, tha Ministri Peci.

Ai ka treguar se sipërfaqja e punuar e tokës sipas Agjencisë së Zhvillimit të Bujqësisë si institucioni më relevant për të dhënat në bujqësi, në vitin 2019 ishte 81,517ha, ndërsa në vitin 2023 sipërfaqja e punuar është 121,650,17ha apo 49,23% më shumë, se në vitin 2019.

Ndërkaq, në kuadër të angazhimit të tij, Peci ka theksuar se për hartimin e projekt-ideve për fondet IPA 2025-2027, si prioritet kanë trajtuar fuqizimin e bujqësisë së qëndrueshme në Kosovë, duke harmonizuar atë me politikat evropiane, si Marrëveshja e Gjelbër dhe Strategjia “Farm to Fork”.

Në anën tjetër, Jean-Christophe Fave, përfaqësues nga Agjencia për Zhvillim dhe Bashkëpunim, tha se bashkëpunimi ndërmjet fermerëve, bizneseve dhe institucioneve është shumë i rëndësishëm dhe se në këtë mënyrë po kontribuojnë jo vetëm në ekonominë, por në transformimin e shoqërisë. “Kosova po i bashkohet e forcave globale për mjedis. Bashkëpunimi ndërmjet fermerëve, bizneseve dhe institucioneve është shumë i rëndësishëm”, tha ai.

Ndryshe, gjatë kësaj konference, zyrtarë të MBPZhR-së kanë mbajtur prezantime lidhur me Mbështetjen Institucionale për Sektorin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Përkrahjen e Sektorit të Bujqësisë përmes Granteve dhe Vendimmarrje bazuar në të dhëna, si dhe prezantime që tregojnë rezultate të studimeve për bujqësinë e qëndrueshme.

Bislimi e Petkovic javën që vjen në Bruksel

0

Javën e ardhshme, që sipas të gjitha gjasave të enjten më 24 tetor, në Bruksel pritet të zhvillohet rundi i ri i takimeve në kuadër të dialogut për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel të kryenegociatorëve.

Kështu thanë burimet diplomatike të Radios Evropa e Lirë në Bashkimin Evropian, pa dhënë hollësi për takimet.

Në BE gjithmonë e përdorin fjalën “takime”, pasi nuk janë të sigurt nëse do të ketë takim trepalësh, pra takim mes dy delegacioneve në prani të lehtësuesit nga BE-ja.

Deri më tani, zakonisht janë zhvilluar takime dypalëshe mes të dërguarit të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, dhe kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, por jo edhe takime trepalëshe.

Herën e fundit kur është zhvilluar një takim trepalësh ka qenë takimi i 2 korrikut të këtij viti. Megjithatë, pas takimit palët dolën me qëndrime diametralisht të kundërta rreth asaj që kishte ndodhur në takime. Palët e kishin akuzuar njëra-tjetrën për “mungesë të gatishmërisë për dialog”.

Ditëve të fundit, Lajçak ka mbajtur konsultime me palët. Por, përpos pohimeve se po shqyrtohet rruga përpara në dialog, nga ana e BE-së – që ndërmjetëson këtë proces që ka nisur më 2011 – nuk kanë dhënë hollësi se me cilat tema do të merren palët në takimet e radhës.

Në BE, por edhe në NATO gjithnjë e më shumë po shprehin pakënaqësi lidhur me rrjedhën aktuale të dialogut, duke thënë se procesi nuk po prodhon rezultatet e pritura. Kështu ka konstatuar edhe sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, duke shprehur shqetësim për këtë.

Emisari evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, ka mandat në këtë post deri në fund të muajit janar të vitit 2025. Ndërkaq, në BE presin të shohin se çfarë qasje rreth dialogut do të ketë përfaqësuesja e e re e lartë për politikë të jashtme, Kaja Kallas, pasi ajo të marrë mandatin. Mandati i saj do të nisë kur të jetë gati i tërë ekipi i ri i Komisionit Evropian, pasi të konfirmohet nga Parlamenti Evropian.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se pret dinamikë të re nga Komisioni Evropian, sa i përket dialogut./rel

Po të ishte kancelar Merz, Ukraina do të bombardonte Rusinë me raketat “Taurus.”

0

Gjermania mund të ofrojë armë që do të ndryshojnë rrjedhën e luftës në Ukrainë


storm•/Gjermani: Lideri i opozitës në Gjermani ka shprehur gatishmërinë për të furnizuar Ukrainën me raketa me rreze të gjatë veprimi Taurus, por vetëm nën kushte të caktuara.

Ndërkohë që Gjermania ka qenë furnizuesi i dytë më i madh i ndihmës ushtarake për Kievin që nga fillimi i luftës në Ukrainë, kancelari Olaf Scholz vazhdon të kundërshtojë dërgimin e këtyre raketave, duke pasur frikë nga përshkallëzimi i konfliktit.

Friedrich Merz, lideri i CDU-së dhe kandidat për kancelar në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, nuk e ka përjashtuar mundësinë e dërgimit të raketave Taurus. Megjithatë, ai thekson se Kievi duhet të përmbushë disa kushte specifike.

Sipas Friedrich Merz, nëse Moska nuk ndalon sulmet ndaj civilëve në Ukrainë, ai beson se Volodymyr Zelenskyy mund të përdorë arsenalin ekzistues gjerman pa kufizime.

“Hapi i ardhshëm do të ishte ofrimi i raketave Taurus. Pas kësaj, është në dorën e Presidentit rus Vladimir Putin të vendosë se sa larg dëshiron ta përshkallëzojë luftën,” deklaroi ai për ARD.

Raketa Taurus, e zhvilluar bashkërisht nga Gjermania dhe Suedia, ka një rreze veprimi prej 500 km, që tejkalon ndjeshëm kapacitetet e raketave të ofruara nga Franca, Britania e Madhe apo Shtetet e Bashkuara.

Prej muajsh, Volodymyr Zelenskyy ka kërkuar nga aleatët e tij leje për të përdorur armët perëndimore për të goditur objektiva brenda territorit rus.

Automjeti Taktik “Next Gen”: Kombinimi i elektrikes dhe naftës për “Misione të Heshtura”

0

storm•/Auto: GM Defense ka prezantuar një prototip të ri automjeti taktik që kombinon funksionimin e heshtur të një motori elektrik me konsum të ulët karburanti dhe fuqisë së lartë të një motori nafte. Ky automjet, i quajtur “Next Gen”, bazohet në Chevrolet Silverado 2500HD, por ndryshe nga versionet e zakonshme, ai ofron një performancë të jashtëzakonshme me një bateri prej 12 modulësh dhe dy motorë elektrikë.

Një veçori e rëndësishme e “Next Gen” është aftësia për të operuar në mënyrë të heshtur, duke i lejuar ushtarët të hyjnë në zona me rrezik të lartë pa bërë zhurmë. Kur nevojitet më shumë shpejtësi, motori i naftës Duramax 2.8-litërsh turbocharged aktivizohet për të zgjatur qëndrueshmërinë e baterisë.

Për sa i përket baterisë, automjeti taktik ofron një kapacitet të lartë energjie, duke mundësuar furnizimin me energji për sensorë me kërkesa të larta energjie. Ndërsa bazohet në Silverado 2500HD, ai gjithashtu ofron masa sigurie si mbrojtja nga rrotullimi, frenat anti-bllokim, kontrollin elektronik të stabilitetit dhe pamje 360 gradë.

Me veçoritë e tij inovative, “Next Gen” i jep mundësi forcave të armatosura të operojnë në mënyrë efektive dhe të sigurt, duke minimizuar shenjat e zbulimit dhe duke optimizuar performancën në terren.

Harris: Presidenca ime, jo vijim i asaj të Biden

0

Gjatë një interviste për rrjetin televiziv “Fox News’ të mërkurën, Nënpresidentja demokrate Kamala Harris u pyet mbi përpjekjet e administratës Biden për të trajtuar rritjen e numrit të emigrantëve të paligjshëm në kufirin jugor të vendit.

Ajo fajësoi republikanët për dështimin në miratimin e një projektligji për kufirin.

Në një intervistë me shkembime të nxehta me gazetarin e Fox News-it, Bret Baier, zonja Harris u pyet se çfarë mendonte mbi vendimin e hershëm të administratës (Biden) për të ndryshuar disa nga politikat kufizuese të rivalit republikan Donald Trump mbi emigracionin, si dhe t’i përgjigjej një nëne që foli në Kongres mbi humbjen e fëmijës së saj në duart e një emigranti të paligjshëm.

“Më vjen shumë keq për humbjen që ajo ka pësuar, por le të flasim për atë që po ndodh tani“, tha zonja Harris.

Kamala Harris tha se Donald Trump u kërkoi republikanëve të refuzonin një projektligj dypartiak mbi imigracionit sepse sikurse tha ajo “atij i pëlqejnë problemet në vend që t’i zgjidhë ato”.

Intervista ishte pjesë e një apeli të drejtpërdrejtë nga ana e zonjës Harris drejtuar votuesve republikanë teksa theksoi mbështetjen e republikanëve për fushatën e saj në një shtet fushëbeteje si Pensilvania përpara se të dilte për intervistën në Fox News, një rrjet me prirje konservatore.

Gjatë intervistës zonja Harris u pyet në lidhje me komentin e saj të bërë së fundmi se nuk do të ndryshonte “asgjë” në lidhje me ato çfarë ka bërë administrata Biden. Për ‘Fox News’ ajo tha se:

“Më lejoni të jem shumë e qartë, presidenca ime nuk do të jetë një vazhdim i presidencës së Joe Bidenit”, por pa dhënë më shumë detaje.

Më herët, në qarkun Bucks, në periferi të Filadelfias, zonja Harris foli mbi ato që i quajti përpjekje të zoti Trump për të përmbysur humbjen e tij në zgjedhje katër vjet më parë.

Zonja Harris tha se veprimet e zotit Trump shkelën Kushtetutën dhe siç tha ajo, nëse atij do t’i jepej mundësia, do ta shkelte atë përsëri.

“Ai refuzoi të pranonte vullnetin e popullit dhe rezultatet e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ai dërgoi një turmë të armatosur në Kapitol dhe ata sulmuan me dhunë oficerët e policisë, zyrtarët e zbatimit të ligjit dhe kërcënuan jetën e nënpresidentit (të kabinetit) të tij”, tha zonja Harris.

Mbi 100 republikanë iu bashkuan zonjës Harris në qarkun Bucks, mes tyre Adam Kinzinger, një ish-ligjvënës dhe anëtar i komisionit që hetoi sulmin e 6 janarit ndaj Kapitolit nga mbështetësit e ish-Presidentit Trump.

“Pavarësisht se për kë keni votuar herën e fundit, ka një vend për ju në këtë fushatë“, tha zonja Harris.

Nënpresidentja udhëheq me 46% për qind krahasuar me 43 që është mbështetja për kandidatin republikan Donal Trump sipas një sondazhi të fundit të agjencisë ‘Reuters’.

Zonja Harris ka tentuar më parë të afrojë votuesit e zhgënjyer me zotin Trump. Në fillim të këtij muaji, ish-ligjvënësja republikane Liz Cheney, vajza e ish-nënpresidentit Dick Cheney, u bëri thirrje amerikanëve të vendosin vendin mbi partinë e të votojnë për zonjën Harris, duke thënë se zoti Trump nuk ishte i përshtatshëm për të udhëhequr Shtetet e Bashkuara.

Zonja Harris përsëriti të mërkurën zotimin e saj për të emëruar një republikan në kabinetin e saj, nëse zgjidhet./REL

Apple nxjerr në treg një pajisje që se kishte shitur asnjëherë

0

Ende pa kaluar një muaj që kur prezantoi iPhone-in më të fundit, Apple tashmë ka të gatshme një pajisje të re për ta nxjerrë në treg.

Gjiganti amerikan zbuloi gjeneratën e 7-të të iPad Mini – përditësimi i parë i kësaj linje të produktit për më shumë se tre vite.

Kjo pajisje 650 dollarëshe ka një ekran 8.3-inç dhe jetëgjatësia e baterisë është përmirësuar – duke i mundësuar përdoruesve që të përdorin edhe Apple Pencil Pro që u lansua në maj dhe që kushton 168 dollarë, transmeton Telegrafi.

Sikurse iPhone 15 Pro i vitit të kaluar, iPad vihet në funksion nga çipi A17 Pro, që do të thotë se do të ketë të integruar edhe Apple Intelligjence (inteligjencën artificiale).

Apple Intelligence është kompleti i ri i softuerit të inteligjencës artificiale të firmës që përfshin redaktimin e imazheve, ‘Genmoji’ dhe një integrim me ChatGPT.

Apple zbuloi pajisjen e re në një postim në blog, duke e quajtur atë iPad Mini më ‘i aftë dhe më i gjithanshëm’ ndonjëherë.

Në paletën e ofertës do të jetë modeli me 128 GB dhe 512 GB. Ai është i disponueshëm në katër ngjyra – gri, starlight, e kaltër dhe vjollcë – dhe është i disponueshëm për t’u porositur paraprakisht tani, përpara datës së lansimit më 23 tetor.

SHBA ngre në fluturim avionët bombardues B-2, a është ky paralajmërim për Iranin?

0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer sulme me avionët bombardes B-2 kundër rebelëve Houthis në Jemen.

Pentagoni i konsideroi “sulme preçize” kundër 5 bazave të Houthit, ku rebelët mbanin të fshehura armët në disa zona të Jemenit.

Lëvizja Houthi ka mbështetjen e Iranit dhe muajt e fundit ishte bërë problem pasi sulmonte anijet tregtare në Detin e Kuq.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes tha se avionët bombardues me rreze të gjatë veprimi shënjestruan bazat nëntokësore të rebelëve të Houthi.

Sulme ndaj 100 anijeve ka kryer Houthi që nga Nëntori i vitit të kaluar, duke fundosur 2 prej tyre.

Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin u shpreh se sulmi me avionët bombardues u autorizua prej tij nën drejtimin e Presidentit Biden.

Austin paralajmëroi se SHBA do t’i vazhdojë sulmet ndaj Houthi dhe do të ketë pasojë nëse rebelët e mbështetur nga Irani sulmojnë sërish anijet tregtare.

IKD: Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje shkelën Kushtetutën

0

Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka thënë se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë shkelur Kushtetutën duke bojkotuar tri seancat e jashtëzakonshme të thirrura nga opozita.

Deputetët e pushtetit bojkotuan seancën për komunikimet e Mimoza Kusari-Lilës me kryeterroristin Milan Radoiçiq, për mungesën e ushqimin në Forcën e Sigurisë (FSK) dhe për procesin e përllogaritjes së borxheve të kompanive ambalazhuese të ujit dhe mënyrën e shlyerjes së këtyre borxheve nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Përkundër interesit publik për debat parlamentar për çështjet e lartpërmendura, IKD-ja ka thënë se shumica parlamentare, e përfaqësuar nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka refuzuar të marrë pjesë në seancat e jashtëzakonshme, pa asnjë arsyetim legjitim dhe të besueshëm.

Ky bojkot, sipas tyre, përbën shkelje të besimit të qytetarëve dhe detyrave dhe përgjegjësive si deputet i Kuvendit dhe si partia më e madhe parlamentare.

“Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) shpreh shqetësim të thellë për këtë situatë dhe kërkon nga LVV-ja të largohet nga rruga e bojkotit kundërkushtetues. Kjo praktikë dhe qasje e LVV-së është e pazakontë dhe cenon rëndë vlerat demokratike të Republikës se Kosovës. IKD-ja konsideron se debatet parlamentare janë shtyllë e rëndësishme e demokracisë dhe përfaqësimit demokratik, deputetët e shumicës parlamentare e kanë obligim të marrin pjesë në mënyrë aktive në diskutimin e çështjeve që prekin interesat e qytetarëve dhe të shtetit. Bojkoti i seancave parlamentare dëmton jo vetëm integritetin e Kuvendit por edhe injorim ndaj qytetarëve të Kosovës”, thuhet në reagim.

Deputeti, siç shkruan IKD-ja, ka detyrimin të respektojë dispozitat kushtetuese dhe ligjin, të cilat përbëjnë bazën e funksionimit të një shoqërie demokratike. Ky obligim e vendos deputetin “në një rol të rëndësishëm, ku veprimet dhe vendimet e tij duhet të reflektojnë vlerat dhe parimet e shtetit ligjor”.

“Nga Kushtetuta dhe ligji deputeti vepron në përputhje me besimin që i është dhënë nga qytetarët. Ai duhet të jetë i përgjegjshëm ndaj tyre dhe t’i mbrojë interesat e tyre, duke u angazhuar për një qeverisje transparente dhe llogaridhënëse. Pavarësisht përkatësisë partiake deputetet duhet të ruajnë dhe promovojnë vlerat bazë të garantuara më Kushtetutën e Kosovës. Deputetët duhet të jenë shembull i respektimit dhe promovimit të vlerave demokratike, sundimit të ligjit dhe qeverisjes se mirë. Bojkotimi i deputetëve për çështje ku kërkohet llogaridhënie dhe rezultate ndaj fenomeneve të korrupsionit qeveritar, ruajtjen e integritetit të institucioneve publike dhe sqarimit të situatave ku deputetë të Kuvendit të Kosovës komunikojnë me persona në kërkim ndërkombëtar për vepra penale kundër rendit kushtetues të Kosovës, ulin besimin e publikut në vullnetin politik për shtet ligjor dhe luftim te korrupsionit. Kjo qasje pa dyshim se pengon rrugën integruese të Kosovës në strukturat euro-atlantike. Po ashtu, IKD-ja shpreh shqetësim për mungesën e vazhdueshme të kryetarit të Kuvendit në drejtimin e këtyre seancave të jashtëzakonshme”, thuhet tutje në reagim.

IKD-ja u ka bërë thirrje të gjitha partive politike të përmbushin detyrimet që rrjedhin nga Kushtetuta, “ligjet e aplikueshme dhe obligimet ndaj qytetarëve të Kosovës dhe vlerave demokratike që Republika e Kosovës i ka marr përsipër në rrugën e saj drejt integrimit evropian”.

Detaje të reja nga vdekja e ish-yllit të grupit të njohur

0

Liam Payne, ish-ylli i One Direction, ka humbur jetën tragjikisht në moshën 31-vjeçare në Argjentinë pasi u rrëzua nga kati i tretë i një hoteli në Buenos Aires

Payne kishte arritur famë globale si pjesë e grupit shumë të dashur të krijuar në shfaqjen televizive X Factor në 2010, së bashku me Harry Styles, Louis Tomlinson, Niall Horan dhe Zayn Malik.

Në fillim të këtij muaji, Payne mnori pjesë në koncertin në Argjentinë të ish shokut të tij të grupit One Direction, Niall Horan.

Sipas policisë në Buenos Aires, oficerët në vendngjarje i janë përgjigjur raporteve për një burrë agresiv që mund të ketë qenë nën efektet e drogës dhe alkoolit.

Kur mbërritën në hotel, zyrtarëve iu tha se një zhurmë e fortë ishte dëgjuar në një oborr të brendshëm. Menjëherë pas kësaj, ata gjetën trupin e pajetë.

Policia sakaq ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Drejtori i shërbimeve të urgjencës mjekësore, Alberto Crescenti tha për mediet lokale se Payne ka pësuar “lëndime serioze” dhe se do të kryhet një autopsi.

Crescenti nuk pranoi t’u përgjigjej pyetjeve në lidhje me rrethanat e rënies së Payne nga ballkoni.

Zyra e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar konfirmoi se ishte në kontakt me autoritetet në Argjentinë “në lidhje me raportet për vdekjen e një britaniku”.

Payne publikoi status në Snapchat vetëm disa orë para incidentit, duke thënë: “Është një ditë e bukur këtu në Argjentinë”.

Payne fitoi famë globale si pjesë e grupit të djemve të formuar në 2010 në The X Factor, i cili u bë një nga grupet më të mëdha pop në botë. Grupi njoftoi se ishte në një pauzë në vitin 2016, dhe në 2019 Payne publikoi albumin e tij të vetëm solo. Ai ka një djalë me këngëtaren e Girls Aloud, Cheryl.

Pas vdekjes së artistit të njohur, Liam Payne, në Buenos Aires, po dalin më shumë detaje.

Pak para se këngëtari të binte nga ballkoni i hotelit, 31-vjeçari raportohet se kishte konsumuar drogë në dhomën e tij.

Fotografitë e publikuara në gazetat argjentinase shfaqin pluhur të bardhë dhe letër alumini në një tavolinë.

Aty pranë vërehet një kapak i djegur i një kanaçeje, një produkt higjienik dhe qirinj.

Edhe përdorimi i drogës ka lënë gjurmë në tavolinë, teksa në fotografi duken disa sipërfaqe të djegura, shkruan 20min.

Dyshohet se drogë është konsumuar edhe në vaskë, pasi edhe aty vërehet një letër alumini dhe qirinj.