spot_img
E diel, 12 Prill, 2026
05:52
Home Blog Page 2082

Kush po fiton në Veri? Bisedë Ekskluzive me ish-Kryeinspektorin Burim Ramadani

0

Storm sjell një bisedë ekskluzive dhe të hapur në emisionin “Kush Ka të Drejt?” me ish-Kryeinspektorin e Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës, Burim Ramadani.

Në këtë episod, do të diskutojmë si kurrë më parë për Veriun e Kosovës:

Kush po fiton aty? A kanë të drejt të lavdërohen apo të kritikohen qeveria dhe opozita për situatën në Veri? Çfarë ndodhi në Bajnskë dhe cili është roli i urës së Ibrit në relacionet e Kosovës me NATO-n.

A ishte rrezik shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme dhe përplasja me KFOR-in për këtë urë? A po përdoret policia në Veri për të fituar zgjedhjet politike në Jug?

Si po i justifikon qeveria kontaktet me Radojiçiqin, njeriun në listën e zezë? A janë kërcënimet e ambasadorit amerikan kundrejt qeverisë serioze?

Përgjigjet në këto dhe shumë pyetje tjera, i dëgjoni në podcastin Storm, të dielën në ora 20:30.

Mos e humbisni!

Del në publik biseda e re mes Mimoza Kusari – Lilës me deputetin e Listës Srpska, ftohet në hotelin e Radojçiqit në Kopaonik

0

Katër biseda të Mimoza Kusari-Lilës me Sllavko Simiqin, zbulojnë përpjekjet e shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për koordinim me Listën Serbe.

Bisedat në WhatsApp dëshmojnë “kapitullimin” e LVV-së para Listës Serbe për kalimin e ligjeve në kuvend dhe për çështjen e energjisë elektrike në veri.

Kusari-Lila e quan vëlla Simiqin. Të dy merren vesh për caktimin e një takimi të Simiqit me kryeministrin Kurti.

Kusari-Lila pranon ftesë për vizitë te Radoiçiqi në Kopaonik.Mimoza Kusari-Lila po përpiqej të krijonte aleancë me Listën Serbe për çështje të agjendës legjislative të mazhorancës.

Për këtë qëllim, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje kishte krijuar raporte miqësore me ish-shefin e Grupit Parlamentar të Listës Serbe, Sllavko Simiq, me të cilin komunikonte përmes platformës WhatsApp.

Ajo, përpiqej t’i bashkërendonte veprimet me Listën Serbe për miratimin e ligjeve të rëndësishme në kuvend.

Në katër biseda të realizuara përmes WhatsApp-it, të cilat i ka siguruar Paparaci, Kusari-Lila dhe Simiq bisedonin edhe për vizitat e deputetëve të Listës Serbe te Millan Radoiçiqi në Kopaonik.Këto biseda dhe të tjera janë në duart e Policisë së Kosovës.

Në bisedën e parë Kusari-Lila – Simiq, të realizuar më 29 janar të vitit 2022, Kusari-Lila pranon një përshëndetje nga Kopaoniku dhe një ftesë që pretendohej se i vinte nga Millan Radoiçiqi për vizitë në resortin turistik ku qëndronte ai, përtej kufirit me Kosovën.

“Ja një përshëndetje nga Kopaoniku [qesh]”, i shkruan Simiq, Kusari-Lilës duke i propozuar asaj që shkonte për vizitë në Kopaonik, ku Radoiçiq zotëron një hotel në të cilin qëndronte asokohe.

“Pra, të jemi shëndosh dhe ti vjen këtu në mal”.Kusari-Lila, e cila kishte krijuar raporte gati miqësore me Simiqin, aty për aty nuk e refuzon ftesën.“Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së në Kopaonik [qesh]”, i përgjigjet ajo ftesës së Simiqit, tregon biseda e parë mes tyre.“E pse jo?”, ia kthen Simiqi.

Nga ftesa për vizitën në Kopaonik, ata kalojnë direkt në temë. Bisedojnë për çështjen e energjisë elektrike në veri. Kusari-Lila e pyet ish-shefin e Grupit Parlamentar të Listës Serbe për kohën se “kur do të gjejmë zgjidhje për rrymën në veri”.

Të dy bien në ujdi që të gjejnë një zgjidhje për këtë çështje.

“Kur gjejmë zgjidhje për rrymën në veri [qesh]”, i shkruan Kusari-Lila, Simiqit.

Simiq, ia kthen pozitivisht.

“Bën”, i përgjigjet Simiqi. “Mbaje në mend çfarë ke thënë”.

“Çfarë kam thënë?!”, pyet me habi Kusari-Lila.

“Aaaaa të vij ta bëjmë zgjidhjen për rrymë”, përgjigjet sërish Simiq.

“Po natyrisht”, pohon ajo.

“U morëm vesh”, e mbyll bisedën Simiq.

Në një bisedë tjetër, Kusari-Lila dhe Simiq flasin për shqyrtimet e disa ligjeve në një seancë plenare të Kuvendit të Kosovës.

Biseda, e zhvilluar më 8 shkurt të vitit 2022, dëshmon urgjencën e Kusari-Lilës për koordinim me Listën Serbe.

Shefja e deputetëve të LVV-së interesohet nëse deputetët e Listës Serbe do të shkonin në seancën që do të mbahej të nesërmen.

Simiq ia konfirmon vendimin e partisë për të mos marrë pjesë në seancë. I arsyetohet me shpjegimin se 12 deputetët e Listës Serbe ishin infektuar me koronavirus gjatë një vizite te Radoiçiqi në Kopaonik.

“Përshëndetje Sllavko, a do të vini nesër në seancën e Kuvendit?”, interesohet Kusari-Lila për vendimin e Grupit Parlamentar të Listës Serbe. “Vazhdimi është nesër në orën 11:00”.

“Përshëndetje, Ishim te ai shoku në Kopaonik, për ta vizituar, ai është me koronë, dhe të gjithëve na infektoi me koronë, të gjithë 12 deputetëve”, ia kthen Simiqi, Kusari-Lilës.

Kusari-Lila e kupton se Radoiçiq, kryetari faktik i Listës Serbe, nuk po i lejonte deputetët të merrnin pjesë në seancë. Por, ajo insiston të informohet nëse dy deputetët e komuniteteve të tjera, Adem Hodza e Fadil Gashi, do të shkonin në seancë.

“Si bre 12 deputetë përsëri me koronë”, përgjigjet me habi ajo. “A e keni marrë Bajramin dhe Ademin me veti? Më fal, Fadilin dhe Bajramin?”.

Simiq ia kthen: “Të gjithë për Zotin [qesh]”.

Në bisedën e tretë mes tyre, të dy merren vesh që të caktojnë një takim për Simiqin me kryeministrin Albin Kurti.

Simiq, i cili planifikonte të shkonte në takim në katër sy me Kurtin, e njoftonte Kusari-Lilën përmes mesazheve në WhatsApp se “kishte marrë dritën e gjelbër” për takim me kryeministrin.

Kusari-Lila ia konfirmonte se do të angazhohej që takimi të ndodhte. Më vonë, e njoftonte Simiqin për orën e takimit.

“Kolege, kam marrë dritën e gjelbër që të shihem me Kryeministrin dhe të bisedojmë. Nëse bën nesër, për mua është OK”, e informon Simiqi, Kusari-Lilën.

“Super, do të të lajmëroj për kohën e saktë”, i përgjigjet Kusari-Lila.

Pak kohë më vonë, gjatë asaj bisede, Kusari-Lila ia konfirmon Simiqit terminin e takimit me kryeministrin.

“Në orën 11:00 nesër te Kryeministri”, pohon ajo.

Në bisedën e katërt dhe të fundit mes tyre, dëshmohet se sa të afërta dhe miqësore ishte komunikimi mes Kusari-Lilës dhe Simiqit.

Kusari-Lila, e quan “vëlla” Simiqin, në një bisedë në maj të vitit 2022, në të cilin të dy diskutojnë për Projektligjin për Pagën Minimale.

Në këtë bisedë, të zhvilluar në maj të vitit 2022, rreth një muaj para se Projektligji i cili do t’i përjashtonte veteranët nga paga minimale do të votohej në lexim të parë Ligji për Pagën Minimale, Kusari-Lila dhe Simiq negocionin për seancën kur do të hidhej në shqyrtim ky projektligj.

“A do të jeni nesër në seancë? Duhet të bisedojmë. E kemi shqyrtimin e jashtëzakonshëm të buxhetit për 2022 dhe projekt-propozimin për pagën minimale”, i kallëzonte Kusari-Lila, Simiqit për punimet e kuvendit.

“Kur?”, e pyeste Simiqi.

“Po nesër vëlla”, i përgjigjej ajo, ish-shefit të Grupit Parlamentar të Listës Serbe dhe i lutej atij ta informonte paraprakisht.

“Rreth orës 10:00 Vazhdimi i seancës. Të lutem bisedo dhe më lajmëro”, i shkruante Kusari-Lila, Simiqi.

Biseda e parë

Sllavko Simiq: Ja një përshëndetje nga Kopaoniku (qesh)

Sllavko Simiq: Pra, të jemi shëndosh, dhe ti të vjen këtu në mal

Mimoza Kusari-Lila: Shefja e grupit parlamentar të VV-së në Kopaonik (qesh)

Sllavko Simiq: E pse jo

Mimoza Kusari-Lila: Më herët kam shkuar në Mavrovë

(E pse jo)

Mimoza Kusari-Lila: Kur gjejmë zgjidhje për rrymën në Veri (qesh)

Sllavko Simiq: Bën, Mbaj mend çfarë ke thënë

Mimoza Kusari-Lila: Çfarë kam thënë?!

Mimoza Kusari-Lila: Aaaaa të vij ta bëjmë zgjidhjen për rrymë

Mimi: Po natyrisht

Sllavko Simiq: Po

Sllavko Simiq: U morëm vesh

Biseda e dytë

Mimoza Kusari-Lila: Hajde jam në zyre

(8. shkurt 2022)

Mimoza Kusari-Lila: Përshëndetje Sllavko, a do të vini nesër në seancën e Kuvendit?

Mimoza Kusari-Lila: Vazhdimi është nesër në orën 11:00

Sllavko Simiq: Përshëndetje, Ishim te ai shoku në Kopaonik, për ta vizituar, ai është me koronë, dhe të gjithëve na infektoi me koronë, të gjithë 12 deputetë

Mimoza Kusari-Lila: (habitet) Si bre 12 deputetë përsëri me koronë

Mimoza Kusari-Lila: A e keni marrë Bajramin dhe Ademin me veti ?

Mimoza Kusari-Lila: Më fal, Fadilin dhe Bajramin?

Sllavko Simiq: Të gjithë për Zotin (qesh)

Mimoza Kusari-Lila: Atëherë, shpresoj që do ta kaloni lehtë këtë virus

(nuk u realizua thirrja në orën 12:47)

Biseda e tretë

(18 prill 2022)

Mimoza Kusari-Lila: Eja te unë në zyre

Sllavko Simiq: Hajde, vetëm të kryej diçka dhe po vij

Sllavko Simiq: A bën?

Mimoza Kusari-Lila: Bën

(nuk u realizua thirrja në orën 15:08)

Sllavko Simiq: Kolege, Kam marrë dritën e gjelbër që të shihem me Kryeministrin dhe të bisedojmë. Nëse bën nesër, për mua është OK.

Mimoza Kusari-Lila: Super, do të të lajmëroj për kohën e saktë.

Sllavko Simiq: Në rregull

Mimoza Kusari-Lila: Në orën 11:00 nesër te Kryeministri

Sllavko Simiq: Në rregull

Biseda e katërt

Mimoza Kusari-Lila: Përshëndetje Sllavko,

Sllavko Simiq; Përshëndetje

Mimoza Kusari-Lila: Gëzuar festën, vetëm edhe të kisha ditë se cila festë është sot

Mimoza Kusari-Lila: A do të jeni nesër në seancë?

Mimoza Kusari-Lila: Duhet të bisedojmë

Mimoza Kusari-Lila: E kemi shqyrtimin e jashtëzakonshëm të buxhetit për 2022

Mimoza Kusari-Lila: Dhe projekt-propozimin për Pagën minimale

Sllavko Simiq: Kur

Mimoza Kusari-Lila: Dmth ajo që do të dyfishohet

(Sllavko Simiq: Kur)

Mimoza Kusari-Lila: Po nesër vëlla

Mimoza Kusari-Lila: Rreth orës 10:00

Mimoza Kusari-Lila Vazhdimi i seancës

Mimoza Kusari-Lila: Të lutem bisedo dhe më lajmëro

Sllavko Simiq: OK të lajmëroj

Rama: BE kurrë nuk do të ketë një anëtar më besnik se Shqipëria

0

Kryeministri Edi Rama në konferencën e çeljes së negociatave në Luksemburg deklaroi se Shqipëria nuk ka rrugë tjetër veçse në BE!

Në konferencën e përbashkët të mbajtur në Luksemburg me ministrin e jashtëm hungarez, Péter Szijjártó dhe komisionerin e Zgjerimit Varhelyi, ndaj kryeministri Rama, nuk munguan pyetjet për marrëveshjen me Italinë për emigrantët.

Rama ritheksoi edhe njëherë se Shqipëria ka arsye të panumërta se pse e mbështeti Italinë për emigrantët, por tha se kjo marrëveshje nuk do të vlente me vende të tjera.

Kreu i qeverisë theksoi ndër të tjera, se BE kurrë nuk do të ketë një anëtar më besnik se Shqipëria, ndërsa tha se si një vend që aspiron të futet në familjen e madhe, ‘do të pranojë gjithçka në menu’.

“E kam shpjeguat gjatë për gazetarë të panumërit për arsyen pse Shqipëria e ka bërë këtë marrëveshje dhe si e shohim ne këtë dukuri. Po, na është kërkuar nga te tjerët dhe kemi thënë jo. Marrëdhënia jonë me Italianë është mjaft e veçantë dhe shkon pas mijëra vjet me një volum domethënës ndërveprime më shumë se 30 viteve të fundit qyshes dolëm nga gropa e errët e komunizmit, ku u larguan qindra mijëra shqiptarë dhe Italia u hapi krahët. Apo kur Italia erdhi të në shpëtonte pas rënies së skemave piramidale, e duke ardhur të tërmeti. Kur pjesëtarët e ndërhyrjes italiane ishin të parët që erdhën, kjo është shumë e rëndësishme. Së treti, nuk jemi vendi BE, por vend evropian, kësisoj gjeografia jonë, flet shumë për atë çfarë kemi bërë me Italinë. Nëse ka ndonjë gjë për tu përpunuar duhet të jetë në nivelet e epërme të BE. Dukuria e emigracionit zgjidhet duke garantuar një qasje gjithësore të BE ndaj këtij fenomeni. Në fund të kësaj përgjigje time paksa të gjatë por për respektin tuaj që po ndiqni momentin historik të Shqipërisë, jemi shumë të pritur të bëjmë çdo gjë për te qenë një shtet anëtar i BE. Edhe pse jam nga më të gjatët mes kryeministrat, përfaqësoj një nga vendet më të vogla. Kur hyn në një familje të madhe nuk mund të zgjedhës vetëm ëmbëlsira, ndonjëherë duhet të marrësh gjera të tjera në menu që nuk janë kaq të shijshme, kështu e shohim angazhimin tonë, të qenurit besnik deri në fund. BE kurrë nuk do të ketë një anëtar më besnik se Shqipëria”, u shpreh Rama.

Reperi amerikan: Më mungojnë festat e Diddyt

0

Reperi amerikan, Bow Wow, është nën kritika publike pasi ka thënë se i mungojnë festat e Diddy-t.

Reperi e quajti Diddy-n “mbajtësi i lojës” dhe tha se i vjen keq që nuk është më në industrinë e muzikës.

“Fundjava e BET Awards nuk ishte e duhura”, tha Bow Wow gjatë një paraqitje në podcast “More to the Story”, duke iu referuar BET Hip Hop Awards të javës së kaluar.

“Nuk ka pasur lëvizje, nuk ka pasur parti”, vazhdoi ai. “Nuk kishte asgjë askund”, shtoi tutje.

Bow Wow shpjegoi më tej se ai ndjehet sikur ka një “vrimë” pa ndikimin e Combs në industrinë e muzikës. “Ai ishte gjithçka në hip-hop”.

Teksa kjo pjesë u shpërnda në rrjete sociale, fansat e kritikuan reperin për deklaratat e tij.

“Pra, askush përveç Diddy-t nuk mund të bëjë një festë? Unë jam konfuz”, “Duke pasur parasysh rrethanat aktuale, duke thënë se e gjithë kjo është e çmendur”, “Kjo nuk është normale”, janë vetëm disa nga komentet.

Si për kujtesë, reperi u arrestua nga agjentë federalë në New York për ngacmim, shantazh dhe sulm seksual.

Diddy ndodhet në paraburgim dhe gjyqtari i ka mohuar disa herë lirimin.

Si ta servisoni vetë telefonin?

0

Telefonat celularë plaken me kohën dhe shpeshtësinë e përdorimit.

Kjo është pjesërisht për shkak të sasisë së të dhënave që ruajmë në pajisje, dhe pjesërisht për shkak të aplikacioneve që janë instaluar.

Kjo nuk do të thotë, sigurisht, që duhet të blini menjëherë një telefon të ri kur telefoni aktual të ngadalësohet.

Mund ta rifreskoni vetë, duke përdorur një “mini shërbim” që bëni vetë.

Hapi i parë në këtë përpjekje duhet të jetë pastrimi i pjesës së jashtme të telefonit.

Nëse keni një mbulesë mbrojtëse në telefonin tuaj – hiqeni atë dhe fshijeni mirë pajisjen me një leckë të thatë për të hequr pluhurin dhe papastërtitë.

Kushtojini vëmendje të veçantë portave të karikimit, altoparlantit dhe mikrofonit.

Fshini çdo aplikacion që nuk e përdorni rregullisht. Herë pas here, Android paralajmëron se cilat aplikacione nuk i keni përdorur për një kohë të gjatë dhe do t’i pengojë ata të kenë akses në të dhëna të rëndësishme.

Megjithatë, mund t’i hiqni vetë aplikacionet e panevojshme duke gjetur opsionin “Aplikacionet” në cilësimet, i cili rendit të gjitha aplikacionet (përfshirë ato që nuk i keni përdorur kohët e fundit). Aty mund të hiqni aplikacionet e panevojshme.

Ekziston edhe një mënyrë e thjeshtë për të hequr qafe dokumentet që janë grumbulluar në telefonin tuaj me kalimin e kohës, të cilat dikur ju nevojiteshin ose ishin të dobishme për një kohë të shkurtër dhe tani nuk janë më të dobishme për ju. Mund t’i hiqni duke shkuar te Dokumentet/Skedarët/Menaxheri i skedarëve etj.

Rishikoni atë që keni në seksionin Shkarkimet, ku mund të gjeni të gjitha dokumentet që keni shkarkuar ndonjëherë në telefonin tuaj.

Shfletoni dokumentet dhe fshini ato që nuk ju nevojiten më. E njëjta gjë vlen edhe për Fotot për fotot dhe galeritë – hiqni të gjitha ato foto të paqarta ose të këqija që janë grumbulluar me kalimin e kohës.

Optimizojeni pajisjen tuaj duke aktivizuar opsionin e optimizimit që ka pothuajse çdo telefon modern.

Ai do të mbyllë aplikacionet që funksionojnë në sfond, do të zbulojë konsumin e shtuar të baterisë dhe do të kontrollojë që të mos keni “bashkangjitur” diku aksidentalisht malware.

Nëse dëshironi të kurseni baterinë, aktivizoni modalitetin e errët.

Ky opsion mund të gjendet në Cilësimet nën Ekrani.

Më në fund, shkoni te Settings, zgjidhni opsionin Privacy dhe gjeni atje opsionin Permissions Manager.

Lëvizni nëpër secilën kategori për të parë se cilat aplikacione kanë qasje në cilën pjesë të telefonit dhe të dhënave tuaja.

Mund të zgjidhni një nga tre opsionet – të refuzoni lejen, të jepni leje vetëm një herë kur aplikacioni është në përdorim ose t’i jepni leje aplikacionit për të hyrë në pajisje përgjithmonë.

Rekomandohet që të jepni leje vetëm një herë ose vetëm kur aplikacioni është në përdorim, për të zvogëluar mundësinë e abuzimit.

Pse zgjohemi të lodhur në mëngjes?

0

Para së gjithash, nëse e gjeni veten në një situatë të tillë, mos u shqetësoni, nuk jeni vetëm.

Gjithashtu, ka shumë gjëra që mund të bëni, si për shembull të dilni jashtë për një shëtitje, të merrni frymë thellë, të lini diellin t’ju shohë, por ka edhe disa ushqime që do t’ju ndihmojnë.

Nëse i përfshini ato në dietën tuaj, do të shihni një ndryshim të rëndësishëm.

Gjithmonë mbani mend të hidratoni siç duhet dhe në përgjithësi të mbani një dietë të ekuilibruar.

Këtu janë pesë ushqimet përforcuese të energjisë.

Bananet: Bananet janë të pasura me karbohidrate, sheqerna natyralë (të tilla si glukoza, fruktoza dhe saharoza) dhe kalium, të cilat ofrojnë një nxitje të shpejtë të energjisë. Ato përmbajnë gjithashtu fibra, të cilat ndihmojnë në ruajtjen e niveleve të energjisë për më gjatë.

Tërshëra: Tërshëra është një burim i shkëlqyer i karbohidrateve komplekse, të cilat ofrojnë një çlirim të qëndrueshëm të energjisë. Ato përmbajnë gjithashtu vitamina B, të cilat janë të përfshira në prodhimin e energjisë brenda trupit. Përveç kësaj, tërshëra është e pasur me fibra, e cila ndihmon në ruajtjen e niveleve të qëndrueshme të sheqerit në gjak dhe ruajtjen e energjisë.

Salmoni: Salmoni është një peshk me vaj i pasur me proteina dhe acide yndyrore omega-3. Proteina ju ndihmon të ndiheni të ngopur dhe ofron një burim të qëndrueshëm energjie, ndërsa acidet yndyrore omega-3 mbështesin shëndetin e zemrës dhe mund të ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit, duke promovuar nivelet e përgjithshme të energjisë.

Spinaqi: Spinaqi është i mbushur me lëndë ushqyese, duke përfshirë hekurin, i cili është thelbësor për transportimin e oksigjenit në të gjithë trupin dhe parandalimin e lodhjes. Ai gjithashtu përmban acid folik dhe vitaminë C, të cilat janë të përfshira në prodhimin e energjisë dhe funksionin imunitar.

Bajamet: Bajamet janë një snack e pasur me lëndë ushqyese të pasura me yndyrna të shëndetshme, proteina dhe fibra. Ato përmbajnë gjithashtu magnez, i cili luan një rol kyç në shndërrimin e ushqimit në energji. Përveç kësaj, bajamet kanë një indeks të ulët glicemik, që do të thotë se ato lëshojnë energji ngadalë dhe ndihmojnë në ruajtjen e niveleve të qëndrueshme të sheqerit në gjak.

Deputeti Meta konfirmon lajmin ekskluziv të Storm rreth krizës në partinë “GUXO”

0

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e partisë GUXO, Burim Meta, ka konfirmuar informacionet e publikuara nga Storm në lidhje me krizën në këtë parti.

Në një bisedë për mediumin IndeksOnline, Meta ka thënë se nuk i qëndruan besnik motos së partisë.

“Ka ka mospajtime të shumta. Moto e partisë GUXO është: E ardhmja ju takon atyre që guxojnë! Pikërisht këtu qaluam dhe ne nuk guxuam, u larguam nga filozofia jonë politike për të guxuar dhe prezantuar qendrën e djathtë pothuajse të vetmen në skenën politike në Kosovë”, ka thënë.

Sipas tij, Guxo, u largua nga identiteti që krijoi Osmani.

“Kam kërkuar që t’i kemi akronimet tona dhe identitetin tonë në garën e 9 shkurtit, por kjo nuk u bë. Më e rënda është që ne u larguam nga kauza dhe identiteti që krijoi znj. Vjosa Osmani, tashmë presidente e Republikës dhe këtë e vlerësoj njëjtë dhe ngjashëm, sikurse LDK-ja të largohet nga rruga dhe filozofia e Ibrahim Rugovës”, ka vlerësuar ai.

Meta tha se janë tentime të njëjta që Guxo të largohet nga identiteti i vet.

“GUXO-n e duam te të gjithë anëtarësia dhe që të gjithë e dëshiruam identitetin dhe ruajtjen e kauzës”, shtoi ai.

Storm kishte paralajmëruar të dielën se Burim Meta dhe Ekrem Mustafa, janë afër largimit nga kjo parti.

Marrëdhëniet mes tyre dhe bashkëkryetarëve të partisë, si dhe deputetit Haxhi Avdyli, janë përkeqësuar ndjeshëm.

Lirohet ish-pjesëtari i UÇK-së nga burgjet serbe

0

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dega në Has, ka njoftuar për lirimin nga burgu i Serbisë i Sadik Duraku-t, ish-pjesëtar i UÇK-së, me shtetësi britanike.

Ai ishte arrestuar në prill të vitit 2024 gjatë kalimit të kufirit serbo-hungarez – një udhëtim që ai e kishte bërë shumë herë më parë.

Duraku ishte u ndaluar nga policia kufitare serbe dhe u akuzua për krime lufte që pretendohet të jenë kryer kur ai ishte në UÇK.

Po atë ditë, mbi 1000 të tjerë u ndaluan nga autoritetet serbe, por vetëm një numër i vogël u akuzuan përfundimisht.

Kosova kërkon sonte fitoren e radhës

0

Kosova do të kërkojë sot fitoren e tretë radhazi në grupin 2 të Ligës C të Kombeve, kundwr Qipros në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 20:45.

“Në ndeshjen e kaluar kemi treguar mjaft cilësi. Jemi përpjekur që ta vëmë kundërshtarin nën presion sa më herët, kemi pasur agresivitet në lojë dhe kemi qarkulluar mirë topin. Një mangësi e jona ka qenë që nuk kemi arritur të shënojmë më shumë gola. Sot do të mundohemi të luajmë pak më ndryshe se sa në ndeshjen e fundit. E dimë që Qipro e ka ndërruar trajnerin, por ne duhet të luajmë sikur në Lituani, me energji dhe me mendësi të njëjtë. Qipro luan lojë mjaft dinamike, por ne jemi të përgatitur dhe presim të fitojmë”, deklaroi Foda në konferencën para ndeshjes.

Ai theksoi se Kosova në Lituani bëri lojë mjaft të mirë dhe tregoi se luan si ekip.

“Edhe në bisedat që kam me lojtarët iu them se më e rëndësishmja është të luajmë së bashku. Portieri Muriç është dashur të zëvendësohet pasi ka qenë i lënduar. Do të shohim nëse do të jetë plotësisht i gatshëm për sot. Kemi mungesën e Elvis Rexhbecajt për shkak të pezullimit me kartonë, ndërsa edhe Valon Berisha është në dyshim për shkak të lëndimit”, përfundoi trajneri.

Ashtu si në sfidën e kaluar, sot mungon sërish për shkak dëmtimi sulmuesi Vedat Muriqi.

Kryediplomati hungarez jep shpresa për anëtarësimin e Ballkanit në BE

0

Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Péter Szijjártó, vendi i të cilit e kryeson BE-në, ka theksuar se i rajoni i Ballkanit Perëndimor e ka vendin në BE.

Ai ka porositur të gjitha shtetet e kësaj pjese se në rajon, duhet të mbizotërojë paqja dhe se kjo arrihet me integrimin e këtyre vendeve.

“Ajo çka kemi vënë në krye të axhendës është përshpejtimi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Në fakt jetojmë në të njëjtin rajon dhe e dimë se çfarë ndryshimi ka zhvillimi në paqe dhe natyrisht që ne mund të ndihmojmë me zhvillimin e Ballkanit Perëndimor me zhvillimet paqësore në situatën e tyre. Kështu që do të ishim vërtetë të lumtur të kishim vendet e Ballkanit Perëndimor në BE, sidomos Shqipërinë. Kjo është dhe falë kryeministrit dhe kabinetit të tij sepse kanë bërë një punë të jashtëzakonshme”, tha Péter Szijjártó.