spot_img
E shtunë, 11 Prill, 2026
22:39
Home Blog Page 2086

Urrejtja edhe tek të rinjtë serb, klubet e futbollit refuzojnë të luajnë kundër Kosovës

0

Politika po vazhdon të helmoj secilën pore të shoqërisë serbe.

Për tri ditë me radhë në Ohër të Maqedonisë së Veriut është mbajtur turneu më i madh regjional në Ballkan për mosha të reja “Ëest Balkan Football Children`s Cup”.

Në këtë turne në mesin e shumë ekipeve mori pjesë edhe Kosova, e cila u përfaqësua nga shkolla e Futbollit “Zidane”, e drejtuar nga trajneri i njohur, Muhamet Dragusha.

Vendi ynë u përfaqësua me grup moshat U9 dhe U11.

Ekipet arritën rezultate pozitive, por kur erdh koha për përballjen me ekipet serbe, këta të fundit u tërhoqën.

Cervena Zvezda, Partizani dhe Zvezdica, refuzuan të përballem me djemtë e shkollës “Zidane”.

Refuzimi për t’u përballur me ekipe shqiptare nga Kosova, pasoi me ndëshkim, duke i eliminuar tri klubet nga Beogradi.

IKSHPK: Uji në Badovc ka përmirësime, por jo të mjaftueshme për ta konsumuar

0

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se po vazhdon monitortimin e ujit të Ujësjellësit Rajonal KRU “Prishtina” që vjen nga Liqeni i Badovcit.

Në njoftimin e fundit, IKSHPK ka bërë të ditur se ka gjetur se vlerat e Manganit janë ulur, por ende jo aq sa për ta bërë cilësinë e ujit të përshtatshme që të pihet.

“Gjatë analizave të kryera gjatë ditëve të fundit, vërehen ulje e vlerave të Manganit, por megjithatë, këto vlera ende janë mbi vlerat e lejuara sipas Udhëzimit Administrativ Ne: 10/2021 “Për cilësinë e ujit të destinuar për konsum nga njeriu””, thuhet në njoftim.

“Ekipet e IKSHPK-së do të vazhdojnë të monitorojnë ujin e pijes nga Liqeni i Badovcit edhe gjatë ditëve në vijim, ndërkohë që është në bashkëpunim të vazhdueshëm me KRU “Prishtina” për stabilizimin e gjendjes së krijuar së krijuar si pasojë e “fenomenit” të Manganit në ujin e pijes”, thuhet në njoftimin që IKSHPK-ja ia ka bashkëngjitur edhe hartën e zonave që furnizohen me ujë të pijes nga Liqeni i Badovcit.

Scholz: E kaluara nuk duhet të pengojë Serbinë dhe Kosovën

0

Gjatë hapjes së samitit të Procesit të Berlinit të hënën, 14.10. në Berlin, kancelari gjerman, Olaf Scholz lavdëroi përparimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në bashkëpunimin rajonal.

Ai vuri theks të veçantë në kontributin e Kosovës dhe e përgëzoi për arritjet e fundit në kuadër të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA).

“Dëshiroj të përgëzoj Kosovën për kontributin që ka dhënë së fundmi. Diplomacia e marrëveshjes së CEFTA-s është një arritje e madhe për bashkëpunimin rajonal”, theksoi Scholz.

Procesi i Berlinit, i cili u themelua dhjetë vite më parë, ka për qëllim mbështetjen e vendeve të Ballkanit Perëndimornë rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian dhe promovimin e iniciativave rajonale.

Scholz theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi për të përballuar sfidat ekonomike dhe sociale.

Kancelari njoftoi nënshkrimin e dy dokumenteve të rëndësishme që do ta lehtësojnë jetën e njerëzve në rajon: “Ne do të nënshkruajmë dy dokumente që do ta lehtësojnë jetën e përditshme të njerëzve. Një plan të ri veprimi për tregun e përbashkët rajonal dhe një marrëveshje për aksesin në mundësitë e studimit, e cila do të zgjerojë mobilitetin e studentëve”.

Serbia dhe Kosova: Thirrje për normalizim dhe integrim evropian

Në fjalimin e tij, Scholz iu referua gjithashtu tensioneve të vazhdueshme midis Serbisë dhe Kosovës dhe u bëri thirrje të dy vendeve që të mos e shohin të kaluarën si një pengesë për të ardhmen evropiane.

“Ne të gjithë e dimë se sa shumë rajoni juaj ende ndikohet nga konfliktet e së kaluarës”, tha ai. “Por tani është koha që sytë të drejtohen drejt të ardhmes. Ne kemi nevojë për një dinamikë të re dhe një proces normalizimi midis Serbisë dhe Kosovës”.

Scholz theksoi se zbatimi i plotë i marrëveshjeve të arritura më parë është çelësi për një integrim të suksesshëm në Evropë: “Unë mbetem i bindur se e ardhmja është në Bashkimin Evropian. Ekziston vetëm një rrugë që të çon atje, dhe kjo është zbatimi i plotë i marrëveshjeve që ju keni arritur tashmë.”

Në përfundim të fjalës së tij, kancelari theksoi rolin e Procesit të Berlinit si një platformë për zgjidhjen e konflikteve dypalëshe dhe lavdëroi angazhimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor për paqen dhe bashkëpunimin: “Është një angazhim i qartë për të zgjidhur çështjet dypalëshe dhe për t’u pajtuar në mënyrë paqësore. Për këtë qëndron Procesi i Berlinit”.

Scholz ritheksoi se do të vazhdojë të qëndrojë personalisht përkrah vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe do t’i mbështesë ato në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian./DW

 

 

Kush janë trilionerët e parë botërorë?

0

Miliarderët e teknologjisë janë në rrugë për t’u bërë të parët trilionerë në botë. Kush do të arrijë i pari?
CEO i Meta-s, Mark Zuckerberg, një nga njerëzit më të pasur në botë, së fundmi është bashkuar me grupin ekskluziv të atyre që pasuria e tyre ka arritur ose ka tejkaluar 200 miliardë dollarë (182.57 miliardë euro).

Aktori amerikan tregon për festat e Diddy-t, Justin Bieber në gjendje të vështirë

0

Aktori amerikan Nick Cannon, ka folur për festat famëkeqe të Sean ‘Diddy’ Combs’ në të cilat ka marrë pjesë kur ishte vetëm 16 vjeç.

“Po them të vërtetën. Më kujtohet që qëndroja jashtë duke u përpjekur të futesha në një festë të Puff këtu në Nju Jork”, tha aktori 44-vjeçar për “Breakfast Club” të premten.

Cannon tha se nuk e ka problem të flasë hapur për pjesëmarrjen e tij në festat e egra të Combs sepse ai nuk ka “asgjë për të fshehur“, por theksoi se ai kurrë nuk kishte marrë pjesë në “freak off” famëkeqe.

”Unë isha atje duke kërcyer, duke bërë gjëra të ndryshme”, tha ai duke qeshur.

Situatë më e vështirë raportohet të jetë tek Justin Bieber, i cili thuhet se po kalon një kohë të vështirë, pasi ai përpiqet të përballet me akuzat që kanë dalë në dritë për ish-mikun e tij të ngushtë, Sean “Diddy” Combs .

Sipas një burimi që foli për Us Weekly, Bieber po ndjen presion të madh për shkak të marrëdhënies së tyre të ngushtë në të kaluarën, gjë që e bën situatën edhe më të vështirë.

“Ata kanë një histori të përbashkët dhe këto akuza e kanë mërzitur atë”, thotë burimi.

Një tjetër burim pohoi se këngëtari është në gjendje të vështirë mendore nga e gjithë kjo aferë dhe është këshilluar që të qëndrojë larg çdo gjëje që lidhet me lidhjen e reperit.

Kujtohet se Diddy akuzohet ndër të tjera për abuzim seksual, trafikim dhe zhvatje dhe zbulimet që dalin në dritë çdo ditë nga viktimat e dyshuara janë rrëqethëse.

Mes gjithë këtyre trazirave, Justin Bieber po përpiqet të gjejë ngushëllim në jetën e tij të re familjare, pasi së fundmi është bërë baba për herë të parë.

“Lumturia e tij me foshnjën e ndihmon me ankthin që ndjen për Diddy-n”, tregon një person nga ambienti i tij.

 

 

 

Shqipëria në kërkim të fitores, përballet sonte me Gjeorgjinë

0

Pas humbjes, Shqipëria pritet sonte të provoj të gjej golat e fitores në përballjen me Gjeorgjinë.

Mediat raportojnë se trajneri Sylvinho, nuk pritet të ndryshojë shumë, të paktën ky është perceptimi i krijuar gjatë seancave stërvitore.

Paraprakisht projektohet vetëm një ndryshim në raport me sfidën e fundit, atë kundër Republikës Çeke, Laçi ulet në stol dhe Arbër Hoxha nga minuta e parë.

Ky ndryshim sjell ka një efekt domino pasi Nedim Bajrami i bashkohet dyshes së mesfushës Asllani-Ramadani duke u vendosur përpara tyre, ndërsa Arbër Hoxha do të marr vendin e Bajramit në krahun e majtë të sulmit, pjesa tjetër e formacionit nuk ndryshon.

Strakosha në portë, Hysaj në të djathtë, Mitaj në të majtë dhe dyshja e qendrës Ismajli-Kumbulla.

Asllani-Ramdani së bashku me Nedim Bajramin formojnë treshen e mesfushës, ndërsa Hoxha dhe Jasir Asani do të mbështesin Mirlin Dakun.

Lumbardhi hap zemrën, flet për ndarjen me Kaderin

0

Ish-fituesi i Big Brother Vip Kosova 2, Lumbardh Salihu ka hapur zemrën duke zbuluar detaje për përfundimin e romancës me ish-banoren, Kader Kicaj, me të cilën u njoh gjatë lojës brenda në shtëpi.

“Secila fazë e ka atë të veten, secila ndarje e ka atë të veten po unë mendoj në qoftë se dy persona të rritur vendosin me i nda rrugët nuk është më ai hap vetëm pa asnjë arsye, pa i menduar”, u shpreh ai.

Nga ana e tij duket se nuk ka pasur hatërmbetje, pasi ndër të tjera gjatë një interviste ai i uroi ish-partneres suksese në jetë.

“Unë mund të them që i uroj Kaderit më të mirat në botë edhe shumë suksese në jetë”, tha ai.

Kader nga ana tjetër duket se ka një hatërmbetje me Lumbardhin dhe ka lënë të kuptohet se ka ndodhur një tradhti.

Ajo është parë duke shijuar dasmën e Adrit me Ilirianën me banorët tjerë, por aty mungonte Lumbardhi.

Para takimit të Procesit të Berlinit, Kurti takohet me kancelarin gjerman

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pritur nga kancelari gjerman, Olaf Scholz në kuadër të Procesit të Berlinit.

Në një postim në Facebook, shefi i qeverisë ka publikuar një fotografi duke shtrënguar duart me Scholzin, duke shkruar se Berlini është vendi dhe tash është momenti për më shumë progres, e për ta bërë këtë samit jubilar të suksesshëm.

“10-vjetori i Procesit të Berlinit vendtakim e ka pikërisht kryeqendrën e Gjermanisë. Një dekadë vullnet, punë e angazhim për ta afruar rajonin tonë më shumë drejt BE-së. Berlini është vendi dhe tash është momenti për më shumë progres, e për ta bërë këtë samit jubilar të suksesshëm”, ka shkruar më Kurti.

NATO nis stërvitjen e madhe në kohën e tensioneve të mëdha në botë

0

NATO filloi stërvitjen e saj vjetore bërthamore “Steadfast Noon” me më shumë se 60 avionë që marrin pjesë në fluturime stërvitore mbi Evropën Perëndimore.

“Steadfast Noon” është një test i rëndësishëm që NATO zhvillon çdo vit për parandalimin e sulmeve bërthamore, duke i dërguar një mesazh të qartë çdo kundërshtari se NATO do të mbrojë të gjithë aleatët.

“Parandalimi bërthamor është gur themeli i sigurisë së Aleatëve. “Steadfast Noon” është një provë e rëndësishme e parandalimit bërthamor të Aleancës dhe i dërgon një mesazh të qartë çdo kundërshtari se NATO do të mbrojë të gjithë aleatët”, tha sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.

“Steadfast Noon” zgjat dy javë dhe përfshin avionë luftarakë të aftë të mbajnë koka bërthamore amerikane. Stërvitja bërthamore e NATO-s është një aktivitet trajnimi rutinë që ndodh çdo tetor. Kjo stërvitje përfshin 2,000 personel ushtarak nga tetë baza ajrore dhe një sërë llojesh avionësh, duke përfshirë avionë me aftësi bërthamore, bombardues, përcjellje luftarake, avionë furnizues me karburant dhe aeroplanë të aftë për zbulim dhe luftë elektronike. Stërvitja e këtij viti përfshin fluturime kryesisht mbi vendet pritëse Belgjikë dhe Holandë dhe në hapësirën ajrore mbi Danimarkë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Detin e Veriut.

NATO po ndërmerr hapa për të garantuar sigurinë, paqen, efektivitetin dhe besueshmërinë e parandalimit të sulmit bërthamor ndaj vendeve të Aleancës.

El Tiempo: Shqipëria, destinacioni turistik me plazhe ëndrrash, male dhe arkeologji

0

E vendosur në Gadishullin Ballkanik, “Karaibet e Evropës”, Shqipëria mirëpret gjithnjë e më shumë vizitorë dhe po konsolidohet në hartën turistike të Kontinentit të Vjetër, shkruan revista kolumbiane, “El Tiempo”.

Dikur një vend i mbyllur në orbitën e dikurshme komuniste, në juglindje të Gadishullit Ballkanik, Shqipëria po shfaqet në turizmin ndërkombëtar si “Karaibet e Evropës”.

Ndërkohë që agjencitë turistike vazhdojnë ta ofrojnë gjithnjë e më shumë, Shqipëria po konsolidohet si destinacioni i zgjedhur nga mijëra vizitorë nga e gjithë bota – që vijnë për të zbuluar plazhet e saj të ëndrrave.

Shqipëria është një vend i vogël me brigje në detet Adriatik dhe Jon. Shumë ekspertë të udhëtimeve i kanë i krahasuar plazhet e saj me kartolinat idilike me ujëra të pastra kristal me pamje nga Republika Domenikane, Kuba apo Meksika.

Por, kjo lloj rerë evropiane është e shpërndarë mes peizazheve malore, me Alpet Dinarike që përshkojnë brendësinë e tyre, mes zonave arkeologjike, kështjellave dhe qyteteve antike plot histori.

Gjithashtu, në krahasim, është relativisht më lirë se sa të vizitosh vendet e tjera në Evropë. Dhe nëse udhëtoni nga Kolumbia, nuk keni nevojë për vizë të veçantë për të hyrë në Shqipëri – nevojitet vetëm një leje për të qëndruar në vend për 90 ditë.

Bumi i verës
Qoftë për të zbuluar historinë përmes mbetjeve arkeologjike të qytetit antik të Apolonisë apo për të pushuar në një nga plazhet e Rivierës Shqiptare, koha më e mirë për të vizituar vendin është midis majit dhe shtatorit.

Sipas të dhënave të publikuara në platformën kiwi.com, bazuar në rezervimet e bëra muajt e fundit, për udhëtimet gjatë verës 2024 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, Tirana, në Shqipëri, është ndër vendet më të preferuara nga turistët spanjollë për verën e ardhshme.

Që nga pandemia, vendi ballkanik ka shënuar një rritje progresive të turzimit prej rreth 20-30 për qind çdo vit.

Sipas Organizatës Botërore të Turizmit të OKB-së, në vitin 2023 – Shqipëri ishte vendi i katërt që regjistroi rritjen më të madhe të numrit të turistëve ndërkombëtarë – me një rritje prej 56 për qind krahasuar me vitin 2019.

Në vitin 2022, vendi u vizitua nga 7,5 milionë turistë ndërkombëtarë dhe në vitin 2023 u regjistruan 10,1 milionë, pa dyshim, shumë larg destinacioneve të tjera tradicionale, por me shifra të theksuara rritjeje.

Përtej atraksioneve të tjera të saj, plazhet e Shqipërisë duken të frymëzuara nga disa destinacione të Karaibeve dhe janë arsyeja kryesore e projeksionit të saj të fortë drejt turizmit ndërkombëtar.

Në jug të vendit, bregdeti i detit Jon formon një peizazh të paharrueshëm për shkak të bukurisë së tij që ndërthuret me elementë të tjerë.

Brenda kësaj zone, një nga pikat më të spikatura është Ksamili, në Rivierën jugore Shqiptare – dhe pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit, i njohur për ishujt e tij të vegjël të arritshëm me not ose varkë, ujërat e tij bruz dhe rërën e bardhë.

Në të njëjtën kohë, plazhi i Dhërmiut shquhet si një nga destinacionet më të njohura në Rivierën Shqiptare, me një mjedis impozant malesh dhe ujërash blu – ideale jo vetëm për qetësi por edhe për aktivitete ujore.

Qendra e saj e vogël historike është një tjetër atraksion ideal për një ditë pushimi në plazh. Përveç kësaj, ju mund të vizitoni qytetin e Himarës, me plazhe të pabesueshme dhe një qytet të vjetër plot me monumente historike.

Gjithashtu, Tirana, kryeqyteti, paraqet një larmi atraksionesh turistike që plotësohen edhe nga plazhet urbane.

Pika e nisjes për ta eksploruar mund të jetë Sheshi Skënderbej, zemra e qytetit, nga ku mund të vizitoni Muzeun Historik Kombëtar dhe lagjen shumëngjyrëshe të Bllokut, i famshëm për jetën e tij të natës.

Berati, “qyteti i një mbi një dritareve”, shquhet si një tjetër peizazh urban i dukshëm për t’u vizituar. Është një nga qytetet më të vjetra në Shqipëri, i njohur edhe nga UNESCO për arkitekturën e tij unike.

Ndër xhevahiret e këtij qyteti janë Kalaja e Beratit, e djegur nga romakët në vitin 200 para Krishtit; Muzeu i famshëm i Onufrit – i vendosur brenda katedrales së “Shën Mërisë” e shekullit XVIII; dhe objekte të tjera të shenjta si Xhamia e Plumbit, Xhamia e Mbretit dhe Xhamia e Beqarëve apo ura e Goricës mbi lumin Osum, si një nga vendet më të veçanta të Beratit.

Për adhuruesit e ecjes dhe natyrës, një tjetër pikë kryesore është Parku Kombëtar i Llogorasë, me pamje panoramike të detit Jon dhe Rivierës mahnitëse Shqiptare.

Ndërkohë, kureshtarët për historinë do të gjejnë në qytetin e Butrintit rrënoja arkeologjike nga epoka greke, romake dhe bizantine.