spot_img
E diel, 12 Prill, 2026
09:19
Home Blog Page 2080

Çka e bën të ndihet keq, Mariah Carey’n?

0

Mariah Carey ka ankesën më tipike prej dive

Rritja e numrit të ankuesve ndaj Diddy-t, avokatët e tij kërkojnë zbulimin emrave

0

Avokatët Sean ‘Diddy’ Combs i kërkuan të martën një gjykatësi në Nju Jork që t’i detyrojë prokurorët të bëjnë të njohur emrat e individëve që e akuzojnë atë në çështjen e ngritur ndaj tij për trafikim seksual.

Përmes një letre drejtuar gjykatësit federal, avokatët shkruan klienti i tyre duhet të njihet me identitetet e viktimave të supozuara në mënyrë që të përgatitet siç duhet për gjykim.

Data e fillimit të procesit gjyqësor ndaj reperit është caktuar më 5 maj, derisa i njëjti ka mohuar akuzat.

Kërkesa për të bërë të ditur emrat e individëve që e akuzojnë atë vjen një ditë pas ngritjes së gjashtë padive të reja kundër Combs në mënyrë anonime me qëllim mbrojtjen e identitetit të viktimave të supozuara, me dy prej tyre femra dhe katër të tjerë meshkuj.

Paditësit pretendojnë se Diddy përdori famën e tij dhe premtimet për t’i rritur perspektivat e tyre në industrinë e muzikës dhe për t’i bindur viktimat të merrnin pjesë në darka luksoze, ku përdorej gjerësisht droga dhe më pas i sulmonte.

Individët në padinë e së hënës janë pjesë e asaj që avokatët e tyre thonë se është një grup prej më shumë se 100 kallëzuesish që janë në proces të ngritjes së padive kundër manjatit të muzikës.

Kriza me emigrantë, Von Der Leyen i shkruan letër shteteve anëtare të BE-së

0

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka bërë thirrje për një eksplorim të “nyjeve të kthimit” jashtë BE-së në një letër drejtuar liderëve kombëtarë të bllokut për migracionin e parregullt, duke përmendur një marrëveshje midis Italisë dhe Shqipërisë si një model të mundshëm.

Udhëheqësit e BE-së do të takohen të enjten dhe të premten për një samit mbi migracionin pasi komisioni ka thënë se do të propozojë masa të reja.

Emigrantët e parregullt dhe azilkërkuesit që mbërritën në Evropë vitin e kaluar numëronin më pak se një të tretën e 1 milion njerëzve që mbërritën në vitin 2015, por kjo mbetet një temë shumë e ndjeshme, duke ndikuar në zgjedhjet në shumicën e vendeve evropiane dhe duke rritur ndjenjën e votuesve të së djathtës ekstreme.

Gjermania, e kujdesshme ndaj reagimit të opinionit publik kundër migrimit të parregullt përpara zgjedhjeve të shtatorit të ardhshëm, ka vendosur kontrolle kufitare me të gjithë fqinjët e saj, duke pezulluar lirinë e zonës Shengen pa pasaporta. Franca, Danimarka, Suedia, Austria, Italia dhe Sllovenia gjithashtu kanë vendosur kontrolle kufitare.

Marrëveshja e Italisë me Shqipërinë është që ajo të presë qendrat e migracionit për të përpunuar kërkesat e azilkërkuesve meshkuj që kërkojnë të hyjnë në bashkim.

Disa liderë të BE-së kanë kritikuar më parë skemat për përpunimin e jashtëm të azilkërkuesve, siç është marrëveshja e qeverisë së mëparshme të Mbretërisë së Bashkuar me Ruandën, por tani ka një oreks në rritje në BE për një qasje të ngjashme.

Gjermania, dikur një zë relativisht liberal për emigracionin, është bërë më e ashpër dhe mendohet se nuk ka gjasa të bllokojë nisma të tilla.

Von der Leyen vlerësoi gjithashtu marrëveshjet e diskutueshme të BE-së me Tunizinë dhe punën e përbashkët me autoritetet libiane, të cilat janë dënuar gjerësisht nga grupet e të drejtave të njeriut.

Ajo tha se mbërritjet e parregullta në rrugën qendrore të Mesdheut ishin ulur me dy të tretat në vitin 2024 deri më tani, gjë që ajo ia atribuoi kryesisht këtyre marrëveshjeve.

Pakti Itali-Shqipëri, për të cilin shoqatat e të drejtave të njeriut thonë se është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, u nënshkrua nga kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, dhe homologu i saj shqiptar, Edi Rama, në nëntor të vitit të kaluar.

Meloni tha në atë kohë se në këmbim të mbështetjes së Ramës për qendrat, ajo do të bënte gjithçka në fuqinë e saj për të mbështetur anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Në bisedimet në Luksemburg të martën mbi negociatat e Shqipërisë për t’u bashkuar përfundimisht në BE, Rama tha megjithatë se marrëveshja e tij me Italinë mund të mos përsëritet lehtësisht nga vendet e tjera.

Von der Leyen tha në letrën e saj: “Ne duhet … të shqyrtojmë rrugët e mundshme përpara në lidhje me idenë e zhvillimit të qendrave të kthimit jashtë BE-së, veçanërisht në funksion të një propozimi të ri legjislativ për kthimet”.

Apple planifikon rritjen e RAM memorjes së telefonave, nga viti 2026

0

E gjithë linja e iPhone 16 e këtij viti erdhi me vetëm 8 GB RAM memorje, për të ekzekutuar veçoritë e Apple Intelligence, por në modelet e ardhshme pritet që RAM memorja të rritet në 12 GB.

Një raport i mëparshëm sugjeroi që iPhone 17 Pro Max do të merrte 12 GB dhe tani duket se kjo mund të jetë e vërtetë për të dy modelet e iPhone 18 Pro.

Të katër modelet e iPhone 16 morën 8 GB, në kontrast me modelet e vitit të kaluar, ku modelet standarde dhe Plus, morën 6 GB, ndërsa Pro dhe Pro Max morën 8 GB. Këta të fundit janë të vetmit iPhone më të vjetër që kanë akses në Apple Intelligence.

Edhe para prezantimit të iPhone 16, eksperti i çipeve të telefonave celularë, Ming-Chi Kuo sugjeroi që iPhone 17 Pro Max të merrte 12 GB vitin e ardhshëm.

Ai tha se kjo nuk do të ishte e vërtetë për iPhone 17 Pro të vogël. Nëse del si informacion i saktë, kjo do të ishte hera e parë që Apple ka përdorur RAM-in si diferencues midis dy modeleve Pro.

Prodhuesi i çipave të Apple TSMC ka udhëhequr rrugën në teknologjinë System-on-a-Chip (SoC).

Në vend të përdorimit të paketave të veçanta të çipave për CPU, GPU, RAM dhe kështu me radhë, të gjithë këta çipa janë të integruar në një njësi të vetme.

Një variant i kësaj teme njihet si një modul me shumë çipa (MCM), me TSMC që pritet të jetë i pari që do të nisë formën më të avancuar në një çip 2nm në vitin 2026.

Eksperti i çipit të telefonave celularë thotë se ne mund të presim që kjo teknologji e fundit të debutojë në linjën e iPhone 18, me 12 GB RAM.

Është e paqartë nga raporti origjinal se cilat modele të vitit 2026 do të kenë rritjen e RAM-it.

Sidoqoftë, Kuo ka sugjeruar më parë se procesi 2 nanometër i nevojshëm për qasjen e re të paketimit, do të kufizohet në dy modelet Pro, duke sugjeruar se mund të presim që të dy të marrin RAM 12 GB.

Sidoqoftë, kjo nuk përjashton mundësinë që modelet që nuk janë Pro të kenë gjithashtu 12 GB RAM në çipat e tyre më pak të avancuar.

Vendosen emigrantët e parë në kampin e ndërtuar në Shëngjin

0

Anija ushtarake italiane “Libra” ka sjellë në brigjet Shëngjinit emigrantët e parë nga Italia.

Anija, me 16 emigrantë në bord, është afruar mëngjesin e sotëm drejt qytetit bregdetar dhe më pas është ankoruar në portin e Shëngjinit.

“Libra” u nis dy ditë më parë nga ishulli i Lampeduzas që ndodhet pranë brigjeve afrikane.

Në bordin e anijes ndodhen disa dhjetëra klandestinë nga Bangdaleshi dhe Egjipti, të cilët sapo të mbërrijnë do të vendosen në kampin e sapo ndërtuar në Shëngjin ku do të bëhet pritja dhe kontrolli e më pas do të vendosen në kampin e Gjadrit edhe ai i përfunduar.

Klandestinët janë që të gjithë meshkuj dhe do qëndrojnë këtu për një muaj në pritje të verifikimit të kërkesës së tyre për azil.

“Në portin e Shëngjinit u ankorua anija “Libra” e marinës italiane, me 16 emigrantë në bord, të cilët pas procedurave të verifikimit do të akomodohen në kampin e ngritur në Gjadër, Lezhë. Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për sigurinë dhe për zbatimin e procedurave të përshpejtuara kufitare”, sipas Policisë së Shtetit.

Messi i pandalshëm

0

Lionel Messi vazhdon të tregoj se prania e tij në ekipin kombëtar të Argjentinës mbetet kruciale.

Këtë e dëshmoi edhe në fitoren e thellë kundër Bolivisë, në kuadër të Kupës së Botës 2026.

Megjithëse, bolivianët u munduan ta mbajnë mbrojtjen e fortë, ajo nuk mundi t’i qëndroj ballë fuqisë së ‘pleshtit’.

Në këtë ndeshje, Leo Messi shënoi tri gola, derisa me nga një kontribuuan edhe Lautaro Martinez, Almeda dhe Julian Alvbarez.

Ata do të jenë në aksion muajin e ardhshëm kur të udhëtojnë në Paraguaj.

Bolivia, ndërkohë, mbetet në pozitën e play-off-it dhe do të luajë jashtë vendit me Ekuadorin në ndeshjen e parë të pushimit ndërkombëtar të fundit të vitit kalendarik.

Lufta në Ukrainë, Kievi kërkon nga NATO një ftesë anëtarësimi, para së të mbyll mandatin Joe Biden

0

Ukraina po kërkon nga NATO që t’ia nis një ftesë për anëtarësim përpara se Joe Biden të largohet nga Shtëpia e Bardhë, duke argumentuar se kjo do të ishte një trashëgimi e përshtatshme për presidentin e SHBA-së, tha një diplomat i lartë ukrainas.

“Ideja jonë është se dhënia e një ftese për Ukrainën në këtë moment, është një sinjal politik”, tha për Reuters, Nataliia Galibarenko, ambasadorja e Kievit në NATO.

“Ne sinqerisht besojmë se mund të jetë pjesë e trashëgimisë së administratës aktuale amerikane”, tha ajo në një intervistë në misionin ukrainas në NATO, përballë selisë së aleancës në Bruksel.

Zgjedhjet presidenciale të muajit të ardhshëm në SHBA krijojnë pasiguri të madhe për Ukrainën pasi Uashingtoni ka qenë ofruesi më i madh i ndihmës ushtarake të Kievit për luftën e tij kundër pushtimit rus.

Ndërsa nënpresidentja demokrate Kamala Harris ka sinjalizuar vazhdimin e mbështetjes për Ukrainën, ajo nuk e ka përcaktuar nivelin e kësaj mbështetjeje.

Ish-presidenti republikan, Donald Trump nuk ka qenë i qartë se si do ta trajtonte luftën.

Të qenit në NATO do ta bënte Ukrainën pjesë të paktit të mbrojtjes reciproke të aleancës ushtarake të udhëhequr nga SHBA, që do të thotë se një sulm ndaj një anëtari konsiderohet si një sulm ndaj të gjithëve, megjithëse procesi i anëtarësimit mund të zgjasë vite për t’u përshtatur me standardet e NATO-s.

Lamtumirë Gjeneral Sir Mike Jackson – Komandanti që mbrojti popullin e Kosovës

0

Lamtumirë Gjeneral Sir Mike Jackson – Komandanti që refuzoi të fillojë Luftën e Tretë Botërore dhe mbrojti popullin e Kosovës

Kosova demolon Qipron

0

Kosova ka arritur edhe një fitore të rëndësishme në kuadër të Ligës së Kombeve.

Djelmoshat tanë për 90 minuta lojë kanë arritur të shënojnë tri gola.

Amir Rrahmani në minutën e 30-të e hapi serinë e golave, duke vazhduar me Krasniqi në minutën e 52-të dhe Sahiti e përmbylli tripletën në minutën e 70-të.

Qipriotët në pjesën e dytë u munduan shumë të gjejnë golin.

Një e shënuan në minutën e 80-të nga një gabim i lojtarëve tanë të mbrojtjes, por se goli u anulua nga VAR-i.

Me këtë fitore, Kosova arkëton 9 pikë dhe ndodhet në vendin e dytë në kuadër të Grupit C, pas Rumanisë, e cila me fitoren e arritur ndaj Lituanisë, i ka 12 pikë.

Kusari-Lila arsyeton bisedën me Radoiciqin, disa prej diskutimeve thotë se janë të montuara

0

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, e ka arsyetuar fjalën “brate (vëlla)” të përdorur në mesazhet e saj, të publikuara në media, me ish-deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq.

Në emisionin “Konfront” të KTV-së, ajo ka thënë se kjo fjalë në serbisht e ka kuptimin e mikut.

Ajo tutje ka thënë se e ka përmendur këtë fjalë në kuptimin e bisedës së lirë, ashtu siç thotë se e përdorë me deputetët e tjerë.

“Për të gjithë që e flasin gjuhën serbe ose malazeze e dinë kuptimin e fjalës ‘brate’ që nuk do të thotë fjalë e vëllait në veçanti, por fjalë e mikut. Në mënyrën se si përdoret si sinonim i bisedës së lirë, në kuptimin e tillë. Se sikur të ishte vëlla, sikur të ishte ai bashkëpunim ashtu siç po mundohet të aludohet, ai bashkëpunim do të vazhdonte. Gjuha është një komunikim me të cilën unë sot do ta kem një komunikim me cilindo deputet në përgjithësi, si nga pozita si nga opozita, pasi unë komunikoj lirshëm me të gjithë. Në gjuhën serbe dhe malazeze, në të dyja përdoret dhe kjo ka qenë në atë rrjedhë të diskursit të komunikimit. Unë nuk e flas gjuhën shumë mirë, kuptohem mirë. E kam mësuar që në fëmijëri ku jam rritur në Pejë, e kam rifreskuar në masë të madhe kur jam bërë zëdhënëse e Qeverisë në vitin 2003-2004 për shkak të shumë rrethanave”, ka thënë ajo.

Kusari-Lila, ka komentuar pretendimet që kishte bërë në seancë në Kuvendin e Kosovës gjatë të cilës kishte thënë se ka pamje të politikanëve të opozitës në përurimin e shtëpisë së kryeterroristit Milan Radoiçiq.

“Kam pyetur përfaqësuesit e opozitës, kur bënin britma të ndryshme, se a thua çfarë do të thoshin ata sikur të kishin parasysh apo shihnin video apo materiale nga përurimi i shtëpisë së tij (Radoiçiqit). E ardhmja do e tregoj këtë. Koha do të tregojë nëse ka foto apo video. Do të dëshmoj koha”, ka thënë Kusari-Lila.

“Unë kam kërkuar në kallëzimin penal që e kam dorëzuar kam bërë kërkesë prokurorisë së shtetit që të bëhet edhe superekspertiza. I qëndroj prapa deklarimit, kërkoj superekspertizën dhe kjo bëhet jashtë Kosovës”, ka thënë ajo.

Kusari-Lila ka shtuar se audiot e publikuara në media janë të falsifikuara dhe se nga analiza me programe që u janë bërë atyre kanë dalë se janë “copy-paste” të zërit të saj dhe jo bisedë e zhvilluar ashtu siç është publikuar.

“Ato janë copëza të ndara të bisedës me Simiqin, ndërsa ndërlidhja dhe pjesa tjetër e shtuar me Radoiçiqin janë pjesë që janë të vendosura që e bëjnë dallimin mes ambientit, zërit, në veçanti konfirmimet e mia që kanë dalë se janë copy-paste të vetë zërit tim ‘da-da’… Nga analizat përmes programeve në tregojë interferenca në sekondat e zërit ku vërehen valët e zërit që tregojnë ndërprerje të qartë, toni ndryshon papritur dhe këtë nuk e dëgjojmë me veshin tonë, këto janë vlerësime përmes pajisjeve të veçanta në softuer që e bëjnë vlerësimin e autenticitetit të audios”, ka potencuar ajo.

Në lidhje me bisedën me kryeterroristi Milan Radoiçiq, ajo u arsyetua duke thënë se ai në mënyrë të njëanshme ofroi gatishmëri për të garantuar siguri për zyrtarët e KOSTT-it të cilët do të zhvillonin takim me homologët e “Elektroseverit” në trafo-stacionin në Vallaq. Kjo ka qenë hera e vetme, që ajo thotë se ka komunikuar me të.

“Ka qenë insistim i Simiqit, që për prezencën e zyrtarëve të KOSTT-it në Vallaq, mund të garantojnë siguri. Jemi duke folur për kohën kur s’ka pas qarkullim të lirë në veri, maj i vitit 2022. Dhe ka insistuar, përkundër faktit që nuk është në Kosovë (Radoiçiqi), mund të jep garanci që këta zyrtarë të shkojnë atje pa problem. Në Vallaq kanë qenë edhe zyrtarët e “Elektroseverit” dhe kjo ka qenë në kontekst të kësaj bisede. Ai diskutim është zhvilluar në gjuhën shqipe. Kjo ka qenë tendencë e Listës Serbe për të krijuar komunikimin që mund t’i sjellë atij (Radoiçiqit) përparësi të tjera, gjë që s’ka ndodhur. Para se të ndodhte komunikimi, ka pasur kërkesa nga Lista Serbe në raport me Radoiçiqin dhe asnjë prej atyre kërkesave nuk ka vazhduar tutje”, ka thënë ajo.