spot_img
E shtunë, 4 Prill, 2026
06:53
Home Blog Page 2106

Edhe një goditje e madhe në Leposaviq: Policia e Kosovës zbardh skemën e dyshuar të shpëlarjes së parave!

0

Në një aksion tjetër sot, Policia e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar miliona dinarë serbë, mijëra dollarë amerikanë, euro dhe franga zvicerane në dy institucione financiare serbe në qytetin e Leposaviqit, një zonë e ndjeshme me shumicë serbe në veri të Kosovës. Ky operacion u zhvillua pas dyshimeve të forta për shpëlarje të parave dhe keqpërdorim të autorizimeve ekonomike nga këto institucione.

Me konfiskimin e më shumë se 49,300 eurove në dinarë serbë, 57,600 dollarëve amerikanë dhe dokumenteve kyçe që zbulojnë veprimtari të dyshimta, operacioni vjen si pjesë e një goditjeje të qëndrueshme ndaj strukturave të paligjshme financiare në veri të vendit.

Ky zhvillim tronditës është vazhdim i aksioneve të mëparshme të qeverisë së Kosovës për vendosjen e “rendit dhe ligjshmërisë” në komunat me shumicë serbe, ku autoritetet kishin mbyllur gjashtë objekte të lidhura me Bankën Kursimore të Postës dhe Bankën Popullore të Serbisë. Kjo betejë financiare po zhvillohet në sfondin e një rregulloreje të re të Bankës Qendrore të Kosovës, që ndalon përdorimin e dinarit serb për transaksione financiare brenda Kosovës, duke forcuar përdorimin ekskluziv të euros si monedhë ligjore.

Këto veprime kanë ngjallur reagime të ashpra nga Serbia, e cila vazhdon të ofrojë ndihma të mëdha financiare për komunitetin serb në Kosovë, duke paguar rrogat, pensionet dhe ndihmat shtesë në dinarë serbë. Situata mbetet e tensionuar, ndërsa komuniteti ndërkombëtar i ka bërë thirrje Kosovës të shtyjë zbatimin e rregullores për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve.

Pjesëtar i Policisë së Kosovës, nga njesitë e ndërhyrjes para një autoblinde të Policisë së Kosovës.

Ky aksion tregon vendosmërinë e institucioneve kosovare për të vendosur kontroll mbi ekonominë e veriut, por gjithashtu ngre pyetje të thella për të ardhmen e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe për ndikimin që mund të ketë kjo situatë mbi komunitetin serb që jeton në Kosovë.

by: Storm-rks + mediat tjera

pj.1 – Jeta pas perdes së hekurt: Nostalgjia Sovjetike në Rusi dhe rrënjët e saj

0

Nostalgjia për epokën sovjetike në Rusi dhe ndikimi i saj në politikat e sotme. Ende edhe sot e kësaj ditë, shumë qytetarë ndiejnë një lidhje të fortë me të kaluarën, ndërsa liderë (autokrat) si Vladimir Putin synojnë të rizgjojnë një frymë të ngjashme me parullat për një Rusi të fuqishme.

1. Back in the USSR, apo Kthehu në Bashkimin Sovijetik (“Back in the USSR” është një këngë e grupit The Beatles, e publikuar në vitin 1968): Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike ekzistoi nga viti 1922 deri më 1991. Për mirë apo për keq, Bashkimi Sovjetik vazhdon të jetë një burim fascinimi për shumë njerëz.
2. “Një hije e madhe e kuqe” – Kanë kaluar mbi 30 vite që nga rënia e Perdes së Hekurt. Megjithatë, Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike ende hedh një hije të madhe të kuqe, nga e cila është e vështirë të shkëputesh edhe sot.
3. Shikimi mbrapa – Me rritjen e tensioneve mes Rusisë dhe vendeve perëndimore, është e vështirë të mos kujtojmë kohën kur Bashkimi Sovjetik sundonte prapa Perdes së Hekurt dhe një Luftë e Tretë Botërore me Shtetet e Bashkuara dukej e pashmangshme.
4. (From tsar to red star) Nga cari te ylli i kuq – Gjatë afro 70 viteve të ekzistencës së tij, Bashkimi Sovjetik mori një shtet të prapambetur, pothuajse feudal, të sunduar nga një car autokrat dhe e shndërroi në një superfuqi moderne globale, e rivalizuar vetëm nga Shtetet e Bashkuara.
5. Revolucioni i Tetorit
Bashkimi Sovjetik u formua në një kohë turbullire politike. Czar Nikolla II, sundimtari absolut i Perandorisë Ruse, u rrëzua dhe qeveria përkohshme që zëvendësoi monarkinë ishte e pafuqishme përballë një revoltë bolshevike të udhëhequr nga Vladimir Lenini.
6. Marshojmë përpara ende
Edhe pse Bashkimi Sovjetik nuk ekziston më, ceremonia dhe imazhet e “Armates së Kuqe” vazhdojnë të ekzistojnë në paradat dhe ngjarjet ushtarake ruse, veçanërisht gjatë përkujtimit të Luftës së Dytë Botërore.
7. Xhaxhi Joe
Pafuqia politike shënoi vitet e para të Bashkimit Sovjetik, ndërsa liderët e partisë u përpoqën të përcaktonin se si duhej të ishte shteti i parë socialist në botë. Kur gjërat u qetësuan, Joseph Stalini u bë pasardhësi i Leninit dhe udhëhoqi Bashkimin Sovjetik për dekadat në vijim.
8. Një ikonë sovjetike
Stalini është ndoshta lideri më ikonik i Bashkimit Sovjetik dhe një nga figurat më të rëndësishme në politikën botërore të shekullit të 20-të.
9. 51% e popullit rus ende e duan Stalinin
Ndikimi i Stalinit ndihet ende sot. BBC raportoi në vitin 2019 se një anketë ruse tregoi se 51% e popullit rus ende e admironte Stalinin.
10. Plani i famshëm pesëvjeçar
Nga njëra anë, planet e tij pesëvjeçare përshpejtuan industrializimin e gjerë. Lëvizja Stakhanovite bëri heronj nga punëtorët efikasë, të vetëflijuar, që dhanë gjithçka për të arritur dhe tejkaluar kuotat e prodhimit.
11. Churchill, Roosevelt dhe Stalin
Xhaxhi Joe, siç e quajtën mediat anglishtfolëse, gjithashtu udhëhoqi vendin gjatë Luftës së Dytë Botërore.
12. Fronti Lindor
Bashkimi Sovjetik kishte numrin më të lartë të viktimave gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe mbi 24 milion ushtarë dhe civilë humbën jetën duke mbrojtur Frontin Lindor nga Aksi.
13. Stalingradi
Beteja e Stalingradit (në ditët e sotme Volgograd) konsiderohet si një nga konfliktet më të përgjakshme në luftërat moderne, me një vlerësim prej deri në 2,500,000 viktima. Këtu mund të shihni “Monumentin që thërret Atdheun,” në Volgograd, të dedikuar për ata që ranë gjatë rrethimit.
14. Lufta e Madhe Patriotike
Armata e Kuqe ishte thelbësor për disfatën e Gjermanisë Naziste në atë që njihet në Rusi si Lufta e Madhe Patriotike.
PS. Në foto: Ushtarët sovjetikë valëviten flamurin e BS mbi rrënojat e Reichstagut.
15. Metroja e Moskës
Një tjetër simbol i viteve të Stalinit është Metroja e Moskës. E ndërtuar në vitet 1930, kjo ishte konsideruar si “pallate nën tokë për popullin” në krahasim me metrotë e “errëta dhe të mbushura në vendet kapitaliste”.
16. Metroja është akoma në përdorim edhe sot
Në fakt, Metroja e Moskës është akoma në përdorim sot, duke mbajtur shumicën e mrekullive të saj artistike dhe arkitektonike, pavarësisht rënies së komunizmit.
17. Metro-2
Disa madje pretendojnë se nën Moskë ekziston një bunker sekret nën tokë, i lidhur me një linjë metroje, që është ndërtuar për t’u përdorur në rast të një lufte nukleare gjatë epokës së Stalinit.
18. Puna e skllevërve
Megjithatë, kolektivizmi i centralizuar i Stalinit e vendosi atë në kundërshtim me shumë grupe sociale dhe etnike. Këtu mund të shihni fshatarë të dëbuar dhe të burgosur politikë të detyruar të punojnë për të ndërtuar Kanalin e Bardh të Stalinit në Detin Baltik në 1932.
19. Holodomor
Sipas National Geographic, Uria Sovjetike e viteve 1932-1933 kërkoi shtatë milion jetë, kryesisht në Ukrainë.
P.S. Pamjet: Memoriali i Holodomorit (Uria e Madhe) në Kyiv.
20. Këtu po e shikoni…
Shtypja politike gjithashtu u bë një mjet i fortë i qeverisë. Pastrimet, gjyqet e inskenuara dhe censura ishin pjesë e jetës së përditshme nën Stalinin dhe si te tilla ekzistonin, në një mënyrë apo në një tjetër, gjatë shumicës së historisë sovjetike.
21. …Tani nuk e shikoni
Miliona njerëz u ekzekutuan nën akuzat e paqëndrueshme. Shumë të tjerë u dërguan të punonin në kampet e punës me forcë të quajtur gulagë, të vendosura në rajone të largëta dhe të papërshtatshme si Siberia. Qeveria sovjetike madje redaktoi figurat që kishin rënë në turp nga fotografitë dhe filmat zyrtarë.
22. “Shkëputja” e Khrushçovit
Stalini vdiq në vitin 1952. Pasardhësi i tij Nikita Khrushçov e denoncoi sundimin e tij dhe filloi një proces për të çmontuar kultin e personalitetit rreth liderit sovjetik. Kjo filloi një epokë që njihet në historinë sovjetike si “Shkëputja.”
23. Ekonomia e planifikuar nga qendra
Megjithatë, nuk ishte gjithçka bukur. Ekonomia sovjetike u përball me të gjitha llojet e problemeve të lidhura me ekonominë e saj të planifikuar dhe të centralizuar. Këtu mund të shihni njerëz në Moskë duke pritur në radhë për të blerë mallra perëndimore në dyqanin GUM në vitin 1960.
Vazhdon...

by: Storm-rks + The Daily Digest

pj.2 – Jeta pas perdes së hekurt: Nostalgjia Sovjetike në Rusi dhe rrënjët e saj

pj.2 – Jeta pas perdes së hekurt: Nostalgjia Sovjetike në Rusi dhe rrënjët e saj

0

Jeta pas perdes së hekurt – me emrin BRSS

Pavarësisht imazhit që kemi për Bashkimin Sovjetik si një shtet totalitar dhe të zymtë, njerëzit gjetën mënyra për të pasur jetën të lumtur dhe të përmbushur edhe në ato rrethana.

24. Shija e diellit a ishte e njëjta si në ditët e sotme? – Në foto: Njerëz duke pushuar në Detin e Zi në fillim të viteve ’70.

por nuk zgjatë shumë lumturia dhe hedhemi në ethet e “krizes se raketave të Kubës”

25. Lufta e Ftohtë dhe nxehtësia në Karaibe
Tensionet midis Lindjes dhe Perëndimit arritën një pikë kritike në vitin 1962, gjatë Krizës së Raketave Kubane. Fatmirësisht për njerëzimin, asnjëra palë nuk ndërmori hapin e parë drejt një lufte që mund të kishte përfunduar në një Armagedon bërthamor.
26. Avantazhet
Jeta e përditshme në Bashkimin Sovjetik kishte disa përparësi sa i përket kujdesit shëndetësor, arsimit dhe shërbimeve sociale. Në këtë foto nga vitet ’80, vajza të vogla shihen duke fjetur në një çerdhe në Stavropol, ndërsa prindërit e tyre janë në punë.
27. Shtylla kurrizore e BRSS
Partia Komuniste e Bashkimit Sovjetik (PKBS) ishte shtylla kryesore e BRSS. Në mesin e viteve ’80, PKBS përfaqësonte teorikisht më pak se 10% të popullsisë.
PS. Në foto shfaqet Kongresi i 27-të i PKBS, i mbajtur në Pallatin e Kongreseve në Kremlin, në vitin 1986.
28. “Nuk ka më mirë se Partia Komuniste”
Zyrtarët qeveritarë, oficerët ushtarakë, anëtarët e shtypit dhe akademikët mund të arrinin përparim në fushat e tyre përkatëse vetëm nëse ishin anëtarë të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik (PKBS).
29. Vitet e Dinamos
Sporti kishte një rol të rëndësishëm në jetën sovjetike. Që nga viti 1952, Bashkimi Sovjetik pati një prezencë të fortë në Lojërat Olimpike, duke fituar mbi 1,200 medalje, prej të cilave 473 ishin të arta.
30. Moska 1980
Moska ishte nikoqire e Lojërave Olimpike Verore të vitit 1980, të cilat u bojkotuan nga Shtetet e Bashkuara dhe disa aleatë të saj si shenjë proteste ndaj pushtimit sovjetik të Afganistanit.
31. Los Anxhelos 1984
Në kundërpërgjigje ndaj bojkotit të Olimpiadës së Moskës në vitin 1980, Bashkimi Sovjetik dhe vendet e tjera komuniste bojkotuan Lojërat Olimpike Verore të mbajtura në Los Anxhelos më 1984.
32. Mrekullia në Akull
Konkurrenca midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik u pasqyrua gjithashtu në sport, siç është e njohur Mrekullia në Akull e vitit 1980.
33. Një Luftë e Ftohtë më e Drejtë
Mrekullia në Akull ndodhi gjatë Lojrave Olimpike Dimërore të vitit 1980 në Lake Placid, në një ndeshje mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik. Ekipa e BRSS, fituesja e arit në katër Lojrat Olimpike të mëparshme, humbi 4-3 ndaj rivalëve të saj amerikanë.
34. Garë në Hapësirë
Shkenca ishte një tjetër fushë beteje për të dy superfuqit gjatë Luftës së Ftohtë. Bashkimi Sovjetik dërgoi njeriun e parë në hapësirë, Yuri Gagarin, më 12 prill 1961.
35. Zbritja në Hënë
Megjithatë, Shtetet e Bashkuara e kaluan Bashkimin Sovjetik më 21 korrik 1969, kur arritën të zbresin Neil Armstrongun dhe pjesën tjetër të ekuipazhit të Apollo 11 në Hënë dhe të kthehen në Tokë në siguri.
36. Tërheqja nga Kabuli
Në vitet 1980, BRSS po përballej me një krizë. Tërheqja e trupave sovjetikë nga Afganistani, pas 10 vjetësh okupimi ushtarak, la një përshtypje të madhe për atë që kishte për t’u konsideruar një nga ushtritë më të fuqishme në botë.
37. “Nga gjyshi te gjyshi”
Një faktor që nuk ndihmonte situatën ishte elita politike e plakur, pa shumë mundësi reforme ose opinione të ndryshme. Një shaka e zakonshme ruse në atë kohë ishte se drejtimi i Bashkimit Sovjetik kalonte “nga gjyshi te gjyshi”.
38. Era Neoliberale
Elita e plakur sovjetike kishte vështirësi në përshtatjen ndaj një ndryshimi në dinamikat globale. Ronald Reagan dhe Margaret Thatcher shpallën një epokë të re të liderëve të fokusuar te mediat dhe politikave neoliberale.
39. Perandoria e Keqe
Presidenti amerikan Ronald Reagan ishte më konfrontues se paraardhësit e tij. Ai e quante me pasion Bashkimin Sovjetik “Perandoria e Keqe.”
40. Glasnost dhe Perestroika
Mikhail Gorbachev, i cili u bë lider i Bashkimit Sovjetik në vitin 1985, kishte për qëllim të sillte reforma të nevojshme si Glasnost (hapja) dhe Perestroika (rekonstruksioni).
41. Një McDonald’s në Sheshin e Kuq
Imazhet e hapjes së një McDonald’s në Sheshin e Kuq të Moskës dukeshin si shenja e fundit për Perden e Hekurt.
42. Revolucioni
Reformat shkaktuan një efekt domino që tronditi Bllokun Lindor. Imazhet e protestuesve që shembin Murin e Berlinit mbeten simbole të fuqishme të atij momenti historik.
43. Shkëputja
Përplasje mes Gorbachevit dhe hardlinerëve të Partisë Komuniste çuan në shpërbërjen përfundimtare të BRSS deri në fund të vitit 1991. Bashkimi Sovjetik nuk ekzistonte më.
44. Nuk është fundi...
Shkëputja e BRSS solli shumë pengesa dhe probleme për njerëzit në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik, pavarësisht premtimeve për liri të reja.
45. Emër i ri, të njëjtat fytyra
Vitët ’90 u shënjuan nga inflacioni, probleme ekonomike dhe ngritja e oligarkëve rusë, shumë prej të cilëve vinin nga elita e vjetër komuniste. Ky rrotullim 360 gradë mund të vërehej gjithashtu në botën e politikës.
46. Nga Agjent i KGB-së në President të Rusisë
Vladimir Vladimirovich Putin ishte një ish-agjent i KGB-së, agjencia kryesore e sigurisë së BRSS, i cili u ngjit shpejt në radhët e Federatës Ruse, deri sa u bë president në vitin 2000.
47. Nuk është krejt i vdekur?
Një sondazh i vitit 2017 i cituar nga Newsweek zbulon se 66% e rusëve besojnë se shpërbërja e BRSS ishte një gabim. Bashkimi Sovjetik mund të mos ekzistojë më, por nostalgjia vazhdon të jetojë…

Vuçiqi për Kosovën: “Territor i Serbisë por i okupuar nga ndërkombëtarët”?!

0

Pëshkallëzohet edhe mëtej retorika e Vuçiqit

Do ta quaj Kosovën si territor të okupuar nga NATO dhe Bashkësia Ndërkombëtare

Sipas parimeve të së drejtës ndërkombëtare, një territor i okupuar përfshin një zonë të pushtuar ushtarakisht nga një shtet tjetër, pa pëlqimin e popullit ose qeverisë legjitime të atij territori. NATO, përmes ndërhyrjes së saj, jo vetëm që ndali gjenocidin në Kosovë, por edhe hapi rrugën për shpalljen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, një akt që është njohur nga mbi 100 vende të botës. Vuçiq, megjithatë, po përpiqet ta rikthej historinë, duke pretenduar se prania ndërkombëtare në Kosovë është një formë okupimi dhe se Kosova i përket ende Serbisë.

Në një zhvillim të paprecedent dhe tejet shqetësues, nga presidenti Serbisë, Aleksandër Vuçiq i cili ka paralajmëruar “masa ndaj Kosovës”, pas aksionëve të saj të fundit në veri të Mitrovicës. Njëra nga këto masa mund të jetë edhe që ta shpallë Republikën e Kosovës si një territor të Serbisë që është “okupuar” nga NATO dhe Bashkësia Ndërkombëtare. Ky deklarim është tronditës dhe vjen në një moment kritik të dialogut Kosovë-Serbi, duke ngritur frikën për vazhdimin e mundësisë së një përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve midis dy vendeve dhe një pengesë e madhe në përpjekjet e BE-së dhe SHBA-ve për normalizim të marrëdhënieve dhe arritjen e marrëveshjes finale.

Një deklarim i tillë nga Vuçiqi është shqetësuese, edhe për faktin se po synohet vënja në pikëpyetje e të drejtës ndërkombëtare dhe parimeve mbi të cilat u vendos ndërhyrja e NATO-s në vitin 1999, për të ndalur shypjen, dhe deportimin e një populli të tërë nga territori i tij. Jemi deshmitarë të gjithë, se ishte pikërisht ajo ndërhyrje që i dha fund dhunës sistematike, vrasjeve, gjenocidit dhe spastrimit etnik ndaj shqiptarëve të Kosovës, duke e çliruar Kosovën nga forcat dhe administrata serbe dhe duke vendosur një prani ndërkombëtare për të mbikëqyrur procesin e paqes dhe ndërtimin e një shteti të ri të pavarur.

Kjo retorikë provokuese jo vetëm që minon përpjekjet për paqe dhe stabilitet në rajon, por rrezikon të rindezë tensionet etnike dhe konflikte të reja, gjë që është paralajmëruar vazhdimisht edhe nga ekspertët në Kosovë. Bashkësia Ndërkombëtare, NATO dhe institucionet e Kosovës duhet ta kundërshtojnë fuqishëm këtë vazhdimësi të përpjekjeve nga ana e Serbisë për destabilizim të rajonit. Kosova, si një shtet i pavarur dhe sovran, nuk mund të trajtohet si një “territor i okupuar”, pasi populli i saj ka zgjedhur lirinë dhe pavarësinë përmes sakrificave të mëdha dhe me mbështetjen e komunitetit dhe në të drejtën ndërkombëtar legale dhe historike.

Por gjithsesi, përshkallëzimi i kësaj retorike nga Vuçiq nuk duhet të nënvlerësohet. Ky është një sinjal dhe alarm i radhës i  përpjekjeve të vazhdueshme të Serbisë për të delegjitimuar shtetin e Kosovës dhe për të shtrembëruar faktet historike. Dialogu duhet të bazohet në njohjen reciproke dhe respektin për të drejtën e vetëvendosjes së popullit të Kosovës, jo në përpjekje për rikthim të pushtimeve të së kaluarës.

By: Storm-rks + burimet e informacionit

Gjini në Pressing: Kurti e kishte quajtur ‘NAIV’ Sekretarin Amerikan – Edhe Kina s’guxon të flas ashtu!

0

Deklaratat e kryeministrit Albin Kurti për sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken, edhe në kohën kur kishte ndodhur, kishte shkaktuar zemërim në skenën politike të Kosovës. Por Kryetari i Gjakovës dhe nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, e ka risjellë në kujtesën e opinionit, duke e akuzuar Kurtin se me të tilla deklarata po rrezikon marrëdhëniet me aleatin më të madh të vendit – SHBA-në.

“Po i thua Amerikës publikisht që ky është vendim sovran i yni! Po si mundet një shtet t’i thotë Amerikës të mos përzihet në punët tona?”, tha Gjini, i irrituar me qëndrimin e Kurtit. Ai vazhdoi të kritikonte kryeministrin, duke thënë se kjo qasje është “deluzive dhe e mbrapshtë”, dhe se këto vendime të vogla janë “shkatërruese” për Kosovën.

Gjini nuk ndalet vetëm me kaq: “Kur një kryeministër e quan sekretarin amerikan naiv, kjo është e papranueshme. Madje as Kina dhe Rusia nuk guxojnë ta quajnë sekretarin amerikan të shtetit ‘naiv’.”

Në një tjetër kritikë të ashpër, Gjini u shpreh se Kurti po dëmton rëndë besimin e SHBA-ve ndaj Kosovës, ndërsa ai vetë kërkon nga Amerika që të lobojë për njohjen e vendit. “Kjo sjellje është e rrezikshme dhe dëmton imazhin tonë në arenën ndërkombëtare,”. Këto deklarata dhe qëndrime, kryetari i Gjakovës i shprehu në T7.

by: storm-rks + T7

Kush (s)po lobon për Kosovën?!

0

Sipas një tradite të njohur, në Shtëpinë e Bardhë dhe në institucione të tjera të SHBA-ve, ekziston mundësia dhe nevoja për lobim nga shtetet e ndryshme, me qëllim që të shtyhen përpara temat e rëndësishme për ta. Këto lobime janë shpesh të domosdoshme për të siguruar mbështetjen dhe vendimmarrjen nga institucionet amerikane në favor të kërkesave të vendeve të interesuara.

Edhe Kosova ka pasur në të kaluarën grupin e saj lobues në skenën politike të SHBA-ve. Megjithatë, kohëve të fundit, lobimi për Kosovën në SHBA është financuar ekskluzivisht nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës. Si rezultat, duket se prezenca jonë në këto institucione kyçe ka rënë ndjeshëm, duke arritur në pikën që tani është pothuajse zero. Kjo situatë është veçanërisht shqetësuese duke marrë parasysh rëndësinë e Shteteve të Bashkuara, jo vetëm si aleati më i fuqishëm, por edhe si miku më i madh i Kosovës në botë.

Si rezultat i mungesës së lobimit të vërtetë dhe serioz të Kosovës, në SHBA-të politike dhe institucionale, është rritur prezenca e lobit serb, gjë për të cilën na e deshmon edhe letra e fundit e senatores Republikane, Claudia Tenney e cila i ka shkruar letër Sekretari të SHBA-ve, Antony Blinken, ku ndër të tjera është shprehur: “Edhe një herë, veprimet e (kryeministrit) Kurtit po rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Pavarësisht kritikave të ashpra nga Departamenti i Shtetit, veprimet e Kurtit nuk kanë ndryshuar. I dërgova një letër Sekretarit Blinken duke kërkuar të di se çfarë veprimesh do të ndërmarrë SHBA për të siguruar që të drejtat e serbëve etnikë në Kosovë të mbrohen dhe Kurti të mbahet përgjegjës. Pra Kosova sipas kësaj letre ka ardhur në situtaten që të “mbahet përgjegjëse” për veprimet e veta sovrane (por të pa lobuara e të shpjeguara) në organet vendimmarrëse të SHBA-ve.

Mediat kanë tentuar të kontaktojnë përfaqësuesit Rakipi dhe Mustafaj në lidhje me aktivitetet e tyre të lobimit në SHBA, por deri në momentin e publikimit të këtij artikulli, nuk kanë marrë ndonjë përgjigje prej tyre.

Ata gjithashtu nuk janë përgjigjur as në të kaluarën, kur ka patur ngjashëm raportime për shpenzimet e tyre të larta, sidomos nëpër dreka dhe darka të shtrenjëta në restorante dhe hotele në Kosovë, si dhe për kontraktimin e tyre nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, pavarësisht mungesës së përvojës nga të njëjtit në fushën e lobimit.

by:Storm-rks + mediat e tjera dhe profilet e të cekurve në lajm!

—————————————-

Ky lajm për storm-rks.com pasqyron shqetësimin për mungesën e përfaqësimit të Kosovës në SHBA, një aspekt kyç për diplomacinë e vendit.

Kryeministri Kurti, nga premtimi si ndryshues a po del të jetë mashtrues?

Kurti, nga ndryshues në mashtrues: A është dashuria e Kryeministrit për Kosovën e sinqertë apo vetëm për të ardhur dhe mbajtur pushtetin?

Në një kthesë dramatike të ngjarjeve, Albin Kurti është cilësuar si një “mashtrues” nga kritikët, duke e akuzuar për dyfytyrësi politike dhe mungesë të respektit të vazhdueshëm ndaj simboleve dhe vlerave të shtetit të Kosovës, përfshirë edhe ato të UÇK-së.

Pyetja që shtrohet shpesh është: A është ky i njëjti Albin Kurti që dikur grupe nga partia e tij digjnin simbolet dhe demolonin institucionet e shtetit tonë?

Kritikët thonë se Kurti ka shkelur mbi sakrificën e atyre që luftuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, duke mos e njohur kurrë shtetin si të tillë deri në momentet kur kjo i solli përfitime politike dhe elektorale. Sipas tyre, gjithmonë, për të fituar mbështetje elektorale, kur kjo u pa si e nevojshme, ai filloi të shfaqej si njeri që e respekton dhe e do Kosovën dhe simbolet e saj. Por a kanë qenë këto veprime thjesht për të përfituar në kohën e zgjedhjeve? Koha e ardhshme, sado e gjatë që mund të jetë, do ta tregojë, kur ai të mos mund të përfitojë më, edhe po t’i bëjë tatuazhe në ballë.

Për çdo njeri që e do Kosovën, UÇK-në dhe simbolet e shtetit, të gjitha duhet të pranohen në çdo sekond, minut, orë, ditë, javë, muaj dhe vit të jetës, jo vetëm kur vijnë zgjedhjet ose kur duhen për interesa të ngushta personale apo partiake. Kurti, që dikur na prezantohej si ndryshues i madh, tani po del si asgjë më shumë se një mashtrues i madh, i cili ka gënjyer dhe ka manipuluar vazhdimisht qytetarët e Kosovës, por edhe aleatët e saj, vetëm për të ardhur në pushtet.

Prandaj, është një thirrje për të gjithë qytetarët që të hapin sytë dhe të dëgjojnë të vërtetën e tyre dhe të vendit të tyre, përballë çdo politikani që pretendon të jetë në krye të shtetit, qofshin ata të ngjashëm me kryeministrin e sotëm të Kosovës apo jo.

————————-
Editorial i Storm në përvjetorin e 5-të të njohjes së simboleve shtetërore nga kryeministri Kurti

Lulzim Basha: Teatri Rama-Berisha po shkatërron demokracinë dhe mbron korrupsionin

0

Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar ashpër ndaj situatës aktuale politike, duke akuzuar Edi Ramën dhe Sali Berishën për bashkëpunim të fshehtë që shkatërron themelet e demokracisë në Shqipëri. Sipas Bashës, përplasjet e dukshme mes Ramës dhe Berishës janë një teatër i mirëorganizuar për të mashtruar publikun, ndërsa në prapaskenë po kryhen marrëveshje për të mbrojtur korrupsionin dhe interesat e përbashkëta.

“Teatri i kooperativës Rama-Berisha vazhdon, me gjasme luftë parlamentare. Por poshtë ballkonit nuk janë vetëm ata që kanë humbur rrugën e arsyes për një copë karrike. Poshtë ballkonit është edhe Edi Rama, sepse aty e firmosi Amnistinë me Berishën për të liruar të korruptuarit e tij,” deklaroi Basha. Ai vazhdoi të theksojë se Rama ka bashkëpunuar me Berishën për të ndryshuar Kodin Zgjedhor dhe për të mbushur Parlamentin me individë që pengojnë veprimtarinë e SPAK.

Sipas Bashës, “koha po vjen që në ballkon të shkojë edhe Edi Rama”, duke e akuzuar për korrupsion dhe për minimin e demokracisë. Ai e mbylli reagimin duke theksuar se Rama dhe Berisha “bëjnë sikur zihen, por në të vërtetë janë të lidhur ngushtë,” pasi ky bashkëpunim i fshehtë është i domosdoshëm për mbajtjen e tyre në pushtet.

by: storm-rks + profili zyrtar, Lulzim Basha

Presidentja Osmani nderon viktimat dhe luftëtarët polak, por anashkalonte përkujtimet për Epopetë e UÇK-së

0

Presidentja Osmani Nderon Viktimat Polake, Por Anashkalon Përkujtimet për Epopetë e UÇK-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në vizitën e saj zyrtare në Poloni, ka nderuar viktimat e popullit polak në Monumentin e Kryengritjes në Varshavë. Gjatë homazheve, Osmani theksoi rëndësinë e rezistencës dhe sakrificës së popullit polak, duke e lidhur me frymën e njëjtë të lirisë që ndanë të dy popujt.

“Dje, te Monumenti i Kryengritjes në Varshavë, nderuam guximin e popullit polak për një ndër pjesët më të rëndësishme të historisë së tyre. Fryma e rezistencës, e sakrificës dhe e shpresës, e cila udhëhoqi ata që u ngritën për lirinë e tyre, është e njëjta frymë që na bashkon edhe sot,” ka deklaruar Osmani.

Megjithatë, në vazhdimësi të mandatit të saj kritikat nuk kanë munguar, pasi Presidentja Osmani nuk ishte e pranishme në përkujtimet për epopetë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilat janë realizuar gjithandej Kosovës. Pyetjet mbi mungesën e saj në këto ngjarje të rëndësishme për historinë e Kosovës kanë ngritur shqetësime në opinionin publik.

Ndonëse Osmani nderoi viktimat në Poloni, prania e saj në ceremonitë e përkujtimit të heronjve të UÇK-së ka qenë një temë që ka nxitur debat në vend vazhdimisht.

Storm-rks + profili zyrtarë i presidentes

Ish presidenti amerikan, Bill Klinton ka disa fjalë pas debatit presidencial

0

Kamala Harris është shpresa për bashkimin dhe përparimin e Amerikës edhe pasë 55 ditëve të ardhshme, është thelbi i një ragimi të bërë nga ish-presidenti amerikan, Bill Klinton. Ai e ka vënë theksin të uniteti të gjerat e reja të ndërtuara nga fillimi por edhe ato që do të rikrijimi dhe këto mund të bëhen sipas tij me një brez të ri të politikbërësve dhe vendimmarrësve.

postimini plotë:

Ne nuk duhet të dëshpërohemi për ndarjet në Amerikë, sepse kalojmë nga lumturia te zhgënjimi, nga ndërtimi dhe prishja, te rindërtimi dhe krijimi. Bëjmë më të mirën që mundemi. Derisa vjen një brez i ri, i cili e vazhdon aty ku e kemi lënë. Mbrëmë, gjatë debatit, u bë e qartë që na është dhënë kjo mundësi: të zgjedhim Kamala Harris — një grua e jashtëzakonshme, e aftë për këtë detyrë, e cila do të na bashkojë dhe do të na çojë përpara. Na kanë mbetur 55 ditë. Le të vazhdojmë përpara!