spot_img
E premte, 19 Dhjetor, 2025
23:49
Home Blog Page 214

Rama në protestën e Tiranës bashkë me djalin e Hashim Thaçit, Endritin

0

Sot në Tiranë po mbahet protestë në kërkim të drejtësisë për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Drejt kryeqytetit shqiptarë kanë udhëtuar shumë qytetarë nga Kosova.

Atje ndodhet edhe kreu i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i cili edhe ka mundësuar disa autobusë falas për Tiranë, për pjesëmarrësit e protestës.

Në pamjet direkte nga Tirana, Përparim Rama është parë afër me djalin e ish-presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi.

Rama ka marrë pjesë edhe në protestën e organizuar kohë më parë në Prishtinë.

Endrit Thaçi i buzëqeshur në mes të protestës në Tiranë

0

Djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Endriti, po merr pjesë në protestën në mbështetje të çlirimtarëve të Kosovës, e cila ka filluar të mbahet në Tiranë me fillim nga ora 17:00.

Ai është kapur nga syri i kamerës duke buzëqeshur në mesin e mijëra njerëzve që po mbështesin këtë protestë.

Në protestën e sotme pro-UÇK, po marrin pjesë shqiptarë nga anë e kënd bota.

Sheshi ‘Skënderbej’ në Tiranë jehon kuqezi

0

Me qindra qytetarë shqiptarë nga të gjitha trevat janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, në një protestë të madhe në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët ndodhen në paraburgim në Hagë.

Sheshi është mbushur me flamuj kombëtarë dhe simbole të UÇK-së, ku sheshi ka mbledhur me qindra shqiptarë nga të gjitha trevat.

“O do vdesim o do rrojmë, çlirimtarët t’i lirojmë!”, mesazhe nga protesta për UÇK-në

0

Një protestues në sheshin “Skënderbej” në Tiranë ka tërhequr vëmendjen me mesazhin që përcolli përmes një pankarte, në prag të nisjes së protestës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë.

Në pankartën e tij shkruhet: “O do vdesim o do rrojmë, çlirimtarët t’i lirojmë! Gjykatë raciste serbe-ruse! Stop barazimit të viktimës me agresorin barbar.”

Reperi i famshëm në lidhje me grimeren e njohur shqiptare

0

Reperi i njohur, Eminem, është raportuar se është në një lidhje me Katrina Malotën, një stiliste dhe grimere me origjinë shqiptare, e cila jeton dhe punon në Michigan, SHBA.

Burime për TMZ bëjnë të ditur se Katrina ka qenë pjesë e ekipit të ngushtë të Eminemit për vite me radhë, duke u kujdesur për pamjen e tij në videoklipe muzikore dhe sete fotografike.

Tani, marrëdhënia e tyre profesionale duket se është kthyer në një lidhje më të afërt personale.

Përveç bashkëpunimit me Eminem, Katrina punon si stiliste flokësh në një sallon bukurie në Birmingham, Michigan.

Ajo ka gjithashtu një karrierë të suksesshme në fushën e bukurisë, duke punuar me artistë të njohur si Snoop Dogg, Robin Thicke dhe 50 Cent.

Në faqen e saj në Facebook thuhet se ajo është nga Detroit (Motor City), një detaj që e lidh edhe më shumë me reperin e “8 Mile”, i cili është vetë nga i njëjti qytet.

Ende nuk është e qartë se sa kohë kanë qenë bashkë, dhe asnjëri prej tyre nuk ka reaguar publikisht ndaj këtyre raportimeve.

Megjithatë, lajmi për lidhjen me stilisten me origjinë shqiptare ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe fansave në mbarë botën.

Sulmet kibernetike ruse kundër anëtarëve të NATO-s janë rritur me 25% brenda një viti

0

Sulmet kibernetike ruse kundër vendeve të NATO-s u rritën me 25 për qind brenda një viti, thuhet në një analize të re nga Microsoft.

Ndërsa Ukraina është ende objektivi kryesor i Rusisë, raporti zbuloi se pjesa tjetër e 10 vendeve kryesore janë të gjitha anëtare të NATO-s.

Njëzet përqind e sulmeve kibernetike të Rusisë kishin në shënjestër Shtetet e Bashkuara, të ndjekura nga Mbretëria e Bashkuar me 12 përqind dhe Gjermania me 6 përqind.

Belgjika, Italia, Estonia, Franca, Holanda dhe Polonia ishin të gjitha shënjestra e 5 përqind ose më pak të sulmeve kibernetike të Rusisë.

Gjetjet vijnë mes tensioneve në rritje midis Rusisë dhe Bashkimit Evropian.

Analiza e Microsoft tha se kalimi i Rusisë në një grup më të gjerë objektivash gjatë vitit të kaluar “ka vënë më shumë organizata në rrezik komprometimi”, kryesisht për spiunazh kibernetik, megjithëse nuk specifikoi se si mund të dukej kjo.

Sipas raportit, 25 përqind e sulmeve kibernetike të Rusisë kishin për qëllim agjencitë qeveritare dhe nga 13 përqind secila kishte për qëllim grupet kërkimore dhe organizatat jofitimprurëse ose grupet e ekspertëve.

Në shtetet anëtare të NATO-s, këta sektorë shihen si sektorë që kanë “vlerë inteligjence” për Rusinë në mes të luftës së vazhdueshme me Ukrainën, thuhet në raport.

Rusët po gjejnë njëkohësisht objektiva të reja për sulme kibernetike.

Microsoft vuri në dukje se ka parë një “rritje modeste” në numrin e aktorëve rusë që synojnë bizneset e vogla në vendet aleate të Ukrainës, në vend që të përqendrohen në objektiva më “konvencionale” si agjencitë qeveritare.

Raporti tha se aktorët rusë mund t’i shohin bizneset e vogla si “pika kyçe” më të lehta që mund t’i përdorin për të aksesuar organizata më të mëdha.

FIFA publikon renditjen e re, Kosova ngritje domëthënëse

0

Kombëtarja e Kosovës arrin renditjen më të lartë ndonjëherë në FIFA World Ranking.

Kosova është ngjitur për 7 vende më lart pas rezultateve pozitive të tetorit, pra në vendin e 84-t në botë.

Tani Kosova ka 1284.73 pikë apo +22.63 pikë të fituara nga dy ndeshjet e tetorit; fitores ndaj Suedisë në Goteborg (1:0) dhe barazimit ndaj Sllovenisë në Prishtinë (0:0).

Kjo arritje është motivim i madh për nëntorin e nxehtë, ku Dardanët përballen me Slloveninë dhe Zvicrën, ndeshje të cilat mund t’ia sigurojnë kualifikimin historik në Botëror.

Zgjedhjet drejt përmbylljes, Elezi konfirmon përfundimin dhe verifikimin në 24 komuna

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë përditësimin e të dhënave nga aktivitetet në Qendrat Komunale të Numërimit dhe nga vlerësimi i pakove me fletëvotime të supozuara që i takojnë votimit me postë për votuesit jashtë Kosovës.

Në një njoftim të Zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, deri në orën 10:00 (e premte) “aktivitetet në QKN janë përmbyllur në 24 komuna: Han i Elezit (e hënë), Junik, Mamushë, Zveçan (e martë), Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Deçan, Shtime, Klinë, Shtërpcë, Obiliq, Istog, Skenderaj (e mërkurë), Viti, Rahovec, Suharekë, Dragash, Kaçanik, Lipjan, Fushë Kosovë, Ferizaj, Kamenicë, Drenas dhe Vushtrri (e enjte)”.

Sipas Elezit, deri në të njëjtën kohë të ditës së premte, në Qendrat Komunale të Numërimit “janë verifikuar reuzltatet për 1,903 vendvotime nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe rezultatet për subjetet politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale nga 1,882 vendvotime. Nga po kaq vendvotime, 1,882, janë numëruar votat e kanidatëve nga zgjedhjet për Kuvendet Komunale. Pra, deri më tani, nga 5,142 kuti votimi që i takojnë dy llojeve të zgjedhjeve, janë procesuar 3,785”, njoftoi Elezi.

Ndërkaq, për procesin e votimit jashtë Kosovës, i realizuar përmes postës, ai tregoi se procesi i vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës, është drejt fundit.

“Procesit të vlerësimit i janë nënshtruar më shumë se 33,000, prej të cilave janë aprovuar më shumë se 29,000, ndërkaq janë refuzuar rreth 3,900. Arsyeja më e shprehur se përse janë refuzuar këto pako, në 3,328 pako, është sepse mungon dëftesa e regjistrimit, një dokument, me të dhëna unike, që votuesi i regjistruar e pranon nga KQZ-ja”, tregoi Elezi.

Ky proces duket se është drejt fundit, pasi sipas të dhënave të KQZ-së, nga 23 kuti postare janë tërhequr 33,841 pako të supozuara me fletëvotime.

Rreth 60 autobusë do t’i bashkohen protestës në kryeqytetin shqiptar

0

Qytetarë të shumtë kanë nisur të mblidhen në Prishtinë për t’u nisur në Tiranë ku do të zhvillohet protesta kundër padrejtësive në Speciale.

Rreth 60 autobusë parashihet të nisen nga Kosova në sheshin “Skenderbeu”.

Foda vazhdon qëndrimin në krye të kombëtares së Kosovës

0

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se ka zyrtarizuar marrëveshjen me përzgjedhësin Franco Foda për të vazhduar bashkëpunimin edhe për 2 vjet.

Kontrata që konfirmon qëndrimin e Fodas në krye të ekipit kombëtar është nënshkruar zyrtarisht nga presidenti Agim Ademi dhe përzgjedhësi Franco Foda, ditën e parë të grumbullimit të ekipit kombëtar në muajin tetor, përkatësisht me datën 6-të, duke formalizuar edhe në mënyrë zyrtare marrëveshjen e arritur paraprakisht.

“Me marrëveshjen e re, Foda do t’ i prijë kombëtares së Kosovës deri në fund të vitit 2027, me mundësi vazhdimi automatikisht në rast të kualifikimit në Kampionatin Evropian të vitit 2028. Franco Foda ka marrë drejtimin e ekipit kombëtar me 17.02.2024 dhe që nga ajo periudhë ka udhëhequr kombëtarën tonë në 17 ndeshje deri tani, duke arritur: 11 fitore, 2 barazime (përfshirë atë me Rumaninë 0:0) dhe ka pësuar 4 humbje”.