spot_img
E shtunë, 11 Prill, 2026
16:08
Home Blog Page 2090

Situata me ushqimin në FSK, Osmani i thërret në takim Maqedoncin dhe Jasharin

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është e shqetësuar për situatën e krijuar sa i përket furnizimit me ushqim të ushtarëve të FSK-së.

E lidhur me këtë e para e vendit ka kërkuar takim për ta diskutuar këtë çështje edhe më në detaje me komandantin e FSK-së, Bashkim Jashari dhe ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Kështu bëri të ditur këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina.

“Presidentja Osmani ka përcjellë me shqetësim situatën e krijuar ditëve të fundit sa i përket furnizimit me ushqim të ushtarëve të FSK-së, ndaj menjëherë ka kërkuar raport të detajuar nga komandanti i FSK-së. Poashtu i ka ftuar në takim për ta diskutuar këtë çështje edhe më në detaje komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Jashari, por edhe Ministrin e Mbrojtjes z.Maqedonci. Presidentja angazhohet, brenda kompetencave të saj, në funksion të zgjidhjes së problemit të shfaqur që ndikon pashmangshëm në operacionalitetin e FSK-së, procesin zhvillimor të saj, imazhin dhe integritetin e saj institucional”, ka thënë Kupina për mediat.

Përndryshe, sipas Kupinës Komandantja Supreme e FSK-së, Vjosa Osmani ka kohë që ka bërë propozimin për program shtetëror për mbështetjen e shumëdimensionale të FSK-së që ndikon direkt në rritjen e mirëqenies socio-ekonomike të saj, njëherit edhe motivin e tyre.

Mirëpo, ky program ka nevojë që të ketë mbështetje buxhetore në ligjin për buxhetin e Republikës së Kosovës, i cili propozohet nga Qeveria dhe miratohet në Parlament.

“Programi 8-pikësh përfshinë këto elemente:
1. Pagesa e shtesave në paga për rrezikshmëri.
2. Pagesa e kujdestarisë dhe punës jashtë orarit.
3. Pagesa e mëditjeve për pjestarët e FSK-së gjatë shkollimit dhe trajnimit jashtë vendit (gjatë tërë periudhës së shkollimit apo trajnimit e jo vetëm për 1 muaj).
4. Sigurimi shëndetesor.
5. Funksionalizimi i spitalit ushtarak me shërbime të nivelit sekondar dhe tercial mjekësor.
6. Përmirësimi i cilësisë së ushqimit me standardet me të larta shëndetësore dhe sanitare.
7. Sigurimi i banimit të përballueshëm për ushtarakët dhe familjet e tyre.
8. Krijimi i fondit kreditues për ushtarakët”.

Sipas Kupinës, realizimi i këtij programi mbështetës, gjithashtu ndikon në fuqizimin e operacionalitetit të FSK-së, në kohën e tranzicionit e zhvillimit të saj me qëllim të realizimit të detyrave ligjore dhe misionit kushtetues të saj për mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit shtetëror.

Dalin në ankand pikturat për mbretin Charles dhe princeshën Diana

0

Andy Warhol ka krijuar ndër vite portrete të artit pop, sidomos të artistëve që jetuan në epokën e tij, nga Marilyn Monroe, Elizabeth Taylor, Elvis Presley etj.

Ai njihet për ngjyrat e forta dhe transformimin e yjeve në portrete të rralla, me shumë ngjyra.

Dhe megjithëse piktura e tij e Mbretëreshës Elizabeth II mund të jetë më e njohura për sa i përket pjesëve mbretërore të Warholit, ai gjithashtu përjetësoi një princeshë Diana dhe Princin Charles (tani Mbreti Charles III) në vitin 1982.

Tani të dyja këto piktura, të titulluara “Portreti i Princeshës Diana” dhe “Portreti i Princit Charles”, do të dalin në ankand në Londër të enjten, 10 tetor.

Sipas shtëpisë së ankandit Phillips, “përshkrimet mahnitëse të princeshës dhe princit bazohen në fotografinë zyrtare të fejesës së tyre nga fotografi Lordi Snowdon” dhe u krijuan një vit pas dasmës së princit dhe princeshës së Uellsit në 1981, shkruan Living.

Piktura e Dianës pritet të sjellë afërsisht 1.6 deri në 2.4 milionë dollarë, ndërsa portreti i Charles vlerësohet nga 1.3 deri në 1.9 milionë dollarë.

Portreti i Dianës vlerësohet të shkojë deri në 2.4 milionë dollarë.

Në fotot e portreteve, duket Diana e veshur me një fustan në ngjyrë jeshile smeraldi, me mëngë të fryra, një rreth në kokë me gurë të çmuar dhe diamante, ndërsa fotoja është shkrepur nga ish-bashkëshorti dhe fotografi i famshëm i princeshës Margaret, Lordi Snowdon.

Artisti Warhol zgjodhi që ta pikturonte Diana-n në tone gati njëngjyrëshe, ndërsa princi Charles shfaqet në telajo me uniformën e zezë ushtarake dhe i pozicionuar në një sfond me ngjyrë blu të ndezur.

Kjo nuk është hera e parë që një ankand me temë Princesha Diana ka sjellë miliona.

Në dhjetor të vitit 2023, një fustan ngjyrë vjollcë të viteve ’80, të veshur nga princesha e ndjerë, u shit për një rekord prej 1.1 milionë dollarësh.

Një bluzë rozë e veshur nga mbretëresha në një nga portretet e saj të fejesës theu gjithashtu rekorde, duke u shitur për 381,000 dollarë në vend të vlerësimit të saj prej 80,000 dollarësh.

Bardhi rrëfen vështirësitë dhe përplasjet me ish-menaxhmentin

0

Reperi i njohur Bardhi ka dhënë detaje të padëgjuara në lidhje me tekstin e këngës më të re, “Qikes teme”, një projekt muzikor që ka ngjallur shumë reagime në publik.

Me një mesazh të fortë dhe emocionues, ai shprehet për vështirësitë financiare që po i përjeton, duke përmendur ish-menaxherët e tij dhe ndikimin e tyre në karrierën e tij artistike.

Në vargjet e tij, Bardhi tregon se ndjehet në një situatë të vështirë financiare, duke theksuar se nuk ka para as për qiranë.

Këngëtari zbulon se problemi ka filluar pas daljes së tij nga BBVA, duke shtuar se ish-menaxherët po ia anulojnë koncertet, duke e lënë atë pa mundësi për të ardhura.

Gjatë një interviste për emisionin ‘Prive’, Bardhi ka shpjeguar se kjo këngë është një reflektim i gjendjes së tij aktuale.

“Kur e kam shkruar këngën, nuk kam qenë duke punuar”, shprehet ai.

Bardhi tregoi se është duke kaluar një periudhë të vështirë, ku Sara, partnerja e tij, ka punuar për të mbajtur familjen, ndërsa ai nuk ka pasur mundësi as për të blerë vitamina.

Mesazhi i tij është një thirrje për të gjithë ata që e shohin artistin si një person të pasur.

“Na shohin si artistë, mendojnë që jemi milionerë. Unë si kryefamiljar e kam ndjerë dhimbjen se pse nuk kam mundur t’i siguroj asgjë familjes”, ka thënë Bardhi, duke treguar se prindërimi dhe përgjegjësitë financiare janë një barrë e madhe.

“Qikes teme” nuk është thjesht një këngë, është një histori personale që reflekton përvojat e përditshme të shumë artistëve që ndihen të anashkaluar në një industri që shpesh i sheh ata si të suksesshëm dhe të pasur.

Ky reflektim i sinqertë i Bardhit e bën atë më të afërt me fansat e tij, duke treguar se pas çdo këngë, pas çdo performancë, ndodhet një njeri me ndjenja dhe sfida, një artist që përpiqet të gjejë rrugën e tij në një botë të vështirë.

Thirrjet raciste në ndeshjen me Çekinë, FSHF ankohet në UEFA

0

Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar lidhur me thirrjet raciste të bërtitura në kor gjatë ndeshjes së mbrëmshme Shqipëri-Çeki, si dhe ndaj vendosjes së flamurit shqiptar me kokë poshtë dhe me ylll në të.

“Koret raciste dhe përdhosja e flamurit shqiptar janë të patolerueshme dhe nuk i takojnë fushës së futbollit. Ky akt i rëndë përbën një sulm të hapur ndaj vlerave të futbollit dhe respektit midis kombeve. Federata Shqiptare e Futbollit dënon fuqimisht çdo formë të racizmit dhe fyerjes ndaj simboleve kombëtare dhe do të dërgojë një notë proteste në UEFA, duke kërkuar masa të menjëhershme disiplinore”, thuhet në reagim.

FSHF njoftoi se kishte reaguar menjëherë që në pushimin e pjesës së parë, duke u kërkuar organizatorëve marrjen e masave të menjëhershme ndaj këtyre akteve për të mos radikalizuar veprimet me ndërprerjen e lojës.

“Futbolli është një lojë që bashkon dhe unifikon gjithë popujt duke promovuar barazinë dhe respektin për të gjithë, pavarësisht kombësisë apo përkatësisë etnike. Shqiptarët, si pjesë e familjes së madhe futbollistike, do të qëndrojnë gjithmonë në mbrojtje të këtyre vlerave dhe nuk do të tolerojnë asnjë formë racizmi apo urrejtjeje duke dënuar me forcë çdokënd që tenton të përdhosë bukurinë e këtij sporti. Pavarësisht ndeshjes së sotme, Kombëtarja jonë ka treguar gjithmonë forcë dhe guxim për të përballuar çdo vështirësi duke u ngritur pikërisht atëherë kur lind nevoja. Bashkë me tifozët do të lëmë pas këtë ndeshje dhe bëhemi gati për të shkuar në Gjeorgji për një rezultat pozitiv”.

Pajisjet gjermane për industrinë ushtarake ruse

0

Pavarësisht sanksioneve, produktet industriale gjermane vazhdojnë të arrijnë në Rusi, shpesh përmes Turqisë.

Në vitin 2023 janë dorëzuar më shumë se 300 pajisje gjermane në Rusi.

Në luftën kundër Ukrainës, Rusia ka nevojë për gjithnjë e më shumë armë.

Prandaj, presidenti rus Vladimir Putin transferoi një pjesë të madhe të industrisë në prodhimin e luftës.

Të gjitha kompanitë në dispozicion duhet të prodhojnë pajisje ushtarake, municion ose pjesë këmbimi për armë.

Duke pasur parasysh se për shkak të sanksioneve është i ndaluar importimi i aseteve që mund të përdoren për qëllime ushtarake, Rusia përpiqet të prodhojë sa më shumë gjëra të jetë e mundur në vendin e saj.

Produktet e industrisë gjermane luajnë një rol të rëndësishëm në këtë, sipas hulumtimit të SWR (Südwestrundfunk).

Rusia importon makineri gjermane
Sipas dokumenteve doganore ruse të marra nga SWR, më shumë se 300 pajisje të prodhuesve gjermanë u dorëzuan në Rusi deri në fund të dhjetorit 2023.

Shumica e tyre janë makina të mëdha industriale ose të ashtuquajturat makina CNC.

Këto pajisje të kontrolluara nga kompjuteri mund, për shembull, të presin çelikun, të përpunojnë fije metalike ose t’i bashkojnë ato në mënyrë automatike.

Prodhimi i pjesëve apo municioneve të makinave apo avionëve është pothuajse i paimagjinueshëm pa pajisje të tilla.

Olena Yurchenko nga Këshilli i Sigurisë Ekonomike të Ukrainës ka hulumtuar këtë temë për një kohë të gjatë dhe paralajmëron se 80 për qind e makinerive CNC në Rusi sot punojnë në prodhimin e armëve dhe pajisjeve për ushtrinë.

“Me makineritë CNC të kontrolluara nga kompjuteri, ju mund të prodhoni shumë më shpejt dhe më saktë, gjë që është veçanërisht e rëndësishme në fushën e armëve. Kështu që ju mund të prodhoni armë edhe më vdekjeprurëse. Ndërsa Gjermania është lider botëror në prodhimin e makinave të tilla me një pjesë në Rusi prej rreth 30 për qind”.

Bashkëpunimi me ushtrinë ruse
Makinat gjermane përdoren nga nënkontraktorë të shumtë në prodhimin e armëve ruse.

SWR ishte në gjendje ta vërtetonte atë në bazë të regjistrimeve fotografike dhe videove.

Kompanitë ruse Parsek, Kamaz, NIR ose Industrial Solutions furnizojnë ushtrinë ruse me motorë dhe pjesë për avionë dhe raketa.

Në të gjitha këto kompani përdorin makineri gjermane. Sipas të dhënave të doganave ruse, makina shtesë u dorëzuan deri në fund të vitit 2023.

SWR ishte në gjendje të identifikonte më shumë se 30 prodhues gjermanë, pajisjet e të cilëve u importuan në Rusi vitin e kaluar, shumë prej tyre me bazë në Baden-Württemberg.

Rreth dy të tretat e këtyre pajisjeve u importuan në Rusi nëpërmjet Turqisë.

Ndërmjetësuesit turq të përfshirë në këtë tregti kanë, sipas hulumtimit të SWR-së, lidhje të drejtpërdrejta me Rusinë, disa madje janë themeluar nga sipërmarrës rusë.

E dobishme për të gjithë të përfshirët
Eksperti i sanksioneve Benjamin Hilgenstock i Shkollës Ekonomike të Kievit bën thirrje për kontrolle më të mira në këto fushë: “Anashkalimi i sanksioneve është jashtëzakonisht fitimprurës. Shumë shpesh është dikush në një vend të tretë që i bën këto dhe përfiton shumë nga këto punë”. Por anashkalimi i sanksioneve mund të parandalohet, thotë Hilgenstock.

“Në fund të ditës, ne duhet të arrijmë në pikën ku autoritetet e bëjnë të qartë se kontrollet e eksportit duhet të zbatohen.”

Prodhuesit fajësojnë ndërmjetësit
Do të kishte shkelje të sanksioneve nëse prodhuesi gjerman e di që këto pajisje përfundojnë në Rusi, le të themi përmes Turqisë.

Kur u pyetën nga SWR, inxhinierët gjermanë thonë se ata gjithmonë janë në përputhje me rregulloret e sanksioneve.

Ata nuk mund të shpjegojnë se si pajisjet e tyre arritën në Rusi – me sa duket ndërmjetësit turq kanë shkelur kushtet e kontratës, pa dijeninë e prodhuesve gjermanë, thonë ata. Kjo është e vështirë të verifikohet.

Ekspertja ukrainase e sanksioneve, Olena Yurchenko beson se Bashkimi Evropian duhet të veprojë.

“Ne kemi nevojë urgjente për vullnet politik në nivel evropian për të forcuar dispozitat për sanksionet – për shembull, nëse degët e kompanive evropiane marrin pjesë në tregti me Rusinë. Duhet të shtrëngojmë sanksionet edhe në sektorin bankar, kjo do të ndihmonte”.

Cilat kompani bëjnë këto punë?
Kompania Walter Maschinenbau nga Tübingen është renditur njëmbëdhjetë herë në dokumentet doganore ruse në vitin 2023.

Dërgesa të tilla, sipas hulumtimit të SWR, mund të ndodhin edhe sot e kësaj dite. Shitësi me shumicë ruse aktualisht po ofron një makinë krejt të re Walter të ndërtuar në vitin 2024.

Për më tepër, një numër i madh i makinave Walter përdoren nga kompania ruse NIR SHA.

Kjo kompani, sipas forcave të sigurisë ukrainase, furnizon ushtrinë ruse me motorë për avionë dhe raketa. Kompania Walter nuk iu përgjigj asnjë prej pyetjeve të shumta të SWR.
Burimet ruse dhe informacionet
Kompania Vollmer nga Biberach aktualisht ka një faqe interneti aktive ruse me informacione rreth partnerëve të shërbimit dhe mirëmbajtjes.

Sipas dokumentacionit doganor rus, katër makina të mëdha Vollmer, secila me peshë prej disa tonësh, u importuan në Rusi vitin e kaluar. Nuk kishte përgjigje për disa pyetje të dërguara nga SWR tek Vollmer.

Shtatë dërgesa të produkteve nga Fein GmbH nga Schwäbisch-Gmünd shkuan në Rusi, përveç kësaj kjo kompani ka ende një faqe interneti aktive për Rusinë.

Kompania nuk iu përgjigj pyetjeve specifike të SWR, duke deklaruar vetëm se “ne në C. & E. Fein GmbH po marrim të gjitha masat për të respektuar rregullat e sanksioneve.” Kërkojmë mirëkuptimin tuaj se nuk mund të japim informacione të mëtejshme”.

“Made in Germany” mundëson prodhimin e armëve
Në disa video SWR ishte në gjendje të identifikonte pajisje nga kompania Heller nga Nürtingeni në disa kompani ruse, të cilat punojnë për ushtrinë ruse, duke përfshirë Parsek dhe Kamaz.

Të dyja këto kompani janë të përfshira në industrinë ruse të armëve.

Kompania Heller iu përgjigj pyetjes, se ajo është në përputhje me të gjitha rregulloret mbi sanksionet dhe se nuk mund të shpjegojë se në cilën rrugë u dorëzuan pajisjet e tyre në Rusi vitin e kaluar. Edhe këtu, sipas hulumtimit të SWR, janë përfshirë ndërmjetës turq.

SWR identifikoi më shumë prodhues gjermanë të makinerive, produktet e të cilëve përdoren nga nënkontraktorët rusë të industrisë ushtarake.

Shoqata e Inxhinierëve Mekanikë Gjermanë njoftoi në lidhje me këtë: “Ne nisemi nga fakti që prodhuesit e makinerive dhe impianteve respektojnë rregulloret për sanksionet dhe ligjin. Shoqëritë apo ndërmjetësit që nuk respektojnë rregulloret ligjore që zbatohen për to, kryejnë vepër penale. Ne refuzojmë pezullimin e dërgesave në Turqi”.

Eksperti paralajmëron
Eksperti i sanksioneve Hilgenstock nga Shkolla Ekonomike e Kievit supozon se kompanitë gjermane nuk janë gjithmonë të informuara që produktet e tyre arrijnë në Rusi.

Por nëse përpiqen, ata mund ta kuptojnë këtë. Hilgenstock kërkon shtrëngimin e detyrimit të kontrollit për kompanitë, sepse “do të bënte një ndryshim të madh nëse një kompani do ta dinte se përfundimisht mund të kishte probleme ligjore dhe të përballej me gjoba nëse do ta bënte”. “Ndaj duhen ndërmarrë hapa për kontrollin e zinxhirëve të furnizimit”./DW

Çka ndodhi me “aksidentuesin e Veternikut”?

0

Shoferi i kamionit që shkaktoi aksidentin në Veternik, dërgohet në mbajtje

“Diddy” nuk ia arrin qëllimit, mbetet në burg

0

Reperi i njohur amerikan, Sean “Diddy” Combs, do të duhet të qëndrojë në një burg në Bruklin pasi një gjykatë e apelit shqyrton ofertën e fundit të avokatëve të tij për të liruar manjatin e muzikës hip-hop në paraburgim shtëpiak në pasurinë e tij prej 48 milionë dollarësh në Florida.

Në një vendim të paraqitur të premten, gjykatësi i gjykatës federale të apelit, Ëilliam J. Nardini, mohoi lirimin e menjëhershëm të Combs në pritje të një vendimi mbi mocionin e tij për lirimin me kusht.

Nardini ia referoi mocionin një trupi gjykues prej tre gjyqtarësh në Gjykatën e Qarkut të Dytë të Apelit.

Kërkesa e ekipit të Combs për të “paraqitur kërkesën për lirimin me kusht”, u pranua nga gjyqtari.

Gjatë një konference për statusin, gjyqtari i Gjykatës së Qarkut të SHBA Arun Subramanian tha se Combs, i cili u paraqit në gjykatë i veshur me rroba burgu, do të vazhdojë të mbahet në paraburgim përpara gjyqit të tij, i cili tani ka një datë fillimi më 5 maj 2025, shkruajnë mediat ndërkombëtare, raporton Storm.

Combs deri më tani ka humbur dy oferta për t’u liruar me kusht.

Të martën, ekipi ligjor i Combs paraqiti një apel në qarkun e dytë, duke argumentuar se kushtet e propozuara të lirimit të tij janë të përshtatshme për të siguruar që ai të paraqitet në gjykatë.

“Në të vërtetë, vështirë se rrezikon të arratiset. Ai është një 54-vjeçar, baba i shtatë fëmijëve, një shtetas amerikan, një artist, biznesmen dhe filantrop jashtëzakonisht i suksesshëm dhe një nga njerëzit më të njohur në tokë”, thuhet në dosjen e apelit. .

Avokatët e tij kanë propozuar një obligacion prej 50 milionë dollarësh të siguruar nga kapitali në Combs dhe shtëpitë e nënës së tij në Florida.

Ata gjithashtu kanë ofruar masa për të siguruar se dëshmitarët nuk do të shqetësoheshin e as të ngacëmoheshin, pasi reperi do të monitorohej 24/7 nga ish-oficerë të shtetit dhe federal të zbatimit të ligjit të trajnuar nga palët e treta”. Gjithashtu do t’i ndalohej qasja në internet ose telefon, një listë vizitorësh do kërkohej miratim paraprak dhe do të dorëzoheshin pasaportat që i përkisnin reperit dhe familjarëve të tij.

Armët amerikane u përdorën nga Izraeli për të sulmuar Libanin

0

Një municion i prodhuar nga SHBA u përdor në një sulm në qendër të Bejrutit nga i cili i vranë 22 persona dhe u plagosën 117 të tjerë.

Ky informacion është faktuar nga Guarduan, pas analizave të bëra në copëzat e municioneve të hedhura në një kompleks apartamentesh në lagjen me popullsi të dendur Basta, duke rrafshuar ndërtesën dhe duke shkatërruar makina dhe ambiente të brendshme të banesave aty pranë.

Ky ishte sulmi më vdekjeprurës në kryeqytetin e Libanit që nga fillimi i luftimeve midis Hezbollahut dhe Izraelit një vit më parë.

Një dëshmitar në vendngjarje tha se ekuipazhet e shpëtimit kishin punuar gjatë natës për të gjetur të mbijetuar dhe për të nxjerrë të vdekurit nga nën rrënoja.

Sipas tij, ndërtesa kishte më shumë njerëz që jetonin atje se zakonisht pasi banorët kohët e fundit kishin mirëpritur njerëzit e zhvendosur nga bombardimet izraelite në Libanin jugor dhe periferitë jugore të Bejrutit. Kjo rriti numrin e njerëzve të plagosur dhe të vrarë në sulmin ajror.

Ndërtesa ishte një nga dy të goditurat në qendër të Bejrutit të enjten mbrëma, duke synuar figurën e lartë të Hezbollahut, Wafiq Safa, kreun e njësisë së ndërlidhjes dhe koordinimit të grupit dhe përgjegjës për punën me agjencitë libaneze të sigurisë. Sipas Reuters, Safa i mbijetoi atentatit.

Sipas mediumit The Guardian, copëzat e gjetura janë të municionit Jdam të prodhuar nga SHBA.

Jdams janë komplete udhëzuese të ndërtuara nga kompania amerikane e hapësirës ajrore Boeing që bashkohen me “bomba memece” të mëdha që varijojnë deri në 900 kg, duke u drejtuar nga GPS.

Mbetja e armëve u verifikua nga divizioni i krizës, konfliktit dhe armëve të Human Rights Ëatch dhe një ish-tekniku ushtarak amerikan të bombave.

Armët amerikane kanë qenë kyçe për luftën e Izraelit në Gaza dhe Liban, me Jdams që është veçanërisht një nga municionet më të kërkuara të Izraelit nga SHBA.

Një hetim i mëparshëm nga Guardian zbuloi se një Jdam u përdor në një sulm që vrau shtatë punonjës të kujdesit shëndetësor, i konsideruar si shkelje e ligjit ndërkombëtar nga Human Rights Ëatch.

Sulmi i së enjtes shënon herën e parë që një municion i prodhuar nga SHBA konfirmohet se është përdorur në një sulm në qendër të Bejrutit që nga viti 2006.

SHBA-ja është kritikuar shumë për ndihmën e vazhdueshme ushtarake për Izraelin, e cila arriti në 17.9 miliardë dollarë vitin e kaluar.

Më shumë se 2,100 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 10,212 janë plagosur në Liban që kur Hezbollah hodhi raketa në Izrael më 8 tetor 2023 “në solidaritet” me sulmin e Hamasit një ditë më parë.

Shumica u vranë që nga 23 shtatori i këtij viti, kur Izraeli shpalli një fazë të re në luftën e tij me Hezbollahun, të cilin e quajti Operacioni Shigjetat e Veriut.

Aksion i Policisë në Prizren kundër narkotikëve

0

Storm•/Prizren: Policia e Kosovës, sot në orët e hershme të mëngjesit, ka ndërmarrë një aksion kundër narkotikëve dhe personave që i posedojnë, tregtojnë ose konsumojnë ato.

Sipas burimeve të Storm-RKS, ka pasur të ndaluar, të cilët do të procedohen sipas vlerësimeve dhe urdhrit të prokurorit.

Paraqitja e Elon Musk në tubimin e Trump: Entuziazëm apo spektakël i sikletshëm?

0

storm•/SHBA-Zgjedhjet: Paraardhja e Elon Musk në tubimin e Donald Trump në Pensilvani të shtunën mund të konsiderohet si “përfshirja e tij përfundimtare në bisedën politike bashkëkohore amerikane,” shkruan Jacob Gallagher, një reporter që mbulon kulturën e internetit për The New York Times. “Ishte të paktën një mundësi që mbështetja e tij online të kalonte nga platforma X në një skenë fizike.”

Gjatë një dite që kaloi mes ngazëllimit dhe reflektimit në Butler, ku ndodhi tentativa e parë për vrasjen e Trump, hyrja energjike e Musk ishte një shfaqje e entuziazmit të papërmbajtur të MAGA-s. Pas prezantimit nga Trump, Musk u ngjit në skenën e dekoruar me entuziazëm, sikur t’i kishin bërë thirrje të paraqitej në “The Price Is Right.” Me një kapelë të zezë “Make America Great Again”, Musk përshëndeti, u kthye drejt tribunave dhe, në mënyrë fatale, kërcente me krahët e hapur lart. Një fotograf i New York Times, e kapi ketë moment.

Imazhi filloi të përhapej në internet. Për mbështetësit e Trump, paraqitja e Musk ishte një shfaqje autentike e entuziazmit optimist që kandidati i tyre frymëzon. Kritikët ishin më të ashpër, duke e interpretuar atë si një shfaqje të pakëndshme nga një gjeni teknologjik me një histori paraqitjesh të sikletshme në publik.