spot_img
E shtunë, 11 Prill, 2026
19:17
Home Blog Page 2088

Rama për kampin me refugjatë: Ato s’kanë asnjë lidhje me qeverinë shqiptare

0

Brenda javës që do hyjmë, pritet të hyj në funksion kampi për emigrantët në Gjadër të Lezhës, pas marrëveshjes së nënshkruar mes Shqipërisë dhe Italisë.

Në këtë kamp që është i pari i llojit të tillë i ndërtuar në Shqipëri, pritet të vendosen rreth 400 emigrantë në fazën e parë.

Në një intervistë për median italiane ‘La Repubblica’, kryeministri Edi Rama ka thënë se qendrat për emigrantët, nuk kanë asnjë lidhje me qeverinë shqiptare.

I pyetur nëse është i shqetësuar se pakti mes dy vendeve mund të dështojë, kryeministri thotë se nuk ka ka asnjë arsye për t’u shqetësuar dhe kjo do të ndodhë vetëm nëse do ketë arsye apo atëherë kur Italia do të kërkojë që të ndajnë shqetësimin.

Rama bëri të qartë se marrëveshja nuk parashikon që emigrantët të largohen nga kampet dhe të lëvizin lirshëm, pasi në raste të tilla do të ndërhyjnë forcat shqiptare të sigurisë.

Kryeministri thotë se është krejt i qetë, ndërsa sa i takon vonesave për hapjen e kampit në Gjadër shprehet se ndërtimi dhe menaxhimi i qendrave të emigrantëve nuk i përket Shqipërisë, pasi tashmë ajo është nën juridiksionin italian.

“Do të shqetësohem nëse dhe kur ka arsye për t’u shqetësuar, dhe vetëm nëse Italia na kërkon të ndajmë shqetësimin. Deri atëherë, nuk jam i shqetësuar. Në të vërtetë, jam shumë i qetë, sepse marrëdhënia mes Italisë dhe Shqipërisë, gjatë këtyre dekadave, më ka mësuar se kur Shqipëria duhet të shqetësohet, nuk është kurrë vetëm. Falë Italisë, para së gjithash”, tha Rama.

Qendra ishte planifikuar të hapej më 1 shtator, por për shkak të vonesave në punime është shtyrë deri më sot. Marrëveshja me Italinë për emigrantët u nënshkrua në muajin nëntor të vitit të kaluar mes Kryeministrave Rama Meloni dhe më pas u ratifikua nga të dyja parlamentet.

Intervista e plotë e kryeministrit Rama për median italiane ‘La Repubblica

A ka shpallur qeveria italiane hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri brenda disa orësh, është kështu?

Rama: Qeveria juaj nuk na ka gënjyer kurrë dhe nuk harron asnjë nga angazhimet e shumta që ka marrë për ne. Megjithatë, unë nuk përfaqësoj asnjë autoritet të së vërtetës për të verifikuar atë që qeveria italiane pohon për çështje që ju interesojnë juve dhe jo ne. Ndërtimi dhe menaxhimi i qendrave është diçka që nuk ka absolutisht asnjë lidhje me qeverinë shqiptare. Nuk na përket neve”.

Qendrat duhej të ishin gati në maj, i dini arsyet e këtij vonimi?

Rama: Mund të shpjegoj pse një projekt i madh publik në Shqipëri është aktualisht i vonuar për shkak të problemeve të natyrës gjeologjike, por nuk di t’ju them nëse dhe pse ka një vonesë në këtë projekt të qeverisë tuaj. Vonesa të ngjashme ndodhin në më shumë se një rast dhe nuk habisin as miqtë tanë të saktë dhe të mirë gjermanë, këtë e di me siguri.

A e dini që nga java e ardhshme pritet të mbërrijnë emigrantët e parë?

Rama: Jo, nuk e di, sepse ata do të shoqërohen nga autoritetet italiane në një vend që është nën juridiksionin italian. Si gjatë udhëtimit për në kamp ashtu edhe gjatë qëndrimit, nuk ka asnjë ndërthurje me autoritetet tona.

A keni folur kohët e fundit me Melonin? Nuk do të ketë asnjë prerje shiriti për këtë projekt?

Rama: Jo, nuk e di, nuk kemi folur për këtë që kur ajo ishte këtu për të bërë inspektimet e kantierëve.”

Disa vende evropiane duan të kopjojnë marrëveshjen Itali-Shqipëri. Çfarë mendoni për këtë?

Rama: Mund të jetë e përsëritshme, por së pari do të më duhej të kuptoja se kush është çifti tjetër de facto në Evrop, i përbërë nga një shtet anëtar i BE-së dhe një shtet evropian që ende nuk është anëtar i BE-së: për momentin e kam të vështirë ta shoh.

A jeni i shqetësuar që pakti mund të dështojë për shkak të pengesave juridike në mbajtjen e emigrantëve?

Rama: Marrëveshja parashikon që emigrantët nuk mund të largohen nga kampi dhe të udhëtojnë lirshëm në Shqipëri. Nëse kjo do të ndodhte, një plan veprimi i miratuar do të vihet në lëvizje: institucionet dhe agjencitë tona të sigurisë dhe drejtësisë kanë punuar ngushtë së bashku për vite me radhë për të luftuar krimin e organizuar. Do të shqetësohem nëse dhe kur ka arsye për t’u shqetësuar, dhe vetëm nëse Italia na kërkon të ndajmë shqetësimin. Deri atëherë, nuk jam i shqetësuar. Në të vërtetë, jam shumë i qetë, sepse marrëdhënia mes Italisë dhe Shqipërisë, gjatë këtyre dekadave, më ka mësuar se kur Shqipëria duhet të shqetësohet, nuk është kurrë vetëm. Falë Italisë, para së gjithash. Dhe pastaj, për ta thënë troç, kur në krye të qeverisë në Itali është dikush është dikush që insiston të përballet gjithmonë, mund të ecësh përpara me besim edhe kundër çdo fatkeqësie të papritur.

Kosova me mundësi të mëdha për kualifikim edhe në Kupën e Botës 2026

0

Kosova ka mundësi të mëdha të kaloj kualifikimin e fazës së parë të grupeve në kuadër të Ligës së Kombeve.

Ekspertët e “Football Meets Data” kanë realizuar një parashikim të tyre, ku përkundër që në lojën e fundit të Kosovës ndaj Lituanisë, e mbylli me fitore, ka marrë shumë kritika për lojën jo të duhur.

Bazuar në parashikimin e ekspertëve, Kosova ka 89% të kaloj grupin si e dyta, ashtu si ndodhet aktualisht në renditjen tabelare, shkruan Storm.

Kosova poashtu merr lajmin e mirë edhe sa i përket kualifikimeve për Kupën e Botës që do të mbahet më 2026.

Kombëtarja jonë sipas këtyre parashikimeve, do të renditet në grupin potencial 4.

Kurti thotë se ushtria serbe iu afrua kufirit me Kosovën

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të se Serbia ka provokuar sërish.

Me anë të një postimi në FCB ai ka thënë se ushtria serbe është parë duke i lëvizur trupat e saj rreth 50 metra afër vijës kufitare me Kosovën, më saktësisht afër Komunës së Kamenicës.

Kurti ka thënë se trupat ushtarake serbe janë larguar pasi kanë vërejtur se autoritetet e Kosovës i kanë incizuar veprimet e tyre.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka bërë investime të paprecedenta në ngritjen dhe përmirësimin e kapaciteteve të strukturave të inteligjencës, sigurisë dhe mbrojtjes, të cilat janë të gatshme për të parandaluar çdo kërcënim ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit të shtetit tonë”.

Kurti ka thënë se Serbia po vazhdon të nxisë tensione nëpërmjet veprimeve hibride, me qëllim të destabilizimit të rajonit, “megjithëse hapësira për këto manovra po i ngushtohet dita-ditës”.

Konfirmohet arrestimi i kosovarit nga autoritetet serbe

0

Ministria e Jashtme ka konfirmuar se personi i ndaluar të shtunë nga autorietet e Serbisë, është shtetas i Kosovës, dhe është në dijeni për rastin.

Përveç këtij rasti, Ministria e Jashtme e Kosovës ka bërë të ditur se më herët gjatë ditës, autoritetet serbe kanë marrë në pyetje një zyrtar të Policisë së Kosovës në pikëkalimin në Merdare, por që ndërkohë ai është liruar.

“Lidhur me këto raste Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi ka reaguar menjëherë duke i dërguar kërkesë zyrtare Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë për të konfirmuar vërtetësinë e rastit të arrestimit dhe për të siguruar informacionet relevante, përfshirë identitetin e plotë të personit të arrestuar, rrethanat e arrestit dhe lokacionin aktual ku ai po mbahet”, ka thënë ministria përmes një postimi në Facebook

Rasti “double M” dhe debati i politikës së Kosovës

0

Debati që ka shpërthyer mes pozitës dhe opozitës për rastin “double M” (Mimoza ☎️ Millan), ngjan më shumë me një teatër politik sesa me një përballje të drejtë për drejtë me problemin që është kthyer në fenomen.

Thelbi i këtij rasti nuk qëndron thjesht tek fakti se një Mimozë – pa detyrë publike – mund të kishte biseduar apo takuar Radojiçiqin. Problemi qëndron tek roli i saj si një përfaqësuese e lartë e shumicës së popullit në Kuvendin e Kosovës.

Është e pamohueshme që përgjegjësia publike kërkon një standard të lartë të llogaridhënies. Mos të harrojmë që zonja Kusari-Lila, ka deklaruar se nuk ka pasur biseda të tjera me Radojiçiqin dhe se nuk ka folur serbisht me të.

Por, kjo nuk ishte mjaftueshëm bindëse atëherë dhe nuk doli mjaftueshëm e vërtetë sot. Qytetarët kanë të drejtë të dinë të vërtetën e plotë, veçanërisht kur bëhet fjalë për marrëveshje dhe pazare të mundshme që lidhen me interesa të rëndësishme shtetërore. Është detyrë e palëve të përfshira që t’i sqarojnë këto akuza (deri dikund të faktuara nga gazetaria) në mënyrë të plotë dhe transparente.

Nuk duhet lënë pa përmendur edhe një faktor tjetër: deklarata e Simiqit, i cili mund të luajë rolin e dëshmitarit kyç në këtë çështje. Nëse ekzistojnë inçizime të tjera dhe çështja e takimeve të së hënës, siç përmendet, para të ashtuquajturës “e martë e famshme”, ku pretendohet se janë materializuar në seancë marrëveshjet, atëherë ato duhet të bëhen publike.

Çdo provë, çdo pamje e një individi tjetër që hyn dhe del nga vila e Radojiçiqit, është thelbësore për të zbardhur të vërtetën e politikës tonë me këtë kriminel. Ky popull ka të drejtë të dijë se kush e udhëheq dhe nga kush përfaqësohet populli opozitar.

Kjo nuk është çështje personale apo një rast që mund të mbetet në rrjetin e politikës së ditës. Këtë herë, zonja Kusari-Lila nuk duhet të paraqesë vetëm versione politike dhe emocionale të ngjarjes, por vërtetë që duhen rrëfime juridike të paraqitura para Prokurorisë së Shtetit.

Pëson sulm kardiak, vdes politikani i njohur skocez

0

Politikani i njohur britanik Alex Salmond, ish-kryeministër i Skocisë, humbi ndjenjat sot dhe vdiq nga ataku kardiak në një event në Maqedoninë e Veriut, në moshën 69 vjeçare.

Ish-lideri skocez pro-pavarësi shihet në qendër të grupi politikanësh pas fjalimit të tij në Forumin Kulturor Diplomatik në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Ai shihet i buzëqeshur pranë kryetares së partisë së tij Tasmina Ahmed-Sheikh, teksa më herët kishte postuar në rrjet komentin: “Skocia është një shtet, jo një konte e Britanisë”.

Kryeministri britanik ashtu si dhe kryeministri aktual i Skocisë John Swinney, thanë se ishin “të shokuar e të trishtuar nga lajmi”.

Salmond kishte drejtuar partinë nacionaliste skoceze nga viti 1990 deri në 2000, dhe më pas përsëri nga 2004 deri në 2014.

Më pas ai u detyrua të hiqte dorë pas disa akuzave për ngacmim seksual, nga të cilat më vonë rezultoi i pafajshëm.

Alex Salmond konsiderohet si mentori i lideres skoceze Nicola Sturgeon që dominoi politikën rajonale për një dekadë pas dorëheqjes së tij.

Shkaqet e vdekjes së paparitur ende nuk bëhen të ditura.

Dënimi me një vit burg, Luiz Ejlli po i anulon mbrëmjet

0

Kur gjithçka dukej se po shkonte perfekt në karrierën dhe jetën private të Luizit, një telash me drejtësinë e ka tronditur jo pak jetën e tij.

Ashtu edhe si është shkruar ditët e fundit, Gjykata e Fierit ka dënuar me 1 vit pas hekurave fituesin e “Big Brother Vip”, Luiz Ejlli për falsifikim dokumentesh për të justifikuar pasuritë e fituara nga aktiviteti kriminal të një personi.

Mësohet se Luiz Ejlli, ka përdorur vulën e noterit për falsifikim dokumentesh edhe pse ministria i kishte hequr licencën.

Fituesi i “BBV” raportohet se ka krijuar deklaratën noteriale me të dhëna të pavërteta dhe shtetasi me iniciale F. A., të cilit iu ishte sekuestruar pasuria, e kishte dorëzua në ish-Prokurorinë e Lushnjës më 25 shkurt 2022.

Ndonëse çështja pritet që të apelohet, vendimi ka prekur jo pak edhe karrierën e këngëtarit.

Bëhet me dije, se disa koncerte që Luizi kishte në Britaninë e Madhe janë anuluar.

Një fakt i tillë ka shqetësuar jo pak ekipin e menaxhimit të tij, të cilët janë konsultuar menjëherë me avokatët e tyre dhe të këngëtarit, për të parë të gjitha mundësitë, nëse çështja gjyqësore, do të sillte probleme në agjendën e tij.

Fakti që ka një dënim, e ndalon artistin që të largohet nga vendi, duke bërë që koncertet e tij jashtë kufijve të shtyhen për një moment të dytë.

Nga ana tjetër, edhe disa data që Luizi ka pasur të pronotuara në vend, janë anuluar.

Nuk dihet ende arsyet rreth kaq shumë anulimeve, brenda kaq pak ditëve, por ajo që dihet është fakti se e gjithë situata ka shqetësuar shumë si stafin e Luizit, ashtu edhe vetë Luizin.

Dosja e Ejllit kaloi për gjykim më 26 dhjetor 2022, dhe sipas Kodit Penal ai mund të dënohet me burgim nga 6 muaj deri në 4 vite.

Kjo histori nisi në vitin 2021, kur prokuroria e Fierit nisi hetimet dhe kërkonte sekuestrimin e pasurive të shtetasit F.A. për shkaqe të dyshimta.

Fituesi i “Big Brother Albania”, Luiz Ejlli, u dënua me 1 vit burg nga Gjykata e Fierit për falsifikim dokumentesh duke përdorur vulën e noterit, edhe pasi kishte humbur licencën, për të shpëtuar nga sekuestrimi, një pjesë të pasurisë së një ish-të dënuari për prostitucion në Itali.

Ndërsa, 18 muaj u dënua personit Fatmir Abdurramani që i është hartuar deklarata noteriale.

Vepra penale për të cilën Ejlli u dënua rezulton e kryer pak muaj para se të hynte në “Big Brother”.

Fatmir Avdurramani në hetim pasuror nga prokuroria, e cila i kishte sekuestruar disa prona, tentoi të shpëtojë një pjesë të tyre, duke përdorur Luis Ejllin.

Me vulat e noterit që i mbante edhe pse kishte humbur licencën, ish-banori i “Big Brother”, bëri një dokument të falsifikuar noterial, sikur 210 mijë euro Avdurramani i kishte marrë hua tek 2 persona.

Këtë dokument ish-i dënuari për prostitucion e depozitoi në prokurori por hetuesit kryen verifikime në arkiva të noterisë ku gjithçka i rezultoi e falsifikuar dhe dokument i manipuluar mbi të dhënat e një qytetari tjetër.

Luiz Ejllit i ishte hequr licenca në vitin 2021 nga Ministri i Drejtësisë, dhe në prill 2022-shit i janë tërhequr dokumentet dhe dosjet.

Luis Ejlli mbajti vetëm vulën e njomë e të thatë, të cilën e dorëzoi në muajin në maj, 3 muaj pasi kishte firmosur dokumentin e ish-të dënuarit.

Vendimi i Gjykatës së Fierit pritet të apelohet nga këngëtari në Gjykatën e Apelit, e cila pritet të vendosë nëse do të lërë në fuqi vendimin, ta ndryshojë apo ta shpallë të pafajshëm.

Nëse mbahet në fuqi vendimi i Shkallës së Parë, atëherë Luiz Ejlli duhet të shkojë ne burg.

 

Izraeli “pritet të godasë ushtrinë iraniane dhe objektet energjetike”

0

Shtetet e Bashkuara besojnë se Izraeli ka ngushtuar objektivat e mundshëm për përgjigjen e tij ndaj sulmit të fundit raketor të Iranit ndaj infrastrukturës ushtarake dhe energjetike, raportojnë mediat amerikane.

Një zyrtar amerikan u ka thënë mediave se nuk ka asnjë indikacion që Izraeli do të synojë objektet bërthamore iraniane ose do të tentojë të vrasë individë të caktuar, por as nuk ka një vendim përfundimtar se si dhe kur do të veprojë, raporton televizioni NBC.

Zyrtarët amerikanë dhe izraelitë kanë thënë se përgjigja mund të vijë gjatë festës hebreje Yom Kippur, e cila përfundon të shtunën në mbrëmje.

E tronditur nga një vit lufte në Gaza që tani është përhapur në Liban, Lindja e Mesme është përgatitur për përgjigjen e Izraelit ndaj breshërisë së raketave të Iranit të 1 tetorit për gati dy javë.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë kanë kërkuar një përgjigje të kufizuar për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm në rajon.

Cilat janë efektet e konsumimit të lëngut të boronicës?

0

Lëngu i boronicës së kuqe njihet si i dobishëm për shëndetin dhe është përdorur prej vitesh për sëmundje të ndryshme, si infeksionet e traktit urinar.

Edhe pse teoritë e vjetra që donin që ajo të parandalonte rritjen e baktereve në traktin urinar tani janë rishikuar, ajo mbetet e dobishme në disa fusha.

Megjithatë, si me shumë ushqime dhe pije, konsumimi i tepërt mund të ketë efekte negative.

Si mund të ndikojë tek ne konsumimi i përditshëm i lëngut të boronicës?

Çfarë duhet të keni kujdes kur pini lëng boronicë?

Edhe pse përgjithësisht i sigurt, lëngu i boronicës së kuqe mund të shkaktojë probleme nëse nuk konsumohet me moderim. Ata që kanë gurë në veshka, për shembull, duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm, pasi lëngu është i pasur me oksalate, të cilat mund të kontribuojnë në formimin e gurëve të rinj. Gjithashtu, nuk ka të dhëna të mjaftueshme për sigurinë e konsumimit të tij gjatë shtatzënisë apo ushqyerjes me gji, ndaj është mirë që në këto raste të shmanget.

Personat që janë alergjikë ndaj aspirinës duhet të shmangin gjithashtu lëngun e boronicës së kuqe, pasi përmban acid salicilik, një substancë e ngjashme me aspirinën. Prandaj, nëse jeni duke marrë medikamente për hollimin e gjakut, duhet të konsultoheni me mjekun tuaj, pasi lëngu mund të ndërhyjë në veprimin e këtyre barnave.

Përfitimet e lëngut të boronicës së kuqe

Pavarësisht problemeve të mundshme, lëngu i boronicës së kuqe ka përfitime të rëndësishme shëndetësore nëse konsumohet në moderim. Le të shohim disa prej tyre.

I pasur me antioksidantë: Lëngu i boronicës së kuqe përmban antioksidantë të fuqishëm, si vitamina C dhe fitonutrientë, të cilët ndihmojnë në luftimin e stresit oksidativ. Këta antioksidantë mbrojnë trupin nga radikalet e lira, të cilat janë përgjegjëse për dëmtimin e qelizave dhe mund të çojnë në sëmundje kronike.

Forcimi i sistemit imunitar: Lëngu i boronicës së kuqe është një aleat i mirë për sistemin tuaj imunitar. Falë vitaminës C që përmban, mund të ndihmojë në uljen e kohëzgjatjes dhe ashpërsisë së ftohjes, ndërsa vetitë e saj antioksidante ndihmojnë trupin të mbrohet më mirë.

Përmirësimi i shëndetit oral: Lëngu i boronicës së kuqe duket se ka një efekt pozitiv edhe në higjienën orale, duke reduktuar rrezikun e prishjes së dhëmbëve. Komponimet që përmban parandalojnë ngjitjen e baktereve në dhëmbë, duke mbrojtur kundër kariesit dhe gingivitit. Megjithatë, ju duhet të zgjidhni lëngun pa sheqerna të shtuara për të maksimizuar përfitimet e tij.

Admirali Munsch: Gjendja e sigurisë në Kosovë e brishtë, shqetësim retorika nxitëse politike

0

Komandanti i marinës amerikane për Evropën dhe Afrikën dhe komandant i forcave të NATO-s në bazën e Napolit, admirali amerikan, Stuart B. Munsch tha se situata e sigurisë në Kosovë është e qëndrushme, por e brishtë, duke theksuar se shqetësimi kryesor aktualisht është retorika nxitëse politike “që mund të frymëzojë palët e pakënaqura të ndërmarrin veprime të dhunshme”.

Në intervistën për kolegen Garentina Kraja, Admirali Munsch flet edhe mbi përpjekjet e Rusisë për të destabilizuar rajonin, si dhe për planet e NATO-s për të krijuar qëndrueshmëri, përmes një korridori të ri të Aleancës, që kalon nga porti i Durrësit, nëpër Maqedoninë e Veriut, në Bullgari, deri në Detin e Zi, i cili, sipas tij, do t’i mundësojë Aleancës të përforcohet dhe të veprojë me shpejtësi.

Zëri i Amerikës: Admiral Munsch, në deklaratat tuaja të premten ju paralajmëruat qeverinë e Kosovës të përmbahet nga ato, që sipas jush, janë “vendime të njëanshme” që përshkallëzojnë tensionet dhe dëmtojnë reputacionin e një partneri të besueshëm ndërkombëtar. A mund të na sqaroni se çfarë nënkuptoni me këtë deklaratë?

Admiral Munsch: Në fakt, ajo që thashë vlen për të gjitha qeveritë. NATO-ja është neutrale sa i përket rrethanave këtu. Të gjitha qeveritë duhet të përmbahen nga veprimet e njëanshme dhe të shfrytëzojnë dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Është mënyra më e mirë për të zgjidhur dallimet dhe për të krijuar stabilitet të përhershëm.

Zëri i Amerikës: NATO-ja ka shtuar forcat e saj në terren, me trupa dhe pajisje, që pas incidentit në Banjskë vitin e kaluar dhe në pritje të tensionimit të mëtejshëm që vazhdoi gjatë tërë vitit të fundit. Cilat janë kërcënimet kryesore ndaj sigurisë në Kosovë?

Admiral Munsch: Ne shtuam numrin e forcave dhe gjithashtu të armëve dhe pajisjeve që ata i sollën me vete për të parandaluar raste të tjera dhune. Viti 2023 ishte viti më i dhunshëm në Kosovë në dy dekadat e fundit, bashkë me sulmin ndaj forcave të KFOR-it në muajin maj dhe pastaj me sulmin tjetër në shtator, gjatë të cilit u zbulua një sasi e madhe armësh. Shtuam numrin e forcave, në mënyrë që KFOR-i të jetë në gjendje të mbrohet dhe po ashtu të jemi të gatshëm të ndërhyjmë në raste të një lufte mes dy shteteve.

Aktualisht shqetësimi kryesor është retorika nxitëse politike në këtë periudhë, që mund të nxisë qoftë aktorë individualë apo aktorë joshtetërorë të ndërmarrin veprime të dhunshme, për të shfaqur pakënaqësitë e tyre.

Zëri i Amerikës: Për çfarë aktorë e keni fjalën?

Admiral Munsch: Mund të jenë grupe kriminale, mund të jenë aktorë individualë, mund të jenë nga shtete të jashtme apo mund të jenë operativë të zonës gri, që mbështeten nga shteti.

Zëri i Amerikës: Ju iu referuat incidenteve në pjesën veriore të Kosovës dhe sulmit të armatosur të një grupi të armatosur serb në Banjskë vitin e kaluar. A keni një pasqyrë më të qartë se çfarë ka ndodhur atë ditë dhe për shtimin e forcave serbe përgjatë kufirit me Kosovën, që u bë më pas? A jeni të shqetësuar për incidente të tilla?

Admiral Munsch: Ngjarja në Banjskë është çështje e organeve të rendit dhe hetimet për të po bëhen nga organet e rendit. Jemi në dijeni të gjetjeve të tyre, siç i kanë përcaktuar ata. Ndërkaq kur bëhet fjalë për shtimin e forcave në kufi ne vazhdojmë të mbajmë komunikim të afërt me të dy anët e kufirit, me autoritetet e forcave të armatosura. Ka transparencë, ka komunikim të qartë të qëllimeve. Ndërsa sa i përket grumbullimit të forcave ushtarake në këtë pikë, nuk përbën ndonjë shqetësim.

Zëri i Amerikës: Sa jeni të shqetësuar për situatën e sigurisë që rrethon misionin e KFOR-it, Kosovën dhe shtetet e rajonit?

Admiral Munsch: Situata është e qëndrueshme tani, por e brishtë. Është e qëndrueshme ngaqë i kuptojmë rrethanat dhe i kemi forcat në terren. Por brishtësia buron nga fakti që këtu dhuna mund të shpërthejë shumë shpejt. Sërish, shqetësimi kryesor aktualisht është retorika nxitëse politike që mund të frymëzojë palët e pakënaqura të ndërmarrin veprime të dhunshme.

Zëri i Amerikës: Shumë ekspertë kanë paralajmëruar vazhdimisht se Rusia mund të shfrytëzojë tensionet që ekzistojnë në rajon dhe ta përdorë Serbinë si një kanal për ta destabilizuar Ballkanin. A shihni përpjekje të tilla nga Rusia dhe cilat janë masat që po ndërmerrni për të luftuar këtë ndikim?

Admirali Munsch: Historikisht, Rusia synon të krijojë paqëndrueshmëri në vendet përreth, duke menduar se kështu është më e sigurtë. Kryesisht ajo vë në shënjestër vendet e vogla për të krijuar paqëndrueshmëri, pasi ato kanë më pak burime për t’iu kundërvënë aktiviteteve ruse. Aktivitetet ruse janë mjaft të përhapura në sferën kibernetike, por edhe në atë fizike. Kështu që vendet po punojnë së bashku për t’iu kundërvënë asaj që po bëjnë rusët. Kryesisht veprimet e tyre manifestohen në keqinformime, që i përhapin për të shfrytëzuar çdo dallim që ekziston, në përpjekje për të krijuar përshtypjen se dallimet janë shumë më të mëdha se sa janë në të vërtetë.

Zëri i Amerikës: A prisni tensione këtë vit apo në të ardhmen e afërt në Kosovë dhe në përgjithësi në rajon?

Admirali Munsch: Ne jemi gjithmonë gati të përballojmë çdo sfidë që mund të dalë. Ndonjëherë vendosim forca shtesë që të jemi të përgatitur për çdo rrethanë që mund të sjellë dhunë. Një shembull i kësaj është ‘Forca e Reagimit Aleat’, që NATO-ja e krijoi verën e kaluar dhe bëri dislokimin e parë në rajon për të ruajtur stabilitetin.

Zëri i Amerikës: A po planifikoni shtimin e trupave dhe mjeteve ushtarake për KFOR-in?

Admirali Munsch: E kemi mundësinë ta bëjmë këtë, nëse është e nevojshme. Për këtë vendosim sipas rrethanave.

Zëri i Amerikës: NATO-ja së fundmi inauguroi korridorin e tetë, që u mundëson trupave të NATO-s të dislokohen përmes tokës nga porti i Durrësit në Shqipëri deri në Detin e Zi. Si ndikon kjo tek struktura e sigurisë në rajon?

Admirali Munsch: Korridoret e transportit janë jetike për të siguruar qarkullimin e logjistikës, municioneve, karburanteve dhe furnizimeve të tjera. Natyra e fortë e korridoreve është në vetvete masë parandaluese kundër çdo agresioni ndaj NATO-s, thjesht sepse ne mund të përforcohemi dhe veprojmë me shpejtësi.

Zëri i Amerikës: Ky korridor i ri kalon pranë aleatit të Rusisë (Serbisë) me të cilin NATO-ja ka patur një luftë. A është kjo një pengesë, apo një hap tjetër në konfrontimin me Rusinë?

Admirali Munsch: Synimi i korridorit është që të jemi gati për çdo mundësi. Duke qenë gati, kjo në vetvete nënkupton parandalim.

Zëri i Amerikës: Dëshironi të shtoni diçka tjetër?

Admirali Munsch: Dëshiroj të përgëzoj vendet për angazhimin e tyre 25 vjeçar për paqen dhe stabilitetin në Kosovë. KFOR-i ka qenë me ne për 25 vjet me një sukses të jashtëzakonshëm. Ka përmirësuar rrethanat këtu, ka mundësuar zhvillimin ekonomik dhe pajtimin paqësor, duke e bërë Kosovën një vend shumë më të mirë.