spot_img
E shtunë, 11 Prill, 2026
17:43
Home Blog Page 2089

Egzon Lekaj, ylli që po shndrit çdo ditë e më shumë në futboll

0

Egzon Lekaj, 22-vjeçari nga Deçani, aktualisht është pjese e ekipit Fc Besa Peja në Ligën e Parë të Kosovës.

Ai ka filluar karrierën në klubin e moshave të reja në FC Ardhmëria, duke kaluar kështu në ekipin e tij të parë profesional në FK Kukësi në Shqipëri, ku për një vit e gjysmë ai ishte pjesë e tij.

Pas rrugëtimit një vit e gjysmë me klubin e FK Kukësi, Egzoni rikthehet tek Liga e Parë e Kosovës duke u bërë gardiani i portës së ekipit të FC A&N.

Tre vitet e kaluara në FC A&N, vulosen një tjetër sukses për djaloshin e ri. Angazhimi i tij i solli edhe të mira, ai mori ftesën nga Përfaqësuesja e Kosovës për moshat U19.

Egzoni tregon se ishte një moment i paimagjinueshëm ftesa nga Përfaqësuesja, pasi ky hap do t’i sillte shumë të mira rrugës.

E kjo vlen edhe sot, pasi që nga ftesa e parë, Egzoni ka qenë i ftuar vazhdimisht nga Përfaqësuesja, ku tashmë është tek grumbullimet e radhës i ftuar nga Afrim Toverlani për moshat U21 ku në këtë muaj, dardanët e rinj pasi u përballen me Poloninë, i pret kundërshtari tjetër Estonia.

Dy vitet e fundit Egzoni i kaloi në ekipin e FC Istogut duke kontribuar në sukseset e klubit bardhë e kaltër.

Egzoni njihet për aftësitë në pritje vendimtare të topit, duke e bërë kështu portierin e parë të Ligës së Parë të ftuar nga Përfaqësuesja e Kosovës.

Ndryshe Egzoni ka arritur që brenda këtyre viteve të fitojë tre trofe në ekipet që ka qenë i angazhuar.

Me FC Ardhmërinë ka fituar trofeun “Lidhja Rajonale e Futbollit U17”, me ekipin FC A&N ka fituar trofeun “Kampion 2020/2021 Liga e Parë Junior” dhe poashtu ai ka fituar një trofe “Gjenerata U17 Liga Superiore” me ekipin FK Kukësi.

Në fushën e gjelbër gjithçka që ka rëndësi për një ekip, është gardiani i portës, i cili motivon dhe shtyn tutje skuadrën e tij, e kjo më së miri u pa të dielën e kaluar në lojën e Trepça’89 dhe FC Besa Peja.

Në këtë ndeshje, Trepça’89 u mposhtë nga FC Besa Peja me rezultatin 1-3, duke ia mundësuar kështu klubit dukagjinas renditjen e 5-të në tabelë.

Egzoni përkundër sukseseve në fushën e gjelbër, ka arritur të ndërtojë një të ardhme të mirë në shkollimin e tij, ku tani është edhe i diplomuar në baçelor në Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sportit në Kolegjin AAB.

Nuk mjafton më kaq ai pritet të vazhdoj edhe masterin në po të njëjtën degë.

Synimet e Egzonit kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë që të arrijnë sa më lartë me sukseset e tij dhe pse jo të vazhdoj më vonë të luaj për ndonjë ekip në Evropë.

Marko Kepi merr një mbështetje të rëndësishme nga kongresmeni i njohur

0

Kongresmeni republikan Lee Zeldin ka mbështetur shqiptaro-amerikanin, Marko Kepi për senatin amerikan.

“Jam krenar që qëndroj me Marko Kepin, një koleg veteran, anëtar krenar i NYPD (Departamenti i Policisë së Nju Jorkut) dhe republikan punëtor, për Senatin e Shtetit të Nju Jorkut në Distriktin 23. Tani më shumë se kurrë, Nju Jorku ka nevojë për një ekip republikanësh për të shkuar në Albany dhe për të ndaluar lëvizjen “Defund the Police” dhe axhendën prokriminale. Do të punojë me Presidentin Trump për t’i dhënë fund kësaj krize emigrantësh që po shkatërron shtetin tonë dhe kombin tonë”, ka deklaruar Zeldin.

Kosova merr fitoren ndaj Lituanisë

0

Kombëtarja e Kosovës ka arritur fitore të rëndësishme në përballje me Lituaninë.

Kjo ndeshje përfundoi 2 me 1 në të mirë të kombëtares tonë.

Edon Zhegrova shënoi në minutën e 20-të të ndeshjes.

Ndërkohë edhe Lituania në pjesën e parë shënoi një gol, por ishte VAR-i që e anuloi.

Përpjekjet e Kosovës nuk u ndalën më kaq.

Ishte Ermal Krasniqi që shënoi golin e dytë në minutën e 65-të.

Kosova mund të merrte një fitore të pastër, po mos të ishte gabim i portierit.

Kjo i dha mundësinë Paulius Golubickas të shënonte golin e vetëm për Lituaninë në minutën e 84’.

Me këtë fitore, Kosova i arrin gjashtë pikë dhe ndodhet në vendin e dytë pas Rumanisë.

Sërish aksident në Veternik, sërish përfshihet kamioni me veturë

0

Një ditë pas aksidentit ku mbetën të lënduar 11 persona, në të njëjtin vend ka ndodhur një aksident.

Në këtë aksident janë përfshirë një kamion, i cili ka goditur një veturë.

Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes, derisa ende nuk ka informacione nëse ka të lënduar nga ky aksident.

Nga dje kur ndodhi aksidenti i tmerrshëm, shumë qytetarë kanë bërë thirrje tek institucionet që të ndërmarrin masa sa i përket automjeteve të rënda në qytet.

Ekipi i National Geographic zbulon mbetjet e alpinistit të zhdukur 100 vjet më parë

0

storm•/Everest: Një nga misteret më të mëdha të aventurave të rrezikshme të ndërmarra në Everest, mund të zbuloj detaje të padëgjuara.

Një ekip i National Geographic ka arritur të zbuloj mbetjet e alpinistit Andreë Comyn Irvine, i cili ishte zhdukur para 100 vjetësh.

Në shtator, në hapësirën e gjerë të Akullnajës Qendrore Rongbuk, nën faqen veriore të malit Everest, një ekip dokumentarësh i National Geographic që përfshinte fotografin dhe regjisorin Jimmy Chin, së bashku me kineastët dhe alpinistët Erich Roepke dhe Mark Fisher, ekzaminoi më shumë çizmen.

Brenda, ata zbuluan një këmbë, mbetje që ata e njohën menjëherë se i përkiste Andreë Comyn Irvine, ose Sandy, siç njihej ai, i cili u zhduk 100 vjet më parë me alpinistin e famshëm George Mallory.

Ekipi kur e vunë re, nuk gaboi se çfarë po shikonin: një çizme që shkrihej nga akulli.

Ndërsa afroheshin më shumë, ata mund të dallonin se lëkura e plasaritur ishte e vjetër dhe e konsumuar dhe se ishte i mbështjellë me kllapa me thonj prej çeliku me model diamanti të një epoke të shkuar të ngjitjes.

Irvine dhe Mallory u panë për herë të fundit më 8 qershor 1924, ndërsa përpiqeshin të bëheshin njerëzit e parë që arrinin majën më të lartë në botë.

Pyetja është nëse ata kishin arritur majat ka qëndruar si misteri më i madh i ngjitjes së të gjitha kohërave.

Nëse Irvine dhe Mallory do t’ia dilnin mbanë, arritja e tyre do të kishte ardhur rreth 29 vjet përpara se Tenzing Norgay dhe Edmund Hillary të arrinin përfundimisht majën e Everestit.

Eshtrat e Mallory u gjetën në vitin 1999, ndërsa vendndodhja e Irvine nuk dihej.

Regjisori Jimmy Chin tha se ai shpreson që zbulimi të ndihmojë në shpjegimin e asaj që ndodhi në mal në vitin 1924.

“Kur dikush zhduket dhe nuk ka prova se çfarë i ka ndodhur, mund të jetë vërtet sfiduese për familjet. Dhe vetëm të kesh disa informacione përfundimtare se ku mund të ketë përfunduar Sandy është sigurisht [e dobishme], dhe gjithashtu një e dhënë e madhe për komunitetin e alpinistëve se çfarë ndodhi”, tha ai.

Në shtator, disa ditë përpara se të zbulonin çizmen, Chin thotë se ekipi po zbriste në Akullnajën Qendrore Rongbuk kur gjetën një objekt tjetër që zgjoi kureshtjen e tyre.

“Zbuluam një shishe oksigjeni të shënuar me një datë që thoshte 1933”, thotë ai.

Nëntë vjet pasi Mallory dhe Irvine ishin zhdukur, ekspedita britanike e Everestit të vitit 1933 ishte përpjekja e katërt për t’u ngjitur në mal.
Ekspedita dështoi, por anëtarët e ekspeditës së 1933 gjetën një sëpatë akulli që i përkiste Sandy Irvine lart në kreshtën verilindore, megjithëse ishte shumë më poshtë ku u gjet Mallory.

Reuters: Tensionet në veri, mund të shkaktojnë përsëritje të dhunës

0

Mediumi i njohur ndërkombëtar ‘Reuters’ i ka kushtuar një artikull të veçantë situatës së sigurisë në veriun e vendit.

Sipas këtij mediumi, tensionet e vazhdueshme etnike në veri të Kosovës mund të shkaktojnë një përsëritje të dhunës së parë në këtë zonë vitin e kaluar, kur katër persona vdiqën në një betejë me armë dhe paqeruajtësit e NATO-s u lënduan në përleshje, paralajmëroi të shtunën një zyrtar i lartë nga aleanca ushtarake.

Kosova është kryesisht shqiptare etnike, por rreth 50,000 serbë në veri e refuzojnë qeverinë e Prishtinës dhe e shohin Beogradin si kryeqytetin e tyre.

Një ish provincë serbe, Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008 një dekadë pas një kryengritjeje guerile.

Admirali i Marinës së SHBA-së Stuart B. Munsch, komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, e cila mbikëqyr paqe ruajtjen e NATO-s në Kosovë – tha se aleanca mbetet e shqetësuar për rrezikun e dhunës së përsëritur në veriun e paqëndrueshëm.

“Retorika e nxehtë politike mund të frymëzojë disa forca joqeveritare për të kryer dhunë siç ndodhi vitin e kaluar”, u tha Munsch gazetarëve në Prishtinë.

“Nuk do të thosha se përfundimisht po vjen konflikti, mendoj se ka një rrezik të vazhdueshëm”, tha ai, duke iu referuar mungesës së progresit në bisedimet e ndërmjetësuara nga BE-ja ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe Serbisë.

Një oficer policie dhe tre persona të armatosur u vranë në shtator 2023 kur një grup sulmuesish të armatosur rëndë hynë nga Serbia dhe sulmuan policinë në fshatin Banjska.

Katër muaj më parë, më shumë se 90 ushtarë u plagosën kur protestuesit serbë sulmuan paqeruajtësit e NATO-s.

Kosova ka akuzuar Serbinë se qëndron pas sulmit në Banjska, por Beogradi i ka mohuar akuzat.

SHBA dhe Bashkimi Evropian, aleatët kryesorë globalë të Kosovës, kanë kritikuar qeverinë e Prishtinës për ndërmarrjen e veprimeve të njëanshme në veri që mund të nxisin dhunë etnike dhe të rrezikojnë jetën e rreth 4,000 trupave të NATO-s në detyrë atje.

Kosova refuzon një kritikë të tillë dhe kjo çështje ka tensionuar lidhjet e Prishtinës me mbështetësit e saj perëndimorë.

Si pjesë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE, Kosova dhe Serbia kanë zhvilluar bisedime për më shumë se një dekadë për të normalizuar marrëdhëniet e tyre, por ka pasur pak përparim.

Ashtu si serbët që jetojnë në veri të Kosovës, edhe Beogradi e konsideron Kosovën pjesë të Serbisë dhe refuzon ta njohë atë si shtet.

Ylli i Kosovës, hamendëson francezët, i kushtohet këngë

0

Me paraqitjet e tij në fushën e lojës, Edon Zhegrova, ka arritur të fitojë zemrat e tifozëve të Lille, por jo vetëm.

Së fundmi, yllit kosovar i është kushtuar edhe një këngë nga reperi francez, Landers.

Ai e ka publikuar këtë këngë para gjashtë ditësh, me këngën që titullohet “Zhegrova”.

Zhegrova këtë edicion të garave ka treguar paraqitje tejet të mira, duke nisur nga kualifikimet për Ligën e Kampionëve, në Ligue 1 dhe në formatin e rregullt të elitës së futbollit europian.

Zhegrova madje bëri performancë të jashtëzakonshme edhe ndaj Real Madridit, ndeshje të cilën Lille e fitoi 1-0.

Zhegrova fitoi penalltinë, të cilën e shdërroi në gol Jonathan David.

Ylli kosovar ka gjashtë gola dhe një asistim në 11 ndeshje të luajtura këtë edicion të garave.

Tri këshilla për biondet

0

Pak rëndësi nëse jeni të bionde nga lindja apo falë lyerjeve të shpeshta, të qenit bionde duket sikur është një trend që nuk del kurrë nga moda.

Por sa e lehtë është të kujdesesh për flokët biond, për më tepër lexoni këshillat e mëposhtme.

Përdorni një shampo të posaçme për flokët biondë

Nëse keni flokë të verdhë, gri apo platin mos mendoni se do të kurseni duke përdorur shampon që përdorë mamaja ose motra. Është e këshillueshme të blini një shampo specifike që i përshtatet nuancës suaj, kjo do të shmangë krijimin e rrënjës ngjyrë portokalli me kalimin e kohës.

Bëni maska me proteina

Flokët që kanë një ngjyrë të celur kanë tendencë të këputen dhe të jenë më të brishtë krahasuar me flokët ngjyrë të errët. Maskat e bëra në shtëpi me vezë apo majonezë ose maskat e gatshme me proteina janë shumë të mira për ushqimin e flokut dhe forcimin e tij.

Evitoni ujin që përmban shumë minerale

Dushi me ujë të tejmbushur me minerale do ta kthejë në gri ngjyrën bionde. Kështu që për ta shmangur ndryshimin e ngjyrës, provo këtë truk të thjeshtë. Në ujin e fundit, për shpëlarje, hidh një aspirinë brenda për të zhdukur mineralet.

Kriza me ushqim në ushtri, Haradinaj: Ta ruajmë Ushtrinë, ta ndërrojmë Qeverinë!

0

Dy partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë reaguar pas krizës së ushqimit të ushtarëve të FSK-së tash e disa kohë.

Vazhdimi i kësaj gjendje dhe mos gjetja e një zgjidhje për tejkalimin e krizës, sipas opozitës, po tregon paaftësinë e qeverisë karshi kësaj kategorie shumë të rëndësishme për vendin.

Ish-kryeministri dhe njëherësh kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se gjithë këto zhvillime, janë bërë qëllimshëm nga qeveria e tanishme.

“I mërzitur me gjendjen në të cilën Qeveria Kurti e ka sjellë Ushtrinë e Kosovës. Përvoja ime në udhëheqje dhe çështje të sigurisë më thotë se goditjet e Qeverisë Kurti kundër Ushtrisë, janë krejtësisht të qëllimshme e assesi të rastësishme. Përgjegjësia në këtë nuk është vetëm politike, por gjithashtu edhe penale e kombëtare. Loja me uniformën e shtetit nuk do t’i falet askujt. Ta ruajmë Ushtrinë, ta ndërrojmë Qeverinë!”, ka shkruar Haradinaj në një reagim.

Nga ana tjetër, dy deputetët e LDK-së, Anton Quni dhe Armend Zemaj, gjatë një konference për media, thanë se dështimet e qeverisë në furnizimin me ushqim, po rrezikojnë ushtarët e Kosovës.

“Kjo situatë alarmante, e konfirmuar nga Komandanti Jashari në një letër drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes, është një pasojë e drejtpërdrejtë e dështimit të qeverisë për të planifikuar dhe menaxhuar shërbimet thelbësore për ushtrinë tonë. Situata nuk është thjesht një çështje e vonesave në ushqim—është një çështje shëndeti, sigurie dhe gatishmërie operacionale. Ushtarët tanë tani përballen me kërcënimin real të helmimit nga ushqimi dhe infeksionit për shkak të kushteve të përkeqësuara higjienike dhe shërbimeve ushqimore të pasigurt”.

Në konferencë po ashtu u tha se kjo situatë ka ardhur shkaku i varësisë së qeverisë nga kontratat emergjente për blerje, të menaxhuara pa transparencë ose llogaridhënie.

Lëndimi i Saka-s alarmon Arteta-n

0

Sulmuesi anglez, Bukoyo Saka është dëmtuar gjatë ndeshjes së kombëtares së “3 luanëve”, duke u larguar menjëherë nga grumbullimi.

Situata do të vlerësohet në fillimin e javës që vjen, me “Gooners” që shpresojnë që Saka të mos ketë asnjë problem serioz.

Lojtari në fjalë është pjesë stabël e formacionit të Artetës, me teknikun që e shikon atë si mjaft të rëndësishëm për skuadrën.

23-vjeçari luajti 53 minuta në ndeshjen Angli-Greqi, të zhvilluar pak ditë më parë. Ai numëron 42 ndeshje me përfaqësuesen dhe 12 gola të realizuar.