spot_img
E diel, 12 Prill, 2026
11:10
Home Blog Page 2079

Tërmeti godet sërish Turqinë

0

Raportohet se nga tërmeti i sotëm në Turqi është shembur një ndërtesë.

Siç raporton mediumi turk ‘Tyrkije Today’, kamerat kanë kapur momentin kur një ndërtesë u shemb gjatë tërmetit në Malatya.

Në po të njëjtin qytet, edhe vitin e kaluar ndodhi një tërmet i madh ku la edhe të vdekur e shtëpi të rrënuara plotësisht.

Nuk pati raportime të menjëhershme për dëme apo viktima.

“Ne nuk kemi marrë asnjë raport për ndonjë problem deri më tani”, tha kryetari i bashkisë së Malatya, Sami Er për agjencinë shtetërore Anadolu, duke shtuar se zyrtarët ende po vlerësonin dëmet e mundshme në zona më të largëta.

Zyrtare/ Anglia ka trajnerin e ri

0

Thomas Tuchel u emërua zyrtarisht trajneri i ri i Anglisë. Drejtuesit e FA ia besuan ish-trajnerit të Chelsea dhe Bayern Munich, ndër të tjera, timonin e kombëtares, me synim lavdinë në Kupën e Botës 2026.

Federata Angleze e Futbollit (FA) konfirmoi të mërkurën se Tuchel është emëruar trajner i ri i kombëtares së “Tre Luanëve”.

Gjermani ka nënshkruar kontratë 18-mujore, deri në fund të Botërorit 2026, që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Tuchel pason kësisoji Gareth Southgate dhe do ta fillojë punën me “Tre Luanët” më 1 janar 2025, së bashku me asistentin Anthony Barry.

Anglia shpreson se Tuchel do të drejtojë kombëtaren drejt lavdisë, pasi pa që Southgate t’i udhëhiqte “Tre Luanët” në gjysmëfinalet e Kupës së Botës 2018 dhe në finalet e Kampionatit Europian 2020 e 2024.

Zgjedhja e parë e FA për këtë punë raportohet se ka qenë trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, por vendimi është marrë për të emëruar Tuchel, i cili ishte në dispozicion, pas largimit nga Bayern Munich në maj.

“Jam shumë krenar që më është besuar drejtimi i kombëtares së Anglisë. Kam ndjerë prej kohësh një lidhje personale me futbollin në këtë vend, i cili më ka dhënë disa momente të pabesueshme tashmë. Të kem mundësinë të përfaqësoj Anglinë është një privilegj i madh. Mundësia për të punuar me këtë grup lojtarësh të veçantë dhe të talentuar është shumë emocionuese”, theksoi Tuchel.

 

Kush është virusi që po merr të dhëna pa u vërejtur?

0

Analistët nga Cyble Research and Intelligence Labs (CRIL) kanë zbuluar një variant të ri të trojanit bankar Android.

Është Cerberus, një malware që u shfaq në forumet e hakerëve në vitin 2019 si një mjet mashtrimi financiar që mund të merrej me qira.

Që atëherë, Kerber ka evoluar për të ndryshuar në mënyrë dinamike serverët e komandës dhe kontrollit, dhe zinxhiri i tij i sofistikuar i infeksionit e ndërlikon zbulimin dhe heqjen, paralajmëroi raporti CRIL.

Situata komplikohet edhe më shumë nga fakti se kriminelët kibernetikë kanë shtuar sulmet e tyre me këtë malware që nga muaji shtator.

Asnjë antivirus nuk e zbuloi versionin e ri të Kerber. Domenet krijohen në fluturim duke përdorur DGA (Domain Generation Algorithm) për të ndryshuar serverët e komandës dhe kontrollit (C&C).

Në fillim, studiuesit Cyble menduan se kishin të bënin me malware krejt të ri. Por analiza e detajuar zbuloi ngjashmëri të kodit me Kerber, i cili u identifikua për herë të parë në 2019.

Ata e quajtën fushatën e re ErrorFather sipas ID-së së botit Telegram dhe identifikuan 15 mostra malware të lidhura me fushatën ErrorFather. Studiuesit vërejnë se sulmet janë në vazhdim dhe disa serverë C&C janë ende aktivë.

Sulmuesit mbështeten te përdoruesit për të bërë një gabim. Malware është maskuar si aplikacione të ligjshme bankare ose vërtetimi ose përditësimi dhe përdor ikonat e Google Play dhe Chrome.

Sulmuesit përdorin faqe phishing për të shpërndarë këto aplikacione.

Kerber mbledh dhe dërgon të dhëna të tilla si listat e aplikacioneve, kontaktet, pamjet e ekranit, statusi i pajisjes dhe të dhëna të tjera për sulmuesit.

Ai gjithashtu mund të vjedhë SMS ose të dërgojë mesazhe, të regjistrojë audio dhe të bëjë thirrje.

Pasi të identifikohet një objektiv (aplikacion) i mundshëm, malware e mbulon atë me një faqe të rreme phishing për të mashtruar viktimën që të fusë detajet e hyrjes ose të kartës së kreditit.

Malware mund të imitojë ndërveprimin e përdoruesit, klikimet dhe gjestet e ndryshme hyrëse dhe të çinstalohet kur sulmuesit të kenë mbaruar.

Studiuesit Cyble rekomandojnë që përdoruesit e Android të shkarkojnë aplikacione vetëm nga burime zyrtare, të kontrollojnë nëse Google Play Protect është aktiv në pajisje, të jenë të kujdesshëm me lejet që u japin aplikacioneve dhe të mos hapin lidhje të dyshimta që marrin me SMS ose email.

Diddy uron ditëlindjen e së bijës nga burgu

0

Teksa ndodhet pas hekurave, në profilin zyrtar të Diddy-t në Instagram është bërë një postim.

Muzikanti 54-vjeçar, i cili është akuzuar për gjashtë akuza të tjera për sulm seksual në paditë e ngritura të hënën (14/10), bëri një postim të martën për ditëlindjen e dytë të vajzës së tij Love, të cilën e ka me ish- partneri Dara Tran.

Megjithatë, nuk është e qartë nëse postimi është bërë nga ai apo dikush tjetër që menaxhon profilin e tij.

Postimi përfshinte disa foto të reperit me vajzën e tij ku në reshta i “këndon” këngën e ditëlindjes.

Diddy, emri i vërtetë i të cilit është Sean Love Combs, po mbahet në Qendrën e Paraburgimit në Brooklyn Metropolitan në Nju Jork.

Sipas udhëzimeve të vizitave të burgut, Diddy ka një orë në javë për vizita sociale të miratuara, por nuk dihet nëse ai do ta shohë Love në ditëlindjen e saj.

Manjati i muzikës ka tre fëmijë të tjerë me modelen dhe aktoren Kim Porter, e cila vdiq në vitin 2018 në moshën 47-vjeçare.

Dënohet sulmuesi i KFOR-it dhe Policisë në protestat e dhunshme në veri

0

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 8 muaj burgim dhe 10 mijë euro gjobë të akuzuarin Lazar Dejanoviq.

Ky i fyndit ngarkohej nga Prokuroria Speciale për huliganizëm dhe sulm ndaj personit zyrtar në protestat e dhunshme në veri të vendit në vitin 2023, kur u sulmuan KFOR-i dhe Policia e Kosovës.

Sipas aktgjykimit të shpallur të mërkurën nga kryetari i trupit gjykues, Valon Kurtaj, të akuzuarit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

As prokuroria e as pala mbrojtëse nuk u deklaruan për ushtrim ankese lidhur me dënimin, prandaj si rrjedhojë gjyqtari e shpalli vendimin e dënimit të formës së prerë.

Opozita ndërpret seancën, proteston para televizionit publik

0

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kërkuar ndërprerjen e seancës për të shkuar para objektit të Radio Televizionit të Kosovës për një konferencë për media pasi akuzoi këtë medium se nuk e transmetoi seancën e sotme.

“Ashtu siç e paralajmëruam edhe më herët si shefa të grupeve parlamentare të partive opozitare, ne tani do ta ndërpresim seancën për një arsye të vetme, që para RTK-së ta mbajmë një konferencë për media dhe t’i adresojmë çështjet të cilat na brengosin jashtëzakonisht shumë. Sjellja e RTK-së karshi opozitës dhe Kuvendit të Kosovës është e patolerueshme. Pra, bllokimi i fjalës, tentimi për ta shmangur nga vëmendja e qytetarit aferën që e ekspozon një grup parlamentar është i papranueshëm. Prandaj, ne do ta ndërpresim dhe si deputetë të opozitës do të shkojmë tani para RTK-së për një konferencë për media”.

Kurse, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka akuzuar koordinatoren e komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali se ka ndal transmetimin e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, ku po diskutohet për borxhet e ambalazhuesve të ujit.

Ai tha se kryeministri Albin Kurti por edhe Dejona Mihali mundet të mendojnë se i bëjnë të gjitha, por shtoi se të njëjtëve iu ka hyrë uji përfundi.

“Dejona sot e ka ndal transmetimin në RTK. Në televizionin publik që financohet nga Kuvendi i Kosovës dhe i përgjigjet vertikalisht Kuvendit. Dejona nuk di se si se ka ndal edhe energjinë këtu në Kuvend. Dejona se di se si nuk e ka ndal edhe ngrohjen në këtë Kuvend. I themi Dejonës dhe Kurtit se mundet të gjitha t’i bëjë, por ju ka hy uji përfundi dhe nuk e di ku iu dërgon”, theksoi Lekaj.

 

Cilat masa duhet t’i merrni për ta kapërcyer helmimin?

0

A mendoni se stomaku juaj po ju shqetëson dhe nuk jeni të sigurt nëse është nga diçka që keni ngrënë apo ndonjë virozë?

Helmimi nga ushqimi, ose sëmundja e shkaktuar nga ushqimi, ndodh kur hani ushqim të kontaminuar.

Mikroorganizmat dhe toksinat që shkaktojnë helmim nga ushqimi zakonisht çojnë në simptoma të tilla si dhimbje barku, të vjella dhe diarre.

Këto simptoma mund të ngjajnë me ato të gripit ose infeksioneve të tjera virale.

Por si mund ta kuptoni se çfarë po ndodh?

Simptomat – Helmimi nga ushqimi dhe gastroenteriti ndajnë mjaft simptoma, ndaj është e rëndësishme të njihen dallimet e tyre. Një nga pikat kryesore të dallimit është koha e shfaqjes së simptomave. Nëse ndiheni të sëmurë brenda pak orësh pas vaktit tuaj, ka të ngjarë të jetë helmim nga ushqimi. Në të kundërt, simptomat e gastroenteritit zakonisht shfaqen një ose dy ditë pas ekspozimit ndaj virusit.

Simptomat kryesore të helmimit nga ushqimi

Të vjella

Diarre (e cila mund të përfshijë gjak)

Nauze

Dhimbje stomaku dhe ngërçe

Ethe

Ndjenja e dobësisë

Djersitje e tepruar

Fajtorët më të zakonshëm të helmimit nga ushqimi janë salmonela, kampilobakteri dhe stafilokoku.

Simptomat e mësipërme mund të shfaqen brenda gjysmë ore pas ngrënies së ushqimit të kontaminuar.

Çfarë duhet bërë? – Nëse dyshoni se keni helmim nga ushqimi, është e rëndësishme të kërkoni kujdes të menjëhershëm mjekësor ose të vizitoni spitalin më të afërt. Mos harroni se ajo që keni ngrënë luan një rol të madh, veçanërisht nëse keni konsumuar ushqim deti, kërpudha ose produkte të konservuara që janë më të prirura ndaj toksinave.

Për t’u rikuperuar, sigurohuni që të qëndroni të hidratuar mirë, veçanërisht nëse keni të vjella ose diarre të shpeshta.

Pushoni mjaftueshëm në mënyrë që trupi juaj të mund të luftojë infeksionin.

Në rastet e diarresë ose të vjellave të rënda, mund t’ju duhet një shtesë elektrolite për të zëvendësuar humbjet.

Gjithashtu, preferoni ushqime të lehta për stomakun, si buka, orizi dhe supat.

BE-ja pa ndonjë datë për takimin mes Kosovës dhe Serbisë

0

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano, tha se nuk ka asnjë njoftim për ndonjë takim të ardhshëm në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se nuk dëshiron të komentojë mbi spekulimet se një dialog i nivelit të lartë mund të zhvillohet së shpejti.

“Së pari, ne kurrë nuk komentojmë ndonjë spekulim dhe së dyti, nuk ka asnjë njoftim që mund të bëj për ndonjë takim të ardhshëm në kuadër të dialogut, me ndërmjetësimin e BE-së”, tha Stano në një konferencë për shtyp në Bruksel, i pyetur për të komentuar spekulimet se mund të ishte arritur një pajtim për takim të nivelit të lartë politik, në kuadër të dialogut.

Luiz Ejlli shpërthen në rrjetet sociale pas dënimit me burg: ‘Më keni përdorur, kam heshtur sepse…

0

Luiz Ejlli, i njohur për publikun shqiptar, ka shprehur pakënaqësinë e tij të hapur në rrjetet sociale pas vendimit të gjykatës së Fierit, e cila e dënoi atë me 1 vit burg për falsifikim dokumentesh.

Në një postim të fundit, të shoqëruar me një foto gjatë xhirimeve për një klip të ri, Luizi është shprehur me tone të ashpra dhe të drejtpërdrejta: “E di që më keni përdorur, keni përfituar dhe më keni marrë si të mirëqenë… Megjithatë unë zgjedh të hesht sepse nuk dua që egërsia ime e brendshme të dali jashtë,” ka shkruar ai.

Sipas raportimeve të A2, prokuroria e Fierit akuzon Ejllin se, pavarësisht se i ishte hequr licenca nga Ministria e Drejtësisë, ai kishte vazhduar të përdorte vulat e noterit. Në bashkëpunim me një tjetër person, ata kishin krijuar një deklaratë noteriale me të dhëna të pavërteta. Më pas, kjo deklaratë u dorëzua në ish-Prokurorinë Lushnjë më 25 shkurt 2022.

Luiz Ejlli duket i prekur nga lajmet dhe reagimet e shumta mbi këtë çështje, ndërsa zgjedh të heshtë për momentin për të mos nxitur më shumë tension.

Ekskluzive/Arrestohet prindi, akuzohet për sulm ndaj drejtoreshës së shkollës

0

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, i cili po dyshohet të ketë sulmuar drejtoreshën e shkollës “Hilmi Rakovica” në Prishtinë.

Burime të Storm brenda organeve ligjzbatuese kanë bërë të ditur se prindi fillimisht ishte njoftuar nga vajza se vëllait të saj, disa nxënës po ia marrin çdo ditë nga 1 euro.

Prindi në moshë të shtyrë dhe i irrituar me informatën e marrë ka shkuar në shkollë për të kërkuar llogari nga drejtoresha rreth këtij informacioni.

Gjithnjë sipas burimeve, pas debateve, drejtoresha e ka paraqitur rastin në polici, të cilët e kanë arrestuar prindin, nën dyshimin për sulm ndaj personi zyrtar.