spot_img
E shtunë, 11 Prill, 2026
12:41
Home Blog Page 2092

Gjiganti italian dërgon skautët në Pragë për lojtarin e kombëtares

0

Ardian Ismajli është në një formë të shkëlqyer dhe këtë po e tregon në çdo ndeshje me Empolin por edhe me kombëtaren shqiptare.

Dhe siç thotë një shprehje e vjetër “puna e mirë, gjithmonë shpërblehet”. Paraqitjet fantastike të Ismajlit kanë tërhequr vëmendjen e Juventusit.

Trajneri i Empolit, Roberto D’Aversa ka dhënë një intervistë për “Corriere dello Sport” duke pranuar se Ismajli është gati për kapërcimin e madh.

Madje, sipas medieve, “Zonja e Vjetër” ka dërguar emisarët e vet sot në Pragë, aty ku luhet Çeki – Shqipëri në Ligën e Kombeve, për të parë nga pranë Ismajlin.

Mes temave të shumta të trajtuara, trajneri i klubit toskan, Roberto D’Aversa flet për “xhevahirët” e shumtë që kanë spikatur te “të kaltrit”, mes tyre edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare Ardian Ismalji.

“Ismajli tashmë është gati për një klub të madh”, ka thënë trajneri i Empolit. 28-vjeçari shqiptar po bën një sezon të shkëlqyer me skuadrën e tij në kampionatin italian, madje u zgjodh edhe në formacionin e muajit shtator në Serie A.

Ismajli u bashkua me Empolin në verën e vitit 2022 dhe që nga ajo kohë është një titullar fiks i skuadrës toskane.

Zyrtari i lartë amerikan largohet me porosi të qarta për Kosovën

0

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, tha se veprimet e pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës i komplikojnë kapacitetet e SHBA-së për të mbështetur Kosovën.

Kasanof, zëvendës i ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, i bëri komentet për një grup gazetarsh në Prishtinë, në fund të vizitës së tij dyditore, gjatë së cilës takoi udhëheqësit më të lartë të shtetit, ata të opozitës dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

“Në takimet e mia me presidenten dhe kryeministrin kam përsëritur dëshirën tonë për një partneritet më efektiv”, tha Kasanof.

“Gjithashtu, jam shprehur i kënaqur me rifillimin e qarkullimit të mallrave [nga Serbia në Kosovë] dhe që Kosova ka arritur të marrë vendin e saj në CEFTA dhe në Procesin e Berlinit”, shtoi zyrtari i lartë amerikan.

Ai theksoi, po ashtu, se Shtetet e Bashkuara “mbeten mbështetëse të fuqishme të popullit të Kosovës dhe të vendit demokratik, sovran dhe multietnik”.

“Ne vazhdojmë të mbështesim edhe integrimin euroatlantik të Kosovës, si dhe integrimin në strukturat evropiane, sidomos në kohën kur shohim aq ndryshime në Evropë. Mendojmë se ky vazhdon të jetë vendi i duhur për Kosovën. Kjo është diçka që ne duam ta avancojmë dhe duam të punojmë me Kosovën”, tha Kasanof.

Sipas tij, SHBA-ja pret që Kosova dhe Serbia t’i përmbushin të gjitha angazhimet që kanë marrë përsipër në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, të ndërmjetësuar nga BE-ja, si dhe me marrëveshjet e arritura në kuadër të tij.

Kjo, siç tha ai, përfshin edhe dërgimin e draft-statutit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese të vendit.

Kasanof tha, gjithashtu, se është e rëndësishme që Qeveria e Kosovës të angazhohet me pjesëtarët e komuniteteve pakicë.

Kasanof qëndroi në Prishtinë pas vizitave që bëri këtë javë në Serbi dhe në Bosnje e Hercegovinë.

Ky ishte turneu i tij i parë në rajon prej se mori detyrën e të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor në korrik të këtij viti./rel

Aksidenti paralizon Prishtinën – Trafiku në kaos total, qyteti në gjendje kritike!

0
Makinat neper rruget alternative, per shkak te bllokimit te rrugeve kryesore

Vazhdon të jetë gjendje e rënduar në trafikun e kryeqytetit, duke nxjerrë në pah dobësitë infrastrukturore që ka Prishtina si kryeqendër. Një aksidente në njërën prej hyrje-daljeve të saj e ka bllokuar totalisht të gjithë brendësinë e qytetit. Siç e raportuam edhe më herët, Storm do të vazhdojë të raportojë për ecurinë e kësaj situate të paprecedentë!

Rekordi i ri nga Erling Haaland

0

Ylli norvegjez Erling Haaland vendosi një tjetër rekord të enjten pasi shënoi dy herë në një fitore 3-0 ndaj Sllovenisë në Ligën e Kombeve për t’u bërë golashënuesi më i mirë ndërkombëtar i vendit të tij me 34 gola.

Duke qenë kapiten i skuadrës në mungesë të të dëmtuarit Martin Odegaard, Haaland mori përgjegjësi shtesë.

“Sigurisht, është hap i madh dhe historik. Jam i lumtur dhe është një rekord fantastik për t’u arritur… Më kanë mbetur edhe shumë vite. Po kënaqem”, u tha Haaland gazetarëve.

Sulmuesi 24-vjeçar i Mançester Cityt u shfaq në të gjithë fushën, duke kaluar me kokë në mbrojtje dhe duke orkestruar sulmet teksa Norvegjia bëri një nga performancat e saj më të kompletuara në vite.

“Ishte një ndeshje e ekzekutuar mirë. Jam krenar. Është një rekord që ka qëndruar për një kohë të gjatë… U ndjeva mirë. Ka kaluar një kohë e gjatë që nuk kam pasur kaq shumë energji në fushë”, tha Haaland.

Sa duhet të hajmë bukë të bardhë?

0

Të dhënat e fundit nga Eurostat tregojnë një fenomen shqetësues për shqiptarët në lidhje me konsumimin e bukës.

Shpenzimet për bukë dhe drithëra, përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të të ardhurave të tyre, duke i vendosur këto shpenzime në nivele më të larta se në shumë vende të tjera evropiane.

Kjo situatë ka një ndikim të drejtpërdrejtë në cilësinë e jetesës dhe shëndetin e popullsisë.

Buka ka një rëndësi të veçantë në kulturën shqiptare, e cila shpesh konsiderohet thelbësore në çdo vakt.

Kjo ka ndikuar që shqiptarët ta shohin bukën si një nevojë të patjetërsueshme, duke e bërë atë pjesë të pandashme të dietës së tyre.

Megjithatë, siç thotë populli, “gjella me kripë e kripa me karar,” prandaj është e domosdoshme që konsumi i bukës të jetë i ekuilibruar dhe me kufi.

Sipas ekspertëve të ushqimit, çdo fetë bukë e konsumuar duhet të merret parasysh me kujdes.

Racioni ditor i drithërave është i varur nga moshat, gjinia dhe aktiviteti fizik.

Për gratë nga 19 deri në 50 vjeç, rekomandohet një konsum prej 6 racioneve drithi në ditë.

Gratë mbi 50 vjeç duhet të konsumojnë 5 racione, ndërsa burrat e rinj (19-30 vjeç) kanë nevojë për deri në 8 racione drithi në ditë.

Burrat nga 31 deri në 50 vjeç duhet të konsumojnë 7 racione, ndërsa ata mbi 50 vjeç 6 racione.

Ushqimi i ushtrisë, komandanti Jashari i shkruan ministrit: Do detyrohem t’i ndalë aktivitetet

0

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari i është drejtuar me një kërkesë ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonici lidhur me çështjen e ushqimit të ushtarëve.

Ai ka kërkuar zgjidhje konkrete, në të kundërtën do të detyrohen të marrin masa.

Jashari i është drejtuar me datën 7 tetor ministrit me kërkesën, duke i sqaruar se personeli në kuzhina i angazhuar nga institucionet e tjera ka theksuar se deri me datë 11 tetor do të paraqitet në punë.

Si rrjedhojë nga kjo datë mbesin pa kuzhinierë, ndaj sipas tij ata do të detyrohen t’i ndërpresin të gjitha aktivitetet.

“Të nderuar, Me datën 07.10.2024 ju kam njoftuar lidhur me shqetësimet e shërbimit me ushqim për personelin e FSK dhe kam kërkuar që të merrni të gjitha masat, konform legjislacionit në fuqi, që t’i jepni një zgjidhje çështjes së ushqimit në mënyrë që FSK të vazhdojë realizimin e planifikimeve të saj. Sipas raporteve të fundit (me të cilat jeni edhe ju të njoftuar) në njësitë e FSK-së janë paraqitur shqetësime lidhur me shërbimet me ushqim, konkretisht me kuzhinierë (vonesa të ndryshme dhe ka raste kur nuk paraqiten në punë). Përveç mungesës së personelit të kuzhinave, e që ka ndikim në kualitetin e ushqimit dhe probleme të furnizimit me artikuj ushqimor, kemi edhe probleme sanitare, e kjo e fundit paraqet rrezik në helmimin dhe përhapjen e infeksioneve tek personeli i FSK- së”, thuhet në kërkesën e tij

Sipas tij, krejt këto probleme po ndikojnë në kryerjen e detyrave.

“Të gjitha këto probleme ndikojnë për FSK-në, në kryerjen e detyrave operacionale për përmbushje misionit, kurseve zhvillimore, stërvitjeve fushore dhe aktiviteteve tjera, konform planifikimit. Për më tepër, personeli në kuzhina të cilët janë të angazhuar nga institucionet tjera, kanë deklaruar që deri me datën 11.10.2024 do të paraqiten në punë, pastaj nuk do të paraqiten në kuzhinat e FSK-së“.

Video/ (Vet)aksident, te “Parku i Bizneseve”

0

storm•/Aksident: Para pak çastesh ka ndodhur një aksident në “Parkun e Biznesve” në Drenas, në autostradën Prishtinë-Pejë. Nga pamjet e siguruara nga Storm, duket një makinë e rrokullisur. Sipas informacioneve të para, përveç dëmeve materiale, nuk ka pasur pasoja për njerëzit. Po ashtu, Policia e Kosovës, deri në momentin e raportimit nga Storm, nuk kishte arritur ende në vendin e ngjarjes.

Ne do t’ju mbajmë të informuar për zhvillimet e mëtejshme dhe të dhënat e tjera në lidhje me këtë ngjarje.

Polici plagosë policen!

0

storm•/Policore: lagosje e papritur brenda stacionit policor – Kolegu i saj shkakton aksidentalisht shkrepjen e armës, IPK nis hetimet dhe suspendon zyrtarin

Në një incident tronditës brenda stacionit policor ‘Jugu’ në Prishtinë, një zyrtare policore është plagosur aksidentalisht nga kolegu i saj, duke shkaktuar reagim të menjëhershëm të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK). Zyrtari policor, i cili dyshohet për shkrepjen aksidentale të armës, është suspenduar. Policia ka konfiskuar armën dhe ka njoftuar prokurorin e shtetit për të udhëhequr hetimet.

Ngjarja ndodhi kur një copë e gëzhojës së plumbit plagosi zyrtaren në këmbë, duke e detyruar atë të kërkojë tretman të menjëhershëm mjekësor në QKUK. Pas marrjes së ndihmës emergjente, policja është transferuar në klinikën e ortopedisë për trajtim të mëtejshëm.

Hetuesit e IPK-së janë në fazën fillestare të hetimeve dhe pritet të marrin masa shtesë për të ndriçuar plotësisht rrethanat e këtij rasti të rëndë.

Dy “Problematikët”

0

storm•/Hungari: Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndodhet për një vizitë zyrtare në Hungari, ku pritet të takohet me homologun e tij, kryeministrin hungarez, Viktor Orban.

Takimi mes dy liderëve do të mbahet paraditen e së premtes, dhe sipas informacioneve të Top Channel, pritet nënshkrimi i një marrëveshjeje në sektorin e bujqësisë.

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Hungarisë janë të konsoliduara dhe kanë njohur përparim gjatë viteve të fundit. Në vitin 2021, kryeministri Rama vizitoi Budapestin, ndërsa dy vite më vonë, Viktor Orban erdhi në Tiranë, ku u nënshkruan disa marrëveshje dypalëshe.