spot_img
E enjte, 9 Prill, 2026
12:22
Home Blog Page 2099

Meta prezanton aplikacionin për rregullimin e videove përmes Inteligjencës Artificiale

0

Kompania Meta ka prezantuar aplikacionin e quajtur Movie Gen, i cili duke shfrytëzuar Inteligjencën Artificiale, mundëson prodhimin e videos me kualitet të lartë.

Njoftimi vjen disa muaj pasi konkurrenti OpenAI zbuloi programin Sora, që mundëson vendosjen e tekstit në video.

Movie Gen përdor tekstin për të gjeneruar automatikisht video të reja, si dhe për të modifikuar pamjet ekzistuese ose imazhet.

Neë York Times raporton se audioja e shtuar në video është gjithashtu e krijuar nga AI, duke përputhur imazhet me zhurmën e ambientit, efektet zanore dhe muzikën në sfond. Videot mund të krijohen në raporte të ndryshme pamjesh.

Përveç gjenerimit të klipeve të reja, Meta thotë se Movie Gen mund të krijojë gjithashtu video të personalizuara nga imazhet ose të marrë një video ekzistuese dhe të ndryshojë elementë të ndryshëm të saj.

Movie Gen mund të përdoret gjithashtu për të modifikuar pamjet ekzistuese dhe për të ndryshuar stilin dhe tranzicionet ose për të shtuar gjëra që nuk kanë ekzistuar më parë.

Mirëpo, shefi i produktit të Metës, Chris Cox, shkroi në Threads se kompania “[nuk është] gati ta lëshojë këtë si produkt në përdorim në çdo kohë”, pasi ka kosto dhe koha e gjenerimit është shumë e gjatë.

A e ul stresin dhe peshën kokteji i adrenalinës?

0

Në internet është bërë trend i madh një përzierje e quajtur “kokteji i kortizolit” për të humbur peshë dhe të reduktojë stresin.

I njohur ndryshe edhe si “koktej adrenaline”, pija kryesisht përbëhet nga lëngu i portokallit ose limonit, ujë kokosi dhe pak kripë deti.

Megjithëse kjo përbërje ka marrë shumë pëlqime dhe shumë prej përdoruesve të mediave sociale kanë thënë të kenë nisur ta konsumojnë, kjo nuk ka bindur ekspertët.

Ata thonë se nuk ka asnjë provë që kjo pije mund të zvogëlojë ndjeshëm stresin ose peshën duke ulur nivelet e kortizolit, por përbërësit ofrojnë disa përfitime ushqyese që mund t’u japin atyre një nxitje.

A ul nivelet e kortizolit receta e ‘koktejit adrenal’?
“Kokteji i kortizolit është një nga këto tendenca të mirëqenies që mund të tingëllojë tërheqës për njerëzit që kërkojnë një zgjidhje për një problem të vështirë shëndetësor si stresi, por thjesht nuk ka asnjë element që e mbështetë atë”, tha një eksperti Byrne.

Derisa u bëhet thirrje njerëzve që të mos ta shohin përzierjen si një kurë mrekullie për stresin ose humbjen e peshës, ekspertja Malone tha se pija është e padëmshme dhe përmban përbërës që kanë disa përfitime ushqyese.

“Për shembull, lëngu i portokallit përmban vitaminë C, e cila ndihmon në mbështetjen e sistemit imunitar, uji i kokosit është hidratues dhe përmban kalium (si kremi i tartarit, një tjetër përbërës shpesh i paraqitur në përzierje) dhe kripa e detit mund të plotësojë nivelet e natriumit kur elektrolitet janë të ulëta”.

Si të ulni stresin dhe të humbni peshë?
Ndërsa stresi mund të ndikojë në peshën dhe përbërjen e trupit, është e rëndësishme të mbani mend se ka faktorë të shumtë në lojë kur bëhet fjalë për uljen e stresit ose humbjen e peshës – jo diçka që arrihet vetëm përmes një doze ditore të një “kokteji kortizoli” ose ndonjë ilaçi tjetër në modë.

Kortizoli është një hormon steroidal që prodhohet nga gjëndrat mbiveshkore. Është i njohur ndryshe si “hormoni i stresit” sepse nivelet e tij rriten në përgjigje të stresit fizik dhe emocional.

Funksionet kryesore të kortizolit përfshijnë rregullimin e metabolizmit, reduktimin e inflamacionit, kontrollin e niveleve të sheqerit në gjak dhe ndikimin në kujtesë.

Pasi u rikthyen në ekip, Zhegrova, Muslija dhe Muriç kërkojnë falje

0

Në ditën kur përzgjedhësi Franco Foda publikoi përzgjedhjen e lojtarëve që do luajnë me kombëtaren, tre lojtarët që u dënuan nga Federata e Futbollit të Kosovës, kanë dalë me një deklaratë.

Edon Zhegrova, Florent Muslija dhe Arjanet Muriç, kanë kërkuar falje për shkeljen e rregullave, duke e pranuar gabimin e bërë.

“Të nderuar bashkëlojtarë, trajner, Federatë dhe mbi të gjitha tifozë të Kombëtares së Kosovës. Po u drejtohemi me këtë letër për tu thënë se kemi bërë një gabim dhe nuk i kemi ndjekur rregullat e ekipit kombëtar. Për këtë ne duam ti kërkojmë falje trajnerit, bashkëlojtarëve, federatës dhe tifozëve. Ne duam të luajmë për shtetin tonë dhe gjithmonë do të bëjmë më të mirën në të ardhmen”, thuhet në letrën e nënshkruar nga tre lojtarët.

 

Osmani dhe Kurti në skenën ndërkombëtare: Agjenda të ndara, synime të përbashkëta për Kosovën, sipas tyre

Storm/Presidenca-Kryeministria: Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti, po zhvillojnë, sipas tyre, vizita të rëndësishme ndërkombëtare me agjenda të ngjeshura, por të ndryshme. Teksa Presidentja Osmani përfundoi një vizitë intensive në SHBA dhe më pas u ndal në Gjermani, Kryeministri Kurti ndodhet në Poloni, duke marrë pjesë në Forumin e Sigurisë së Varshavës.

Presidentja Osmani e kishte përshkruar vizitën në SHBA si një javë plot takime dhe aktivitete në interes të Kosovës. Ku sipas saj, mori pjesë në Samitin për Ukrainën, diskutoi me Presidentin Biden dhe mori pjesë në disa samite globale me fokus sigurinë dhe luftën kundër drogave sintetike. Pas SHBA-së, Osmani njoftoj se është ndaluar në Gjermani “… për të vazhduar takime të rëndësishme diplomatike”.

Nga ana tjetër, Kryeministri Kurti po përfaqëson Kosovën në Forumin e Sigurisë së Varshavës, ku sipas njoftimeve, herw nga zyra e kryeministrit e hera herws pwrmes profilit tw tij zyrtarw nw rrjetet sociale, ai ka zhvilluar takime me zyrtarë të lartë nga Polonia, Letonia dhe SHBA. Ka mbajtu një fjalim në forum, ku i ka theksuar rreziqet që paraqesin Rusia dhe Serbia për rajonin, ndërsa e ka treguar përparimin e Kosovës në vitet e fundit. Takimet e tij kanë përfshirë diskutime për sigurinë rajonale, mbrojtjen dhe digjitalizimin.

Foto: Presidentja, Vjosa Osmani (M) dhe Kryeministri, Albin Kurti (D). Siç shihet edhe ne foto, jane biseda “qortuese” dhe sipas informatave deri dikund te konfirmuara edhe nga vet protagonistet, keshtu ne raporte te “qortuara” vazhdojne te jene!

Edhe pse shumë të ndarë dhe me agjenda të ndryshme në vizitat e tyre, ato, sipas tyre, gjithsesi se do t’i shërbejnë Kosovës për të forcuar pozicionin e saj në arenën ndërkombëtare dhe për të ndërtuar partneritete strategjike. Për këto të fundit jemi shumë në nevojë dhe sigurisht jemi në pritje, a do t’iu dalin fjalët.

Video: Shpërthimi në Detin e Kuq: Rebelët Houthi sulmojnë anijen Britanike në mes të tensioneve rajonale!

0

Storm/Deti i Kuq: Pamjet video tregojnë momentin kur rebelët Houthi të Jemenit lëshuan një varkë dron të ngarkuar me eksploziv drejt një anije nafte britanike në Detin e Kuq.

Në pamjet e publikuara nga grupi Houthi, shihet një shpërthim i fuqishëm pranë anijes cisternë “Cordelia Moon”, duke dëmtuar njërin nga rezervuarët dhe mbuluar anijen me re tymi.

Sulmi ndodhi rreth 110 km larg qytetit port Hodeidah në Jemen, duke synuar anijen cisternë me flamur panamez, të martën.

Një kapiten i një anijeje pranë raportoi për katër “pika të ujit” pranë anijes, që sipas Qendrës së mbikëqyrur nga Marina Amerikane, ishin raketa të lëshuara që nuk arritën ta godasin objektivin.

Rebelët Houthi, të mbështetur nga Irani, morën përgjegjësinë për sulmin, duke pretenduar se anija u godit me tetë raketa balistike dhe me krahë, një dron dhe një varkë pa ekuipazh.

Një anije tjetër, e drejtuar për në Kanalin e Suezit, me flamur të Liberisë, u dëmtua pasi u godit nga një raketë rreth 97 milje detare në veriperëndim të Hodeidah, raportoi firma britanike e sigurisë Ambrey dhe burime të tjera të sigurisë detare.

Të dyja anijet raportuan se ekuipazhet e tyre ishin të sigurta.

Këto ishin sulmet e para ndaj anijeve tregtare në javët e fundit, ndërsa lufta midis Izraelit dhe Libanit kërcënon të përhapet në një konflikt rajonal më të gjerë.

Rebelët Houthi kanë kërcënuar me “përshkallëzim të operacioneve ushtarake” kundër Izraelit, pasi forcat e tyre dyshohet se rrëzuan një dron ushtarak amerikan mbi Jemen.

Merr dritën e gjelbër testi për virusin e majmunit

0

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka miratuar testin e parë diagnostikues për virusin e majmunit (mpox), i cili do të jetë në dispozicion të vendeve ku ka shpërthyer ky virus.

Agjencia shëndetësore e Kombeve të Bashkuara tha të premten se kishte miratuar përdorimin e testit të parë diagnostikues për mpox, një mjet kyç në vendet që luftojnë me shpërthimet.

Më shumë se 800 njerëz kanë vdekur në të gjithë Afrikën, ku sëmundja është zbuluar zyrtarisht në 16 vende, sipas qendrës së kontrollit të sëmundjeve të Bashkimit Afrikan.

“Aprovimi për përdorim urgjent” i testit “do të jetë thelbësor në zgjerimin e kapacitetit diagnostik në vendet që përballen me shpërthime mpox, ku nevoja për testime të shpejta dhe të sakta është rritur ndjeshëm”, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë në një deklaratë.

Testi, i quajtur analiza Alinity m MPXV dhe i prodhuar nga Abbott Molecular Inc., mundëson zbulimin e virusit mpox.

Godet sërish Adrola Dushi (Foto)

0

Modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi ka publikuar një foto sesion të ri në rrjetin social Instagram.

Në këto foto nuk mund të mos mungonte vënia në pah i linjave trupore.

Ajo vazhdon të duket në super formë, derisa mori shumë pëlqime e komente pozitive.

Rikthehet mangani, sërish probleme me ujin e pijshëm në Prishtinë

0

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka rekomanduar që uji i Liqenit të Badocit të mos përdoret për pije. Rekomandimi vjen pas kryerjes së analizave, përmes të cilave është konstatuar se janë rritur konsiderueshëm vlerat e manganit.

Festat e reperit, komediani amerikan zbulon se çka ndodhte aty

0

Komediani Jeff Wittek ka zbuluar së fundmi se ai kishte marrë pjesë në një nga festat e supozuara të organizuara nga reperi amerikan Diddy, e quajtur “Freak Off” – të cilat janë bërë pjesë e një rasti federal të hetimit për trafikim seksual.

Komediani tha se ishte 20 vjeç kur mori pjesë në këtë festë dhe se kishte parë njerëz që bënin seks në një rezidencë në Miami.

Sipas Wittek, ai mori pjesë në “festën e seksit të të brendshmeve” rreth vitit 2010 pasi kishte marrë një ftesë përmes një të njohuri, i cili kishte filmuar një video muzikore me reperin amerikan.

“Këto festat e Diddy-t janë të çmendura. Janë festat më të mira. Njerëzit donin të shkonin në to”.

Ngjarjet e supozuara të festës së reperit dhe të emëruara si “Freak Off”, janë në qendër të një hetimi federal ndaj tij.

Ai u arrestua në Nju Jork më 16 shtator me akuzën e mashtrimit, trafikut seksual dhe transportit për t’u përfshirë në prostitucion.

Ishte rrëmbyer në moshën 11-vjeçare dhe u lirua në moshën 21-vjeçare. Plot dhjetë vjet në izolim!

0

Lirohet 10 vjet pasi u rrëmbye nga ISIS-i

Një grua jezide është arritur të lirohet pas 10 vjet rrëmbimi nga Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit, degë e ISIS-it.