spot_img
E enjte, 9 Prill, 2026
19:02
Home Blog Page 2095

Nje vit nga konflikti i përgjakshëm, bota e ndarë thellë për paqen mes Izraelit dhe Palestinës

0

Janë bërë një vit që kur izraelitët përjetuan tmerrin nga një sulm shkatërrues i Hamasit, i cili vrau shumë e mori peng numër të madh të izraelitëve dhe lufta në këtë pjesë të botës jo që s’po duket afër përfundimit, por vetëm po zgjerohet.

Sulmi më 7 tetor 2023 grupi i Hamasit, duke shfrytëzuar dështimin e inteligjencës izraelite dhe nga sulmi u vranë rreth 1200 njerëz, kryesisht civilë izraelitë, ndërsa 250 të tjerë u morën peng.

Që atëherë, kundërpërgjigjia e Izraelit u ka shkaktuar shkatërrime të pallogaritshme palestinezëve në Gaza.

Llogaritet që deri më tani rreth 43,000 njerëz, kryesisht civilë, janë vrarë, sipas ministrisë së shëndetësisë të Hamasit.

Pjesa më e madhe e Gazës është kthyer në gërmadha ndërkohë që palestinezët akuzojnë Izraelin për gjenocid.

Sulmi i Hamasit ndaj komuniteteve izraelite rreth Gazës dhe fushata e pamëshirshme e Izraelit si kundërpërgjigje kanë destabilizuar rajonin e Lindjes së Mesme, pasi luftimet janë përhapur edhe në Liban.

Vrasja e liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah dhe pushtimi tokësor izraelit në Liban ka rritur frikën për një lufte gjithëpërfshirëse midis Izraelit dhe Iranit.

Derisa lufta vetëm sa po zgjerohet, politika botërore mbetet thellësisht e ndarë rreth të ardhmes së këtij rajoni.

Një pjesë mbështetë Izraelin, tjetra Palestinën.

Presidenti amerikan Joe Biden, tha se “ka ardhur koha për t’i dhënë fund dhimbjes”, derisa e quajti një “përvjetor të zi” dhe për palestinezët “të cilët e lanë Hamasin të sjellë shkatërrim dhe vdekje si për Izraelin ashtu edhe për Gazën”.

Presidenti amerikan shprehu keqardhjen për civilët e vdekur, mes të cilëve 46 qytetarë ishin të Shteteve të Bashkuara.

Biden ritheksoi se Izraeli nuk është vetëm dhe nuk do të jetë kurrë vetëm dhe u kujdes të “zbusë” reagimin e shkaktuar nga deklaratat e fundit të Kamala Harris, e cila ka shprehur hapur kundërshtime për mënyrën se si Izraeli po vepron në Gaza, si dhe në Liban.

Joe Biden iu referua edhe çështjes së pengjeve të cilët janë ende në duart e Hamasit në Gaza, duke theksuar se ai personalisht dhe qeveria e tij nuk do të ndalojnë përpjekjet për lirimin e tyre.

Nga ana tjetër, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se “zemrat tona janë gjithashtu me komunitetet hebraike në mbarë botën”.
“Në këtë përvjetor tragjik, dua të nderoj kujtimet e viktimave”, tha ajo në një deklaratë me shkrim, duke shtuar se BE-ja qëndron me të gjithë njerëzit e pafajshëm, jetët e të cilëve janë shkatërruar deri në palcë që nga ajo ditë fatale.

Von der Leyen përsëriti thirrjen e BE-së për një armëpushim të menjëhershëm në Gazë dhe lirimin pa kushte të të gjithë pengjeve.

Ajo gjithashtu premtoi ndihmë financiare për popullin palestinez dhe për Libanin.

I ashpër me Izraelin në këtë përvjetor ishte presidenti turk, Taip Erdogan, duke i dërguar mesazhe kërcënuese këtij vendi.

“Izraeli herët a vonë do të paguajë çmimin e gjenocidit që po kryen prej një viti dhe po vazhdon. Këtu dhe për 365 ditë, 50 mijë vëllezër e motra, shumica fëmijë dhe gra, u vranë brutalisht. Ashtu si aleanca e njerëzimit ndaloi Hitlerin, Netanyahu dhe rrjeti i tij vrasës do të ndalen në të njëjtën mënyrë”, tha Erdogan.

Sipas presidentit turk, “njerëzimi në tërësi është vrarë drejtpërdrejt para syve të botës për një vit”.

Në një postim të shkurtër të shkruar në arabisht, Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ali Khamenei tha se operacioni ‘Al-Aksa Flood’ (siç e quajti Hamasi pushtimin e Izraelit) e ktheu regjimin sionist 70 vjet mbrapa.

Drejtoresha Ekzekutive e Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët- UNICEF, Catherine Russell, paralajmëroi se lufta në Rripin e Gazës do të ketë pasoja afatgjata për fëmijët që kanë pësuar humbje të njerëzve të dashur, zhvendosje dhe janë përballur me mungesa e vazhdueshme e ushqimit dhe ujit.

“Nëse e shikoni Gazën me sytë e një fëmije, është ferr”, tha Russell.

Ajo theksoi se fëmijët në Gaza do të traumatizohen nga lufta për vite me radhë.

Kur do të prezantohet Apple Intelligence?

0

Gjiganti amerikan i teknologjisë, po përgatitet ta sjellë sistemin e ri operativ iOS 18.1, e bashkë me të edhe Apple Intelligence, por prezantimi i saj dhe shumë veçorive, do të ndodh tek në vitin 2025.

Mark Gurman i Bloomberg ka njoftuar se Apple Intelligence do të jetë në dispozicion fillimisht në iPadOS dhe kjo do të ndodhë më 28 tetor, kur sistemi operativ iOS 18.1 është vendosur të dalë.

Gurman thotë se Apple po kalon kohën e saj duke u siguruar që gabimet kryesore të eliminohen dhe se mund të mbështesë të gjithë trafikun e ri në serverët e tij cloud të AI.

Më 1 nëntor, Apple thuhet se do të nxjerrë një MacBook Pro të nivelit të ulët 14″ me çip M4, MacBook Pro të nivelit të lartë 14″ dhe 16″ me çipa M4, një Mac mini të rinovuar me çipa M4 dhe M4 Pro, një iMac të rifreskuar me një çip M4 dhe një iPad mini i rifreskuar. Njoftimi për të gjitha këto pajisje duhet të vijë në fund të tetorit.

Më pas, në gjysmën e parë të vitit 2025, Apple do të nxjerrë në treg modelet MacBook Air 13″ dhe 15″ me çipa M4, iPhone SE të ri, modele të rifreskuara 11″ dhe 13″ iPad Air me tastierë të reja Magic dhe një AirTag të përmirësuar.

Garë interesante për përfaqësimin e Shqipërisë në Eurovizion

0

Është publikuar lista zyrtare me emrat e artistëve të përzgjedhur nga Komisioni Përzgjedhës për Kualifikimin e Këngëve Pjesëmarrëse në Festivalin e 63-të të Këngës në RTSH.

Komisioni i përbërë nga profesionistë të fushës së muzikës dhe të letrave, pasi dëgjuan e analizuan 85 krijime muzikore, që mbërritën në Radiotelevizionin Shqiptar konform rregullores së Festivalit, kanë vendosur unanimisht të shpallin 30 këngët që do të jenë pretendente për çmimet e këtij Festivali, pa diskutim edhe pretendente për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion.

Në listën e përzgjedhur spikasin artistë të njohur të muzikës shqiptare, rikthime të artistëve që kanë bërë historinë e muzikës moderne dhe të rinj që e shohin skenën e këtij Festivali prestigjioz si një skenë të rëndësishme për karrierën e tyre artistike.

Ky edicion do të kombinojë talentin e artistëve të mëdhenj dhe zërat e rinj.

Lista e këngëtarëve që do të garojnë në FIK 63, sipas rendit alfabetik:
Algert Sala
Alis Kallacej
Ardit Çuni
Devis Xherahu
Djemtë e Detit
Elvana Gjata
Endrik Beba
Epos Grup
Erma Mici
Frensi Revania
Gjergj Kaçinari
Gresa Gjocera
Jet
Kejsi Jazxhi
Kleansa Susaj
Laurjan Ejlli ft. Adelina Corraj
Lorenc Hasrama
Luna Çausholli
Mal Retkoceri
Martina Serreqi
Mihallaq Andrea
Nita Latifi
Olsi Bylyku
Orgesa Zaimi
Rea Nuhu
Ronaldo Mesuli
Santino De Bartolo
Shkodra Elektronike
Stine
Vesa Smolica

Shpërthen në dhunë protesta e opozitës në Shqipëri

0

Partia Demokratike po mban një protestë kombëtare në atë të cilën e quan si një nisje të një vale protestash deri në arritjen e tri qëllimeve të tyre: zgjedhje të lira, qeveri teknike dhe lirimi nga burgu i Sali Berishës.

Sapo i mblodhën deputetët e opozitës dhe liderëve të partive opozitare, nisën edhe përplasjet mes protestuesve dhe policisë të vendosur në gardh para objektit të Kryeministrisë.

Ishin fillimisht deputetët e PD-së, të cilët u përplasën fizikisht me uniformat blu që përbënin kordonin te selia qeveritare.

Protestuesit kanë hedhur kapsolla dhe bomba molotovi drejt Kryeministrisë, ndërsa policia është përgjigjur me sprej lotsjellës.

Protestuesit poashtu nuk kanë lejuar një autobus që po transportonte disa qytetarë dhe disa makina të kalojnë.

Protestuesit u ndanë në disa grupe. Një pjesë janë mbledhur në selinë blu, ndërsa një pjesë tjetër para Kryeministrisë.

Ata në selinë blu kanë nisur marshimin për t’ju bashkuar grupit tjetër.

Për ruajtjen e qetësisë, janë angazhuar rreth 1200 forca policore.

Argjentina iu gëzua kthimit të Messit, por mbeti pa sulmuesin tjetër të njohur

0

Sulmuesi argjentinas, Alejandro Garnacho, nuk do të mund t’i ndihmojë shokëve të tij në kombëtare, në përballje kundër Venezuelës dhe Bolivisë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese në Kupën e Botës, shkaku i një lëndimi.

Argjentina, e cila kryeson renditjen me 18 pikë nga tetë ndeshje, do luaj kundër Venezuelës të enjten dhe kundër Bolivisë, të martën e ardhshme.

Garnacho fillimisht u ftua për të dy ndeshjet, por trajneri Lionel Scaloni tani e ka zëvendësuar me Facundo Buonanotte, lojtarin e Leicester City.

Garnacho ka luajtur shtatë ndeshje me kombëtaren dhe ka luajtur në Copa America, ku Argjentina fitoi titullin rekord të 16-të në korrik.

Mes krizës së martesës, Lopez paraqitet në festivalin e njohur amerikan

0

Jennifer Lopez bëri paraqitjen e saj të parë të madhe publike që kur paraqiti kërkesën për divorc nga Ben Affleck.

Ajo u shfaq në një video në Specialen e Përvjetorit të 50-të të Çmimeve të Muzikës Amerikane.

Aktorja-këngëtarja, 55-vjeçare, tha në këtë video se kishte kujtime të fëmijërisë duke parë shfaqjen e çmimeve, duke e frymëzuar atë në rrugën e saj drejt superyjeve ndërkombëtarë.

“Është goxha e pabesueshme, apo jo?” tha ylli i njohur.

“Pesëdhjetë vjet nga “American Music Awards”. Mbaj mend që i shikoja në shtëpi kur isha e vogël”, shkruan DailyMail.

Artistja e hitit të madh “Love Don’t Cost a Thing”, vuri në dukje se si ajo bëri debutimin në “American Music Awards” në vitin 2001.

Ajo ishte veshur me një bluzë rozë dhe dukej shumë e freskët.

Rritja e Pensioneve: Vendimi elektoral i Qeverisë Kurti para zgjedhjeve?

0

Storm/Sociale: Në prag të fushatës zgjedhore dhe zgjedhjeve të ardhshme, edhe qeveria e Kryeministrit Albin Kurti, ashtu si qeveritë paraprake, po ndërmerr vendime me natyrë elektorale. Një nga këto vendime është rritja e pensioneve që i paguan shteti. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se Qeveria e tij ka vendosur të rrisë për 20 për qind pensionet që financohen nga shteti.

Kjo rritje do të hyjë në fuqi që nga ky muaj, siç u theksua nga Kryeministri gjatë një konference për media.

Ai bëri të ditur se pensionet e përcaktuara me Ligjin për kategoritë e luftës do të rriten për 20 për qind duke filluar nga muaji janar 2025.

Ky ligj përfshin familjet e dëshmorëve, invalidët, veteranët, pjesëtarët e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, viktimat e dhunës seksuale të luftës, viktimat civile dhe familjarët e tyre.

Kryeministri Kurti sqaroi se, para se të rriten këto pensione, është i nevojshëm “ndryshimi në tabela, që është pjesë e ligjit si shtojcë.”

Pensionet që do të rriten nga tetori përfshijnë: pensionin bazik të moshës, pensionin kontributpagues të plotë dhe parcial, pensionin për aftësi të kufizuar për fëmijë dhe të rritur, pensionin për personat e verbër, për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë, familjar, invalidor i punës dhe pensionin e parakohshëm për punëtorët e Trepçës.

Sipas ministrit të Financave të Kosovës, Hekuran Murati, mbi 300,000 pensionistë do të përfitojnë nga kjo rritje.

Ai deklaroi se buxheti i përgjithshëm i skemave pensionale arrin në rreth 500 milionë euro për vitin fiskal, ndërsa do të ndahen edhe 100 milionë euro shtesë vjetore pas kësaj rritjeje.

Pensioni bazik i moshës do të rritet në 120 euro, pensioni kontributpagues për kategorinë e parë do të rritet në 218 euro, për kategorinë e dytë në 237 euro, për atë të tretë në 256 euro dhe për atë të katërt në 318 euro.

Deri tani, pensionet në Kosovë varionin nga 100 deri në 265 euro.

Rritja e fundit, e cila e çoi pensionin bazik në 100 euro, u bë në fillim të vitit 2022, në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike të miratuar nga Qeveria e Kosovës gjatë pandemisë COVID-19.

Në fund të shtatorit, Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASHK) ia dorëzoi kryesisë së Kuvendit të Kosovës një peticion që kërkonte ndryshimin e Ligjit për skemat pensionale që financohen nga shteti.

Në vitin 2022, sindikalistët madje organizuan protesta për të kërkuar ndryshimin e një neni të këtij ligji, që kërkon që përfituesit të kenë 15 vjet kontribute pensionale para 1 janarit të vitit 1999.

Megjithatë, as Kryeministri Kurti dhe as ministri Murati nuk e përmendën këtë çështje gjatë konferencës së fundit për shtyp.

Ligji për skemat pensionale të financuara nga shteti zbatohet që nga viti 2014.

Kosova zbut masën ndaj mallrave serbe, Kurti thotë se vendimi i ri është i mjaftueshëm deri në ardhjen e skanerëve

0

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka konfirmuar se Kosova ka ndryshuar masën ndaj mallrave që vinë nga Serbia.

Ai ka thënë se ministri i Punëve të Brendshme, i ka shkruar drejtorit të Doganës një kërkesë që në pikën kufitare në Merdarë të ndërrohet masa nga kufizimi në kontroillin e shtuar.

“Presim të vijnë skanerët. Kur të vijnë, vendosen në krejt pikat kufitare sepse masat tona janë masat e sigurisë. Vendimi merret pak ditë para takimit të radhës së Cefta-s dhe Procesit të Berlinit”, ka deklaruar Kurti.

I pyetur nëse qeveria është koordinuat me miqtë ndërkombëtar, pasi i dërguari i Gjermanisë për Ballkanin, Sarrazin ka kërkuar që të hiqet masa në tërësi, Kurti ka thënë se masat s’janë tregtare, por janë masa kundër dhunës.

“Serbia e ka sjellë katër herë ushtrinë në kufi. Kemi pas konfiskime të mëdha të armatimit. Grupi armatosur që vrau Afrim Bunjakun është ende i lirë. Nëse vijnë mallrat dhe nëse të njëjtat nuk kontrollohen s’e dimë çka ka në to. Unë kam qenë në portin e Hamburgut edhe kam pa se si funksionon skaneri statik e ai lëvizës. Qeveria është marrë dhe ka negociuar me Gjermaninë. Ndryshimi që është marrë besojmë që është i mjaftueshëm që në Cefta dhe Procesin e Berlinit të kemi sukses të plotë”, ka shtuar tutje Kurti.

Kryeministri ka thënë se pos nga Gjermania, ka kërkuar edhe nga SHBA skanerë, derisa ka deklaruar se edhe Dogana e Kosovës ka porositur skanerë.

UPDATE++: Apeli në pritje të vendimit për 53 milionëshin, çfarë ndodhi në seancën e sotme?

0

Storm/Drejtësi: Pas një procesi të gjatë në Gjykatën e Shkallës së Parë, ku ish-ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, ish-këshilltari i tij i Lartë, Eset Berisha dhe dy zyrtarë të tjerë të kësaj ministrie, u dënuan për “shkelje ligjore në zgjatjen e kontratës për autostradën Prishtinë-Hani i Elezit”, sot në Gjykatën e Apelit u mbajt seanca për ankesën e të njëjtëve.

Ekipi mbrojtës kërkoi anulimin e aktgjykimit, lirimin nga akuzat ose kthimin e çështjes në rigjykim, duke ngritur pretendime për shkelje të shumta gjatë procesit në shkallën e parë.

Ky proces gjyqësor është i lidhur me zgjatjen e kontratës me kompaninë Bechtel&Enka për shkak të vonesave në pagesa nga qeveria e mëparshme.

Si rezultat, buxheti i Kosovës u “detyrua” të paguaj edhe shumën prej 53 milionë eurosh, një shumë që, sipas Prokurorisë, është e lidhur me shkeljet ligjore gjatë procesit të zgjatjes së kontratës.

Prokuroria pretendon se veprimi është ndërmarrë pa respektuar dispozitat ligjore dhe raportin e Hill International, një kompani e kontraktuar për të mbikëqyrur projektin.

Në seancën e Apelit, njëri nga të akuzuarit, Eset Berisha vuri në pah kundërthënien midis dispozitivit të gjykatës dhe arsyetimit ligjor në aktgjykim.

Sipas tij, në dispozitiv theksohet se anëtarët e Komitetit Drejtues ndër Ministror-KDNM, kanë marrë vetëm opinionin ligjor të Ministrisë, por jo atë të kompanisë mbikëqyrëse, ndërsa në faqen 145 të aktgjykimit ky fakt mohohet.

Këto dhe pretendime të tjera, e mbështesin kërkesën e mbrojtjes për rigjykim dhe rivendosje, duke nënvizuar mospërputhjet në arsyetimin e aktgjykimit të Shkallës së Parë, argumentohet ndër të tjera nga pala e mbrojtjes.

Vendimi i Gjykatës së Apelit lidhur me këtë rast po pritet me interes të lartë, pasi mund të ndryshojë kahjen e këtij procesi të rëndësishëm gjyqësor.

Gjykata e Apelit tani është në fazën e shqyrtimit të ankesës dhe vendimi final pritet të merret nga Kolegji i saj, që do të përcaktojë nëse do të ketë një kthim në rigjykim, do të hudhet poshtë, ose nëse aktgjykimi i mëparshëm do të mbetet në fuqi.

Storm-RKS do të vazhdojë të raportojë për ecurinë e kësaj çështjeje të ndjeshme.

Apeli “shqyrton ankesën” e ish-zyrtarëve për autostradën Prishtinë-Hani i Elezit

Lugët me plastikë të zezë që përdoren edhe tek ne, mund të përmbajnë kimikate kancerogjene

0

Hulumtimet e reja sugjerojnë se disa sete të lugëve që janë të prodhuara nga plastika e zeza dhe që përdoren edhe në vendin tonë në kuzhinë, mund të jenë të rrezikshme për shëndetin.

Zbulimet që janë publikuar këtë javë në revistën Chemosphere, tregojnë se një sërë produktesh shtëpiake të bëra me plastikë të zezë të ricikluar – duke përfshirë elemente për shërbimin e ushqimit, enët e kuzhinës dhe lodrat, përmbajnë nivele të larta të kimikateve të lidhura me kancerin.

Testimi nga shkencëtarët në Shtetet e Bashkuara dhe në Holandë, zbuloi se sasitë më të mëdha të këtyre kimikateve toksike gjenden në tabaka për sushi, shpatulla dhe gjerdan me rruaza që fëmijët mund t’i vendosin ndërsa janë duke luajtur.

Studiuesit besojnë se kimikatet që shërbejnë për frenimin e flakës të lëshuara nga komponentë të caktuar elektronikë si televizori dhe mbështjellësi i kompjuterit gjatë procesit të riciklimit, mund të jenë burimi i këtyre ndotësve.

“Këto kimikate që shkaktojnë kancer nuk janë të dukshme në fillim, por me riciklimin, ato po përfundojnë në produkte shtëpiake ku nuk i shohim”, thotë bashkautorja e studimit, Megan Liu, menaxhere e shkencës dhe politikave në Toxic-Free Future, një organizatë që mbron shëndetin mjedisor dhe kërkimin.

Prodhuesit shtojnë flakë të brominuar (BFR) dhe frenues të flakëve organo fosfate (OPFR) në produktet elektrike dhe elektronike, veçanërisht plastikës me ngjyrë të zezë, me qëllimin për të mbajtur konsumatorët të sigurt nga zjarret.

Hulumtimet e mëparshme, megjithatë, kanë treguar se ekspozimi i lartë ndaj kimikateve të tilla mund të rrisë rrezikun e kancerit dhe të ndërhyjë me hormonet e prodhuara nga sistemi endokrin.

Një studim i botuar në JAMA Network Open në prill 2024 tregoi se personat që kishin nivele më të larta të kimikateve rezistente ndaj flakës në gjakun e tyre, kishin rreth 300 për qind rrezik më të madh për të vdekur nga kanceri krahasuar me personat që kishin nivelet më të ulëta.

Për shkak se plastika e zezë nga elektronika shpesh riciklohet dhe inkorporohet në sende shtëpiake që janë rezistente ndaj flakës, shkencëtarët dhe bashkëpunëtorët në Vrije Universiteit Amsterdam aluduan se shumë njerëz janë të ekspozuar ndaj niveleve të larta të toksinave dhe mund të mos e kuptojnë këtë.

Bashkëautorja e studimit Liu dhe kolegët e saj, ekzaminuan më shumë se 200 produkte shtëpiake plastike të zeza që potencialisht do t’u jepnin konsumatorëve kontakt të ngushtë me këto kimikate, duke përfshirë enët e kuzhinës, lodrat dhe aksesorët e flokëve.

“Ne ishim veçanërisht të shqetësuar për ekspozimet nga ushqimi dhe gëlltitja, por edhe tek lodrat, sepse fëmijët mund të luajnë me to për periudha të gjata kohore dhe frenuesit e flakës mund të dalin prej tyre dhe të futen në pështymën e fëmijëve”, thotë Liu.