spot_img
E diel, 12 Prill, 2026
07:28
Home Blog Page 2081

Çfarë fshihet pas përzgjedhjes së Olta Gixharit si opinioniste e jo Einxhel Shkirës?

0

Pak ditë më parë Storm raportoi se opinioniste e Big Brother Vip 3 do të jetë Olta Gixhari, ani se për një kohë të gjatë ishte përmendur emri i Einxhel Shkirës.

Por, gjërat nuk duken të jenë aq të thjeshta.

Mediat në Shqipëri, duke u thirrur në burime, raportojnë se pak para nisjes së spektaklit mes Shkirës dhe Producentes Ekzekutive, Olsa Muhameti, ka pasur një përplasje të fortë.

Arsyet vazhdojnë të mbesin të fshehura nga të dyja palët.

Ajo cka është me e çuditshme, ka pak kohë që Olta në një intervsitë kishte thënë se bashkë me burrin dhe fëmijët kishin blerë një shtëpi në Tiranë dhe kishin vendosur të zhvendoseshin nga Valencia.

E duket se edhe pjesëmarrja e saj në këtë edicion të “Big Brother” si opinioniste, është një ndër arsyet pse ajo ka vendosur që të rikthehet.

Tashmë, për më shumë se 3 muaj, aktorja do ta organizojë jetën e saj mes Prishtinës dhe Tiranës, duke realizuar kështu një ëndërr të sajën.

Olta ishte përfolur shumë si opinioniste e “Big Brother Vip 3” në Tiranë.

Nga ana tjetër, moderatorja Einxhel Shkira është larguar nga ekrani që pas pjesëmarrjes së saj në shtëpinë e “Big Brother Vip 1”.

Pas përfundimit të spektalit, ajo u zhvendos në Prishtinë dhe mirëpriti në jetën djalin e saj, Trevi, me partnerin Dj Dagz, me të cilin u njoh në BBV.

Prej asaj kohe Einxhel Shkira është distancuar nga ekrani dhe iu është përkushtuar djalit të saj.

Ndërkohë një ndjekës i ka dërguar mesazh moderatores ku i kërkon të prezantojë festivalin e RTSH-së këtë vit.

Por, Einxhel Shkira ka ironizuar koleget e saj teksa shprehet se “s’të lë radhë njeri, jemi bërë 5 moderator për metër katror”.

“Të lutem, prezanto këtë vit Festivalin e RTSH”, i shkroi ndjekësi në Instagram.

Ndërsa Einxhel ka publikuar mesazhin në InstaStory dhe shkruan: “Kërkesa që s’më kishte ardhur ndonjëherë. Mirë e ke ti, bukur do të ishte, por s’të lë radhë njeri. Se ne jemi bërë pesë moderatorë për metër katror”.

Pse eSIM nuk po mundet ta kaloj SIM kartelën fizike?

0

Kartat virtuale eSIM kanë avantazhet e tyre, por në disa aspekte ato nuk mund të krahasohen me SIM-të e vjetra të mira.

Shumë telefona tani ofrojnë mbështetje eSIM.

Megjithatë, vetëm për shkak se kjo teknologji është e disponueshme, nuk do të thotë që ju duhet të injoroni përfitimet e një pajisjeje me një kornizë fizike të kartës SIM.

Më poshtë ju sjellim një përmbledhje të disa arsyeve të rëndësishme për këtë.

Përputhshmëri më e gjerë e pajisjes me operatorë të ndryshëm

Kur bëhet fjalë për pajtueshmërinë e pajisjes, kartat fizike SIM kanë një avantazh të qartë ndaj eSIM.

Jo të gjithë operatorët celularë mbështesin teknologjinë eSIM, kështu që mund të kufizoheni në zgjedhjet e pajisjes tuaj nëse zgjidhni një telefon vetëm me eSIM.

Nga ana tjetër, telefonat me kornizë fizike për SIM janë të pajtueshëm me një numër të madh operatorësh.

Ndryshimi më i lehtë i operatorit

Nëse ndryshoni shpesh operatorë, një pajisje me kornizë fizike për SIM është një zgjedhje më e mirë sepse ndërrimi është më i lehtë dhe më i thjeshtë.

Me pajisjet vetëm me eSIM, procesi i ndërrimit të operatorëve mund të jetë pak më i komplikuar.

Së pari, do t’ju duhet të kontrolloni nëse operatori juaj i ri mbështet eSIM dhe nëse telefoni juaj është i pajtueshëm me rrjetin e tyre.

Më pas do t’ju duhet të kaloni procesin e shkarkimit dhe aktivizimit të eSIM-it të ri, i cili mund të marrë pak kohë dhe kërkon një lidhje të qëndrueshme interneti.

Nëse udhëtoni shumë ose jetoni në një zonë me mbulim të dobët të internetit, ky mund të jetë një problem i vërtetë.

Është më e vështirë t’ju ndjekin

Përdorimi i një telefoni me kornizë fizike për kartën SIM ju jep më shumë kontroll, se kur dhe si lidhet pajisja juaj me rrjetin.

Nëse jeni të shqetësuar për gjurmimin e vendndodhjes suaj, thjesht mund ta hiqni kartën SIM.

Telefoni nuk do të lidhet më me rrjetin, duke e bërë shumë më të vështirë për ofruesin e shërbimit të gjurmojë lëvizjet tuaja.

Kartat eSIM janë të integruara direkt në pajisje, që do të thotë se ajo është gjithmonë e lidhur me rrjetin për sa kohë që është e ndezur.

Kjo lidhje e vazhdueshme e bën më të lehtë për ofruesit e shërbimeve të gjurmojnë lëvizjet dhe aktivitetet tuaja.

Mbështetje e kufizuar eSIM në disa vende

Nëse udhëtoni shumë, mendoni dy herë përpara se të hiqni dorë nga një telefon me ‘slot’ fizik SIM.

Megjithëse eSIM duhet ta bëjë më të përshtatshëm udhëtimin ndërkombëtar, shumë vende dhe operatorë nuk e mbështesin ende plotësisht atë.

Në disa raste, do të jetë më e lehtë të blini një kartë SIM lokale dhe ta futni atë në pajisje për të qëndruar i lidhur.

Kurti uron Shqipërinë: Do të ketë ndikim pozitiv edhe për Kosovën

0

Kryeministri Albin Kurti ka uruar Shqipërinë për hapjen e kapitullit të parë në negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke e cilësuar këtë zhvillim si një arritje të rëndësishme për Shqipërinë dhe gjithë rajonin.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti shprehu mbështetjen e tij për procesin integrues të Shqipërisë, duke theksuar rëndësinë e meritokracisë dhe reformave në këtë rrugëtim.

Ai gjithashtu theksoi se rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian do të ketë ndikim pozitiv edhe për Kosovën.

“Me vendimin për hapjen e kapitujve të parë për anëtarësim në familjen evropiane, integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, nga sot filloi një kapitull të ri e vendimtar.

I gëzohemi fort kësaj arritjeje të Shqipërisë! Urime popullit dhe qeverisë shqiptare! U dëshiroj rrugëtim pa pengesa e progres të bazuar në meritokraci dhe përmbushje të reformave prej të cilave së pari përfitojnë qytetarët dhe vendi.

Bashkimin Evropian e kemi qëllim të përbashkët me Shqipërinë, jo vetëm si cak anëtarësimi, por edhe si vlerë e shoqërive tona demokratike, mirëqenie për qytetarët tanë dhe orientim i dy shteteve tona. Nga ky rrugëtim që Shqipëria po e nis sot pa dyshim që do të përfitojë edhe Kosova jonë në mësime dhe përvoja me të cilat i afrohemi edhe më shumë Shqipërisë e bashkë Bashkimit Evropian”, ka shkruar Kurti.

Haziri për bisedat e publikuara: E kam paralajmëruar

0

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka komentuar bisedat e publikuara të Mimoza Kusari-Lilës me Sllavko Simiqin.

Haziri tha se erdhi dita me pa të gjithë se cila është e vërteta, duke shtuar se e sheh si komunikim të Vetëvendosjes me kërkesën e kryeministrit Kurti.

“E kam paralajmëruar para 1 viti e kam thënë dhe mund ta hulumtoni qëndrimin tim politik edhe në median tuaj edhe në rrjete sociale që çka ka më dëgju populli i Kosovës ka me u shoku çka është duke ndodhur, sepse ne kemi pasur jo vetëm indikacione por njoftime të sakta që partia në qeverisje , shumica politike po komunikon në kanale të rregullta me këtë formacion, me këto formacione që kryet e kanë në Beograd dhe tavolinën në Bruksel e praptojnë për konsum të brendshëm ndërsa komunikimin natën e mbajnë pa asnjë problem”, tha ai për RTV21 .

Cilët faktorë ndikojnë që të na dhemb koka mbrapa?

0

Dhimbja në pjesën e prapme të kokës shpërthen si pasojë e tensionit, stresit ose lodhjes.

Megjithatë, sipas të dhënave, ajo shpesh mund të shfaqet si rezultat i hernies diskale ose ndonjë lëndimi të mundshëm në pjesën e sipërme të qafës.

Simptomat e dhimbjes mbrapa koke

Dhimbja në pjesën e prapme të kokës mund të shoqërohet me disa simptoma ndaj të cilave duhet të jeni të vëmendshëm.

Këto simptoma janë:

  • Mpirje e qafës
  • Dhimbje therëse në krahun e majtë ose të djathtë të qafës
  • Mpirje të kokës
  • Dhimbje e fortë të syrit
  • Dhimbje që intensifikohet pas çdo lëvizje të kokës
  • Pamundësi në lëvizjen e qafës
  • Shkaqet e dhimbjes mbrapa koke

Tensioni

Sipas të dhënave kur koka dhemb si pasojë e luhatjeve të tensionit, dhimbja ka tendencën të qarkullojë në zona të ndryshme.

Kompresat ose dushi i ngrohtë ndihmojnë kundër dhimbjes, bashkë me mbajtjen nën kontroll të stresit.

Lëndimet e qafës

Kur muskujt, ligamentet, tendinat dhe nervat e qafës lëndohen, dhimbja është e paevitueshme.

Për shembull, nëse keni qëndruar në një pozicion të gabuar për shumë kohë, zona mbrapa kokës do të dhembë më shumë.

Stërmundimi i muskujve të qafës i bën ato më të dobët dhe nxisin dhimbjen mbrapa koke.

Si të përballeni me dhimbjen mbrapa koke

Ndryshoni mënyrën e qëndrimit

Nëse mënyra se si qëndroni është problematike, sigurohuni ta ndryshoni atë.

Në rast se punoni përpara kompjuterit, sigurohuni që ekrani të jetë i ngritur dhe që qafa të mos qëndrojë e ulur.

Aktiviteti fizik

Aktiviteti fizik është shumë i mirë për të forcuar muskujt dhe përmirësuar qëndrimin.

Kompresat e ngrohta

Vendosni një kompresë të ngrohtë pas koke dhe mbajeni për 20 minuta për të ulur dhimbjen dhe zbutur inflamacionin.

Kur duhet të shqetësoheni?

Është shumë e rëndësishme që të konsultoheni me një mjek në rastet kur:

Dhimbja përkeqësohet me kalimin e kohës

Keni vështirësi në lëvizjen e krahut dhe ndieni dobësi muskulare

Vëreni një rënie të shpejtë në peshë

Pësoni fraktura të shpeshta

Keni vështirësi në ecje.

Pavarësisht se iku në Real Madrid, Mbappe ka ende probleme me PSG-në

0

Përplasja mes Paris Saint-Germain dhe Kylian Mbappé duket se do të zgjasë pafund.

Liga Profesionale Franceze e Futbollit (LFP) urdhëroi klubin francez në gusht të paguajë 55 milionë për lojtarin, për të shlyer pagat dhe shpërblimet e papaguara gjatë sezonit të kaluar, por klubi kryeqytetas nuk ka ndërmend të dorëzohet dhe i është drejtuar komisionit të përbashkët të Ligës.

Gjatë seancës së sotme u transmetua edhe një video e një deklarate të Mbappes, ku thoshte se kishte “një marrëveshje me presidentin e PSG-së” dhe se “pavarësisht vendimit, të gjitha palët do të mbroheshin”. Vendimi final i komisionit do të merret me 28 tetor, sesi do shkojnë gjërat, na duhet të presim.

Rritja e pensioneve – Haradinaj: Nuk përbën asnjë ndryshim

0

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se pensionet janë aq të ulëta sa rritja e tyre prej 20% nuk përbën asnjë ndryshim.

Haradinaj ka thënë se lajmi që ka nisur pagesa e pensioneve me rritje është përpjekje e radhës për manipulim.

“Lajmi se paska nisur pagesa e pensioneve me rritje prej 20% është përpjekje e radhës e kësaj qeverie për të manipuluar me shifra e përqindje. Pensionet në Kosovë janë aq të ulëta sa rritja prej 20% e tyre nuk përbën asnjë ndryshim”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se rritja minimale e pensioneve qysh sot duhet të jetë më e pakta 50%.

“Rritja minimale e pensioneve qysh sot duhet të jetë më e pakta 50%. Ky është zotim i përfshirë në programin e Aleancës dhe partnerëve në koalicion i cili do të zbatohet menjëherë, duke e përcjellur trajektoren e rritjes vjetore prej 10% për gjitha skemat pensionale në Kosovë”, është shprehur Haradinaj.

Hapet konkursi për punësimin e 106 personave që do ushqejnë ushtarët e FSK-së

0

Pas dështimit të zgjidhjes së situatës me ushqimin për ushtarët e FSK-së, Ministria e Mbrojtjes ka hapur konkurs ku pritet të punësohen 106 persona.

Të gjithë personat do të punësohen në sektorin e kuzhinës.

Në njoftimin e publikuar thuhet se po kërkohen 25 kuzhinierë, 23 ndihmëskuzhinier, 42 shpërndarës ushqimi dhe 16 pastrues të enëve.

Konkursi do të jetë i hapur deri më datën 24.10.2024.

Regjistrimi i popullsisë, ja sa shqiptarë jetojnë në Mal të Zi

0

Vetëm 4.97 për qind e qytetarëve në rezultatet e fundit të regjistrimit të popullsisë në Mal të Zi, janë deklaruar shqiptarë.

Si rrjedhojë pjesa tjetër vijojnë 41.1 për qind të deklaruar malazezë, ndërsa 32.9 për qind si serbë.

Krahasuar me regjistrimin e parafundit, numri i shqiptarëve qëndron mirë: më 2011 ishin 4.91%, apo 30.439, ndërsa tani janë 30.978.

Në regjistrimin e fundit, rreth 2.8% e popullsisë nuk u deklaruan.

Sipas referencave në Mal të Zi, jetojnë 623.633 banorë, që do të thotë 0.6% më shumë se në vitin 2011.

Këto shifra rezultojnë nga regjistrimi i fundit i popullsisë që u bë në dhjetor të vitit 2023, të publikuara sot nga Drejtoria e Statistikave të Malit të Zi, e njohur si MONSTAT.

PDK fton seancë të jashtëzakonshme

0

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën me fillim nga ora 12:00, në emër të 41 deputetëve të opozitës do të mbahet një seancë e Jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës.

“Për të trajtuar keqpërdorimet e rreth 11 milionë eurove të faljes së kundërligjshme të borxheve të kompanive ambalanzhuese të ujit nga Qeveria e Kryeministrit Albin Kurti, për të cilin rast tashmë ka edhe të arrestuar, e procesi është nën hetime penale. Në këtë seancë, domosdoshmërisht do të trajtohet edhe udhëheqja e kundërligjshme e sistemit tonë energjetik nga Dejona Mihali”, ka njoftuar shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.