spot_img
E shtunë, 20 Dhjetor, 2025
01:58
Home Blog Page 213

Grenell reagon pas organizimit të protestës në Tiranë

0

Emisari i presidentit amerikan për misione të veçanta në botë, Richard Grenell ka reaguar pas përfundimit të protestës së madhe në mbështetje të ish-krerëve ë UÇK-së që u organizua në Tiranë.

“Haga është Jashtë kontrollit. Kjo është ajo që ka bërë Jack Smith”, ka shkruar Grenell në rrjetin X, duke iu referuar ish-prokurorit Special që kishte ngritur padinë ndaj Thaçit.

Shqipëria mes 10 vendeve me më së shumti huazime turke

0

Ndikimi i Perandorisë Osmane është i dukshëm në fjalorin e përditshëm të gjuhës shqipe.

Sipas Institutit të Gjuhës Turke, rreth 3,000 fjalë me origjinë turke janë pjesë e gjuhës shqipe, duke e renditur Shqipërinë mes vendeve me ndikim të theksuar gjuhësor nga turqishtja.

Këto fjalë nuk janë thjesht huazime, por dëshmi të një periudhe të gjatë historike ku kultura, administrata dhe jeta e përditshme shqiptare u ndërthurën me elementë osmanë.

Termat që lidhen me kuzhinën, veshjen, ndërtimin, administratën dhe jetën urbane shpesh kanë rrënjë turke, duke krijuar një shtresë të veçantë në strukturën e gjuhës shqipe.

Sakaq, sipas institutit turk, Serbia, Armenia dhe Bullgaria kryesojnë listën me numrin më të madh të fjalëve të huazuara turke.

Fillon numërimi i votave të diasporës

0

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar procesin e numërimit të votave që i takojnë votimit jashtë Kosovës për Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale.

Këto fletëvotime i takojnë procesit të votimit jashtë Kosovës, i realizuar përmes postës nga 17 shtatori deri më 11 tetor 2025, të cilat janë tërhequr më 13 dhe 14 tetor nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete të ndryshme si dhe nga kutia postare e KQZ-së në Kosovë.

Numri i pakove të supozuara me fletëvotime që janë aprovuar nga KQZ, është mbi 29,600.

“Nga këto 23 kuti postare, janë tërhequr 33,841 pako të supozuara me fletëvotime, të cilat i janë nënshtruar procesit të vlerësimit. Vlerësimi ka për qëllim të vërtetojë se pako është dërguar nga votuesi i regjistruar për të votuar nga jashtë Kosovës. Nga të dhënat që kemi nga shërbimi votues, numri i pakove të supozuara me fletëvotime që janë aprovuar është 29,636, ndërkaq janë refuzuar 3,977. Arsyeja më e shprehur se përse janë refuzuar këto pako, në 3,660 raste mungon dëftesa e regjistrimit, një dokument, me të dhëna unike, që votuesi i regjistruar e pranon nga KQZ-ja”, tha Elezi.

Ai ka treguar edhe progresin në Qendrat Komunale të Numërimit në komuna të ndryshme të Kosovës.

Sipas KQZ-së, deri të premten në orën 16:00 aktivitetet në QKN janë përmbyllur në 30 komuna: Hani i Elezit (e hënë), Junik, Mamushë, Zveçan, Raillug, Partesh (e martë), Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Deçan, Shtime, Klinë, Shtërpcë, Obiliq, Istog, Skenderaj (e mërkurë), Viti, Rahovec, Suharekë, Dragash, Kaçanik, Lipjan, Fushë Kosovë, Ferizaj, Kamenicë, Drenas, Vushtrri (e enjte), Gjakovë, Graçanicë, Mitrovicë e Jugut dhe Podujevë (e premte).

“Sipas informacioneve nga Qendrat Komunale të Numërimit, deri në orën 16:00 të ditës së sotme, e premte, janë verifikuar rezultatet për 2,303 vendvotime nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe rezultatet për subjektet politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale nga 2,308 vendvotime. Nga po kaq vendvotime, 2,308, janë numëruar votat e kandidatëve nga zgjedhjet për Kuvendet Komunale. Pra, deri më tani, nga 5,142 kuti votimi që i takojnë dy llojeve të zgjedhjeve, janë procesuar 4,611”, tha Elezi.

Partia serbe që lufton pavarësinë e Kosovës anëtarësohet bashkë me LVV-në në Partinë e Socialistëve Evropianë

0

Partia e Lirisë dhe Drejtësisë nga Serbia dhe Lëvizja Vetëvendosje nga Kosova janë bërë sot anëtare të asociuara të Partisë së Socialistëve Evropianë (PES), pasi më parë kishin pasur statusin e vëzhguesit.

Vendimi u mor në Kongresin e PES, i cili po mbahet këtë javë në Amsterdam, shkruan Storm.

Në fjalën e tij, Dragan Djilas kryetar i partisë së Lirisë dhe Drejtësisë, tha se ky vendim nuk do të thotë vetëm pranimin e SSP-së si parti anëtare e Socialistëve dhe Demokratëve Evropianë, por do të thotë edhe mbështetje për Serbinë që të bëhet pjesë e familjes evropiane të kombeve, dhe kjo është pikërisht ideja për të cilën SSP po lufton në Serbi.

Ndërsa kreu i Vetëvendosjes dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, riafirmoi “vendosmërinë e fortë të vendit për të qenë pjesë e familjes sonë evropiane dhe për të kontribuar në zgjidhjet tona të përbashkëta për sfidat globale që kërcënojnë kohezionin e BE-së”.

“Që kur mora detyrën në mars të vitit 2021, Kosova ka kaluar nëpër një sërë sfidash, më shqetësueset prej të cilave janë kërcënimet ndaj sigurisë dhe sulmet e nisura nga Beogradi. Pavarësisht kësaj, qeveria ime ka arritur të funksionojë në mënyrë efikase në aspektin e sundimit të ligjit, politikave ekonomike dhe sociale, qeverisjes së mirë dhe demokracisë, siç raportohet nga shumë indekse ndërkombëtare”, tha Kurti.

Sipas Kurtit, duke zgjeruar programet ekonomike dhe sociale paralelisht me sundimin e ligjit në zonat ku shumica e banorëve janë serbë etnikë, u krijua një realitet i ri i pakthyeshëm, bashkëjetesë paqësore midis komuniteteve në zhvillim, ku ndërtohen ura për të mbyllur ndarjet e trashëguara.

“Kosova ka kontribuar me modesti në ofrimin e një shembulli të prekshëm të asaj që mund të arrijnë politikat e vërteta progresive dhe social-demokratike. Këto arritje e bëjnë Vetëvendosjen edhe më krenare që është ngritur në statusin e anëtarit të asociuar”, përfundoi Kurti.

Megjithatë, Dragan Djilas njihet për deklarata të forta kundër pavarësisë së Kosovës.

Ai kishte thënë se pavarësia e Kosovës as që mund të vinte në diskutim ndonjëherë dhe se do të ishte shkelje e kushtetutës së Serbisë.

Djilas kishte propozuar që Kuvendi i Serbisë të miratojë një deklaratë për Kosovën me “linja të kuqe” që nuk duhet tejkaluar — e ku njohja e Kosovës nuk duhet të jetë një prej mundësive që diskutohet.

Apple shtyn sërish prezantimin e telefonit të parë të palosshëm

0

Kompania e investimeve dhe e letrave me vlerë, sugjeroi se një shtyrje të mundshme të projektit të vjetër të Apple për nxjerrjen e telefonit të parë të palosur.

Shtyrja ka të bëj me vonesën e Apple për të vendosur mbi elementët kryesorë të dizajnit, siç është mentesha.

Pajisja pritet të ketë një ekran të brendshëm 7.58 inç dhe një ekran të jashtëm 5.38 inç.

Raporti shtoi se prodhimi i pritur i paneleve të ekranit për iPhone-in e palosshëm tani ka rënë nga 13 milionë në nëntë milionë njësi.

Një prezantim i tij në vitin 2026 është ende i mundur, por nëse vazhdon sipas planit, prodhimi i pajisjeve në vitin e parë të lançimit, mund të mbetet prapa prodhimit të paneleve nga pesë deri në shtatë milionë njësi.

Kompania konfirmoi raportet se Apple planifikon të shtyjë lançimin e iPhone 18 deri në pranverën e vitit 2027, së bashku me iPhone 18e.

iPhone Air 2, iPhone 18 Pro dhe iPhone 18 Pro Max, janë planifikuar të prezantohen në vjeshtën e vitit 2026, me shumë mundësi së bashku me iPhone-in e parë të palosshëm nëse nuk vonohet.

Më tej në të ardhmen, Apple me sa duket po zhvillon teknologji të re për linjën iPhone 19, duke e trajtuar modelin si një lançim të veçantë për shkak se përkon me 20-vjetorin e iPhone.

Për më tepër, Apple me sa duket do të ulë çmimin e iPhone-it të dytë të palosshëm, i cili ka të ngjarë të lançohet në vjeshtën e vitit 2027 nëse modeli i parë nuk vonohet.

Mizuho Securities vuri në dukje gjithashtu se tani ka lëvizje në zinxhirin e furnizimit për të rifilluar punën në një MacBook të palosshëm 18.9 inç për t’u lançuar rreth vitit 2028 ose më së shpejti në vitin 2029.

FIFA jep lajme të mira edhe për Shqipërinë

0

FIFA ka publikuar renditjen e përditësuar për muajin tetor dhe rezultate pozitive ka marrë edhe kombëtarja e Shqipërisë.

Shqipëria ka bërë një ngjitje prej pesë pozita, duke kaluar nga vendi i 66-të në të 61-in.

Ky progres erdhi pas një tetori shumë të suksesshëm për kuqezinjtë, që mposhtën Serbinë me rezultat 0-1 në Leskovc, në një sfidë të shumëpritur, dhe më pas fituan në një miqësore spektakolare 4-2 ndaj Jordanisë në Tiranë.

Të shtëna me armë në Pejë, ka të plagosur dhe të arrestuar

0

Dy persona janë plagosur të premten pasdite pas të shtënave me armë në Pejë.

Policia ka konfirmuar për media se një person i dyshuar është arrestuar.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Hasan Murati”, në afërsi të Gjykatës Themelore.

“Sot rreth orës 16:10, pranë Gjykatës Themelore në Pejë (rruga “Hasan Murati”) ka pasur të shtëna me armë. Nga ngjarja janë lënduar dy persona, ndërsa një i dyshuar është arrestuar. Të lënduarit ndodhen në spital për trajtim. Njësitet kompetente, hetuesit dhe prokurori janë në vendngjarje dhe po merren me rastin”, ka njoftuar Policia.

Ahmeti: Aktakuza ndaj Thaçit u ngrit kur po shkonte në Uashington për njohjen reciproke me Serbinë, pa ndarje e shkëmbim

0

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, po merr pjesë në protestën e sotme në Tiranë, ku po kërkohet drejtësi në procesin gjyqësor ndaj krerëve të UÇK-së.

Ahmeti në fjalën e tij ka thënë se Prokuroria Speciale e Hagës kishte ngritur aktakuzën ndaj Hashim Thaçit, kur ai po shkonte në Washington për ta nënshkruar marrëveshjen për njohje reciproke me Serbinë.

Politikani shqiptar i Maqedonisë ka deklaruar se kjo marrëveshje do të bëhej pa ndarje të Kosovës e pa shkëmbim territoresh dhe do t’i jepte fund armiqësisë me Serbinë.

“Do të ishte përfundim i hasmërisë shekullore me Serbinë, pa ndarje dhe shkëmbim të territoreve”, ka deklaruar Ali Ahmeti.

Moisiu: Jemi mbledhur për të mbrojtur dinjitetin kombëtar

0

Ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu, në fjalën e tij në protestën për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në Tiranë, tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës luftoi për lirinë e Kosovës.

Mosiu tha se Hashim Thaçi dhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së nuk janë kriminelë, por mbrojtës të popullit.

“Jemi mbledhur për të mbrojtur dinjitetin tonë kombëtar. Jemi për tu për të ngritur zërin kundër padrejtësisë që iu bëhet bijve më të mirë të Kosovës dhe të kombit shqiptar, që luftuan për lirinë e atdheut. Isha në hagë dhe e kam takuar personalisht Thaçin dhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së. Ata ishin të fortë, të gatshëm për të pastruar luftën e popullit të Kosovës nga njollat që padrejtësisht, po përpiqen t’ia japin popullit shqiptar. Ish-krerët e UÇK-së nuk kanë kryer krime, por mbrojtjen popullin e vet. Unë besoj se drejtësia do jetë në krah të tyre, ata janë burgosur me akuza të qarqeve të errëta serbo-ruse. Lufta e UÇK-së u mbështet fuqishëm nga NATO, SHBA-të dhe Perëndimi”, tha mes tjerash Moisiu.

Presidenti i Shqipërisë, Begaj: UÇK-ja është themeli i lirisë së Kosovës

0

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka shprehur sot mbështetjen e tij të plotë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, duke e cilësuar atë si themelin e lirisë së shtetit të Kosovës dhe krenari të historisë kombëtare shqiptare.

“UÇK-ja është themeli i lirisë së Kosovës. Ajo është krenari e historisë sonë kombëtare. Askush nuk mund të zhbëjë këtë trashëgimi trimërie, sakrifice e heroizmi”, shkroi Presidenti Begaj në një postim në rrjetin social Facebook, të shoqëruar me fotografi nga protesta masive e zhvilluar në Tiranë në mbështetje të ish-luftëtarëve të UÇK-së.

Qindra qytetarë, veteranë dhe familjarë të dëshmorëve jane mbledhur sot në sheshin “Skënderbej”, me flamuj kombëtarë dhe pankarta që kërkonin “Drejtësi për çlirimtarët”.