spot_img
E diel, 12 Prill, 2026
02:10
Home Blog Page 2084

Reperit amerikan i shtohet lista e akuzave

0

Gjashtë akuza të reja i janë shtuar listës së gjatë kundër reperit amerikan Sean “Diddy” Combs, duke pretenduar përdhunim, abuzim seksual dhe sulm seksual.

Jane Does dhe John Does, ngritën padi civile kundër Combs në Nju Jork të hënën.

Rastet përfshijnë ngjarje të supozuara nga viti 1995 deri në vitin 2021.

Akuzuesit janë të parët nga 120 viktimat me pretendime kundër Combs, 54, të cilat avokati me bazë në Teksas, Tony Buzbee, njoftoi në fillim të këtij muaji.

Kush janë fituesit e Nobelit për ekonominë?

0

Çmimi Nobel në Shkencat Ekonomike iu dha Daron Acemoglu dhe Simon Johnson, të dy nga Instituti i Teknologjisë në Masaçusets dhe James Robinson nga Universiteti i Çikagos.

Ata morën çmimin për kërkimin e tyre se si institucionet formojnë se cilat vende bëhen të pasura dhe të begata – dhe se si ato struktura u krijuan në radhë të parë.

Laureatët gërmuan në të kaluarën koloniale të botës për të parë se si u shfaqën boshllëqet midis kombeve, duke argumentuar se vendet që filluan me institucione më gjithëpërfshirëse gjatë periudhës koloniale, prireshin të bëheshin më të begatë.

Përdorimi i teorisë dhe të dhënave, ka ndihmuar për të shpjeguar më mirë arsyet e pabarazisë së vazhdueshme midis kombeve, vlerësoi komiteti i Nobelit.

“Reduktimi i diferencave të mëdha në të ardhurat midis vendeve është një nga sfidat më të mëdha të kohës sonë”, tha Jakob Svensson, kryetar i komitetit të çmimeve të ekonomisë.

Falë “hulumtimit novator” të ekonomistëve, tha ai, “ne kemi një kuptim shumë më të thellë të shkaqeve rrënjësore se pse vendet dështojnë ose ia dalin mbanë”.

Sipas studiuesve, prosperiteti sot është pjesërisht një trashëgimi e historisë – dhe, veçanërisht, për atë që ndodhi në një komb të caktuar gjatë kolonizimit evropian.

Laureatët zbuluan se kolonizimi solli një ndryshim të madh në pasuritë globale. Kombet evropiane përdorën sisteme më autoritare për të kontrolluar vendet që ishin me popullsi të dendur në kohën e kolonizimit, ndërsa ato që ishin pak të populluara shpesh panë më shumë kolonë dhe krijuan një formë qeverisjeje më gjithëpërfshirëse – nëse jo mjaft demokratike.

Me kalimin e kohës, kjo çoi në një kthesë në fatin ekonomik: Ndërsa perandoria Aztec ishte më e populluar dhe më e pasur se Amerika e Veriut në kohën e eksplorimit të hershëm evropian, sot Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja kanë tejkaluar Meksikën në prosperitet ekonomik.

Ushtria shqiptare pajiset me Humvee amerikan

0

Mjete taktike të blinduara për efektivët e Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë (BKL) i janë shtuar flotës së Forcës Tokësore, duke rritur ndjeshëm kapacitetet operacionale.

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu bëri të ditur sot se, falë asistencës së aleatit strategjik, SHBA-së, tashmë Forca Tokësore hedh një hap tjetër të madh drejt standardeve që kërkon Aleanca.

“Ky investim shënon një hap të rëndësishëm në procesin e modernizimit dhe rritjes së gatishmërisë së strukturave ushtarake, në përputhje me prioritetin tonë për forcimin e infrastrukturës mbrojtëse”, theksoi Vengu.

“Pasurimi i flotës së mjeteve në Forcën Tokësore është gjithashtu një element për rritjen e aftësive tona mbrojtëse dhe përmbushjen e standardeve ndërkombëtare”, nënvizoi ai.

Rikthehen tensionet me Kinës dhe Tajvanit

0

Kina nisi stërvitjet e reja ushtarake në brigjet e Tajvanit në atë që e përshkroi si “ndëshkim” për një fjalim të mbajtur nga presidenti i këtij vendi, William Lai, kur ai u zotua të “rezistojë aneksimit” ose “shkeljes së sovranitetit tonë”.

Kina pretendon se ishulli vetëqeverisës i Tajvanit është i veti dhe presidenti i saj Xi Jinping është zotuar ta rimarrë atë me forcë nëse është e nevojshme.

Tajvani tha se zbuloi 34 anije detare dhe 125 avionë rreth ishullit gjatë së hënës.

Hartat e publikuara nga media shtetërore kineze, tregonin se forcat e saj ishin të pozicionuara në të gjithë ishullin. Ajo tha më vonë se stërvitjet ishin përfunduar me sukses.

Ushtria kineze, e njohur si Ushtria Çlirimtare Popullore tha se stërvitjet përfshinin të gjitha krahët e ushtrisë dhe ishin projektuar për të simuluar sulmin e Tajvanit nga toka, deti dhe ajri.

Kapiteni i lartë Li Xi, zëdhënës i Komandës së Teatrit Lindor tha se stërvitjet “testuan plotësisht aftësitë e integruara të operacionit të përbashkët” të trupave të saj.

Një deklaratë e mëparshme nga ministria e mbrojtjes tajvaneze dënoi lëvizjen kineze dhe tha se përparësia e saj ishte shmangia e përplasjeve të drejtpërdrejta, të cilat mund të përshkallëzojnë më tej qëndrimin. Ishujt periferikë u vunë në gatishmëri të lartë, shtoi ai.

Ministria e Jashtme e Kinës konfirmoi se kishte simuluar sulme ushtarake dhe bllokada portuale dhe e përshkroi pavarësinë e Tajvanit si “të papajtueshme” me paqen në rajon.

Një postim i rojës bregdetare kineze në llogarinë e saj në Weibo më vonë vuri në dukje se rruga e patrullës ishte në formën e një zemre.

Kina ka mbajtur disa stërvitje të mëdha ushtarake në brigjet e Tajvanit që nga viti 2022 dhe avionët e saj luftarakë hyjnë rregullisht në hapësirën ajrore të Tajvanit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënuan veprimet e Kinës, duke i cilësuar të pa justifikuara, derisa i bënë thirrje Kinës që të shmangë veprimet e mëtejshme që mund të rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në rajon.

Izraeli bombardon fshatin e pa kontrolluar nga Hezbollahu

0

21 persona mbetën të vrarë pas një sulmi ajror të ushtrisë izraelite në një ndërtesë apartamentesh në veri të Libanit, njoftoi Kryqi i Kuq Libanez.

Sulmi goditi një ndërtesë të vogël apartamentesh në fshatin Aito, i cili është pjesë e qendrës së krishterë të vendit në veri dhe larg zonave kryesore të ndikimit të grupit militant Hezbollah në jug dhe lindje.

Videot nga mediat libaneze treguan një shtëllungë të madhe tymi që ngrihej nga fshati kodrinor, me disa makina të shkatërruara pranë një ndërtese të dëmtuar rëndë, ndërsa njerëzit përpiqeshin të hiqnin trupat nga rrënojat.

Izraeli e kreu bombardimin një ditë pasi Hezbollahu vrau katër ushtar izraelit me anë të një sulmi me dron, si dhe plagosi rëndë shtatë të tjerë.

Ushtria izraelite nuk ka dhënë ende sqarime se cilat ishin arsyet e realizimit të këtij sulmi, ndërsa kryeministri Benjamin Netanyahu gjatë vizitës në bazën e ushtrisë dhe vizitës ushtarëve të plagosur u zotua për vazhdim të sulmeve ndaj Hezbollahun pa mëshirë, në çdo pjesë të Libanit, përfshirë edhe Bejrutin.

Lumbardhi mungoi në dasëm, por Kaderi nuk qëndroi vetë

0

Çifti i njohur Adri dhe Iliriana dashurinë e tyre e kurorëzuan me dasëm.

Aty, për të celebruar ishin edhe ish- banorë tjerë të Big Brother Vip Kosova.

E pranishme ishte edhe Kader Kicaj e cila muaj më parë i dha fund lidhjes së saj me Lumbardh Salihun, fituesin e fundit të këtij spektakli televiziv.

Mbrëmë, Kaderi është shoqëruar nga ish banorët e BBVP, por edhe miqë tjerë. E njëri nga ta është edhe Meriton Bajrami, grimeri i njohur.

Dyshja duket se kanë raporte të mira shoqërore me njëri- tjetrin.

Shqipëria buzëqesh në Tbilisi, merr tri pikë kundër Gjeorgjisë

0

Shqipëria ka arritur një fitore shumë të rëndësishme në Tbilisi.

Kombëtarja fitoi në përballje me Gjeorgjinë me rezultatin minimal 0-1

Për Kombëtaren tonë kjo është fitore e parë jashtë fushe përballë gjeorgjianëve.

Ishte sulmuese Kristjan Asllani që shënoi golin në minutën e 48 me një goditje jashtë zonës.

Në këtë ndeshje Silvinjo erdhi me ndryshime në ekip.

Më së shumti kishte ndërrim të lojtarëve në pjesën e mbrojtjes ku debutoi për herë të parë Indrit Tuci.

24-vjeçari ka marrë vendin e Mirlind Dakut.

Po rriten rastet e goditjes në tru

0

Ajo që mund të dyshojmë në mënyrë empirike konfirmohet nga një artikull i ri i National Geographic: numri i goditjeve në tru po rritet dhe ato po ndodhin edhe në moshat gjithnjë e më të reja (veçanërisht në kategorinë 45-64 vjeç ).

Edhe pse ritmet e mbijetesës dhe jetëgjatësia e të sëmurëve po rriten gjithashtu, fenomeni ngre shqetësime.

Por pse ndodh?

Është e rëndësishme që fillimisht të dihet se ”një goditje në tru mund të ndodhë në çdo moshë“, thekson doktori Omoye Imoisili, kreu i një studimi të ri të botuar në revistën Lancet Neurology.

Në popullatën globale, të përgjithshme, një në dhjetë vdesin nga goditja në tru, që është shkaku i tretë kryesor i vdekjeve pas sëmundjeve kardiovaskulare dhe COVID -19 .

Faktorët e rrezikut ndryshojnë, nga rritja e normave të obezitetit deri tek rritja e temperaturave për shkak të ndryshimeve klimatike, por të paktën një prej tyre është i zakonshëm në të gjitha vendet e botës dhe mendohet të jetë përgjegjës për më shumë se gjysmën e të gjitha goditjeve në tru: hipertensioni.

Për fat të mirë, është gjithashtu e lehtë për t’u monitoruar dhe vendosur.

“Nëse doni të bëni një gjë në të gjithë botën, nga mesi i Afrikës deri në Nju Jork, matni presionin e gjakut ”, rekomandon neurologu Matthew Schrag. Më pas kontrollohet nga një kombinim i ilaçeve dhe ndryshimeve të stilit të jetesës.

Konkretisht, hipertensioni kontribuon në 57% të goditjeve në tru në mbarë botën. Megjithatë, që nga viti 1990 kontributi i obezitetit në rrezikun e goditjes në tru është rritur me 88% dhe rritja e temperaturës me 72%.

Ndotja e ajrit vlerësohet të jetë përgjegjëse për 30% të goditjeve në tru, por ky faktor është reduktuar që nga viti 1990.

Ata që vuajnë sot kanë një shans më të lartë për të mbijetuar dhe një jetëgjatësi më të gjatë falë kujdesit dhe rehabilitimit më të mirë në çdo aspekt, por ata shpesh përballen me sfida në jetën e tyre të përditshme, si për veten ashtu edhe për kujdestarët e tyre.

Dhe në këtë rast, parandalimi është kura më e mirë.

Ata që vuajnë sot kanë një shans më të lartë për të mbijetuar dhe një jetëgjatësi më të gjatë falë kujdesit dhe rehabilitimit më të mirë në çdo mënyrë, por ata shpesh përballen me sfida në jetën e tyre të përditshme, si për veten ashtu edhe për kujdestarët e tyre.

Dhe në këtë rast, parandalimi është kura më e mirë.

Ndryshimi numër një në jetën tonë të përditshme për të parandaluar hipertensionin është reduktimi i konsumit të kripës, siç na kujton neurologu Valery Feigin, i cili vjen kryesisht nga ushqimet e hiper-përpunuara.

Pesha, hipertensioni, nivelet e ulëta të aktivitetit fizik, dieta, të gjitha këto ndryshime të stilit të jetesës janë të lidhura.

Kur bëni ndryshime pozitive në njërën, ndikoni edhe tek pjesa tjetër”, këshillon eksperti.

Mënyra të tjera për t’u mbrojtur nga goditjet në tru dhe probleme të tjera shëndetësore, pak a shumë të njohura, janë ndalimi i pirjes së duhanit, kufizimi i konsumit të alkoolit, kontrolli i kolesterolit dhe sëmundjeve kronike si diabeti.

Por edhe në rast të një goditjeje, zbulimi i hershëm mund të jetë shpëtimtar . Mjafton të vini re tre simptoma shumë karakteristike dhe të telefononi 166: fytyra varet, duart bien dobët dhe të folurit bëhet më i ngadalshëm ose i çuditshëm në çfarëdo mënyre.

Steinbaum: Krijimi i Asociacionit nga qeveria e Kosovës bie ndesh me Kushtetutën

0

Grupi për Politikat dhe të Drejtën Ndërkombëtare Publike në Uashington publikoi këto ditë një raport në të cilin thotë se kërkesat ndaj autoriteteve shtetërore të Kosovës për të themeluar Asociacionin e komunave me shumicë serbe bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës dhe se do të shkeleshin kompetencat që kjo kushtetutë ua jep autoriteteve komunale.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, njëri prej autorëve të raportit, Jason Steinbaum, i cili në të kaluarën ishte këshilltar i kryetarit të Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë të Dhomës Eliot Engel, i tha koleges Garentina Kraja se procesi i Asociacionit, i cili është çështja kryesore që ka shkaktuar përplasjet më të mëdha ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës, është politizuar dhe se rruga kushtetuese, përmes të cilit komunat mund ta krijojnë vetë asociacionin, është rrugëdalje nga ngërçi.

Zëri i Amerikës: Zoti Steinbaum, në raportin tuaj të ri të hartuar së bashku me profesorin Paul Williams, dolët në përfundimin se kërkesa për të krijuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë është në kundërshtim me kushtetutën dhe se ajo duhet të mos bëhet. Megjithatë krijimi i Asociacionit është çështje qendrore në përpjekjet e Shteteve të Bashkuara dhe BE-së për të normalizuar marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë? Përse mendoni se e kanë gabim?

Jason Steinbaum: Raporti ynë përshkruan procesin të cilin e parashtron Kushtetuta e Kosovës dhe Kushtetuta e Kosovës paraqet një proces në bazë të së cilit vetëm komunat kanë autoritetin për të krijuar asociacione. Pra, nëse ato e duan një të tillë, sipas analizës që i kemi bërë Kushtetutës së Kosovës, atëherë le ta krijojnë. Ato mund ta krijojnë asociacionin në çdo moment që dëshirojnë, pavarësisht asaj që thotë komuniteti ndërkombëtar, autoritetet shtetërore të Kosovës apo qeveria e Serbisë, apo pavarësisht dialogut. E kanë autoritetin ta bëjnë një gjë të tillë që tani, sipas kushtetutës së Kosovës.

Një pikë e rëndësishme e raportit tonë është që komunat kanë kompetencat për krijimin e asociacionit. Por në mënyrë që komunat ta bëjnë këtë veprim, duhet të kenë zyrtarë të zgjedhur dhe kjo do të thotë që komuniteti serb vendas duhet të marrë pjesë me kandidatë në zgjedhje. Ata kanë bojkotuar zgjedhjet, kryesisht të nxitur nga Beogradi gjatë viteve të fundit. Por shpresoj se në të ardhmen do të vendosin të kandidojnë në zgjedhje për këto poste të qeverisjes vendore. Dhe nëse duan ta themelojnë asociacionin atëherë nëpërmjet këtyre të zgjedhurve nga zgjedhjet demokratike, atëherë do të kenë kompetencat dhe zyrtarët për ta bërë një gjë të tillë. Do të ishte një fitore e dyfishtë për komunitetin, Kosovën, për bashkësinë ndërkombëtare, sepse ata do ta fitonin asociacionin e tyre, por edhe zyrtarët e tyre të zgjedhur, të cilët të gjithë dëshirojmë t’i shohim të kandidojnë në zgjedhje dhe të marrin detyrën në postet e tyre.

Zëri i Amerikës: Megjithatë, ajo që ju i referoheni si “rruga kushtetuese” është anashkaluar nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara. Përse mendoni se ndodhi kjo?

Jason Steinbaum: Mendoj se janë të gjithë njerëz të vullnetit të mirë. Mendoj se duan që ta ndihmojnë një komunitet të themelojë një asociacion, të cilin ata thanë se e duan dhe kjo nuk është gjë e keqe. Këta njerëz ia duan të mirë Kosovës dhe njerëzve që jetojnë në këto qytete në pjesën veriore. Por mendoj se është mbase më me vend për Shtetet e Bashkuara që t’i përmbahen sundimit të ligjit, të ndjekin Kushtetutën, për të cilën, të jemi të sinqertë, ndihmuan që të hartohet. Ne morëm pjesë në hartimin e asaj kushtetute. Pra, mbase ka ardhur koha t’i rikthehemi dhe ta rishikojmë dhe të pyesim veten se, ‘çfarë ka ecur mbarë në këtë proces, çfarë nuk ka shkuar si duhet dhe si mund ta ndihmojmë këtë komunitet që të gjejë zgjidhje siç e përcakton Kushtetuta?’.

Zëri i Amerikës: Ju vlerësoni se ndoshta procesi është politizuar?

Jason Steinbaum: Kushtetuta parasheh një proces në bazë të të cilit komunat marrin vendimin për të themeluar asociacione, apo për t’iu bashkuar atyre, siç edhe ka ndodhur tashmë me krijimin e asociacionit të rregullt të komunave, të cilin e kanë themeluar vetë komunat. Por, duke i bërë kërkesa autoriteteve shtetërore në Kosovë, në një formë kjo e bën atë pjesë të procesit politik. Në fakt, kanë kaluar mbi dhjetë vite dhe qeveritë e Kosovës, të udhëhequra nga katër parti politike, nuk e kanë bërë këtë. Thënë sinqerisht, ndoshta është koha që të bëjmë një hap prapa dhe të shohim se çfarë thotë ligji dhe ndoshta ka një mënyrë për të vepruar duke hequr trysninë, duke e de-politizuar dhe duke e zbutur theksin që i është vënë.

Zëri i Amerikës: Disa qeveri në Kosovë, përfshirë qeverinë aktuale, janë pajtuar për krijimin e asociacionit. A fajësoni qeverinë se po tërhiqet nga një çështje për të cilën është pajtuar paraprakisht?

Jason Steinbaum: Nuk është kompetencë e tyre në radhë të parë, bazuar në Kushtetutë. Kosova e konfirmoi se do të bëhej me marrëveshjen e vitit 2013. Në atë marrëveshje, që u ratifikua nga kuvendi, qeveria tha se do të ketë një asociacion të komunave me shumicë serbe. Ata nuk e themeluan. (Po ta bënin këtë) do të shkelnin Kushtetutën, por ata po shprehnin dëshirën dhe kjo është në rregull. Ajo marrëveshje gjithashtu tha se do të themelohej dhe se statuti i saj do të shkruhej në të njëjtën mënyrë si asociacioni i zakonshëm i komunave, që e krijojnë vetë komunat. Nuk mendoj se qeveria në fakt ka kompetenca ta bëjë një gjë të tillë. E kuptoj argumentin dhe kritikat, por mendoj se ka një mënyrë më të mirë për ta bërë këtë gjë, që t’i kthehemi dhe të shohim Kushtetutën.

Zëri i Amerikës: Megjithatë, kjo çështja e asociacionit është bërë njëra prej mosmarrëveshjeve kryesore ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, ndonëse jo e vetmja. Kjo marrëdhënie, sipas shumë vëzhguesve, është në pikën e saj më të ulët. A e ndani këtë vlerësim? Cila është pikëpamja juaj?

Jason Steinbaum: Mendoj se interesat e Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës përputhen në periudhën afatgjatë. Popujt tanë janë të afërt dhe vlerat e dy shteteve tona janë pothuajse të njëjta. Ka mosmarrëveshje ndërmjet qeverive dhe kjo nuk është çështje që e trajtojmë në raportin tonë. E di që ka disa mosmarrëveshje, të cilat janë ashpërsuar, por nuk janë temë e raportit tonë. Ne shohim një dalje, një rrugë, një proces kushtetues për të zgjidhur njërën prej çështjeve më të vështira për të cilën palët kanë mospajtime.

Zëri i Amerikës: Dhe cila mendoni ju se është rrugëdalja, jo vetëm sa i përket Asociacionit, por edhe procesit të dialogut në përgjithësi. Cila është këshilla juaj për ndërmjetësit e angazhuar në këtë proces? Qeveria amerikane sapo ka emëruar një ndërmjetës të ri. Ju keni qenë të angazhuar me rajonin për një kohë të gjatë…

Jason Steinbaum: Mendoj se aktualisht jemi në një moment kur bashkësia ndërkombëtare, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian mund të presin pak. Janë zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara, do të ketë zgjedhje në Kosovë. Po bëhet zëvendësimi i disa zyrtarëve kyçë, përfshirë të dërguarin tonë, si dhe ambasadorin e BE-së në Kosovë, dhe më duket edhe vetë zotin Lajçak. Do të ketë ndryshime të individëve. Nganjëherë njerëzit e rinj mund të sjellin ide dhe qasje të reja dhe mbase kjo është edhe një mënyrë për të bërë një pauzë. Dhe pastaj me ardhjen e qeverive të reja dhe njerëzve të rinj, mund ta shohim nga perspektiva e re këtë çështje dhe të përpiqemi ta shikojmë se çfarë po ndodh nga aspekti kushtetues.

Zëri i Amerikës: Prej mbi një dekade është bërë një proces i vazhdueshëm dialogu për të arritur një lloj marrëveshjeje të negociuar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. A mendoni se ekziston me të vërtetë dëshira për të arritur një marrëveshje të negociuar?

Jason Steinbaum: Nuk jam shumë i sigurt. Mendoj se të dyja palët janë në një ngërç mjaft të madh. Nuk shoh interesin e qeverisë së Serbisë, nuk jam i sigurt se e shohin si në interesin e tyre arritjen e një marrëveshjeje. Ata thonë se kundërshtojnë një Kosovë sovrane dhe arritja e një marrëveshjeje nuk duket se është në interesin e tyre. Nga pikëpamja e Kosovës, ata dëshirojnë një marrëveshje tani dhe njohjen dhe kjo nuk më duket që ka gjasa të ndodhë në të ardhmen e afërt. Dialogu është gjithmonë gjë e mirë. T’u gjesh zgjidhje problemeve funksionale mes vendeve është diçka e mirë, prandaj shpresoj që do të vazhdojë. Shpresoj që nuk do të përqendrohet shumë në fushat që janë tërësisht brenda territorit sovran të Kosovës dhe që janë pjesë e autoritetit të saj sovran të vendim-marrjes.

Zëri i Amerikës: Sa realiste është që të pritet pjesëmarrja e serbëve në zgjedhje duke patur parasysh gjendjen e tanishme, qoftë tensionet aktuale, apo incidentet e vitit të kaluar, përfshirë sulmin e armatosur në Banjskë? Që Beogradi t’i nxisë ata të marrin pjesë?

Jason Steinbaum: Nuk e di përgjigjen për këtë pyetje. Mendoj se mund të ndodhë me një nxitje më të madhe të bashkësisë ndërkombëtare, nëse thonë që e ardhmja juaj është në duart tuaja në vend që ta vendosin atë në duart e dialogut, apo në veçanti të qeverisë në Beograd, sepse ata nuk qeverisin atje, apo të qeverisë në Prishtinë.

Procesi i Ahtisaarit parashikoi një kontroll lokal dhe kompetenca për komunat dhe mendoj se ashtu siç u zhvillua ky proces dhe se si u shndërrua në një qasje kushtetuese, ndoshta gjejmë një mënyrë të re për ta zgjidhur këtë, apo të gjejmë një shteg të ri për të ecur përpara që do të zbusë theksin që i është vënë (Asociacionit), ta depolitizojmë atë dhe të heqim tensionet që e rrethojnë.

Von der Leyen dhe Scholz porosi Kosovës dhe Serbisë: Bëni detyrat tuaja

0

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen sot gjatë konferencës për media në kuadër të Procesit të Samitit të Berlinit tha se ka mirëpritur marrëveshjen e javës së kaluar në nivelin e CEFTA-s dhe në veçanti theksoi se ka mirëpritur që kufizimet e eksportit nga Seriba në Kosovë do të hiqen.

Ajo gjithashtu porositi se nëse doni të ketë përftim nga ky Treg i Përbashkët “bëni detyrat tuaja të shtëpisë dhe mos u konfliktoni me të tjerët”.

“Kur shohim drejt të ardhmes ne shohim të ardhmen me të gjashtë partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor si pjesë e Bashkimit Evropian, Për të arritur këtu, unë besoj se duhët të mësojmë nga mësimet e zgjerimit të vitit 2004 dhe parakushti i parë është rreshtimi me vlerat tona evropiane, respektimi për demokracinë dhe sundimi iligjit dhe parakushti i dytë është fitimi i integrmit ekonomik. Dhe prandaj kjo ëhstë ku Procesi i Berlinit luan një rol kyç. Ka qenë gjthnjë një forcë shtytëse prapa integrimit ekonomik rajonal. Dhe prandaj Procesi i Berlinit u bë promotor i Tregut të Përbashkët Rajonal, pra të Tregut të Përbashkët Rajonal të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Është thelbësore që ky treg i Përbashkët Rajonal të funksionojë pa probleme… Unë e mirëpres marrëveshjen e javës së kaluar në nivelin e CEFTA-s dhe në vecanti mirëepres që kufizimet e eksportit nga Sëeriba në Kosovë do të hiqen. I përgëzoj të gjitha palët që treguan një vullnet rë tillë politik dhe ju përgëzoj juve Olaf për ndërmjetësimin tuaj. Sepse ky është një hap shumë konkret drejt normalizimit. Dhe gjithashtu e mirëpres nënshkrimin e sotëm për Tregun e Përbashkët Evropoian, …Pesë nga gjashtë agjendat e reformave do të miratohen këtë javë dhe kjo nënkupton se pagesat nga 6 miliardë euro të Planit të Rritjes mund të nisin të bëhen përpara përfundimit të vitit. Kjo nuk do të mund të ndodhte asnjëherë pas Procesin e Berlinit”, tha Von der Leyen.

Ursula von der Leyen porositi vendet që t’i bëjnë detyrat e shtëpisë për të përfituar nga Plani i Rritjes, pasi që kjo është urë ndërmjet tregut të përbashkët rajonal dhe tregut evropian.

“Cila është rëndësia e zhbllokimit të CEFTA-s: pjesa kryesore është se kishte vullnet politik për të punuar së bashku, Plani i rritjes është shumë i qartë që thotë: nuk mund ta bllokosh tjetrin., Duhet të punojnë në planin vetanak të rritjes individualisht dhe të vetmin që mund ta bllokoni është vetja juaj, Dhe gjithashtu kjo është më dinamike sepse ka një mirëkuptim se nëse doni të ketë përftim nga ky Treg i Përbashkët bëni detyrat tuaja të shtëpisë dhe mos u konfliktoni me të tjerët. Është një proces i bazuar mbi meritat, dhe do të mbetet i tilë. Sa më shumë vende kandidate të ecin përpara do të jetë më mirë por ka dallime në shpejtësi dhe të arritura dhe do ta shohim në fund. Por mendoj se duhet t’i përmbahemi në mënyrë strikte parimeve se është një proces i bazuar në merita”, tha ajo.

Kancelar i Gjermanisë, Olaf Scholz tha se Dialogu për normalizimin mes Kosovës dhe Serbisë nuk e ka dinamikën ashtu siç duhet ta kishte.

Gjithashtu i ka bërë thirrje të dy partnerëve që obligimet që i kanë marrë të i kryejnë plotësisht.

“Procesi i Berlinit i ndihmon vendeve që t’i i kalojnë kufijtë e tyre duke bashkëpunuar. Se sa e rëndësishme është kjo, shihet çdo ditë ka një zhvillim të ri brenda vendeve të Unionit. Ende edhe sot konfliktet e së kaluarës po ndikojnë në bashkëpunimin e disa vendeve. Edhe për këtë kemi biseduar sot. Dialogu për normalizimin mes Kosovës dhe Serbisë nuk e ka dinamikën ashtu siç duhet ta kishte. I bëjë thirrje të dy partnerëve që obligimet që i kanë marrë të i kryejnë plotësisht. Është e rëndësishme për qytetarët, por edhe për dy shtetet që dëshirojnë të anëtarësohen në BE. Në të gjitha vendet, veprimet nacionaliste duhet të eliminohen që të kenë një bashkëjetesë të mirë dhe në paqe”, ka thënë Scholz gjatë konferencës për media.